Strukturalizmi dhe funksionalizmi
Strukturalizmi: Edward B. Titchener (1886 – 1927) ishte studenti Wundt it ne Lajpcing. Ne 1982 ai behet drejtor i laboratorit psikologjik
ne Universitetin Cornell . Ai solli metodat eksperimentale te Wundtit ne USA. Psikologjia titcherniste u be e njohur si psikologji strukturaliste. Ajo e paraqet nje kombinim te asocacionizmit me metoden eksperimentale.Strukturalitet besonte se vetdija (ndergjegjia) humane eshte nje fushe legjitime e rendesishme e investigimit. Ata studiojne strukturat ose natyrën e proceseve mendore. Ata marrin si te mireqene se mendja eshte e perbere nga asocacione te ideve dhe qe te studiosh kompleksitetin e mendjes duhet te analizohen keto asocacione brenda ideve më vete. (Titchner, 1990) Metoda eksperimentale e përdorur prej strukturalisteve ishte nje interspektion, e cila nenkupton nje analize te vetvetes, nj tip vetanalize. Titchner shkruante se shkencetaret mbeshteten ne vezhgimin e fenomeneve dhe keshtu introspektioni eshte nje forme e vezhgimit. Pjesemarresi ne intrespeksion studion verbalisht shperthimin e eksperiences ne momentin e ekspozimit te objektit apo te ngjarjes. Psh. Shikojne nje tabele ata do te raportojne pjesemarrjen e tyre prej pamjes, mases, ngjyres dhe tekstit. Ata treguan jo te emertonin apo te raportonin dijet e tyre per objektin apo kuptimin e perceptimeve te tyre . Keshtu nese ata verbalizonin “tabele”, e cila paraqiste nje vizionin e nje tabele, ata ishin i kushtonin vemendje me teper stimulit se proceset e tjera te vetedijshme
Funksionalizm; Funksionalizmi eshte pamja që proceset mendore dhe sjellljet e organizmave të gjalla ndihmojnë ato të adaptohen ne ambjentin e tyre. Kjo shkollë e mendimit lulëzoi në universitetin e Chicagos me John Dewey (1859 – 1952) dhe James Angell (1869 – 1949). Ndikim te veçante në të ka dhënë edhe William James (1840 – 1910). James ishte një empiricist qe besonte se përvoja, eksperienca ishte pikënisja e mendimit, por ai nuk ishte nje asociacionist. Ai mendonte se idete e thjeshta nuk jane kopje pasive te inputeve ambientale(informacioni i marre nga burime te ndryshme), por me teper jane produkt i te menduarit abstrakt dhe te studimit.
Dewey argumentoi se proceset psikologjike nuk mund të kthehen në pjesë të dallueshme dhe që vetëdija mund të jetë kqyrur holistikisht, (në këndveshtrim hyjnor).
“Stimuli” dhe “reagimi” përshkruajnë rolet që luajnë me objektet ose me ngjarjet, por këto role nuk mund të jenë të ndara prej realitetit në tërësi.
Dewey citoi një shembull prej James (1890) për një fëmije që shikon një qiri duke u djegur, zgjatet per ta kapur dhe provon djegien e gishtave. Prej një këndvështrimi stimul – reagimi, pamja e qiririt është një stimul dhe zgjatja eshte një reagim, duke marre djegien që i shkaktoi dhimbjen e gishtit është një stimul qe shkakton reagimin, tërheqjen e dorës..(Harku reflektor)
Funksionalizmi u influencua nga shkrimet e Darvinit për evolucionin dhe studioi dobinë e proceseve mendore per t’i ndihmuar në përshtatjen me ambjentin dhe për të mbijetuar (Angell 1907, Bredo 2003). Funksionalistët interesoheshin në atë se si proceset mendore operojnë, çfarë ata kryejnë dhe se si ata ndryshojnë me kushtet e ambjentit. Ata gjithashtu e shikojne mendjen dhe trupin si bashkëveprim më tepër se si ekzistencialisht të ndarë.
Funksionalistet e kundershtonin metoden e e introspeksionit, jo sepse ajo studionte vetdijen , por me tepër për arsye se si ajo e studionte vetdijen. Introspeksioni perpiqet ta reduktoi vetdijen ne elemente te dukshme, te cilat funksionalistet besojne se jane te pamundura. Duke studiuar nje fenomen te izoluar nuk zbulojmë dot se si ai ndikon, kontribuon në mbijetesën e një organizmi.
Dewey (1900) argumentoi se rezultatet e eksperimenteve psikologjike do të jenë të aplikueshme ne edukim dhe në jetën e përditshme.