NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL
Në dhomat e godinës dykatëshe të muzeut, përmes objekteve pasqyrohet mënyra e jetesës së kësaj zone, mobilimet, veshjet, etj. Janë renditur dhomat në mënyrën sesi ato funksiononin duke të dhënë imazhin e një shtëpie të vjetër elbasanase, duke përfshirë gjithçka.Muzeu Etnografik lEXO ME SHUME
u krijua në vitin 1986 në shtëpinë e Sejdinëve e cila ishte ruajtur si monument tradite edhe pse pronarët e saj ishin cilësuar "armiq të popullit". Jo shumë larg sheshit të Bezistanit në qendër të qytetit kjo shtëpi është restauruar së fundi. Është një ndërtesë karakteristike me çardak, e veçantë në llojin e saj në trevën e Elbasanit, ajo është përcaktuar si simbol i shtëpive elbasanase. Në planin arkitekturor, banesa e ndërtuar në vitin 1870 ngjan me shtëpitë karakteristike të Beratit dhe Shkodrës, por ka shumë elementë që e bëjnë unike. Kati i parë i banesës, dikur magazinë për prodhimet bujqësore të familjes Sejdini, përbëhet nga tre dhoma dhe një sallon, në të cilat tani paraqiten vlerat e traditës popullore, por edhe dokumente historike me vlerë. Dhoma e punimit të leshit, dhoma e metaleve si dhe dhoma e tabakëve kanë zënë vend në këtë kat, duke i krijuar mundësi vizitorit që të njihet me kulturën dhe traditën vendase. Kati i dytë i muzeut përbëhet nga një korridor i madh, dhoma e punës së vajzave, dhoma e grave, dhoma e burrave dhe dhoma e nuses. Në numrin e madh të zejeve, që pasqyrohen në këtë muze, përmenden punimet e shajakpunuesve, qeleshepunuesve, kazazëve, punimet e opingarëve, e saraçëve, punimet e zilexhinjve, armëtarëve, argjendarëve, çibukçinjve, samarxhinjve, mullinjtë primitivë të vajit, si dhe guri mortor i legjionarit Mark Sabitis, monumenti që vërteton arkeologjikisht vendndodhjen e Skampis. Punonjësit e muzeut etnografik, shprehen se zejtaria në qytetin e Elbasanit nisi të zhvillohej në gjysmën e parë të shekullit të XVII-të. Gjithçka që ruhet në muze transmeton një mozaik të pasur vlerash, që pasqyrojnë tiparet etnografike të krahinës. Të gjitha këto janë realizuar me copa të kushtueshme, zbukuruar me motive vendase të thurura me gajtane dhe tel argjendi ose ari. Sipas tyre, kostumet e burrave dhe të grave që dalloheshin për bukurinë dhe elegancën çmoheshin shumë nga të huajt. Një dolloman apo xhybe e kategorisë së parë, që përdorej nga aristokracia, e punuar me copë kadife të kuqe të importuar, tregtohej përkundrejt një shumë të madhe. Në gjysmën e dytë të shekullit të XIX në punimin e kostumeve kombëtare përmenden mjeshtërit elbasanas Hasan Dilja, Tahir Kryemadhi etj. Ka ende familje që trashëgojnë zejet e vjetra, por pak prej tyre arrijnë ti realizojnë punimet ashtu siç bënin të parët e tyre. Mosrritja e krimbit të mëndafshit, humbja e tezgjahut apo edhe futja e teknologjisë kanë bërë që gjithçka të jetë tepër të vështirë për tu realizuar. Shtëpia apo banesa tiranase është nga tipet më të lashta, dhe nga mënyra e ndërtimit dhe e funksionimit nuk haset në qytetet e tjera të Shqipërisë.Banesa tiranase, në fillimet e shekullit XVII, përbëhej nga një ambjent, 4-5m i lartë. Ajo quhej shtëpia e zjarrit (shpia e zjermit). Sipërfaqja e saj ishte 30-55m2, dhe forma drejtkëndore, zakonisht me përmasa 6x8m. E spostuar, rreth 2m larg një muri ishte vatra e zjarrit, (votra zjermit), që shërbente për gatim dhe për ngrohje. Ajo kishte formë drejtkëndëshe dhe ishte e ndarë në dy pjesë të shkallëzuara; në pjesën e ulët ndizej zjarri, ndërsa në pjesën e ngritur vendoseshin drutë. Të dyja pjesët ndaheshin nga dy gurë të ngulur në tokë, që quheshin carunj. Në trarët e tavanit kapej kamostra (zinxhir që përfundonte me çengelë ku vareshin enët e gatimit). Në vatër përdoreshin komjet, që ishin trekëndësha hekuri me këmbë, ku vendoseshin kazanë apo enë të tjera gatimi, për t’u zier apo pjekur ushqimi. Dyshemeja ishte prej dheu të ngjeshur, në nivelin e oborrit. Shtëpia ishte pa tavan dhe tymi dilte nëpërmjet tjegullave. Streha e çatisë ishte veçanërisht e gjerë, për të mbrojtur muret e qerpiçit nga shiu, dhe përpara derës dykanatëshe formonte një hajat të vogël. Në shtëpinë e zjarrit familja jetonte, ushqehej, priste miqtë dhe flinte. Banesa ditën ndriçohej nga dy ose katër baxha, një ose dy prej të cilave binin mbi vatër. Dritaret, një ose dy, nga ana derës kryesore, duhet të jenë futur më vonë. Në fund të oborrit ishte nevojtorja -banja, dhe poshtë saj gropa septike. Më tutje ndodhej ahuri dhe koteci i pulave. Shekuj më parë, natën, banesa ndriçohej nga pisha. Në Tiranë nuk është përdorur bishtuku në formën e tij klasike me bishtin e gjatë, por kandili (kanili). Tiranasit e vjetër më kanë treguar për kokmet prej teneqeje me vaj, (apo me voj, siç themi në dialektin tonë), me fitil dhe me një si bisht, (si i filxhanit). Më pas kokmet prej teneqeje u zëvendësuan me kokme prej qelqi. Më e vonshme ka qenë llampa me vajguri, e cila mund të kishte një pasqyrë të rrumbullakët, përballë poçit të gjatë, të qelqit, për të shtuar dritën me pasqyrimin e saj. Kur tiranasve u duhej të dilnin natën, ata merrnin me vete fenerin për të ndriçuar rrugën. Kjo situatë vazhdoi, deri në vitet ’20 të shekullit të shekullit të kaluar, kur qyteti filloi të ndriçohej nga energjia elektrike. Pranë vatrës ishte një pjesë e ngritur dhe e shtruar me dërrasa, që shërbente për ndejtje dhe për fjetje. Më vonë rreth vatrës shtroheshin hasrat, ku uleshin anëtarët e familjes. E gjithë dhoma ishte e rrethuar me sergjenë, të cilët mund t’i krahasojmë me etazherët. Aty vendoseshin enët e gatimit: kushonat -tenxheret, qepshja, gjyma të madhësive të ndryshme, kuzet -tepsitë, fteret -tiganet, tava e dheut, vorbja për zierjen groshës -fasuleve, xhezvja e kafes, mytia -dybeku, për përgatitjen e djathit dhe tlynit -gjalpit. Buka gatuhej në magje, që ishte një tip govate, dhe piqej në tepsi. Për të siguruar një pjekje më të mirë, tepsitë apo tavat mbuloheshin me saç, i cili ishte një lloj kapaku bakri. Por, simite (bukë) mund të blije edhe në furrat private. Në Tiranë, simiteve u thonin parur, dhe ky emër kishte mbetur nga koha kur simitet kushtonin një pare. Në dhomën e zjarrit nuk mungonte dymleku -vedeni, i cili përhapte erë të mirë dhe hahej në dimër. Kupaci ishte një “tas” druri me kapak, i cili përdorej për të ruajtur ushqimin në udhëtim. Shtëpia tiranase ndërtohej me qerpiç dhe me breza druri. Qerpiçi, (tullat e baltës të thara në diell), përgatitej në vendin e ndërtimit me kallëp druri. Ai ishte i leverdisshëm nga pikëpamja ekonomike dhe me veti shumë të mira termoizoluese. Muret e qerpiçit ndërtoheshin 0,60-0,70m të gjerë. Qerpiçët lidheshin me llaç balte të përzierë me kashtë. Brezat e drurit viheshin çdo 0,7-1 metër lartësi dhe përbëheshin nga dy binarë, një nga brenda e një nga jashtë. Ata siguronin fortësinë dhe qëndrueshmërinë ndaj lëkundjeve sizmike. Themelet ndërtoheshin me gurë lumi. Banesa tiranase suvatohej nga brenda dhe nga jashtë me llaç balte, dhe lyhej me gëlqere. Shtëpia tiranase me një ambjent ka qenë zhdukur në qytet prej kohësh, por gjendej akoma në fshatra (si p.sh. në Mullet) deri në vitet ’60, ’70 të shekullit XX7. NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL
Tweet Follow @DIONISXHANI