Durrësi : sot është qyteti port më i rëndësishëm i Shqipërisë si destinacion turistik. Në pjesën jugore ndodhet plazhi i tij, i gjatë më shumë se 10 km. Gjatë periudhës verore në Durrës vijnë më shumë se 150.000 turiste në ujerat e detit Adriatik.
Monumentet e qytetit antik i kanë rezistuar kohës dhe janë akoma sot në një gjendje të mire. Durrësi është një destinacion interesant për turizmin historik Durrësi mund të krahasohet me qytetet më të mëdha të Mesdheut të lashtë dhe mesjetar. Qyteti Dyrrah u ndërtua nga IlirëtTaulantë, dallëndyshasit në shekujt XIII-XI p.K. Banorët e parë të Dyrrahut, para ilirëve të quajtur protoilir, pellazgë, ngritën në rrethinat e këtij qyteti, vendbanimet e para parahistorike. Në kushtet e një klime mesdhetare, vendi më i përshtatshëm për banim ishte ajo e lumit Erzen (Ululeus) si dhe Ultësira Perëndimore përreth saj. Në bregdetin e Gjirit te Durrësit u vendos qëndra e parë apo limani me emrin Dyrrah. Sipas autorëve të lashtë, ky qytet u themelua nga dy mbretër me origjinë ilire të quajtur Dyrrah dhe Epidamn. Ai kishte edhe punishte të punimit të qeramikës, të metaleve, të pëlhurave të lëkurës, kantier për ndërtimin e anijeve etj. Dëshmi e zhvillimit të tregtisë janë monedhat prej bronzi e argjendi që janë prerë në Dyrrah. Ndërsa për lulëzimin urban dëshmon mozaiku i një dyshemeje, i quajtur Bukuroshja e Durrësit. Nga shekulli I-III e.s. qyteti i Dyrrahut përjetoi një periudhë lulëzimi, u bë qendër dhe porti kryesor i brigjeve të Adriatikut lindor.DISA NGA VLERAT KULTURORE PER TE CILAT PERMENDET DURRESI JANE:
Amfiteatri i Durresit
Kalaja e Durresit
Vila mbreterore e Durresit
Kulla e vrojtimit ne Durres
Teatri Aleksander Moisiu
Muzeu arkeologjik Durres
Muzeu Etnografik i Durresit
Monumenti i John Lenonit
Monumenti i Mujo Ulqinakut
Monumenti i rezistences
Monumenti i Sabri Tuçit
Mozaiku I Orfeut ne Durres
Amfiteatri i Durrësit
Amfiteatri i Durrësit, më i madhi dhe më i rëndësishmi, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan, është ndërtuar në fillim të shek të I të e.s gjatë sundimit të perandorit Trajan. Ai ka vlera të veçanta arkitekturore dhe artistike dhe mund të krahasohet me monumentet e kësaj periudhe të Pompeit dhe Kapuas në Itali. Amfiteatri ka trajtë elipsi me diametër 136 metra dhe lartësi rreth 20 m. Shkallarja për shikuesit e veshur me pllaka të bardha merrte 15-20.000 veta, ndërsa në arenë zhvilloheshin luftimet e gladiatorëve. Ky amfiteatër ka arkitekturë romake dhe ndërtimi i tij në qendër të qytetit 350 m larg detit, fillon në rrafshin e arenës 5,5 m mbi nivelin e detit, ndërsa 2/3 mbështetet në kodër. Amfiteatri 2700-vjeçar qëndron mes 30 amfiteatrove të zbuluar të botës antike nga Roma deri në Budapest dhe Lion. Pas viteve 90 një sërë projektesh synojnë të realizojnë zbulimin e plotë të ndërtesës dhe bashkëpunimi me Universitetin e Parmës pritet të formësojë përfundimisht në të ardhmen të gjithë gjeografinë e shkueshme të Amfiteatrit. Amfiteatri i Durrësit është zbuluar në vitin 1966 nga bashkëpunëtori i vjetër shkencor Vangjel Toçi, vit në të cilin kanë nisur dhjetëra ekspedita të sektorëve kërkimorë e shkencorë, shqiptare e të huaja. Në mënyrë intensive gërmimet janë përqendruar në vitet 1967-1970 të cilat detyruan zhvendosjen e 55 familjeve dhe prishjen e 33 banesave private për t’i hapur rrugë zbulimit të ndërtesës antike.
MOZAIKU I ORFEUT NË DURRËS MOZAIKU I ORFEUT
Mozaiku i Orfeut. Ky mozaik është zbuluar vetëm pjesërisht në vitin 1988, në bodrumin e një shtëpie. Gërmimet arkeologjike kanë nxjerrë në pah vetëm një pjesë të kësaj vepre që paraqet figurën e Orfeut, rrethuar me motive bimore dhe gjeometrike. Ky është vlerësuar si një vepër me vlera të rralla për nga pasuria e figurave dhe realizimi i tij. Mozaiku i përket shekullit II pas Krishtit.Projekti është zbuluar në bodrumin e një shtëpie private në vitin 1988. Mozaiku i Orfeut në qytetin e Durrësit i shtohet listës së monumenteve të kulturës. I zbuluar në bodrumin e një shtëpie private në vitin 1988, gjatë këtyre viteve mozaiku ka qenë thuajse i fshehtë. “Me njohjen si monument kulture, mozaiku do të bëhet i vizitueshëm për qytetarët durrsakë, për turistët e huaj dhe vendas që kalojnë nëpër Durrës”, është shprehur drejtori i Drejtorisë Rajonale të Mbrojtjes së Monumenteve të Kulturës në Durrës, Ermion Arapi. Ky mozaik është zbuluar në lagjen 9 të qytetit bregdetar, te Lagjja e Re. Gjatë këtyre 22 viteve, mozaiku ka qëndruar i fshehur dhe njëkohësisht i ruajtur në bodrumin e shtëpisë private, ndërsa përmes një marrëveshjeje me familjen që e mban, do të bëhet i vizitueshëm. Në librin “Durrësi” të arkeologut durrsak Afrim Hoti, thuhet se gërmimet arkeologjike kanë nxjerrë në dritë vetëm një pjesë të kësaj vepre që prezanton figurën e Orfeut, rrethuar me motive bimore dhe gjeometrike. Monumenti i fundit që i shtohet listës së objekteve të rëndësishme të kulturës dhe historisë, ndonëse ai është konsideruar i tillë dhe para shpalljes, është punuar me gurë kubikë polikrom në teknikën opus tasselatum. Ngjyrat që mbizotërojnë në mozaik janë e kuqja, e bardha, jeshilja dhe e zeza, por janë përdorur dhe të tjera. Sipas arkeologut Hoti ka shumë mundësi që në këtë rast figura e Orfeut të jetë paraqitur si personifikim i figurës së Krishtit. “Pasuria e figurave dhe realizimi i tij artistik na bën ta vlerësojmë këtë mozaik si punim me vlera të rralla brenda gjinisë së tij. Mozaiku duhet të jetë punuar aty nga fundi i shekullit III pas Krishtit”, thotë Hoti. Në Durrës, qytet, dhe periferitë e tij, janë zbuluar disa nga mozaikët më të bukur në vend, të cilët i përkasin periudhave të ndryshme historike. Përveç mozaikut të njohur “Bukuroshja e Durrësit” që i përket shek. IV para Krishtit dhe është ekspozuar në Muzeun Kombëtar Historik në Tiranë, i vizitueshëm është dhe mozaiku i Amfiteatrit, që vetëm në raste të veçanta hapet, dhe ai i bazilikës së Arapajt. Ndërkohë mozaiku i Hipokampit ose Kalit të Detit, ai i Pallatit të Sportit, mozaiku pranë depos së ujit etj., do të ngelen të konservuar, në pritje të një kohe tjetër dhe të të tjera kushteve për ekspozim.[1] KALAJA E DURRËSIT TORRA VENECIANE NË KALANË E DURRËSIT

Kalaja e Durrësit muret e së cilës u ringritën në periudhën e perandorit bizantin Anastasi I (491-518) me origjinë nga Durrësi, i cili e shndërroi atë në një nga qytetet më të fortifikuara në Adriatik. Riparime në mure janë kryer edhe pas tërmetit shkatërrues të vitit 1273. Aktualisht muret mesjetare me lartësi afro 15 metra si dhe tre hyrje e disa kulla fortifikuese ruhen në afro një të tretën e gjatësisë fillestare të kështjellës së qytetit TEATRI ALEKSANDËR MOISIU