Analizë krahasuese e borxhit publik
Viti I, Financë dhe Shkenca Juridike
Meqënëse borxhi publik është bërë çështje shumë e debatueshme kohët e fundit dhe meqënëse në shkollë kam marrë shumë informacione në lidhje me këtë koncept, në këtë studim kam synuar që të jap disa mendime dhe të bëj krahasime në lidhje me konceptin e borxhiut publik të Shqipërisë me atë të disa vendeve të tjera.
Hyrje
Borxhi publik si borxh i marrë nga qeveria qendrore, është një metodë e financimit të operacioneve të qeverisë. Qeveritë marrin hua duke emetuar letra me vlerë, obligacione qeveritare, nga qytetarët e vet dhe nga organizata financiare ndërkombëtare. Sa më e madhe ekonomia, aq më e madhe mundësia për të marrë më shuëm borxhe, duke mbajtur nivel të lartë borxhi publik dhe e kundërta.
Materiali dhe metoda
Materialet e përdorura në këtë studim janë marrë nga burime primare dhe janë përdorur sipas teorisë ekonomike të mësuar në displinat Hyrje në Ekonomi, Mikroekonomi, etj. Materialet janë lexuar dhe më tej janë përzgjedhur. Pas kësaj materialet e zgjedhura janë lexuar me kujdes dhe prej tyre janë bërë kuotime, citime, perifrazime dhe përmbledhje. Mbi bazën e materialeve dhe pikëpamjeve personale të krijuara gjatë studimit të kësaj çështjeje, është shkruar diskutimi i çështjes dhe më tej janë nxjerrë konkluzione dhe rekomandime.
Rezultatet
Vendet të ndryshme të botës kanë nivele të ndryshme borxhi dhe ky nivel përcaktohet nga gjendja e ekonomisë, mundësitë që ka ajo dhe nga niveli dhe mirëmbajtja e parametrave të tjerë makroekonomikë. Sa më e madhe ekonomia, aq më e madhe mundësia për të marrë më shuëm borxhe, duke mbajtur nivel të lartë borxhi publik dhe e kundërta.
Diskutim
Nocioni i borxhit publik
Borxhi publik është borxh i marrë nga qeveria qendrore dhe është një metodë e financimit të operacioneve të qeverisë, por kjo nuk është metoda e vetme. Qeveritë zakonisht marrin hua duke emetuar letra me vlerë, obligacione qeveritare, etj. Kur është e nevojshme dhe nuk ka mundësi të tjera merren hua direkt edhe nga organizata financiare ndërkombëtare. Meqënëse qeveria tërheq para nga qytetarët dhe nga financime të huaja, atëhere borxhi i qeverisë është në fakt një një borxh indirekt i taksapaguesve të atij vendi. Borxhi publik kategorizohen si borxh i brendshëm (borxh për huadhënësit brenda vendit) dhe i jashtëm (borxh për huadhënësit e huaj). Borxhi sovran zakonisht i referohet borxhit të qeverisë që është lëshuar në monedhë të huaj. Borxh afatshkurtër në përgjithësi konsiderohet ai që ka afat maturimi për një vit ose më pak, borxhi afatmesëm një deri në dhjetë vite dhe borxhi afatgjatë për më shumë se dhjetë vjet. Vendet të ndryshme të botës kanë nivele të ndryshme borxhi dhe ky nivel përcaktohet nga gjendja e ekonomisë, mundësitë që ka ajo dhe nga niveli dhe mirëmbajtja e parametrave të tjerë makroekonomikë. Sa më e madhe ekonomia, aq më e madhe mundësia për të marrë më shumë borxhe, duke mbajtur nivel të lartë borxhi publik dhe e kundërta.
Borxhi i qeverisë Spanjolle u rrit në 75.9 % të ekonomisë së saj në tremujorin e dytë të vitit 2012 sipas shifrave të publikuara nga banka e Spanjës. Shifra është rritur 9.2 % nga viti në vit dhe është raporti më i lartë në të paktën 22 vjet. Borxhi total u ngjit në 84.000.000.000 euro($100 miliard).
Limiti i Borxhit publik sipas Kushtetutës së Spanjës
Në vitin 2012 Kushtetuta spanjolle u ndryshua për të kërkuar një buxhet më të balancuar në nivel kombëtar e rajonal. Amendamenti thekson se borxhi publik nuk mund të tejkalojë 60 % të PBB-së edhe pse mund të bëhen përjashtime në rastin e katastrofave natyrore, recesionit ekonomik apo emergjencave të tjera.
Borxhi i Portugalisë në shtator 2012 ishte 107.2 % të GDP-së dhe sipas parashikimeve pritet të arrijë në rreth 124 % të PBB-së në vitin 2014, ndjekur nga një trajektore rënëse e fortë pas vitit 2014. Nisur nga rrethanat më të rënda ekonomike, vendit i është dhënë një vit më shumë(2013-2014) kohë nga ana e BE-së për të reduktuar deficitin buxhetor në një nivel nën 3% të PBB-së. Defiçiti buxhetor për vitin 2012 ka qënë parashikuar të jetë në 5%.
Limiti i borxhit publik sipas Kushtetutës së Portugalisë
Limiti i borxhit publik sipas Kushtetutës së Portugalisë është 80.05 %, dhe mund të ndryshohet deri në 90 % nëse paketa e ndryshimeve kushtetuese aprovohet në fillim të vitit 2013 nga Parlamenti.
Borxhi publik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës
Rritjet ose uljet e e borxhit publik vijnë si rezultat i defiçitit apo surplusit buxhetor vjetor të unifikuar. Vitet e fundit ka një shtim të shpenzimeve qeveritare që kanë shtuar borxhin, kur historikisht borxhi i SHBA-ve është krijuar gjatë luftërave dhe reçesioneve dhe më tej ka patur periudha të rënies së kufirit të borxhit. Për shëmbull, borxhi public si pjesë e PBB-së pas Luftës së Dytë Botërore arriti në 113% e PBB dhe pastaj ra përgjatë 30 viteve të ardhëshme. Në dekatat e fundit defiçitet e mëdha buxhetore dhe rritja e borxheve kanë shtuar shqetësimet për qëndrueshmërinë afatgjatë të politikave fiskale të qeverisë federale.
Në fund të tetorit 2012, borxhi publik ishte rreth $ 11.411.000.000.000 ose rreth 72 % e PBB-së.
Limiti i Borxhit publik sipas Aktit të Kontrollit të Buxhetit
Në gusht 2011 Presidenti Obama nënshkroi Aktin e Kontrollit të Buxhetit 2011, me synim shmangien e gjendjes së krizës financiare dhe në atë kohë edhe Zyra e Buxhetit të Kongresit bëri thirrje për “……ndryshime të mëdha dhe të shpejta të politikës për të vënë Kombin në një kurs të qëndrueshëm fiskal….”
Borxhi publik i Greqisë
Borxhi publik i Greqisë ka arritur në rreth 340 miliardë euro ose 420 miliardë $ pa interesat, e kjo është rreth 180% e GDP-së, ndërsa së bashku me interesat ky borxh ka tejkaluar më shumë se dyfishin e tërë ekonomisë greke së bashku me asetet e saj. Shkaqet strukturore që e kanë çuar ekonominë greke në këtë gjendje janë (1) rritja e shpejtë dhe e fuqishme e borxhit privat, ajo e ekonomive familjare dhe (2) rritja e borxhit publik në shkallë të lartë, që ende vazhdon të financohet e sigurohet BE-ja. Por, duhet shtuar se një arsye tjetër e madhe për këtë gjendje ekonomike të Greqisë është edhe humbja e avantazheve konkurruese të ekonomisë së saj.
Borxhi publik i Shqipërisë
Borxhi publik i Shqipërisë për periudhën 2010 – 2011 ka qenë rreth 715.5 miliardë lekë ose rreth 58.5% e Produktit të Brendshëm Bruto. Nga kjo, 407.5 miliardë janë borxh i brendshëm (57 %) dhe 308 miliardë janë borxh i jashtëm (43 %).
Struktura e borxhit publik të Shqipërisë në fakt është e qëndrueshme, sepse rreth 40 % e tij është borxh i huaj dhe 2/3 e borxhit të huaj përbëhet nga hua afatgjata me interesa të ulëta. Kostoja e shërbimit të borxhit është nga më të ulëtat në rajon, me rreth 3.2 % e PBB. Kjo është edhe arsyeja se përse kompanitë e specializuara e klasifikojnë riskun e ekonomisë shqiptare të ulët dhe të pandryshuar prej disa vitesh.
Limiti i borxhit publik të Shqipërisë sipas Ligjit organik dhe Traktatit të Mastrihtit
Sipas ligjit organik borxhi publik i Shqipërisë nuk duhet të kalojë më shumë se 60% të GDP-së dhe deficiti buxhetor jo më shumë se 3% e saj. Gjithashtu, edhe në dokumentin e nënshkruar të Traktatit të Mastrihtit Qeveria Shqiptare është angazhuar të mirëmbajë këto parametra si parakusht për integrimin e vendit në BE.
Borxhi publik është borxh i marrë nga qeveria qendrore dhe është një metodë e financimit të operacioneve të qeverisë, por kjo nuk është metoda e vetme.
Qeveritë marrin hua duke emetuar letra me vlerë, obligacione qeveritare, etj dhe këto i marrin nga publiku dhe direkt nga organizata financiare ndërkombëtare.
Borxhi sovran zakonisht i referohet borxhit të qeverisë që është lëshuar në monedhë të huaj. Borxh afatshkurtër në përgjithësi konsiderohet ai që ka afat maturimi për një vit ose më pak, borxhi afatmesëm një deri në dhjetë vite dhe borxhi afatgjatë për më shumë se dhjetë vjet.
Vendet të ndryshme të botës kanë nivele të ndryshme borxhi dhe ky nivel përcaktohet nga gjendja e ekonomisë, mundësitë që ka ajo dhe nga niveli dhe mirëmbajtja e parametrave të tjerë makroekonomikë. Sa më e madhe ekonomia, aq më e madhe mundësia për të marrë më shuëm borxhe, duke mbajtur nivel të lartë borxhi publik dhe e kundërta.
Sipas ligjit organik borxhi publik i Shqipërisë nuk duhet të kalojë më shumë se 60% të GDP-së dhe deficiti buxhetor jo më shumë se 3% e saj. Gjithashtu, edhe në dokumentin e nënshkruar të Traktatit të Mastrihtit Qeveria Shqiptare është angazhuar të mirëmbajë këto parametra si parakusht për integrimin e vendit në BE.
The Economics of Money, Banking, and the Financial Markets 7ed, Frederic S. Mishkin
M. Nicolas J. Firzli, “Greeceand the Roots the EU Debt Crisis” The Vienna Review, March 2010