Jo vetëm që konsiderohej si themelues dhe baba i njohurisë mbi analizën e veprimit të numrave në natyrë-NUMEROLOGJIA, por ishte dhe mbetej mistiku, okulisti, matematikani dhe filozofi më i madh i të gjitha kohërave.
Që në fillim duhet konstatuar se, shumë mësime të Pitagorës, edhe sot e kësaj dite konsiderohen si fshehtësi e madhe dhe se të gjitha shkathtësitë dhe praktikat okuliste të Perëndimit, burojnë nga mistika pitagoriane. Pesëdhjetë e katër vitet më të frytshme të jetës i ka kaluar në Egjipt. Persi, Indi dhe në vendet tjera të Lindjes, vende këto që atëbotë, konsideroheshin si qendrat më të mëdha të dijes, urtësisë mistike dhe mendimit filozofik të mbarë botës
Qëndrimi i tij i gjatë nëpër vendet e Lindjes, sigurisht ka pasur ndikim vendimtar në formimin e besimit
mbi veprimin e Ligjit të KARMëS – të shkakut dhe pasojës, Ligjit të DARMëS – se asgjë në këtë botënuk është krijuar dhe nuk ndodh rastësisht, si dhe REINKARNIMIN-transformimin e shpirtit nga një jetë në jetën tjetër, ligjshmëri këto që shpesh ceken dhe trajtohen në mendimet e tij filozofike.
mbi veprimin e Ligjit të KARMëS – të shkakut dhe pasojës, Ligjit të DARMëS – se asgjë në këtë botënuk është krijuar dhe nuk ndodh rastësisht, si dhe REINKARNIMIN-transformimin e shpirtit nga një jetë në jetën tjetër, ligjshmëri këto që shpesh ceken dhe trajtohen në mendimet e tij filozofike.
Si hulumtues i pandalshëm nga kërkimi i rrugës që do ta shpinte kah bërthame e krijimit të jetës, në një moment të përndëritjes shpirtërore, përjetoi vetëdijesimin e plotë se, njerëzimi jeton në tri botë: botën natyrale, njerëzore të qenësisë dhe atë hyjnore. Me këtë e pa të qartë se, nga të gjitha besimet e deritanishme në shumë zota, realisht ekziston vetëm një ZOT, i cili është esenca dhe burimi i çdo gjëje.
Tek bashkëkohësit e vet, Pitagora ka ofruar një mënyrë të re të të menduarit e cila, një njërën anë pretendonte t’i mbante njerëzit fort të lidhur me këtë botë, dhe njëkohësisht, nga ana tjetër, kërkonte që ata të jenë të kthyer dhe të pashkëputshëm nga krijuesi i tyre – ZOTI.
Përmes filozofisë së vet në përgjithësi, Pitagora ka pasur ndikim të pakontestueshëm tek shumë mendimtarë të famshëm të Greqisë Antike, e veçanërisht te Platoni dhe Aristoteli. Po ashtu, mësimet e tij kanë luajtur një rol të madh edhe në ndërtimin e mendimit të ri filozofik bashkëkohor evropian. Në këtë kontest, veçanërisht duhet përmendur teorinë e famshme të Pitagorës në matematike
Pitagora dhe nxënësit e tij kanë themeluar shumë postulate filozofike si parime dhe mendime të pranuara logjike. Në mes të postulateve pitagoriane, është e njohur ajo e dhjetë kundërshtive themelore, veprimi i përhershëm i të cilëve e ndërton realitetin tonë objektiv: 1. E lehta dhe e rënda; 2. Tek dhe çift: 3 Kufizuar dhe pakufizuar; 4. Pak dhe shumë: 5. E djathta dhe e majta; 6. Mashkullorja dhe femërorja: 7. Lëvizshmëria dhe palëvizshmëria; 8. Drejtë dhe shtrembër; 9. Dritë dhe errësirë; 10. Sistematike dhe josistematike.
Kështu, ata kanë konstatuar se, pikërisht nga ekzistimi i këtyre dhjetë kundërshtive, buron e gjithë harmonia e përsosur e cila vepron në Univers.
Sa i përket klasifikimit domethënës, të gjithë numrat çift, konsideroheshin si: të pjesëtueshëm (ndashëm), jo të përhershëm, femëror dhe që i takojnë kësaj bote materiale; ndërsa numrat tek: të pandashëm (papjesëtueshëm), mashkullor dhe hyjnor. çdo numër e kanë ndërlidhur me një atribut të njeriut. Kështu numri 1, nënkupton arsyen, ekzistencën, vetëdijesimin; 2. të menduarit, mendimin dhe hamendjen; 3. marrëveshjen , harmoninë dhe baraspeshën; 4. drejtësinë (pasiqë ajo formon katërkëndëshin me formë të përsosur); 5 nënkuptonte martesën (si tërësi e shumës së numrit të vërtetë femëror 2 dhe atij mashkullor 3)… etj. Sipas pitagorianëve, të gjitha sendet e njohura për ne në këtë botë e kanë numrin e vet. Pa logjikën e numrave nuk do të kishte as dije dhe as njohuri. Andaj, bazën themelore numerike të formimit të të gjitha vlerave tjera e ndërtojnë dhjetë numra; 0,1,2,3,4,5,6,7,8 dhe 9.
Kuptimi magjik i numrave bazë.
Apeksi magjik (0) – Në fillim dhe fundin e çdo gjëje qëndron 0-ja, dhe kjo ndryshe quhet si Apeksi magjik, sepse ajo në vete përmban të gjitha ligjet, të gjitha vibracionet dhe tërë ekistimin tonë gjithëpërfshirës. Zeroja është e pafundme, e pakapshme dhe e përhershme. Me të, krijohet dhe mbaron jeta.
Numri 1. - Sipas mësimit të okultistëve, si nga Lindja ashtu edhe nga Perëndimi, ky numër konsiderohet si simboli i Kozmosit, por, njëkohësisht është dhe një nga atributet e Zotit, drejtësisë dhe të energjisë hyjnore. Ky numër gjithnjë e jep veten, edhe kur pjesëtohet edhe kur shumëzohet me vetveten.
Numri 2. - Sipas pitagorianëve ky është princip material, emocion fizik dhe i takon botës tokësore. Dita e dytë e muajit të dytë të vitit i është dedikuar Plutonit, zotit të nëntokës, botës së ëndrrave. Hermetistët dhe mistikët perëndimor këtë numër e konsiderojnë si shenjë të djallit, gjegjësisht parim Satanist.
Numri 3. - Okulistët besojnë se numri 3 është numri më i përsosur, sepse ndërton në vete fillimin, mesin dhe mbarimin. Më tej, mistikët krishterë numrin 3 e identifikojnë me trininë e shenjtë (Ati, Biri dhe Shpirti i shenjtë). Sipas mitologjisë indiane, është në shenjën e tri zotave: Brama, Siva dhe Visnu, gjegjësisht, Zotit rindërtues, Zotit mirëmbajtës dhe baraspeshës dhe Zotit shkatërrues. Të njëjtën trini e kemi edhe në mitologjinë greke dhe romake: Jupiteri, që sundon me Qiellin, Neptuni, që sundon me Dete dhe Plutoni që sundon me Ferrin. Zeusi ose Plutoni, në dorë mbajnë tre flakadanë, Neptuni në dorë ka tredhëmbëshin, kurse Plutoni qenin me tri koka.
Numri 4. - është numri i germave të emërtimit të ZOTIT te shumë gjuhë të botës: ZOTI (shqip), LORD (anglisht), DEUS (latinisht), DIEU (frëngjisht), ADAT (asiriane), SORU (persiane), GODH (danisht)…. etj. Më tej, janë katër anët e botës, katër stinët kryesore… etj.
Numri 5. - Numri 5 është simbol i unitetit të njeriut me Kozmosin. Në nivelin astral, shprehet si pentagram. Konsiderohet si numër i madh mistik sepse formohet nga dy numrat kyç themelor: 2 si numrit të parë çift dhe 3 si numrit të parë tek. Të gjitha fuqitë natyrore ndërtohen në numrat nga 1 deri në 5. 1 është mëvetësi, 2 kundërshti dhe 3 është bashkimi i tyre (ndërtimi, baraspesha), 4 drejtësia hyjnore, ndërsa 5 është tërësia e të gjithave së bashku.
Numri 6. - Shumë mistikë mendojnë se 6 është numër vetvetiu i përsosur, jo vetëm nga fakti se Zoti e krijoi gjithësinë për 6 ditë, por ky numër paraqet baraspeshën në mes të makrokozmosit dhe mikrokozmosit (njeriut). Gjashtëshi përfitohet nga shuma e gjysmës së vet si dhe nga shuma e një të tretave të veta.
Numri 7. - Numri 7 konsiderohet si numër i shenjtë, sepse paraqitet në formë të shtatë ditëve të krijimit të botës, shtatë ditëve në javë. Më tej, 7 është simboli i magjisë. Shpesh edhe në popull dhe përralla të ndryshme, dëgjojmë thënien: përtej shtatë tokash e shtatë qiejsh, shtatë male e shtatë dete, etj.
Numri 8. – Në Bibël sipas Mateut, është numër i lumturisë, fatbardhësisë dhe bollëkut. Po ashtu mund të merrej edhe si numër kontradiktor. Nëse pjesëtohet me gjysmën e vet fitohet 2, simbol i materializmit dhe botës tokësore.
Numrat qe ndikojne ne jeten tone
Cfare fshihet pas numrave? Cfare sekretesh, cfare shenjash? Ja se si numrat ndikojne ne jeten tone.
Edhe ata qe nuk kane njohuri ne numerologji, nuk jane vecse te hipnotizuar nga magjia misterioze e numrave. Nje preference per nje ngjyre te caktuar ose nje numer te caktuar mund te fshehe kuptime shume te rendesishme.
Edhe ata qe nuk kane njohuri ne numerologji, nuk jane vecse te hipnotizuar nga magjia misterioze e numrave. Nje preference per nje ngjyre te caktuar ose nje numer te caktuar mund te fshehe kuptime shume te rendesishme.
Numerologjia sot eshte nje mode, nje pasion me i perhapur se kurre, pavaresisht nga teknologjite e reja dhe njohurite, numri magjik vazhdon te ushtroje nje joshje te parezistueshme.
Ne greqine e lashte numerologjia ishte nje shkence e fshehte, ne gjendje per te gjetur korrespondenca ndermjet numrave dhe karakterit tone.
Emri, data e lindjes, dhe numri i bashkangjitur me ta ishin pjese e shpirtit te nje personi.
Modelet komplekse matematikore, lejojne te kapin rregullat te funksionimit te universit, sekretet e te kaluares dhe pergjigjet e se ardhmes.
Numerologjia eshte nje nga metodat me interesante per te bere parashikime, nje metode qe mbeshtetet ne saktesine e numrave dhe per kete arsye mund te zbatohet nga kushdo. Sipas numerologjise, te gjitha shkronjat e alfabetit kane edhe nje vlere numerike. Jeta jone eshte thellesisht e ndikuar nga numrat e emrit tone, nga data e lindjes tone, nga shtepia jone.
Reagime te mira ose negative ne jeten e perditshme jane te percaktuara nga ndikimi i numrave magnetike qe na rrethojne. Le te shohim se kush jane kuptimet e numrave:
Numri 1Reagime te mira ose negative ne jeten e perditshme jane te percaktuara nga ndikimi i numrave magnetike qe na rrethojne. Le te shohim se kush jane kuptimet e numrave:
Alfabeti: A – J – S
Numri i krijimit, fillimit, i impulsit te pare, ose burim energjie.
Numri:2
Alfabeti: B – K- T
Numri i bukurise, kultures, te vertetes, perceptimit dhe vetedijes.
Numri 3
Alfabeti: C-L-U
Eshte numri i ndricimit, i plotesimit, i perpunimit.
Numri 4
Alfabeti: D-M-V
Eshte numri i ndertimit, prodhimit, i sigurise, mbrojtjes, stabilitetit, ambicjes.
Numri 5
Alfabeti: E-N-W
Eshte numri i hezitimit, pasigurise, i dyshimit dhe dekurajimit.
Numri 6
Alfabeti: F-O-X
Numri i personalitetit te dyfishte, pavendosmerise, tundimit dhe skajshmerise.
Numri 7
Alfabeti: G-P-Y
Eshte numri shpirteror, i mistikes, i diturise dhe suksesit.
Numri 8
Alfabeti: H-Q-Z
Eshte numri i drejtesise, evolucionit, forces, inspirimit dhe gjeniut.
Numri 9
Alfabeti: I-R
Eshte numri qe dominon eficensen, psikiken, ndergjegjjen, humanitarizmin dhe energjine rinovuese.