NAPOLEON BONAPARTI

(Ajaçio, 15 gusht 1769 - Ishulli Shën Elena, 5 maj 1821) në jetën e tij ka qene, politikan, gjeneral brilant lufte, dhe perandor i Francës. Mbaroi shkollën Ushtarake për Fisniket në Paris falë një burse studimi te cilën e përfitoi nga mbreti francez Luigji XVI.
Me përfundimin e shkollës ushtarake merr gradën e kapterrit në artilerinë franceze, me vone me revolucionin francez do te gradohet me gradën gjeneral. Qeverisi Francën nga viti 1799, dhe u emërua Konsull i Pare në nëntor te vitit 1799 deri në maj 1804 me vone behet Perandor Francez me emrin e Napoleone I (Napoléon Ier) nga dhjetori 1804 deri në 14 prill 1814 dhe serisht nga 20 marsi deri në 22 qershor 1815. Në jetën e tij politike ka qene dhe President i Republikës Italiane nga viti 1803 deri në vitin 1805 dhe mbret i Italisë nga 1805 deri në 1814. Fale disa betejave ushtarake dhe aleancave te shumta që ndërmori, Napoleoni pushtoi dhe udhëhoqi gati te gjithin kontinentin Evropian, duke çuar në çdo vend që pushtone idealet e Revolucionit Francez. Arriti te kontrollonte shume mbretëri te Evropës fale familjareve te tij te cilët u emëronin nga Napoleoni për te kontrolluar me mire shtetet e pushtuara (Spanja, Napoli, Westfalia dhe Holanda). Fushata e Rusisë (1812) shënoi fundin e dominimit te tioj në mbare Evropën. Me humbjen në Lipsia nga aleatet evropiane, te cilët ishin formuar për te përballur fuqinë e perandorisë franceze, në tetor te vitit 1813 Napoleoni e la fronin e tij dhe u çua për burgim në ishullin e Elba-s në Itali. Në mars te vitit 1815, ia del mbanë te arratiset nga ishulli prej se cilës ishte i burgosur dhe mbrrine afër Antibes me pas mbërrin në Paris, historianet do ta përshkrojnë këtë mbërritje te Napoleonit me thënien "mbërriti pa shtëne asnjë plumb", në te marr në dor pushtetin për një periudhe relativisht te shkurtër, e cila kujtohet me emrin "Njëqind Ditët", do te mposhtet në atë që quhet beteja e Waterloos me 18 gusht 1815. Vitet e fundit te jetës se tij i kaloi i burgosur në ishullin e Shent'Elenes në mbikëqyrjen e Anglez-ve. Mbas humbjes në Waterloo, Kongresi i Vjenës solli në te gjithë Evropën mbretërit te cilët ishin larguar fale Napoleonit.
FILLIMET DHE JETA USHTARAKE
Ishte sovrani i pare nga dinastia e familjes Bonapart. U martua me Joséphine de Beauharnais në vitin 1796, dhe në martese te dyte u lidh me dukeshën Maria Luisa d'Asburgo-Lorena me 11 shkurt 1810, nga kjo lishe martesore do t'i lindi fëmija i vetëm i biri, Napoleone Luigji i emëruar Mbreti i Romes (1822-1832). Figura e tij ishte një frymëzim për te gjithë si për artistet, muzikantet, politikanet dhe historianet nga 1800' deri në ditët e sotme. Napoleone Buonaparte linde në Ajaccio në Korsikë një vit me vone nga stipulimi i Traktatit te Versailles (maj 1768), fale këtij traktati Republika e Genoves i lente Francezet te hynin në Korsika, e cila u pushtua nga ushtria e mbretit Luigji XV, kur mbaruan dyluftimet me banoret e vendit ishulli u be pjesë e pasurisë personale e mbretit. Familja Buonaparte i përkiste borgjezisë te vogël dhe kishte origjine nga fisniket e Toskanes. Babai i Napoleonit, Carlo Maria Buonaparte, (Napoleoni e ndryshoi mbiemrin e nga Buonaparte në "Bonaparte" mbas vdekjes se babait, dhe parapak dite për tu nisur në Itali), ishte avokat i cili i laureua në Universitetin e Pisa-s bere shume kërkime për te vërtetuar dhe për te mare patentën nobiliare nga te afërmit e largët Toskane, kjo patente nobiliate do ti jepte një prestigj te larte në atdhe, fale kësaj patente mundi te çonte te dy fëmijët e tij për tu shkolluar në France. Carlo Maria Bonaparte vdiq në moshe te re nga një kancer në stomak me 24 shkurt 1785, në Montpellier. Nga gruaja e tij Letizia Ramolino pati 13 fëmije, vetëm 8 mbijetuan, vëllezërit Giuseppe, Luiciano, Luigi ; motrat Elisa, Paolina, dhe Carolina edhe Napoleoni. Fale patentës nobiliare që mori në Toskane, Carlo mundi tu regjistrone në Librin e Fisnikeve te Korsikës, i cili ishte themeluar nga Francezet për te mbajtur në vëzhgim ishullin, dhe fale kësaj patente Napolenoni në moshën 9-vjeçare mundi te hynte me 23 prill 1779 në shkollën Mbretërore Brienne-le-Château, në veri te Francës, aty ndenji deri me 17 tetor 1784 o pipas disa historianeve deri me 30 tetor 1779. Për te përmisuar gjuhen franceze dhe për tu përgatitur për shkolle frekuentoi 4-muj kolegjin e Autun. Fillimisht Napoleoni nuk e konsideronte veten e vet Francës dhe u ndjente në situat te sikletshme me bashkëmoshataret e tij te cilët ishin fisnik francez te cilët e tallnin Napoleonin shpesh here për faje te theksit te tij dhe për prejardhjen italiane (akuzat që ishte i huaj do ta ndjeknin gjate gjithë jetës). Pa shoke dhe jo i konsideruar nga fëmijët e tjerë, dhe për faktin se Napoleoni ishte një fëmije i dobët fizikisht, ai i dedikoi kohet e tij te lira në studim duke shkëlqyar në Matematik. Në 22 tetor 1784 Luigji XVI i dha mundësinë te hynte si student në École Militaire (Shkolla Ushtarake) në Paris, e cila ishte themeluar nga Luigji XV. Në vitin 1785 tentoi te hynte në Marine dhe u be gate për te ndermare karrierën e marinarit, por provimi i tij për te marr pjesë në ne marine u anulua dhe kështu kaloi në artileri. Në moshën 16-vjeçare mori gradën e nënkapterrit dhe u çua në Valence (Drôme), në jug-lindje te Francës. Me shpërthimin e revolucionit në 1789, Napoleoni, 20-vjeçar arriti te merrte një licence fale te secilës mund tu largonte në ishullin e Korsikës. Në Korsikë vendosi te merrte pjesë me lëvizjen revolucionare te ishullit duke marre gradën e kapterr-kolonelit te Gardës Kombëtare. Në vitin 1792 refuzoi tu kthente në France për ti shërbyer Armatës Franceze, ky vendim rrezikoi që ta përndjeknin për tradhti. Fale familjareve te cilët e binden tu kthente në France, Napoleoni shkoi në Paris dhe u prezantua përpara Ministrit te Luftës për te dhëne llogari mbi vonesën e kthimit, këtu shfaqi një te folur aq brilante dhe te prekryer sa që ministri e tërhoqi ndëshkimin ndaj tij dhe e gradoi si Kapiten. Ndërkohe në Korsikë po u përhapte lufta civile e cila shpërthehu në 1793. Në vitin 1792 sjelljet jo korrekte dhe mënyra se si trajtoheshin Korsiket nga ana e Franceze-ve e shtyu-u Napoleonin te mbështeste lëvizjen për pavarësinë e Korsikës, por heroi nacional i Korsikës Pasquale Paoli (që ishte kthyer në Korsikë nga mërgimi i tij i detyruar nga mbretërit Franceze) mblodhi edhe një here ushtrinë Korsikë për pavarësinë e ishullit, por kësaj radhe familja Buonaparte ndryshe si me pare nuk e mbështeti, dhe kështu Napoleoni i cili u gjykua si tradhtar u detyrua bashke me familjen e tij t'iu drejtonte Francës. Nga ai moment Napoleoni mbështeti me gjithë vullnetin e tij revolucionin francez, në ketë mënyre ai mundi ti ngjiste shkallet e ushtrisë me shpejt seç duhej. Në dhjetorin e 1793, si kolonel i artilerisë, liroi portin e Tolone nga mbështetësit e mbretit dhe nga Anglezet ; kjo beteje e cila ishte suksesi i tij i pare në ushtri i dha gradën e gjeneralit te brigadave dhe njohjen e me Paul Barras, i cili do te behej politikan i fuqishëm në France, fale kësaj miqësie ai do te ngjiste shkallet e pushtetit francez. Miqësia e tij me Augustin Robespierre, vëllai i Maximilien, do ta çonte në fatkeqësi nga ana ushtarake. Por me 5 tetor 1795 shoku i tij Barras e emëroi, me habitjen e te gjithëve, komandant i sheshit te Parisit, me detyrën për te mbrojtur Mbledhjen Kombëtare nga kërcënimi i mbështetësve te mbretit. Me ndihmën e Gioacchino Murat në komandën e kalorësisë, Napoleoni në mënyre barbare dhe strategjike përmbysi popullsinë e revoltuar e cila donte te shkaktonte një grusht shteti te ri. Me suksesin e kësaj operacioni vjen edhe emërimi, fale shokut Barras, si gjeneral i ushtrisë te mbrendshme.
FUSHATA NË ITALI
Napoleoni duke kaluar Alpet Italiane, pikture e Jacques-Louis David Me 9 mars 1796 Napoleoni martoi Joséphine Tascher de La Pagerie, vejushe Beauharnais, grua e cila ishte martuar me një ushtarak te dënuar me prerjen e kokës mbas revoluciont Francez. Vetëm dy dite mbas martesës u nis në kokën e një ushtrie e formuar prej 38.000 ushtaresh te cilët ishin te armatosur në mënyre te dobët. Kjo fushate ushtarake, i cili në planet e Drejtorisë Franceze, do te ishte veçese një fushate strategjike sepse kishin planifikuar ta sulmonin Austrinë duke përshkruar lumin Rhein. Kjo ishte fushata e Italisë e drejtuar nga gjeneral Napoleoni i cili u përballe me ushtrinë austriake në sfavor numerik dhe logjistike, por këto fakte nuk e frikësuan Napoleonin i cili arriti te korrte një fitore te madhe ndaj austriakeve. Ky sukses ushtarak nga ana e Napoleonit frymëzoi shume artistet e kohës në mbare Evropën te cilët i kushtuan vepra te ndryshme, një nga me te famshmet ishte sinfonia n.3 i Ludwig Van Beethoven me titullin "Eroika". Betejat midis austriakeve dhe piemonteseve ishin te shumta, por beteja historike ishe ajo që u zhvillua me 19 prill 1796 e quajtur "Beteja e San Giacomo" dhe "Marrja e Shën Mikelit". Me paqen e Cherasco e stipuluar nga Napoleoni dhe Vittorio Amedeo III i Savoia-s pati humbje te madhe për mbretërinë Savoiane te cilët humben territore te rëndësishme si Savoia-n dhe Nizza-n. Me 10 maj 1796 shpartalloi ushtrinë austriake në betejën e "Ponte di Lodi" dhe në 15 maj po te ati viti hyri në Milano. Napoleoni i kurorëzuar mbret i Italisë 26 maj 1805 në Milano Në 16 maj, në Milano vendoset Aministracioni Gjeneral i Lombardisë, një organizim politiko-ushtarake në te cilën merrnin pjesë franceze (te ardhur nga armata e Italisë) dhe emra te spikatur që ndiqnin filozofinë e revolucionit francez si, Pietro dhe Alessandro Verri, Gian Galeazzo Serbelloni dhe Francesco Melzi d'Eril. Duke e detyruar që tu dorëzohej rajoni i Piemonte-s dhe Milano pushtohen brenda disa ditëve, Napoleoni emërohet nga Drejtoria Franceze i plotfuqishëm në Armatën e Italisë dhe kështu u përgatit për detyrën e re dhe shume te vështire : te mposhte ushtrinë austriake. Mbas disa betejave te vogla, ushtritë franceze dhe austriake u përballuan me 5 gusht, në Betejën e Castiglione-s.Kjo përplasje ishte përballja e pare e drejtuar nga Napoleoni, i cili demonstroi gjenialitetin e tij në fushën e betejës duke përmbysur një rezultat i cili ishte në favor te ushtrisë austriake, kjo ishte fitorja e pare me rendësi nga ana e Napoleonit në karrierën e tij ushtarake. Humbja e ushtrisë austriake ishte e rende për tu përballuar, megjithatë austriaket arritën te formonin një ushtri te re e cila u mund serisht nga Napoleoni në Bassano, Arcole dhe me se fundmi në Rivoli.Me 9 korrik 1797 u themelua "Republika Cisapline" me kryeqytet Milanon, dhe në tetor te viti 1796, u formua rajoni i Lombardisë, dhe këtu ishte ushtria e pare italiane e cila vendosi te përdorte flamurin trengjyrësh (jeshile, barshe, Kuq) i cili me vone do te behej flamur kombëtare. Në te njëjtën kohe ushtritë e koalicionit te udhëhequara nga Papa u bene pjesë te "Republikës Cisapline" me 7 janar 1797 duke pranuar si flamur atë me tre ngjyra. Me qëllimin për te demetuar papën u themelua Republika Anconitiana me kryeqytet, Ankona-an, e cila me pas u bashkua me Republikën Romake : e gjitha kjo lëvizje politike pati një zjatje te shkurtër, sepse në 1800 u vendos shteti i mëparshëm i drejtuar nga Papa. Forcat austriake, te komanduara nga duka Carlo i Austrisë, te frikësuara nga marshimi i shpejte te Napoleonit dhe ushtrisë se tij drejt Vjene-s, pranuan te firmosnin në traktat paqe-je i cili mori emrin e Traktati i Campoformio-s, me 17 tetor 1797. Përveç terreneve te fituara nga pushtimi në Itali, Franca vazhdoi marshimin e saj, dhe pushtoi toka te reja si Holanda, Belgjika dhe anën e majte te lumit Rhein, nga ana tjetër Austriaket merrnin territoret e Republikës se Venecia-s. Me ketë mbaroi kështu, me fitoren eNapolenoit ndaj Austrisë-e, fushata e Italisë. Me rastin e kësaj fushate Napoleoni pati rastin ti tregonte botes kapacitetin e tij në strategji, pati edhe rastin për te aplikuar mësimet e marra nga Federiku II i Prusise.
FUSHATA NË EGJIPT DHE SIRI
Napoleoni dhe gjeneralët e tij në Egjipt, Jean-Léon Gérôme Mbas një fitore te rëndësishme në betejën e Piramidave, Napoleoni mposhti ushtrinë e Murad Bey, mamelukut, në te hyre në Kajro ai u bë padroni i Egjipt-it. Pas pak ditësh më 1 gusht 1798, flota e Napoleonit në Egjipt, u shkatërrua komplet papritmas nga admirali anglez Horatio Nelson, në Abukir. Me shkatërrimin e flotës Napoleoni e gjeti veten te bllokuar. Mbas një lundrimi në detin e kuq vendosi te shkojë në Siri me pretekstin ndjekjen e guvernatori të Acri-t Ahmad Jazzar Pascià i cili sipas Napoleonit kishte tentuar ta sulmonte. Me 19 mars 1799 mbërriti në San Giovanni d'Acri, e cila ishte fortesa e të pareve te dikurshëm në Token e Shenjte, Napoleoni në ketë rajon humbi afërsisht dy muaj kohe duke u përfshirë në një beteje te kote, kështu fushata e Sirisë u mbyll me një dështim te plote. Duke u kthyer në Kajro, Napoleoni mposhti në 25 korrik 1799 një ushtri prej 10.000 ushtaresh te komanduar nga Mustafa Pashà në Abukir, aty ku një vit me pare i ishte thërrmuar flota nga ana e Nelsonit. Gjithesesei i shqetësuar nga lajmet që vinin nga Franca (në atë kohe ushtria franceze po tërhiqej nga te gjitha frontet, dhe vete Drejtoria tashme nuk kishte me fuqi në duart e veta) dhe i vetedishëm që fushata e Egjiptit nuk i kishte dhëne atë që ai shpresone, Napoleoni, ia la komandën gjeneralit Kléber, dhe u nis për në France me 22 gusht me anijen Muiron.

Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME