Hebrenjtë në shqipëri

http://eseshkolle.blogspot.com/
Hebrenjtë kanë një histori të trishtë si popull, një histori përbuzjesh, nëpërkëmbjesh,
shfarosjesh , zhdukjesh  sidomosë nga rregjimi nazistë  i Hitlerit. Por për Hebrenjtë në
shqipëri nuk shkruhet e njëjta histori, shqipëria dhe shqiptarët kanë patur me
hebrenjtë një raport tejet e të veçantë duke patur parasysh dhe vyrtytet e Shqipëtarit
si besnikria, bujaria, mikpritja dhe mbrojtja me çdo kushtë e atij që është në rrezik.
Hebrenjtë i gjejmë në shqipëri që në periudhën e sundimit osman madje që prej fillimit të vendosjes së shqiptarve në vendbanimet e sotme. Mjat fakte arkiologjike
vërtetojnë praninë e hebrenjve në shqipëri që dymijë vjet më parë. Janë bërë mjaftë studime në lidhje me praninë e hebrenjve në shqipëri ndër të cilat dhe ai i osmanologut të shquar shqiptar Ferit Duka “ Hebrenjt në shqipëri. Bashkësit e Vlorës dhe Beratit” ku ky profesorë shtjellon jetën e ktyre bashkësive në shekujt  XVI-XVIII. Ai pohon se hebrej kishte në shqipëri dhe para pushtimit osman. Këtë e provojnë dhe autorë të tjerë. Pushtimi osman nuk e kishte tronditur pozitën e hebrenjve në shqipëri madje disa prej tyre i gjejmë të integruar në administratën osmane. Sipas pr. Dukës pozita e hebrenjve gjatë këtij sundimi ishte e njëjtë me atë të bashkësive të tjera jomyslimane një pavarsi e kufizuar. Por ekziston mardhënie midis hebrenjve dhe shqiptarve.
           2_Shteti shqiptar dhe hebrenjtë (shek. XX vitet 30)
Me ardhjen në pushtet të Hitlerit e duke pasur parasysh politikën raciste të ndjekur prerj tij e sidomos me Hebrenjtë ata u detyruan të kërkonin një vendbanim tjetër më të sigurtë, donin të shkonin në lindjen e mesme në brigjet e detit të kripur atje ku kishin atdheun por e kishin të vështirë, atyre më parë ju duhet të vendoseshin në vende të tjera e më pas të transferoheshin për në lindjen e mesme, shumë prej këtyre u vendosën në shqipëri dhe ishin me fat ato që u vendosën në vendin tonë. Në vitet 1934-35 dhe në përgjithësi në kohën kur italianët ishin në shqipëri pati një stepje të vendosjes së hebrenjve për shkak të presionit Italian. Ruajtja e mardhënieve me italianët dhe jo motivet raciste i shtynë shqiptarët të shpallin disa ligje kufizuese për Hebrenjtë citon Puto “ Dhe shqipëria njihej në qarqet diplomatike si atdheu rezervë i hebrenjve”
                  Hebrenjtë në shqipëri gjatë luftës së dytë botërore
Pothuajse të gjithë shkrimet që trajtojnë mardhëniet shqiptaro-izrealite më shumë fokusohen tek kontributi shqiptar për shpëtimin e hebrenjve gjatë luftës së dytë botërore. Cili ishte faktori që çoi shqiptarët në mbrojtjen e hebrenjve gjatë vitit të Holokustit. Dhe mbrojtja e hebrenjve në kto vite të tmerrshme për to përbën një rast unikal. Në fakt përveç shqipërisë pati dhe vende të tjera që mbështëtën hebrenjtë si Danimarka e Bullgaria por shqipëtarët nuk mbrojtën vetëm Hebrenjtë e shqipërisë por edhe ato që erdhën nga vende të tjera europiane. Apostol Kotoni citon: ”Pavarsisht faktit se edhe në shqipëri kishte arritur propaganda anti-Semite populli shqiptar i mirëpriti izraelitët e ndjekur dhe të persekutuar u krijoi atyre kushte për tu strehuar e për tu marrë me veprimtari dhe bashkëjetoi miqësisht me ato, si me vëllezërit e vet” shqiptarve nuk u tremb syri nga presioni nazist dhe nga pasojat që do kishin nga strehimi dhe fshehja e izraelitve, i strehuar ndan me to kafshatën e gojës që në ato kohra mungonte dhe për vete dhe i shpëtuan nga rreziku citon  Kotani. Ai gjithashtu shprthet se shqiptarët e kanë patur në gen mikepritjen dhe besën ndajë të huajve që vijnë për qëllime të mira. Dhe Kotani në librin e tij “Hebrenjtë në shqipërigjatë shekujve” ka shkruar dhe më tej duke dhënë dhë një listë të familjeve shqiptare që mbrojtën Hebrenjtë.
Ndërsa studiues të tjerë si Nevila Niku dhe Liljana Vopsi kanë dhënë dhe ato mendimin e tyre për mardhënien e veçantë të shqiptarve me hebrenjtë ato e lidhin këtë me tolerancën fetare që i karakterizon shqiptarët, ndërsa Shaban Sinani cilёson se hebrenjtë janë mbrojtur prej shqiptarve për shkak të etnotipit të këtyre të fundit që është mbrojtja e çdokujt që është në rrezik.
             Holokausti
Gjatë periudhës së holokaustit u vranë 6 milion hebrenjë dhe kjo përbën historin më të trisht dhe më të dhimbshme të njerzimit. I vetmi “faj” i hebrenjve ishte se ishin qytetarë të nderuar punonin për mirqenien e tyre dhe zbatonin ligjet e vendit ku jetonin.
        Veprimtaritë e hebrnjve në shqiperi.
Hebrenjtë e shqipërisë e sidomos ato të Vlorës zotëronin një pjesë të konsiderueshme të veprimtarisë tregtare dhe u kishte dhënë mundësinë atyre të akumulonin në duart e tyre një pjesë të mirë të pasurisë të luajtshme dhe të pa luajtshme dhe u vunë në rolet e pronarve të tokave, vreshtave dyqaneve etj. Vreshtaria dhe prodhimi i verës ishin dy veprimtari të rëndësishme për Hebrenjtë e Vlorës. Prodhonin verë dhe e eksportonin në Raguzë, në vendet e Danubit e deri në veriun e Detit të zi. Edhe pse më të paktë në numër Hebrenjtë e Beratit dhe ato kishin një rol të konsiderueshëm në jetën e këtij qyteti.
Edhe për to tregtia ishte veprimtaria më e rëndësishme. Ato tregonin produkte buqësore dhe u pëlqenin shumë panairet tregtareqë zhvilloheshin në vende të ndryshme të shqipërisë. Kishin lidhje të ngushta me Janinën dhe Kosturin. Me gjithë këto  veprimtari Hebrenjtë berates arritën të rendeshin në shtresat e pasura ku madje jepnin dhe hua. Por Hebrenjtë paguanin dhe disa taksa tek osmanët si xhizja, ispenxha dhe e dhjeta.  Pra gjithë këto fakte tregojnë se Hebrenjtë e shqipërisë kishin një zhvillim qytetar.
Bashkësia hebraike në toponime historike të Vlorës
Duhet të dimë se Hebrenjtë ishin të mirëorganizuar.  Kishin një këshillë që rregullonte punët civile, fetare dhe mardhëniet me shtetin madje Hebrenjtë e vlorës kishin dhe gjykatën e tyre. Duke u nisur nga mjedisi miqësor ky komunitet u integrua në të gjithë fushat e jetës. Ruajtja e bashkësisë kulturore hebraike u shpreh në disa drejtime: godina kulti, në kulturën, gjuhën, antroponimet dhe toponominë e tyre.
Në regjistra të veçantë ky komunitet quhej Jahudi, ky emertim vazhdoi deri në vitet 20 të shek. XX. Në këto regjistra gjithashtu ruhen emrat më të përdorur si: Josuf, Mishon, Kotin. Pra duke u nisur nga gjithë ato që përmendëm më lart është e qartë që Hebrenjtë kanë një histori të gjatë në shqipëri, që nga lashtësia. Ajo që vërehet më shumë është mardhënia e veçantë e tyre me shqiptarët dhe bashkjetesa shumë miqësore me to.
 Një temë e cila më pëlqente për ta trajtuar për vetë simpatinë që kam për popullin hebre , jo se kam patur kontakt me to por kam dëgjuar për to, si njerëz të devotshëm që shohin punën e tyre, mjaft puntorë, inteligjentë dhe miqësorë por që historia dhe koha është treguar e padrejtë me to.   
       Biblografia:
Libri:
Autori:
Hebrenjtë në shqipëri
Çështjet që trajtohen:
Shteti shqiptar dhe hebrenjtë (shek. XX vitet 30)
              -  Hebrenjtë në shqipëri gjatë luftës së dytë botërore
Holokausti
 -   Veprimtaritë e hebrnjve në shqiperi.
Bashkësia hebraike në toponime historike të Vlorës

Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME