Njeriu është qenie psikike e shoqërore i pajisur me arsyen nga shkaku te pasoja e mendimit intelektual, dhe formën logjike të të kuptuarit të gjësendeve në natyrë.
Njeriu ekziston nga vullneti i tij, por është i ndikuar nga sistemi hyjnor i vullnetit të Zotit, pra ai është pjesë racionale e natyrës. Arsyeja e tij e shëndoshë, pra qëllimi i tij racional është paraqitja e jetës në formë intelektuale dhe të dobishme; e cila njëherësh është bartësja e ideve tona që sistematizon mendimet drejt njohjes racionale. Ky qëllim te disa
njerëz të ngritur mund të shërbejë në jetë si një e mirë e përgjithshme në nevojë të domosdoshme.
Natyra e mëson njeriun të jetë i lirë, dhe të veprojë në bazë të instinkteve të veta drejt vullnetit për një jetë ekzistencialiste, duke e detyruar atë të njohë të drejtën e lirisë, dhe zbatimit të urdhërave që burojnë nga misioni i shenjtë i Zotit. Duke futur bindjen në arsyen e pastër, që ndonjëherë është sa analitik, po aq dhe krahasues, arsyeja mund të arrijë deri te njohja e sigurt mbi të vërtetën e natyrës, dhe ligjësive të botës. Sepse njohja duhet të jetë racionale, pra e qartë dhe e kthjellët në aftësinë e të shqyrtuarit. Mirëpo nuk i mjafton njeriut përpjekja e tij për të njohur të vërtetën vetëm nëpërmjet arsyes, por që njohja të jetë në thelb e vërtetë duhet njohur ligjet e natyrës që janë në varësinë e domosdoshme me njeriun. Ne dimë që arsyeja ndihmon të kthjellojë mendimet e veçanta dhe të përgjithshme te njeriu, por jo dhe të asistojë deri në thelb njohjen e ligjeve të substancës dhe natyrës. Mirëpo, sipas arsyes dhe metodës kritike të të menduarit dimë që ligjet e substancës dhe të natyrës njihen thelbësisht me intuitë pa futur imagjinatën, dhe faktet e domosdoshme që çojnë deri në atë që quhet përvojë natyrore. Kjo njohje e substancës dhe natyrës buron nga një sistem inteligjent dhe intelektual i ndërtuar prej arsyes kritike. Nuk qëndron asgjë mbi njohjen, pra është njohja ajo që, ne njerëzit vëmë rregullat dhe lëvizjet drejt botës sonë reale. Ne po e reduktojmë dhe e përshtatemi absurditet e botës, sepse arsyeja njerëzore ndodhet në nevojë të ngritur shpirtërore për të cilën, ajo është e aftë të rishikojë lëvizjet e botës në kuptimin e drejtë dhe real. Mirëpo, këto rregulla që vëmë ne janë të një retorike boshe kundrejt retorikës së ligjësive të botës, sepse njeriu i paraprin ekzistencës së tij, krahas një bote absurde me llojin njerëzor. Ai është thjesht tendencioz, dhe sa herë që e shtyn nevoja për të kuptuar njohjen e përgjithshme, ai bën përpjekjen për të qenë sa më racional brenda llojit absurd të botës, duke i shqyrtuar lëvizjet e botës sipas arsyes së shëndoshë për njohje të domosdoshme, por bota joreale e ngatërron ende pa u përshtatur mirë. Kjo zgjuarësi që e paraprin atë nuk është vetëm një mirësi e tij, por edhe një akt psikik i përgjegjshëm, i lindur me nevojën për të rezistuar krahas çdo fatkeqësie.
Njeriu me anë të njohjes do ta pranojë ekzistencën joreale të botës duke e pranuar me rregullat e krijuara prej një krijimi të jashtëzakonshëm, por për joshjen e tij shpirtërore dhe intelektuale herë-herë mbetet pjesë e pandashme e absurditetit. Nëse do të tentojmë ta njohim deri në thelb ekzsitencën joreale të botës, njeriu mund të veprojë sipas një plani të ndërtuar nga arsyeja e tij për t’u përshtatur, pra, e përshtat vetveten drejt të mirës së tij morale. Njeriut i duhet të përshtatet në këtë botë të ndërtuar prej provës së domosdoshme, kështu duke e integruar etikën e tij njerëzore përtej çdo të mete që mund t’ia mvesh absurditeti i botës.
Përshtatja e llojit njerëzor përballë provës absurde duhet të jetë një kusht i domosdoshëm i veprimit tonë psikik, përveç se ne njerëzit duhet të krijojmë botën tonë reale brenda kushteve të një filozofie morale, pavarësisht veprimtarisë njerëzore e cila mund të haset në kontradiktë të ndryshme. Mirëpo, njeriu është vepër e vërtetë e pashmangshme intelektuale, që arrin të kultivojë veprimtarinë e tij edhe përgjatë një loje të diktuar në kontraversitet. Sipas kësaj ne mund ta cilësojmë njeriun si një mjeshtër të vyer i cili, jo vetëm që mund të diktojë çfarëdo lojë mistike e misterioze të imponuar nga bota dhe ligjësitë e saj absurde, por edhe mund të zgjidhë problemet sipas përvojave filozofike dhe shkencore të diktuara nga vetë ai. Edhe qielli përmbi ne është një shprehje e së vërtetës në formë hyjnore, madje edhe njeriu është një e vërtetë e pazakontë, përderisa e vërtetojmë ekzistencën e tij nëpërmjet mendimeve konkrete të zhvilluara me arsye.
Nga ana tjetër filozofia e Spinoza-s mendon se njerëzit nuk janë në varshmëri për të vepruar në liri, por thjesht kanë iluzion se ata janë të lirë të veprojnë dhe të shprehin interesat e tyre në bazë të pikëpamjeve ideologjike. Unë besoj se liria ekziston mbi të drejtën tonë, por shpeshherë është mohuar, ngase ekziston egoizmi, pra ndikimi idesë te tjetri. Liria është e domosdoshme, dhe derisa nuk imponohet te ideja tjetër ruan vlerën e lirisë, në momentin kur liria cënohet apo imponohet nga idetë dhe veprimet e huaja, atëherë liria ka të ngjarë të zhvleftësohet. Ajo s’është e përhershme, as plotësisht e lirë, por e ndikuar nga idetë tona të hershme. Pra, liria e njeriut është e kufizuar, d.m.th. është në varshmëri veprimi nga vullneti i Zotit.
Moralistët, jo vetëm që dëshirojnë të jenë të lirë ose të ndikuar nga rregulli hyjnor i një Zoti, por edhe mendojnë për lirinë e të tjerëve si një e drejtë absolute e pamohueshme nga autoritetet tjera, sepse këta të fundit gjykojnë me parimin e drejtësisë së një shpirti etik. Këtu po shpreh ekzistencializmin e njeriut si një qëllim drejt dashurisë për të vërtetën, dhe një shkëputje hermetike nga kalimi i mundshëm i njeriut në pesimizëm. Çdo ide për të cilat ne jemi të përgjegjshëm është një vërtetim i ekzistencës sonë si subjekt i përvojës. Sa për ekzistencën tonë nuk është e nevojshme të kërkohet ndonjë dëshmi reale, sepse në jemi vepër konkrete e Zotit. Derisa njeriu është pozicionuar përballë botës, atëherë kjo të ngjall përshtypjen që njeriu është i krijuar që të qeverisë me botën. Kjo dëshmon se njeriu është një pjesë e veprës së Zotit, e prirur të udhëheqë me rregullat e botës, në Tokë. Njeriu është përtej masës kolektive dhe përtej individualitetit, ku në masën kolektive hyn mediokriteti, ndërsa në masën e individualitetit hyn natyra si arsye krijuese. Ai nuk e ka përvojën midis ndjenjave dhe arsyes, sepse ndonjëherë ndjenja është më e fortë dhe më elastike ndaj arsyes. Ndjenja mund ta shndërrojë atë në vullnet drejt forcës për t’iu bindur pasioneve të brendshme, të cilat në thelb pasqyrojnë egoizmin për t’u lumturuar, dhe ndërkohë pasionet janë të pakontrollueshme duke bërë që ndjenja të orientojë në kundërshti vlerën njerëzore që ai posedon. Ndofta ndjenja mund të depërtojë deri në pikëpamjet emotive të njeriut për të cilën ai mund të shfuqizohet nga arsyeja dhe nga paraqitja estetike e tij, sepse ky rast që ndikon drejtpërdrejt në sistemin mendor mund t’ia marrë drejtimin moral e ta pasojë përtej së keqes shpirtërore, ku këtu veçmë rregullat shuhen. Ndjenjat janë të rrezikshme, dhe vendosin emocione absurde për disa gjëra që nuk konsiderohen në mundësinë personale. Ndjenja është delikate, dhe nuk duron të imponohet dhunshëm. Ajo kërkon të jetë delikate me pajisjen për të ndier gjithçka që i duhet njeriut.
Te njeriu arsyeja vendos pasionin për njohje ndaj ligjësive të botës dhe praktikisht vendos mendimet racionale për shkakun që disa objekte të konsiderohen në mundësi reale për t’i njohur më intuitivisht e më qartë. Aftësia nëpërmjet së cilës qeniet njerëzore diktojnë mendimin përtej njohurisë së përgjithshme, dhe se e vërteta e pashmangshme mund të fitohet vetëm nga arsyeja e kulluar; prandaj, gjithsecili prej nesh është peng i asaj që ka punuar në botë, duke u bazuar varësisht në ndjenjat e shpenzuara drejt të mirës apo së keqes.
Natyra e njeriut është e pajisur me ide, kurse ideja mund të fitohet, sipas një gjurmimi, duke futur mendjen në meditim.
Ideja nxjerr mendimin, ndërkaq mendimi shpreh shkallën e inteligjencës dhe arsyen për format e mendimit krijues. Të gjitha idetë e njeriut vijnë falë natyrës, dhe arsyeja i përshtat në vetëdijën e shqisave. Ndofta natyra e njeriut nuk është krijuar në atë mënyrë që të ketë të lindur idenë, por i është mundësuar që ta fitojë sipas planit të arsyes njerëzore duke e bartur në përvojën e shqisave. Sepse nëpërmjet shqisave njeriu mund të diktojë shijen, fortësinë, elasticitetin, formën etj.
Një ide dhe mendim i arsyeshëm përfitohet nga metoda e zhvillimit të inteligjencës, dhe sipas kësaj të fundit orvatja dhe tendenca drejt njohjes së natyrës nga përvoja e arsyeshme vjen në shprehje njohja e natyrës nëpërmjet intelektit. Fundja, idetë që burojnë nga arsyeja e kulluar përcaktojnë imazhin dhe cilësinë e të menduarit tonë. Sidoqoftë, ai trashëgon mendjen nga vullneti absolut i Qenies hyjnore, ndërsa idetë i përfiton nga eksperienca e arsyes shkencore, dhe varësisht nga traktati i intelektit, sa ai vet do të jetë i zhdërvjelltë të arrijë të përfitojë njohuritë e domosdoshme. Sepse as mendimet, as idetë nuk janë të njëjta, prandaj nevojiten gjurmime shkencore dhe shqyrtimet e natyrës për të përfituar motive të ngritura të intelektit, që nëpërmjet kësaj njeriu të bëjë modifikimin e arsyes në shkallë intelektuale. Vetëm sipas këtij plani sistematik njeriu më lehtë do të mund t’i gjykojë ligjet e kësaj bote që janë në thelb absurde.
Kjo ekzistencë kërkon prej motivit të njeriut të përshtatet, sepse asgjë nuk mund të jetë në një lëvizje të përbashkët drejt së përhershmes. Pikërisht dhe dituritë e njeriut janë një vëllim i zbehtë në shqyrtimet dhe hulumtimet mbi botën, dhe mbi natyrën e njeriut, pra substancën e thjeshtë. Tërë dituritë tona janë të mangëta, por që të mund të arrijnë deri në zhvillimin e mundshëm shkencor kërkohet mendje të shëndoshë. Mendimet asnjëherë nuk mund të zgjidhin çështjet e botës, pa pasur mendjen krijuese të zhvilluar në shkallë shkencore. Se dhe dituritë tona që kemi fituar nëpërmjet eksperiencës njerëzore kanë mungesë të ideve dhe njohurive, sepse jo përherë idetë mund të ndërtojnë sistemin e botës në orientimin e mendjes intelektuale. Dituritë tona krahas botës janë një njohje e obligueshme, që njeriun e angazhon të kuptojë sistemin ekzistencial përballë botës. Njeriu sipas arsyes së mendimit inteligjent mund të shqyrtojë të gjitha lëvizjet, dhe lëndët e natyrës që janë domosdoshmërisht të krijuara për ambiciet e tij intelektuale, dhe pasi të fitojë kuptimin e njohjes do të kontribuojë në ndërtimin e ekzistencës së tij me mjetet për jetë, që determinojnë ekzistencë fatlume.
Njeriu nuk është asgjë tjetër, përveç se një rrjedhojë e ngjarjeve të cilët pasojnë në natyrë, ndërsa liria e tij e ndihmon të sundojë ekzistencën e tij shoqërore përmes ligjeve natyrore. Ai duhet të fusë gjykimin mbi njohjen e sigurt të natyrës që të mund të kuptojë sistemin absolut të paramenduar nga veprimi hyjnor, sepse vetëm kështu, pa dyshuar në ekzistencën e natyrës dhe mbi pamjen e njëjtë të nënshtrimit të saj mund të shqyrtojë të vërtetën e natyrës njerëzore.
Pages
- Home
- ADMINISTRIM
- ANALIZE VEPRASH
- DETYRA ANGLISHT
- APLIKIM KOMPJUTERIK
- AUDITIM BANKAR
- TE DREJTAT E NJERIUT
- BAZAT E FINANCES
- CIKLI I ULET
- DIDAKTIKE
- DOKTORATURE
- DREJTESI
- E DREJTA PRONES
- E DREJTA KUSHTETUESE
- E DREJTA NDERKOMBETARE
- E DREJTA MJEDISIT
- EDUKIM
- EKONOMI
- ESE ANGLISHT
- HYRJE NE PSIKOLLOGJI
- MENAXHIMI I BURIMEVE NJEREZORE
- MARDHENIE ME PUBLIKUN
- MARDHENIE NDERKOMBETARE
- MASTER PROFESIONAL
- MASTER SHKENCOR
- MENAXHIM BIZNESI
- MENAXHIM FINANCIAR
- MENAXHIM KLASE
- MENAXHIM NDERTIMI
- MENAXHIM TURIZEM
- MESIMDHENIE
- MIKROEKONOMI
- POLITIKAT NE BE
- POLITIKAT E SIGURISE NDERKOMBETARE
- PSIKOLOGJI
- PSIKOLOGJI SHKOLLE
- PSIKOLOGJI SOCIOLOGJI
- PSIKOLOGJI ZHVILLIMI
- PSIKOTERAPI
- REPORTAZH
- SHKENCA EDUKIMI
- SHKENCA JURIDIKE
- SHKENCA POLITIKE
- SHKRIM AKADEMIK
- SINTAKS
- SOCIOLOGJI
- SOCIOLOGJI EDUKIMI
- TEMA DIPLOME
- TEORI MARDHENIE NDERKOMBETARE
- TURIZEM ARKEOLOGJIK
- Llotaria Amerikane Durres
- Agjensi Imobiliare Durres
- Whatsap
Popular
-
HYRJE Arsimi dhe edukimi është procesi më i rëndësishëm i shoqërisë tonë. Shqetësimi për individ...
-
Studim Rasti Në shkollat tona ndeshemi cdo ditë e më tepër me raste të fëmijëve që janë me probleme te ndryshme ,qe shihen si femije me...
-
TEMA:STUDIM RASTI I NJE FEMIJE ME NEVOJA TE VECANTA. Pershkrimi fizik (A. Sh ) Eshte nje djale me gjatesi njesoj si gjithe femij...
-
Hapja e Programit Word Shkariko Ketu per detyren e rregullt ne PDF Hapja e programit Word mund të bëhet në disa mënyra, mirëpo ne do ti t...
-
Tema:Njeriu në epokën e teknologjisë informative: Hyrje: Shkencëtarët dhe teknologët kishin një ëndërr; të ndërtojnë një robot që ësh...
-
Origjina 1. Numrat arabe e kane origjinën në Indi të paktën 1.700 vjet më parë. Ata ishin shpikur nga matematikanet hindu, duke evol...
-
Tema e parë, leksioni i dytë 1. Filozofia arsimore në mesjetë Idetë dhe konceptet arsimore në Mesjetë i gjejmë në mendimet e njerëzve...
-
T EMA : LIDHJA E KIMISE ME LENDET E TJER A Permbajta e projektit njohja mbi kimine Kimia është shkenca ose me saktë ajo e degë ...
-
▼ KLIKO ▼ SHKARIKO ▼ PDF ▼ WORD ▼ FAKULTETI I EDUKIMIT DEGA: PSIKOLOGJI-SOCIOLOGJI (MASTER SHKENCOR) LENDA: KESHILLIM I NXENESIT TEMA: ST...
-
Tema : Ndikimi I Revolucionit Industrial ne vendet e Evropes NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL Revolucioni Industrial ishte tranzicioni drej...