Demet qe shkakton drroga ne organizmin e njeriut
Demtimet e drogave te paligjshme ne shendetin e njeriut Pse fillojnë njerëzit të përdorin drogën? Një pjesë e madhe, për të mos thënë shumica e përdorimit të drogës,motivohet (të paktën në fillim) ngakërkimi i kënaqësisë.Motivuesit kyç dhe faktorët kushtëzues Harresa (lehtësim i stresit / dhimbjes) Funksional (i qëllimshëm) Zbavitja (kënaqësi)
Çrregullimet mendore Disavantazhet sociale / arsimore Përdorimi i drogës fillon gjithashtu nëpërmjet: Përdorimit eksperimental Presionit të moshatarëve Pas një përdorimi të përsëritur të drogës,”vendimi” për të përdorur drogën nuk është më i vullnetshëm, sepse
DROGA TË NDRYSHON TRURIN!
Çfarë do të thotë varësi psikologjike ndaj drogës? Varësia psikologjike ndaj drogës është një sëmundje komplekse që karakterizohet nga një dëshirë, nga kërkimi për të gjetur dhe për të përdorur drogën në mënyrë të papërmbajtshme dhe shpesh të pakontrollueshme, e cila është shumë e fortë edhe kur ndodhesh para pasojave negative shumë të rënda për jetën. Karakteristikat e varësisë nga droga Sjellje e detyruar Sjellja është nxitëse (ndjesi e këndshme ose e kënaqshme Humbje e kontrollit në rast kufizimi të dozës Dëshira psikologjike Dëshira psikologjike është një dëshirë ose nevojë e fortë për të përdorur drogë. Këto dëshira janë më të dukshme gjatë tërheqjes. Toleranca Toleranca është gjendja në të cilën një person nuk reagon më ndaj drogës si më parë dhe kërkohet një dozë më e madhe për të arritur të njëjtin efekt. Tërheqja Simptomat e mëposhtme mund të shfaqen kur përdorimi i drogës pakësohet ose ndërpritet: Të dridhura, ethe Ngërç Probleme emocionale Humbje e vëmendjes dhe e aftësisë njohëse Halucinacione Konvulsione Vdekje Kategoritë e trajtimit. Përbërësit e trajtimit kërkimor përfshijnë: Detoksikimin Trajtimin farmakologjik Trajtimin rezidencial Trajtimin ambulatory Tipet e drogave Kanabis Kokaina Ekstazia Heroina Haluçinogjenët: LSD Metamfetamina Morfina Nikotina Kafeina Kanabis
ÇFARË ËSHTË ? Kanabisi është një lëndë si duhani, me ngjyrë mes të gjelbrës dhe kafesë, e cila përbëhet nga lulet dhe gjethet e sipërme të thara të bimës së kërpit. Rrëshira e kanabisit apo, siç quhet ndryshe, hashashi, është mbetja e tharë e një lënde që nxirret nga pjesa e sipërme e lulëzuar e bimës së kërpit, e cila kthehet në pluhur ose presohet në forma. Vaji i kanabisit ose, siç quhet ndryshe, vaji i hashashit, është një lëng i cili nxirret ose nga bima e tharë ose nga rrëshira.
SI MERRET ?
Zakonisht, të gjitha format e kanabisit merren përmes tymosjes, si duhani. Rrëshira dhe vaji i kanabisit mund edhe të hahen ose të pihen në formën e çajit.
ÇFARË NDIKIMI KA TE PËRDORUESI ?
Kanabisi i jep përdoruesit një ndjesi relaksimi dhe kënaqësie dhe ndonjëherë I vendos në një gjendje euforie. Përdoruesi mund të provojë edhe një ndjesi më të forte të shqisave të shikimit, nuhatjes, shijes dhe dëgjimit.
CILAT JANË RREZIQET QË LIDHEN ME PËRDORIMIN E KANABISIT ?
Në periudhën afatshkurtër, përdoruesit i rritet oreksi dhe pulsi. Përdoruesi ka probleme edhe me kryerjen e akteve fizike dhe intelektuale, si për shembull e ka të vështirë të ngasë makinën apo të mendojë në mënyrë logjike. Nëse merret në doza të mëdha, kanabisi mund të mprehë perceptimin e tingujve dhe të ngjyrave nga ana e përdoruesit, ndërkohë që ia bën të ngadaltë dhe të paqartë të menduarit. Nëse doza është shumë e madhe, efekti i kanabisit është i ngjashëm me efektin e drogave haluçinogjene dhe mund të shkaktojë ankth, panik dhe, madje, episode psikopatike. Përdoruesit e rregullt të kanabisit përballen me rrezikun e zhvillimit të një varësie psikologjike deri në atë masë sa të humbasin interes në të gjitha aktivitetet e tjera si puna apo marrëdhëniet me njerëzit. Studimet e fundit në Mbretërinë e Bashkuar kanë treguar se ekziston një lidhje midis përdorimit të kanabisit dhe rritjes së skizofrenisë.
RREZIQE TË TJERA
Tymi i kanabisit përmban 50 për qind shumë katran se cigaret me përmbajtjen më të lartë të katrani, gjë që i vendos përdoruesit në një rrezik më të madh të kancerit të mushkërive dhe të sëmundjeve të tjera të sistemit të frymëmarrjes.
KOKAINA ÇFARË ËSHTË ?
Kokaina është një pluhur i bardhë ose ngjyrë qumështi, i cili vepron si stimulues i fuqishëm. Kokaina nxirret nga gjethet e bimës së kokës.Gjatë rrugës, mund të tretet ose të “pritet” me lëndë të tjera me qëllim që të rritet sasia.Droga “crack” është një kokainë e cila është përpunuar më tej me amoniak ose bikarbonat natriumi (sodë buke) dhe ngjan si flokëza ose kokrriza të vogla.
SI MERRET ?
Zakonisht, kokaina thithet me hundë ose injektohet, ndërsa droga “crack” tymoset si duhani.
ÇFARË NDIKIMI KA TE PËRDORUESI ?
Kokaina i jep përdoruesit një ndjesi gjallërie shpirtërore dhe e vendos në një gjendje euforie. Gjithashtu, shpesh përdoruesi provon një rritje të përkohshme të niveleve të gatishmërisë nervore dhe të energjisë dhe një shtyrje në kohë të urisë dhe të lodhjes.
CILAT JANË RREZIQET QË LIDHEN ME PËRDORIMIN E KOKAINËS ?
Efektet afatshkurtra përfshijnë humbjen e oreksit, shpejtimin e frymëmarrjes dhe rritjen e temperaturës së trupit dhe të rrahjeve të zemrës. Përdoruesit mund të sillen në mënyrë shumë të çuditshme dhe të parregullt dhe, ndonjëherë edhe në mënyrë të dhunshme. Doza të tepërta të kokainës mund të shkaktojnë edhe konvulsione, krizë epilepsie, hemorragji cerebrale ose mosfunksionim të zemrës. Përdoruesit afatgjatë të kokainës rrezikojnë të kenë një mori problemesh shëndetësore, disa prej të cilëve varen nga mënyra se si e marrin këtë drogë. Thithja me hundë e kokainës dëmton shumë rëndë indet e hundës; tymosja mund të shkaktojë probleme të aparatit të frymëmarrjes; ndërsa injeksioni mund të shkaktojë abscese ose sëmundje infektive. Rreziqe të tjera, pavarësisht mënyrës si merret droga, përfshijnë varësinë e fuqishme psikologjike, kequshqyerjen, rënien në peshë, humbjen e orientimit, apatinë dhe një gjendje që ngjan me psikozën pananojake.
RREZIQE TË TJERA
Përzierja e kokainës me alkoolin është një kokteijl i rrezikshëm dhe mund të rrisë ndjeshëm mundësinë e vdekjes së papritur.
EKSTAZA ÇFARË ËSHTË ?
Ekstaza është një stimulues psikoaktiv, i cili zakonisht prodhohet në laboratorë të paligjshëm. Në të vërtetë, termi “ekstazë” ka evoluar dhe nuk përdoret për të quajtur vetëm një lëndë kimike por në të vërtetë një gamë lëndësh të tilla të cilat kanë një efekt të ngjashëm te përdoruesi. Shpesh, çfarëdo tablete me stemë tani quhet “ekstazë” pavarësisht përbërjes së vet kimike. Edhe pse kjo drogë zakonisht shpërndahet në formën e një tablete, ajo mund të jetë edhe në formë pluhuri ose kapsule. Tabletat mund të kenë forma dhe madhësi të ndryshme.
SI MERRET ?
Zakonisht gëlltitet por mund edhe të thithet me hundë ose të injektohet.
ÇFARË NDIKIMI KA TE PËRDORUESI ?
Ekstaza mund të rrisë nivelet e ndjeshmërisë të përdoruesve dhe të shkaktojë një ndjesi afërsie me njerëzit që i rrethojnë. Kjo drogë mund ta bëjë përdoruesin më shoqërues dhe energjik.
CILAT JANË RREZIQET QË LIDHEN ME PËRDORIMIN E EKSTAZËS ?
Në periudhën afatshkurtër, ekstaza mund të bëjë që trupi të mos i përfillë sinjalet e problemeve siç janë dehidratimi, vilania dhe rraskapitja dhe mund të pengojë aftësinë e trupit për të rregulluar temperaturën. Për më tepër, ekstaza mund të dëmtojë rëndë organe të tilla si mëlçia dhe veshkat. Ndonjëherë, mund të shkaktojë edhe konvulsione dhe pushim të zemrës. Doza të mëdha të ekstazës shkaktojnë një gjendje acarimi, ankthi dhe halucinacionesh të rënda.Përdorimi afatgjatë i ekstazës mund të dëmtojë disa pjesë të caktuara të trurit, duke shkaktuar kështu depresion dhe humbje të kujtesës.
RREZIQE TË TJERA
Tabletat ose pilulat që shiten për ekstazë mund të përmbajnë edhe lëndë të tjera që mund të jenë të rrezikshme dhe që mund të jenë të ndryshme për sa i takon fuqisë dhe pasojave të tyre
HEROINA
ÇFARË ËSHTË ?
Heroina ose sic quhet ne zhargonin e rruges e kuqja është një drogë që shkakton varësi te forte dhe që ka veti kundra dhimbjes dhe e cila prodhohet përmes përpunimit të morfinës, një lëndë natyrore e cila nxirret nga bima e opiumit.Kjo është droga qe me se shumti merret me shiringe. Heroina e pastër është një pluhur i bardhë. Heroina e rrugës është zakonisht e bardhë në ngjyrë kafe sepse përzihet me lëndë të papastra, çka do të thotë që çdo dozë ndryshon nga tjetra. Shkakton varesine fizike ndryshe nga drogat e tjera.
SI MERRET ?
Zakonisht injektohet por mund edhe të thithet me hundë ose të tymoset.
Çfarë ndikimi ka te përdoruesi ?
Heroina mund t’u heqë përdoruesve tensionin, ankthin dhe depresionin. Përdoruesi ndjehet i shkëputur nga lodhja ose dhimbja emocionale ose fizike. Në doza të mëdha, përdoruesi mund të provojë gjendje euforie.
CILAT JANË RREZIQET QË LIDHEN ME PËRDORIMIN E HEROINËS ?
Pasojat afatshkurtra përfshijnë zvogëlimin e bebes së syrit, të përzier, të vjella, përgjumje, paaftësi për t’u përqendruar dhe apati.Heroina shkakton varësi të madhe fizike dhe psikologjike te përdoruesi. Përdoruesit rrezikojnë të zhvillojnë edhe një shkallë tolerance ndaj kësaj droge, çka do të thotë se me kalimin e kohës u duhet të marrin doza gjithnjë e më të mëdha për të provuar efektin që dëshirojnë. Përdorimi afatgjatë i heroinës ka një shumëllojshmëri pasojash të rënda për shëndetin. Mes të tjerash, mund të shkaktojë rënie të shpejtë në peshë, kequshqyerje dhe kapsllëk.Heroina mund të shkaktojë edhe çrregullim të ciklit mujor te femrat, përgjumje dhe apati kronike. Lënia e menjëhershme e heroinës shkakton simptomat e tërheqjes nga ky ves, të cilat mund të jenë të rënda dhe përfshijnë ngërç, diarre, dridhje, panik, sekrecione të hundës, të ngjethura dhe djersitje.
RREZIQE TË TJERA
Përdoruesit rrezikojnë të marrin mbidozë të heroinës e cila mund të shkaktojë gjendje kome dhe vdekje për shkak të bllokimit të aparatit të frymëmarrjes.
HALUÇINOGJENËT
ÇFARË JANË ?
Haluçinogjenët, ose drogat psikopatike, janë droga të cilat ia ndryshojnë gjendjen e ndërgjegjes përdoruesit si edhe shkaktojnë lloje të ndryshme halucinacionesh.Llojet kryesore të halucinogjenëve janë dietilamidi i acidit dilisergjik (LSD), fenociklinida (PCP), amfetaminat, meskalina dhe psilocibina.
LSD Dietilamidi i acidit dilisergjik Acid/Hippie (PCP)
ÇFARË ËSHTË ? LSD-ja është një drogë gjysmë-sintetike e prodhuar nga acidi lisergjik, i cili gjendet në një kërpudhë që rritet në bimën e thekrës dhe drithëra të tjera. LSD-ja, e cila zakonisht quhet edhe “acidi”, është një prej drogave halucinogjene më të fuqishme. Në rrugë zakonisht shitet në formën e katrorëve të vegjël prej letre me flluska me kokrra ku brenda përmbahet droga, por shitet edhe në formën e tabletave, kapsulave si edhe në formë të lëngshme. Është një lëndë pa ngjyrë dhe pa erë, me një shije paksa të hidhur.
SI MERRET ?
Zakonisht gëlltitet.
ÇFARË NDIKIMI KA TE PËRDORUESI ?
Nëse merret LSD, ajo shkakton ndryshime të forta në mendime, humor dhe shqisa, krahas ndjenjave të afërsisë dhe shoqërimit.Megjithatë, efektet e sakta të LSD-së ndryshojnë në varësi të gjendjes mendore të përdoruesit dhe mjedisit ku merret kjo drogë.
CILAT JANË RREZIQET QË LIDHEN ME PËRDORIMIN E LSD-SË ?
Në periudhën afatshkurtër, LSD-ja shkakton zhgënjim dhe perceptime të shtrembëruara. Ndryshon sensi i thellësisë dhe kohës i përdoruesit, ndërsa bëhen më të mprehta ngjyrat, tingujt dhe prekja. Disa përdorues të LSD-së provojnë mendime dhe ndjenja të forta dhe të frikshme si për shembull frika se mos humbasin kontrollin, frika nga çmenduria dhe vdekja dhe dëshpërim. Pasojat fizike janë të vogla në krahasim me pasojat psikologjike dhe emocionale. Në të përfshihet zmadhimi i bebes së syrit, shpeshtimi i rrahjeve të zemrës dhe rritja e tensionit të gjakut, humbja e oreksit, pagjumësia, thatësirë në gojë dhe të dridhura.
METAMFETAMINA
ÇFARË ËSHTË ?
Metamfetamina bën pjesë në atë grup drogash që quhen stimulues të llojit të amfetaminës (ATS). Është drogë sintetike e cila zakonisht prodhohet në laboratorë të paligjshëm.Metamfetamina është në formën e pluhurit, të tabletave ose kristaleve që ngjajnë me copëza qelqi të thyer.
SI MERRET ? Mund të gëlltitet, të thithet me hundë, të tymoset ose të injektohet.
ÇFARË NDIKIMI KA TE PËRDORUESI ?
Metamfetamina stimulon një ndjesi mirëqenieje fizike dhe mendore, si edhe një valë euforie dhe gjendje të gëzueshme shpirtërore. Përdoruesi provon një rritje të përkohshme të energjisë, e cila e bën përdoruesin të mendojë se mund t’i kryejë më mira aktet fizike ose intelektuale. Përdoruesi ndjen edhe një shtyrje në kohë të urisë dhe të lodhjes.
CILAT JANË RREZIQET QË LIDHEN ME PËRDORIMIN E METAMFETAMINËS ?
Në periudhën afatshkurtër, përdoruesit humbasin oreksin dhe fillojnë të marrin frymë më shpejt. Mund t’u shpeshtohen rrahjet e zemrës dhe mund t’u rritet tensioni i gjakut si edhe mund t’u rritet temperatura e trupit dhe të djersijnë. Në doza të mëdha, përdoruesit mund të ndjehen të paqetë dhe të acaruar dhe mund të provojnë goditje paniku. Doza të tepërta të metamfetaminës mund të shkaktojnë edhe konvulsione dhe vdekje për shkak të mosfunksionimit të aparatit të frymëmarrjes, hemorragji cerebrale ose mosfunksionim të zemrës.Përdorimi afatgjatë i metamfetamnës mund të shkaktojnë kequshqyerje, rënie në peshë dhe zhvillim të varësisë psikologjike.Kur ndërpritet përdorimi i metamfetaminës, përdoruesi fle për një kohë të gjatë dhe pastaj zakonisht bie në depresion.
RREZIQE TË TJERA
Ndonjëherë, metamfetamina bëhet shkak për sjellje agresive, të dhunshme dhe shumë të pazakontë te përdoruesit.
PUNA E BASHKËMOSHATAREVE , FAMILJAREVE , NE NDIHME TE PERDORUESVE TE TYRE .
PRINDËRIT DHE PERDORIMI I drogave Janë disa situata që duhen shmangur: Mos iu impono fëmijëve dhe mos i ngacmo ata Mos jep leksione – cilido e di se çdo të thotë të të japin leksion Mos prediko – kjo nuk e ndihmon fëmijën Mos u përpiq ti frikësosh fëmijët me ngjarje të tmerrshme. Nuk ecën – dhe për dikë që përdor drogë, kjo gjë është e pabesueshme. Qendra Kulturore e Fëmijëve të Tiranes e përkrahur nga UNICEF, ka filluar fushatën kundër pirjes së duhanit me moton “Stop duhanit”. Fushata kundër pirjes së duhanit, e cila ka nisur në Tiranes e që më pas do të vazhdojë edhe në qytete tjera të Shqiperise ka për qëllim vetëdijesimin e qytetarëve për dëmet që ua shkakton duhanpirja. Ndërkaq organizatorët shprehën të brengosur, për trendin e rritjes së kësaj dukurie, sidomos tek moshat e reja. Fushata kundër pirjes së duhanit ka filluar me aktivitete të ndryshme simbolike nga fëmijët e Qendrës Kulturore të Tiranes. Pankarta me mbishkrime kundër duhanit, organizimi i meçit të boksit, ku protagonist të këtij dueli ishin “zemra” dhe “cigarja”, si dhe bartja zvarrë e një cigareje gjigante, ishin disa performanca simbolike të anëtarëve të kësaj qendre. Po ashtu në kuadër të kësaj fushate ishin përgatitur edhe broshura dhe mesazhe në formë cigareje, të cilat u shpërndaheshin qytetarëve në Sheshin “Nëna Tereza”. Ndryshe, në bazë të disa statistikave të bëra nga Instituti i Shëndetësisë, UNICEF-i dhe institucione tjera tregon se numri i duhanpirësve posaçërisht tek të rinjtë është në rritje. Ky fakt është brengosesh dhe fushatat e tilla janë të mirëseardhura, duke ditur faktin se në vendin tonë konsumimi i duhanit është mjaftë shqetësues./KP/
Pages
- Home
- ADMINISTRIM
- ANALIZE VEPRASH
- DETYRA ANGLISHT
- APLIKIM KOMPJUTERIK
- AUDITIM BANKAR
- TE DREJTAT E NJERIUT
- BAZAT E FINANCES
- CIKLI I ULET
- DIDAKTIKE
- DOKTORATURE
- DREJTESI
- E DREJTA PRONES
- E DREJTA KUSHTETUESE
- E DREJTA NDERKOMBETARE
- E DREJTA MJEDISIT
- EDUKIM
- EKONOMI
- ESE ANGLISHT
- HYRJE NE PSIKOLLOGJI
- MENAXHIMI I BURIMEVE NJEREZORE
- MARDHENIE ME PUBLIKUN
- MARDHENIE NDERKOMBETARE
- MASTER PROFESIONAL
- MASTER SHKENCOR
- MENAXHIM BIZNESI
- MENAXHIM FINANCIAR
- MENAXHIM KLASE
- MENAXHIM NDERTIMI
- MENAXHIM TURIZEM
- MESIMDHENIE
- MIKROEKONOMI
- POLITIKAT NE BE
- POLITIKAT E SIGURISE NDERKOMBETARE
- PSIKOLOGJI
- PSIKOLOGJI SHKOLLE
- PSIKOLOGJI SOCIOLOGJI
- PSIKOLOGJI ZHVILLIMI
- PSIKOTERAPI
- REPORTAZH
- SHKENCA EDUKIMI
- SHKENCA JURIDIKE
- SHKENCA POLITIKE
- SHKRIM AKADEMIK
- SINTAKS
- SOCIOLOGJI
- SOCIOLOGJI EDUKIMI
- TEMA DIPLOME
- TEORI MARDHENIE NDERKOMBETARE
- TURIZEM ARKEOLOGJIK
- Llotaria Amerikane Durres
- Agjensi Imobiliare Durres
- Whatsap
Popular
-
HYRJE Arsimi dhe edukimi është procesi më i rëndësishëm i shoqërisë tonë. Shqetësimi për individ...
-
Studim Rasti Në shkollat tona ndeshemi cdo ditë e më tepër me raste të fëmijëve që janë me probleme te ndryshme ,qe shihen si femije me...
-
Hapja e Programit Word Shkariko Ketu per detyren e rregullt ne PDF Hapja e programit Word mund të bëhet në disa mënyra, mirëpo ne do ti t...
-
TEMA:STUDIM RASTI I NJE FEMIJE ME NEVOJA TE VECANTA. Pershkrimi fizik (A. Sh ) Eshte nje djale me gjatesi njesoj si gjithe femij...
-
Tema:Njeriu në epokën e teknologjisë informative: Hyrje: Shkencëtarët dhe teknologët kishin një ëndërr; të ndërtojnë një robot që ësh...
-
Origjina 1. Numrat arabe e kane origjinën në Indi të paktën 1.700 vjet më parë. Ata ishin shpikur nga matematikanet hindu, duke evol...
-
Tema e parë, leksioni i dytë 1. Filozofia arsimore në mesjetë Idetë dhe konceptet arsimore në Mesjetë i gjejmë në mendimet e njerëzve...
-
T EMA : LIDHJA E KIMISE ME LENDET E TJER A Permbajta e projektit njohja mbi kimine Kimia është shkenca ose me saktë ajo e degë ...
-
▼ KLIKO ▼ SHKARIKO ▼ PDF ▼ WORD ▼ FAKULTETI I EDUKIMIT DEGA: PSIKOLOGJI-SOCIOLOGJI (MASTER SHKENCOR) LENDA: KESHILLIM I NXENESIT TEMA: ST...
-
Tema : Ndikimi I Revolucionit Industrial ne vendet e Evropes NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL Revolucioni Industrial ishte tranzicioni drej...