Parapsikologjia, dhe tё gjitha fenomenet parapsikologjike, sjellin njё interes tё madh nё ditёt tona. Nё mesin e shekullit tё 20 filluan hetimet e para shkencore mbi kёtё temё, por pa arritur nё nivele tё plota, nё mёnyrё qё tё krijohej njё shkencё e re e veçantё. Pёr kёtё arsye parapsikologjia pёrbёn njё degё tё psikologjisё.
Me fjalёn parapsikologji jepet tё kuptohet sektori I hetimit qё studjon aftёsitё mё tё thella dhe tё panjohura tё shpirtit njerёzor. Marrja me kёtё sektor nuk pёrbёn ndonjё lloj initacion nё ‘’mrekullira’’, por pёrpjekjen
pёr njё kuptim sa mё tё mirё tё njeriut dhe tё jetёs nё pёrgjithёsi. Kjo qё nё vitet e fundit pёrbёn njё zonё tё re hetimi, nё tё vёrtetё nuk ёshtё aspak e re.
Nё lashtёsi tё gjithё qytetёrimet e lashtё u morёn me zhvillimin dhe ushtrimin e kёtyre fuqive tё njeriut.Dhe madje nuk bёhej fjalё pёr njё studjim nё fenomene tё vёshtira dhe tё pakuptimshme, por pёr zbatimin e drejtё tё Ligjeve tё Natyrёs, tё dukshёm ose tё padukshёm.
Por pёr tё kuptuar mё mirё idenё e parapsikologjisё (tё gjёndjeve domethёnё qё ndodhen pёrtej dhe mё lart psikisё sё njeriut), duhet tё studjojmё njeriun si njё qёnie e nderlikuar qё, pёrveç trupit tё tij fizik, zotёron dhe njё pjesё psikologjike dhe njё pjesё shpirtёrore.
Ky mendim ёshtё bashkёkohor por dhe njёkohёsisht edhe shumё I vjetёr dhe tradicional. Lidhja harmonike e kёtyre pjesёve ose ‘’trupave’’ pёrbёn krijesёn e plotё njerёzore.Pyetja ёshtё se sa vetё njeriu njeh kёtё krijesё?
Studjime dhe mendime bashkёkohore na tregojnё se nё tё vёrtetё njohim shumё pak gjёra pёr veten tonё. Njeriu zotёron njё dinamikё, aftёsi dhe mundёsi qё janё gati krejt tё panjohura.
Le tё pёrngjajmё njeriun me njё ajsberg qё 10% e ekzistencёs sё tij ndodhet mbi sipёrfaqen e detit (koshiencё), dhe 90 % ndodhet e fundosur Brenda ujit (subkoshiencё). Nё kёtё zonё tё madhe subkoshiente, pra, ekzistojnё dhe shfaqen tё ashtuquajturat fenomenet parapsikologjike. Nё kёtё mёnyrё kuptojmё se parapsikologjia si njё shkencё, ёshtё studjimi I njё zone ‘’tё errёt’’.
Sigurisht kjo pjesё e errёt subkoshiente, me edukimin e pёrshtatshёm, hetimin dhe kanalizimin mund tё ndriçohet, dhe kёshtu pjesa koshiente tё mund tё zgjerohet.
Hapi I parё nё kёtё pёrpjekje ёshtё studjimi I botёs psikologjike, tё quajturit nga esoterizmi tradicional ‘’trupi yllor/astral’’. Ky trup ёshtё kaq real sa dhe trupi fizik. Fenomenet e tij janё tё dukshme tek vёzhguesit e aftё.
Ashtu sikur njeriu I verbёr ёshtё I paaftё tё shikojё fenomenet fizike, ose sikur shumё fenomene fizike kanё nevoje pёr makineri tё veçanta pёr tu bёrё te dukshme, kёshtu dhe ‘’ I verbёri yllor/astral’’ nuk shikon asgjё dhe shumё gjёndje tё tilla I kalojnё koceptimit tё tij sikur tё mos ekzistonin kurrё.
Nevojitet qё Ndёrgjegjja / koshienca tё stёrvitet dhe tё mёsohet tё veprojё nё kёtё nivel. Dhe kur kjo gjё tё ndodhё, duhet tё pёrparojё mё tej nё studjimin e trupit mendor dhe akoma dhe tё trupit shpirtёror.Kuptojmё nё kёtё mёnyrё se sa e gjatё ёshtё rruga e vetёnjohjes dhe tё diturisё sё vёrtetё mbi fenomenet psikologjike ose metafizike. Por dhe pa kёtё zhvillim dhe dije, tё quajturat fenomene parapsikologjike ndodhin dhe I pёrballojmё pёr çdo ditё.
Nuk ёshtё e nevojshme njё njeri i privilegjuar me aftёsi parapsikologjike tё jetё dhe I zhvilluar shpirtёrisht, nё mёnyrё qё tё dijё tё njohё dhe tё kontrollojё kёto fuqi tё tij. Mё e zkonta ёshtё tё ketё lindur me to dhe me tё vёrtetё nuk I kontrollon dhe nuk I kanalizon sipas vullnetit dhe dёshirёs sё tij.
Kjo ёshtё njё arsye e rёndёsishme pёr tё cilёn shkencёtarёt dhe studjuesit nuk kanё arritur nё rezultate tё caktuara dhe nё konkluzione, por vetёm vёzhgojnё, rregjistrojnё dhe testojnё, gjithçka qё u pёrket kёtyre fenomeneve parapsikologjike.
Esoterizmi jep pёrgjigjjet e tij mbi kёtё temё. Na jep mёsime mbi ligjet universale (karma, rimishёrimi), qё influencojnё zhvillimin e njeriut dhe pёrcaktojnё elementet me tё cilat ai lind dhe ndjek kёtё ecuri.
Na mёson pёr zonat e padukshme tё ndёrgjegjjes/koshiencёs qё lidhen ngushtё me nivelin e dukshёm fizik. Na flet pёr Njё Jetё dhe pёr si mund tё gjitha qёniet tё jenё tё lidhura me njёra-tjetrёn.
Sigurisht qё kёto janё teori tё pavёrtetuara, sipas mentalitetit tonё, qё I nevojitet prova shumё tё ‘’dukshme’’ dhe tё kufizuara. Kёshtu do tё na duhet pёr shumё kohё akoma tё kёrkojmё ‘’ nё errёsirё’’ deri sa tё arrijmё tё mundemi tё zgjerojmё mёnyrёn e konceptimit tonё, tё bёhemi mё koshientё/ndёrgjegjshёm nё tё gjitha nivelet dhe tё fitojmё dijen thelbёsore.
Tani do tё referohemi mbi disa nga fenomenet mё tё njohura dhe mё tё shpeshta parapsikologjike.
Shpalosje Astrale/yllore: ёshtё aftёsia e veprimit aktiv tё nivelit yllor/astral. Kjo ndodh kur trupi yllor çlirohet nga trupi fizik. Ka mundёsinё e lёvizjes dhe tё transportimit me njё shpejtёsi tё pabesueshme nё çdo lloj distance, ndёrsa trupi fizik qёndron I palёvizur. Sigurisht qё I njёjti fenomen bёhet dhe nё njё mёnyrё jokoshiente, gjatё gjumit. Kёshtu shpesh herё duke u zgjuar, ekziston njё ideja e njeriut mbi diçka qё ai jetoi, por pa pasur ndonjё kujtim tё caktuar.
Mesazhe ёndёrrore: Jung kishte thёnё se : Endrrat janё shpesh njё paradhёnie e tё ardhmes’’. Ndodh shpesh qё gjatё ёndrrave tё fitojmё njohuri tё duhura, pёrgjigjje mbi problemet tona dhe madje dhe tё udhёtojmё nё kohё dhe tё jetojmё ngjarje tё sё ardhmes nё krahasim me kohёn fizike ‘’reale’’.
Psikometria: ёshtё aftёsia e pёrjetimit tё ngjarjeve tё sё kaluarёs nёpёrmjet çdo lloj objekti. Njeriu qё ndodhet nё kёtё gjёndje udhёhiqet nga njё objekt I caktuar, qё pёrfaqson momentet dhe ndodhitё qё u zhvilluan gjate ekzistencёs sё tij tё kaluar.
Parashikimi: mundёsia pёr tё njohur veprime tё ardhshme. Nё lashtёsi pёrbёnte njё intitacion tё fortё , qё ishin Orakujt.
Intuita (insight): ёshtё mundёsia e konceptimit dhe e njohurisё pёrtej shqisave dhe tё mendjes sonё tё kufizuar. Ka tё bёjё me tё quajturin syrin e tretё, zhvillimin e parandjenjёs tek njeriu.
Telepatia: ёshtё aftёsia e trasmetimit nga njё njeri tek persona tё tjerё, me mjete jo fizike, tё njё figure, mendimi ose ndjenje. Pёr tu arritur kjo, nevojitet tё mbizotёrojё dikush nivelin psikologjik dhe atё mendor, dhe gjithashtu mendimet dhe ndjenjat e tij tё jenё mjaft tё forta dhe tё pastra.
Kёto janё disa nga fenomenet kryesore qё quhen fenomene parapsikologjike. Por rrethi I tyre nuk mbyllet kёtu. Kёshtu do tё referohemi mbi fenomenet e tjerё nё njё artikull tё ardhshёm. Pёrveç kёsaj, ashtu sikur thamё qё nё fillim, vetё parapsikolgjia ёshtё nё zhvillim e sipёr pavarёsisht se nё ditet tona ajo pёrbёn njё zonё hetimi dhe studjimi mjaft tё zgjeruar.
Pages
- Home
- ADMINISTRIM
- ANALIZE VEPRASH
- DETYRA ANGLISHT
- APLIKIM KOMPJUTERIK
- AUDITIM BANKAR
- TE DREJTAT E NJERIUT
- BAZAT E FINANCES
- CIKLI I ULET
- DIDAKTIKE
- DOKTORATURE
- DREJTESI
- E DREJTA PRONES
- E DREJTA KUSHTETUESE
- E DREJTA NDERKOMBETARE
- E DREJTA MJEDISIT
- EDUKIM
- EKONOMI
- ESE ANGLISHT
- HYRJE NE PSIKOLLOGJI
- MENAXHIMI I BURIMEVE NJEREZORE
- MARDHENIE ME PUBLIKUN
- MARDHENIE NDERKOMBETARE
- MASTER PROFESIONAL
- MASTER SHKENCOR
- MENAXHIM BIZNESI
- MENAXHIM FINANCIAR
- MENAXHIM KLASE
- MENAXHIM NDERTIMI
- MENAXHIM TURIZEM
- MESIMDHENIE
- MIKROEKONOMI
- POLITIKAT NE BE
- POLITIKAT E SIGURISE NDERKOMBETARE
- PSIKOLOGJI
- PSIKOLOGJI SHKOLLE
- PSIKOLOGJI SOCIOLOGJI
- PSIKOLOGJI ZHVILLIMI
- PSIKOTERAPI
- REPORTAZH
- SHKENCA EDUKIMI
- SHKENCA JURIDIKE
- SHKENCA POLITIKE
- SHKRIM AKADEMIK
- SINTAKS
- SOCIOLOGJI
- SOCIOLOGJI EDUKIMI
- TEMA DIPLOME
- TEORI MARDHENIE NDERKOMBETARE
- TURIZEM ARKEOLOGJIK
- Llotaria Amerikane Durres
- Agjensi Imobiliare Durres
- Whatsap
Popular
-
HYRJE Arsimi dhe edukimi është procesi më i rëndësishëm i shoqërisë tonë. Shqetësimi për individ...
-
Studim Rasti Në shkollat tona ndeshemi cdo ditë e më tepër me raste të fëmijëve që janë me probleme te ndryshme ,qe shihen si femije me...
-
TEMA:STUDIM RASTI I NJE FEMIJE ME NEVOJA TE VECANTA. Pershkrimi fizik (A. Sh ) Eshte nje djale me gjatesi njesoj si gjithe femij...
-
Hapja e Programit Word Shkariko Ketu per detyren e rregullt ne PDF Hapja e programit Word mund të bëhet në disa mënyra, mirëpo ne do ti t...
-
Tema:Njeriu në epokën e teknologjisë informative: Hyrje: Shkencëtarët dhe teknologët kishin një ëndërr; të ndërtojnë një robot që ësh...
-
Origjina 1. Numrat arabe e kane origjinën në Indi të paktën 1.700 vjet më parë. Ata ishin shpikur nga matematikanet hindu, duke evol...
-
Tema e parë, leksioni i dytë 1. Filozofia arsimore në mesjetë Idetë dhe konceptet arsimore në Mesjetë i gjejmë në mendimet e njerëzve...
-
T EMA : LIDHJA E KIMISE ME LENDET E TJER A Permbajta e projektit njohja mbi kimine Kimia është shkenca ose me saktë ajo e degë ...
-
▼ KLIKO ▼ SHKARIKO ▼ PDF ▼ WORD ▼ FAKULTETI I EDUKIMIT DEGA: PSIKOLOGJI-SOCIOLOGJI (MASTER SHKENCOR) LENDA: KESHILLIM I NXENESIT TEMA: ST...
-
Tema : Ndikimi I Revolucionit Industrial ne vendet e Evropes NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL Revolucioni Industrial ishte tranzicioni drej...