Kronik - Afer detit afer mbretit

Afër detit, afër mbretit. Kjo shprehje popullore duket se e ka vlerën më të madhe kur flasim për Durrësin,qytetin I cili ben krenare jo vetem durrsaket por gjithe shqiptaret. Nuk ka të huaj që e viziton Shqipërinë dhe të mos shkojë të shohë qytetin më të njohur bregdetar. Vetëm 33 kilometra larg kryeqytetit,
Durrësi është i arritshëm me mjete të ndryshme transporti. Përveç autoveturave, atje mund të shkohet me autobusë dhe furgonë të linjës,duke te afruar keshtu sa me shume me plazhin.Ky plazh është një vend magjik i qindra e mijëra turistëve shqiptarë nga katër anët e botës.Është një vijë bregdetare e me një shtrirje të gjatë mbi njëzetë kilometrash plazh që duket e pafundme.Buze detit gjendet shetitorja e njohur, e cila ka një shtrirje të gjerë dhe ofron një peizazh të bukur. Shëtitorja e bregdetit vijon më tej në zonën e Curilave, e cila ka qenë një parajsë e vërtetë deri në vitet ’90 dhe është ndër më të frekuentuarat në Durrës.Në vijën bregdetare të plazhit janë ndërtuar një numër i madh hotelesh, baresh, restorantesh e qendrash tregtare, të cilat janë në shërbim të turistëve.Por gjithe ky luks qe I ofrohet turisteve a e mban me te gjalle shprehjen e mesiperme?
E gjithë  zona mes rruges “Currila” dhe detit nuk ka më asnjë pëllëmbë të pazaptuar. Pushtetarë dhe deputetë kanë mundur të gllabërojnë troje dhe pjesë të plazhit sikur te ishin ne gare me njeri-tjerin.Dikur në plazh kishte vetëm disa kabina të drunjta,sot mbizoterojne “kabinat” të paligjshme e të ligjshme duke nxjerre jashte perdorimit 2.5km plazh per shkak se eshte mbuluar nga blloqet, mbeturinat inerte, dhe së fundi edhe me kioska,te cilat depozitojne  mbeturina qe mund të shihen në çdo anë të plazhit,ujërat e zeza derdhen në det duke krijuar erë kundërmuese dhe pergjegjesit nuk e marrin persiper pastrimin e zones.Pothuajse I gjithe brezi I reres eshte ne kete gjendje per te ardhur keq, betoni pushton bregdetin ,makinat e betonit enden ne rruge çdo ore,cdo dite ngrihet një godine e re.Askush nuk përpiqet ta sqarojë këtë që ka ndodhur në këtë plazh, i cili nga durrsakët e vjetër ka qenë më i preferuari.  Nga burime konfidenciale bëhet e ditur se: “grumbullimi i mbeturinave inerte në këtë pjesë të bregut të detit nuk ka qenë i rastësishëm dhe i detyruar nga nevoja që ndërtuesit kanë pasur të depozituar mbeturinat pas hapjes së themeleve të pallateve, por ky depozitim ka pasur si qëllim krijimin e territoreve mbi rërën e plazhit, e cila më pas ju është dhënë personave të caktuar në formë kompensimi, për pronat që ata kanë pretenduar se kanë pasur brenda territorit të qytetit të Durrësit”. Qytetarët e Durrësit i kanë bërë thirrje Bashkisë së Durrësit, që të nisë aksionin në bashkëpunim me firmat e ndërtimit që ta çlirojnë plazhin, dhe të denoncojnë me kurajo qytetare ish-pushtetarët dhe ish-deputetët që kanë privatizuar me forma antiligjore troje në bregdetin e Currilave dhe më gjerë. Burimet nga ky institucion deklarojne se do të ketë nisma për pastrimin e bregdetit të Currilave dhe nuk do të jepet asnjë leje qoftë edhe provizore,fillimisht ata kanë nisur punën me kioskat dhe godinat qe jane fare pranë brezit ranor.
Pertej bregdetit dhe shfrytezimit te tij, nje tjeter vecori po aq dalluese dhe qe e karakterizon Durresin, eshte kultura e  tij, e pasqyruar me deshmi te shumta kulturore, rrjedhoje e historise se ketij qyteti te njohur qe ne antikitet e deri sot. Si pjese te rendesishme te shfaqjes se kesaj kulture permenden monumentet kulturore, nder me te njohurat dhe me te rendesishmet, persa i perket vlerave te cmuara historike e kulturore qe permbajne jane:
Amfiteatri i Duresit. Ky amfiteater cilesohet si nje nga monumentet kulturore me te cmuara per shkak te vlerave artistike dhe arkitektonike qe ai mbart.Ai eshte ndertuar ne fillimet e shekullit te I nga perandori Trajan.Ne kete monument kulturor 2700 vjecar zhvillonin luftime mes gladiatoreve. Tribuna rrethore e ndertuar me pllaka te bardha sherbente si vend ku uleshin spektatoret.
Kalaja e Durresit. Kalaja eshte ndertuar ne kohen e sundimit te perandorit bizantit Anastasi(491-518). Pjesa e brendshem e kalase eshte e perbere nga dy njesi: Keshtjellla e siperme dhe ajo e poshtme. Muret e kalase kane nje lartesi prej 15 metrash dhe jane te rrethuara me kulla me forme te rrumbullaket.
Mozaiku i bazilikes se Arapajve. Ky mozaik eshte ndertuar gjate sundimit te perandorit Justiniani dhe i perket periudhes paleokristiane.Monumenti eshte zbuluar ne vitin 1974 nga arkeologu Sali Hidri.Mozaiku eshte i perbere nga figura me fragmente te gjuetise se kafsheve nga barinjte.
Teatri “Aleksander Moisiu”. Ky teater ka hapur dyert per publikun e tij ne 11 janar te vitit 1953.”Vajza nga fshati” eshte shfaqja e pare qe ka celur siparin e ketij teatri,nje komedi me regji te Pandi Stilliu si dhe e shkruar nga Fatmir Gjata.
Muzeu Etnografik. Ky institucion eshte krijuar ne vitin 1982.Muzeu eshte vendi ku gjenden nje sere objektesh dhe elemente kulturore te qytetit te Durresit dhe rrethinave te tij.Numerohen mbi 300 te tilla si ene guzhine,veshje karakteristike etj.Nje pavion i vecante ne kete muze i eshte kushtuar jetes se aktorit te madh nga Durresi,Aleksander Moisiu.
Bashkë me monumentet arkeologjike të antikitetit, të zbuluara ndër vite, në Durrës kanë arritur të ruhen dhe disa godina përfaqësuese të ndërtuara në dekadat e para të shekullit të kaluar, atëherë kur qyteti-port njohu një zhvillim të vrullshëm dhe marrëdhëniet e tij me Italinë fqinje iu rikthyen kohëve antike. Godina e bashkisë, Vila mbretërore mbi kodër, banka e shtetit dhe hotel “Vollga” janë 4 objektet simbol të historisë moderne të qytetit antik, të ndërtuara në vitet 1920-1930.

Gjithashtu arkeologet shqiptarë sapo kanë zbuluar një varrezë antike që mendohet se i përket antikitetit të vonë deri në shekullin e 6 para erës së re. Studiuesit thonë se kjo zonë është përdorur si varrezë për afro 800 vjet dhe në 70 varre janë gjendur sende nga gjithë larmia e kulturave helene dhe romake.  Agjencia e Shërbimit Arkeologjik po kryen një ekspeditë kërkimore në një thellësi vetëm 1 metër deri në 1 e gjysmë, në një territor rreth 300 metra katrorë ku një firmë ndërtimi sapo kishte nisur punimet për të ngritur një pallat të ri. Grupi prej gjashtë arkeologësh shqiptarë kanë zbuluar 14 vazo guri gëlqeror të periudhës helenistike dhe 15 vazo romake ku mblidhej hiri. Po ashtu janë gjetur nga shekulli i 2 i erës së re 4 varre me mure tullash si edhe 15 të mbuluara me tjegulla në formë çatie, që i përkasin antikitetit të vonë deri në shekullin e 6 para erës së re. Bregdeti dhe kultura jane pasurite me me vlere te Durresit qe mundesojne zhvillimit e turizmit duke bere per vete mijra turiste cdo vit.

Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME