HARTIMI
I PLANIT TË PËRGJITHSHËM PËR SHFRYTËZIMIN E MJETEVE NË TRANSPORTIN HEKURUDHOR
TË MALLRAVE
A
-- KOHA E PUNËS SË VAGONIT DHE
LOKOMOTIVËS .
Tramsçprto
hekurudhor shërben për transportin e mallrave e të udhëtarëve .Në vendin tonë
ai është zhvilluar fillimisht në zonat e ulta , dhe më vonë është shtrirë në thelklësi të vendit
.Shtrirja e rrjetit hekurudhor ka synuar
për të lëvizur drejt porteve kryesore të vendit , zonave industriale ,
minierave dhe zonave intensive të
prodhimit bujqësor .drejt zonave të populluara , dhe së fundi për lidhjen me
rrjetin ndërkombetar të transportit
hekurudhor .
Pjesët përbërëse funksionale dhe të operimit
të transportit hekurudhor janë :
I
– Infrastruktura , ku përfshihen
-Linja
hekurudhore me veprat e artit,paisjet e saj dhe bazat e riparimit e të
mirmbajtjes .
-Stacionet
hekurudhore , ku përfshihen
-Linjat
e lëvizjes , manovrimit , formimit e shformimit të trenave
-Linjat
dhe mjediset ( sallat , biletaritë , peronet e tjerë .) për shërbimin e
udhëtarëve .
-Linjat
dhe mjediset ( deport , sheshe , mahazina , etjer ) ,për ngarkim shkarkimin ,
transmetimin dhe depozitimin e mallrave .
-Pikat
e veçanta . ku përfshihen pikat e bigëzimit dhe të ndërprerjes së linjave ,
pikat e degëzimeve hekurudhore , pikat e ndërprerjeve me rrugët automobilistike
.
-Ndërlidhja
dhe sistemi i sinjalizimit , centralizimit e bllokimit .
-Sistemi
i furnizimit me lëndë djegëse dhe
energji elektrike .
II-
Mjetet hekurudhore .ku përfshihen :
Mjetet
hekurudhore tërheqëse ( Lokomotivat ) , dhe mjetet hekurudhore mbartëse , *
Vagonët hekurudhore ) , si dhe baza e riparimit dhe e mirmbajtjes së tyre .
III-
Piramida e organizimit të lëvizjes ,
shërbimit të udhëtarëve , lëvizjes së mallrave dhe shfrytëzimit të mjeteve
hekurudhore .
IV-
Administrimi i mjediseve , mekanizmat e aktiviteteve të ngarkim shkarkimit të mallrave
dhe organizimi i grumbullimit , ngarkim – shkarkimit , depozitimit dhe transmetimit e shpërndarjes së mallrave
pranë stacioneve hekurudhore .
B – Cilat janë fushat e veprimtarisë
së transportit hekurudhor. Operimi në transportin hekurudhor .
Për
nga natyra e tyre veprimtaritë hekurudhore zhvillohen në dy fusha kryesore
.(Figura në vijim ) .
Së
pari : Më fushën A e
cila përfaqëson veprimtarinë e mirëfilltë hekurudhore , lëvizjen hekurudhore e
cila zhvillohet :
a1
– Në linjat kryesore hekurudhore , ku kryhet lëvizja e trenave , transporti i
drejtpërdrejtë dhe i pandërprerë i
mallrave dhe i udhëtarëve ndërmjet dy pikave të rrjetit hekurudhor , që
përfaqësojnë pikën e nisjes dhe atë
fundore ose të mbritjes , pa procese të nërmjetma ngarkim shkarkimi apo transportimi me mjete të tjera transporti
a2
– Nyjet e bashkimit ose të ndarjes së drejtimeve të ndryshme të linjave
kryesore , ku bëhet kalimi , lidhja ose ndarja e trenave për drejtime të
ndryshme .
a3
– Në linjat e manovrimit , formimit e shformimit të trenave në stacione
.
a4
– Në degëzimet hekurudhore që lidhin
drejtpërdrejt nisësit e pritëlsit e mallrave me rrjetin hekurudhor kryesor .
Së dyti : Fusha B e cila përfaqëson qendrat ose stacionet e
përpunimit e të shpërndarjes së mallrave dhe të shërbimit të udhëtarëve , e cila
përbëhet nga :
b1-
Ngarkim shkarkimit dhe grumbullimi ose shpërnarja e mallrave brenda kufijve të
qytetit ose rrethit .
b2-
Ngarkim shkarkimi dhe grumbullimi ose shpërndarja e mallrave në agjencitë ose
depot e nisësit e të pritëlsit të tyre pranë stacionit hekurudhor .
b3-
Ngarkim – shkarkimi dhe grumbullimi ose shpërndarja e mallrave për rrethe ,
zona ose vende të tjera , nëpërmjhet tranzitimit me transport të llojeve të
ndryshme .
b4-
Shërbimi i udhëtarëve pranë stacioneve .
Në këtë mënyrë , mer kuptim të plotë edhe
se çfar duhet të kuptojmë ne me emërtimin e lëndës që studiojmë .
Pra Planifikimi dhe Operimi në sistemin e
transportit.Kuptohet pra se sa rëndësi ka të nxënit e nocioneve të operimit
edhe në transportin hekurudhor.Kjo pasi në se zotërojmë si duhet këto procese
apo njëzi operacionale të realizimit të
cikleve edhe për transportin hekurudhor , ne do të jemi në gjendje të
realizojmë me sukses edhe detyrën e hartimit të planit për këtë lloj të
rëndësishëm të transportit .
Nga mënyra e mësipërme të ndarjes së
veprimtarisë së transportit hekurudhor ,
tani ne duhet të theksojmë se :
a)-
Transporti i drejtpërdrejtë i mallrave ,
me të gjitha përparësit e tij dh kërkesat sipas kushteve të pranuara në
kontratën e transportit , zhvillohet në fushën e veprimtarisë A , pra nëpërmjet
a1-( Li9njës kryesore ) ,a2- ( Nyjeve lidhëse ) , a3- ( Linjave të manbovrimit
) ,dhe a4-që përfaqëson degëzimet hekurudhore .Ky proces fillon dhe mbyllet me
lëvizjen e trenave ose vagonëve nga pika
e nisjes në atë të fundit .
b)-Transporti
i përzier i mallrave zhvillohet në të dy fushat .Në fushën A , nëpërmjet a1, a2
, a3 , a4 , dhe në fushën B sipas
rasteve që kemi renditur më poshtë :
-Nëpërmjet
procesit b1- , për mallrabrenda qytetit ose rrethit .
-Nëpërmjet
procesit b2- për grumbullimin ose shpërndarjen e mallrave nga agjncitë ose
depot e nisësit e pritësit pranë
stacionit .
-Nëpërmjet b3 - , për rishpërndarjen e mallrave në
drejtim të rretheve , të zonave apo të vendeve të tjera , dhe :
Nëpërmjet
b4- që lidhet me realizimin e procesve të nevojshme për menaxhimin e lëvizjes
së trenave apo të udhëtarëve për sigurimin e pranimit dhe të nisjes nga
stacionet hekurudhore të udhëtarëve sipas grafikut të afishur .
C-
Treguesit kryesorë të operimit në transportin hekurudhor .
Në ekonominë e planifikimit , operimit dhe
të shfrytëzimit të transportit
hekurudhor përfshihen disa tregues të
rëndësishëm si :
1-Treguesit
ekonomiko – financiarë , ku bëjnë pjesë :
-Masa
( Vëllimi i transportit në ton , ton-
kilometra , në udhëtar e udhëtarë – kilometra ( Ton , Ton – Km , U , U- Km )
-Prodhimtaria
e transportit hekurudhor ( Në T , TKm , U , Ukm ) e njësisë KF, 1 ton kapacitet
, 1 vagon ose 1 ton – në njësinë e kohës , ( Orë , dit , vit )
-Shpenzimet
( Kosto e transportit ) për njësi në lekë për U , Ukm .
-Të
ardhurat ( A ) ,e përgjithëshme dhe për njësi pune për TKm dhe Ukm
-Masa
( Vëllimi ) i ngarkim shkarkimit në ton
fizik
-Shpenzimet
, të ardhurat dhe të ardhurat neto nga kjo veprimtari .
-Efektiviteti
i investimeve
-Rendimenti
i punës e të tjera .
Ne
e dimë se transporti hekurudhor ka një seri avantazhesh në krahasim me llojet e
tjera të transportit .Ndër më kryesoret mund të përmendim :
-transporti
hekurudhor është më i lirë ndër llojet e transportit tokësor .
-Transporti
hekurudhor është trtansport masiv e si pasojë lëviz një sasi shumë herë më të
madhe mallrash në njësinë e kohës në krahasim me llojet e tjhera të transportit
tokësor .
-
Transporti hekurudhor është transport intensiv dhe me rendiment të lartë të
mjeteve tërheqëse e mbartëse .( Lokomotiva e vagonë)
Transporti
hekurudhor është me kosto më të ulët të shërbimit , në kushtet e një ngarkese
sa më të mirë me punë transportuese duke
ofruyr kështu në treg tarifat më të leverdisëshme të transportit të mallrtave e
të udhëtarëve në krahasim mellojet e tjera të transportit tokësor e detar , që arijnë deri në 40 –deri 60 % më të ulta
.
-Dhe
një epërsi tjetër tejet e rëndësishme e që nuk mund talemë pa e përmndur , ,
transporti hekurudhor është transport shumë më i pastërt në karahasim me
transportin automobilistik sa i përket hedhjes në natyrë të mbeturinave dhe
shkarkimeve jo të shëndetëshme gjatë
kryerjes së procesit të transportimit apo manovrimit .
D – Treguesit Tekniko –
Shfrytëzues të Transportit Hekurudhor .
Ja të shikojmë tani disa nga treguesit tekniko shfrytëzues në
transportin hekurudhor :
1-
Ngarkesa e linjës hekurudhore .
Mln TKm
Ngl = ----------------- :((Ton/Km)
Km
-Rendimenti
i fuqisë tërheqëse :
Mijë T Km brutto
Rfqt =
--------------------------- :((Ton/Kmbrotto/KF)
KF
-Rendimenti
pëlr ton – vagon :
Kgt x k ng x dm Tkm
Rtonv = 365 . --------------------------: (
------------------- )
n ton –
vagon
Dhe
për transportin e udhëtarëve :
kgt x kng x
du Ukm
Rtonvudht = 365 . ---------------------- (
----------------- ) :
n vend – vagon
Ku
:
Kgt
– koeficienti gatishmërisë teknike
Kng
– Koeficienti i ngarkesës
d
– distanca mesatare e mallrave ose e udhëtarëve
n-koha
në dit natë e xhiro-vagonit nga një ngarkim në tjetrin
E
– Disa tregues cilësor të transportit hekurudhor të domosdoshëm në procesin e
planifikimit dhe operimit në këtë lloj transporti janë :
-Shpejtësia
maksimale në linjë .( V max = km/h )
-Shpejtësia
teknike e trenave në linjë .( Vt ) , e cila është e barabartë me shpejtësinë
mesatare me të cilën treni përshkon distancën e plotë nga nisja në mbritje , pa
marë parasysh kohën e ndalesave nëpër stacione
dhe operacione të ndryshme gjatë lëvizjes, dhe planifikohet e llogaritet sipas formulës :
S
Vt =
------- : ( Km/h ).
tl
-Shpejtësia
komerciale e trenave ( Vk ) , e cila është e barabartë me shpejtësinë mesatare
me të cilën treni përshkon distancën e plotë nga nisja në mbritje , në raport
me kohën e përgjithëshme ., duke përfshiorë këtu edhe kohën e ndalesave nëpër
stacionet e ndërmjetme apo operacione të ndryshme . Ky tregues llogaritet në
bazë të formulës :
S S
Vk =
------= -------------(Km/ore)
T tl + tnd
Ku
: S – shpejtësia mesatare e përshkimit të distancës së plotë .
T – Koha e përgjithëshme duke përfshirë
edhe ndalesat e ndërmjetme.
-Raporti neto bruto i peshës së
trenit .Ky tregues është i domosdoshëm për të përcaktuar dhe konkluduar mbi
cilësnë e ngarkesës dhe çfrytëzimit të kapacitetit të mjeteve të transportit
hekurudhor për mallra e udhëtarë.
-Treguesi i raportit të lëvizjes plot
dhe bosh të vagonave .Ky tregues na njofton mbi cilësinë e organizimit e të
planifikimit të punës në transportin hekurudhor lidhur me masën e shfrytëzimit
me ngarkesëose jo të trenave , dhe na
ndihmon , kur nuk realizohet sipas
planit , që të marim masat në kohë për përmirësiin e tij duke i kushtuar më
shumë kujdes gjatë planifikimit , lidhjes së kontratave për kthimin me ngarkesë
në mallra ose udhëtarë të trenave .
Theksojmë se niveli i treguesve të
mësipërm , i cili ka të bëjë me efektivitetin e transportit hekurudhor , varet
drejt përdrejt nga niveli i teknikës dhe cilësia e niveli i drejtimit dhe i
menaxhimit që nga drejtoria e përgjithëshme e hekurudhave e deri poshtë në
stacionet e strukturat në vartësi të saj .
Duhet të theksojmë se dy janë kriteret
më të rëndësishme për funksionimin e biznesit të hekurudhave :
a)-Operimi
i hekurudhave si ndërmarje të mirëfuillta të prodhimit e shitjes së shërbimit
të transportit , dhe
b)-Bizneset
e hekurudhave në mjaft vende ku ende nuk janë privatizuar plotësisht , duhet të
pranojnë ndërhyrjen e shtetit sa herë që është e nevojshme për interesa
themelore e të rëndësishme publike .Në raste të tilla shteti realizon në forma
të ndryshme një ndërhyrje të gjerë dhe
shpesh të drejtpërdrejtë mbi to.
Edhe në rastet e linjave hekurudhore
të shërbimit të përgjithshëm , ku pronar është shteti , ky i fundit mund të
krijojë ndërmarje dhe shoqëri me
struktura të tilla organzative , të
cilat udhëhiqen nga kritere ekonomike e tregtare si çdo ndërmarje tjetër industriale
dhe që lejojnë kontrollin e shtetit mbi këtë shërbim , në kuadrin e
ekonomië kombëtare .
Duhet të theksojmë se rezultatet më të
mira në praktikë kanë aritur ato biznese hekurudhore që megjithë të drejtat e
shtetit ,për sigurimin e qëllimeve
publike , ato kanë struktura private dhe metoda të drejtimit industrial e komercial .
Në Europë për shembull rrjetet
hekurudhore mund të kategorizohen në tre grupe :
1-Hekurudha
shtetërore , me drejtim të drejtpërdrejtë ose administrativisht të veçantë , si
në Gjermani , Austri , Norvegji , Spanjë , Zvicër , Britani , Bashkimi Sovjetik
, Poloni , Çekosllavaki , Hungari , Rumani , Jugosllavi , Bullgari , Qreqi ,
Itali , ), etjer .
2-Shoqëri
private aksionere si në Hollndë , Portugali , Shqipëri , e tjer .
3-Shoqëri
të përziera , të cilat karakterizohen nga një pjesmarje e gjerë e aksioneve
shtetërore si në Francë , Belgjikë , e
tjera .
Theksojmë se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës , hekurudhat
konsiderohen si ndërmarje të zakonshme industriale dhe tregtare .Ato kanë
struktura si shoqëritë private dhe gëzojnë
liri të plotë shërbimi dhe financimi .Në Amerikë hekurudhat përballojnë vetë
konseguencat ekonomikom – financiare të
aktivitetit të tyre , pa u mbështetur në ndihmë
nga ana e shtetit .Ato janë të organizuara si shoqëri aksionere , me një
asmble , këshill administrativ , komitet ekzekutiv dhe president i kompanisë .Mbikqyrja
shtetërore mbi hekurudhat nuk bëhet drejtpërdrejt nga qeveria amerikane , por
nga komisioni ndërshtetëror komercial ( I C C – Interstate Commmerce Commission
), i cili përgjigjet përpara kongresit amerikan dhe mbikqyr normat bazë të
sigurimit të udhëtarëve ,siguron qarkullimin e trenave dhe lirinë e lëvizjesmes shteteve , kujdeset
që tarifat të mos krijojnë një konkurencë antiekonomike , unifikon metodat e
planifikimit , treguesit dhe metodat analitike
, etjera.
Një
organ tjetër “ Asscation of American Railroads “ ( A A R ) , kryen detyrën e
kordinimit , rekomandimit dhe të marjes së vendimeve të detyrueshme mbi çështje
që i përkasin përmirësimit të teknikës e të shërbimit hekurudhor .
Nje kompani transporti ka ne inventar 150
makina.Koeficenti i gadishmerise teknike eshte 80% ndersa koeficenti i mjeteve
qe jane ne pune eshte 60%.Kapaciteti i ketyre makinave eshte 12 ton.Distanca e
transportit eshte 70 km.Shpenzimet e pergjithshme jane 50% e te ardhurave
volumi i punes ne kete kompani eshte 6000 ton .Tarifa e transportit eshte 35
lek ton/km.Gjejme fitimin e kompanise?
TE DHENAT ZGJIDHJE
I=150MJETE
kgt=80/100×150=120mjete
KGT=80% kp=60/100×120=72mjete
KP=60%
P=Q×D=6000×70=420000
D=70km
A=P×Tf=420000×35lek/km=14700000Lek
q=12ton
S=50/100×14700000=7350000lek
Q=6000TON
F=A-S=14700000-7350000=7350000LEK
Tarifa=35lek/km
Shp=50%
NESE KOFICENTI I GADISHMERIS TEKNIKE RRITET ME
10%ATEHERE KOMPANI DO TE KISHTE 12 KAMJONA NE GJENDEJ TE MIRE PUNE :
KP= 60MJETE
KGT =132 MJETE
3.Gjeme inventarin mesatar?
TE DHENAT
MF=7mjete 1janar
MJP=2mjete 1mars
MDKH=4mjete 1korrik
MDKJP=2mjete 1nentor
ZGHIDHJA
IM=((MF-MJP)×DK+MDKH-MDKJP)/DK
Im=((7-2)×60+(4×184)-(3×61))/365=(5×60+736-183)/365=(300+553)/365=853/365=2mjete
Inventari mesatar eshte 2mjete