NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL
Historia është shkencë shoqërore e cila studion të kaluarën e shoqërisë njerëzore.Bazohet në të mbledhurat e dokumenteve dhe materialeve të shumta të cilat grombullohen nga arkeologoët ,studjuesit e lëvruesit. lEXO ME SHUME...
Ajo ndahet në:
• Historia parahistorike
• Historia antike
• Historia mesjetare
• Historia moderne
• Historia bashkëkohore
ANTIKITETI NDAHET NE :
1. Periudha qytetare ilire ( shek. V – I Para eres sone ) Permendim themelimin dhe zhvillimin e qyteteve dhe shteteve ilire . Fillon me qëndrat e para protourbane ilire dhe qytetet koloni në territorin ilir. Në tematikën e studimit të kësaj periudhe përfshihet sistemi urbanistik i qytetit dhe organizimi politk në faza të ndryshme zhvillimi, pa lënë jashtë dhe veprimtarinë ekonomike, prodhimin dhe shkëmbimin.
2. Periudha romake ( shek. I para eres sone – III te eres sone ) Përfshirja e Ilirisë në Perandorinë Romake pati rrjedhojat e veta. Problemet kryesore që trajtohen janë të lidhura me ndryshimet që pasuan pushtimin romak të Ilirisë së Jugut. Në fushën e antikitetit janë ndërmarrë gërmime në një varg vendbanimesh të fortifikuara dhe qytete ilire. 3. Antikiteti i Vonë (shek. IV-VI te eres sone ) eshtë një periudhë historike e mbushur me ngjarje të vrullshme dhe mungesë stabiliteti nga dyndjet e barbarëve. Kjo ka bërë që të ndërmerret një punë intensive kërkimore dhe studimore për të hedhur dritë mbi problemet kryesore që shtrohen për këtë periudhë, nga të cilët më i rëndësishmi është problemi i vazhdimësisë iliro-shqiptare. Me mesjetë nënkuptojmë periudhë të historisë evropiane ndërmjet lashtësisë (rreth vitit 600) dhe kohës së Re (duke filluar midis viteve 1453 dhe 1517). Mesjeta krijoi periudhën e mesme në një ndarje skematike të historisë evropiane në tre "epoka": Qytetërimi klasik i lashtësisë, Mesjeta dhe Kohët moderne. Mesjeta e Evropës Perëndimore fillon me mbarimin e Perandorisë Romake perëndimore (qv. 5) deri në ngritjen e monarkive, fillimit të kërkimeve tejdetare, ringjalljes së humanizmit, dhe Reformimi Protestant që filloi në vitin 1517. Të gjitha këto ndryshime shënojnë fillimin e periudhës së hershme moderne që solli Revolucionin Industrial.Forma zotëruese ekonomiko - shoqërore e mesjetës ishte feudalizmi.
KRAHASIMET MES ZHVILLIMEVE EKONOMIKE , POLITIKE E KULTURORE NE PERIUDHEN E ANTIKITETIT E MESJETES ZHVILLIMET EKONOMIKE NE ANTIKITET:
1) Tek ilirët ishte e zhvilluar blegtoria, bujqesia, gjuetia dhe peshkimi.
2) Ne shek. VIII-VII p.e.sonë prodhimi metalurgjik i hekurit arrin zhvillimin e tij të plotë tek ilirët, i përqendruar kryesisht në qendrat zona e Mirditës dhe e Matit, ku janë përcaktuar edhe vendet e shkrirjes së bakrit, si zona e Kukësit, ajo e Korçës, e njohur për punimin e metaleve që në kohën e bakrit dhe të bronzit etj.
3) U zhvilluan marrëdhëniet ekonomike ndërfisnore, si edhe midis popullsisë ilire dhe atyre të vendeve fqinje ose më të largëta.
4) Dallojne prodhimet e ndryshme të zejtarisë greke apo imitacionet lokale të modeleve të tyre, stolitë e tipave italikë ose qelibarin me prejardhje nga Baltiku.
5) Përparimet që u bënë në degët e ndryshme të ekonomisë gjatë epokës së hekurit sollën ndryshime edhe në vetë strukturën e shoqërisë ilire. Baza e këtyre ndryshimeve u bë prona private, e cila filloi të shfaqet tek fiset ekonomikisht më të zhvilluara.
NE MESJETE
1) Arbri u bë bërthama e trojeve shqiptare në të cilën në mënyrë më konsekuente e intensive u zhvilluan proceset ekonomike, politike, kulturore e psikologjike, që plazmuan qenien historike të kombit shqiptar.
2) Me të drejtë, studiues si M. Shuflai, K. Jireçek, G. Prinzig, M. Angold, e kanë vlerësuar këtë territor si "bërthamën e trojeve shqiptare".
3) Peshën kryesore në veprimtarinë ekonomike e zinte blegtoria, kurse kultivimi i arave kufizohej në lugina e në ngastra të ngushta.
4) Karakteristikë e këtyre zonave ishte mobiliteti (lëvizshmëria) periodike e një pjese të popullsisë të lidhur kryekëput me ekonominë blegtorale dhe që përcaktohej nga ndërrimi i kullotave, nga mali në verë, në fushat bregdetare gjatë stinës së dimrit (tranzumanca).
ZHVILLIMET POLITIKE NE ANTIKITET:
1) Rendi politik në Apoloni e Dyrrah kishte në fillim karakter oligarkik.
2) Pushteti i takonte një pakice me prejardhje aristokrate.
3) Shumica dërrmuese e popullsisë, ashtu edhe ilirët, duke mos bërë fjalë për skllevërit, nuk gëzonte të drejta në qeverisjen e qytetit.
4) Zhvillimi i vrullshëm ekonomik i Dyrrahut dhe i Apolonisë në shek.VI-V shoqërohet me ndryshime në rendin shoqëror e politik të dy kolonive, si rrjedhim i një lufte të ashpër sociale e politike.
5) Me zgjerimin e prodhimit zejtar dhe të shkëmbimit të mallrave me ilirët dhe me Greqinë, u pasuruan dhe u forcuan ekonomikisht shtresat tregtare e zejtare të kolonive.
6) Këto shtresa dolën tani si forca të pavarura në arenën politike kundër grupit oligarkik, me synimin për të marrë pushtetin dhe për ta përdorur atë në dobi të interesave të tyre.
7) Kolonitë helene u vendosën në Iliri në rrethanat e marrëdhënieve të ngushta ekonomike me ilirët, fuqizimi i mëtejshëm i kolonive përkon me lindjen e qyteteve ilire dhe me formimin e shtetit ilir.
8) Nuk kanë munguar edhe konfliktet midis ilirëve dhe kolonive, me sa duket, si rrjedhim i shpërdorimeve të kolonistëve në marrëdhëniet me ilirët dhe për kufijtë midis tyre.
9) Këto morën forma të armatosura në luftën e Apolonisë me qytetin ilir Thronion rreth mesit të shek.V dhe në luftën e ilirëve kundër Isës më 385 p.e.sonë.
NE MESJETE:
1) Ndonëse mbetej gjithnjë provincë bizantine, Shqipëria i humbi lidhjet e drejtpërdrejta me Perandorinë pas dyndjes e kolonizimit sllav në Ballkan.
2) Po zhvilloheshin struktura autonome të qeverisjes.
3) Në qendrat e mëdha dallojne njerëz me ndikim e pushtet, përfaqësues të aristokracisë vendase (arkondët), të cilët luajnë rol gjithnjë e më të dukshëm në zhvillimet politike të vendit.
4) Zbehja e rrezikut arab, në lindje, dhe perkeqësimi i situatës në zotërimet bizantine në Ballkanin Perëndimor dhe në Italinë e Jugut, si rezultat i sulmeve të sllavëve e të frankëve, e shtyu Perandorinë Bizantine të kalojë në një organizim të ri administrativ në këto treva, në atë të themave qe bazohej në thelb në rekrutimin e një ushtrie vendase në radhët e fshatarësisë së lirë, e cila në këmbim të tokës, ofronte shërbimin ushtarak.
5) Në krye të themës qëndronte strategu i emëruar drejtpërdrejt nga perandori bizantin, i cili përqendronte në duart e tij si pushtetin ushtarak, ashtu edhe atë civil. Pas tij vinin funksionarë vartës, si pretori, nënstrategët, kartularët, klisarkët etj.
ZHVILLIMET KULTURORE NE ANTIKITET:
1) Kultura ilire ishte një kulturë autoktone që u krijua në truallin historik të ilirëve, në procesin e formimit të vetë etnosit ilir, mbi bazën e zhvillimit të brendshëm social-ekonomik të shoqërisë ilire dhe pa dyshim edhe të marrëdhënieve me popujt fqinjë.
2) Tiparet themelore të saj janë shprehur në arritjet më të rëndësishme të ilirëve në fushën e zhvillimit të tyre ekonomik e shoqëror, në mënyrën e të jetuarit dhe të kuptuarit të botës që i rrethonte, në mënyrën e të pasqyruarit të kësaj bote në artin e botëkuptimin e tyre.
3) Ilirët flisnin një gjuhë te veçantë indoevropiane, e dnryshme nga e popujve te tjere , janë konstatuar elemente të përbashkëta sidomos me trakishten.
4) Arti ilir në periudhën e hershme të hekurit karakterizohet me stilin e tij dekorativ të theksuar të epokës së bronzit, por lulëzimin e arrin në fillim të epokës së plotë të hekurit.
5) Një kult tjetër shumë i zhvilluar tek ilirët, sidomos tek ata të krahinave jugore, ishte dhe gjarpri si simbol i pjellorisë si totem, si qenie mbrojtëse nga syri i keq (apotropeike) etj. Ilirët besonin edhe në ekzistencën e fuqive mistike.
6) Vendosja e varreve në tuma përreth një varri më të hershëm të pasur dhe qendror, si dhe shoqërimi i të vdekurit në varr me objekte të ndryshme, tregon se tek ilirët e periudhës së hershme të hekurit ishte i zhvilluar dhe kulti i të parëve, si edhe besimi mbi jetën e përtej varrit.
NE MESJETE:
1) Përfshirja e trevave të banuara nga stërgjyshërit e shqiptarëve në Perandorinë Bizantine më 395 solli si pasojë, ndër të tjera, edhe dobësimin e shkallëshkallshëm të ndikimit perëndimor (romak).
2) Këto rrethana bënë të mundur që popullsitë vendëse të këtyre trevave t’i shtonin e t’i forconin kontaktet dhe marrëdhëniet e drejtpërdrejta midis tyre.
3) U ndërpre procesi i romanizimit të mëtejshëm të atyre popullsive, por u zhvillua edhe një rrymë konvergjence.
4) Pati ndryshime me karakter te pergjithshem gjuhesor e dialektor që hapën rrugën për kalimin e shkallëshkallshëm nga parashqipja a ilirishtja jugore në një gjuhë cilësisht të re, që po e quajmë shqipja e lashtë a arbërishtja.
5) Rol të rëndësishëm në veprimtarinë kulturore dhe arsimore në mesjetë luajti kisha e krishterë. Roli i saj si udhëheqëse shpirtërore shpjegohet nga fakti se krahas burimeve ekonomike, kisha pati në dorë monopolin e kulturës dhe përgatitjen e inteligjencies së kohës.
6) Shumica e njerëzve të cultures ishin thuajse pa përjashtim klerikë. Në duart e klerikëve ishin filozofia e letërsia, arsimi dhe artet. Si qendra të propagandimit të doktrinës fetare, të arsimit dhe të veprimtarisë kulturore-artistike shërbyen manastiret ortodokse e katolike, krahas të cilave vepronin aktivisht edhe “kurjet” peshkopale.
BURIMET E SHKRUARA GREKE DHE ROMAKE PER ILIRINE
Lajmet e para mbi fiset Ilire dhe vendin e tyre i gjejmë që në monumentet më të hershme të letërsisë helene, që në poemat e Homerit e të Hesiodit. Në poemat e Homerit gjejmë edhe disa që kanë për subjekt historinë e Ilirisë, p.sh. poema mbi pjesëmarrjen e paioneve në luften e Trojes , për lokalizimin e vendbanimeve të tyre, për pjellorin e tokës së thespoteve (Epirit), etj. Duke folur për pjesëmarrjen e ilirëve paionë në luftën e Trojës kundër ahejve, Homeri i barazon prijësit e tyre ushtarakë, që vinin nga “Paionia pjellore” me prijësit e ahejve dhe të trojanëve. Këto janë lajmet e shkruara më të vjetra që kemi për historinë e Ilirisë. Interesi i shkrimtarëve grekë për trevat e Ilirisë dhe ilirët u shtua sidomos në shek. VI-V para e.sonë, kur në brigjet lindore të Adriatikut u themeluan kolonitë e para helene si Dyrrahu, Apollonia, Buthroti, etj. Lidhjet e ngushta që mbanin këto qytete me metropolet, si edhe ardhjet e shpeshta të udhëtarëve e tregtarëve grekë për t'u njohur e tregtuar me vendet e pasura me minerale si edhe me prodhime blegtorale e bujqësore të Ilirisë, bënë që në këtë kohë bota greke të merrte njohuri më të plota e të sakta për ilirët e Ilirinë. Burimet e shkruara dhe ato arkeologjike dëshmojnë se, gjatë kësaj periudhe, ilirët merreshin si dhe më parë kryesisht me bujqësi dhe me blegtori.Jo rastësisht, krahina të veçanta ilire, si Paionia dhe Thesprotia, përmenden që në eposin homerik si vende frytdhënëse dhe pjellore, d.m.th. të përshtatshme për kulturat bujqësore. Hesiodi, shkrimtar grek i shek. VIII-VII p.e.sonë, do ta cilësojë gjithashtu si shumë pjellore fushën e Helopisë, ndërsa sipas historianit grek Hekateut (fundi i shek. VI-V p.e.sonë), në Iliri kishte krahina që prodhonin deri dy herë në vit. Krahas bujqësisë, në Iliri, veçanërisht në zonat bregdetare të saj dhe në krahinat e ulëta kodrinore me klimë të butë, qenë kultivuar dhe rrushi e ulliri. “I ngrohtë dhe frytdhënës ka qenë ky vend, shkruan historiani dhe gjeografi grek Straboni në veprën e tij “Gjeografia” (shek. I e.sonë); ai është plot me ullishta dhe vreshta”, vijon ky autor, përveç disa krahinave të pakta ku toka është fare e ashpër. Tek ilirët ishte e zhvilluar edhe blegtoria, madje në krahinat e brendshme malore ajo përbënte bazën kryesore të ekonomisë së tyre. Hesiodi duke e cilësuar Helopinë si një fushë shumë pjellore dhe me livadhe të gjera, shton se ajo është e pasur me tufa delesh dhe me qé këmbëharkuar, ndërsa Pindari, do ta vlerësonte, në shek. V p.e.sonë, këtë krahinë si ushqyese të shkëlqyeshme të gjedhit. Hekateu gjithashtu bën fjalë për kullota të pasura të Adrias (krahinë bregdetare e Ilirisë), dhe për bagëtinë e saj me pjellori të lartë. Si te ky autor i hershëm, ashtu dhe tek të tjerët, që përsërisnin më vonë këto njoftime, ato shpesh paraqiten të veshura me hollësira fantastike. Ilirët shfrytëzonin në këtë periudhë edhe bletët, prej të cilave ata siguronin mjaltin dhe dyllin. Sipas Aristotelit, taulantët e përdornin mjaltin edhe për të bërë një lloj pijeje të ngjashme me atë të verës së ëmbël dhe të fortë. Kujdesi që tregonin ilirët për mbarështimin e bagëtisë vihet re edhe nga tregimi i Aristotelit për kriporet e autariatëve dhe ardianëve. Konfliktet e shpeshta midis këtyre dy fiseve për këtë kripore, shprehin shqetësimet e blegtorëve ilirë lidhur me këtë produkt shumë të vlefshëm për jetën e gjësë së gjallë. “Kripa, - thotë Aristoteli, - u duhet atyre për kafshët, të cilave ua japin dy herë në vit, përndryshe shumica u ngordh”. Në veprat e gjeografëve dhe historianëve të mirënjohur grekë të shek. VI-V para e.sonë si Hekateu, Herodoti dhe në mënyrë të veçantë Thukididi, ne gjejmë të dhëna, megjithëse nganjëherë të shkurtra e të shpërndara, shumë të rëndësishme me karakter historiko-gjeografik, etnografik dhe ekonomik për Ilirinë në periudhën e formimit të shoqërisë së hershme me klasa dhe të lindjes së formacioneve të para shtetërore. Nuk është, pra, aspak e rastit që pikërisht në këtë kohë (shek. IV-II para e.sonë) të shtohen në mënyrë të ndjeshme të dhënat burimore mbi historinë e Ilirisë. Për fat të keq një pjesë e madhe e veprave, që përmbanin këto të dhëna kanë humbur. Të tilla janë p.sh. veprat e Theopompit, Agatharhidit, historitë e fushatave të Filipit II dhe Aleksandrit të Maqedonisë kundër ilirëve, Historia e Pompe Trogut, "Historia e Epirit" e Proksenit, bashkëkohës i Pirros etj. Vlerën e madhe që do të kishin këto vepra si burime të dorës së parë për historinë e ilirëve në epokën e lulëzimit më të madh të tyre ekonomiko-shoqëror e politik-kulturor e tregojnë më së miri veprat e shkrimtarëve të mëvonshëm si Diodori i Siqelisë, Kurt Rufi, Plutarhu, Arriani, Atheneu, Justini, etj., të cilët kanë shfrytëzuar këta autorë më të lashtë dhe na kanë kumtuar pjesë të shkëputura, shpesh herë shumë të shkurtuara e të gjymtuara, nga shkrimet e tyre. Për fat të keq nuk janë të pakta edhe ato raste kur nga veprat historike të ruajtura kanë humbur pikërisht ato libra e kapituj që trajtonin kryesisht ngjarje të zhvilluara në trevën e Ilirisë në këtë kohë. Ndër shkrimtarët e vonë, ai që u interesua seriozisht për historinë e shekujve të mëparshëm dhe në veprën e të cilit ne gjejmë të dhëna me vlerë për qëndresën e ilirëve kundër pushtimit romak në kohën e Augustit, është Dion Kasi, i cili megjithëse nuk shkëlqen nga fryma kritike, mbetet gjithmonë një gjurmues i mirë. Një burim tjetër që flet për historinë e rezistencës kundër pushtimit romak është edhe Historia e Velei Paterkulit, dëshmitar i disa prej këtyre ngjarjeve, i cili me ngjyra të gjalla pikturon tablonë e kësaj epoke historike të luftës së ilirëve kundër pushtuesve romakë. Mjaft interesante eshte vepra gjeografiko-historike e Strabonit e cila si burim për njohjen e krahinave ilire, ka jo vetëm shfrytëzimin e gjerë nga ana e tij e disa gjeografëve më të vjetër por edhe në vetë përshtypjet e tij personale që ai grumbulloi në udhëtimet e tij të gjate. Për periudhën fill mbas pushtimit romak rëndësi të madhe kanë edhe fjalimet e letrat e oratorit romak Ciceronit, si dhe komentarët e Jul Cezarit, veçanërisht komentari mbi "Luftën civile", një pjesë e së cilës u zhvillua në Iliri. Në mes të shkrimtarëve që na kanë lënë të dhëna për Ilirinë e kësaj kohe, janë gjithashtu gjeografët Pompon Mela e Klaud Ptolemeu. Vepra e këtij të fundit është më e rëndësishmja për epokën romake dhe njëra nga më të rëndësishmet e kohës antike. Megjithëse në veprën e tij ka shumë pika të errëta dhe pasaktësira, numri i madh i emrave të fiseve dhe vendbanimeve që na i kumton Ptolemeu, duke i shoqëruar këto edhe me kordinatat përkatëse gjeografike, përbën një bazë të rëndësishme për studimin e Ilirisë në shek. I-II të eres sonë. Ketu kemi disa rreshta ne te cilat Homeri flet per Iliret tek Iliada dhe Odiseja :
HOMERI
Iliada
libri XXI, rradhët 150-161
"Kush je ti prej burrave qe kundër meje guxon të vish?
Është fatëkeq ai djalë që mërinë time kundërshton"
Atij menjëher ju përgjegj i biri i shkëlqyer i Pelegonit
"O Peleid zemërgjërë, për fisin tim pse pyet?
Jam nga Paionia pjellore dhe e largët,
burrave paionëheshtëgjatë ju prij; kam
njëmbëdhjet ditë që kam ardhur në Ilion
Fisi i im vjen prej Aksit me rrjedhë të gjërë
(prej Aksit që me ujë shumë të mirë tokëm vëshon)
që lindi Pelegonin, shtizorin e përmendur; prej këtij thonë
se Linda unë. Tashti të luftojmë o Akil i ndritur".
Odisea
libri XIX, rradhët 270-277
Unë tani mora vesh kthimin e Odiseut
diku, në tokat pjellore të thespotëve
jeton dhe sjell thesare të shumta dhe të çmueshme
Kështu më tha mreti i thespotëve.
i cili pasi u bëri fli perëndive të pavdekshëm
kishte pregatitur një anije të shpejtë dhe bashkë me njerëz e kishte nisur
për të çuar Odiseun në atdheun e tij.
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL