Kurrikula me baze kompetencat

Kurrikula me baze kompetencat

Hyrje


Kurrikula shkollore eshte shtylla e tere procesit mesimor ,eshte nje mjet per arritjen e qellimeve te edukimit dhe trajnimit te cilat jane dinamike dhe zhvillohen sipas ndryshimit te kerkesave sociale dhe ekonomike .Natyrisht kurrikula ndryshon per te pasqyruar tendencat e zhvilllimit ne arsim ,trajnim dhe tregun e punes.Nevoja per nje kurrikul bashkekohore eshte jo vetem nje kerkese ne rrafsh global por edhe nje kerkese  ne nivel kombetar .
Ne kete kuader jane ndermarre refroma per zhvillimin e kurrikulave dhe te teksteve shkollore ,por shoqeria eshte e interesuar  te dije sesa te efektshme kane qene keto reforma dhe se sipas se cilave qasje duhet te reformohen kurrikulat dhe vleresohen tekstet.Teorija e kurrikules eshte nje teresi konceptesh  pedagogjike qe jep nje perspektive sistematike dhe iluminuese per dukurine e kurrikules.Kurrikula e re me baze kompetencat nuk ka parashikuar zevendesimin e kurrikules ekzistuese me nje kurrikul te re ,por ta  ridemensionoje ,ta modifikoje ,ta rimodeloje.E rendesishme ka qene se ky ridemensionim te perputhjes me vizionin arsimor qe nuk ka  qene nje percaktim rastesor,por I bazuar ne vizionin e zhvillimit te vendit.Qellimi eshte qe te ndikoje qe te gjithe nxenesit te funksionojne ne menyre optimale ne shoqerine e se tashmes dhe te se ardhmes.Ajo mban dinamiken e realitetit ne nivel nderkombetar dhe te njerzeve ne veprim.



Kurrikula e re kerkon kalimin nga:


-kurrikula me ne qender mesuesin ne kurrikulen me ne qender nxenesin
-kurrikula  e ndare sipas lendeve ne kurrikulen e percaktuar sipas fushave te gjera
-kurrikula e bazur ne lende te vecanta ne kurrikulen e integruar
-kurrikula e bazuar ne dije ,ne kurrikul e bazuar ne aftesi dhe kompetenca
-dija faktike ne ate procerurale
-kurrikula e bazur ne orientimin akademik ne kurrikul me orientim nevojat reale te nxenesit
-kurrkula e perqenderuar ne nevojat skolastike ,ne kurrikul qe mundeson te mesuarit gjate gjithe jetes
-sasia ne cilesine e procesit te te nxenit
-kurrikula qe mbeshtet te mesuarit mekanik,ne kurikulen qe nxit te menduarit logjik
-konsiderata per shkolat nga qendra mesimi ne qendra te te nxenit
-nga menaxhimi I mbyllur ne nje menaxhim te hapur dhe fleksibel  me pjesmarrje te gjere te te gjithe aktoreve ,te interesuarve dhe donatoreve .Ky rimodelim kurrikule duhet te bazohet ne parimet e perkatesise ,te integrimit te cilesise,kompetencave dhe rezultateve.










Kurrikula e ndertuar me baze kompetencat
Sot ne bote ka nje interes te shprehur qarte per qasjen e bazuar ne kompetenca.Perpjekja per te klasifikuar kompetencat kyce per ‘’jeten” eshte bere objekt I nje sere kerkimesh.Qasja e bazuar ne kompetenca perkrahet si nje zgjidhje e pershtatshme per riformatimin e sistemit arsimor qe t’i pershtatet me mire botes qe ndryshon ne menyre te shume te shpejte.                                            
Modeli kurrikular I bazuar ne kompetenca e thjeshteson skicimin e kurrikules dhe garanton nje efektshmeri me te larte te proceseve te mesimedhenies,te te nxenit dhe te vlersimit.Nje qasje e bazuar ne kompetenca ndihmon perballimin me sukses te konkurrences ,rrit fleksibilitetin,I pajis indivitet me me shume per te plotesuar interesat dhe nevojat e tyre .Me kompetnca shpesh kuptohen aftesite ose kapacitetet, por me shpesh ato kuptohen si teresi vlerash ,njohurish,aftesish,zotesish,qendrimesh,procedurash,zakonisht qe mundesojne nje pergjigjje te efektshme ndaj sfidave te botes se sotme.Kompetencat perkufizohen si aftesi te qendrueshme per te menduar ,vepruar,nxene,transferuar dije dhe per te kerkuar zgjidhje ne menyre te pavarur.
Qasja me baze kompetencen autentike duhet ti jape pergjigjje pytejes” Cfare  u nevojitet nxenesve per te funksionuar ne menyre te suksesshme ne boten e sotme dhe te neserme ?”
Kurrikula duhet te ndertohet mbi bazen e tre kompetencave kyce :
-Komunkimi ne gjuhe amtare  eshte aftesija per te shprehur dhe intepretuar mendimet ,ndjenjat dhe faktet ne nje forme gojore dhe te shkruar dhe bashkeveprimi ne nje menyre  te pershtatshme ne te gjitha llojet e konteksteve sociale,kulturore,ne pune shtepi dhe kohen e lire.

-Te mesosh sesi te nxesh nenkupton dispozicionin dhe aftesite per te organizuar dhe rregulluar te nxenit vetjak,individualisht dhe ne grup.Ai perfshin aftesine per te menaxhuar veten efektivisht,per te zgjidhur problemet ,per te fituar ,pervetesuar dhe vleresuar njohurite e reja  dhe per ti zbatuar ato ne kontekste te ndryshme ne shtepi , ne pune,ne shkolle .Ne terma me te pergjithshme  do te thote te menaxhoshveten ne rrugen e karrieres.

-Sipermarrja e lire eshte aftesija per te ndryshuar veten dhe per t’u pershtatur ndaj faktoreve te jashtem ,marrja e pergjesive per veprimet vetjake,per zhvillimin e vizionit strategjik,per motivimin per sukses.





Qasja e bazuar ne kompetnca kerkon disa parakushte:

-Eshte e nevojshme te perpilohet nje liste me kompetencat qe u duhen njerzeve ne shoqerine shqiptare per te nxitur vlerat dhe qellimet perkatese.Ne kete rast duhet te percaktohet nese do te mbeshtetemi ne kompetencat universal ,kombetare apo ne te dyja.
-Kerkohet qe kompetencat te jene te kategorizuara .Do te behet fjale per kompetenca te pergjithshme ,special,per kompetenca te vecanta apo per nje teresi kompetecash,kompetenca per individin apo per grupin social,a I ndajme ne nga njera-tjetra kompetencat baze,kompetencat kryesore apo vendosim shenjat e barazimit per to?
Kompetencat baze per arsimin e detyrueshem
Programet e reja ndryshojne nga programet e meparshme se pari jane te bazuara ne kompetencat kyce,
Kompetencat baze jane  te rendesishme per tre aspekte te jetes :
-realizimin dhe zhvillimin e vetes gjate gjithe jetes(Kapitali kulturor)
-qytetarine aktive dhe perfshirrjen ( kapitali social)
-punesimin (kapitali human) :kapaciteti qe cdo njeri te fitoje nje pune.

Tete kompetencat qe do I rendisim me  poshte jane sygjeruar dhe shihen sit e detyrueshme per te gjitha vendet e BE-se me qellim qe te reflektohen dhe kurrikulat e tyre te arsimit te detyrueshem.Ky material I permbahet  percaktimit te dhene nga keshilli I Evropes ne dokimentin ‘’Arsimi dhe trajnimi 2010’’,sipas te cilit ‘’Kompetencat jane nje kombinim I njohurive ,aftesive dhe qendrimeve te pershtatshme per kontekstin.Kompetencat baze jane ato te cilat duhet ti zoterojne te gjithe individet per te realizuar veten,per zhvillim,per nje qytetari active,per nje perfshirje sociale ,dhe per punesim.Ne perfundim te arsimit baze dhe trajnimit te rinjte duhet te kene te zhvilluara  kompetencat baze ne nje nivel qe I pajis  ata per jeten e te rriturit ,por qe ato kompetnca duhet te zhvillohen  me tej te persosen  dhe te aktualizohen si pjese e te nxenit gjate gjithe jetes ‘’

Ky veshtrim  ndiqet nga nje pershkrim I detajuar I permbatjes dhe njohurive ,aftesive dhe qendrimeve qe korresspondojne me secilen nga tete kommpetencat e meposhtme.



Kompetenca  (permbajtja e tyre )                  
1.Komunikimi ne gjuhen amtare : Komunikimi perfshin njohurite,aftesite dhe qendrimet e femijeve per te shprehur dhe intepretuar mendimet ,ndjenjat dhe faktet ne forme te shkruar dhe gojore(duke degjuar ,folur,lexuar,dhe shkruar) si dhe per te ndervepruar nepermjet gjuhes ne menyre te pershtatshme dhe te plote ne shkolle,familje ,komunitete ,mjedis kulturor shoqeror si dhe ne kohen e lire.
2.Komunikimi ne gjuhe te huaj:Komunikimi ne gjuhe te huaja bazohet ne aftesite per te kuptuar shprehur dhe intepretuar mendimet ,ndjenjat dhe faktet ne forme te shkruar dhe gojore ( duke degjuar ,folur,lexuar dhe shkruar )ne te njejtat dimensione si gjuhe amtare ne shkolle,familje,komunitet,mjedis kulturor,shoqeror,kohen e lire.Komunikimi ne gjuhe te huaja kerkon aftesi te tilla si ato te kuptuarit nderkulturor .
3.Aftesisite matematikore dhe kompetencat ne shkence  dhe teknologji:Aftesite matematikore perfshijne kompetenca per te perdorur perrllogaritjen ,mbledhjen,zbritjen .shumezimin ,pjestimin,ndarjen dhe perqindjet ne veprimet mendoe dhe te shkruara per te zgjidhur nje sere problemesh nga situaatat e perdistshme.   Aftesimi shkencor I referohet aftesise  dhe metodologjise e kerkimit  per te shpejguar boten natyrore.Kompetenca ne teknologji shihet si kuptimi dhe zbatimi I asaj njohurie dhe metodologjije qe modifikon mjedisin natyror ne pergjigjje te deshirave dhe nevojave njerzore te kerkuara.
  4.Kompetenca Dixhitale :Kompetnca dixhitale  perfshin perdorimin e sakte dhe arsyetimin kritik  lidhur me medien elektornike gjate te nxenit ne kohen e lire si dhe gjate komunikimit  .Keto kompetnca jan te lidhura me te menduarin logjik dhe kritik,me  aftesi menaxhuese te informacionit dhe me aftesi te mire –zhvilluara te komunikimit.Ne nivelin baze ,aftesite e kompjuterit pershijne perdorimin e teknologjise multimediale per te mbuluar ,vleresuar,ruajtur,prodhuar ,paraqitur dhe shkembyer informacionin ,si dhe per te komunikuar dhe marre pjese ne rrjetet e internetit .
5.Te mesuarit duke nxene:’’Te mesuarit  duke nxene’’ perfshin disponimin dhe aftesite per te organizuar dhe rregulluar te mesuarin individual , por dhe ne grupe.Ai perfshin aftesine per te menaxhuar kohen ne menyre efektive,per te zgjidhur problemet,per te vepruar,vleresuar dhe asimiluar njohurite dhe shprehite e reja ne kontekste  te ndryshme :shtepi, pune ,komunitet.Te mesuarit duke nxene kontribuon fuqishem ne menaxhimin e karrieres personale.
6-Kompetenca inter-personale dhe qytetare: Kompetencat interpersonal perfshijne te gjitha format e sjelljes qe orientojne   individin  drejt rregullit per ta bere te jete I afte te marre pjese ne menyre efikase dhe konstruktive ne jeten sociale , si dhe te zgjidhe konfliktet ne menyre paqesore .Aftesite inter-personale jane te domosdoshme per nderveprimin efektiv te bazuar tek  njeri-tjetri  ose ne grupe,dhe demostrohen si ne jeten private ,ashtu edhe ne mardheniet shoqerore.
 7.Sipermarrja e lire :SIpermarrja e lire perbehet nga nje component aktiv dhe nje pasiv.Ajo perfshin se bashku tendencen per t’I drejtuar ndryshimet drejt vetes dhe aftesise per ti mirepritur mbeshtetur dhe pershtatur te rejat e sjella nga faktoret e jashtem ,sipermarrja e lire perfshin marrjen e pergjesise per veprimet personale ,pozitive ose negative ,vendosjen e objektivave dhe permbushjen e tyre ,si dhe te qenit I motivuar per te arritur dicka .
8.Te shprehurit kulturor :’’Te shprehurit   kulturor’’perfshin nje vlersim te rendesise se shprehjes  krijuese te ideve,pervojave dhe emocioneve personale  ne nivelin e mediave,duke perfshire muziken ,shprehjen trupore letersine dhe artet plastike.                                                              
  Te mesuarit per te nxene mbetet nje slogan me vlere .Te mesuarit per te nxene do te thote zoterimi I aftesive dhe dijeve ne nje shumllojshmeri te situatave jetesore te pakufizuar me mure klase ose mesues  standart qe veprojne vetem neper shkolla.
Te tete kompetnecat luajne nje rol te rendesishem tek kurrikula e re.Ne kurrikul duhet te kemi parasysh parimet  e te mesuarit te cilet  hapin shume diskutim.
Parimet e te mesuarit ne kurrikul
Femijet deshtojne ne shkolle jo per shkak te permbajtjes se kurrikules.Aata mund ta pervetesojne gjithmone nje material mesimor kur metodat dhe drejtimet qe u jepen per te nxenit e tyre jane te zbatueshme .

Kurrikula jone eshte e bazuar ne filozofite e edukitmit qe marrin ne considerate parimet e mepsohtme:
-zhvillimin e plote dhe harmonik te femijes
-rendesine e aktivitetit  dhe metodave zbuluese
-rendesine e vlersimit te ndryshimeve individuale
-natyren e integruar te kurrikules
-rendesine e mjedisit qe mbeshtet te mesuarin
Parimet e zhvillimit te plotte  dhe harmonik te femijes duke llogaritur ndryshimet individuale  po ripercaktohen ne koncepte me te gjera si :
-duke e cilesuar cdo femije si qenie unike
-duke siguruar zhvillimin e potencialit te plote te femijes
Kurrikula e re nenvizon tre parimet pedagogjike qe lidhen me aktivitetin dhe metodat e zbulimit , kurrikulen e integruar dhe  mjedisin qe mbeshtet te mesuarin.Ato plotesohen nese ne procesin e te mesuarit:
-ndjenja e cudise dhe e kurreshtjes se femijes eshte faktori paresor qe motivon te nxenit
-femija eshte agjent aktiv ne process te nxenit
-te mesuarit eshte zhvillues ne natyren e tij
- pervoja dhe njohurite te femijes formojne bazen e te mesuarit
-mjedisi actual ifemijes jep kontekstin per te mesuar
-te mesuarit perfshin aktivitetin e udhehequr dhe metodat
-gjuha eshte qendrore ne mesim
-femija mun te perfitoje dimensionin estetik te te mesuarit
-gjendja emocionale jane faktore te rendesihsem te te mesuarit
-te mesuarit eshte me efektiv kur eshte I integruar
-zhvillohen afteiste e te menduarit  kritik dhe te problem zgjidhjes
-procesi I te mseuarit karekterizohet nga te mesurit bashkepunues
-vlersimi shikohet si nje pjese integrale e mesimedhenies dhe nxenies
 Te mesuarit mund te pershkruhet si nje pervoje qe kontribuon ner zhvillimin e femijes.Ai eshte nje process qe fillon para lindjes dhe reflekton pervojen e e femijes  dhe nderveprimin me mjedisin e tij/saj.Shkalla e progresit eshte me e eshpjete gjate viteve te hershme dhe ne kohen qe femija vjen ne shkolle ,ai ose ajo fiton nje kompleks njohurish ,konceptesh ,aftesish dhe vlerash.
Shtojca(pyetsor)
Modeli I hulumtimit
Per realizimin e hulumtimit jane realizuar metoda cilesore. Te dhenat jane nxjerre nga studimi I kryer ne lidhje me temen. Studimi eshte krye nepermjet instrumenteve te meposhtme.
-Pyetsor per drejtorin dhe prindin.
-Vezhgime te drejtperdrejta.
Popullata dhe kampioni.
Ecuria e metejshme e procesit te plotesimit te pytsoreve eshte mundesuar nga kontakti I drejtperdrejt me subjektet pjesmarrese ne studim, te cileve u eshte kerkuar leje paraprake dhe u eshte shpjeguar cdo detaj persa I perket identifikimit te tyre, do te mbetet konfidencial.
Popullata e ketij studimi jane kater drejtor dhe njezet prinder te ciklit fillor te klasave ( te treta, te katerta, te pesta) te rretheve te Tiranes. Kampioni I perzgjedhur eshte bere ne menyre rastesore ku perfshihen shkolla publike dhe jo publike.
Mbledhja e te dhenave.
Gjate kryerjes se studimit, jane mbledhur te dhena nga kater shkolla te rrethit te Tiranes . shkollat qe u perfshine ne studim jane:
1-Shkollat publike ( “ Azem Hajdari” , “100-vjetori”,  “Kamza e Re”).
2-Shkolla jo publike ( “Elina’’)
   Pyetsori per drejtorin
       1.Si ju duket kurrikula e re mesuesve?
75 % e drejtoreve u pergjigjen pozitivisht .
25% u pergjigjen negativisht.
2-A jane trajnuar mesuesit per kurrikulen e re?
 Po jane trajnuar.
3-A jane pershtatur mesuesit me te?
       Po jane pershtatur.
4-Sa te informuar jane prinderit per ndryshimet ne arsim?
78% e prinderve jane te informuar.
32% nuk jane te informuar.
5-Cila kurrikul perdoret nga mesuesi?
Kurrikula e re me baze kompetencat, por parashtruan qe mesuesit e vjeter bejne nje gershetim ndermejet te dyjave dhe nuk para hasin veshtersi.
      6-Ju si drejtues sa I merrni per baz nevojat e nxenesve dhe prinderve ne planifikim/zbatimin e kurrikules?
80% I marrin per baz dhe degjohen.
20% degjohen por nuk merren per baz.
  Pyetsor per prindrin.
1-      Sa te informuar jeni per ecurine e femijes tuaj?
75%  ishin te informuar.
25% nuk ishin te informuar.
   2-Ne cilat lende femija juaj has veshtiresi?
             50% nuk kishin veshtiresi ne asnje lend.
            40% hasnin veshtersi ne matematike.
            10% ne anglisht.
3-Sa te informuar jeni ju per ndryshimet ne arsim?
60% ishin te informuar.
30% nuk ishin  te informuar.
15% nuk kane interes.
    4-A jeni te informuar ne menyre te qarte per shkollen dhe zhvillimet e saj?
             75%  ishin te informuar.
             25% nuk ishin  te informuar.
   5- Si e vlereson mesuesi femijen tuaj?
             65% me note.
            25% me simbole.
             10% me stimuj moral.
  6-Sa rendesi I kushtoni mbledhjes me prinder?
           70% merrnin pjese ne mbledhje.
           30% nuk merrnin pjese ne mbledhje.




Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME