Asimilimi
Vendimi i fundit i Kuvendit Komunal të Prizrenit, për ta
larguar LOGON e saj, në të cilën gjendej, LIDHJA E PRIZRENIT, flet çartë
për krizën e thellë në të cilën është katandisur Kosova. Përveç tjerash, ky
vendim i pajustifikueshëm, shpreh qartësisht gjendjen e mjerë në të cilën
ndodhet vendi dhe populli i saj shumicë (shqiptarët).
Si mund të justifikohet ky vendim, kur një Kuvend Komunal i
zgjedhur nga ,,vota e lire e qytetarëve shumicë,, pikërisht nga ata që ndjehen,
janë të deklaruar si shqiptarë, të merr vendime të këtilla absurde, të cilat
përpiqen të zhveshin popullin shqiptar të Kosovës nga gjitha shenjat e tij
etno-nacionale. E gjithë kjo është si rrjedhojë e vullnetit të një komuniteti
pakicë, e i cili është fajtori kryesorë që ne si komb gjendemi në mjegull të
pafundmë, në një gjumë shekullorë, e që më këtë rast edhe njëherë e konfirmon
armiqësinë që kanë ndaj nesh si komb, e, për të cilën flet qartë ky rast.
A nuk është kjo një ironi e llojit të vetë se ky komb i
ashtuquajtur ,, mik e vëlla,, i cili, na robëroj dhe na shkatërroj
për shekuj të tërë, të veproj ta fshijë edhe historinë e këtij vendi dhe
njerëzve që rezistuan me shekuj. Ënde i qëndron besnik Perandorisë Famëkeqe
Otomane duke i injoruar, kundërshtuar dhe duke mos pranuar t’i njoh
vlerat tona kombëtare vlera të lara me gjak për më shumë se pesë shekuj.
Historia e ka dokumentuar se Perandoria Osmane e kishte
toleruar në fillim Lidhjen Shqiptare të Prizrenit të vitit 1878, për interesa
të veta, sepse në kërkesat e artikuluar ishte kërkesa e shqiptarëve për
autonomi në kuadër të PO-ne. E, kur e kuptoj se përmasa e saj ishte më e madhe
dhe po i delte nga kontrolli, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, u shtyp dhe u la me
gjak. Shtrohet pyetja tani pas kaq shumë vitesh. a u shtyp edhe njëherë Lidhja
Shqiptare e Prizrenit në vitin 2010-2011? Përgjigja pa hamendje është po. Por,
në këtë rast kjo u shtyp, nga vet shqiptarët, të cilët, siç shihet kanë harruar
gjënë (amanetin) më të rëndësishëm historik e që është ,; me falë fal, por,me
harrua mos harro,, . Çdo gjë që harrohet përsëritët. A e do këtë vërtetë Kombi
Shqiptarë në këtë vend, kur për këto ideale është luftua, u derdh gjak? Kjo
vërtetë le shumë për të dyshuar, kur analizohen shumë vendime, lëvizje ,
thirrje e festime, ku ne vetë i kujtojmë me ëndje pushtuesit tonë, ku ne vet i
festojmë dhe përkulemi para Sulltanëve të cilët, aq shumë e sakatuat Popullin
dhe gjenin Shqiptar.
Ndoshta, nuk është për tu befasuar, ngase një vendim i tillë
ishte i nënkuptueshëm, kur dihet fakti se kërkesat injoruese, e poshtëruese nga
minoriteti turk në Kosovë nuk kanë të ndalur. Pushteti ynë, si ai Komunal ashtu
edhe ai Qendrorë, në vend që ta mbrojnë me dinjitet historinë dhe vlerat
historike, gjithnjë duke i respektuar edhe të tjerët ,ata, bënë të
kundërtën. A do të kërkohet më vonë nga ne që të heqim dorë nga heroi ynë
Kombëtarë Gjergj Kastrioti-Skënderbeu ?
Po të njëjtit, e ftuan kryeministrin Turk Erdogan dhe e
falënderuan për gjithë këtë poshtëri që i bënë kombit shqiptarë dhe shantazheve
nga minoriteti këtu në Kosovë dhe nga shteti Turk vetë. Madje, të njëjtit
ju ndan çmimet më të larta që mund ti jepen ndonjë miku të madh të kombit dhe
duke e barazuar me figurat vendimtare Ndërkombëtare të cilat e çliruan Kosovën
nga zgjedha serbe si Bill Klinton etj. Duke e shpallur qytetarë nderi të po ati
qyteti të lashtë të cilin e lanë pa identitet, dhe e neutralizuan, por, tani jo
më me luftë, por, me vullnet, e me të cilët tashme jemi vëllazëruar siç thotë
kryeministri Thaqi me shumë bashkëpunëtor.
A thua valle pas nja 100 viteve do të vijë një ditë ku
minoriteti Serb do të kërkoj heqjen e monumentit Adem Jshari e shumë e shumë
dëshmorëve të tjerë që u flijuan për këtë dhe ?
A thua do t’i tolerojmë vendime të ngjashme vetëm e vetëm
t’iu pëlqejmë ,,vëllezërve të ardhshëm,, në mënyrë që t’i rregullojmë raportet
me ,,miqtë tanë,,.
Pse, ne, jemi kaq të çuditshëm ? Pse, ne, gjithherë
dimë të jemi përmbysës të vlerave tona? Pse jemi ne ata që gjithherë
guxojmë të shkelim mbi gjakun e dëshmorëve? A luftuam shekuj me radhë, madje
edhe në Luftën e fundit, që një ditë ta shkelim historinë tonë? A u flijuan
gjenerata të tëra që dikush të pasurohet në emër te popullit? A ishte amaneti i
tyre korrupsioni, nepotizmi, krimi i organizuar e shume e shume dukuri tjera të
ngjashme?
Këto dhe shumë pyetje të tilla, duhet secili t’ia parashtroj
vetvetes e posaçërisht ata të cilët marrin vendime në emër të popullit. E
pastaj te ja vendosin gishtin kokës e ti thonë vetit se : çfarë jam unë ? A jam
unë shqiptarë? A jam duke i mbrojtur me nderë idealet dhe gjakun e derdhur të
dëshmorëve? Për mendimin tim përgjigjeje do të dalin jo.
Në këtë rast më shkojnë ndërmend, vuajtjet, ofshamat dhe
mallkimet që i bënte At Gjergj Fishta, e shumë Rilindës të tjerë, të cilët,
përjetuan gjëra të vështira në rrugët e konsolidimit të kombit tonë.