Në sistemet edukative disiplina nuk nënkupton ndëshkim, por rregull.
A.1 Kodi i veshjes
Kërkesat për veshjen e nxënësve në IAW përcaktohen nga vlerat komunitare të modestisë, të sigurisë në mësim dhe të përgatitjes për botën e punës. Në vijim, formulohen kërkesat e përgjithshme që duhen respektuar gjatë qëndrimit në Kampusin e IAW dhe në veprimtaritë shkollore:
Veshja është mjaft modeste që të zvogëlojë shqetësimet gjatë nxënies. Veshja do duhet të jetë e pastë dhe e përshtatshme për nxënësin.
Nuk lejohet hyrja në mësim pa veshur uniformë (uniforma vishet me këpucë
të zeza, këto mund të përshtaten sipas stinës.)
të zeza, këto mund të përshtaten sipas stinës.)
Të gjithë rrobat ofrojnë siguri dhe i përshtaten mjedisit mësimor.
Ndryshimi në uniforme sipas stinëve është i autorizuar vetëm drejtoria e shkollës.
Veshja i shërben imazhit pozitiv të nxënësit.
Vajzat veshin uniformën që është e përcaktuar shkollë. Flokët krihen mirë dhe të pastër. Kur flokët janë të gjatë mbahen të mbledhur ose të thurur. Ndalohet përdorimi i tualetit, mbajtja e thonjve të gjatë dhe lyerja e tyre, si dhe përdorimi bizhuterive të ndryshme (varëse, vathë, unaza, byzylyk, zinxhirë etj.)
Djemtë veshin në shkollë uniformën e përcaktuar. Flokët janë të pastër dhe të qethur. Nuk mbahen favorite, mjekër apo mustaqe. Ndalohet përdorimi i bizhuterive (unaza, varëse, byzylykë, zinxhirë etj.) .
Nuk lejohet të mbahen veshje me mbishkrime ose stampa të i bëjnë publicitet veprimtarive të ndryshme, ose që sjellin ngacmime seksuale.
Nuk lejohen të mbahen kapele, bluza femrash dhe çdo lloj tjetër veshjeje ku ka të stampuar nofka ose simbole anëtarësimi në organizata të ndryshme. Nuk lejohen të mbahen shami të llojeve dhe forma të ndryshme.
Në orën e mësimit te Edukimit Fizik dhe në veprimtari sportive, si djemtë dhe vajzat veshin uniformën sportive të përcaktuar për mësim nga ana e Drejtorisë. Nuk lejohet mbajtja e uniformës sportive jashtë mjediseve të përcaktuara për veprimtari sportive.
Nxënësit që nuk janë veshur në mënyrë të përshtatshme nuk lejohen të frekuentojnë orën e mësimit dhe dërgohen në shtëpi. Raste e përsëritura do të konsiderohen si mosbindje nga kërkesave të kodit të sjelljes dhe janë objekt ndëshkimi.
Nuk përdoret asnjë emblemë tjetër në uniformë veç asaj të shkollës.
A.2 Sjellja në mësim dhe klasë
Nxënësi:
Mban pastërti dhe rregull në klasë.
Vendos mjetet mësimore personale nëpër vendet e përcaktuara.
Përgatitet për fillimin e mësimit me të dëgjuar zilen.
Përgatit materialet mësimore përpara se mësuesi të hyjë në klasë.
Nuk ndryshon orenditë ose sistemin e klasës pa lejen e mësuesit.
Nuk mban ushqime në klase si dhe nuk përtyp çimçakiz.
Nuk flet me shokët gjatë orës së mësimit.
Kryen me përpikëri detyrat e nxënësit në shërbim.
Nuk flet / nuk diskuton me të tjerët kur flet mësuesi ose një nxënës.
Nuk pyet gjatë orës së mësimit pa marrë leje nga mësuesi.
Raporton të gjitha ngjarjet shqetësuese kur është kujdestar.
Jep përgjigje mësuesit për pyetjet që ai drejton.
Nuk pranohen arsyet për mos bërjen e detyrave të shtëpisë. Në qoftë se atë ditë nxënësi nuk ka qenë në shkolle, ai nëpërmjet ndihmës së mësuesit ose të shokëve plotëson detyrat e tij. Nuk është detyrë e mësuesit të kujtoje nxënësin për detyrat apo dhe raportin mjekësor.
Nuk mungon kur ka provim. Në qoftë se sëmundja është serioze duhet vihet në dijeni mësuesi, edhe pse raporti dorëzohet më vonë.
Vjen në klasë në kohën e mësimit, dhe, në qoftë se (për arsye të ndryshme) është me vonesë, kërkon leje para hyrjes në mësim.
Dëgjon shokët me vëmendje kur ata paraqesin një temë të veçantë ose janë duke iu përgjigjur pyetjeve të drejtuara.
Nuk heq ose nuk dëmton asnjë send që konsiderohet objekt i shkollës, postera ose lajmërime në mur si dhe nuk bën asnjë afishim lajmesh ose posterash pa marrë konfirmimin nga drejtoria.
Nuk mban dhe nuk përdor celular në orën e mësimit.
Përdor me leje telefonin e shkollës.
Për të mos prishur rregullin dhe disiplinën në shkollë si dhe rregullat e hyrjes në mësim, nuk lejohet loja me top ne oborr jashtë orareve të miratuara nga drejtoria Nuk sillen topa në klasë pa lejen e mësuesit.
Nuk fut në shkollë ushqimet pa lejen e mësuesit.
A.3 Sjellja në bibliotekë
Librat qe tërhiqen duhet te dorëzohen brenda kohës se caktuar.
Librat duhet te dorëzohen pa u dëmtuar (grisur, zhgaravitur etj).
Paguhet nga ana e nxënësit vlera e librit qe humbet.
Çdo nxënës duhet te beje tërheqjen e librave ne emër te tij
Nuk tërhiqen me shumë se tre libra në një kohe.
A.4 Përdorimi i internetit
nuk lejohet pa marre leje asnjë regjistrim ne rrjetin kompjuterik.
Nuk përdoret rrjeti për qëllime tregtie, politike dhe reklamuese.
Nuk përdoret rrjeti për dërgesa ose përdorime te çdo materiali qe cenon (bie ne kundërshtim) ligjet shqiptare. Ndalohen te gjitha veprimet e paligjshme si kërcënime qe mund t’i drejtohen dikujt.
Përdoruesit e rrjetit kompjuterik nuk përdorin fjale “banale”.
Përdoruesit e saj nuk japin informacione private ne adrese te dikujt duke i shkaktuar atij shqetësime.
Përdoruesit nuk hyjnë ne llogarite dhe ne dosjet e veçanta të të tjerëve
Nuk hyhet ne adresa te paligjshme qe paraqesin informacione dhe pamje te pamoralshme. Nëse dikush nga nxënësit ve re nga ndonjë përdorues informacione te kësaj natyre menjëherë vë ne dijeni personin përgjegjës te laboratorit ose një mësues.
Personat qe përdorin laboratorin e kompjuterit janë te ngarkuar ose te autorizuar te fshijnë nga kompjuteri dosje qe përfshijnë shume hapësire.
Nuk pranohet përgjegjësia për dosje te veçanta ne kompjuter.
A.5 Përdorimi i sallës së konferencës
Te mos luhet me qendrën e zërit qe ndodhet ne sallën e konferencës
Pas përfundimit te çdo aktiviteti nxënësit duhet te dorëzojnë tek personi i autorizuar te gjitha sendet qe ishin vene ne dispozicion te atij aktiviteti. Nëse vihet re ndonjë prishje apo pakujdesi nga ana e përdoruesve ajo duhet te dëmtohet nga ato.
Duhet te behet një sistemim i te gjitha orendive fikse si karriget etj , pa i dëmtuar ato, pas përfundimit te aktiviteteve .
Nuk duhet te përdoren ose te futen ushqime ne te.
Nuk lejohet te folurit me zë te larte dhe sjellje te pahijshme gjate konferencave dhe takimeve ndryshme.
A.6 Vizitat
Nuk lejohet hyrja e vizitoreve jashtë orareve dhe ditëve te përcaktuara nga drejtoria e shkollës.
Nuk lejohet hyrja e vizitoreve brenda ambienteve te shkollës
Ne kohen qe vizitoret hyjnë ne shkolle duhet te paraqesin patjetër një pasaporte ose një dokument identifikues
Ne raste te arsyeshme drejtoria mund te ushtroje kontroll ndaj sendeve ose ushqimeve qe u sillen nxënësve.
A.7 Sjellja gjatë transportit
Nxënësi duhet të jetë në vendin e takimit të paktën 10 minuta përpara ardhjes së mjetit.
Nxënësi prêt qetësisht ardhjen e mjetit dhe pasi ai vjen qëndron në radhë 1m. larg derës së tij deri sa të hapet dera.
Nxënësi pasi hyn në mjet shkon qetësisht dhe ulet në vendin e tij. Nxënësi qëndron i ulur deri sa mjeti të ndalojë dhe pasi dera të hapet del prej mjetit.
Nxënësi ndalohet të lëvizë në mjet kur ai është në lëvizje.
Nuk lejohet prekja e veglave të mjetit.
nxënësit nuk hanë ose pinë gjatë udhëtimit me mjet.
Nuk lejohet asnjë lloj zhurme gjatë udhëtimit.
Nxënit nuk duhet të përdorë fjalor vulgar ose gjestikulacion të papërshtatshëm.
Nuk lejohet shkrimi i fjalëve ose i shenjave të tjera në mjet.
Nxënësit nuk duhet të hedhin asnjë mbeturinë në mjet.
Nxënësit nuk e bezdisin drejtuesin e mjetit në asnjë rast.
Ndalohet përdorimi i radiove, magnetofonave etj. Në rast të kundër ato konfiskohen.
Nxënësit i binden gjatë gjithë kohës drejtuesit të mjetit.
A. 8 Keqësimi i shëndetit të nxënësit në shkollë
Në IAW nuk ka infermieri për shërbime të specializuara mjekësore. Nxënësi, kur nuk e ndjen veten mirë, me lejen e mësuesit të lëndës, njofton nëpërmjet telefonit prindin që ta marrë në shtëpi. Procedura:
Nxënësi pasi merr leje nga mësuesi i lëndës paraqitet në sekretari.
nxënësi kur e sheh ta arsyeshme i drejtohet mësuesit të tij kujdestar.
Kontaktohet prindi.
Prindi paraqitet në shkollë dhe merr nxënësin.
Nëse prindi nuk mund të kontaktohet caktohet një person tjetër i miratuar për këtë shërbim nga Drejtoria e Institutit.
Nxënësit nuk i jepet në shkollë asnjë medikament mjekësor pa lejen me shkrim të prindit.
Nxënësi mund të marrë mjekim gjatë ditës mësimore vetëm kur mjekimi është rekomanduar nga mjeku dhe është lejuar nga prindi.
A.9 Sjellja në mensë
Nxënësi, nen mbikëqyrjen e mësuesit, hyn me rradhë dhe rregull ne mensë.
Nuk behet zhurmë dhe nuk prishet rregulli përpara mensës.
Ne kohen e ngrënies duhet ulur ne tavolinat e lira dhe te mos shëtitet ne tavolina te ndryshme. Ne përfundim tavolina te lihet e pastër.
Ne mensë (ne kohen e ngrënies) nuk flitet me zë të larte.
Nuk ndryshohet vendi i karrigeve ne tavolina.
Nuk nxirret ushqim jashtë mensës.
Nxënësi kërkon ushqim sa t’i nevojitet dhe ndalohet rreptësisht shpërdorimi i tij.
Ndalohet hyrja ne mense jashtë orarit te caktuar.
Nuk lejohet konfrontimi me personelin e kuzhinës. Personeli respektohet plotësisht.
Për te gjitha problemet qe mund te dalin ne mensë, nxënësi i drejtohet drejtorisë brenda ditës me një kërkesë.
Frekuentimi
Instituti është institucioni ku nxënësi formohet dhe edukohet. Që ky formim dhe edukim të jetë sa më i plotë, është i domosdoshëm një frekuentim i rregullt dhe aktiv i fëmijës. Në këto kushte, në zbatim edhe të akteve normative në fuqi, frekuentimi është detyrë dhe detyrim për nxënësin. Nëse nxënësi bën 30 mungesa pa arsye përjashtohet nga Instituti.
Mungesat me arsye konsiderohen:
Raste sëmundjesh.
Ngjarje të jashtëzakonshme në familje etj.
Për rastet e mungesave me arsye, prindi është i detyruar të njoftojë brenda ditës sekretarinë e shkollës. Nxënësi, që ka munguar për arsye shëndetësore, kur kthehet në shkollë, duhet të sjellë edhe justifikimin përkatës nga ambulanca apo mjeku i shtëpisë. Nëse, për arsye të veçanta, prindi kërkon të marrë fëmijën para përfundimit të mësimit, duhet të njoftojë në kohë sekretarinë e saj.
Mospjesëmarrja në orën e edukimit fizik shoqërohet me një kërkesë të bërë nga prindi dhe raporti mjekësor, ku argumentohet mospjesëmarrja.
B. masat DISIPLINORE. VEPRIME Të NDëSHKUESHME
B.1 Masat disiplinore
Për nxënësit që demonstrojnë sjellje të pahijshme organet përkatëse në IAW japin këto masa disiplinore:
Vërejtje
Privim
Paralajmërim
Përjashtim për një kohe te shkurtër nga shkolla
Përjashtim me dokument shoqërues nga shkolla
B.2 Sjellje qe ndëshkohen me “Vërejtje”
Sjellje te renda dhe fyese ndaj shokëve (shoqeve)
Ndotja e ambientit te shkollës
Mosrealizimi i detyrave dhe detyrimeve te ngarkuara nga drejtuesit e shkollës
Mospërdorimi i uniformes se shkollës sipas kodit të veshjes.
Përdorimi ose marrja e sendeve te tjetrit pa leje.
Mosmarrja pjese ose vonesa ne mësim, kurse, seminare, laboratorë, ne punët praktike dhe ne ekskursionet mësimore pa marre me pare leje ose pa bere te ditur arsyen.
Shqetësimi qe mund tu sillet te tjerëve nëpërmjet zhurmave, bërtitjeve, përdorimit te veglave muzikore etj
Debatet ne shkolle me karakter politik dhe ideologjik
Mosparaqitja ne kohë në orarin e mësimit.
B.3. Sjellje qe ndëshkohen me “Privim” ose “Paralajmërim”
Pirja e duhanit
Gjetja e sendeve te kumarit ne pajisjet e shkollës, luajtja e këtyre lojërave si dhe nxitja e te tjerëve për te luajtur lojëra te tilla.
Gjetja apo kapja ne shkolle e botimeve, fotografive, revistave, gazetave, kasetave te ndaluara.
Kopjimi, dhënia e ndihmës për te bere kopje.
Moskthimi ose shpërdorimi i librave te marre nga biblioteka e shkollës, sendeve te mara nga ambiente te tjera te shkollës si laboratorët etj (demi paguhet)
Moszbatimi ose kundërshtimi i rregullores se uniformes .
Kryerja e sjelljeve qe prishin mbarëvajtjen dhe rregullin e mësimit ose aktivitetit jashtë saj.
Dëmtimi i materialeve, lajmërimeve, pamjeve, dokumenteve qe gjenden te afishuara nga ana e drejtorisë ne shkolle.
Dhënia gabim me vetëdije e te dhënave te identifikimit dhe te adresës ose informacione te kësaj natyre. Mosnjoftimi i ndryshimeve te mundshme te këtyre te dhënave brenda 15 ditëve pa arsye ose njoftimi i rreme i tyre.
Largimi ose braktisja, ardhja me vonese ose mosmarrja pjese ne provimet me shkrim dhe me goje, ne aktivitete te shkollës, ne aktivitete te ndryshme me karakter mësimor.
Shkrimet, portrete ose pamje, emblema ose simbole qe transmetojnë pikëpamje fetare postera qe paraqesin qëllime politike dhe ideologjike te varura ne mure ne kundërshtim me rregulloren e shkollës
B.3 Sjellje qe ndëshkohen me “Përjashtim për një periudhe te shkurtër nga shkolla”
Largimi nga shkolla ne kohen qe duhet te jete ne shkolle si ne orët e mësimit dhe gjate pushimeve mes tyre.
Mosdorëzimi i fletës se provimit kur ka marre pjese ne te.
Organizimi i aktiviteteve te ndryshme, krijimi i klubeve, koncerte, argëtime, shëtitje e te tjera te ngjashme me to, te cilat bëhen ne emër te shkollës pa marre leje nga drejtoria e saj
Mospërfillja ndaj thirrjes qe bën komisioni i disiplinës ose autoritetet e shkollës.
Sjellje te pakulturuar si dhe grindje ne çfarëdo rrethane dhe për çfarëdo problemi me mësuesit, drejtuesit si dhe nëpunësit e shkollës si brenda dhe jashtë shkollës.
Sjellje ne kundërshtim me rregullat e moralit
Vjedhje.
Gjetja e armeve te ftohta ose e mjeteve vdekjeprurëse.
B.4 Sjellje qe ndëshkohen me “Përjashtim nga shkolla i shoqëruar me dokument”
Fyerja ose kërcënimi i mësuesve, drejtuesve, nëpunësve ose personelit tjetër, si dhe sjellje qe çojnë ne pengese (cenim)te detyrës se tyre ne shkolle dhe jashtë saj.
Organizimi i aktiviteteve kërcënuese ndaj një grupi ose personi, marrja pjese ne aktivitete te tilla, thënia e dëshmive te rreme, dhe nxitja e te tjerëve për veprime te tilla.
Anëtarësim me detyrim i te tjerëve ne parti, organizate, shoqate; mbledhja e parave kundër dëshirës se personit për ndonjë institucion te tille ose detyrimi për falje te tyre. Shpërndarja ose shitja e librave, revistave, emblemave etj qe përfaqësojnë këto institucione.
Bërja pengese e ardhjes ne shkolle, hyrjes ne provim ose ne mësim, bërja pengese e zhvillimit te mësimit ose te provimeve, nxitja e nxënësve për te dale jashtë nga mësimi dhe nxjerrja e tyre me detyrim jashtë.
Bërja e kopjes duke përdorur force ose me kërcenim.
Pengimi i veprimtarisë se komisionit te disiplinës duke përdorur force ose duke i kërcënuar.
Propagandimi brenda shkollës i partive politike, institucioneve qe lidhen me këto parti, te revistave me qellim ideologjik ose takimeve politike e ideologjike me sindikatat, shpërndarja ose afishimi i mjeteve te propagandës qe u përkasin këtyre grupimeve si: emblema, shkrime, njoftime, broshura etj te ngjashme me to .
Sjellje jo te pëlqyeshme ndaj flamurit shqiptar dhe atij amerikan.
Klasifikimi i personave ose grupeve sipas dallimeve te gjuhës, racës, seksit, përkatësive fetare dhe atyre filozofike, përkatësive politike. Pjesëmarrja ose nxitja e zhvillim te aktiviteteve me qellim te tille.
Pengimi i lirisë se besimit ose te ndërgjegjes se personit ose te një grupi, kryerja e mbledhjeve, ceremonive me detyrim qe cenojnë këto te drejta.
C. Faktorët Që Konsiderohen Gjatë Dhënies Së Masave Disiplinore
Që ndëshkimi të përjetohet si element që edukon mbahen parasysh faktorët në vijim:
Karakteri dhe temperamenti i nxënësit.
Qëllimi qe e ka shtyre ne këtë sjellje, kushte apo presione nën të cilët ai ka kryer këtë veprim dhe rëndësia e tij.
Gjendja psikologjike e nxënësit ne kohen qe ka bere këtë veprimin.
Gjendja e përgjithshme e nxënësit brenda dhe jashtë shkollës.
Suksesi dhe shkalla e interesimit te nxënësit për mësimin.
Masa apo shkalla e dënimeve qe nxënësi mund te ketë marre me pare, por gjithmonë brenda atij viti shkollor.
Faktorë te tjerë te kësaj natyre.
C.1. Zbatimi i masave disiplinore
Masa disiplinore Largim për një kohe te shkurtër nga Shkolla: Dënimi i largimit për një kohe te shkurtër nga shkolla nuk konsiderohet mos frekuentim i mësimit. Nxënësi nuk mund te hyje ne provim për këtë periudhe kohe.
Masa disiplinore e Largimit nga shkolla te shoqëruar me dokument. Nxënësi qe merr këtë dënim mund te vazhdoje te njëjtën shkolle ne fund te vitit akademik me miratimin e Drejtorisë se IAW.
Masa disiplinore duhet te jete e përshtatshme (efektive) për fajin qe kryhet.
Dënimet jepen vetëm nga “Këshilli i Disiplinës”
Ne fillim te shkollës krediti i disiplinës se nxënësit është 100 pikë. N.q.s. nxënësi ndëshkohet ajo ndryshon si me poshtë:
Për masën “Vërejtje”: kur Vërejtja behet me goje nuk zbriten pike; kur ajo behet me shkrim zbriten 3 pike.
Për masën “Paralajmërimin” dhe “Privimin” zbriten 6 pike
Për masën “Largim për një periudhe te shkurtër nga shkolla” zbriten 9 pike
Për masën “Përjashtim nga shkolla te shoqëruar me dokument” zbriten 50 pike.
Masat qe jepen nga Këshilli i disiplinës vendosen ne dosjen e nxënësit dhe paraqiten ne dëftesën e tij.
N.q.s. një nxënës i Olimpiadës ndëshkohet, duke pasur parasysh masën e ndëshkimit, ai mund te përjashtohet nga veprimtaritë e grupit te olimpiadës.
Te gjitha dënimet qe i jepen nxënësit i bëhen te ditur familjes se tij nga ana e shkollës.
Për çdo pikë te ulur ne sjellje brenda javës lajmërohet prindi i nxënësit dhe kontakton me Këshillin e Disiplinës ose drejtorinë e shkollës.
Ne rast se nxënësi e përsërit gabimin me vetëdije atëherë Këshilli i Disiplinës i jep atij një mase tjetër disiplinore me qellim parandalimi te veprimit.
D. KËSHILLI DISIPLINËS. STRUKTURAT, FUNKSIONIMI.
Këshilli i disiplinës është organ këshillimor i drejtorit, që vepron në shkollë dhe merret me shqyrtimin e rasteve të shkeljes së disiplinës nga nxënësit, në përputhje me masat disiplinore të nenit 42, pika 4, të DN.
Këshilli përbehet nga Drejtori i shkollës, njëri nga nëndrejtorët, 4 mësues të zgjedhur me votim nga personeli i mësuesve, 4 prindër të zgjedhur nga këshilli i prindërve të shkollës, 2 - 3 nxënës të zgjedhur nga qeveria e nxënësve.
D.1 Konstituimi
Këshilli i Disiplinës i shkollës mblidhet çdo vit ne muajin e pare te fillimit te vitit shkollor, pasi bën mbledhjen e te gjithë mësuesve zgjedh tre prej tyre dhe zv. drejtorin si anëtare te këtij komisioni.
Detyra e anëtareve te Komisionit te disiplinës vazhdon deri ne krijimin e një Këshilli tjetër te ri. Nëse nuk gjendet një arsye qe do te mund te pranohej nga drejtoria atëherë asnjë anëtar nuk mund te lere detyrën.
Kryetari i këshillit te Disiplinës është zv. Drejtori.
D.2 Detyra te Këshillit te Disiplinës
Këshilli i Disiplinës bën te gjitha takimet apo mbledhjet ne lidhje me rregullin dhe disiplinën ne shkolle. Ai ka këto detyra:
Studion te gjitha arsyet e sjelljeve ne kundërshtim me disiplinën dhe kërkon te gjitha rrugëzgjidhjet për ti eliminuar ato.
Paraqet te gjitha propozimet për vlerësimin dhe stimulimin e atyre nxënësve qe nga pikëpamja sociale dhe shoqërorë, si brenda dhe jashtë shkollës, janë shembull si ne anën mësimore dhe ne atë edukative.
Mbledh te gjitha te dhënat ne lidhje me familjen dhe ambientin ku është rritur nxënësi qe vepron ne kundërshtim me rregullat e disiplinës,studion adaptimin dhe parimet e tij, Për te marre vendime te vlefshme edhe te nevojshme për nxënësit problematike është ne kontakt te vazhdueshëm me mësuesin kujdestar te tije.
Studion metodat me efektive për nxënësit te cilët futen ne atë grup te cilët kundërshtojnë rregullat e disiplinës.
Organizon veprimtari qe nxjerrin ne pah aftësitë e nxënësve te cilat mund te jene nxitëse ne sukseset e tyre ne fusha te ndryshme.
Duke u mbledhur ne fillim te çdo semestri, Këshilli i disiplinës bën analizën e përgjithshme te shkollës dhe i bën propozime drejtuesve te saj për marrjen e masave ne rastet qe shikohet e nevojshme.
Ben kërkime dhe studime te ndryshme ne fushën e disiplinës dhe ia paraqet ato drejtuesve te shkollës.
Ben raportimin dhe analizën e ngjarjeve disiplinore qe kane ndodhur gjate gjithë vitit dhe ia paraqet drejtuesve te shkollës ne fund te vitit.
Studion dhe merr vendime ne lidhje me ngjarjet disiplinore qe ia paraqet drejtoria.
D.3 Funksionimi
Këshilli i disiplinës mblidhet me kërkesën e drejtorit të shkollës, i cili paraqit problemin. Propozimin për shqyrtimin e sjelljes së nxënësit në këshillin e disiplinës e bën mësuesi, mësuesi kujdestar etj.
Në mbledhjen e këshillit të disiplinës dëgjohet nxënësi që diskutohet, të ftuarit si dhe një mbrojtës i tij , që mund të jetë një nxënës ose një person nga brenda ose jashtë shkollës, i zgjedhur nga vetë nxënësi. Shqyrtimi i gabimit të nxënësit nuk ndikohet nga vendi se ku e ka bërë: në shkollë apo jashtë saj. Këshilli i disiplinës i propozon drejtorit të shkollës masën që e gjykon të arsyeshme. Drejtori i shkollës ka të drejtën e vendimit për masën disiplinore. Familja ose nxënësi kanë të drejtë të bëjnë ankim brenda 8 ditëve, tek autoritet arsimore më të larta, të cilat marrin vendimin përkatës të formës së prerë.
D.4 Mbledhja e Këshillit të disiplinës
Këshilli disiplinës mblidhet me kërkese te kryetarit te këtij këshilli. Ne kohen e nevojshme Këshilli i disiplinës thërret ne mbledhje mësuesit kujdestare për te mbledhur informacione te nevojshme.
Komisioni i disiplinës mblidhet me praninë e anëtareve kryesore dhe me shumice vote merret vendimi. Këshilli i disiplinës është i detyruar te shohë ngjarjen disiplinore qe paraqitet nga komisioni dhe është i detyruar te beje përmbledhjen ne fund te saj. Është e pavlefshme vota e anëtareve te larguar. Nuk është e vlefshme vota e personave te thirrur nga Këshilli disiplinor. Anëtareve te këshillit Disiplinës nuk mund te largohen ose te mos marrin pjese ne mbledhje n.q.s nuk shihet e arsyeshme nga drejtoria.
D.5 Mbledhja e komisionit ne raste te ndryshme
Këshilli Disiplinës mund te mblidhet dhe ne situata kur duhet zbardhur me shume ngjarja apo te një vendimi te drejte si dhe ne mirëkuptimin ne lidhje me shqetësimet konkrete.
Këshilli disiplinës për te paraqitur një informacion te gjere ndaj komisionit mund te marri vendimin brenda 1 jave. Ne situata kur edhe ky afat është i pamjaftueshëm, mund te zgjatet edhe një jave pasi është konfirmuar nga drejtori i shkollës .
D.5 Masat disiplinore
Duhet te merren parasysh te gjitha detajet apo faktet gjate marrjes se vendimit për ndëshkimin e një nxënësi. Nëse shihen kthesa pozitive te sjelljes apo ndryshime komisioni Disiplinës mund te marri vendime te shkalleve me te ulta . Kur nevojitet mund te shfrytëzohen edhe te dhënat e mësuesit kujdestar.
D.6 Dokumentimi i vendimeve
Vendimet shkruhen ne “Fletoren e Vendimeve te Këshillit të disiplinës” ose dokumenti i printuar ne kompjuter i bashkëngjitet kësaj fletoreje, ku paraqiten te gjitha detajet dhe vlerësimi i vendimeve te marra, paraqitja e neneve kryesore ku janë mbështetur si dhe firmosja nga ana e te gjithë anëtareve te Komisionit. Anëtari ose anëtarët qe nuk kane qene te pranishëm në nënshkrimin e vendimit, paraqesin arsyen ne një shkrese te përshtatshme e cila dhe kjo i bashkëngjitet vendimit. Është përgjegjës kryetarit te Këshillit disiplinës qe te ndjekë një procedure te tille ne lidhje me dokumentacionin e vendimeve te Këshillit i Disiplinës.
D.7 Miratimet e Vendimeve:
Masat disiplinore propozohen nga Këshilli i Disiplinës dhe miratohen nga:
“Vërejtja, Privimi dhe Paralajmërimi” nga Kryetari i Këshillit të Disiplinës.
“Largim për një kohe te shkurtër nga shkolla” , nga Drejtori Didaktik.
“Përjashtim me dokument nga shkolla”, nga bordi drejtues i IAW.
Drejtori nëse nuk e sheh me vend masën e marre disiplinore nga ana e komisionit kërkon nga Këshilli Disiplinës studimin edhe një here te vendimit te marre.
Këshilli disiplinës e studion atë përsëri dhe për te treguar drejtësinë e vendimmarrjes e paraqet atë jo me vone se tre dite pune.
D.8 Rregullimi i notes se disiplinës.
Këshilli disiplinës ia paraqet per ta pare “Këshillit të mësuesve” situatën e nxënësit qe ka një rënie te theksuar te pikëve te disiplinës .
Këshilli pedagogjik, duke shqyrtuar gjendjen e përgjithshme te nxënësit, ne raste kur e sheh te arsyeshme, mund te beje kthimin e pikëve te ulura te disiplinës.
D.9 Dosja e Disiplinës
Ne dosje paraqiten te gjitha situatat e nxënësit qe i është dhënë masa disiplinore. Nëse shihet ne vitet e pasardhëse një përmirësim ne sjelljet e nxënësit dhe mospërsëritje e atyre situatave, me vendim te Këshillit Disiplinës ne periudhën e diplomimit, vendimet e shënuara ne dosjen e disiplinës mund te mos merren parasysh.
D.10 Dëmshpërblimi
Ne lidhje me dëmtimin e mallrave te shkollës drejtoria kërkon dëmshpërblimin nga nxënësi.
D.11 Provimet e nxënësve te ndëshkuar
Nxënësit qe janë larguar për një kohe te shkurtër nga shkolla do ti nënshtrohen provimeve (për ta te prapambetura) qe janë realizuar ne kohen qe ata kane te privuar nga kjo e drejte.
D.12 Paraqitja e masave disiplinore
Masat disiplinore Vërejtje, Privim dhe Paralajmërim i jepen nxënësit pasi është komunikuar dhe me prindërit e tyre.
D.13 Dokumentacioni
Këshilli i disiplinës formon dokumentacionin e mëposhtëm:
Dëshmitë, mbrojtjet, dokumentin për thirrje nga komisioni si dhe një sere dokumentesh qe kane lidhje me punët e këtij komisioni.
Modelin e vendimit te votuar te Komisionit Disiplinës te shkollës.
“Dokumentin e Informimit”
D.14 Situata jashtë vendimeve te shkruara
Edhe ngjarjet apo situatat disiplinore qe kane mbetura pa u prekur apo konsideruar ne këtë Udhëzues, anketohen, dhe Këshilli i disiplinës i jep një mase disiplinore sipas shkalles se veprimit te kryer.
Ne situatat e përsëritjes se veprimit brenda te njëjtit vit shkollor, te konsideruar faj dhe te dhënies se te njëjtit dënim atëherë jepet një dënim i një shkalle me te rende.