Te dobsohemi duke ngrene - obeziteti dhe si mund te shpetojme nga mbipesha

http://www.fakultete.blogspot.com/

Ushqyerja e shëndetshme është ushqyerja me llojshmëri ushqimesh e ekuilibruar, e përshtatshme e kombinuar me aktivitet fizik të rregullt. Ushqyerja e shëndetshme është guri i themelit për një shëndet të mirë dhe mjeti shumë efikas për parandalimin e shumë sëmundjeve apo dhe për trajtimin e disa të tjerave.
Ne mbare boten po vihet re se semundje ,si: diabeti ato te zemres, kanceri po perhapen gjersisht. Specialistet mendojne se nje nder shkaqet kryesore eshte dieta jo e pershtatshme. Sot ne perdorim nje diate, qe permban shume yndyrna, sheqer,kripe dhe pak fibra, minerale dhe vitamina. Ushqimet jane te perpunuara deri ne ate mase , sa shnderrohen ne nje kopje te zbehte te ushqimit natyral. Nga ana tjeter, nuk ekziston asnje ushqim qe I vetem te siguroje mjaftueshem te gjitha kalorite e domoddoshme, per te garantuar shnedet. Prandaj eshte e nevojshme qe dieta te permbaje nje larmi ushqimesh. Per kete, duhen zgjedhur dhe njohur ushqimet e shendetshme.
1- Obeziteti- nje dite e pasur ne kalori dhe yndyre dhe e varfer ne ushqime me origjine bimore, eshte shakatari kryesor I “epidemise” se obezitetit. Ai konsiderohet si shkaktari madhor i shumë patologjive serioze që bëhen shkak për vdekje të papritur.
Hipertensioni – nder faktoret qe ndikojne ne rritjen e presoionit te gjakut dhe lidhen me menyren e te ushqyerit, permeneden: konsumimi I tepert I kripes, alkoolit dhe obeziteti.
Diabeti – eshte nje tjeter semundje qe lidhet edhe me menyren e te ushqyerit.  Nje vakt ushqimor I tepruar ne sasi dhe cilesi me sheqerna qe treten shpejt ndikon ne menyre te ndjeshme ne rritjen e nivelit te sheqerit ne gjak.
Sot ne përdorim një dietë jo të përshtatshme me nevojat e organizmit. Dieta përmban shumë yndyrna, sheqer, kripë dhe është e varfër me fibra, minerale dhe vitamina. Ruajtja e një balance mes karbohidrateve, yndyrnave, proteinave, vitaminave kripërave minerale garanton një ushqyerje të shëndetshme. Kjo duhet bërë sipas një skeme të përcaktuar ose siç quhet një piramidë ushqimore e shëndetshme.
Mënyra e ushqyerjes konsiderohet si një nga shkaqet e shfaqjes së sëmundjeve të zemrës, diabetit, disa formave tumorale, sëmundje këto që vitet e fundit po përhapen në mënyrë mjaft shqetësuese. Organizata Botërore e Shëndetësisë në udhëzimet e veta, nënvizon rolin e një ushqyerjeje të ekuilibruar për të qenë të shëndetshëm dhe për të parandaluar apo dhe trajtuar mjaft sëmundje.
Në vendin tonë vitet e fundit sëmundje si: diabeti, sëmundjet e aparatit kardiovaskular, apo dhe kanceri, po përhapen mjaft dhe për specialistët mendohet se një ndër shkaqet kryesore është një dietë jo e përshtatshme.

Si mund te dobesohemi duke ngrene??
1. Formoni një program të shëndetshëm ushqyerjeje
- Përpiquni të hani çdo ditë në të njëjtat orare.
- Mbani pranë vetes ushqime të shëndetshme në mënyrë që t’i merrni sa herë që të keni uri.
- mishi dhe produktet e qumështit janë ushqyese por kanë një vlerë të lartë yndyre, përpiquni t’i konsumoni ato në trajtë zgarë, të ziera, të pjekura në furrë.
- le të konsumojmë në çdo vakt sallatë apo zarzavate me vlerë të ulët të indeksit glicemik.

2. Mos e kaloni mëngjesin
Fillojeni ditën me mëngjes të shëndetshëm kudo që të jeni, në shtëpi apo jashtë. Personi i cili ha mëngjesin është më energjik gjatë ditës dhe ka një nivel të stabilizuar sheqeri në gjak. Mëngjesi është rregulli i artë i dietës suaj të dobësimit, nëse nuk e bëni e keni edhe më të vështirë të dobësoheni.
të pilafit dhe makaronave.

3. Kujdes 5 rregullat e gatimit
- pakësoni sasinë e kripës, vajit dhe sheqerit.
- mos përdorni krem në ushqime, supëra dhe nëse do ta përdorni mos shtoni yndyrë.
- nëse përdorni mish në gjellët me zarzavate pakësoni sasinë e tij.
- preferoni grupin light të qumështit dhe kosit sepse në këtë mënyrë do të merrni më pak yndyrë.
- përdorni teknika të shëndetshme gatimi, mos konsumoni gjëra të skuqura.
4-. Frutat
Nëse i konsumoni shumë duhet ta dini se krijojnë të njëjtin efekt me bakllavën dhe në këtë mënyrë rritet IG. Mos i konsumoni frutat pas buke por mes vakteve dhe nga 1 porcion.

5. Kujdes lëngjet
Pijet me acid janë lëngje me një indeks të lartë glicemik. Në vend të tyre mund të pimë ujë, dhallë apo limonatë me pak sheqer ose aspak, çaj me akull etj.
6.
 Dobësohuni nën kontrollin e dietologut
Ndoshta mund t’ju duhet një program i ri ushqyerjeje për t’u dobësuar, flisni me dietologun tuaj dhe përcaktoni një program të ri. Aplikimi i të njëjtit program mund të ngadalësojë dobësimin.

Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME