Detyra e kursit
Fakulteti I Edukimit
Sekosioni: 02
Dega:Psikologji-socilogji
Tema: “Stresi”
Stresi,një pasojë e pashmagshme e jetës është gjithaçka qe ushtron kërkesa ndaj nesh te cilëve duhet t'i përshtatemi.Stresi shpesh sjell pasoja negative,te tilla si ankthi dhe konsumimi.
Fjala stres eshte nje fjale mjaft e perdorshme,por qe ne te shumten e rasteve perdoret pa pasur parasysh kuptimin e vertete te saj.Stresi perkufizohet si,nje shperndarje mendore ose emocionale,brenga ose hidherim,si pasoj e nje shtypje apo lodhje mendore.Nga ana e vet,kjo shtypje apo lidhje mendore vjen si pasoje e nje ngjarjeje jashte pervojave te perditeshme,qe perjeton njeriu.
Stresi mund te veproj mbi cilin do dhe te perjetohet me frike,tmerr dhe humbje te shpresave.Shkaku me i rendomte qe shpie ne nje pasoje te tille eshte psh: nje kercenim serioz per jeten,per humbjen e femijes apo te bashkeshortit,per shkaterrimin e nje mardhenjie te ndieshme.Trauma mund te perjetohet pas nje aksidenti ne grupe njerezish,luftera,fatkeqesi natyrore etj.
Edhe ngjarje te perditshme mund te behen burim stresi si psh:nje zënje ne treg,rruge,shkolle apo ne familje.Ne gjendjen fizike te nje njeriu te stresuar shfaqen keto simptoma: dhimbje koke,ndryshim oreksi,luhatje tensioni,lodhje te shpejte,pagjumesi,renie ne pesh,ethe,dhimbje muskujsh,rrahje te forta te zemres etj.
Ndera ne gjendjen emocionale te te stresuarit shfaqen keto simptoma: rritje te ankthit,irritimi,deshperimi,enderrat e keqija,te folurit duke bertitur,depresioni etj.
Problemet shpirterore qe shkaktohen nga stresi:zbrazeti,kerkon nje zgjidhje,humbje te kuptimit magjik per te dale nga situata,dyshimi,,gjendja e mos faljes,humbja e drejtimit,humbja e shpreses,kerkon meshire.
Problemet mendore qe shkaktohen nga stresi: harresa,marramendja,shikimi i turbullt,perqendrim te varfer,merzitje,qendrime negative,habitje,mjegullim,turbullim,te folurit keq per veten,topitja,plogeshtia.
Stresi i vie si pasoj e dinamizmit te vete jetes esenca e gjithe kesaj eshte te dim te menagjojme stresin.
Shkaqet e stresit

Stresi është i pashmangshëm në pjesën më të madhe të jetës.
Shumë prej nesh i kanë të qarta burimet negative të stresit, madje ka njeri që nga mund të kalojë në traumë.Kjo ngjarje shumë tragjike apo tmerruese që njihet si traumë, në shqip e ka domethënien lëndim emocional.
Njerëzit të cilët kanë një lëndim të tillë kanë reagime negative, siç janë: kokëdhembja, dhembjet e barkut, problemet e gjumit, plogështia, rrahja e shpejtë e zemrës, frika e paarsyeshme, ndjenja e vetfajësisë, ndjenja e turpit vend e pavend, ndjenja e zemërimit dhe agresivitetit, moskoncentrimi i të menduarit, largimi nga të tjerët-vetmimi, të ngrënit e tepruar apo humbja e oreksit, marrja e alkoolit ose ndryshime të tjera të mëdha të sjelljes.
Disa ekspertë thonë se stresi i quajtur Eustresi i ka burimet e tij pozitive.
Ne pajtohemi me këtë, por kësaj ia shtrojmë një pyetje: eustresi a ndodh tek ata fëmijë dhe adoleshentë të cilët kanë jetë të lumtur familjare, ekonomi të lartë financiare apo tek ata fëmijë adoleshentë të cilët kanë kaluar e kalojnë nëpër telashe të njëpasnjëshme?
Është e rëndësishme për fëmijët dhe të rinjtë adoleshentë të afrohen dhe të jenë nën kontroll familjare dhe institucionale si dhe t’ju sqarohet se jetën duhet ta pranojnë si të natyrshme, si dhe t’ju tregohet se situata është abnormale e jo ne.
T’ju flitet që sa më shumë t’i largojnë shprehitë dhe sjelljet që i bëjnë të palumtur, t’ju tregohet se bota nuk është fantazi, siç janë reklamat dhe serialet televizive (degjeneruese) ose edhe siç e paraqesin botën e “yjeve”(VIP-at) e që të rinjtë të mendojnë “se janë të paaftë dhe të pavlefshëm për jetë”!
T’ju bëhet me dije se reklamat e tilla nuk ofrojnë asgjë reale për jetë, por kanë qëllime komerciale dhe (luftë) psikologjike për t’i ftuar të rinjtë në shkatërrim sa më të shpejtë.

Stresi mund të veprojë mbi çdo njeri
Stresi përkufizohet si një shpërndarje mendore ose emocionale, brengë ose hidhërim, pasojë e një shtypjeje apo lodhjeje mendore. Kjo lodhje mendore vjen si pasojë e një ngjarjeje jashtë përvojave të përditshme, që përjeton njeriu. Stresi mund të veprojë mbi cilindo dhe të përjetohet me frikë, tmerr dhe humbje të shpresave. Shkaku më i rëndomtë që shpie në një pasojë të tillë është një kërcenim serioz për jetën, për humbjen e fëmijës apo të bashkëshortit, apo dhe për shkatërrimin e një marrëdhënieje të të rëndësishme. Trauma munmund të përjetohet pas një aksidenti në grupe njerëzish, pas luftërash a fatkeqësish natyrore etj. Edhe ngjarje të përditshme mund të bëhen burim stresi, si për shembull një zënkë, në rrugë, shkollë apo familje.

Stresi është i pashmangshëm në jetë. Stresi është normal dhe i nevojshëm, në atë shkallë sa nuk ndikon në kualitetin e shëndetit dhe jetës. Mund të dobësoni, efektet e stresit duke identifikuar shkaqet nga vjen, duke e kuptuar dhe pranuar nëse mund ta kontrollosh apo jo, dhe duke mësuar aftësitë menaxhuese të tij. Tek secili prej nesh efektet e stresit janë të ndryshme, si dhe rrugët për t’u shëruar ndryshojnë nga një person tek tjetri.Ju mund të provoni disa metoda dhe të zbuloni se cila është rruga më e mirë që ju përshtatet.
Disa teknika qetësuese
Aktiviteti i rregullt fizik është një nga teknikat më efektive të menaxhimit të stresit. Në një rast tjetër shkruaj diçka që të bën të rrëfesh të fshehtat e tua. Mbajtja e një ditari nuk është vetëm praktikë e adoleshentëve. Shpreh ndjenjat, bisedo, qesh, qaj dhe shpreh inatin. Janë veprime normale për të qenë pastaj i qetë. Bëj diçka që të kënaq, një hob ose aktivitet që mbush kohën e lirë. Kjo mund t’iu ndihmojë të relaksoheni. Punët vullnetare në shërbim të të tjerëve do ju ndihmojnë të dobësoni stresin. Frekuentoni qendra relaksimi ku përfshihen, ushtrime për frymëmarrjen, ushtrime për qetësimin e muskujve, masazhe trupi, aromaterapi, joga dhe ushtrime tradicionale kineze. Por janë edhe disa aktivitete që njihen pak, si të mësosh si të qetësosh trupin tënd përmes vetëhipnotizimit, të meditosh, praktiko ushtrime imagjinare, dëgjo muzikë qetësuese dhe shoqërohu me njerëz që dinë të bëjnë humor. E rëndësishme është të reduktoni sasinë e stresit në jetën tuaj.
Disa teknika për të shmangur stresin e panevojshëm
- Menaxho kohën. Programimi dhe organizimi i kohës suaj mund t’iu bëjë më shumë produktivë.
- Strategjitë për të përballuar. Përpiqu të dallosh mënyrat e sjelljes që ndikojnë në stres dhe gjej mënyrat për t’i reduktuar.
- Krijo një stil jete. Balanco detyrimet duke i dhuruar vetes kohën e mjaftueshme për t’u qetësuar. Ushqehu mirë, mos pi duhan dhe limito sa të mundesh konsumin e alkoolit.
- Mbaj afër miq të mirë: Njerëzit që kanë një rrjet të fortë shoqëror që i mbështet janë shumë të aftë të përballojnë ndryshimet e jetës.
- Ndrysho mënyrën e të menduarit. Thuaju “stop” mendimeve që të shkaktojnë stres. Zgjidhi problemet duke punuar dhe krijo intimitet me orenditë e zyrës apo shtëpisë, që të jenë sa më të këndshme për syrin.
Por stresi mund të jetë i pakalueshëm. Ndërkohë që mund t’iu vijë në ndihmë një mik ose familjar, ju mund të kërkoni edhe këshillat e një profesionisti.
Shkalla e stresit
Shkalla e stresit tuaj mund të jetë dhe një tipar gjenetik i trashëguar, sa të mbështetur ndiheni nga familja dhe miqtë, eksperiencat e mëparshme, përballja me streset, dhe aftësia juaj për ta përballuar apo për t’u kthyer mbrapa. Çfarë është shumë stresuese për një person ndoshta nuk mund të jetë për një tjetër. Shkalla e stresit tuaj në ndonjë situatë varet se sa ju e nuhasni atë dhe sa zgjat më vonë. Shumë njerëz kanë mësuar se si të sillen me stresin e tyre më mirë se të tjerët. Nëse keni dyshim për daljen nga gjendja e stresit, ju duhet të mësoni mënyra më të mira për t’u shëruar. Ndryshimet që mund të ndodhin në jetë, si humbja e një njeriu të dashur, martesa, ndryshimi i vendit të punës janë disa shkaqe për t’u ndier të stresuar, por përgjithësisht kohëzgjatja varet nga vetë ju.
Teknikat për të shmangur stresin e panevojshëm:
1- Menaxhoni dhe organizoni kohën tuaj
2- Redukto mënyrat e sjelljes që ndikojnë në stres
3- Mbaj afër miq të mirë
4- Ndrysho mënyrën e të menduarit
5- Thuaju “stop” mendimeve që të shkaktojnë stres
6- Kërkoni këshillat e një profesionisti
7- Jepi vetes kohën e mjaftueshme për t’u qetësuar
8- Dëgjo muzikë të qetë
9- Realizo shëtitje të qeta
10- Mos pini alkool dhe duhan
Ndikimi i stresit në shëndetin e njeriut
Stresi mund të ketë një ndikim serioz në shëndetin tuaj, sidomos nëse ai bëhet kronik. Ai godet zemrën dhe qarkullimin e gjakut, sistemin nervor dhe atë imunitar. Shkakton dhimbje gjymtyrësh, ankth e vështirësi në të kuptuar. Të gjitha këto shkaktojnë probleme të dobësimit të arterieve të gjakut, diabetit, astmës, probleme në marrëdhëniet me njerëzit dhe sjellje e vakët në shkollë apo punë. Kur ju jeni të stresuar, trupi juaj çliron hormone që shpeshtojnë frymëmarrjen dhe rrahjet e zemrës, dhe japin një vërshim energjish. I gjithë trupi përgatitet të përballet me rrezikun. Kjo njihet si “lufta për luftë”, reagimi në gjendje stresi. Ky reagim në fakt varet nga situata ku ndodheni, kur situata stresuese kalon, trupi kthehet në gjendjen e tij normale.
Stresi sjell një jetë të ndryshueshme
Pak stres është normal, madje i nevojshëm për të pasur një jetë të ndryshueshme dhe interesante. Përgjigjja ndaj stresit mund të jetë e dobishme në rastet kur reaksioni i shpejtë ndaj tij, bëhet i dobishëm. Prapëseprapë, mund të vështirësojë aftësinë tuaj për t’i bërë ballë detyrimeve komplekse dhe interaktive me njerëzit që iu rrethojnë. Në qoftë se ju ndiheni të shtypur nga një gjendje mbistresante për një periudhë të shkurtër kohe ju mund të filloni të ndiheni të dobët dhe të shfaqni probleme shëndetësore. Lajmi i mirë është se mund të gjeni rrugë, që ju shpien drejt indiferencës dhe shpenzimin e kohës me të tjera plane që nuk iu lënë kohë që të mendoni rreth stresit. Kalimi i kësaj gjendje do të sillte çaste të qeta dhe të ëmbla pas asaj stuhie të furishme emocionesh të pakontrolluara.
Pse reagojmë fuqishëm pas një tragjedie
Ka disa arsye pse tragjeditë lënë ndikim të fuqishëm emocional tek njerëzit. Shpesh tragjeditë e dëmtojnë besimin elementar që ne e kemi për jetën. Mund të jetë se mënyra si e shohim jetën është dëmtuar, ne ndoshta kemi reaguar ndryshe nga si kemi dëshiruar apo pritur gjatë krizave. Tragjeditë zakonisht ndodhin papritmas dhe pa ndonjë paralajmërim. Ne nuk kemi kohë t’i përshtatemi kësaj përvoje të re. Kjo zakonisht është jashtë përvojave tona normale dhe ne duhet të ballafaqohemi me atë që është e panjohur për ne dhe nuk kemi dituri si të sillemi. Kur ndodh një tragjedi, mendja jonë e mban në kujtesë traumën me shumë fuqi, si mënyrë natyrale për vetëmbrojtje për t’u siguruar që nuk do të kaloni nëpër asilloj situate prapë. Por si rezultat i kësaj, ju do të mbeteni me reagime post traumatike dhe stres.

Biografia
http://esseshkolle.blogspot.it/2013/12/psikologji-sociologji-stresi.html
Per cdo Detyre Klikoni ne faqen kryesore Home