P O L I T I K A K R I M I N A L E
KUPTIMI
Politika kriminale përfshin politikën e luftimit të kriminalitetit dhe me të kuptojmë organizmin e planifikuar të aktiviteteve të ndryshme të shoqërisë të drejtuara drejt luftimit të kriminalitetit. Andaj në tersi politika kriminale kuptohet si sistem i masave preventive dhe represive më të cilat mbrohet shoqëria nga krimi duke pasur parasysh edhe respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
OBJEKTI I POLITIKËS KRIMINALE-
Detyrë kryesore e politikës kriminale është organizimi i luftës dhe i mbrojtjes efikase nga kriminaliteti duke pas parasysh parandalimin dhe represionin juridiko-penal. Si lëndë të cilat i studion politike kriminale janë: parimet ë përgjithshme të politikës kriminale të një shoqërie të caktuar, legjislacioni penal, zhvillimi i bazës institucionale të luftës juridiko-penale, aktivitetet e organeve të posaçme në kë drejtim si : polica, prokuroria, gjykata , pastaj sistemi i sanksioneve etj.
POLITKA KRIMINALE DHE E DREJTA PENALE
Janë disiplina shumë të ndërlidhura. Politika kriminale është pasuruar gjatë historisë vetëm me burimet e së drejtës penale dhe të bazës së sajë në legjislacionin penal. E drejta penale në kushtet e sotshme ka rëndësi të madhe politike, sepse në të drejtën penale është e theksuar forma juridike e politikës kriminal të çdo vendi. E drejta penale është e domosdoshme për luftimin e kriminalitetit. Me të drejtën penale janë përcaktuar veprat penale dhe dënimet e masat e tjera që ndërmerren ndaj kryesve të tyre duke u lidhur me parimin e njohur të ligjshmërisë ( Nullum crimen sine lege dhe nullum poena sine lege- s’ka krim pa ligj, s’ka dënim pa ligj). Në fund politika kriminale formohet dhe zhvillohet në bazë të qëndrimeve të së drejtës penale dhe ndihmon të drejtën penale për përshtatjen e sajë me jetën praktike.
POLITIKA KRIMINALE DHE KRIMINOLOGJIA
Politika kriminale është e lidhur ngushtë me kriminologjinë. Politika e mëhershme më shumë mbështetej në politikën represive ndërsa sot më shumë në masat preventive. Andaj për këtë qëllim politika kriminale shfrytëzon rezultatet e kërkimeve kriminologjike. Kriminaliteti nuk mund të luftohet pa i ditur shkaqet dhe kushtet e paraqitjes së tij dhe këto të dhëna politikës kriminale ja ofron kriminologjia e sidomos etiologjia kriminale. Pra mund të thuhet se kriminologjia shërben si bazë shkencore-historike për politikën e luftës kundër kriminalitetit.
POLITIKA KRIMINALE DHE PENALOGJIA
Duke pas parasysh se penologjia merret me studimin e ekzekutimit të sanksioneve penale dhe me procesin e risocializimit të personave të dënuar andaj asaj i nevojitet dhe i përshtatet botëkuptimi politiko-kriminal mbi obligimet e shoqërisë që ta riedukoje personin e dënuar dhe ta kthej si të përshtatshëm për shoqërinë. Të dhënat e praktikës penologjike janë të domosdoshme për shkencën e politikës kriminale.
POLITIKA KRIMINALE DHE E DREJTA E PROCEDURËS PENALE
E drejta e procedurës penale se pjesë e sistemit juridik e ka për detyrë ta rregullojë procedurën penale e cila shërben për të zgjidhur çështjet penale. Ligji procedural është objekt i përbashkët i studimit i politikës kriminale dhe i shkencës së procedurës penale.
POLITKA KRIMINALE DHE KRIMINALISTIKA
Shkenca e kriminalistikës lidhet drejtpërdrejt me politikën kriminale. Kriminalistika ka rëndësi sepse ajo merret me zbulimin e veprave penale dhe kryesve te tyre duke përdorur metoda dhe mjete të ndryshme taktike, metodike dhe teknike andaj si e tillë ka rëndësi të madhe për politikën kriminale.
POLITIKA KRIMINALE DHE POLITKA SOCIALE
Luftimi i kriminalitetit si funksion themelor i politikës kriminale sendërtohet edhe në lëmin e aktiviteteve të politikës sociale. Politika kriminale tregon interesim për zgjidhjen e problemeve të mbrojtjes sociale në lëmin e politikës sociale. Politika sociale që e përpunon një shtet ka efekt të drejtpërdrejtë në politikën kriminale.
POLITIKA KRIMINALE NË SHOQËRINË E LASHTË
Reagimet ndaj sjelljeve të rrezikshme shoqërore të kësaj periudhe kishin për qëllim të mbanin unitetin e shoqërisë deh ti shpëtonin individët nga rreziku i këtyre veprimeve. Dhe këto reagime ishin të ashpra dhe të vrazhda si p.sh rastet që gjykoheshin sipas” gjyqit hynor” ku nëse dyshohej se një person kishte kryer vepër të rrezikshme thirreshin fuqi mbinatyrore të cilat do të duhej të tregonin të vërtetën lidhur me dyshimin, me këtë rast i shkaktoheshin edhe lëndime të dyshuarve, më vonë kjo u zëvendësua me shpagimin apo me kompozicionin ku reagimi privat ishte masë që aplikohej dhe do të kënaqte të dëmtuarin andaj bëheshin pajtime në mes të palëve duke paguar sasi të caktuar të sendeve, mallrave dhe të tjera si kundërvlerë për krimin e kryer.
REAGIMI NDAJ KRIMINALITETIT NË SHOQËRITË KLASORE
Me ndërrimin e shoqërive bëhen edhe ndërrime të reagimeve të sajë ndaj kryesve të sjelljeve të rrezikshme për shoqërinë. Në këtë proces forcohet edhe roli dhe pozita e personalitetit andaj edhe shprehet më shumë kujdes për jetën dhe sigurinë individuale. Në këta kushte veprat e rënda më së pari godasin individin siç janë vrasjet dhe më pastaj me paraqitjen e pronës edhe veprat kundër pasurisë. Krahas kësaj ndryshohet dhe ngrihet edhe sistemi ndëshkimor sipas të cilit dënimi duhet të shpreh shkallën e përgjegjësisë penale. Koncepti kryesor i kësaj periudhe qëndron në moton lufta kundër kriminalitetit. Gjatë shek. Të XVIII paraqitet vala e par kur sulmohen gjyqet dhe ndëshkimet në përgjithësi për shkak të vrazhdësisë, pastaj vala e dytë përmes shkollës pozitiviste dhe vala e tretë në fillim të shek. të XX.
MENDIMI POLITIK- KRIMINAL NË SHOQËRINË E VJETËR
Mendimet mbi kriminalitetin dhe politikën kriminale në kohën e vjetër paraqiten kryesisht përmes veprave të filozofëve si psh. Platoni dhe Aristoteli. PLATONI -i cili të gjithë kriminelët i ndan në dy grupe në ata që mund të riedukohen dhe në ata që nuk mund të riedukohen, duke vazhduar se ata që nuk mund të riedukohen ju bëjnë ballë dënimeve dhe janë të pa përmirësueshëm dhe si të tillë duhet të eliminohen nga shoqëria dhe ata që mund të riedukohen përmes dënimeve nga shoqëria. Sipas tij dënimet duhet të bazohen në ligj dhe të godasin vetëm kryesit e veprës e jo edhe anëtarët e tjerë të familjes.
ARISTOTELI-është më i njohur për nga idetë racionale dhe përparimtare si psh. Ideja e barazisë së qytetarëve para ligjit duke thënë se pozita, pasuria dhe varfëria nuk do të duhej të ndikonin në dënim ndaj personit i cili është kryes i sjelljes së rrezikshme.
POLITIKA KRIMINALE NË SHOQËRINË MESJETARE
Duke filluar nga shek. i XII e deri te recepsioni i së drejtës romake ka dominuar e drejta kanonike. Në këtë kohë gjykatësit i kanë luajtur personat kishtarë dhe e drejta laike nuk dëgjohej pothuajse fare. Dominonte mendimi i krishterimit se të keqën e shkaktuar mund të shpaguaj vetëm e keqja(dënimi). Pra edhe dënimi e edhe krimi ishin si e keqe por duke u dalluar se dënimi ishte e keqe me e vogël në krahasim me të keqën më të madhe-krimin. Kjo gjendje ishte deri në shek. e XIV kur klasa feudale që e kishte pushtetin në duar përmes ligjeve te veçanta ndëshkonin ata që preknin rendin e krijuar prej tyre. Politika kriminale e kësaj periudhe përmblidhet në dy drejtime: Si politikë shtetërore që zbatonte sanksione penale sipas rregullit të talionit “ sy për sy, dhëmb për dhëmb” e shpallur nga Moisiu para Krishtit, dhe në drejtim të ndikimit të kishës dhe të drejtës kanonike. As periudha e humanizmit dhe renesancës nuk kishte risi në këtë drejtim.
POLITIKA KRIMINALE NË KOHËN E RE
Prej shek. XVI deri në shek. XIX është faza e kapitalizmit e me të edhe zejtaria, kapitali tregtar, zbulime të reja etj. Andaj ndryshojnë edhe mendimet e politikës kriminale ku më së shumti në këtë kohë dallohen disa filozofi si ajo SKOLASTIKE. OLDECCOP i cili ishte kundër mizorive dhe arbitraritetit të dënimeve duke kërkuar nga gjykatësit që të jenë profesional në punën e tyre dhe të i njohim mirë problemet e së drejtës penale. Pastaj BEKONIi cili i bëri kritika sistemit të atëhershëm ligjeve penale si dhe kërkesën për punë të dhunshme ndaj kriminelëve etj. Pastaj nga qëndrimet e RACIONALIZMIT si HOBSI, LOKU, SPINOZA dhe LAJBNICI, që trajtojnë kryesisht me çështjet e përgjegjësisë dhe dënimit. MONTESKIE mendimet veta politike kriminale i ka shprehur në veprën e tij “ Fryma e ligjeve” ku ligjet trajtohen si prodhim i mendjes së njeriut dhe që janë krijuar në kushte të caktuara shoqërore. Pastaj francezi RUSO i cili shpreh mendimet e tij lidhur me ndëshkimet në veprat e tij. Mendimtar tjetër i madh është BEKARIU.
Mendimtar tjetër është edhe VOLTERI i cili ka dhënë një meritë të madhe në zhvillimin e ideve përparimtare të politikës kriminale të cilat kanë ndikuar në reformën e ndëshkimeve nga fundi i shek. XVIII. Autori më i rëndësishëm është BEKARIU i cili në shkrimet e tij kërkon nga gjykatësit që të ju përmbahen ligjit me rastin e caktimit të dënimeve dhe njiherit kërkon nga juridikatura që të respektojë parimin e ligjshmërisë. Ai ishte kundër dënimit me vdekje. Këto mendime kanë krijuar kushtet për paraqitjen e mëvonshme të shkollës klasike të së drejtës penale. Në Gjermani dallohen përfaqësuesit e filozofisë klasike si KANTI i cili ishte ithtar i teorisë absolute të dënimit e cila e arsyeton dënimin me vet aktin e kryerjes së veprës penale sepse nëse dikush e bën një vepër penale atëherë ekziston edhe e drejta morale që ai të dënohet në përpjesëtim me veprën e tij kriminale. Andaj dënimi duhet të jetë e drejtë absolute. Dallohet HEGELIme të cilin është arrit kulmi i zhvillimit të mendimeve filozofike të viteve tridhjetë të shek. të kaluar. Dallohet FOJERBAHU i cili ka përpunuar shumë ide përparimtare te mbështetura në arritjet shkencore të kohës së tij, të cilat më vonë kanë hyrë bazë e së drejtës penale, andaj ai edhe njihet si “ baba i shkencës moderne të së drejtës penale”. Ai e shihte krimin si shkelje të ligjit dhe si rrjedhojë dënimin si parandalim të përgjithshëm.
Në këtë kohë shek. XVIII filloj të aplikohej edhe dënimi më heqjen e lirisë apo burgimi si rezultat i ideve përparimtare dhe që ishin kundër dënime barbare të së kaluarës si torturave, dënimeve të shtrigave, etj. Mirëpo përkundër kësaj në shumë vende sjelljet ndaj të burgosurve nuk kishin ndryshuar pra përdorej dhuna , tortura dhe në anën tjetër në burgje kishte korrupsion të madh që i bënte të pasur zyrtarët e burgjeve. Andaj kjo gjendje kërkonte reforma të mëdha.
PIKPAMJET E SHKOLLËS KLASIKE JURIDIKO-PENALE PËR POLITIKËN KRIMINALE
Kjo shkollë niset nga ideja se vepra penale është shkelje e e rendit absolut jetik të përcaktuar nga zoti dhe të cilin rend duhet të rivendoset me ndihmën e së drejtës të cilin funksion e kryen ndëshkimi. Ndëshkimi duhet të jetë i përcaktuar dhe i kufizuar me ligj dhe vetëm si i tillë është i drejtë . Po ashtu edhe vepra penale duhet të marr forum juridike. Nocionet rend juridik e drejta sociale etj. Mbështetën në botëkuptimin jetik te fuqisë kolektive si bazë e zhvillimit të së drejtës. Andaj në pajtim me këtë qytetarët mund të dënohen vetëm për atë vepër që ka qenë e paraparë dhe sanksionuar me ligj. Këtu qëndron edhe principi i njohur i kësaj shkolle-nullum crimen, nulla poena sine lege. Në përgjithësi mendimet e kësaj shkolle mbështetën në vullnetin e lirë të njeriut që udhëheq me sjelljet e tij, në përgjegjësin morale të kryesit të veprës penale, dhe që kërkojnë që dënimi të jetë në proporcion me veprën penale dhe i rregulluar me norma juridike. Ky dënim të ketë funksion frikësues dhe të represionit në drejtim të përgjithshëm të preventivës.
NË VAZHDIM TË KËSAJ SHKOLLE NGA GJYSMA E SHEK. TË KALUAR PARAQITET SHKOLLA NEOKLASIKE e së drejtës penale si shprehje e marrëdhënieve borgjeze. Kjo shkollë bazohet më shumë në mendimin logjik dogmatik dhe formal e përfaqësuar nga Fojerbah. Me këtë shollë lind ideja e individualizmit të dënimit dhe paraqitja e interesit për përmirësimin e delikuenteve dhe risocializimin e tyre andaj me këtë shkollë edhe janë bërë hapa të mëdhenj në sferën e së drejtës penale dhe të politikës kriminale. Si pasojë janë bërë reforma të mëdha në legjislacionet penale ku është ndikuar edhe te kodi i Napoleonit. Pastaj dënimi më i lehtë në bazë të rrethanave lehtësuese etj. Këto tendenca për reformimin e së drejtës penale kanë vazhduar edhe pas luftës së dytë botërore.
PIKËPAMJET E SHKOLLËS SOCIOLOGJIKE DHE TË SHKOLLËS SË MBROJTJES SË RE SHOQËRORE
Në gjysmën e dytë të shek. të kaluar paraqitet edhe një pikëpamje e re lidhur me të drejtën penale e njohur si shkolla pozitiviste. Kjo shkollë e shikon krimin me sytë e shkencave natyrore. Kjo shkollë e kundërshton mendimin e përgjegjësisë morale, pastaj të vullnetit të lirë në të cilat mbështetej e drejta penale klasike duke thënë se delikuentet bëjnë vepra penale nën ndikimin e gjendjes së tyre të brendshme dhe të “sëmundjeve” në shoqëri andaj edhe janë kufizuar edhe mundësit për të bërë zgjidhjen ne mes të së drejtës dhe jo të drejtës. Këta niseshin nga cilësitë e personalitetit të kryesit të veprës penale duke bërë një hap të madh drejt humanizmit të së drejtës penale. Pra dënimi duhej rregulluar sipas vetive individuale të kryesit e jo sipas veprës penale dhe për shoqërinë nuk janë të rrezikshme sjelljet e kaluara por ato të ardhme. Si pika kryesore të kësaj shkolle janë mendimet pozitiviste që kriminaliteti të luftohet në dy fronte : kundër individëve dhe kundër shkaqeve sociale të veprës penale. Pra kjo shkollë nisej nga fakti se kriminalitetit nuk mund të luftohet sipas konceptit të represionit por duke u nisur nga pozita e aksionit të gjerë antikriminal. Shkolla sociologjike ka iniciuar ide të reja të luftimit të krimit duke e kombinuar me mjetet shoqërore dhe mjetet juridike. Dënimi nuk mund të jetë i vetmi mjet i kësaj lufte por edhe masa të tjera si masa shoqërore duke kërkuar reforma përkatëse ekonomike shoqërore.
PËRFAQSUESIT MË TË NJOHUR TË SHKOLLËS SOCIOLOGJIKE ISHIN PRISI
I cili së bashku me mendimtar tjerë dolën me mendimin e ri të rrezikut shoqëror në mbrojtje nga gjendja e rrezikshme e kryesve te veprave penale. Andaj ndaj kryesve recidivist, anormal dhe kriminale me shprehi duhet marr masa të posaçme duke i izoluar nga shoqëria dhe duke i vendosur nën regjim të ashpër dhe për këtë qëllim të krijohen ente te ndryshme. Përveç kësaj të veprohet edhe në drejtim të përmirësimit të kushteve te jetës duke ndërtuar banesa , pastaj lufta sociale dhe duke marr masë preventive ndaj personave të sëmur. Pra këta mendimtar ishin për eliminimin e kriminelëve nga shoqëria dhe jo për përmirësimin e tyre. Andaj ANCELI dhe mendimtar tjerë nisi të themelohet nja mendim i ri i politikës kriminale në kohën kur fillon të perëndoj kapitalizmi klasik dhe rritet ndikimi i forcës punëtore andaj edhe shtohet interesi ndaj individit duke e ngushtuar vetë kuptimin e veprës penale.
Mbi bazën e kësaj zhvillohet edhe LËVIZJA E MBROJTJES SHOQËRORE që ka ushtruar ndikim të madh edhe në praktikën e sotme juridike të botës kriminale. Në mes të dy luftërave ajo humb vlerën doktrinare por edhe më tutje mbesin disa parime të së kaluarës së vjetër si dënimi retributiv, përgjegjësit morale dhe ligjshmëritë. Nën ndikimin e këtij mendimi paraqiten masa të reja të sigurisë e sidomos në legjislacionet e Evropës dhe Amerikës latine. Mirëpo mbi bazën e kësaj reforme ngrihet një lëvizje reformiste e cila vuan nga një sistematizim i pamjaftueshëm. Ky zhvillim nis me mendimet e prof. Gramatikës mendimet e të cilit u afirmuan edhe në planin ndërkombëtar por të cilat hasën edhe në kritika për shkak të ideve si duhet anuluar të drejtën penale dhe të dënimeve. Ky koncept insiston në risocializimin e kryesve të veprës penale për hapjen e humanizmit në të drejtën penale, mbi kujdesin ndaj delikuenteve dhe për hulumtimin e personalitetit gjatë trajtimit të tyre. Në fund zhvillimi i ideve të reja të mbrojtjes shoqërore fiton frymëzim të veçantë edhe në parimet e deklaratës së përgjithshme për të drejtat e njeriut në kuadër të OKB-së. Mbrojtja e re shoqërore nuk e kufizon politikën kriminale për trajtim dhe risocializim të cilat janë vetëm një pjesë e aksionit të përgjithshëm të luftës kundër kriminalitetit.
POLITIKA KRIMINALE NË SHOQËRIT BASHKËKOHORE.
Lufta kundër kriminalitetit organizohet mbi baza shkencore sepse kjo është dukuri negative e shoqërisë dhe e cila kërkon një trajtim shkencor për ta kuptuar drejt. Krahas kësaj të bëhet edhe organizimi i drejt i luftës kundër kriminalitetit duke u mbështetur në rezultatet e arritura nga hulumtimet shkencore. Kështu që shkencat e kriminologjisë dhe penologjisë duhet të bëjnë organizimin e tërësishëm të luftës kundër kriminalitetit. Detyrë e veçantë e politikës kriminale është që ajo të niset nga orientimi i politikës dhe filozofisë së shoqërisë së caktuar dhe të rezultateve nga shkencat praktike si dhe mundësive tjera të asaj shoqërie me qëllim të organizimit të luftës kundër kriminalitetit pra funksionimin e sistemit preventiv dhe represiv. Kjo politikë kriminale duhet të përfshijë përmirësimin e shumë aspekteve te jetës sociale , sigurimin social mbrojtjen dhe kujdesin për familjen , fëmijët dhe rininë, personat e moshuar etj. Në kuadër të parandalimit të krimit duhet të punohet që të zvogëlohet numri i papunësisë ,shënimi i pikave ku mund të kryhet krimi,kontrollimi në doganë, ndërtimi i objekteve kulturore dhe sportive ku mund ta kalojnë kohën të rinjtë, bashkëpunimi aktiv i organizatave të ndryshme shtetërore etj. Në fund çdo shtet duhet të ketë parasysh edhe mbrojtjen e te drejtave dhe lirive të njeriut dhe në përcaktimin e luftimit të kriminalitetit në shkallë ndërkombëtare rëndësi kanë aktet juridike te asamblesë së përgjithshme të OKB-së, dhe konventa tjera (“Për parandalimin dhe luftën kundër gjenocidit”) Kundër marrjes së pengjeve” “ Kundër torturës dhe trajtimeve tjera çnjerëzore” pastaj edhe tribunali i Hagës.
POLITIKA KRIMINALE–DISIPLINË TEORIKE DHE PRAKTIKE
Nga aspekti teorik politika kriminale e studion krimin dhe masat që merren për pengimin tij, i propozon të drejtës penale mjete dhe masa të tjera më efikase për luftimin e kriminalitetit e po ashtu edhe shkencave tjera. Në këtë mënyrë politika kriminale mundëson një zhvillim dhe progres të së drejtës penale, kriminologjisë, procedurës penale, dhe shkencave tjera. Ndërsa si disiplinë praktike ajo zbaton masa të ndryshme preventive dhe represive me qëllim të luftimit të kriminalitetit. Andaj detyrë e politikës kriminale është gjetje e formave më të suksesshme të luftës kundër kriminalitetit. Në këtë drejtim politika kriminale është e varur nga arritjet e shkencave të tjera juridike, sociologjike. Në të kaluarën politika kriminale më shumë është mbështetur në zhvillimin e legjislacioneve penale në mënyrë që me ndihmën e tij të luftoj më me sukses kriminalitetin, pra politika e mëparshme është përqendruar në masa ndaj individit –kryesit të veprës penale, si gjykimi dhe dënimi, lirimi me besë, falja , heqja e lirisë etj. Pra preventiva e mëparshme është përqendruar në prevencion penal.
POLITIKA KRIMINALE- NË VENDE TË NDRYSHME
Ajo në shumë vende nuk është e njëjtë , pra ajo ka dallime diku më shumë e diku më pak, dhe kjo është pasojë e vetive shoqërore, historike, kulturore dhe nacionale. Këto dallime janë kryesisht sipërfaqësore. Në periudhën e zhvillimit të këtyre shteteve apo sistemeve shoqëritë e organizuara kanë bërë përpjekje në planifikim e politikës së drejtë kriminale në luftë kundër kriminalitetit. Qëllimi i saj ka qenë në dy drejtime: në njërin drejtim në zbatimin ë të gjitha normave juridike që e luftojnë krimin dhe drejtim tjetër ku janë bërë hulumtime të ndryshme në organizimin dhe rregullimin e subjekteve përkatëse shoqërore me qëllim të zbulimit të shkaqeve të paraqitjes së kriminalitetit. Sa i përket ish shteteve socialiste më e zhvilluar ka qenë në Bashkimin Sovjetik ndërsa shtete e tjera socialiste e kanë përdorur këtë përvoje. Mirëpo kjo politikë ka qenë si mjet i sistemit ideopolitik e jo e bazuar në shkencë dhe mund të thuhet se ndikimi i vetëm një faktori nuk mund të krijojë një sistem komplet ne luftë kundër kriminalitetit gjë që është treguar më vonë ku në këto vende kriminaliteti ka qenë i hovshëm , rrënues dhe shumë i rrezikshëm ku ka shkaktuar edhe ndryshim e tërësishëm politik. Është evidente se lufta kundër kriminalitetit mund të jetë e suksesshme me organizimin e përbashkët dhe ndërkombëtar në pikëpamje të zbulimit, parandalimit dhe luftimit në tersi të krimit. Rol te veçantë në këtë drejtim kanë edhe organizatat ndërkombëtare si EVROPOL dhe INTERPOL.
VËSHTRIM KRITIK DHE PARIMET E NDËRTIMIT TË POLITIKËS SË RE KRIMINALE
Sot politika kriminale niset nga orientimi i përgjithshëm i politikës shtetërore dhe filozofisë së shoqërisë së caktuar dhe nga rezultatet e arritura shkencore e praktik. Nëse u bëhet një analizë politikës kriminale me rastin e vlerësimit pozitiv të sajë duhet tu qasemi kritikisht të metave të saj në praktikën e funksionimit. Andaj edhe politika kriminale është e detyruar që kohë pas kohë të heq dorë nga zgjidhjet e përshtatshme që i ka në këtë periudhë. Këto vërejtje janë në radhë të parë lidhur me zhvillimin e pamjaftueshëm të prevencionit, pra të aktiviteteve shoqërore që nuk merren kryekëput më këto probleme. Kjo ka të bëjë me parandalimin e ndikimeve nga faktorët kriminalogjen në një mjedis të caktuar. Pra të bëhet parandalimi i krimit më anë të transformimeve të ndryshme të marrëdhënieve shoqërore duke përmirësuar kushtet shoqërore, duke zhvilluar demokracinë etj.
Politika kriminale e kësaj kohe vuan nga aspekti juridike-penal nga shumë tekste ligjore, në shumë raste qytetarët nuk janë në gjendje të ndjekin situatën e mirëfilltë të sjelljeve të ndëshkueshme. Dhe kjo politikë qon në dënim masiv të qytetarëve dhe dukurive tjera negative, andaj shoqëria është e obliguar ta eliminojë këtë dhe te hap rrugë port zhvillimin dhe funksionim më të suksesshëm të politikës kriminale. Në disa vende të perëndimit po i kushtohet më pak vëmendje judikaturës nga aspekti i financimit të sajë , pastaj me ngarkimin e tepërte të gjykatave me lëndë gjë që i pengon ato të ju bëjnë analiza më të hollësishme të lëndëve të shkeljeve të lehta të ligjeve. Andaj kërkohet nga këto sisteme që të zgjidhem këto probleme. Një politikë efikase kundër krimit do të mund të ndërtohej nëse nisemi nga baza etiologjike të paraqitjes së kriminalitetit , pra nga rrënjët e tij, nga shkaqet dhe kushtet e drejtpërdrejta dhe nga kjo të merren masa për tu luftuar kriminaliteti si të përmirësohen kushtet e jetës, masa sociale, kulturore, edukuese, mjekësore, të eliminohet papunësia, të themelohen institute të specializuara, të aktivizohet opinioni i gjerë për aksione preventive etj. Pos kësaj politika kriminale bashkëkohore përfshin edhe normat penale dhe ligjet, sanksionet penale dhe organet e juridikaturës penale si të domosdoshme në taktikën e luftimit të kriminalitetit. Karakteristik e politikës kriminale bashkëkohore është se në të po depërton gjithnjë e më shumë elemente te personalitetit dhe të humanizmit. Ky proces ka filluar nga fundi i shek. të kaluar dhe ka arritur nivel bukur të lartë të zhvillimit dhe të ligjshmërisë. Kjo politikë do të duhej të bazohej në orientimin preventiv dhe të kërkojë zgjidhje të problemeve të kriminalitetit me një theks të veçantë edhe me risocializimin e delikuenteve i cili zbatohet institutcionalisht. Lufta kundër kriminalitetit duke u udhëhequr nga shkenca dhe analizat shkencore ofron mundësi më të mëdhaja për zhvillimin e aksioneve të suksesshme dhe të dobishme.
REPRESIONI DHE POLITIKA NDËSHKIMORE NË LUFTIMIN E KRIMINALITETIT
Që nga paraqitja e historisë së klasave, ka filluar edhe reagimi shoqëror ndaj sjelljeve të inkriminuara . Ky reagim është mbështetur në baza penale-juridike, dënimin dhe ndëshkimin. E vetmja formë për një kohë të gjatë ishte lufta ndaj krimit, e mbështetur në norma dhe kode penale që janë zbatuar nga organet e judikaturës në mënyrë të ashpër dhe represive. Represioni është prezent edhe në ditët e sotshme por natyrisht më shumë lehtësira krahasuar me të kaluarën, tani është edhe aplikimi i preventivës si formë e luftimit të kriminalitetit. Në të kaluarën ndëshkimi kishte qëllimin e dënimit dhe izolimit të kryesve te veprave penale nga shoqëria andaj si i tillë edhe nuk ka pasur kujdes për personalitetin e të dënuarve. Pra në qendër të interesit ishin elementet e veprës që janë për tu gjykuar. Andaj kjo politikë duke e izoluar personin nga shoqëria nuk mund të shërbejë për respektimin e ligjit por të kundërtën kjo ndarje nxit rezistencë deri në përkrahjen e vlerave kriminale. Pra kur në burg nuk ka kushte të mira mund të flitet edhe për aftësimin e të dënuarve për sjellje të reja kriminale e jo për përmirësim të tij. Lidhur me arsyetimin e dënimeve dhe masave te tjera të represionit penal janë të njohura dy teori : RITREBUTIVE dhe UTILITARISTE të cilat kanë qenë vazhdimisht në polemikë dhe të cilat ndihmuan në paraqitjen e teorive eklektike.
SIPAS TEORISE ABSOLUTE ( RITREBUTIVE)
Qëllimi i ndëshkimit është hakmarrja e jo edhe qëllime të tjera, është pra kthimi i të keqes ndaj kryesit për veprën e kryer, pra dënimi është i orientuar kah e kaluara kah vepra penale që ka ndodhur, ai dënohet pse ka gabuar e jo që të mos gabojë më. Kjo teori ka zanafillë të hershme , biblike dhe shtrihet deri te përfaqësuesit më të njohur të kësaj teori në kohët më te reja si Konti dhe Hegeli të cilët e përpunuar dhe e arsyetuan duke thënë se baza e dënimit gjendet në veprën e kryer penale.
TEORIA UTILATERISTE-ka po ashtu prejardhje nga lashtësia, ajo vjen nga Platoni në punimet e tij “ Protagora’ e edhe ne mendimet e reja dhe përparimtare. Sipas tyre baza e dënimit qëndron në pasojat e tij pozitive duke ju pamundësuar atyre te kryejnë vepra të tjera penale. Kjo teori është kundërshtuar nga të tjerët se në bazën e sajë qëndron relativizmi.
TEORIT BASHKËKOHORE NDAHEN NË ATO TË PREVENCIONIT SPECIAL ( teoria e frikësimit , teoria e kujdestarisë, teoria e përmirësimit), TERIA E PREVENCIONIT TË PËRGJITHSSHËM ( teoria e frikësimit me ekzekutimin e dënimit, teoria me frikësimin me parashikimin e dënimit dhe teoria e tërheqjes së vërejtjes) DHE NE TEORIT E PËRZIERA ( EKLEKTIKE). Sipas teorisë së frikësimit duke paraparë dënimet me ligje pozitive arrihet një lloj presioni psikologjik ndaj qytetarëve që atë të mos bëjnë kriminalitet. Teoria e frikësimit me anë të ekzekutimit të dënimeve parasheh që me anë të dënimeve publike dhe ne mënyrë të vrazhdë do të ndikohet te masa në mënyrë parandaluese.
TEORIA E TËRHEQJES SË VËREJTJES parasheh që me dënim dhe ligje të ashpra ndikohet në parandalim. Teoritë e përziera theksojnë se dënimi si sanksion vetvetiu paraqet një lloj hakmarrje ndaj kryesit mirëpo qëllimi i ekzekutimit të dënimit nuk është vetëm hakmarrja por edhe parandalimi i krimit dhe përmirësimi i kryesit. Këto teori janë zhvilluar dhe përsosur me ide bashkëkohore dhe zgjidhje përparimtare .Në këtë drejtim studimi dhe vështrimi i viktimave të torturës nga qendra e rehabilitimit dhe kërkimeve për viktimat e torturës në Kopenhagën të Danimarkës mund të zë vend në hartimin e politikave në luftimin krimit. Në vitin 1974 është formuar grupi i par mjekësor i Amnesty internacional detyrë e të cilit ishte që të provonte nëse është përdorur tortura në raste të caktuara. Ndërsa qendra e rehabilitimit u inaugurua në vitin 1984 . Detyrë kryesore e kësaj qendre është rehabilitimi i viktimës së torturës dhe familjeve të tyre
TORTURA-është fizike dhe psikologjike , ajo është një proces që shpesh fillon me arrestimin brutal dhe me dhunë në shtëpi, më pas vazhdon me përdorimin e metodave të veçanta të torturës dhe shpesh mbaron me një deklaratë mjekësore fallto se ndaj viktimës nuk është përdorur dhunë. Shpesh kjo bëhet në mënyrë sistematike ndaj të burgosurve duke i goditur dhe rrahur duke i lënë pa gjumë , pa ngrënë dhe pa pirë për disa ditë duke i poshtëruar si pjesë e torturës e cila ka për qëllim ta lodhë viktimën fizikisht dhe psikikisht.
TORTURA FIZIKE
Disa nga metodat e kësaj torture janë: rrahja sistematike, tortura seksuale, tortura elektrike, tortura mbytjes, djegia, gjymtimet, tortura dentale etj. Me rrahje sistematike kuptojmë rrahja me shkopinj, shufra ose me tela në shputat e këmbeve ndërsa viktima mu dt jetë zbathur apo me këpucë. Pastaj rrahja në dy veshtë në të njëjtën kohë, rrahjet në stomak sidomos te gratë shtatzëna. Tortura seksual është ushtrimi i dhunës në organet gjenitale në formë e përdorimit të kafshëve , vendosja e shisheve ose shkopinjve, goditja ose tortura elektrike në këto organe etj. Tortura elektrike provokon konvulsione të cilat janë shumë të dhimbshme, dhe viktima shpesh kafshon gjuhen, buzët etj. Tortura e mbytjes duke e zhytur kokën e viktimës ne ujë të ndotur, urinë, jashtëqitje të vjella dhe në momentin kur duke se ka rrezik të vdesë ia nxjerrin kokën që viktima të merr oksigjen dhe pastaj prapë përsëritet zhytja dhe viktima mbahet nën tmerrin e vdekjes. Djegia mund të behet më cigare ose hekur të skuqur.
TORTURA FARMAKOLGOJIKE
Torturuesi e detyron viktimën të gëlltisë tableta apo i bën asaj injeksione duke i ahën viktimës se këto janë medikamente të rrezikshme ose të panjohura. Tortura dentale- Ku dhëmbët thyhen me goditje apo edhe hiqen me mjete jofunksionale. Disa nga metodat e torturues psikologjike janë; privimi ose rraskapitja, kërcënimet për tu torturuar, gjymtimet, prania e njerëzve të tjerë gjatë torturimit , poshtërimet dhe torturat seksuale.
PRIVIMI-është metodë që konsiston në privimin e viktimës nga ndijimet shqisore( tinguj, drita), pastaj nga gjumi ose kontaktet me njerëzit. Izolimi mund të bëhet në një qeli shumë ët vogël pa dritë ose me shumë dritë. Në shumë raste viktimës i mbulohet koka dhe e ushqejnë në kohëra të ndryshme. Me këtë rast shumë viktima kalojnë në halucinacione..
KËRCËNIMET- Viktimat i kërcënojnë vazhdimisht me tortura , vrasje u thonë se familjet e tyre do të torturohen në prani të tyre etj.
PRANIA E TË TJERVE GJATË TORTURIMIT
Duke i torturuar familjarët dhe miqtë në prezencë të viktimës. Viktimat që kanë përjetuar një situatë të tillë tregojnë se ende kujtojnë çdo sekondë të atyre ngjarjeve.
POSHTËRIMI DHE TORTURA SEKSUALE
Viktimat gjatë torturës janë të detyruar të kryejnë akte poshtëruese, të thonë gjëra poshtëruese, të tallen duke kënduar për njerëzit e tyre më të dashur. Torturuesi qesh dhe tallet mbi viktimat që qajnë , urinon mbi to, i detyron të hanë jashtëqitjet e tyre etj. Tek burrat goditet aftësi e tyre për të qenë burra ndërsa gratë sulmohen si objekte seksuale.
ORGANET E JUDIKATURËS PENALE DHE POLITIKA KRIMINALE
Politika kriminale zbatimin e saj është e varur nga organet e jurisprudencës penale. Një ndër orientimet e politikës bashkëkohore kriminale është që mjetet e luftës dhe metodat të respektojnë parimet demokratike, kusht që çdo reformë në sistemin e së drejtës , në polici dhe prokurori duket pasur parasysh parimet e tilla. Shqiptimi i dënimit dhe ekzekutimi i tij bëhen me qëllim të luftimit të krimit dhe risocializimit të personave të dënuar. Në kuadër të këtyre aktiviteteve dallohen dy sfera të posaçme; njëra ka të bëjë me legjislacionin dhe aktivitetet e lidhura me të dhe fusha tjetër përfshin judikaturën penale me të gjitha elementet e saj. Të gjitha këto aktivitete mbështetën në funksionimin e së drejtës penale dhe të shfrytëzimit të sajë në luftën kundër kriminalitetit andaj në pajtim me këtë mund të flitet për politikën juridiko penale e cila bazohet kryesisht në punën e organeve shtetërore. Në lëmin e judikaturës bëjnë pjesë edhe organet shtetërore dhe shoqërore siç janë organet policore, prokurorit dhe gjyqet, pastaj institucionet e burgjeve etj. Andaj këto organe duke kryer funksionet e judikaturës kryejnë aktivitete të ndryshme si , zbulimi i veprave penale dhe k kryesve, zhvillimi i hetimeve, shqyrtimi lëndëve në gjykata, kryerja e punëve të mbrojtjes etj. Të gjitha këto veprime qojnë drejt një qëllimi shumë të rëndësishëm në sferën e aktivitetit penale këtë qëllimi janë të ndejat me politikën kriminale pra me qëllim të luftimit të kriminalitetit dhe për risocializimin e kryesve te veprave penale. Mirëpo fusha e aktivitetit të organeve të judikaturës është edhe aktivitetit për forcimin e vetëdijes juridike dhe për përgjegjësi, forcimin e ligjshmërisë etj. Çdo njeri nga këto organe e ka detyrën e vet: policia të luftojnë kundër kryerjes së veprave penale, ti zbulojnë ato , ti hetojnë dhe aktivitetet e tjera të nevojshme. Prokuroria publike ti ndjek penalisht kryesit e sjelljeve inkriminuese dhe te rrezikshme për shoqërinë, dhe të kujdeset për mbrojtjen e kushtetutshmërisë dhe të ligjshmërisë. Gjykatat të mbrojnë vlerat themelore shoqërore nga sjelljet e rrezikshme shoqërore që kryesve të sjelljeve të tilla të ju shqiptojnë dënime dhe sanksione të tjera Entet dhe institucionet e tjera të burgjeve kanë për detyrë të organizojnë ekzekutimin e dënimeve të heqjes së lirisë dhe sanksioneve të tjera dhe të arritjes së risocializimit.
POLICIA DHE LUFTIMI I KRIMINALITETIT
Policia është organ shtetëror që kujdeset për mbrojtjen e shoqërisë nga kriminaliteti, për mbajtjen e rendit të caktuar shtetëror. Është një institucion tradicional dhe i njohur në të gjitha vendet e botës. Në disa vende ekzistojnë edhe organizma privatë të sigurimit ( policit private). Ato zakonisht krijohen në shoqëritë ku ka kriminalitet të lartë. Polica është e përafërt me institucionet e judikaturës. Policia regjistron veprat penale , e ndjek gjendje e kriminalitetit , e analizon territorin dhe kohën e kryerjes së veprave penale dhe marr masa të caktuara preventive. Andaj policia jep vlerësime deh analiza rreth gjendjes së sigurisë në rajonet e caktuara. Në disa vende policia mund të jep propozime për ndryshime në sistemin normativ. Fushë të rëndësishme të aktiviteteve të policë paraqet edhe preventiva ndaj kriminalitetit që bëhet duke mbikëqyrur dhe patrulluar terrenin, kryerja e kontrollit në terren, dhënia e këshillave qytetarëve, këqyrja ndaj të rinjve etj. Pra polica është e obliguar ti hetojë ato situata dhe vepra që janë të përshtatshme për paraqitjen e veprave penale. Bashkëpunimi policor në planin ndërkombëtar realizohet edhe përmes organizatave të ndryshme si INTERPOLI. Në kuadër të veprimtarisë së policë dallohet edhe aktiviteti i policisë gjyqësore, të cilat janë të autorizuara të ndihmojnë prokurorin dhe gjykatat dhe të hetojnë veprat penale të kallëzuara. Si rrezik ndaj punës së policisë është korrupsioni i cili lajmërohet sidomos në ato vende ku kriminaliteti është i organizuar. Andaj autorizimet dhe kompetencat e policisë janë të rregulluara hollësisht dhe ligjërisht. Politika kriminale duhet të planifikojë dhe programoj masa për aftësimin dhe përsosjen policisë për parandalimin dhe luftimin me sukses të kriminalitetit. Sipas vlerësimeve të INTERPOLIT në shumë ish vende socialiste janë formuar shtete ne shtete nga ana e kriminalitetit të organizuar, veprimtaria e të cilave përfshin prostitucionin, larjen e parave, tregtia ilegale me drogë dhe me armë, vrasjet sipas porosisë etj dhe ne fund edhe lufta në mes të grupeve kriminale për zotërimin e territoreve.
PROKURORIA DHE PENGIMI I KRIMINALITETIT
Prokuroria është institucion klasik i judikaturës penale dhe që është paraqitur qysh para 150 vitesh. Dallohen disa tipe të prokurorisë si: francezo-italian, anglo-sankson, gjerman, sovjetik etj. Prokuroria e SHBA-së dhe Anglisë ka të njëjtën traditë që daton nga Anglia që nga koha e mesjetës. Porota e madhe është themeluar më 1166 na kohën e Henrikut II që të hetojë dhe akuzojë për veprat e rënda. Sot prokuroria në këto dy vende dallon edhe pse ka të njëjtën traditë. Kështu që në Angli krahas porotës së madhe nga qytetarët ekziston edhe akuzimi nga funksionar të posaçëm shtetëror dhe akuzimi nga ana e zyrtarit të kurorës. Ndërsa në SHBA edhe më tutje ka mbetur porota e madhe ( e cila përbëhet nga një numër i caktuar i qytetarëve që i cakton gjykata) ndonëse ajo është në zhdukje e sipër, ka mbetur në shtetet federale ku parashihet dënime me vdekje. Po ashtu në SHBA është një institucion i prokurorisë që së bashku me policin bëjnë hetime joformale para gjykimit. Në Francë prokuroria është e autorizuar që ti paraqes gjykatës paditë me shkrim dhe është e obliguar që këtë ta bëjë në pajtim me instruksionet e ministrisë së drejtësisë dhe prokurorisë supreme , e ndejat është edhe në Itali. Tipi gjerman në bazë të ligjit mbi gjykatën ka autorizime të posaçme për vërtetimin e të dhënave. Në sistemin sovjetik prokuroria i takon mekanizmave të shtetit me detyrë të siguroj zbatimin e ligjit nga ana e te gjitha subjekteve të drejtësisë. Në shumë vende të Evropës sot autorizimet e prokurorisë janë të rregulluara me legjislacionin penal ashtu që prokurori ka rol zotërues në hetimet paraprake. Ai ka të drejt të kryej vet çdo veprim hetimor që e çmon të arsyeshëm. Ky parim ndeshet edhe me dy parime tjera; se policia gjyqësore ka hapësirë të madhe për hetime me iniciativë dhe në parimin se prokurori kërkon nga policia gjyqësore të kryejë veprime të deleguara. Prokuroria funksionon brenda pushtetit gjyqësor si organ unik dhe i centralizuar , prokurorit i është e njohur e drejta që të pushojë procedimin penal ne raste të parashikuara me kod. Prokurori duke qenë përfaqësues i shtetit dhe mbrojtës i interesave të shoqërisë duhet të jetë objektiv dhe i pa anshëm në çdo rast.
GJYKATAT DHE LUFTIMI I KRIMINALITETIT
Praktika e gjykatave është e ndërlidhur me legjislacioni penal dhe me qëndrimet e së drejtës penale dhe kjo mbështetet në zgjidhjet ligjore në procesin e luftimit të kriminalitetit dhe të shqiptimit të sanksioneve penale. Kur gjykatësi e shqyrton një lëndë ai është i obliguar të zgjedhë në mes të shumë alternativave që i ofron norma penale dhe kështu individualizohet politika gjyqësore që buron nga politika ligjdhënëse. Kjo politik gjyqësore do të thotë interpretim dhe zbatim i normave dhe i disa rasteve inkriminuese. Gjykatësi po ashtu është i obliguar gjatë punës së tij që gjykimin e tij ta harmonizojë edhe me konceptin e risocializimit. Pavarësia e gjykatës është një parim i njohur botërisht dhe e rregulluar edhe me rezolutën e asamblesë së përgjithshme në kombeve të bashkuara me 1985. Kjo pavarësi nënkupton në radhë të par zgjedhjen e çështjes me paanësi dhe sipas ligjit pa ndikime apo ndërhyrje. Funksioni i gjykatësit është shumë i rëndësishëm dhe nuk lejohet arbitraritet e as kundërthënie që nuk janë në pajtim me funksionin gjyqësor. Gjykatësi duhet të veprojë në kuadër të ligjit dhe në frymën e tij dhe ai duhet të ketë njohuri të gjëra nga e drejta penale dhe shkencat e tjera që luftojnë kriminalitetin dhe të tjera. Në duart e gjykatësve gjenden fatet e shumë personave të pafat të cilëve duhet ndihmuar që të kthehen në shoqëri dhe në jetë andaj gjykatësi duhet të ketë personalitet dhe përgjegjësi shoqërore dhe etike ndaj shoqërisë dhe ndaj vetit. Gjyqësinë bashkëkohore e shoqërojnë shumë pasoja të dëmshme të cilat ndikojnë në kualitetin e tyre e sidomos sa i përket shfrytëzimit të shkencave bashkëkohore dhe njohurive shkencore, andaj gjykatësit duhet të kenë njohuri në këtë drejtim me qëllim të kryerjes me sukses të detyrës. Po ashtu pengesë tjetër është edhe numri i shumtë i lëndëve qe gjykatësit duhet të i zgjidhin. Si përfundim gjykatave duhet të ju kushtohet rëndësi e madhe sepse edhe nëse në politikën kriminale programohet puna e subjekteve tjera në luftimin e kriminalitetit një mos-efikasitet i gjyqësisë do të sillte në pyetje luftimin e tillë të kriminalitetit.
ROLI I ORGANEVE TË TJERA NË LUFTIMIN E KRIMINALITETIT
Me qëllim të ekzekutimit të dënimit të heqjes së lirisë dhe sanksioneve tjera në të gjitha sistemet shoqërore ka institucione në të cilat realizohet risocializimi dhe bëhen trajtime tjera të posaçme. Këto institucione mund të jenë të përgjithshme, të përzier dhe specializuara. Pastaj ka dhe ndarje tjera si entet ndëshkimore-përmirësuese për të rritur dhe për të mitur, pastaj për meshkuj dhe për femra.. Në të gjitha sistemet e botës bëhet ndarja e të dënuarve ne të mitur dhe madhorë, në të femrave dhe të meshkujve. Pastaj në varësi të shkallës së sigurisë në institucione të tipit të mbyllur, gjysmë i mbyllur dhe i hapur. Pastaj institucione për delikuent të sëmurë fizikisht dhe mentalisht. Pastaj institute si spitale private për shërimin e narkomanëve dhe alkoolistëve. Pastaj janë edhe institucionet e specializuara për trajtim special të dënuarve. Andaj suksesi i arritur në këto institucione është pjesë përbërëse e politikës kriminale.
RËNDËSIA E LEGJISLACIONIT PENAL DHE POLITIKËS NDËSHKIMORE PËR POLITIKËN KRIMINALE
Në kuadër të aktiviteteve për luftimin krimit është me rëndësi normimi i sjelljeve të inkriminuara si sjellje të rrezikshme për shoqërinë. Me këto norma ju bëhet me dije qytetarëve që të mos kryejnë vepra penale dhe këtu shprehet forca preventive e normës dhe funksionimi i sajë. Nëse këto norma përkrahen nga një numër i madh i qytetarëve atëherë edhe forca e tyre është më e madhe. Në këtë drejtim është me rëndësi që norma të zhvillohet në pajtim me ndërrimet shoqërore dhe ta ndjek zhvillimin e psikologjisë masive i cili paraqitet krahas ndryshimeve sociale dhe të mendimit në tersi. Legjislacionit penal i përket një rol i rëndësishme për zhvillimin e politikës ndëshkimore dhe luftimin e kriminalitetit. Legjislacioni penal inkriminon me norma të veta disa sjellje me të cilat mbrohet shoqëria dhe vlerat e sajë. Dhe kur një organ i inkriminon sjelljet e tilla ai e bën këtë në pajtim me nevojën e ruajtjes së sistemit të caktuar politiko –shoqëror dhe të vlerave të tij. Andaj kur inkriminohen disa sjellje me qëllim që të mbrohet shoqëria, njeriu dhe vlerat e tyre duhet të kihet parasysh që të jenë aso sjellje që sulmojnë vlerat themelore dhe fundamentale të shoqërisë. Në këtë drejtim duhet të përcaktohen kriteret dhe suazat e shpalljes së disa sjelljeve si të rrezikshme dhe kryesit e tyre të shpallen përgjegjës në aspektin penal. Me rastin e inkriminimit të sjelljeve si të rrezikshme ligjet penale i përcaktojnë edhe sanksionet penale për veprat e caktuara. Dhe kushtet për caktimin apo zbatimin e dënimit në raste të caktuara. Ky përcaktim shprehet veçmas për dënimet e heqjes së lirisë dhe me të holla ku ekziston dënimi dhe maksimumi i dënimit. Të gjitha këto zgjidhje ligjore kanë tendencë të caktuar të politikës kriminale që është rezultat i organit legjislativ të cilin ai e zbaton përmes ligjit penal dhe sistemit të judikaturës. Pra në mungesë të ligjit nuk mund të realizohet funksioni gjyqësor dhe të jetësohen qëllimet e politikës kriminale në kuadër të punës së organeve të judikaturës në çdo sistem janë të parashtruara principet themelore. Politika kriminale është e obliguar që vazhdimisht ti ndjek dhe ti studioj qëndrimet e ndryshme të popullsisë në lidhje me ligjet penale në fuqi dhe pastaj të harmonizojnë pastaj këto me qëndrimet dhe botëkuptimet shoqërore. legjislacioni penal është i ndërtuar sipas kushteve dhe kërkesave të luftës kundër kriminalitetit duke u pasuruar me dispozita që parashikojnë vepra kriminale e sidomos ato aktuale si trafiku i drogës, i armëve, korrupsioni etj. E drejta penale e çdo shteti është unike ajo është lindur dhe zhvilluar me shtetin pa ndarë. Procesi i i përsosjes i legjislacionit penal është proces i përhershëm dhe dinamik i përcaktuar nga qëndrimet e politikës kriminale dhe nga kushtet e dhëna të jetës shoqërore. Zgjidhja e normave ligjore është një gjë kurse sjelljet e praktikës në shqiptimin dhe ekzekutimin e dënimit është diçka tjetër.
LIGJI I PROCEDURËS PENALE
Përcakton rregullat më të cilat sigurohet që askush i pafajshëm të mos dënohet dhe që fajtorit ti ipet dënimi ne kushtet që i parasheh ligji penal dhe atë në bazë të procedurës në mënyrë ligjore. Në ligjin penal sanksionohen parimet kryesore të procedimit penal si: respektimi i ligjit, pavarësia e gjykatave, prezumimi i pafajësisë , e drejta e mbrojtjes, ndalimi i gjykimit dy herë për të tjetrën vepër, përdorimi i gjuhës etj. Subjektet e procedimit penal janë; gjykata, prokuroria, policia gjyqësore, i pandehuri dhe mbrojtësi i tij, i dëmtuari, paditësi, dhe i padituri civil. Prokurori , policia gjyqësore dhe i dëmtuari akuzues përfaqësojnë palën akuzuese që vë në lëvizje ndjekjen penale ndërsa i pandehuri dhe mbrojtësi i tij janë pala që i kundërvihen akuzës. Prokurori dhe i pandehuri janë pjesëmarrës të domosdoshëm kurse paditësi dhe i padituri civil vetëm në disa raste të parashikuara me ligj. Ndërsa gjykata është subjekti kryesor i procedimit penal ajo duke u mbështetur në veprimtarinë e subjekteve të tjera bën vlerësimin e provave dhe vendos nëse akuza e ngritur nga prokurori është e drejtë apo jo. Juridiksioni ( jus-dicere, me thën ligjin ose , me zbatu ligjin) është juridiksion administrativ dhe gjyqësor. Në juridiksionin gjyqësor janë detyrat e ngarkuar me ligj të gjykatave. Çështjet që kanë të drejtë të shqyrtojnë gjykatat janë civile dhe penale. Penal kanë të bëjnë me veprat penale dhe ato civile kanë të bëjnë me të drejtat civile. Të gjitha veprat penale hyjnë në juridiksionin penal që ushtrohet nga gjykatat penale. Gjatë ushtrimit të detyrave të tyre organet e procedimit penal duhet të vërtetojnë kryerjen e veprës penale, të zbulojnë fajtorin dhe ti sqarojnë rrethanat e tjera. Mirëpo siç dihet veprat penal janë kryer në të kaluarën andaj andaj edhe ngjarjet nuk perceptohen drejtë dhe si rrjellojë rrethanat e kryerjes së veprës penale dhe fajtori duhet të sqarohen vetëm përmes provave. Provat kanë një vend të rëndësishëm dhe janë njoftime mbi faktet dhe rrethanat që lidhen me veprat penale që merren në përputhje me ligjin sipas procedurës dhe shërbejnë për të vërtetuar fajsin apo mosfajsin e të pandehurit. Provat duhet të marren nga një prej burimeve të parashikuara e ligj. Burimet duhet të garantojnë gjetjen e së vërtetës në procesin penal. Andaj mosrespektimi i dispozitave për faktet e procedimit është shkak për pavlefshmërinë vetëm në rastet e parashikuara e ligj. Objekt i provave janë ato fakte që kanë lidhje me akuzën që i bëhet të pandehurit , në këtë drejtim zbulimi i së vërtetës kërkon konstatim me siguri të fakteve që kanë lidhje me çështjen dhe për këtë qëllim është e nevojshme që të përcaktohet rrethi i fakteve dhe i rrethanave që është i nevojshëm për çdo rast, pra të përcaktohet objekti i të provuarit me të cilin kuptojmë tërsia e fakteve që janë të nevojshme për zgjidhjen e drejtë të çështjes. Rëndësi të veçantë ka edhe respektimi i normave procedurale të cilat ndalojnë veprimet e paligjshme.
LIGJI MBI EKZEKUTIMIN E SANKSIONEVE PENALE
Rregullon parime të veçanta në të cilat bazohet sistemi i ekzekutimit të dënimit për heqjen e lirisë. Në këtë sistem dominon parimi i risocializimit me të cilin edhe është caktuar qëllimi kryesor i ekzekutimit të dënimit me heqjen e lirisë. Kjo filozofi bashkëkohore e dënimit të heqjes së lirisë si mjet i përmirësimit shoqëror dhe riadaptimit të dënuarve i ka shtruar këtij sistemi kërkesa mjaft serioze . Përveç parimit të risocializimit dhe humanitetit dhe individualizmit parashihet edhe parimi i përgjegjësisë penale, pra realizimin e programit të riedukimit. Kjo duke pasur parasysh se kryesit e veprave penale e bëjnë aktin kriminal për arsye se e kanë humbur ndjenjën e përgjegjësisë personale dhe shoqërore. Andaj me anë të riedukimit mund ndryshohen këto ndjenja në drejtim të ndjenjës së përgjegjësisë. Pastaj në kuadër të sistemit të ekzekutimit të dënimeve është paraparë edhe aftësimi i të dënuarve dhe profesionalizimi i tyre për të kryer punë të ndryshme. Në këtë drejtim zhvillohet një program apo aktivitet , sportiv, muzikor, edukues etj. Po ashtu parashihet edhe afrimi i ndihmës për inkuadrimin e të dënuarve pas dënimit në jetën e rëndomtë ne liri. Ekzekutimi i heqjes së lirisë përfshin, dënimet, masat e sigurimit dhe masat edukative. Ekzekutimi i dënimit fillon kur vendimi për të merr formën e prerë. Ndaj të dënuarit duhet të veprohet duke respektuar dinjitetin njerëzor të tij dhe duke e ruajtur shëndetin fizik dje psikik të tij. Në lidhje me trajtimin e të dënuarve me heqje të lirisë në kombet e bashkuara janë një tersi rregullash. Ku mes tjerash parashihen se nuk duhet bërë asnjë trajtim me një paragjykim, si psh, për shkak të racës, seksit gjuhës, fesë etj. Pastaj në çdo vend ku mbahen të burgosurit duhet të mbahen regjistër ku për çdo të burgosur të shënohen të dhënat e nevojshme. Trajtimi duhet të jetë i tillë që tek ata të nxis respektin ndaj vetës dhe të zhvillojë ndjenjën e përgjegjësisë etj.
SANKSIONET PENALE DHE POLITIKA KRIMINALE
Politika kriminale bashkëkohore edhe pse gjithnjë e më shumë po orientohet drejt preventivës dhe risocializimit ajo nuk heq dorë nga sanksionet penale , dënimeve dhe atyre organeve që zbatojnë ato . Në kushtet e sotshme procedimi i penal dhe zbatimi i sanksioneve penale janë një mjet i domosdoshëm për mbrojtjen e shoqërisë dhe të individëve nga sjelljet e rrezikshme shoqërore. Dënimet janë sanksionet më të vjetra penale të cilat edhe kanë ndryshuar shumë në krahasim me kohët e kaluara e me të edhe qëllimet e shoqërisë në këtë drejtim. Dënimet e përmbajnë elementin represiv mirëpo ato sot shërbejnë në radhë të par risocializimin e delikuenteve dhe rehabilitimin e tyre. Bazuar në këta struktura e dënimeve është llojllojshme si dënimet kryesore dhe ato të dorës së dytë. Tani dënimet më të shpeshta janë dënimet me heqjen e lirisë, dënimet me të holla, konfiskimi i pasurisë, dhe në disa vende dënimi me vdekje. Përfshihen edhe dënimet si masa sigurie etj. Si ndalimi i shtrimit të profesionit, dëbimi i të huajve nga vendi etj. Roli mbrojtës i dënimeve është parapengimi i kryerjes së mëtejme të veprave penale dhe në risocializimin tyre dhe nëse arrihen këto dy objektiva atëherë dënimi e ka arrit arsyeshmërine e vet. Tani gjithnjë e më shumë po flitet dhe është e qartë se dënimet dhe represionet nuk kanë arrit efekte pozitive në praktikën e deritashme të politikës kriminal e andaj kërkohen masa të reja të cilat qojnë drejt mbrojtjes së mirëfilltë të shoqërisë dhe drejt risocializimit të kryesve të veprave penale. Pra masat represive duhet të ja lëshojnë vendin politikës së prevencionit të gjerë shoqëror, edukimit, përmirësimit dhe shërimit të njeriut, ngritjen e moralit, kulturës dhe disiplinës etj. Përveç studimit të formave të reagimit shoqëror kundër kriminalitetit dhe metodave të ndëshkimit, historia e së drejtës penale njeh qysh nga kohërat e hershme edhe problemin e bazës juridike dhe shoqërore si dhe problemin e qëllimit të ndëshkimit. Pra të shpjegohet se basë të kujt shteti ka të drejtë të të shqiptoj dhe ekzekutoj dënimet ndaj kryesve ndërsa qëllimi ndëshkimit është parandalimi apo pengimi i veprimeve të rrezikshme shoqërore dhe riedukimin e kryesve të veprave penale. Dënimi penal është ajo masë që zbatohet nga shteti përmes gjykatave në bazë të ligjit kundër personave që kanë kryer vepër penale. Dënimi penal duhet të ketë qëllime të caktuara , mbrojtjen e rendit kushtetues dhe të drejtave themelore të njeriut nga veprat penale. Dënimi është edhe edukimi i shtetasve për respektimin e ligjit.
PARIMET THEMELORE TË LUFTËS PREVENTIVE
Me parandalimin e kriminalitetit merren shumë organe shtetërore, shoqërive dhe institucioneve si forca të posaçme preventive. Në procesin e luftimit preventiv është me rëndësi të përcaktohen detyrat, rolet dhe qëllimet dhe sistemi i prevencionit duhet të këtë mbështetje shkencore duke filluar nga analizat dhe përpunimi i faktorëve social dhe dukurive antishoqërore. Forma e luftimit të kriminalitetit përmes luftës penale juridike është e domosdoshme por në këtë drejtim kriminaliteti mund të luftohet edhe më suksesshëm edhe me anë të preventivës. Për këtë na bind edh e kaluara. Për këtë arsye mendimi politik kriminal i kohëve të fundit orientohet gjithnjë e më shumë në drejtim të risocializimit preventiv për delikuentet duke konsideruar se këtu qëndron thelbi i zgjidhjes së kësaj dukurie. Ky prevencion qëndron në kuadër të dy drejtimeve të kundërta së pari në pengimin e ndikimeve negative e kriminogjene që janë të ndërlidhura me mjedisin shoqëror ose me personalitetin e individit dhe do të mund ta rrisin formimin negativ të personalitetit dhe ta kushtëzojnë paraqitjen e ardhshme të kriminalitetit po qe se ai nuk luftohet. Drejtimi i dytë ka të bëjë me risocializimin e delikuenteve ekzistues përmes trajtimeve te ndryshme. Përveç këtij prevencioni është edhe prevencioni juridiko penal i cili ka për detyrë ta parandalojë shkeljen e normave juridike nga personat e caktuar. Në mesin e parimeve në të cilat duhet të mbështetet prevencioni shoqëror janë: ligjshmëria, humaniteti, angazhimi i gjerë i qytetarëve, pastaj qasje e diferencuar në mjetet dhe metodat të luftës kundër kriminalitetit, harmonizimi i të gjitha veprimeve dhe bazueshmëria shkencore. Planifikimi i prevencionit duhet bërë duke u nisur nga detyrat dhe qëllimet. Masat preventive janë të shumëllojshme.
LLOJET E PARANDALIMIT SHOQËROR
Bëhet një ndarje si prevencioni primar, sekondar dhe terciar. Prevencioni parësor ndërlidhte me krijimin e kushteve në mikromjedisin i cili vepron rezistues ndaj kriminalitetit. Prevencioni sekondar lidhte me aplikimin e masave shoqërore ndaj kryesve potencial kurse ajo terciare me procedim ndaj individëve me qëllim të pengimit të tyre të mos kryejnë sërish vepër inkriminuese.
PARANDALIMI I PËRGJITHSHËM SHOQËROR
Prevencioni mund të ndahet në bazë të cilësive dhe elementeve në prevencionin e përgjithshëm social, në prevencioni e posaçëm dhe ne prevencioni individual. Prevencioni i përgjithshëm është aktivitet me karakter shoqëror që është i orientuar në drejtim të luftimit të kriminalitetit si dukuri negative shoqërore të një mjedisi të caktuar socio-kulturor. Pra ai ka të bëjë më ndryshimin e atij mjedisi dhe evitimin e shkaqeve të përgjithshme të sjelljes së inkriminuar etj. Masat e prevencionit të përgjithshëm social janë të shumta si: ekonomike, sociale, politike, kulturore , edukative etj. Pra këto masa merren varësisht nga problemet e identifikuara që ndikojnë në paraqitjen e sjelljeve inkriminuese. Këto masa të prevencionit të përgjithshëm do të duhej ta përcillnin normalisht zhvillimin e shoqërisë pavarësisht nga ndikimet kriminogjene në një mjedis të caktuar.
PARANDALIMI INDIVIDUAL
Ky prevencion i cili quhet edhe terciar është i ndërlidhur me individë të caktuar konkretë dhe me ndihmën e tij mënjanohen ndikimet negative të sjelljeve kriminale. Është fjala për individë të caktuar apo grupe individësh për të cilët duhet pasur kujdes që të shpëtohen. Kjo arrihet me masa të caktuara me karakter të përgjithshëm e sidomos kriminologjik dhe individual që karakterizohen ndaj personave të caktuar. Ky parandalim ka të bëjë me personat të cilat ende nuk kanë kryer vepra penale por të cilët mund të kishin sjellje kriminale në bazë të elementeve relevante. Ky është parandalim në bazë të aktivitetet të judikaturës penale dhe më së shpeshti aplikohet ndaj personave të mitur të cilët shprehin në sjelljet e tyre devijime të ndryshme por të cilat sjellje ende nuk kanë fituar karakter të veprimeve të inkriminuara. Kjo politikë bazohet në konceptin e zbulimit të hershëm të delikunetëve potencial në mënyrë që të merren masa preventive ndaj tyre. Ky prevencion kërkon angazhim jo vetëm të organeve shtetërore por edhe të organizatave shoqërore dhe të institucioneve të posaçme me specialistë të fushave të ndryshme.
BARTËSIT KRYESOR TË PARANDALIMIT-PREVENCIONIT
ROLI PARANDALUES I FAMILJES
Familja është grup themelor i shoqërisë i cili mbledh rreth vetës njerëz të lidhur me martesë dhe pasardhësit e tyre, eventualisht një rreth më të ngushtë apo më të gjer njerëzish prej gjaku apo lidhje tjera me qëllim që ti kënaqin nevojat e ndryshme biologjike, ekonomike, sociale , edukative, motive etj. Familja si bashkësi paraqet faktorin me më rëndësi në zhvillimin dhe formimin e personalitetit të njeriut. Bashkësia familjare është bashkësi e cila e mbron dhe orienton anëtarin e vet e sidomos fëmijët, ajo kujdeset për fëmijët dhe të rinjtë , forcon stabilitetin e tyre psikologjik dhe zhvillon tek ata ndjenjën e përgjegjësisë. Mirëpo me zhvillimet e reja familja është duke u transformuar dhe po krijohen dobësime në lidhjet familjare. Këta ndryshime të reja që kanë bërë që familja të jetë e paaftë të kryej me sukses rolin edukativ kanë imponuar që në shumë vende të merren masa shoqërore që të kompozohet kjo mungesë. Andaj edhe janë formuar shume shërbim e dhe ndihma për familje si, këshillimoret familjare, shërbimet për adoptime, qendrat për fëmijët, klubet e të rinjve, bashkësitë e banimit etj. Në kuadër të këtyre masave me rëndësi është ti kushtohet vëmendje e posaçme aftësimit të familjes dhe realizimit të suksesshëm të funksionit edukues dhe për ti vërejtur me kohë simptomat e papërshtatshmërisë te fëmijët dhe për të marr masa me qëllim të korrigjimit të tyre dhe orientimit të tyre më shpejt drejt rrugës së drejt të zhvillimit. Përveç familjes e cila mund të ndikojë në sjelljet kriminale të miturve ndikon edhe faktorë të tjerë si kushtet ekonomike, kulturore, papunësia, varfëria etj. Kjo sepse familja si faktor kriminogjen nuk mund të shikohet ndaras nga ndikimi i faktorëve te tjerë të shoqërisë. Roli i familjes si preventiv mund të jetë më i suksesshëm nëse familja ka jetë të harmonizuar dhe kushte të volitshme ekonomike. Mirëpo ndikimi i familjeve të degraduara, me shumë anëtar, me prindër të papunësuar nuk mund të jep rezultate të suksesshme prandaj është e domosdoshme që faktori shoqëror përmes politikave kriminalë të ndërmerr masa të ndryshme preventive.
ROLI PARANDALUES I SHKOLLËS
Shkolla trajtohet si një institucion i cili ka forcë të madhe ndikuese në aspektin e edukimit , të ngritjes kulturore e edhe në aspektin e zhvillimit emocional dhe intelektual dhe në formimin në tersi të personalitetit. Kjo për arsye se ajo ka kontakte me pjesën më të madhe të rinisë që nga rinia e hershme e deri në mishin e pjekurisë. Pasi që fëmijët qëndrojnë në shkollë për një kohë të gjatë arsimtarët e tyre mund ti vërejnë pa vështirsi shenjat e veçanta dhe mund të parashikojnë trajtimin individual të atyre që i shfaqin shenjat e papërshtatshmërisë së sjelljet veta. Për këtë arsye shkolla është në gjendje ti korrigjojë devijimet psikike e të tjera të rinjve dhe ti orientojë drejt. Andaj në shkollë duhet të kryhen procese të ndryshme edukative në mënyrë që shkolla ti eliminojë dukurit negative në sjelljet e rinisë, mosinteresimin, vjedhje të imta, ikjen nga shkolla etj. Hulumtimet e ndryshme tregojnë delikuentet e mitur në numrin më të madh e lënë shkollën dhe nuk merren me punë të dobishme dhe kryejnë vepra kriminale. Këta të mitur të ikur nga shkolla jetojnë më së shpeshti në ambiente me nivel të zhvilluar ekonomiko- kulturor , me trafik të zhvilluar se sa ata të mitur që jetojnë në ambiente të pa zhvilluara ekonomiste si në fshatra apo qyteza. Shkolla së bashku me disa institucione tjera marrin pjesë së bashku në formimin e brezit të ri. Mënyra duke ua hapur dyert sjelljeve kriminale të të rinjve të cilët sikur të mos ishin më pjesë e shkollës i nënshtrohen qëndrimit te keq të shoqërisë., familjes së parregullt dhe sjelljeve delikuent. Rruga e tillë nuk shpie në riedukim. Po ashtu nga shkollat kërkohet që planet mësimore ti harmonizojnë me nevojat emocionale dhe socialë të njerëzve te rinj, pra nevoja që çdo vend ta përpunoj sistemin e arsimit që ti përgjigjet strukturës së tij sociale. Për shkak të qasjes individuale dhe që të evitohen pasoja e mossuksesit në arsim shumë vende janë zhvilluar shkolle speciale për nxënësit me pengesa që punojnë në bazë të programit i cili ju përgjigjet atyre. Kështu janë hapur shkolla për persona të shurdhër, subnormal, pastaj për përmirësimin e nxënësve etj.
ROLI PARANDALUES I PËRGATITJES , ORIENTIMIT PROFESIONAL DHE PUNËSIMIT
Në mesin e kriminelëve dhe delikuenteve të çdo vendi ka shumë persona pa arsimim adekuat e pa profesion. Andaj konsiderohet se me ndihmën e formimit të rregullt profesional dhe me evitimin e papunësisë mund të arrihen rezultate të konsiderueshme preventive. Gjendja e papunësisë ushtron efekte negative si ën aspektin secila ashtu edhe në atë individual. Për shkak të pamundësisë të plotësimit të nevojave materiale për jetesë të anëtareve të familjes , dhe të pamundësisë së shkollimit dhe mbrojtjes shëndetësore vjen deri te paraqitja e sëmundjeve dhe e sjelljeve kriminale. Andaj për këtë qëllim është me rëndësi të formohen plane parandaluese për orientim profesionale dhe punësim që mund ti ndihmojë shumë persona në procesin e përshtatshmërisë nga aspekti profesional. Andaj në shumë vende formohen qendra për arsimim profesional që ju sigurojnë njohje të nevojshme praktike dhe teorike atyre që dëshirojnë dhe u nevojiten këto për tu punësuar.
ROLI PARANDALUES I INSTITUCIONEVE TË SPECIALIZUARA
Janë institucione ku aktivitetet përmirësuese bëhen në bazë të njohurive profesionale të cilat njohuri i ofrojnë sociologjia, pedagogjia, dhe disiplina të tjera shkencore. Andaj këtyre institucioneve ju takon një rol i madh në procesin e prevencionit dhe të risocializimit të personave me sjellje devijonte. Zakonisht këto institucione krijohen për fëmijë dhe në kuadër të tyre bëjnë pjesë edhe klinikat e ndryshme si këshilluese, psikologjike etj. Është me rëndësi që afër shkollave të ketë institucione të cilat përkujdesen për fëmijët që kanë probleme me sjellje. Në këtë proces është me rëndësi edhe kontributi i punëtorëve të shkollave dhe atyre social . Në çdo shoqëri të organizuar fëmijët dhe të rinjtë duhet të përcillen gjatë tërë jetës së tyre duke filluar nga familja e deri në punësimin e tyre. Kjo përcjellje duhet të përfshijë ehe ndihmëse në rast nevoje për profesionalizimin e tyre. Andaj këto programe dhe funksione duhet të mbështetën në politikën kriminale.
ROLI PARANDALUES U NDIHMËS POSTPENALE- Qëndrimi ne burg lë gjurmë të caktuara në personalitetin e të dënuarit dhe të cilat mund të kën ndikim në të më pastaj. Prandaj është e nevojshme që këtyre të ju ofrohet ndihma e caktuar. Në politikën bashkëkohore të luftës ndaj kriminalitetit i kushtohet vëmendje dhe kujdes personit të posa liruar nga dënimi i heqjes së lirisë. Pas kryerjes së veprës penale kryesi ju nënshtrohet masave të ndryshme represive duke filluar nga familja , shoqëria , procedura penale , shpallje e dënimit , vuajtja e dënimit dhe dalja në liri. Të gjitha këto lënë përshtypje dhe ndikime në personalitetin e tij. Andaj në ter këtë proces mbetët pak vend për punën preventive dhe për përmirësimin e plotë të këtyre personave. Prandaj është detyrë e sistemeve demokratike shoqërore që të i shfrytëzojnë të gjitha mundësit shkencore dhe profesionale dhe me anë të programeve bashkëkohore të politikës kriminale që të ju ofrohet ndihmë të dënuarve të tille sepse po qe se ata lihen pas dore ata mund të hasni në probleme të ndryshme dhe si zgjidhje të merren prapë me sjellje kriminale. Këto ndihma janë të dy llojshme të brendshme dhe të jashtme. Të brendshme janë dhënia e guximit dhe këshillave për personin e dënuar se si ti zgjidhë problemet m,e të cilat do të ballafaqohet pas daljes nga burgu. Ndërsa ndihma e jashtëm është sigurimi i ndonjë pune, ndihma materiale, zgjidhja e përkohshme e vendbanimit etj. Përvoja tregon se kjo ndihmë postpenale nuk funksionon sa duhet gjë që mund të ketë pasoja të dëmshme për sjelljet e tyre të mëtutjeshme të personave të dënuar.
ROLI PARANDALUES I TRAJTIMIT INDIVIDUAL DHE GRUPOR
Si metodë shumë e suksesshme për trajtimin e delikuenteve dhe parandalimit të kriminalitetit në përgjithësi kohëve të fundit përmendet edhe puna sociale në grupe, e cila zbatohet me delikuent të caktuar në institucione por edhe me ata që janë në liri si anëtar të grupeve dhe bandave të të rinjve para paraqitjes së sjelljeve devijonte. Rëndësia e këtij trajtimi është se secili individ mendon ndryshe në mënyrëne vet, gjykon , ndërsa krejt ndryshe do të reagoj kur gjendet ne grup e ndryshe kur është vetëm. Në grupe mund të ndikohet nga të tjerët . Andaj në kuadër të këtij trajtimi te personat e caktuar formohen botëkuptime pozitive dhe ngritën kualitete personale , dhe në këtë mënyrë arrihet riedukimi i delikuenteve dhe risocializimi i tyre. Terapinë në grupe e zbatojnë psikologët dhe psikiatrit ndaj delikuenteve me pengesa neurotike e pengesa tjera ndërsa këshillimin në grupe e bëjnë sidomos personat që kanë më shumë përvojë në kryerjen e proceseve edukative. Aplikimi i kësaj metode të trajtimit ndaj grupeve të rinjve me sjellje problematike gjithnjë e më tepër po sendërtohet në praktikën e politikës kriminale dhe preventive të shumë vendeve si Francë, Gjermani, Greqi etj.
ROLI PARANDALUES I ORGANIZATAVE NDËRKOMBËTARE
Në fushën e luftës kundër kriminalitetit rol të rëndësishëm kanë edhe organizatat dhe shoqatat e ndryshme ndërkombëtare. Sepse krimi është dukuri që nuk është i mbyllur por ka karakter ndërkombëtar. Kështu në këtë drejtim rol të rëndësishëm preventiv luajnë se pari Kombet e Bashkuara dhe institucionet e tyre të specializuar. Pastaj vijnë edhe organizata të ndryshme si organizata ndërkombëtare e punës, organizata botërore e shëndetësisë, organizata ndërkombëtare për të drejtat penale, Shoqata për ndihmë personave të dënuar etj. Në këto organizata janë mbajtur dhe mbahen takime ku diskutohet për masat e ndryshme parandaluese ndaj kriminalitetit si strategjia e luftës kundër kriminalitetit , politika e përgjithshme sociale , masat e respektimit të drejtave të njeriut etj.
OPINIONI PUBLIK SI FAKTOR I PARANDALIMIT TË KRIMINALITETIT
ROLI DHE RËNDËSI E OPINIONIT PUBLIK
Në luftimin e kriminalitetit nuk bën të kufizohet vetëm në punën e aparatit shtetëror por duhet të bëhet mobilizimi i ter masës në këtë luftë. Përvoja e deritanishme ka treguar se pa angazhimin e këtij faktori, pra pa pjesëmarrjen e qytetarëve nuk mund të luftohet me sukses krimi. Kjo do të thotë se politikës bashkëkohore kriminale duhet të i interesojë jo vetëm funksionimi i organeve shtetërore por edhe i gjithë opinioni. Kjo kërkesë shtrohet pasi që opinioni nuk është i përgatitur aq sa duhet për funksione preventive ndaj kriminalitetit, arsyeja e kësaj qëndron se qytetarët mbështetën për së tepërmi në ligje dhe besimi në fuqinë dhe forcën e ligjeve. Kohëve të fundit ka tendencë në shumë vende të angazhimit të qytetarëve në këtë drejtim, kjo po shprehet si iniciativë e qytetarëve që të mbrohen nga sulmet e ndryshme të inkriminuara nga dhuna dhe në ndihmesën e risocializimit të dënuarve. Për këtë qëllim në shumë vende është duke u bërë një bashkëpunim i ngushtë në mes të policisë dhe me qytetarët dhe janë themeluar disa institucione të posaçme të cilat kanë hartuar programe speciale për përkujdesje ndaj të rinjve.
MJETET E INFORMIMIT DHE PARANDALIMI I KRIMINALITETIT
Në drejtim të aktivizimit të opinionit për luftë kundër kriminalitetit rol të rëndësishëm luan edhe informimi i drejtë i qytetarëve në lidhje me sjelljet kriminale në një mjedis të caktuar. Arritja e informimit të qytetarëve në lidhje me këto bëhet në mënyra të ndryshme si mjetet informimit publik ( radio, televizion, filmi, shtypi etj). Roli i tyre është i madh pasi që ato paraqesin një rol të rëndësishëm edukativ. Me qëllim të nxitjes së efekteve pozitive të qytetarëve shtypi nuk duhet të bjerë nën ndikimin e efekteve sensacionale por duhet të jep informata të sakta dhe objektive qoftë në lidhje me kriminalitetin si dukuri por edhe ne rastet e posaçme të aktivitetit kriminale. Vetëm me informime të sakta do të zgjohej interesimi pozitë ndër qytetarët për angazhim në dhe rendësin e prevencionit shoqëror kundër kriminalitetit.
POLITIKA KRIMINALE BASHKËKOHORE,MJETET DHE METODAT E PARANDALIMIT TË KRIMINALITETIT
Politika kriminale është politikë në luftimin e kriminalitetit andaj edhe ka karakter klasik dhe nacional. Përmbajtja e saj dhe esenca nxjerrën nga esenca e sistemit shoqëror e politik dhe është e lidhur me politikën, filozofinë, kulturën dhe traditat e sajë me sistemin e vlerave të saja etj. Detyra themelore e politikës kriminale është organizmi i luftës së suksesshme kundër kriminalitetit, ajo përfshin dy fusha të ndërlidhura me parandalimin: fushën penalo-juridike dhe fushën e prevencionit të përgjithshëm social. Në fushën e par politika kriminale si shkencë politike duhet të formoj modelin ë përgjithshëm të së drejtës penale, ti shpreh dhe ti realizoj principet e rendit shoqëror dhe e gjithë kjo të sendërtohet me qëllimet e shoqërisë së caktuar. Ndërsa fusha e dytë është pjesë e fushës së gjërë të politikës sociale. Kjo luftë duhet të atakoj kriminalitetin në të gjitha drejtimet . Politika kriminale duhet të ketë planin dhe programin e vet të cilat lidhen edhe me planet e gjëra të zhvillimit të shoqërisë. Politika kriminale duhet ti përfshijë dhe ti përsosë të gjitha mjetet dhe metodat e saja në luftën kundër kriminalitetit dhe të gjitha këto të jenë në harmoni me normat dhe vlerat e shoqërisë së caktuar.
KRIMI I ORGANIZUAR , KORRUPSIONI DHE POLITIKA KRIMINALE
Disa forma të luftimit të krimit të organizuar- Lufta kundër krimit të organizuar kë bërë që politika kriminale të orientohet drejt futjes së rregullave dhe koncepteve të reja si krimi i organizuar, organizatë kriminale etj. Krimi i organizuar është dukuri sa e vjetër dhe ere në vende të ndryshme te botës. Qysh në shekujt e kaluar flitet për grupe kriminale të organizuara që merreshin me kontrabandim, korrupsion, shpërdorim, trafikimin e drogës etj. Jo vetëm ekonomia botërore i shfrytëzon lehtësitë që ofrohen nga teknologjitë e reja por edhe grupe kriminale i shfrytëzojnë këto mundësi , këtyre rrethanave duhet shtuar edhe ndryshimet politike e sidomos në vendet në tranzicion. Në Evropë për herë të par nocioni i krimit të organizuar është dhënë në Itali ( 1982 –nocioni i organiizatës kriminal etë tipit mafioz). Krimi i organizuar nuk mund të luftohet dhe të parandalohet nëse nuk studiohen format dhe mënyrat e veprimit të tij. Për tu luftuar krimi i organizuar në venet në tranzicion e edhe ne Kosovë duhet të ketë një strategji nacionale dhe të mirëfilltë të masave parandaluese. Kjo duhet të bëhet në përputhje me legjislacionin penal dhe të kompetencave të organeve shtetërore. Gjatë luftimit të krimit të organizuar zakonisht duhet pasur parasysh se ai njërën palë e ka në pushtet për çka edhe mund të quhet krimi i shtetëzuar. Rregullimi ligjor i luftimit të krimit të organizuar përkufizohet me inkriminime të reja , plotësime dhe ndryshime dhe me riorganizim të organeve të zbulimit, ndjekjes, dhe gjykimit. Pra krimi i organizuar si dukuri mund të luftohet me një veprimtari unike dhe të përbashkët të ter sistemit shoqëror pasi që njëra anë që e mundëson krimin e organizuar është edhe pushteti.
KORRUPSIONI SI FORMË E KRIMIT TË ORGANIZUAR-KORRUPSIONI SI DUKURI SHFAQET NË TË GJITHA SFERAT E JETËS SHOQËRORE-SHTETËRORE
Korrupsioni shtrihet në veprimtarin e partive, në qeverisjen qendrore dhe në atë vendore pastaj ne organizatat shtetërore dhe joqeveritare pastaj në ekonomit shtetërore dhe private. Në korrupsion gërshetohen e drejta me moralin, burokracinë, veprimtaria me qilim pasurimi, diktaturat me demokracinë, krimin dhe shkeljen ligjit, kërkesa për jetesë më të mirë të qeveritarëve, etj. Korrupsioni është një kërcënim serioz për të gjitha regjimet politike e po ashtu edhe për regjimet demokratike. Korrupsioni trajtohet si një krim i bardhë pasi që ngjyra e bardhë është më e përshtatshmja. Në luftën kundër korrupsionit janë përfshi edhe shumë organizata ndërkombëtare si një kriter për administrim të mirë ekonomik. Korrupsioni është një epidemi shtetërore kriminale me rrezik për shtetin dhe shoqërinë që e ka lejuar. Ky fenomen duhet të luftohet që në fillim sepse nëse ai thellohet duke mposhtur shtetin dhe duke e bërë sistem korruptim do të jetë më vështirë. Korrupsioni si dukuri kriminale është i lidhur me krimin e organizuar dhe është kërcënim më i madh për stabilitetin politik dhe ekonomik të çdo vendi. Në këtë drejtim nga zyrtarët evropian Ballkani konsiderohet si derë përmes të cilës kalon droga dhuna dhe trafikimi. Korrupsioni e dëmton rendë ekonominë enjë shteti dhe ndikon në uljen e efikasitetit të luftës kundër krimit të organizuar. Në këtë drejtim sipas analizave organet tatimore renditën të parët 59% pastaj doganat 55% dhe policia 48% me mitmarrje. Dhe fusha ku kryhet më së shumti korrupsioni është kalimi i mallrave në dogana dhe tek marrja e llisencave për ushtrim profesioni dhe për leje ndërtim. Në këtë drejtim SHBA llogariten në mesin e 10 shteteve me pak ta korruptuara të botës dhe ky është një fenomen modern.
NDIKIMI I KRIMIT TË ORGANIZUAR NË GJENDJEN E SIGURISË DHE LEGJISLACIONI I RI NË LUFTIMIN E KËTYRE DUKURIVE NEGATIVE TË SHOQËRISË
Politika kriminale në vendet demokratike përveç tjerash duhet pasur parasysh ndikimin krimit dhe krimit të organizuar siç janë trazirat aktet terroriste etj. Kjo sepse gjendja e sigurisë në vend ka ndikim të theksuar në luftimin dhe parandalimin e kriminalitetit në përgjithësi. Pra në një gjendje të sigurisë që është me e brishtë do të jetë më vështirë zbulimi dhe luftimi krimit. Zbatimi i legjislacionit eksitus dhe nxjerrja e normave të reja është sfidë e madhe për çdo shtet. Është me rëndësi që përveç miratimit të ligjeve të reja në këtë fushë është me rëndësi që të rritet ndërgjegjja politike dhe publike më luftën kundër korrupsionit ky është edhe një rekomandim i Këshillit evropian për vendet e Evropës juglindore. Një nga tiparet më të zakonshme të këtij legjislacioni është edhe parashikimi për: përgjegjësin dhe detyrimet e personave zyrtarë për deklarimin e të ardhurave dhe pasurisë, ndalimi i konfliktit të interesave, parandalimi i çdo lloj korrupsioni gjatë prokurorimit në qeveri, sanksione te veçanta administrative, pastaj formimi i komisioneve te veçanta për monitorimin e punës së organeve të zbatimit të ligjeve dhe veprimtarisë gjyqësore dhe duke propozuar strategjitë të reja të punës. Përmës konventave të ndryshme parashihet edhe një punë e përbashkët ndërkombëtare për hetim të përbashkëta hetimore , ngrirja e llogarive bankare, sekuestrimi i mallit për të parandaluar transferimin e tij etj. Të gjitha këto me qëllim të luftimit dhe parandalimit të kriminalitetit , krimit të organizuar dhe akteve terroriste. Në drejtim të luftimit të korrupsionit parashihen edhe autoritete të veçanta anti-korrupsion detyrë e të cilave është të ndërmarrin procedura të veçanta dhe duke përdorur mjete të posaçme në luftën dhe parandalimin e korrupsionit.
DISA FORMA TË LUFTIMIT TË KORRUPSIONIT
Në këtë drejtim Dr. Gjonqa si detyra të përhershme të bashkëpunimit ndërkombëtar rekomandon: afrimin e legjislacionit kombëtar me atë ndërkombëtar, ratifikimin dhe nënshkrimin e instrumenteve ndërkombëtare në fushën penale , bashkëpunimi gjyqësor, bashkëpunimi në fushën e dorëzimit dhe ekstradimit të kriminelëve, bashkëpunimi ndërkombëtar në fushën e krimeve financiare, etj. Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit kërkon trajtim të gjithanshëm, organizim dhe i rregullim si në rrafshin nacional ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Reformimi i policisë dhe gjyqësisë në drejtim të organizimit të organeve speciale për luftimin e krimit, rolin e theksuar të mediave etj. Korrupsioni dhe efektet e tij ekonomike dhe sociale janë tejet serioze, ai prodhon varfëri dhe rënie të përgjithshme ekonomike e shoqëruar me pakënaqësisë shoqërore ndaj reformave dhe zhvillimeve demokratike dhe humbjen e besimit te organet e shërbimit publik shtetëror. Zgjidhja dhe tejkalimi i problemeve në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit arrihet me analizën e gjendjes ekzistuese të kësaj dukurie, masat specifike , formimi i institucioneve të specializuar për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit , qeverisje e mire, ligjshmëri në kryerjen e funksioneve, qasje shkencore e profesionale në zbulimin dhe luftimin e korrupsionit , edukimi i opinionit dhe mobilizimi i mediave etj. Përveç rregullimit legjislativ , politikës ndëshkimore, dhe programeve tjera të organeve qeveritare politike dhe parlamentare duhet pasur parasysh edhe dy drejtime a) Që çdo bartës i funksioneve politike , publike dhe profesionale për të cilin përfolët apo mësohet për tolerim ndaj korrupsionit për shkak të përgjegjësisë politike të suspendohet ose shkarkohet nga detyra. Dhe b) Zyrtarët duke filluar nga ai administrativ e deri te rezidenti në raste të involvimit në korrupsion ose shpërdorim të detyrave zyrtare ose mundësim dhe ndihmë në këto dukuri të largohet vetë nga detyra apo posti si akt moral pa procedura të veçanta.
DELIKUENCA E TË MITURVE DHE POLITIKA KRIMINALE Provim-shtator
KRIMINALITETI I TË MITURVE
Qëllimi parësor i rregullimit të pozitës së të miturit në legjislacionin penal është parandalimi dhe risocializimi i tyre e jo ndëshkimi për pasojat e shkaktuara ndaj shoqërisë me veprimet e tyre inkriminuese. Legjislacioni penal duhet të jetë faktor i luftimit të delikuencës së të miturve dhe të mos lejohet asnjë rrethanë që ndihmon paraqitjen e delikuencës së të miturve. Luftimi i delikuencës tek të miturit ka rëndësi më të madhe se sa luftimi i kriminalitetit tej të rriturit. Pasi që shoqëria duhet të luftojë më gjatë veprimet e delikuenteve i cili me kohë nuk është kthyer nga rruga gabuar se sa veprimet e personave te rritur. Pastaj fëmijët dhe të miturit duhet të vështrohen si viktima e jo si kriminelë. Delikuenca e të miturve përfshin kryesit me përgjegjësi penale prej 14 deri 18 vjeç. Ndërsa fëmijët deri 14 vjeç dhe të cilët nuk kanë përgjegjësi penale. Jo edhe ndryshon varësisht prej shteteve . Psh. Te Iraku, India Egjipti përgjegjësia penale fillon me 7 vjeç, në Turqi 11 vjeç, Austri, Zvicër, Danimarkë fillon 15 vjeç Në Shqipëri, Kosovë fillon me 14 vjeç. Po ashtu edhe limit i lartë ndryshon, mirëpo në pjesën më të madhe të Evropës pranohet limiti 18 vjeç. Kriminaliteti i të miturve është pjesë përbërëse e kriminalitetit në përgjithësi dhe në shumë vende ai studiohet velma nga kriminaliteti i të rriturve.
RIEDUKIMI I FËMIJËVE ME SJELLJE DEVIJONTE
Ndodh që prindërit dhe arsimtarët të ankohen në sjelljet e fëmijëve dhe të rriturve duke i cilësuar si të papërmirësueshëm. Sjellja e këtyre të miturve moti e ka preokupuar vëmendjen e psikologëve, sociologëve, kriminalistëve , pedagogëve, neuropsikiatrive. Ekzistojnë dy grupe të mëdha shpjegimesh lidhur më sjelljet devijonte të rinjve. Njëra i shpjegon si pasojë e trashëgimit ose të paaftësisë së tyre për tu adaptuar më mjedisin social ngase vuajnë nga dëmtime në sistemin qendror nervor dhe në tjetrën që këto sjellje i shpjegon si pasojë e ndikimit negativ të mjedisit social në formimin e tyre emocional dhe moral , pra si pasojë e lëshimeve gjatë edukimit të tyre në etapa të ndryshme. E vërteta shkencore qëndron në sintezën e këtyre dy pikëpamjeve . Shkaqet e sjelljes devijonte mund të jenë në vetë fëmijën, ne vet familjen apo jashtë sajë, pastaj nën ndikimin negativ të programeve filmore televizive, në shtypin e verdhë në literaturë etj. I riu i len pas dore nga familja, i mohuar dhe pa dashuri prindërore, i papranuar nga moshatarët dhe nga të tjerët, duke mos pasur përvojë të mjaftueshme jetësore i qaset përdorimit të mjeteve dhe formave më të lehta , sjelljeve devijonte e të cilat nuk i pranon mjedisi shoqëror. Këto ai i përdor për padrejtësitë që i bëhen ose për tu vet-vërtetuar. Simptomat e sjelljes devijantë duken në familje, fëmija i trajtuar keq, , pa ushqim të mjaftueshëm, pa veshmbathje si shokët, pa lodra për lojë, pa mundësi të luaj me shokë, i lënë pas dore, i përçmuar, pa dashuri prindërore, nuk i jepet mundësi për të vepruar ai do të fillojë më sjellje devjinatë për tu hakmarrë prindërve, sillet në mënyrë arrogante dhe më kokëfortësi, trajton keq vëllain apo motrën , bredhë rrugëve në vend se të shkoj në shkollë, mëson gjëra të pa mira nga anëtaret e grupit, duke filluar të vjedhë sende. Nëse këto simptoma nuk kuptohen herët dhe drejt fëmija do ti përforcojë këto sjellje devijonte dhe do tu kundërvihet normave morale dhe ligjit dhe veprimet e tij shëndrrohen ne delikuencë. Fjala adoleshencë vjen nga latinishtja dhe do të thotë rritem ose piqem. Është një etapë e zhvillimit social, emocional dhe intelektual që e zhvendos të miturin drejt te rriturit. Puberteti është periudha kur individi arrin pjekurin seksuale dhe bëhet i aftë të riprodhojë vetën. Adoloshenca është një periudhë gjatë së cilës ndodhin ndryshime në organizëm të cilat manifestohen me dukuri të rëndësishme dhe kritike. Këto ndryshime mund të kenë edhe karakter të rëndë patologjik. Individët që nga lindja deri në moshimin e tyre kalojnë nga kriza në krizë. Në rast se tek adoleshenca mungon kriza atëherë kemi të bëjmë me një dukuri patologjike, pra të shfaqjes se disa dukurive jo të zakonshme. Kriza e adoleshencës është çrregullim i brendshëm dhe i jashtëm dhe që përjetohet jo njëlloj nga të gjithë dhe është një proces evolutiv gjatë të cilit adoleshentët mund të pësojnë zhgënjime ose mund të shkojnë drejt konsultimit të identitetit të tyre. Andaj riedukimi i fëmijëve dhe i të rinjve duhet të fillojë që nga etapa e par me të hetuar sjelljet devijonte dhe të vazhdohet derisa i riu të kuptojë për pasojat e sjelljeve të tilla.
POZITA E FEMRËS SI VIKTIMË DHE DËSHMITARE DHE POLITIKA KRIMINALE
Pozita e femrës si viktimë dhe dëshmitare duhet studiuar nga ana sociologjike , psikologjike, filozofike dhe juridike në drejtim të hartimit të programeve dhe ligjeve për mbrojtjen e tyre. Përparimi i grave dhe arritja e barazisë mes grave dhe burrave është yshtje e te drejtave të njeriut dhe kusht për drejtësinë sociale. në shoqëri ratë dhe vajzat i nënshtrohen dhunë fizike, seksuale dhe psikologjike, pra grat shpesh bëhen viktima të dhunimit dhe abuzimeve ngacmimeve seksuale dhe kërcënimit , këto i pengojnë ato që të gëzojnë të drejtat dhe lirit e tyre themelore. Andaj këto rrethana tregojnë rëndësinë e trajtimit të sigurisë dhe mbrojtjes së viktimave dhe dëshmitarëve në sistemet gjyqësore të çdo vendi. Pasojat e veprimeve si të lëndimeve trupore dhe psikike paraqesin viktimizimin primar ndërsa viktimizimi sekondar paraqet reagimin negativ të mjedisit social përmes reagimit joadekuat ose te gabuar të organit të ndjekjes. Andaj me qëllim të zvogëlimit të viktimizimit sekondar rekomandohen këto veprime: Pyetja në polici-nga punonjësi i gjinisë së njëjtë, pyetja në pranin e personit të besueshëm, dhe të angazhohen njësit speciale të policisë për artet e dhunimeve dhe të dhunës familjare. Pyetja në Gjykatë- pyetja në mungesë të akuzuarit, ndalimi i pyetjes mbi jetën seksuale të viktimës, regjistrimi me video-kamerë si provë për gjykatë. Pastaj masat për mbrojtje si dëshmitarë- ndryshimi i identitetit, ndryshimi i vendbanimit, mbrojtja e përkohshme e të dhënave të dëshmitarit, masa të mbrojtjes fizike dhe teknike, rehabilitimi social, rikualifikimi profesional, dhënia e këshillave e mënyra tjera të caktuara me ligj. Sipas ligjit viktimë që paraqitet në cilësinë e dëshmitarit është secili person të cilit me vepër penale i është cenuar apo rrezikuar ndonjë ë drejtë e tij personale apo pronësore dhe i cili posedon informatat me rëndësi për procedurën penale dhe me paraqitjen e së cilës jeta, shëndeti, liria ose prona e tij do ti ekspozohej rrezikut dhe i cili është pajtuar të bashkëpunoj me organet e jurisprudencës. Në fund duhet të theksohet se trajtimi i gruas si viktimë apo dëshmitare sipas shumë fakteve dhe rrethanave ka cilësi të dalluara në krahasim me meshkujt , andaj edhe vende të ndryshme kanë hartuar programe të ndryshme në këtë drejtim.
Pyetjet ne provimin – shtator
- Dallimi midis politikes penale dhe politikes kriminale
- Delikuenca e te miturve dhe politika kriminale
- Elementet e politikes kriminale ne shtetin e Skënderbeut