2. Olimpi shqiptar Flori Bruqi Olimpi shqiptar (Pikëpamje/kritikë/vlerësime/poetikë...) RA 1
3. Flori Bruqi Biblioteka Feniksi Redaktor Naim Kelmendi Recensent Skënder MulliqiRedaktor teknik dhe dizajnues i librit Çajup Kajtazi RA RUGOVA ART Prishtinë 2009 2
4. Olimpi shqiptar 3 Flori Bruqi
5. Flori Bruqi 4
6. Olimpi shqiptar
Fjala e redaktorit
PIKËPAMJE NGA OLIMPI I MENDIMIT SHQIPTAR
Vepra "Olimpi shqiptar" është edhe një kontribut tjetër i mendimit intelektualdhe vështrimit, pikëpamjes dhe mendimit kritik, të shkrimtarit dhe publicistit,Flori Bruqi.Autor i shumë veprave, ai na del para
lexuesit edhe me këtë vepërnë publicisatikë, si çdoherë me veprat e tij në këtë fushë, i arrirë, përmbledhës,i veçuar dhe i shenjuar. Pas veprës paraprake, "Guxim shqiptar",që tek lexuesishqiptar, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, nuk mbeti pa jehonën e vet, tashFlori Bruqi vjen para lexuesit tonë me një tjetër vepër hiç më pak të rëndë-sishme se kjo që e theksuam.Madje,kjo e tashmja:"Olimpi shqiptar",në dukjetë parë,mbase nënkuptohet si vazhdimësi e "Guximit shqiptar",por kjo na deldisi më e veçuar përnga kuantiteti dhe kualiteti,përnga seleksionimi dhe vizioniconceptual i librit,poashtu dhe përnga tematika dhe përnga seleksionimi i lëndëssë këtij libri. Nisur nga botimet elektronike,si tek libri "Guxim shqiptar", nëvebfaqen "Floart Press", Flori Bruqi ka ditur të veçojë në këtë vebfaqe letërsitë mirëfillët, polemika të nivelit intelektual e shkencor,shkrime e veçime të tjeranga shumë fusha letrare dhe të publicistikës. Me sajimin e librit "olimp shq-iptar" autori sinjifikon një pikë kulmore të asaj lënde që përfshinë brenda kjovepër dhe, pikërisht këtë synon autori tia ofrojë lexuesit. E tërë lënda, kuptohet,më parë e botuar në vebfaqen e njohur "Floart Press", është lëndë e zgjedhurdhe e përzgjedhur nga kritere të mirëfillta letrare, që përbëjnë një prezentimzhanresh të ndryshme, duke u nisur nga poezia, me autorë të zgjedhur shqiptarë,polemika për çështje të veçanta,çështje me tematikë psikologjike, analiza dheveçime nga letërsia botërore,kuptohet sipas përzgjedhjes së autorit,por edhe au-torë e figura të letërsisë, publicistikës dhe jetës buplike shqiptare, që në njëformë o në një tjetër, kanë shënuar pika kulmore në jetën dhe dijen shqiptare.Të tilla figura në këtë vepër i gjejmë, nga bota letrare: Esad Mekulin,AzemShkrelin,Din Mehmetin,Fatos Arapin,Arshi Pipën, Martin Camajn,Anton Pash-kun, Agim Vincën,Sabri Hamitin,Besnik Mustafajn,Naim Kelmendin,AbdullahKonushevcin,Fahredin Shehu, Iljaz Prokshin, Albana Lifschin,Rajmonda Moi-siu etj,nga ajo studimore si Rexhep Qosjen, Idriz Ajetin, Jup Kastratin,gjithashtupër jetën dhe veprën e nobelistes shqiptare Nënë Terezën,pastaj për figurat mad-hore të kohës sonë,legjendën e luftës, rezistencës dhe trimërisë shqiptare AdemJasharin, atë të presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugovën, atë të shkrim-tarit tashmë me famë botërore Ismail Kadare, si dhe mjaftë tema të tjera meinteres të veçantë…Edhe me këtë vepër diktohet mëtimi i autorit Flori Bruqi 5

7. Flori Bruqiqë të seleksionojë kategori,vlera dhe çështje që shenjojnë nivele të arrira nëbotën e kulturës shqiptare, dhe këtë ai arrinë ta bëjë me sukses, me një shije tëhollë dhe të zgjedhur.Me zellin dhe sensin e tij prej intelektuali të kujdesshëm,aipothuajse i vë shenjën pikante mendimit të analizës letrare,prezentimit,vështrimit,krijimit,debatit, recensionit dhe shtjellimeve tematike, që ngrit brenda këtyrevështrimeve dhe tematikës në këtë vepër… Naim Kelmendi 6
8. Olimpi shqiptarPJESA E PARË:POETË SHQIPTARË 7
9. Flori Bruqi 8
10. Olimpi shqiptarAzem Shkreli (1938-1997)Azem Shkreli zë vend në krye të poezisë moderne shqiptare. Krahas cilësisë,poezia e Shkrelit, shënoi kthesë në rrjedhat e poezisë në Kosovë: e zgjeroi spek-trin tematik, e subjektivizoi dhe intimizoi heroin lirik, dhe çka është më mepeshë, solli një ndjesi të re, të mprehtë, ndaj gjuhës, ndaj fjalës. Kështu, ajoi hapi rrugë bindshëm poezisë së viteve pesëdhjetë, të ngarkuar me patosin eeuforisë kolektive.Azem Shkreli lindi më 1938 në Rugovë të Pejës. Shkollën fillore e kreu nëvendlindje, ndërsa në Prishtinë ai vazhdoi shkollën e mesme për të vazhduarFakultetin Filozofik, degën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe. Për shumë vjet, ai kaqenë kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, drejtor i Teatrit Krahinornë Prishtinë, dhe themelues e drejtor i Kosova Filmit. Vdiq në pranverën e vitit1997.Ka botuar këto vepra në poezi: Bulzat (1960), Ëngjujt e rrugëve (1963), E dinjë fjalë prej guri (1969), Nga bibla e heshtjes (1975), Pagëzimi i fjalës (1981),Nata e papagajve (1990), Lirikë me shi (1994), Zogj dhe gurë (1997). Në prozë:Karvani i bardhë (1961), Sytë e Evës (1975), Muri përfundi shqipeve, Shtatënga ata, si dhe dramat: Fosilet (1968), Varri i qyqës (1983) etj. Poezitë e tij janëpërkthyer në shumë gjuhë të huaja.Shfaqja e Azem Shkrelit si poet, përpos që përputhej me ardhjen e talentit tëfuqishëm, shënonte njëkohësisht kthesën e parë drejt hapjes dhe modernizimittë poezisë shqipe të pasluftës. Shkreli u ngjit natyrshëm në kulmet e poezisë sësotme shqiptare dhe këtë vend ai e konsolidoi dhe e përforcoi nga njëra vepërpoetike në tjetrën, deri në atë të fundit, që e la dorëshkrim, "Zogj dhe gurë",botuar më 1997.Veprimtaria në poezi dhe në prozë e Azem Shkrelit, në fund të viteve pesëdhjetëdhe në fillim të gjashtëdhjetave, shënon kthesë cilësore dhe kthesë në prak-tikat krijuese letrare. Gjatë viteve pesëdhjetë, si gjimnazist, Azem Shkreli, kamundur të lexojë nga letërsia e kohës në gjuhën shqipe një poezi tematikisht tëkufizuar, me strukturë dhe sajim artistik gjuhësor pa origjinalitetin e duhur. Nëprozë gjendja ishte edhe më e varfër. Me përjashtim të ndonjë emri, (Hivzi Sule-jmani) ajo pak prozë e autorëve jo fort të talentuar, kryesisht trajtonte tematikëne luftës dhe të fitores përmes rrëfimit klishe bardh e zi dhe të metodës së real-izmit socialit. Kështu, Azem Shkreli, shënoi kthesën e parë më të rëndësishmenë poezi, në radhë të parë, duke e çliruar Unin lirik intim nga ai kolektlv, dukeselitur në të temën e dashurisë për vendlindjen dhe duke portretizuar njeriun etruallit rugovas, me ngjyrimet e traditës dhe të lashtësisë, dashurinë për vashën, 9
11. Flori Bruqilirikën peizazhiste, etj. Nga ana tjetër thyerjen e parë të madhe në letërsinëshqiptare, kosovare, Shkreli e bëri me romanin "Karvani i bardhë" si edhe metregimet e përfshira në vëllimin "Sytë e Evës", që qëndrojnë ndër më të reali-zuarat në prozën tonë të shkurtër...Azem Shkreli(1938-1997) zë vend në krye të poezisë aktuale shqiptare. Kra-has cilësisë, poezia e Shkrelit shënoi kthesë në rrjedhat e poezisë në Kosovë: ezgjeroi spektrin tematik, e subjektivizoi dhe intimizoi heroin lirik dhe çka ështëmë me peshë, solli një ndjesi të re, të mprehtë ndaj gjuhës, ndaj fjalës. Kështu,ajo i hapi rrugë bindshëm poezisë së viteve pesëdhjetë, të ngarkuar me patosine euforisë kolektive.Lirikat e paraVendlindja, natyra dhe njeriu i Rugovës së Dukagjinit, portreti shpirtëror itij, do të jenë frymëzimi kryesor i poezisë së Azem Shkrelit të shtrira brendaviteve gjashtëdhjetë. Frymëzimi që ngjizet mbi këtë hapësirë e që është kthim ishpeshtë i poetit, nuk është konvencional e aq më pak pozë: nuk ka në të pate-tikë malli dhe mallëngiimi që djeg, "më të bukurin vend"... Bota e vendlindjessë poetit është e pranishme si botë e njerëzve, si besim dhe parim etik, si ash-përsi dhe krenari, si individualitet i papërsëritshëm me hapësirat e tjera, sifilozofi jetësore, si raport ndaj lindjes, jetës, vdekjes, dashurisë, si raport ndajdasmës dhe festës, ndaj punës dhe natyrës, ndaj zotit dhe, sidomos ndaj fjalës.Në këtë frymë janë poezitë e ciklit "Këngë për vete" të shkruara në fund tëviteve pesëdhjetë dhe që, së bashku me një tufë poezish të tjera, do ti emër-tojmë si autoportret poetik. Tek poezitë e ciklit "Dukagjinçe" mund të përmen-dim disa poezi portrete të vendlindjes që shënojnë kulmin artistik të poetit si:"Dukagjinge", "Vdekja e Malësorit", "Bregu i mollës", "Shkëmbi", "Lumi" etj.Te poezia "Vdekja e malësorit", përmes përqasies poetike vihen pranë e pranëtri majat: e malit, e lisit dhe e Malësorit. Ska lot, ska kujë në këtë vdekje, seatëherë rrëzohen lisat, shemben majat dhe shterrin krojet. Dhe, ska vdekje këtu:vetëm se harroi perëndimin dita në sytë e Malësorit, ndërsa mendimi i vrugëtdhe i ftohtë ndër vetulla, është ai që shquhet. Ndërsa poezia "Bregu i mollës"edhe si strukturë vargu, si frymëzim dhe poetikë, është realizuar fare ndryshenga poezia e mësipërme. Ajo është konceptuar si një rrëfim që rrjedh përnjëherëdhe furishëm, thuajse pa të lënë rast të marrësh frymë. Është njëri nga kthim-kërkimet më dramatike të poetit pas gjurmëve të dikurshme që, përfundimisht ika fshirë koha. Të pashlyera, të njëjta në atë kthim janë vetëm retë shtegtare, të 10
12. Olimpi shqiptarpërjetshme në shtegtimin e tyre, sfiduese përballë shtegtimit kalimtar, përballëgjurmëve të fshira pamëshirshëm. Në këtë kontekst mund të përmendet dhepoezia "Lumi", i cili sikur merr pjesë në këtë komplot kundër poetit, po dheai fsheh diç të kaltër dhe të urtë në thellësitë e veta, por që sdo ta thotë. Ngavargjet e poezisë "Shkëmbi", reflekton njëjëzimi maksimal në mes të portretit,natyrës së vendlindjes dhe individualitetit të Unit lirik.Lirikat e dashurisëDashurinë për vashën, poezia e Azem Shkrelit e ka emocion, dhembje të brend-shme, të pazëshme.Fjala është për një cikël jovëllimor poezish, të zëna dhe tëlindura, mbase nga një dashuri e pafat e poetit, që përjeton dramë dhimbjesh tëthella. Vasha para një udhëkryqi dramatik zgjedh largimin përfundimtar. Vargjete lindura nga ky detaj jetësor, ngarkohen kryesisht vetëm me një refleks emocio-nal: dhimbjen e poetit pas ndarjes. Edhe për përmasat e emocionit, për figurën,portretin e vashës, poeti gjen ndonjë detaj të rrallë që sështë qëllim në vete,por në funksion të tendosjes dramatike të folësit lirik. Dhembjen e kësaj plageautori parapëlqen ta mbajë të heshtur, vetëm për vetveten dhe, kur ajo kërcënontë dalë jashtë kontrollit, e ndrydh brenda, si një therrje, plagë fizike. Në këtopoezi ndjehet gjendja shpirtërore e poetit, supozohen rrethanat, mjedisi, si dhenjë ecuri kronologjike se si dhe kur kanë lindur poezitë e ciklit në fjalë, që asn-jëra nuk ka datë.Fillimi do të ishte si një "Këngë e heshtur", një takim e gëzimrasti, poashtu pa bujë, lindja e këngës si një "takim pa hiri", përthithës në çast,por, njëkohësisht i mbështjellë dhe i përcjellë me një parandjenjë të kobshme qëpëshpërit si Korbi i Po-së: do ta dua pa e parë.Pason pastaj periudha e një dhim-bjeje që therr thellë, duke u përplasur brenda gjirit të vet në një vetmi absolute tëUnit lirik. Kjo fazë lidhet me bredhien e ankthshme të poetit përmes tri lirikave:"Liqeni", "Nata në kështjellë" dhe "Në Shën Naum". Liqeni që depërton andejdhe këtej kufirit mbase dhe mund të ofrojë një sinjal, një hollësi për vashën, porai, indiferent, luan me valët dhe, sikur sështë më as syri i tij as loti i saj, dheUnit folës në çast, i vjen të zbresë në fundin e tij. Nuk ka ngjyrim patetik, asvaj ngushëllues në këtë dëshirë, ide e mendim, qoftë i një Basti fluturues, i njëjehone të largët. I tillë është një trevargësh nga cikli i lirikës së realizuar si au-toportret, konkretisht nga poezia me titull "çka mësova unë", -Me qeshë pelimme vuajtë, Me dashtë si me vdekë, Me vdekë si me luejtë. Dashuria dhe vdekja,në poezinë e Azem Shkrelit, nuk janë një fjalë goje. Përkundrazi, ato qëndrojnëpranë e pranë, fare natyrshëm. 11
13. Flori BruqiPoezia "Në Shën Naum", është një tjetër faqe e bredhjeve të poetit rreth e rrethliqenit që e ndan aq mizorisht. Vargjet e poezisë "Nata në kështjellë", vinë si njëfund dite e plumbtë, si një thirrje për strehim qetësues, si një refleks për ta hesh-tur, për ta vënë në gjumë dhembjen. E kjo nuk ndodh. Përkundrazi, dhembjaroit e përçudnuar, dhe poeti, për ta mposhtur, ther faqen e shkëmbit me gishtate duarve. Poezia-kurorë e ciklit, pa dyshim është "Në vend të përshëndetjes".Para kësaj, një si këndellje, vërehet që në vargjet e poezisë "Para elegjisë", kuuni lirik sikur e parandjen jehonën e qëndrimit nëpër kohët që vinë. Por, përmesvargjeve të poezisë "Në vend të përshëndetjes", poeti do të shpërthejë si klithjedhe anatemë.Në këtë poezi antologjike vihet re një përplasje e brendshme ud-hëkryqesh, përplasje përjashtuese, emocionesh në momente të kundërta, që rrje-dhin furishëm. Vërehet një konflikt dramatik: aq sa zëri lirik përpëlitet të çliro-het nga kjo magjepsie totale, që kullon dhimbje e ankth. Aq më shumë e ndien aipraninë e saj, të shikimit të saj, "në shtegballin e vet". Ndjehet se stuhia në këtëpoezi, turret si e verbër, herë në një drejtim e skajshmëri, herë në të kundërtin.Lirikat atdhetareAzem Shkreli është një nga lirikët më modernë në llojin e poezisë patriotike.Nuk ka eufori në atë poezi, as përbetime e dëshmi atdhetarizmi që, në këtë fundshekulli janë aq me tepricë në poezinë tonë. Brenda këtij harku tematik poetime guxim denoncon cenet dhe veset shqiptare, dje dhe sot, duke e ruajtur be-simin në substancën e shëndoshë të qenies. Ndjenja e atdhedashurisë shtrihetgati në tërësinë e veprës poetike të Azem Shkrelit. Ajo dallohet thekshëm tekfrymëzimet poetike të ngjizura nga drama kosovare dhe shqiptare, sidomos tëviteve nëntëdhjetë. Në këtë tematikë sidomos shquhen dy veprat e fundit tëpoetit, "Lirikë me shi" dhe "Zogj dhe gurë". Nga tërësia e vargjeve atdhetarereflektohet një urti e thithur nga e kaluara, nga tradita dhe lashtësia historike,nga bota shpirtërore kolektive, që i sfidon krizat aktuale morale dhe shpirtëroretë shqiptarëve. Si poezi atdhetare, pjesërisht mund të konsiderohen edhe atopërsiatëse, të llojit "Meshë" apo "Dhiatë e re". Tek e para përmes një loje fjalëshqë, vetëm duke i ndërruar vendet, tek tri vargjet e poezisë, shquhet zëri, nëfrymë biblike, i vendosur, i prerë në mbrojtje të Dheut dhe qëndrimi shpirtërore intelektual i poetit ndaj tij. Ajo që e dallon poetin nga shumica e autorëve tëlirikës patrioktike aktualisht është ndjenja ndaj fjalës dhe e shqiptimit poetiktë përmbajtur në emocione; është ndjenja e masës, ndjenja për të mos u rrëm-byer nga brohoritja kolektive në çastet dramatike për fatin e kombit, siç janë 12