Figurat letrare

http://eseshkolle.blogspot.com/
ALEGORI
Shprehje e ideve dhe e mendimeve në një vepër artistike tërthorazi, nëpërmjet figurave të gjalla e
konkrete; metaforë e gjatë; vepër artistike e ndërtuar me figura të tilla.
ALITERACION
Përsëritja pranë e pranë e bashkëtingëlloreve ose e rrokjeve të njëjta në vargje për ta rritur fuqinë shprehëse të tingëllimit të tyre.
ANTITEZË
Vënia përballë e përqasja e dy nocioneve, mendimeve a figurave të kundërta, që përdoret si mjet
stilistik për t'i dhënë shprehjes forcë e qartësi.
APOSTROFË
Figurë që ndërtohet duke ndërprerë papritur ligjërimin dhe duke iu drejtuar me thirrje një njeriu ose një sendi të personifikuar.
APOSTROFIM
Veprimi sipas kuptimit të foljes apostrofoj
 APOSTROFOJ
I drejtohem me një apostrofë, i bëj thirrje.
ARGUMENT
Paraqitje e përmbledhur e përmbajtjes së një vepre letrare.

ARITMIK
Që e ka të çrregullt ritmin; që i mungon ritmi.

ASONANCË
Rimë jo e plotë e dy a me shumë vargjeve, që kanë të njëjta vetëm zanoret e theksuara dhe zanore të tjera të fjalëve fundore.
BALADË
Poemë e vogël ose vjershë, në vargje të rregullta, me karakter tregimtar, zakonisht me frymë popullore e lirike, që jep një ngjarje historike, legjendare a heroike.

CEZURË                                                                                                                                                                              Pushim i shkurtër brenda një vargu gjatë leximit, që bëhet në një vend të caktuar, sipas metrit, për të theksuar me mirë ritmin. Cezurë e vogël (e madhe). Cezurë fundore.
DAKTIL
Në poezinë greke e latine: këmbë trerrokëshe, në të cilat rrokja e parë është e gjatë, ndërsa dy të tjerat janë të shkurtra; në poezinë e sotme: këmbë trerrokëshe, në të cilën theksi tonik bie në rrokjen e parë (p.sh. Vijnë vashat valle-valle, gushë-e-gji stolisura).

DAKTILIK

Që përbëhet prej daktilësh; që ka daktilë; rrëshqitës. Varg daktilik.

DIALOG
Pjesë e një vepre letrare që përmban bashkëbisedimin ndërmjet personazheve ose fjalët që shkëmbejnë ata; vepër letrare e shkruar në formë bashkëbisedimi. Arti (mjeshtëria) e dialogut.

DISONANCË
Rimë jo e plotë e dy a më shumë vargjeve, asonancë.

DITAR
Vepër letrare a pjesë e saj, e shkruar në trajtë shënimesh të tilla.

DITIRAMB
Vjershë lirike madhështore, që lavdëron e himnizon dikë dhe që është e ngjashme me odën. Shkroi ditirambe.

DIVAN
Përmbledhje poezish lirike në letërsinë orientale, të renditura sipas llojeve e formave të tyre. Shkruante divane.

DRAMATIK
Që ka të bëjë me dramën, që i përket dramës, i dramës; që është shkruar si dramë; që luan drama ose që vë drama në skenë. Gjini dramatike gjini e letërsisë që përfshin veprat e shkruara për t'u luajtur në skenë. Vepër (pjesë) dramatike.

DRAMATIZËM

Karakteri shumë i nderë e tronditës i veprimit në një vepër letrare, ajo që e bën dramatike një vepër.
Dramatizmi i veprës. Plot (pa) dramatizëm.

DRAMATIZOJ

1.Përpunoj dhe e bëj të përshtatshme për t'u vënë në skenë një vepër tregimtare (një roman, një novelë etj.), e kthej në dramë. Dramatizoi romanin «Njeriu me top».
2. I jap një ngjarjeje, një gjendjeje etj. Karakter dramatik, e paraqit me të rëndë e me prekëse nga
ç'është në të vërtetë; zmadhoj karakterin shqetësues të diçkaje, e bëj dramatike diçka. E dramatizonte gjendjen.

DRAMATURGJI
Tërësia e parimeve teorike dhe mjeshtëria e hartimit të veprave dramatike, teoria e dramës; arti
dramatik; gjinia e dramës. Bazat (parimet) e dramaturgjisë. Kërkesat (problemet, detyrat) e dramaturgjisë. Në fushën e dramaturgjisë.

DRAMË

Gjini e letërsisë artistike që e pasqyron jetën përmes veprimit skenik të personazheve dhe të
dialogëve e të monologëve të tyre; lloj i gjinisë dramatike që përfshin vepra të tilla me karakter serioz
(ndryshe nga komedia), por jo heroik (ndryshe nga tragjedia); vepër letrare e këtij lloji, zakonisht në prozë; shfaqja e kësaj vepre në skenë. Drama shqiptare. Dramë realiste. Dramë lirike (baritore).

DYKËMBËSH

Që ka dy këmbë (për vargje). Varg dykëmbësh.
DYMBËDHJETËRROKËSH
Që ka dymbëdhjetë rrokje. Varg dymbëdhjetërrokësh.

DYSTROFËSH

Që përbëhet nga dy strofa. Vjershë dystrofëshe.

DYSH
Strofë dyshe, strofë me dy vargje, dyvargësh.

DYVARGËSH
Strofë e thjeshtë me dy vargje zakonisht me rime të puthur e me intonacion të njëjtë.

DHJETËVARGËSH

Që përbëhet nga dhjetë vargje, që ka dhjetë vargje. Strofë dhjetëvargëshe.

EKSPRESIONIST                                                                                                                                                                  
Që krijon sipas ekspresionizmit; që mbështetet në  ekspresionizëm. Art ekspresionist. Letërsi  ekspresioniste. Shkrimtar ekspresionist. Pikturë  (muzikë) ekspresioniste.
EKSPRESIONIZËM                                                                                                                                                  Drejtim dekadent e formalist në letërsinë e në artin  borgjez të shekullit XX, sipas të cilit qëllimi kryesor i artit  dhe i letërsisë duhet të jetë shprehja e botës së  brendshme subjektive të krijuesit.
ELEGJI                                                                                                                                                                                            Poezi lirike a pjesë muzikore me përmbajtje të trishtuar,  të përvajshme e plot dhembje shpirtërore. Elegji politike. Elegjitë e Çajupit (e Nolit). 
EMFAZË
Shprehësi e theksuar emocionale në të folur a  në të shkruar, që arrihet me mjete të ndryshme retorike  dhe me anë të intonacionit. Emfazë retorike. Emfazë e  tepruar. Interpreton me emfazë.
EPIGRAF                                                                                                                                                                         Citat i shkurtër a një fjalë e urtë popullore, që një  autor e vë në krye të veprës ose në fillim të një kapitulli,  për të treguar frymën a idenë themelore që përshkon  veprën. Epigraf i goditur. Vë një epigraf.
EPIGRAM                                                                                                                                                                                     Vjershë e shkurtër, zakonisht satirike, që  përmban një mendim të mprehtë e thumbues. Shkruaj  një epigram.
EPIK                                                                                                                                                                                                                 Që ka të bëjë me epikën, që i përket epikës; që  shkruan vepra tregimtare. Gjini (poezi) epike. Vepër  (poemë) epike. Figurë epike. Varg (stil) epik. Poet epik.
EPIKË                                                                                                                                                                                         Njëra ndër tri gjinitë kryesore të krijimtarisë letrare që  paraqet në formë tregimi, në vargje ose në prozë,  ngjarje a vepra heroike e të lavdishme të një populli  ose të një njeriu; tërësia e veprave të këtij lloji. Epika  historike. Epika legjendare. Epika shqiptare. Epika  botërore (ballkanike).
EPIKO-LIRIK   Që ka të bëjë me epikën dhe me lirikën, që ka karakter  epik dhe lirik. Poezi epiko-lirike. Krijime epiko-lirike.
EPILOG                                                                                                                                                                                      Kapitull i fundit ose pjesë përmbyllëse në një vepër  letrare, ku jepet zgjidhja e veprës a përfundimi i ngjarjeve që shtjellohen në të ose flitet për fatin e  mëtejshëm të personazheve pasi ka kaluar një farë kohe që nga ngjarjet e treguara.
EPISOD                                                                                                                                                                                                  1. Secila nga ngjarjet që shtjellohen në një vepër  letrare me karakter tregimtar e që kanë një farë  mëvetësie brenda kësaj vepre. Episod dramatik  (tragjik, komik).                                                                             2. Veprim i shkurtër a i pjesshëm që jepej në  dramat e grekëve të vjetër ndërmjet koreve.
EPITET                                                                                                                                                                                                        Fjalë përcaktuese që i shtohet emrit të një frymori, të një sendi etj. për ta cilësuar e për të vënë në  dukje një tipar karakteristik të tij ose për t'i dhënë ligjërimit forcë shprehëse e bukuri artistike; emër që i ngjitet dikujt për ta lavdëruar ose për ta fyer. Epitet i bukur (i goditur, i zgjedhur). Epitet fyes (përbuzës).
EPOPE                                                                                                                                                                                                  Lloj i letërsisë epike, poemë e madhe epike ose  vepër e madhe tregimtare ku përshkruhen ngjarje e punë legjendare historike, që kanë të bëjnë me jetën e një populli a të një kombi. Epopetë e Homerit. Shkruaj një epope.
EPOS                                                                                                                                                                                    1. Tërësia e krijimeve epike të një populli, në të cilat tregohen ngjarjet e mëdha historike ose bëmat e  trimëritë e heronjve të tij legjendarë. Eposi popullor. Eposi heroik. Eposi i kreshnikëve.                                                     2. Gjini tregimtare zakonisht në vargje, lloj i poezisë tregimtare që dallohet nga lirika dhe nga drama.
EROTIK                                                                                                                                                                                                 Që ka të bëjë me dashurinë, që i këndon dashurisë, i dashurisë. Poezi (vargje, vjershë) erotike. Tregime erotike. Lirika erotike.
ESE                                                                                                                                                                                                                                                            Artikull i gjatë a studim me karakter kritik ose publicistik, i cili trajton në mënyrë të përgjithshme, të lirë e jo të gjithanshme a shteruese çështje shoqërore, shkencore, letrare, kulturore etj.; vepër e përbërë prej disa artikujsh, zakonisht të shkurtër e të ndryshëm, që trajtojnë një temë e që kanë një titull të përbashkët; sprovë. Ese kritike. Ese filozofike (shkencore, historike)
FABUL
1. Tregim i shkurtër, në vargje a në prozë, që ka si personazhe kafshë, bimë ose sende, veprimet dhe
fjalët e të cilave kanë kuptim alegorik e japin një mësim nga përvoja e jetës; përrallëz. Fabula e qengjit dhe e ujkut. Fabulat e Ezopit.
2. Tërësia e ngjarjeve që janë renditur në një vepër letrare njëra pas tjetrës; subjekt. Fabula e tregimit.

FARSË
Komedi e shkurtër me një akt, me përmbajtje të lehtë, që luhet nga aktorët në mënyrë trashanike, me
efekte të jashtme e të tepruara; komedi me humor të trashë.

FEJTON
Artikull satirik, që botohet në gazetë a në revistë dhe fshikullon të metat e anët e dobëta në jetën e në
veprimtarinë e njerëzve. Fejton politik.

FEMËROR
Që e ka theksin në rrokjen e parafundit. Varg femëror. Rimë femërore.

FIGURË
1. Realizim artistik, që mishëron veçori tipike të jetës shoqërore, të njohura e të pasqyruara më parë në ndërgjegjen e artistit a të shkrimtarit dhe që arrihet me anën e një sistemi mjetesh lëndore, gjuhësore e ndërtimore. Figurë artistike.
2. Fjalë a shprehje e përdorur në mënyrë të figurshme, mënyrë e veçantë e ndërtimit të një fraze që bëhet për të shprehur një ide, një ndjenjë etj. Dhe për t’i dhënë ligjërimit forcë e gjallëri të veçantë. Figurë stilistike (poetike, retorike).

FLUTURIM
Fluturim lirik, ndërprerja e fillit të tregimit të ngjarjeve në një vepër letrare nga autori për të shprehur me lirizëm ndjenjat e mendimet e veta.

FORMALIST
Që mbështetet në formalizëm; Shkollë formaliste. Art formalist. Letërsi formaliste. Piktor formalist. Estetët formalistë.

FORMALIZËM
Rrymë në artin e në letërsinë që, duke u nisur nga baza filozofike idealiste e nga subjektivizmi, e sheh artin si sferë «të ndërgjegjes së kulluar», të shkëputur e të pavarur nga jeta dhe i kundërvihet realizmit, i jep rëndësi vetëm formës si qëllim në vetvete, e shkëput këtë nga përmbajtja, mohon përmbajtjen ideore dhe rolin njohës e edukues të artit e të letërsisë. Formalizmi i shekullit XIX (XX).

FORMË
Mënyra se si ndërtohet e organizohet një vepër letrare e artistike; tërësia e mjeteve shprehëse e figurative, që përcaktohen nga brendia, nga tema, nga problematika dhe nga ideja e një vepre letrare e artistike dhe shërbejnë për t’i mishëruar ato në figura të gjalla artistike. Forma artistike. Format e vogla vepra a krijime jo të mëdha nga vëllimi dhe jo të vështira nga kompozicioni. Formë e lart ë(e përsosur). Forma dhe përmbajtja. Elementet e formës.

FUNDOR
Rimë fundore. let. rimë me theks në rrokjen e fundit të fjalëve që rimojnë.

FUTURIST
Ai që mbështetet në parimet e futurizmit; përkrahës e ndjekës i futurizmit.

FUTURIZËM
Drejtim tejet formalist e dekadent i fillimit të shekullit XX në letërsinë e në artin e disa vendeve borgjeze të Evropës, i cili mohoi letërsinë realiste e artin realist të së kaluarës e të kohës së vet, si edhe çdo trashëgim, kulturor, u ngrit kundër përmbajtjes ideore të krijimtarisë artistike e kundër brendisë kuptimore të fjalës, e trajtoi njeriun thjesht si një mekanizëm e I këndoi së shëmtuarës, duke u përpjekur të krijonte gjoja një «stil» të ri, të ashtuquajturin «artin e së ardhmes».

GALERI
Një varg i gjatë tipash ose figurash në një vepër artistike. Galeri heronjsh (portretesh, figurash).

GOJËTAR
Ai që mban fjalime e ligjërata pa letër dhe flet bukur e rrjedhshëm, ai që të bën për vete me forcën e fjalës së tij. Gojëtar i madh (i shquar).

GROTESK
Mënyrë e paraqitjes artistike të gjërave reale e të dukurive të jetës duke i zmadhuar tepër e me qëllim disa anë të tyre, duke dhënë kontraste të forta e të papritura ose figurë artistike e krijuar në këtë mënyrë; vepër letrare ose artistike ku përdoret kjo mënyrë. Mjeshtër i groteskut. E ka çuar deri në grotesk.

GROTESK
Që ka të bëjë me groteskun, që është krijuar me mënyrat e groteskut. Figurë (karikaturë) groteske. Personazh grotesk. Komedi groteske. Stil grotesk. Në mënyrë groteske.


GJASHTËMBËDHJETËRROKËSH
Që ka gjashtëmbëdhjetë rrokje, që përbëhet nga bashkimi i dy vargjeve tetërrokëshe. Varg
gjashtëmbëdhjetërrokësh.

GJASHTËVARGËSH

Që përbëhet nga gjashtë vargje, që ka gjashtë vargje (për strofën). Strofë gjashtëvargëshe.

GJINI
Nënndarje në letërsi e në arte, që përfshin vepra të cilat kanë një varg tiparesh dalluese të
përbashkëta, si mënyrën e pasqyrimit të realitetit e të ndërtimit të subjektit, stilin, gjuhën etj. Gjinitë letrare eposi, lirika, drama. Gjinitë muzikore. Gjini lirike (epike).

GJINOR
Që ka të bëjë me gjininë e një vepre letrare e artistike. Tiparet gjinore të romanit.

HEKZAMETËR
Varg me gjashtë këmbë që është përdorur në poezinë e lashtë.

HERO
Vepruesi kryesor i një vepre letrare, që jepet në mënyrë më të plotë nga shkrimtari dhe luan një rol
vendimtar në përmbajtjen ideore të veprës. Heroi kryesor. Heroi pozitiv. Heroi i romanit

HEROIK
Që bën fjalë për trimëritë e guximin e heronjve, që u këndon bëmave të tyre. Eposi heroik.
Poemë heroike. Simfoni (sonatë, dramë muzikore) heroike. Varg heroik,varg në metrikën e lashtë që ka dhjetë rrokje e pesë theksa dhe që rimon me vargun vijues.

HIPERBOLË
Figurë letrare që ndërtohet mbi bazën e zmadhimit tej mase të qenieve, të sendeve, të vetive, të
dukurive etj., zakonisht nëpërmjet krahasimit, për të theksuar më shumë një mendim a një ide dhe për të bërë përshtypje më të madhe te lexuesi. Hiperbolë letrare. E shpreh me një hiperbolë.

HIPERBOLIK
Që shprehet me anë të hiperbolës; që mbështetet në hiperbolën, që ka shumë hiperbola; që
ka karakterin e një hiperbole. Satirë hiperbolike. Krahasim hiperbolik. Stil hiperbolik.

HUMOR
Paraqitja e sendeve, e dukurive dhe e veprimeve të njerëzve në veprat letrare e artistike duke
i vënë në lojë të metat e dobësitë e duke e bërë lexuesin a shikuesin të qeshë; vepër letrare ose
artistike ku përdoret kjo formë paraqitjeje. Humor muzikor. Humori i estradës. Humori dhe satira.
IDIL
1. Krijim i vogël në vargje, zakonisht me subject dashurie, që paraqit jetën e barinjve në gji të natyrës
në mënyrë të idealizuar, pa brenga e pa kokëçarje.
2. Dashuri e thjeshtë dhe e pastër; ngjarje e vogël dashurie, skenë dashurie. Lindi një idil.
3. Jetë pa trazime, jetë e qetë dhe e lumtur.

IMAZH
Figurë artistike që ndërtohet me alegori, me metaforë, me krahasim etj. Imazhe artistike (realiste,
poetike). Imazhe të njohura. I mbushur me imazhe. Jepet nëpërmjet imazhesh.

IMPRESIONIST
Përfaqësues e pasues a ithtar i impresionizmit. Impresionistët evropianë.

IMPRESIONIST
Që ka të bëjë me impresionizmin ose me impresionistët, i impresionizmit ose i impresionistëve; që është karakteristik për impresionizmin ose për impresionistët, që është bërë sipas parimeve të impresionizmit. Pikturë (skulpturë, vepër) impresioniste. Letërsia (muzika) impresioniste. Arti impresionist.

IMPRESIONIZËM

Rryma e parë formaliste e cila mohon përmbajtjen shoqërore e ideshmërinë e artit e të letërsisë, shkëputet nga traditat dhe synon kryesisht të paraqitë drejtpërsëdrejti përshtypjet subjektive e të çastit, ndijimet më të holla, përjetimet e impresionit vetjake të artistit a të shkrimtarit. Impresionizmi francez. Impresionizmi në pikturë (në muzikë, në letërsi).

INDIVIDUALITET
Tërësia e tipareve dhe e veçorive individuale të krijimtarisë së një artisti a shkrimtari në organizimin e përmbajtjes dhe të formës artistike, që përcaktohen nga botëkuptimi i tij dhe që e dallojnë atë nga të tjerët. Individualitet krijues. Individualiteti I shkrimtarit (i artistit).

INTRIGË
Një varg veprimesh të ndërlikuara e ngjarjesh të ngatërruara, me kthesa të papritura, që zbulojnë interesat e qëllimet e kundërta të personazheve të një vepre letrare dhe që ndikojnë në rrjedhën e zhvillimit të subjektit të saj.

IRONI
Figurë stilistike, me anë të së cilës shkrimtari, duke u dhënë fjalëve, shprehjeve etj. një kuptim të kundërt nga ai që kanë në të vërtetë ose duke bërë sikur pranon të kundërtën e asaj që mendon, përqesh e vë në lojë dikë a diçka.

JAMB
Masë vargu a këmbë në poezinë klasike, e formuar nga dy rrokje, prej të cilave e para është e shkurtër dhe e dyta e gjatë; varg i përbërë prej këmbësh të tilla, që përdorej kryesisht në poezinë satirike; fjalë dyrrokëshe me theks në rrokjen e dytë. Gjinia e jambit. Skema e jambit.

KADENCË
Ritëm që përcaktohet nga mënyra e theksimit në vargjet e poezisë.

KALORËSIAK
Që trajton tema të jetës së zbrazët e të veprimtarisë së feudalëve oborrtarë në mesjetë (në
disa vende të Evropës). Letërsia kalorësiake. Poemë kalorësiake. Roman kalorësiak. Heronj kalorësiakë.

KALLËZIMTAR

Tregimtar. Letërsi kallëzimtare. Stili kallëzimtar.

KANGJELE
Secila nga pjesët e një poeme të madhe, këngë. Kangjelet e «Milosaos».

KANTATË
Lloj i poezisë lirike me karakter solemn, që është frymëzuar nga një ngjarje e rëndësishme historike.

KAPËRCIM
Përsëritja e një fjale ose e disa fjalëve nga një varg në vargun pasues për ta dhënë sa më të plotë
mendimin.

KARAKTER
Personazh që mishëron përmes tipareve individuale disa anë e veçori thelbësore të
përfaqësuesve tipikë të një klase a shtrese shoqërore ose të një grupi a mjedisi shoqëror në një epokë të caktuar historike; tip. Karakter letrar. Karakter i plotë (igjallë). Karakter dramatik (tragjik).

KATASTROFË
Ngjarje vendimtare, që vjen në mënyrë të papritur në fund të pjesës dhe zgjidh dramën me pasoja
tragjike për heroin (në tragjedinë greke).

KATËRKËMBËSH
Që përbëhet nga katër këmbë. Jamb katërkëmbësh.

KATËRSH
Strofë e përbërë prej katër vargjesh

KATËRVARGËSH
Që ka katër vargje, me katër vargje. Strofë katërvargëshe.

KATËRROKËSH
Varg prej katër rrokjesh, me theks zakonisht në rrokjen e tretë.

KËMBË
Njësi poetike a masë vargu që përbëhet nga një grup rrokjesh të gjata e të shkurtra, të cilat përsëriten
në mënyrë ritmike (në poezinë greke e latine). Këmbë jambike (daktilike).

KËNGË
Secila nga pjesët që përbëjnë një poemë të madhe zakonisht epike ose didaskalike. Kënga e dytë
e Iliadës.

KLASICIZËM
Drejtim letrar e artistik në shekujt XVII-XVIII, që merrte si model veprat e letërsisë e të artit antik dhe mbështetej në një sistem të rreptë normash e rregullash estetike. Klasicizmi frëng. Normat e ngurta të klasicizmit.

KLASIK
1. Pasues i klasicizmit.
2. Shkrimtar i letërsisë së vjetër greke a romake.

KOMEDI
Lloj i gjinisë dramatike, që përfshin veprat me subjekt gazmor, të cilat godasin veset e sjelljet e këqija
të njerëzve, duke i vënë ato në lojë e duke i bërë qesharake; tërësia e veprave të këtij lloji; vepër e këtij lloji që mund të shfaqet në skenë; shfaqja e kësaj vepre në skenë. Komedi muzikore.

KOMIK
Veçori e botës emocionale që përshkon një vepër letrare ose artistike dhe që
buron nga mospërputhja ndërmjet asaj që paraqitet dhe së vërtetës, ndërmjet fjalëve dhe veprave etj., duke krijuar pamje e situata qesharake. Tragjikja dhe komikja. Pasqyrimi i komikes në art.

KOMIZËM
na komike në një vepër letrare ose artistike, ajo që e bën komike një vepër, karakteri komik i saj.

KOMPOZICION
Ndërtimi i brendshëm i një vepre letrare, muzikore artistike, që përcaktohet nga synimi për të zbuluar më mirë idenë e veprës; mënyra si janë lidhur e si janë vendosur pjesët përbërëse të veprës. Kompozicioni i romanit (i pikturës, i një opere).

KONFLIKT
Ndeshja ndërmjet synimeve të kundërta të personazheve në një vepër letrare, të cilën e përdor
shkrimtari për të zbuluar veçoritë e karakterit të tyre shoqëror.

KONTRAST
Mjet artistik, me anë të të cilit shkrimtari ballafaqon figura artistike, karaktere, tipare e ide të
kundërta, për të pasqyruar më qartë kontradiktat që ekzistojnë në natyrë e në shoqëri. Vepër (roman,
tregim) me kontraste

KRAHASIM
Figurë letrare që përdoret për ta bërë më të gjallë e më të qartë mendimin e shprehur, duke vënë
pranë diçkaje më pak të njohur diçka tjetër të ngjashme më të dhe më të njohur, më të qartë e më të
kuptueshme (p.sh. i bardhë si bora).

KRITIKË
Degë e shkencës mbi letërsinë e artin, që merret me analizën e gjithanshme të veprave letrare e artistike dhe i vlerëson ato nga ana ideore e artistike në bazë të parimeve të caktuara, duke vënë në dukje anët e mira dhe anët e dobëta të tyre në lidhje të ngushtë me kërkesat ideore e artistike të kohës. Kritikë letrare (artistike).

KRONIKË
Vepër letrare me temë historike, në të cilën autori gjatë shtjellimit të ngjarjeve ndjek me përpikëri
rendin kohor.

KUNDËRPËRGJIGJE
Përgjigje që një personazh i veprës letrare i jep një personazhi tjetër, ose që një aktor i jep një aktori
tjetër; replikë

KUPLET
Këngë satirike me disa vargje të ndara nga një refren, që vë në lojë e godet veset e të metat e njerëzve dhe këndohet zakonisht në estradë; refreni që, duke u përsëritur, jep idenë kryesore të kësaj kënge. Shfaqje me skeçe e kuplete.

LIBRET
Teksti letrar i një vepre muzikore që luhet në skenë, teksti i një opere, operete etj. Libreti i operës
(i operetës). Autori i libretit. Shkroi libretin.

LIDHJE
Nyjë. Lidhja e një romani. Lidhja e subjektit.

LIRË
Varg i lirë, varg pa rimë.

LIRI

Liria poetike, heqje e shtesa tingujsh ose ndryshime të tjera gjuhësore në vargjet për të ruajtur ritmin, numrin e rrokjeve etj.

LIRIK

1. Që ka të bëjë me lirikën, që i përket lirikës, I lirikës; që shkruan vepra të kësaj gjinie. Gjinia lirike.
Vepër (poemë, poezi) lirike. Poet lirik. Nota lirike. Heroi lirik i poemës.                                                                         2. Ai që krijon vepra lirike, poet lirik.

LIRIKË
Gjini e letërsisë artistike e cila përfshin veprat që shprehin në vargje ndjenjat, shqetësimet, dëshirat e
përjetimet e tjera të poetit; tërësia e veprave të kësaj gjinie, poezia lirike. Lirika popullore. Lirika politike (filozofike, patriotike, qytetare, dashurore). Lirika e Naimit.

LIRIZËM
Karakteri lirik i një vepre letrare ose artistike, përmbajtja lirike; të qenët lirik.
Lirizmi në poezi (në muzikë). Lirizmi në veprat e Serembes.

LLOJ
Nënndarje e gjinive artistike, e cila përfshin vepra që dallohen nga disa veçori të caktuara të
brendisë e të formës. Llojet e epikës (e dramatikës, e lirikës). Romani është një nga llojet e epikës.


MADRIGAL

Vjershë e shkurtër ose këngë lirike, kryesisht me përmbajtje dashurie, kushtuar gruas së zemrës.

MASË
Numri dhe mënyra e radhitjes së rrokjeve të theksuara e të patheksuara në llojet e ndryshme të
vargjeve. Masa e vargut. Masat e një vjershe

MASHKULLOR
Që e ka theksin në rrokjen e fundit. Varg mashkullor. Rimë mashkullore.

MBYLLUR
Rimë e mbyllur rimë e një strofe katërshe, ku vargu i parë përkon me të katërtin dhe i dyti me të tretin (skema abba ). Rrokje e mbyllur

MELODRAMATIK
Që lidhet me melodramën; që i përket melodramës, i melodramës. Pjesë (shfaqje) melodramatike. Rol melodramatik. Me karakter melodramatik.

MELODRAMË
1. Vepër dramatike moralizuese, ku veprimi zhvillohet në mënyrë të tillë që ta mallëngjejë spektatorin e ta mbajë atë në një gjendje të ngritur, duke gërshetuar elementet e theksuara tragjike, me ato sentimentale dhe duke shfrytëzuar efektet e jashtme e situatat e papritura e artificiale.
2. Vepër dramatike, në të cilën fjala e personazheve shoqërohet me muzikë e me këngë
3. Ngjarje ose gjendje, gjatë së cilës shfaqen lirshëm lloj-lloj ndjenjash prekëse që shkaktojnë të qara e të qeshura. Pati një melodramë.

METAFORË
Përdorimi i një fjale a i një shprehjeje me kuptim të figurshëm në bazë të krahasimit sipas ngjashmërisë; fjala a shprehja e përdorur me këtë kuptim; figura letrare që ndërtohet me këtë mënyrë (p.sh. qesh natyra, vullnet i çeliktë etj.) Metaforë e thjeshtë. Metaforë letrare (gjuhësore).

METAFORIK
1. Që është përdorur me kuptim të figurshëm, të mbështetur në krahasim, që është një metaforë. Kuptim metaforik. Fjalë (frazë, shprehje) metaforike. Varg metaforik. Në mënyrë metaforike.
2. Që ka shumë metafora, i pasur me metafora; i figurshëm. Stil metaforik. Ligjëratë metaforike.

METËR

Ndërtimi i vargut sipas numrit e rendit të rrokjeve të theksuara e të patheksuara; masa e vargut. Metër i lirë. Metri i vargut. Llojet e metrave.

METONIMI
Përdorimi i një fjale a i një shprehjeje në vend të një tjetre, duke u mbështetur në afrinë që kanë sendet e dukuritë në hapësirë a në kohë, në lidhjet e tyre sipas lëndës, sipas funksionit etj. (p.sh. «tryezë e pasur» në vend të «gjellë a të ngrëna të shumta», «u rreshtua klasa e tretë» në vend të «nxënësit e klasës së tretë», «u nis i tërë fshati» në vend të «fshatarët», «me hekur e me zjarr» në vend të «me shpatë e me zjarr» etj.); fjala a shprehja e përdorur me këtë kuptim; figura letrare që ndërtohet me këtë mënyrë. Metonimi gjuhësore (letrare).

METONIMIK
Që ka karakterin e metonimisë; që ka metonimi. Shprehje metonimike. Kuptim (përdorim) metonimik.

METRIK
Që ka të bëjë me metrin si masë e vargut. Varg metrik.

METRIKË
Teoria mbi rregullat e ndërtimit të vargjeve dhe të strofave; tërësia e masave të vargut. Metrika shqipe. Metrika antike.

MINIATURË
Pjesë e vogël letrare e muzikore (skenëdramatike, skeç etj.); skicë. Miniaturë teatrale (dramaturgjike). Miniaturë orkestrale (instrumentale, pianistike). Teatri i miniaturave.

MISTER
Dramë fetare në mesjetën e vonë, në të cilën trajtoheshin tema nga bibla, të ndërthurura me skena komike nga jeta e përditshme.

MODERNIZËM

Tërësi rrymash, drejtimesh e shkollash subjektiviste e formaliste të artit në undit të shekullit XIX e të shekullit XX (si kubizmi, futurizmi, abstraksionizmi
etj.), që i kundërvihen artit përparimtar realist, heqin dorë nga pasqyrimi i realitetit.

MONOLOG

1. Pjesë në prozë ose në vargje në një vepër letrare, që përmban kuvendimin e një personazhi me vetveten ose që u drejtohet lexuesve, dëgjuesve a shikuesve (në një shfaqje teatrale); pjesë dramatike me një personazh, zakonisht me një akt a me një skenë të vetme. Monolog lirik. Recitoi një monolog.
2. Shprehja e mendimeve dhe e ndjenjave të një personazhi duke kuvenduar me vetveten si mjet artistic që përdoret nga shkrimtarët në veprat letrare. Monolog i brendshëm. Shfrytëzon shumë monologun (në një vepër).

MOTIV
Pjesa më e thjeshtë përbërëse e subjektit të një vepre letrare a artistike, që shërben si bërthamë organizuese e saj; ideja kryesore, tek e cila mbështetet një krijim artistik, tema e tij; fill që përshkon një vepër letrare a krijim artistik nga fillimi deri në fund. Motivi kryesor. Motive plotësuese (të njohura)

NATYRALIST
Pasues i natyralizmit.

NATYRALIST

1. Që ka të bëjë me natyralizmin, i natyralizmit. Shkolla (rryma) natyraliste.
2. Që i përshkruan ose i paraqit me imtësi e drejtpërdrejt, ashtu siç i sheh, hollësitë e jetës e të dukurive, por pa bërë përgjithësimin dhe tipizimin e tyre. Përshkrim natyralist. Skenë natyraliste.

NATYRALIZËM

1. Drejtim letrar dhe artistik i gjysmës së dytë të shekullit XIX, që paraqiste me imtësi hollësitë e jashtme të jetës e të dukurive, pa bërë përgjithësimin e tipizimin e tyre, dhe që i zëvendësonte ligjet e zhvillimit të shoqërisë me ligjet e thjeshta biologjike të natyrës. Rryma e natyralizmit. Përfaqësuesit e natyralizmit.
2. Paraqitja në një vepër arti e jetës dhe e dukurive drejtpërdrejt e me imtësi, pa bërë përgjithësimin dhe tipizimin e tyre. Shfaqje natyralizmi.

NËNTËRROKËSH
Që është i përbërë nga nëntë rrokje. Varg nëntërrokësh.

NYJË
Ngjarja e parë që shënon fillimin e vargut të ngjarjeve kryesore të subjektit në një vepër letrare. Nyja e një romani. Nyja e parë e dramës.

NJËMBËDHJETËRROKËSH

Që ka njëmbëdhjetë rrokje (për vargjet). Varg njëmbëdhjetërrokësh.

ODE
Vjershë lirike a këngë solemne, me frymë të ngritur, që u kushtohet ngjarjeve historike të shënuara a njerëzve të shquar ose që shpreh me forcë ndjenjat e dashurisë, të nderimit, të gëzimit, të miqësisë etj. Odet e Serembes. Shkroi ode.

OKTAVË

Tetësh, Shkruan me oktava.

PAMFLET
Shkrim i shkurtër satirik, me temë aktuale, që godet ashpër një njeri a një shfaqje të jetës shoqërore e politike. Pamflet politik. Pamflet i ashpër

PARAFRAZË
1. Fjali a shprehje që jep në mënyrë përshkruese kuptimin e një fjale a të një shprehjeje të caktuar, parafrazim (p.sh. «ajo që e ka lindur e rritur» në vend të «e ëma», «ai që shkruan këtë letër» ose «autori i kësaj letre» në vend të «unë» etj.).
2. Shpjegimi me fjalët e veta i një pjese letrare të vështirë a të errët; shpjegimi me fjalë të tjera i përmbajtjes së një vepre, i ideve të saj etj.
3. Përkthim i lirë dhe i zgjeruar i një vepre, i një vjershe etj.

PARAFRAZIM

Veprimi dhe rrjedhimi i tij sipas kuptimeve të foljes parafrazoj

PARAFRAZOJ
1. Jap në mënyrë përshkruese përmbajtjen e një fjale a të një shprehjeje të caktuar; përsërit me fjalët e mia mendimin e një tjetri ose diçka që kam lexuar a dëgjuar. Nuk i ka dhënë fjalë për fjalë ato që dëgjoi por i ka parafrazuar.
2. Shpjegoj me fjalët e mia një pjesë letrare të vështirë a të errët; shpjegoj me fjalë të tjera përmbajtjen e një vepre, idetë e saj etj. Parafrazoi tregimin.
3. Përkthej në mënyrë të lirë dhe të zgjeruar një vepër, një tekst, një vjershë etj.

PARAFUNDOR

1. Që gjendet para rrokjes së fundit të një fjale; që bie në rrokjen e parafundit. Rrokja parafundore. Theks parafundor.
2. Që krijohet nga rënia e theksit në rrokjen e parafundit të dy fjalëve, të cilat bëjnë rimë. Rimë parafundore.

PARALELIZËM

Krahasim i zgjeruar ndërmjet dy a më shumë sendesh, dukurish etj. me anë ndërtimesh sintaksore të ngjashme, që vihen njëri pas tjetrit. Paralelizëm i figurshëm.

PARITËM
Që nuk ka ritëm. Varg i paritëm.

PARODI
Imitim qesharak a satirik i një vepre letrare, i stilit të saj etj.; vepër letrare satirike që imiton në mënyrë qesharake a satirike një vepër letrare serioze, stilin e saj etj.; pjesë e tillë për teatrin e estradës, që zakonisht shoqërohet me muzikë. Parodi e njohur. Parodi e miteve biblike.

PARODIZOJ
Imitoj një vepër letrare, stilin e saj etj. në mënyrë qesharake e satirike; e kthej një vepër, një pjesë etj. Në parodi; shkruaj një parodi.

PASTHIRRMË
Figurë retorike, me anë të së cilës autori shpreh një ndjenjë të fortë një thirrje çudie, urrejtje, gëzim, frikë etj.

PATOS

Frymëzimi emocional dhe tërësia e ndjenjave të ngritura, që përshkojnë një vepër letrare a artistike; idetë e larta e të zjarrta që përshkojnë veprën artistike ose ekzekutimin e saj. Patos ideor (patriotik). Patosi i veprës. I këndon me patos.

PEIZAZH
Përshkrimi i natyrës në një vepër letrare. Mjeshtër peizazhi. Peizazhet e romanit «Lumi i vdekur».

PERIFRAZË

Shprehje a grup fjalësh që përdoren në vend të emrit të një njeriu, të emërtimit të një sendi, të një
dukurie etj. për të nxjerrë në pah shenja të qenësishme, tipare, veti a cilësi të tyre ose për të
paraqitur në mënyrë të gjallë e më artistikisht figurën e
tyre.

PERSONAZH

Individualiteti i krijuar nga shkrimtari në një vepër nëpërmjet tipareve vetjake të të cilit mishërohen disa anë tipik të një karakteri shoqëror, të kuptuara dhe ta vlerësuara sipas një botëkuptimi të caktuar ideologjik. Personazh kryesor (i dorës së dytë). Personazh pozitiv (negativ). Personazh tipik.

PERSONIFIKIM
1. Veprimi sipas, kuptimeve të foljes personifikoj.
2. Figurë që krijohet kur i veshim një kafshe, një sendi, etj. vetitë a tiparet e një njeriu. Ka shumë personifikime.

PESËKËMBËSH
Që përbëhet nga pesë këmbë si masë vargu. Varg pesëkëmbësh.

PESËRROKËSH
Që ka pesë rrokje. Fjalë pesërrokëshe. Varg pesërrokësh.

PESËSH

Që përbëhet nga pesë njësi ose që ka një pjesë me pesë njësi. Strofë pesëshe, strofë me pesë vargje.

PËRKTHESË
Refren.

PËRLIGJJE
Përputhja e veprimeve të një personazhi me gjendjen a me prejardhjen e tij shoqërore, me nivelin e tij, me mjedisin ku jeton etj., motivim.

PËRSËRITJE
Figurë stilistike që krijohet duke përdorur disa herë me radhë të njëjtën fjalë ose frazë për të shprehur diçka me forcë të veçantë (p.sh. Krujë o qytet i bekuar / Prite, prite Skënderbenë.).

PËRSHKRIM
Lloj tregimtar i prozës së shkurtër letrare a publicistike, në të cilin jepen, pa hyrë në analizën e lidhjeve të brendshme të gjërave, tiparet e një njeriu, të natyrës etj. ose përshkruhet një dukuri e jetës, një ngjarje etj. Përshkrim letrar. Përshkrim i shkurtër (i goditur). Botoi një përshkrim tërheqës.

PËRSHTATJE
Vepër letrare e përkthyer lirisht, së cilës i janë bërë disa ndryshime lidhur me mjedisin, me rrethanat, me vendin e me kohën kur zhvillohet ngjarja etj., pa iu larguar në përgjithësi origjinalit. Përshtatje me vlerë artistike (e bërë me mjeshtëri).

PLEONAZËM
Figurë stilistike që përbëhet nga disa fjalë me kuptim të njëjtë ose shumë të afërt dhe që përdoret
zakonisht për t'i dhënë forcë e gjallëri shprehjes (p.sh. Ishte shumë plak, i vjetër, i thyer.).

POEMË
Vepër e gjatë lirike ose epike e shkruar në vargje. Poemë lirike. Poemë epike. Poemë satirike. Poema e Naimit «Bagëti e Bujqësi».

POETIK
Që ka të bëjë me poezinë, që i përket poezisë, i poezisë; që është karakteristik për poezinë; që është
në vargje; që përmban vjersha. Krijimtaria poetike. Vepër poetike. Vëllim poetik vëllim me vjersha.

POETIKË
1. Degë e shkencës për letërsinë që merret me studimin e veçorive të krijimtarisë letrare (të rrëfimit, të subjektit, të ndërtimit dhe të mjeteve të tjera artistike).
2. Tërësia e mjeteve artistike dhe veçoritë e stilit të një shkrimtari ose të një drejtimi letrar. Poetika popullore. Poetika e romantizmit. Poetika e Ndre Mjedës.

PORTRET
Përshkrimi i pamjes së jashtme të një njeriu së bashku me vetitë e tij shpirtërore e morale; përshkrimi i një sendi a dukurie; lloj shkrimi që bën përshkrim të tillë. Portreti i komunistit. Portreti i gruas në letërsi. Portreti i fshatit.

PORTRETIZOJ
Përshkruaj pamjen e jashtme të një njeriu, së bashku me vetitë e tij shpirtërore e morale, bëj portretin e dikujt a të diçkaje. Portretizon heroin e ditëve tona. E portretizon me mjeshtëri.

PROLOG
Hyrje në një vepër letrare (roman, dramë etj.), zakonisht në trajtë monologu, që e lidh lexuesin me temën e veprës ose e njeh me disa ngjarje që kanë ndodhur më parë, por nuk trajtohen në vepër; kund. epilog. Prologu i romanit (i dramës, i filmit).

PROTAGONIST
Personazhi kryesor i një vepre letrare (kryesisht në prozë); personazhi kryesor pozitiv, heroi kryesor. Protagonisti i veprës.

PROTOTIP
Njeriu i vërtetë që mishëron tiparet kryesore të një grupi njerëzish dhe i shërben shkrimtarit për të krijuar një tip të caktuar në veprën e tij letrare.

PROZAIK
Që i ngjan tepër prozës; që i mungon fryma poetike, që përmban prozaizma (zakonisht për një vepër poetike). Vepër prozaike. Është prozaike.

PROZAIZËM
Mungesë e frymës poetike në një vepër artistike, nënvlerësim i mjeteve shprehëse që janë karakteristike për artin. Prozaizëm i rëndomtë (i theksuar). Ra në prozaizëm. Poema vuan nga prozaizmi.

PROZODI
Tërësia e elementeve gjuhësore e ritmike (gjatësia dh shkurtësia e zanoreve, theksi, rima, ritmi, ngritja e ulja e tonit etj.), sipas të cilave ndërtohet një sistem i caktuar vjershërimi; metrikë.

PROZODIK
Që ka të bëjë me prozodinë, që i përket prozodisë, I prozodisë. Mjete prozodike.

PULËZA
Shenjëzat.

PUTHUR
Rimë e puthur: rimë në strofa ku vargjet rimojnë dy e nga dy njëri pas tjetrit.
RAPSOD
1. Këngëtar popullor, që këndon krijime të epikës legjendare e historike; këngëtar popullor që këndon dhe krijon këngë epike e trimërie nga jeta e sotme. Rapsod popullor. Krijime të rapsodëve. Këndon rapsodi me lahutë.
2. Këngëtar shëtitës në Greqinë e lashtë, që këndonte këngë nga poemat e Homerit dhe këngë të tjera legjendare.

RAPSODI
1. Këngë popullore legjendare ose trimërie, këngë kreshnikësh; këngë e krijuar nga një rapsod me temë nga ngjarjet e mëdha të jetës së sotme. Rapsodi popullore. Rapsoditë e kreshnikëve. Rapsoditë e Veriut. Përmbledhje rapsodish.
2. Pjesë nga poemat e Homerit ose nga një vepër epike a legjendare, që këndohej nga rapsodët në Greqinë e lashtë.

REALIST
Që mbështetet në parimet krijuese të realizmit; që e pasqyron realitetin me vërtetësi. Vepër realiste. Art realist. Shkrimtar realist. Drejtim realist.

REALIZËM
Metodë e njohjes dhe e pasqyrimit artistik të jetës, sipas së cilës shkrimtari ose artisti i riprodhon jetën dhe karakteret me vërtetësi dhe në lidhje me rrethanat tipike të formimit e të zhvillimit të tyre; drejtim në art dhe në letërsi, që ndjek parimet e kësaj metode; paraqitja e jetës dhe e botës në një vepër letrare ose artistike sipas kësaj metode.

REFREN
Strofë, varg a fjalë që përsëritet rregullisht në fund të pjesëve të një vjershe ose të një kënge.

RETORIK
1. Që i përket retorikës, i retorikës; që bëhet sipas rregullave të retorikës. Vepër retorike. Rregulla retorike. Vjershë retorike. Mjete retorike. Figurë retorike, figurë që përdoret për t'i dhënë më tepër gjallëri stilit.

RIMË
Përputhje e plotë e rrokjeve të fundit të dy a më shumë vargjeve, duke filluar nga zanorja e theksuar. Rimë e brendshme (e puthur, e kryqëzuar, e mbyllur). Rimë femërore përputhja e fjalëve me theks në rrokjen e parafundit. Rimë mashkullore përputhja e fjalëve me theks në rrokjen e fundit. Rimë foljore përputhja e plotë e rrokjeve të foljeve në fund të vargjeve.

RIMON
Bën rimë.

RIMUAR
Që ka rimë, që është me rimë, që rimon me një tjetër. Vargje të rimuar. Fjalë të rimuara.

RITËM
Përsëritje e rregullt e rrokjeve të theksuara e të patheksuara ose e rrokjeve të gjata e të shkurtra në një varg. Ritëm poetik. Ritmi i vargut. Skema e ritmit.

RITMIK
Që ka të bëjë me ritmin, i ritmit; që ka një ritëm të caktuar. Theksi ritmik. Vargu ritmik.

RITMIKË
Mënyra e organizimit të ritmit në një poezi ose në një pjesë muzikore; tërësia e veçorive të ritmit në një vepër; dega e teorisë së letërsisë dhe e muzikës që merret me studimin e kësaj mënyre dhe të këtyre veçorive. Ritmika popullore.

ROMAN
Vepër letrare e gjatë, zakonisht në prozë, e cila pasqyron një rreth të gjerë ngjarjesh e dukurish nga jeta dhe karaktere, që shtjellohen në zhvillimin e tyre dhe në lidhjet e ndërlikuara me kohën e me jetën e shoqërisë; gjinia letrare që përfshin këto lloj veprash. Roman i gjatë (i shkurtër). Roman shoqëror (historik, epik, psikologjik). Roman kalorësiak (policor, fantastik). Roman në vargje. Autor romanësh. Heroi I romanit. Cikël romanësh. Shkruaj (botoj) një roman.

ROMANCË
Vjershë e shkurtër lirike, që u kushtohet zakonisht ndjenjave dhe vihet në muzikë.

RUBAI
Strofë e poezisë lirike të popujve të Lindjes që përbëhet nga katër vargje, nga të cilat vargu i parë, i dytë dhe I katërt rimojnë në mes tyre, kurse i treti është i lirë.


RRËSHQITËS
 Që e ka theksin në rrokjen e tretë para fundit (për rimën e vargjeve). Rimë rrëshqitëse.


SAGË
Këngë epike popullore ose legjendë e përhapur sidomos në vendet skandinave e në Islandë në mesjetën e hershme. Sagë historike. Saga të lashta. Sagat norvegjeze (daneze).

SASI
Zgjatja e shqiptimit të një tingulli; zgjatja e shqiptimit të një rrokjeje në një varg.

SATIRË

Vepër letrare ose shkrim, që fshikullon me anë të ironisë së hidhur e therëse dhe të sarkazmit të metat, veset e anët e tjera të dobëta të njerëzve a të shoqërisë; vet. nj. gjinia letrare që përfshin këto vepra; tërësia e veprave satirike të një autori. Satirë e mprehtë (e ashpër, e hidhur, therëse). Satirat e Çajupit. Shkroi një satirë.

SENDËRGJI
Diçka e krijuar me mjete të stërholluara, jo në mënyrë të natyrshme e të vetvetishme; mjet i sajuar për të zëvendësuar diçka të natyrshme ose për të mbuluar ndonjë cen trupor etj.; sajim. Stil plot me sendërgji, stil me shprehje të panatyrshme, me stoli të tepruara


SENTIMENTAL
1. Që preket shumë shpejt në ndjenjat, tepër i ndjeshëm. Njeri sentimental. Psherëtima sentimentale.
2. Që i kushtohet shumë botës së ndjenjave të njeriut, që e përshkruan njeriun dhe natyrën me shumë ndjenjë e zbukurime. Letërsia sentimentale. Roman sentimental. Ndikime sentimentale.

SENTIMENTALIZËM

1. Vetia e njeriut sentimental, të qenët sentimental; qëndrim tepër zemërbutë, që niset nga ndjenjat dhe jo nga vlerësimi objektiv i realitetit.
2. Drejtim letrar i gjysmës së dytë të shekullit XVIII, që e përqendronte tepër vëmendjen te pasqyrimi i jetës së brendshme, i ndjenjave të njeriut dhe i natyrës, duke i paraqitur gjërat në mënyrë të idealizuar.

SIMBOL

Figurë me domethënie të dyfishtë, në të cilën përgjithësohen dukuri të rëndësishme të realitetit, që mishërohen në mënyrë konkrete nëpërmjet heronjve, ngjarjeve, sendeve etj.

SIMBOLIST

Që mbështetet në simbolizëm, që është ithtar i simbolizmit; që krijohet sipas parimeve e metodës së simbolizmit. Poet simbolist. Poezia simboliste.

SINEKDOKË
Përdorimi i një fjale emërtuese duke i dhënë një kuptim më të gjerë ose më të ngushtë, duke përmendur pjesën për të tërën ose të tërën për pjesën, njëjësin për shumësin etj. (p.sh. shqiptari në vend të shqiptarët, fshati në vend të fshatarët etj.).

SINTAKSË
Sintaksa poetike, ndërtim i posaçëm i fjalisë për t`i dhënë fuqi e gjallëri shprehjes.

SITUATË

Çaste të një vepre dramatike gjatë të cilave veprimi merr tipare më të theksuara në një drejtim. Situata komike (tragjike).

SKICË
Përshkrim i shkurtër faktesh e ngjarjesh, të jetuara a të para drejtpërdrejt nga autori, që paraqiten me një stil të thjeshtë e të rrjedhshëm, zakonisht në shtypin periodik. Skicë letrare.

SONET

Vjershë lirike prej 14 vargjesh, e ndarë në katër strofa, dy të parat prej katër vargjesh dhe dy të fundit prej tre vargjesh, zakonisht njëmbëdhjetërrokësh e me rima të gërshetuara në mënyra të ndryshme; tingëllimë. Sonetet e Mjedës (e Serembes).

STIL

Tërësia e veçorive themelore ideoartistike, e mjeteve dhe e mënyrave të shprehjes, që bien në sy në krijimtarinë e një shkrimtari, të një artisti, të një rryme a të një epoke dhe që përsëriten pak a shumë në një sërë veprash. Stil romantik. Stil realist. Stili gotik. Stili bizantin. Stili i arkitekturës popullore. Stili i epokës (I kohës) sonë. Stili i Naim Frashërit (i Çajupit, i Migjenit).

STILISTIK

1. Që ka të bëjë me stilin, i stilit. Ngjyrime (veçori) stilistike. Shtresimi stilistik. Mjetet stilistike. Sinonime stilistike. Figurat stilistike. Norma stilistike. Shënimet stilistike në fjalor.
2. Që ka të bëjë me stilistikën, që lidhet me stilistikën.

STROFË

Tufë prej disa vargjesh, të lidhura nga ana kuptimore dhe shpesh me rimë ndërmjet tyre, nga të cilat përbëhet një vjershë a një poemë. Strofë katërshe (tetëshe). Strofa e parë dhe e fundit. Vjershë me katër strofa. Mësoi dy strofa përmendsh.

SHESTIM
Përvijimi i përgjithshëm që bëhet në mendjen e shkrimtarit për përmbajtjen dhe për formën artistike të një vepre letrare.

SHKALLËZIM
Figurë stilistike, e cila krijohet duke e paraqitur mendimin me fjalë që vijnë njëra pas tjetrës më të fuqishme ose më të dobëta. Shkallëzim ngjitës (zbritës).

SHTATËRROKËSH
Varg i përbërë nga shtatë rrokje. Shtatërrokëshi përdoret rrallë në poezinë popullore.

TABLO
jesë e një vepre dramatike ose nënndarje e një akti, në të cilën ndërron dekori, pamje; pjesë muzikore, artistike etj. e mëvetësishme, që trajton një temë nga jeta. Tabloja e parë. Tablo muzikore (koreografike). Dramë me tre akte e me pesë tablo.

TETËRROKËSH
Varg i përbërë nga tetë rrokje. Tetërrokëshi në poezinë popullore. Përdor tetërrokëshin.

TINGËLLIMË
Poezi lirike me katër strofa, prej të cilave dy të parat kanë nga katër vargje e dy të dytat nga tre vargje zakonisht njëmbëdhjetërrokëshe e me sistem rimash të ndryshme; sonet. Ka shkruar tingëllima. Recitoi një tingëllimë. I kushtoi një tingëllimë.

TIP
Personazh në tiparet vetjake të të cilit mishërohen artistikisht veçoritë e përbashkëta e më thelbësore të një klase a shtrese shoqërore, të një kombësie a kombi etj. Tipi i revolucionarit ( i komunistit). Tipi i punëtorit (i kooperativistit). Tipi i borgjezit (i feudalit). Tipi i intelektualit. Tipi i burokratit. Tipi i malësorit shqiptar.

TIPIK

Që mishëron artistikisht veçoritë e  përbashkëta e më thelbësore të një grupi shoqëror, të një klase, të një kombi a të dukurive në një periudhë të caktuar historike, që bëhet përfaqësues i tyre. Hero tipik. Personazhe tipike në rrethana tipike.

TIPIZOJ
Zgjedh atë që është tipike për një grup të caktuar njerëzish ose për një varg dukurish të jetës dhe e mishëroj atë të përgjithësuar në mënyrë krijuese në figurat artistike duke theksuar ato anë që zbulojnë më mirë thelbin e tyre dhe që shprehin më qartë qëndrimin e shkrimtarit.

TIPOLOGJI
Klasifikimi i qenieve, sendeve, i gjuhëve dhe i dukurive të ndryshme sipas tipareve thelbësore të përbashkëta, ndarja e tyre në tipa. Tipologjia e gjuhëve. gjuh. Tipologjia e romanit

TRADITË
Trashëgim i arritjeve më të mira në fushën e letërsisë e të artit, gjithçka e mirë e përparimtare që na kanë lënë brezat e kaluar në këtë fushë. Ruajtja e traditave. Mbështetja në traditën.

TRAGJIK

1. Që ka të bëjë me tragjedinë, që i përket tragjedisë, i tragjedisë; që është karakteristik për tragjedinë, që të mallëngjen e të prek thellë. Pjesë tragjike. Personazh tragjik. Aktor tragjik. Role tragjike. Poet tragjik.
2. Veçori e botës emocionale që përshkon një vepër letrare ose artistike, e dhënë nëpërmjet një gjendjeje pa rrugëdalje që vjen nga mospërputhja ndërmjet synimeve të heroit e mundësisë së realizimit të tyre dhe që e çon atë në një fund të hidhur; tragjizëm. Tragjikja dhe komikja. Tragjikja dhe heroikja. Pasqyrimi i tragjikes në letërsi.

TRAGJIKOMEDI
Lloj i gjinisë dramatike me elemente të tragjedisë e të komedisë, të lidhura e të pleksura organikisht; vepër letrare e këtij lloji me elemente tragjike e komike, e cila ka zakonisht një fund të gëzuar; shfaqja e kësaj vepre në skenë. Personazhet e tragjikomedisë.

TRAGJIKOMIK
Që përmban elemente të tragjedisë dhe të  komedisë të lidhura e të pleksura organikisht; që të bën të mallëngjehesh, e të qeshësh njëkohësisht; i trishtuar dhe qesharak. Vepër tragjikomike. Personazh tragjikomik.

TRAGJIZËM
Ana tragjike në një vepër letrare ose artistike, ajo që e bën tragjike një vepër, karakteri tragjik i saj. Tragjizmi i romanit (i karaktereve).

TREGIM
Vepër e vogël letrare në prozë, në të cilën përshkruhet zakonisht në një vijë një çast ose një ngjarje me rëndësi nga jeta e një heroi a personazhi, pa dhënë në mënyrë të hollësishme se ç'ka ndodhur më përpara a më pas. Tregim i gjatë(i shkurtër). Tregim historik (humoristik, fantastik). Tregim në vargje. Vëllim me tregime. Lexoj (shkruaj) një tregim.

TRERROKËSH
Që është i përbërë nga tri rrokje. Fjalë trerrokëshe. Varg trerrokësh.

TRESH
Strofë treshe, strofë me tre vargje.

TRILLIM

Krijimi i një ngjarjeje a i një karakteri, që nuk është ashtu në jetën e përditshme, por që jepet si diçka e vërtetë që mund të ndeshet a mund të ngjasë; krijim imagjinar, fantazi. Trillim artistik (poetik).

TROKE
Masë vargu a këmbë në poezinë klasike, e formuar nga dy rrokje, prej të cilave e para është e gjatë dhe e dyta e shkurtër.

TROP
Fjalë a shprehje që përdoret me kuptim të figurshëm për t’i dhënë ligjërimit fuqi shprehëse më të madhe. Metafora është një lloj tropi.

THIRRJE
Fjalë që shkrimtari ua drejton dukurive të natyrshme, sendeve, lexuesve etj. dhe që përbëjnë një mjet poetik për të përforcuar shprehjen e ndjenjave.

THYER
Varg i thyer, varg i rregullt, që për arsye theksimi, intonacioni etj. copëzohet e shkruhet i ndarë.

UNË
Uni. Tërësia e tipareve që përbëjnë thelbin e njeriut si individ i caktuar dhe për të cilat ai është I vetëdijshëm, qenia e vet, vetvetja në botën që e rrethon njeriun; veçoritë e botës së krijuesit, të shprehura në vepër

UTOPI
1. Përfytyrim ideal i shoqërisë njerëzore ose i një rendi shoqëror të përsosur pa shfrytëzim dhe pa luftë, ëndërrim i parealizueshëm, ëndërr, fantazi.
2. Vepër në të cilën shkrimtari paraqet si diçka të vërtetë një ëndërr ose një përfytyrim për një vend me rend shoqëror ideal.

UTOPIK

Që paraqit një utopi. Vepër utopike. Roman utopik.

VARG
Njësi poetike, që përbëhet prej fjalësh e fjalish të shkruara në një radhë dhe që ka një ritëm e një numër të caktuar rrokjesh; vet. sh. Vjershë, poezi. Varg i bardhë vargu që nuk ka rimë me ndonjë varg tjetër. Varg i dyzuar dy lloje vargjesh të lidhura në një varg të vetëm. Varg heroik varg në metrikën e lashtë që ka dhjetë rrokje e pesë theksa dhe që rimon me vargun vijues. Varg i lirë lloj vargu që nuk ka një numër të caktuar rrokjesh, theksash ritmikë e pauzash ose nuk formon strofa me rima, sipas skemave tradicionale të metrikës. Varg pesërrokësh. Varg i përzier. Varg i thyer varg që për arsye theksimi, intonacioni etj.
copëzohet a shkruhet i ndarë. Strofë me katër vargje. Roman në vargje. Shkruan (thur) vargje.

VARGËZIM

Sistem parimesh, rregullash e mënyrash për të  thurur vargje, tërësia e kërkesave për të bërë vjersha, teknika për të thurur vargje. Vargëzim metrik.

VENDOS
Bëj që të veprojë në një mjedis të caktuar (në romane, në drama etj.). E ka vendosur heroin e tij në rrethana tipike.

VEPRIM
Ngjarja a tërësia e ngjarjeve që zbulojnë konfliktin dhe që zhvillohen njëra pas tjetrës e sipas një plani të caktuar në një vepër letrare. Veprim dramatik
(skenik). Veprimi i romanit. Koha e veprimit të dramës.

VEPRUES

Që kryen veprimin në një vepër letrare. Personazhi veprues.

VËRTETËSI

Veçori e brendisë së një vepre letrare a artistike, që buron nga vlerësimi i dukurive të jetës në përputhje me të vërtetën objektive. Vërtetësia artistike. E pasqyron jetën me vërtetësi.

VISORE
1. Vend i hapur që e zë syri të gjithë; pamja e përgjithshme e natyrës së një vendi të caktuar, peizazh.
2. Përshkrimi i një vendi a i një dukurie natyrore në një vepër letrare, peizazh. Visore e goditur.
ZBRITËS
Që vjen duke zbritur nga një njësi më e madhe në një njësi më të vogël; Varg zbritës
ZGJIDHJE                                                                                                                                  Pjesa e fundit e një vepre letrare, që vjen pas pikës më të lartë të ngjarjeve e të veprimeve dhe që  tregon se si zbërthehet e si përfundon konflikti


ZHANËR
                                                                                                                                    Lloj, Zhanret letrare. Zhanri i romanit                                                                                                                                                                                         
ZHDREJTË                                                                                                                                    Tregim i zhdrejtë, tregim që bëhet jo nga autori i veprës, por nëpërmjet një personazhi.

Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME