PSIKOLOGJI - LUMTURIA FILLON SOT

http://eseshkolle.blogspot.com/Ta pritësh lumturinë që do të lajmërohet në një të ardhme është diçka që nuk do të thotë se patjetër do të ndodhë ndonjëherë. Për të qenë të lumtur duhet të punojmë sot për lumturinë. Lumturia ka karakter emocional, dhe jo material, kështu që ajo është gjendje e mendjes. Për të qenë të lumtur, këtë lumturi duhet ta përfitojmë (krijojmë).

Në lumturinë tonë ndikon memoria (kujtesa) që e kemi në mendjen tonë. Kujtesa në mendje është refleksion i gjithë asaj çfarë kemi përjetuar në
jetë. Ajo çfarë mbartim në mendje paraqet atë me të cilën identifikohemi (bëhemi një/njëjtë me të). Çdo aksion që e kemi ndërmarrë në jetë dhe që ndërmarrim krijon një kujtim në mendjen tonë.

Pra, në njëfarë mënyre, lumturia varet nga kujtimet që i mbledhim me vite. Për të qenë të lumtur edhe sot edhe në të ardhmen, është kryesore të zgjedhim çfarë do të bëjmë sot, si do të reagojmë në atë çfarë ndodhë rreth nesh. Në këtë mënyrë do të krijojmë memorie/kujtesë pozitive që në të ardhmen do të bëhet një pasqyrë e re.

Meqenëse reagojmë ndaj rrethinës, në rastet më të shumta, përshtatshëm me mënyrën në të cilën rrethina reagon në ne, është e nevojshme të kemi para sysh një gjë. Mënyra sesi të tjerët reagojnë ndaj nesh janë refleksionet e tyre, refleksionet e memories së tyre, kurse refleksionet e huaja nuk kanë kurrfarë lidhje me ne. Mendja e secilit prej nesh reflekton fjalët dhe akcionet që shkakun e kanë ekskluzivisht në mendjen tonë, dhe jo në akcionet dhe fjalët e huaja.

Refleksionet e mendjes sonë janë shumë të fuqishme. Nganjëherë as nuk jemi të vetëdijshëm se sa ato mund të jenë të fuqishme. A do ta kemi kujtesën e mbushur me bukuri apo hidhëti, varet ekskluzivisht (vetëm) nga ne.

Lumturia është një ndjenjë shumë jokonzistente (jostabile). Te shumica prej nesh, në momente jemi të lumtur, por pas disa orëve më as që na kujtohet ajo lumturi. Që të mundemi fare ta mbajmë lumturinë më gjatë se disa orë nevojitet të dijmë çfarë domethënë për ne fjala lumturi? Nëse nuk e dimë çfarë është ajo për ne, si do të dijmë si ta realizojmë atë. E dhe pse nganjëherë presim lumturinë që do të vijë për shkak të ndodhive të mëdha, ajo megjithatë mund t`i ketë rrënjët e saja edhe në sendet shumë të vogla. Ekzistojnë aq shumë përvoja të imëta për të cilat as që jemi të vetëdijshëm vetëm për arsye se jemi të prirur të marrim kafshata të mëdha. Nuk ka asgjë të keqe në lumturinë e madhe dmth. lumturinë që e sjellin realizimet/arritjet e mëdha në jetë, mirëpo për tu kënaqur në bazën e përditshme nevojitet të mësohemi të jemi të lumtur me sende të vogla.

Kur mendojmë me termat e lumturisë dmth. kur i sjellim në mend, nëpërmjet kujtesës momentet e lumtura në jetën tonë, atëherë trupi dhe mendja jonë fillojnë të reagojnë në harmoni me këto ndjenja. Sa më shpesh mendojmë me termat e lumturisë, aq më shumë do të jemi të lumtur, sepse truri nuk e njeh dallimin në mes asaj çfarë ka qenë apo çfarë do të jetë dhe asaj çfarë është.

A e keni pyetur ndonjëherë veten çfarë ndodh kur jemi të pranishëm në moment? Prania në moment na jep një fokusim total në atë çfarë ndodhë momentalisht rreth nesh. Në këtë mënyrë ne jemi të befasuar me çfarëdo qoftë që zhvillohet rreth nesh, vetëm për arsye që jemi këtu dhe për shkak kësaj jemi shumë të lumtur dhe të kënaqur. Shoqërimi me miqtë është një mënyrë e shkëlqyeshme e fisnikërimit të kohës, të disponimit dhe tek e fundit të vetë jetës. Këto shoqërime nuk lypet të jenë patjetër të natyrës identike sa herë që shoqëroheni. Me pak kreativitet ato mund të bëhen freskim i vërtetë edhe për ne edhe për ta. Së bashku me shokët mund të bëjmë gjithçka, me rëndësi është vetëm që edhe ne edhe atyre na intereson përnjëmend ajo çfarë bëjmë. Mund të fotografojmë, të ziejmë, të luajmë ndonjë lojë së bashku, ta bëjmë një strip, të shkojmë në piknik, ta shikojmë një film inspirues dhe gjëra të ngjashme.

Natyra gjithmonë ka pasur efekte të mira në shpirt dhe trup. Vetitë e saja mirëbërëse qëndrojnë në dispozicion për të gjithë ne. Nevojitet vetëm pak motivacion për të marr guxim për akcion dhe për tu nisur në natyrë. Shëtitjet, kërkimi i teorive të reja natyrore, planifikimi, kopshtet botanike, piknikët, peshkimi e gjëra të tilla janë disa nga opsionet që mund t`i bëjmë për të ra në kontakt me natyrën. Nuk e di a e keni vërejtur, por disponimi ynë në natyrë gjithmonë është më i ndryshëm sesa në qytet.

Një libër i mirë, një muzikë e mirë në mp3 player apo një revistë e mirë në kombinim me ndonjë pemë në një vend të bukur natyror, mund të jetë mënyrë e shkëlqyeshme për relaksim dhe distancë nga jeta e përditshme. Përveç rekviziteve të nevojshme mjafton vetëm të ulesh dhe të mbështetesh për një peme. Pak lexim, pak dëgjim të muzikës dhe pak vështrim dhe për një orë mund të bëhemi një person i ri. Nëse jemi njerëz që e preferojmë mënyrën urbane të relaksimit, atëherë pemën mund ta zëvendësojmë me relaksim në ndonjë kafeteri që ju pëlqen.

Lumturia shumë varet nga ajo sesa jemi kreativ dmth. sesa i lejojmë vetes që të jemi kreativ. I vetmi kufizim që na imponohet në jetë është kufizimi i imagjinatës sonë personale. Pikërisht për këtë arsye vjen deri te monotonia dhe ngurrimi në jetë. Aq shumë gjëra na ofrohen për çdo ditë, nevojitet vetëm të marrim zemër dhe të nisemi në akcion. Veçanërisht nëse jetojmë në qytet, në çdo kënd na ofrohen mundësi të panumërta të përditshme. Teatra, kino, kurse të ndryshme, punëtori dhe gjëra të ngjashme janë vetëm pjesë e ofertës së asaj çfarë mundemi të bëjmë.

Pasi po flasim për futjen e risive në jetë, njëra nga opsionet e dëshirueshme është anëtarësimi në ndonjë klub apo grup me mendime të njëjta me ty. Nevojitet vetëm të definohet cila është fusha jonë e interesit për të vendosur në cilin klub apo grup të anëtarësohesh. Ndonjë interesim i ri në grupin e njerëzve mund të jetë për ne një freskim i shkëlqyeshëm i jetës.

Gjithçka bëjmë në jetë, me rëndësi është sesi e ndjejmë veten kur e bëjmë atë. Nëse emocionet dominante tek ne janë ato të gëzimit, kënaqësisë dhe shijimit, atëherë jemi në rrugën e drejtë sepse kjo është ajo që na mbushë me plotësi. Nëse nuk është kështu, nëse e ndjemë acarimin, mundimin dhe pakënaqësinë, atëherë diçka duhet të ndryshojmë në jetën tonë. Emocionet që na lindin kur jemi duke bërë diçka janë gjithmonë indikative (që tregojnë gjendjen reale). Sipas tyre mund të njohim sa jemi në harmoni me vehten, dhe sa nuk jemi.

Mundësi kemi shumë. Me rëndësi është që të vihemi në lëvizje nga inercioni dhe ta definojmë çfarë jete dëshirojmë. Pas kësaj nevojitet vetëm trimërisht të nisemi kah realizimi i gjithë asaj çfarë ndjejmë se është familjarizuese për ne.

Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME