“Ndikimi i mjedisit ne kurrikul ne klasat e 4-ta te shkollave te periferise.”


Studimin tonë ne vendosëm që ta kryenim mbi temen: Ndikimi i mjedisit ne kurrikul ne klasat e 4-ta te shkollave te periferise.”
Kjo ishte një temë që ne e perzgjodhem për disa arsye. Një nga arsyet ishte që për këtë temë, flitet shume ne vendin tone,por ka shume mangesi akoma te cilat ne kerkuam ti nxjerrim ne pah.
Gjithashtu mjedisi eshte vendi ku femijet tane kalojn shumicen e kohes dhe nxene, por sa I stimulon ai per te nxene? Dhe, cili eshte niveli qe duhet te jete mjedisi i klases ne vendin tone? Disa Jane disa nga arsyet qe ne moren parasysh per te hulumtimin tone. I gjithë kursi u nda në disa grupe,ku grupi jone u formua nga 5 veta dhe secila mori nje detyre kryesore per te bere.Ne si fillim zgjodhem 3 shkolla per studim, ne te cilat aktualisht bejm dhe praktiken shkollore.Shkollat qe ne zgjodhem ndodhen ne periferi te qytetit te Durresit.  Drejtoret e shkollave na lejuan qe te zhvillojme pyetsorin tone ne klasen ku ne japim dhe mesim. Iu nënshtruan pyetësorit 40 nxënës. Në këtë shkollë kishte 950 nxënës dhe 50 mësues. Pyetësorët u krijuan me një konsensus të plotë me grupin. Pyetjet disa i morem nga pyetesor të gatshem të disa studimeve të tjera të zhvilluara jashtë Shqipërie dhe te tjerat I krijuam vete duke ditur magesite e mjediseve ne shkollat tona.Grupi jonë i mori në konsideratë këto pyetje duke i studiuar dhe përpunuar ato. Në fillim i hodhem nje veshtrim te shpejte te gjitha pyetjeve dhe me pas i klasifikuam . Pasi beme klasifikimin ne beme perzgjedhjen e pyetjeve qe do te ishin me te efekshme dhe me te pershtatshm me ralitetin shqipetar me qellim qe besueshmeria dhe vleshmeria te ishin ne nje nivel te larte.Keto pyetje ne fillim i kam piletuar tek nxenes te tjere, me qellim qe te shihja nivelin e veshtirsise se pyetjeve dhe se sa e kuptueshme eshte ajo per nxenesin .Gjate ketij punimi ne perdorem shume burime informimi .Ne kemi perdorur burime te dores se pare dhe te dyte .Gjate ketij punimi ne kemi vene re se per kete teme ka nje mungese literature ne gjuhen shqipe .Gjithashtu edhe ato qe ishin ,ishin te perktheyera jo mire ne gjuhen shqipe.Ne mungese te burimeve te informacionit ne gjuhen shqipe ne shfrytezuam literaturen ne gjuhen e huaj. Ne fazen e mbledhjes te se dhenave per te rritur vlefshmerin e studimit ne u munduam qe te shmangnim efektin Hauthorne .Perpara se te shperndanim fletat i kontrodhuam te gjitha qe te shmangnim problemet teknike .Ne beme nje hyrje te ngrohte me nxenesit dhe mesuesit para dhe pas testit me qellim qe te krijonim afrimitet dhe besueshmeri .Ne nuk mundem qe te izolonim faktoret situacional sic ishte zhurma sepse ne nuk na u ofrua koha e pershtatshme per ta zhvilluar kete studim . Gjate se fazes se raportimit te te dhenave ne u munduam qe te dhenat ti paraqesnim ashtu sic na ishin ofruar .Te dhenat cilsore dhe sasiore u trajtuan me objektivitet pa ber dallime .Gjithashtu ne i dhame pergjigje te 3 pyetjeve baze te studimit Gjate fazes se analizimit te te dhenave ne shmangem gabimet ne kodimin e te dhenave pra te gjitha te dhenat u koduan ne menyre te njejte pa bere dallime mes tyre . Gjate analizimit te te dhenave te pyetsoreve u ndoq kjo procedur : Ne fillim u mblollen te dhenat ,u hollen ne nje database ,me pas me ndihmen e exelit u krijuan grafik . Qe te dhenat te ishin te sakta kjo pune u be nga 2 pjestare te grupit dhe me pas u shkrine ne nje.Te dhenat e nxjerra nga intervista u rilexuan dhe me pas u be grupimi i tyre sipas tematikave . Me pas u bë riverifikimi i të dhënave në tabela.

Qëllimi i dhënies së përvojave të dobishme, nxitëse dhe të cilësisë së lartë të të mësuarit për nxënësit, është një pjesë thelbësore e çdo sistemi shkollor, dhe arritja e këtij objektivi është vendimtare për suksesin jo vetëm të institucionit, por të çdo nxënësi që ndjek shkollën. Një përbërës kritik i përvojës së të mësuarit është cilësia e mjediseve në të cilët nxënësit jetojnë, punojnë dhe mësojnë. Kur flasim për mjedisin, ne e marrim në konsideratë termin në një kuptim të gjerë, duke përfshirë mjedisin fi zik, mjedisin emocional (të krijuar nga ndjenjat dhe nevojat e nxënësve dhe të mësuesit), mjedisin shoqëror (të krijuar nga marrëdhëniet ndër-personale mes nxënësve dhe midis nxënësve dhe mësuesit) dhe mjedisin akademik (të përkufi zuar kryesisht në terma të pritshmërive të të mësuarit dhe diversitetit të nxënësve lidhur me dijen e tyre të nivelit hyrës dhe aftësive të tyre). Klasat e tejmbushura dhe baza e pamjaftueshme mësimore, e bëjnë më të vështirë procesin e dhënies së mësimit dhe atë të mësimit. Këto janë mangësi në mjedisin fi zik. Kur nxënësit përjetojnë stres dhe ankth në jetën e tyre të përditshme, për ta është më e vështirë të përqendrohen. Këto janë probleme në mjedisin emocional. Në qoftë se nxënësit ndjehen të përjashtuar nga të tjerët në klasë, mund ta pësojë të mësuarit. Ky është një problem me mjedisin shoqëror. Së fundmi, në qoftë se nxënësit janë të çinteresuar ose të mërzitur nga lënda që po jepet mësim, atëherë ka të ngjarë që të ketë një mungesë motivimi që është vështirë të kapërcehet. Këto janë probleme me mjedisin akademik. Sa shpesh mendohemi seriozisht për të katër mjediset, ndërsa formulojmë planet tona të mësimdhënies? E madje, edhe kur ne mendojmë mbi këto çështje, a besojmë që mund t’i ndryshojmë dot? Si mësues duhet të jemi shumë të vëmendshëm për ndryshimet që mund të bëjmë për të krijuar mjedise mësimore në të cilat të gjithë nxënësit:
 (a) kanë një ndjesi të përkatësisë,
 (b) angazhohen në procesin mësimor,
 (c) me shumë ngulm arrijnë në një nivel të lartë.
-Mund të fillojmë duke bërë një sërë pyetjesh rreth mjedisit tonë aktual të klasës.
·        A ndihen të sigurt nxënësit tanë?
·         A përjetojnë nxënësit tanë një ndjesi të përkatësisë?
·         A i motivon mjedisi nxënësit tanë që ata të bëjnë më të mirën e tyre?
·        A është mjedisi mbështetës i procesit mësimor?
·         A i përshtat mjedisi nxënësit me formim arsimor dhe nevoja të ndryshme?
 Ka shumëçka që ne mund të bëjmë për të ndikuar pozitivisht mbi mjedisin e të mësuarit, dhe për të bërë të mundshme për çdo dhe secilin nxënës që të arrijë mundësinë e plotë të tij ose të saj. Në këtë kapitull ju do të gjeni pesë rekomandime për ta bërë sa më mirë atë. Por para se të trajtojmë këto rekomandime, e kanë radhën disa përkufi zime. “Kulturë” dhe “klimë” janë dy terma shpesh të përdorura për të përshkruar mjediset e të mësuarit. Kultura përmbledh vlerat, normat dhe dogmat e përbashkëta që karakterizojnë një grup ose organizatë, qoftë kjo një shkollë e tërë apo klasë. Nga ana tjetër, klima i referohet “ndjesisë” së një shkollë apo të një klase. Klimës hera herës i referohen si atmosferë, ekologji, mjedis dhe gjendje. Në dallim nga kultura e cila është mjaft e qëndrueshme në kohë, klima mund (dhe e bën) të ndryshojë nga dita në ditë dhe nga shkolla në shkollë, madje dhe në shkollat e të njëjtit qytet. Mjediset e të mësuarit qark. Në qoftë se kryemësuesi sjell gjevrekë në sallën e mësuesve të premten, klima mund të ndryshojë atë ditë. Në qoftë se drejtori sjell gjevrekë çdo të premte për një vit, kjo sjellje do të bëhet pjesë e kulturës si një pritshmëri e pashkruar. Megjithëse të dallueshme në koncept, kultura dhe klima janë aspekte ndërvepruese të një sistemi arsimor. Për pasojë, ndryshimet në njërën shpesh sjellin ndryshime edhe në tjetrën. Klima është pika kryesore mbështetëse për kulturën, që do të thotë se në qoftë se administratorët dhe mësuesit e shkollës dëshirojnë t’i japin formë një kulture të re, ata ka gjasa që duhet të fi llojnë me një vlerësim të klimës. Në mënyrë të ngjashme, në qoftë se kultura është jo efektive, ndoshta ka elemente të klimës që mungonin para se ato të rrënjoseshin në kulturë. Megjithëse termat “kultura ose klima e shkollës” dhe “kultura ose klima e klasës” përdoren shpesh në vend të njëra tjetrës, ato dallohen në atë që mund të quhet “njësia e shqetësimit”. Sepse meqë klasat zakonisht janë brenda shkollave, kultura e shkollës dhe klima e shkollës shpesh ndikojnë mbi kulturën e klasës dhe klimën e klasës. Në qoftë se për shembull, ekziston një pranim i sjelljes së keqe nga administratorët e shkollës, shpesh është e vështirë për mësuesit që të presin sjellje më pozitive në klasat e tyre. Në qoftë se kalimi i klasave shihet si i pranueshëm nga shumica e mësuesve në shkollë, mund të jetë e vështirë për një mësues të vetëm të kërkojë më shumë se kalimin e klasave nga nxënësit e tij ose të saj. Ashtu siç ishte e vërtetë për marrëdhënien midis kulturës dhe klimës, ekziston edhe një ndërveprim kompleks midis shkollave dhe klasave, ku mjedisi i shkollës shpesh ndikon mbi mjedisin e klasës. Si mundeni ju ta gjykoni shëndetin e një kulture të shkollës apo të klasës? Qendra për Përmirësimin e Kulturës së Shkollës ka identifi kuar tre kritere.
    1) Bashkëpunim. Njerëzit punojnë së bashku, shkëmbejnë informacion për metodat dhe taktikat mësimore dhe të mësuarit dhe nxiten të kenë diskutime e debate konstruktive
      2) Kolegjialitet. Njerëzit kanë një ndjesi të përkatësisë, besojnë që ata marrin mbështetje emocionale kur është e nevojshme, dhe e shohin veten si anëtarë të vlerësuar të shkollës ose të klasës.
    3) Efikasitet. Njerëzit besojnë se ata i kontrollojnë fatet e tyre në kundërshtim me qenien viktima të paafta të “sistemit”. Ata janë të hapur ndaj të mësuarit prej përvojës në vend që të aderojnë me ngurtësi në një status quo.
 Lidhur me gjykimin për shëndetin e klimave të shkollës dhe të klasës, një grup të ngjashëm kriteresh mund ta marrim nga literatura kërkimore.
 1) Morali, siguria dhe besimi e respekti i ndërsjellë. Mësuesit dhe nxënësit kënaqen nga puna dhe të mësuarit. Bashkëveprimet e tyre janë të efektshme dhe mbështetëse. Ata kanë një ndjesi të parrezikshmërisë dhe besojnë e respektojnë njëri tjetrin.
2) Zhvillimi vetjak. Mësuesit dhe nxënësit kanë mundësi për rritje vetjake dhe vetë përmirësim me punë të pavarur. Secili pritet të përfi tojë nga këto mundësi dhe të angazhohet në përpjekje të vazhdueshme përmirësimi.
3) Ruajtja dhe ndryshimi i sistemit. Ka një përqendrim të dyfi shtë në qëndrueshmërinë (ruajtjen) dhe ndryshimin. Qartësohen dhe ndiqen rregulla dhe pritshmëri. Por në të njëjtën kohë, njerëzit kanë përgjegjësinë të bëjnë ndryshime kur është e domosdoshme, për të përmirësuar klimën dhe ndikimin e saj mbi nxënësit dhe mësuesit.
 4) Orientimi drejt objektivit. Objektivat janë pohuar qartë dhe i janë komunikuar kujtdo. Mjedisi është i qëllimshëm, metodik dhe i orientuar drejt detyrave. Konkurrenca përdoret aq sa nevojitet për të rritur motivimin.
 Kultura dhe klima ndikojnë mbi nxënësit në shumë mënyra. Për shembull, perceptimet e nxënësve për rigorozitetin e menaxhimit të klasës dhe drejtësia e veprimeve të mësuesve, ndikon në sjelljen e tyre. Në mënyrë të ngjashme, kultura dhe klima ndikojnë mbi ndjekjen e shkollës, angazhimin e nxënësit dhe vetë efi kasitetin, i cili nga ana e vet ndikon mbi të mësuarit akademik, zhvillimin shoqëror dhe emocional dhe në përgjithësi mbi cilësinë e jetës shkollore. Nxënësit në klasat që prej tyre perceptohen se kanë kohezion më të madh, dhe më shumë drejtim drejt qëllimit, ka të ngjarë të mësojnë më shumë. Të gjithë këto ndikime janë më të fuqishme tek nxënësit nga familje dhe grupe me të ardhura të ulëta, që shpesh janë të margjinalizuara. Duke e pasur “përfshirjen” një theksim aktual në arsimim në shumicën e vendeve, ekziston një nevojë që shkollat të krijojnë një klimë pozitive dhe mbështetëse, e cila u përgjigjet nevojave të shumëllojshme të të gjithëve. Për t’u bërë përfshirëse, shkollat duhet t’i reduktojnë barrierat për të mësuarit, duke ristrukturuar kulturat dhe klimat dhe duke krijuar sjellje dhe praktika që janë në favor të gjithë nxënësve. Një çështje kryesore që haset në shkollat që kanë qenë të mësuarit suksesshme në krijimin e një atmosfere më përfshirëse, është theksimi i vënë mbi krijimin e marrëdhënieve më pozitive midis mësuesve dhe nxënësve duke i bërë mësuesit t’i dëgjojnë nxënësit e t’i vlerësojnë opinionet e tyre. Realizimi dhe ruajtja e ndryshimeve kuptimplotë në kulturë dhe në klimë kërkon jo vetëm punë e përkushtim, por edhe kohë. Në rastin e kulturës dhe klimës së shkollës duhet të përfshihet një numër mjaft i madh njerëzish. Në rastin e kulturës dhe klimës së klasës, përgjegjësia shpesh qëndron tek një mësues i vetëm. Por studimi sugjeron që këto ndryshime, kur bëhen, priren t’i motivojnë mësuesit dhe nxënësit të punojnë më shumë dhe ta bëjnë punën e tyre (domethënë mësimdhënien dhe të mësuarit) më mirë, duke ndikuar me anë të ë kësaj në të gjithë sistemin arsimor.
KARAKTERISTIKAT E KLASËS DHE ROLI I MËSIMDHËNËSIT
EKOLOGJIA E KLASAVE
Fjala ekologji është e lidhur me natyrën. Por edhe klasat janë sisteme ekologjike. Mjedisi i klasës dhe banorët e këtij mjedisi, nxënësit dhe mësuesit, të cilët janë vazhdimisht në bashkëpunim. Çdo aspekt i sistemit ndikon tek të gjithë të tjerët. Karakteristikat e klasave, detyrat e mësimdhënies dhe nevojat e nxënësve, që të gjitha, ndikojnë në drejtimin e klasës.
Karakteristikat e klasave
Klasat janë lloje të veçanta mjedisesh. Ato kanë veti dalluese që ndikojnë tek pjesëmarrësit, pavarësisht si janë organizuar nxënësit ose çfarë metodash të mësimdhënies përdorë mësuesi. Ato kanë disa tipare.
 Klasat janë shumëpërmasore. Ato janë të populluara me shumë njerëz me detyra të shumta dhe, vazhdimisht, janë nën trysnin e kohës. Të gjitha detyrat dhe veprimtaritë duhet të kryhen brenda një kohe të caktuar, e cila rrjedhë me shpejtësi, kur koha e mësimit është e ngarkuar me shumë të tilla. Mjaftë individ, të gjithë me synime, parapëlqime dhe mundësi të ndryshme duhet të përdorin, së bashku, mjetet, të plotësojnë një numër jo të vogël detyrash, të hynë dhe të dalin nga klasa së bashkë, të ndjekin nga afër çfarë ndodhë në klasë. Veç kësaj veprimet mund të kenë efekte të shumëfishta.
Karakteristikë tjetër është njëkohëshmëria në veprimtari. Çdo gjë ndodhë në çast. Mësuesi, duke shpjeguar një koncept, duhet, gjithashtu, të vërejë nëse nxënësit janë duke ndjekur shpjegimin, të vendosë t’i injorojë dy nxënës që pëshpëritin apo t’i ndërpresë, të përcaktojë nëse ka kohë të mjaftueshme për të vazhduar me çështjen tjetër të shpjegimit, të vendosë se kush do t’i përgjigjet pyetjes që bënë, etj.
Menjëhershmëria. Ka të bëjë me marrjen e menjëhershme të vendimeve dhe zbatimin e tyre. Kjo përcaktohet nga ritmi i shpejtë i jetës së klasës. Gjatë një dite mësimi, mësuesi realizon qindra ndërveprime të tilla me nxënësit.
 Në këto veprime të shpejta e të menjëhershme, ngjarjet janë të paparashikuara. Sado që mësuesi parashikon plot gjëra në planin e tij ditorë, vetë natyra e jetës dhe e veprimtarive në klasë sjellë gjëra të paparashikuara, për të cilat mësuesi duhet të marrë vendime të menjëhershme.
 Mënyra se si mësuesi merr vendime për gjëra të parashikuara gjykohet nga e gjithë klasa, sepse klasat janë publike. Nxënësit gjithmonë vërejnë, nëse mësuesi ka qenë “I drejtë”.
Klasat kanë edhe një histori. Kuptimi i veprimeve të mësuesit apo të një nxënësi varet pjesërisht nga ajo që ka ndodhur më parë. Kur një nxënës vjen me vonesë disa herë radhazi, mësuesit i duhet të përdorë një reagim të ndryshëm nga ai i ardhjes së parë me vonesë. Veç kësaj, historia e pak javëve të para të shkollës ndikon në jetën e klasës gjatë gjithë vitit.
REKOMANDIM 1
NDËRTONI KLASA QË E KANË TË MËSUARIT E NXËNËSIT SI PËRQENDRIM PARËSOR, PROMOVONI ANGAZHIMIN E NXËNËSIT NË TË MËSUARIT DHE SHMANGNI  PENGESAT E TË MËSUARIT.
Nga faktorët që ndikojnë mbi të mësuarit e nxënësit, motivimi sigurisht që është një nga më të fuqishmit. Mësuesit mund të kenë ndikim ose pozitiv ose negativ mbi motivimin e nxënësit. Përqendrimi në të mësuarit e nxënësit, promovimi i angazhimit të nxënësit në mësim dhe shmangia e pengesave për të mësuarit, janë tre mënyrat me të cilat mësuesit mund të motivojnë nxënësit për të bërë përpjekjet e nevojshme dhe në fund të fundit të lehtësojnë të mësuarit e tyre.
SHMANGIA E PENGESAVE TË TË MËSUARIT
Ka pengesa të jashtme dhe të brendshme për të mësuarin. Faktorët e jashtëm përfshijnë kushtet në të cilat jetojnë dhe mësojnë nxënësit. (për shembull shtëpitë e tyre, komunitetet dhe shkollat). Faktorët e brendshëm janë karakteristikat e vetë nxënësve (për shembull, dija, aftësia, motivimi, shqetësimet dhe aspiratat). Sa më shumë pengesa të hasin nxënësit, aq më shumë ka të ngjarë që ata jo vetëm të mos arrijnë të mësojnë nga ana akademike, por gjithashtu nuk do të arrijnë të zhvillohen shoqërisht dhe emocionalisht. Shkëputjet midis vlerave dhe pritshmërive të shtëpisë dhe shkollës, ngarkojnë barra që nxënësit shpesh nuk janë në gjendje t’i mbajnë. Caktimi për nxënësit i kërkesave akademike që e tejkalojnë shumë aftësinë, dijen dhe motivimin e tyre, ka të ngjarë të rezultojë në mossukses. Nga ana e vet, mossuksesi i vazhdueshëm ka të ngjarë të bëjë që nxënësit ta lënë shkollën sa më shpejt që munden, pa marrë një dëftesë apo diplomë. Çfarë mund të bëni për t’i shmangur këto pengesa? Hapi i parë është ta kuptoni vërtet pengesën. Supozojmë që për shembull, një nxënës duket të jetë i pamotivuar. Ai nuk i kushton vëmendje dhe pushon së punuari sapo që i del një problem. Përse ndodh kështu? Çfarë e ndalon atë të jetë i motivuar? A ndodh kjo për mungesë interesi? A ndodh kjo për shkak se arsimimi i tij formal nuk vlerësohet në shtëpinë e tij apo të saj? A ndodh kjo se nxënësi e ka kuptuar që nuk ka rëndësi se sa shumë përpiqet ai apo ajo dhe se jo çdo nxënës mund të mësojë çfarë pritet? Pa e kuptuar pengesën ne përfundojmë duke trajtuar simptomën dhe jo shkakun. Hapi i dytë është të përcaktohet nëse ka mënyra për t’iu drejtuar këtij problemi brenda klasës, ndoshta me një përfshirje dhe mbështetje të shtuar në shtëpi. A mund të hiqet pengesa me një zhvendosje të lehtë në programin mësimor, duke siguruar nxitje dhe vlerësim individual, duke përdorur kujdestarë nga nxënësit, ose duke iniciuar një program të rregullt komunikimi me prindërit ose kujdestarët? Në qoftë se problemi nuk mund të zgjidhet brenda klasës, mos është koha për të kërkuar ndihmë përtej saj? Bashkëpunimi dhe formimi i ekipeve mund t’ju drejtohet pengesave, sepse ai e lejon një mësues të zgjerojë burimet, njohuritë dhe strategjitë që mund të përdoren për ta mënjanuar pengesën. Çështja themelore këtu është si të ri-angazhohen nxënësit në procesin e të mësuarit dhe në fund të fundit të tërhiqen ata përsëri në udhën e suksesit të të mësuarit.

REKOMANDIM 2
 KRIJONI  MJEDISE TË PERSONALIZUARA TË TË MËSUARIT, KU NXËNËSIT KANË NJË NDJESI TË PËRKATËSISË DHE TË MBARËVAJTJES.
 Personalizimi mund të përkufizohet si shkalla në të cilën një mjedis i veçantë mësimor, siç perceptohet ai nga nxënësi, krahasohet ose “iu përshtatet” interesave, aftësive dhe nevojave të tij apo të saj. Në qoftë se për shembull, një nxënësi i nevojitet një strukturë dhe i tërë mjedisi mësimor është një pështjellim dhe i çorganizuar, atëherë nxënësi do të perceptojë një “mospërputhje”midis mjedisit mësimor dhe asaj që ai apo ajo ka nevojë për të qenë i suksesshëm. Në përgjithësi, sa më e madhe të jetë “mospërputhja”, aq më pak i motivuar (ose më i paangazhuar) do të jetë një nxënës. I vënë në jetë siç duhet, personalizimi i mjedisit mësimor mund të krijojë si rezultat një kulturë të lakmueshme të klasës që nxit respekt të ndërsjellë, mbështetje dhe përkujdesje dhe krijon një ndjesi të komunitetit. Të gjitha këto mund të luajnë rol në parandalimin e problemeve të të mësuarit, të sjelljes dhe ato emocionale. Një ndjesi e përkatësisë përkufi zohet në terma të lidhjes së nxënësve në një shkollë ose klasë dhe përfshin ndjenjat e të qenit i pranuar dhe i vlerësuar nga kolegët, mësuesit dhe të rriturit e tjerë. Një ndjesi e përkatësisë është e lidhur me personalizimin. Ajo është e lidhur edhe me angazhimin, në atë që nxënësit me një ndjenjë më të fortë të përkatësisë ka më shumë të ngjarë të angazhohen jo vetëm në të mësuarit, por edhe në veprimtaritë e tjera në shkollë. Një ndjesi e mbarëvajtjes është një gjendje pozitive e mendjes, që i mundëson një nxënësi të funksionojë me efi kasitet brenda shkollës dhe klasës. Një gjendje pozitive e mendjes shoqërohet me çlirimin nga ankthi dhe druajtja. Të qenët i detyruar dhe të gjeturit e vetes në situata të tjera me stres të lartë, ndikon negativisht në ndjesinë e mbarëvajtjes së nxënësit. Në mjediset e personalizuar, mësuesit janë më shumë të ndërgjegjshëm për nxënës të veçantë dhe bëjnë çfarë munden për të siguruar parrezikshmërinë dhe sigurinë brenda klasës dhe shkollës.
Çfarë mund të bëni për të krijuar një mjedis të personalizuar të të mësuarit? Këtu janë pesë sugjerime.
1.     Shfrytëzoni kohën për t’u njohur me nxënësit tuaj. Harxhimi i dy apo tre minutave në çdo javë duke folur me (apo duke dëgjuar) nxënësit individualisht, jep pjesë të mëdha të nga fi timet. Në qoftë se mendojmë një klasë prej 30 nxënësish, po fl asim për të shpenzuar vetëm rreth një orë nga koha juaj për çdo javë duke u njohur me nxënësit tuaj. Përdorini këto bashkëbisedime për të kuptuar jetën në klasa nga pikëpamja e nxënësve.
2.     Krijoni kultura të klasës bazuar në një ndjenjë besimi, respekti dhe komunikimi të hapur. Brenda këtyre kulturave, punoni për të minimizuar kërcënimet e ndjenjave të kompetencës, pavarësisë dhe marrëdhënieve me të tjerë të rëndësishëm. Në qoftë se është e nevojshme, punoni që të ndryshoni perceptimin publik për shkollën dhe klasën, kështu që ata që vizitojnë shkollën, ta shohin mjedisin si mikpritës, dashamirës, të parrezikshëm dhe të drejtë.
3.     Punoni për të krijuar komunitete të të mësuarit. Një ndjesi e komunitetit ekziston kur një masë kritike e aktorëve, angazhohen ndaj njëri tjetrit dhe vlerave e objektivave të përgjithshme. Puna e tyre drejtohet nga përmbushja e qëllimit dhe ruajtja e marrëdhënieve pozitive dhe mbështetëse me njëri tjetrin. Ndërtimi i një ndjesie të komunitetit fi llon kur nxënësit mbërrijnë në fi llim në shkollë (Shih Kapitullin 9 për një shembull se si të ndërtohen dy javët e para të shkollës). Komunitetet e të mësuarit shumë shpesh janë rezultat i përpjekjeve të drejtuara kah të gjithë sugjerimeve të tjera në këtë seksion. Domethënë një komunitet i të mësuarit ka të ngjarë më së shumti të jetë në vend kur ka të dhëna të personalizimit, drejtimit të objektivit, besimit, respektit të ndërsjellë, ndershmërisë dhe drejtësisë.
4.     Krijoni plane të personalizuara të ndihmës për nxënësit me nevojat më të mëdha. Këto plane nuk ka nevojë të jenë masive apo komplekse. Ato mund të përfshijnë diçka aq të thjeshtë sa ç’mund të jetë fakti që ju të shpenzoni disa minuta ekstra me një nxënës të veçantë menjëherë pasi atij i është caktuar një punë individuale për t’u siguruar që nxënësi është në “brazdën e duhur”.
5.      Shpesh herë puna me nxënës të veçantë është shumë e vështirë, për shkak të detyrave dhe përgjegjësive të tjera që ju keni si mësues. Kur ndodheni në një situatë të tillë, më e mira është të përcaktohen çështjet dhe problemet e përbashkëta për grupe nxënësish. Supozoni për shembull, që pesë apo shtatë nxënës kanë vështirësi me një detyrë të caktuar leximi. Ju mund të doni që të punoni me këtë grup të vogël dhe t’u mësoni atyre si ta analizojnë materialin, në mënyrë që t’i ndihmoni ta kuptojnë atë më mirë. Me në fund, koncepti i komunitetit të të mësuarit mund të zgjerohet përtej shkollës dhe klasës, duke përdorur video konferencën, komunikimin me zë (si në një urë radiofonike), ose rrjetet sociale. Duke e zgjeruar konceptin e komunitetit të të mësuarit, nxënësit mund të bëhen të ndërgjegjshëm për mundësitë që janë përtej klasës së tyre dhe dyerve të shkollës.



MENAXHONI MADHËSINË E KLASËS, DUKE FORMUAR GRUPE OSE EKIPE NXËNËSISH SA TË JETË E NEVOJSHME PËR TË KRIJUAR NJË MJEDIS FUNKSIONAL, PRODUKTIV TË TË MËSUARIT.
Përmasa e madhe e shumë shkollave e klasave, lejon që shumë nxënës, veçanërisht ata me probleme të mossuksesit akademik, të ndjehen të humbur. Përmasat skajshmërisht të mëdha të klasës, e bëjnë të vështirë të krijohet një atmosferë të favorshme për të mësuarit. Gjithashtu, ato mund ta bëjnë më të vështirë përdorimin e një larmie instrumentesh dhe taktikash, me shumë mësues që priren të mbështeten tek një mësimdhënie për tërë klasën, të drejtuar nga mësuesi. Rezultatet e shumë studimeve kanë përcaktuar dobitë e klasave më të vogla. Klasat e vogla i lejojnë mësuesit t’i kushtojnë më shumë kohë mësimdhënies dhe më pak kohë menaxhimit të klasës. Në klasat më të vogla, mësuesit ka më shumë të ngjarë të përdorin një larmi taktikash mësimore, duke përfshirë më shumë punë mësimdhënëse në grupe të vegjël. Në klasat e vogla mësuesit priren ta shpalosin 65 Mjediset e të mësuarit më shpejt programin mësimor dhe në një thellësi më të madhe. Së fundmi, nxënësit në klasa më të vogla priren të jenë më të motivuar. Natyrisht mbetet pyetja se sa e vogël duhet të jetë një klasë që të japë këto përfi time? Megjithëse studiuesit vazhdojnë ta eksplorojnë këtë çështje, mendimi i përgjithshëm është që përmasat e klasës më të mëdha se 18, 19 ose 20 vetë, shoqërohen me më pak rezultate pozitive njohëse, afektive dhe shoqërore për nxënësit. Natyrisht, ne e pranojmë që reduktimi i përmasave të klasës është shumë i kushtueshëm dhe kërkon hapësirë shtesë, një rritje të numrin të mësuesve të kualifi kuar e kështu më radhë. Të kuptuarit e kësaj çon në një pyetje themelore: A është e mundshme të njësohen karakteristika të klasave të vogla në klasa të mëdha për të krijuar mjedisin e një klase të vogël? Përgjithësisht përgjigja është po, dhe rezultatet e të vepruarit kështu kanë qenë mjaft premtuese. Shndërrimi i klasave të mëdha në konfi gurime më të vegjël mësimorë, e lehtëson të mësuarit, angazhimin dhe performancën e nxënësit (në testime të jashtme). Gjithashtu, përdorimi i konfi gurimeve më të vegjël mësimorë mund të shtojë motivimin e brendshëm, duke promovuar ndjesi të kompetencës personale e ndër-personale, pavarësi dhe lidhje pozitive me të tjerët. Për më tepër, kjo mund të edukojë aftësi për të mësuarit të pavarur, përgjegjësi personale për të mësuarit dhe qëndrime dhe aftësi të shëndetshme shoqërore e emocionale. Pra, si mundeni ju t’i njësoni “karakteristikat e klasës së vogël” në klasa të mëdha? Duke formuar, planifi kuar dhe menaxhuar grupe.
KRIJONI NJË MJEDIS FIZIK QË ËSHTË REAGUES NDAJ NEVOJAVE TË NXËNËSVE TUAJ DHE I PËRSHTATSHËM PËR TË LEHTËSUAR TË MËSUARIT NË RAPORT ME OBJEKTIVAT.
Megjithëse pjesa më e madhe e diskutimit në këtë kapitull ka qenë për mjedisin shoqëror, emocional dhe akademik, mjedisi fi zik mundet dhe shpesh luan një rol të rëndësishëm në procesin e të mësuarit. Madhësia e dhomës në raport me numrin e nxënësve, organizimi i klasës në terma të rregullimit të ndenjëseve dhe hapësirës së lëvizjes në të dhe pasja në dispozicion e burimeve të të mësuarit (burime teknologjike në rritje), ndikojnë mbi sjelljen e nxënësve, angazhimin e tyre dhe në fund të fundit mbi të mësuarit. Disa klasa duken sikur nuk kanë ndryshuar gjatë 50 viteve të fundit. Tryeza e punës e mësuesit përballë (në krah të një dërrase të zezë) dhe tryezat janë renditur në rreshta. Klasat e të ardhmes ka të ngjarë të jenë mjedise që mund të riorganizohen sipas nevojës për të mbështetur veprimtari të ndryshme mësimore, detyrat dhe objektivat. Mjediset e të mësuarit të shekullit të njëzetë e një janë përfytyruar si vende ku nxënësit punojnë në mënyrë bashkëpunuese në grupe dhe lëvizin nëpër klasë siç e diktojnë veprimtaritë dhe detyrat. Kapitulli 3 74 “Qasja reaguese e projektimit” merr në konsideratë ndërtimin hapësinor, integrimin e teknologjive të informacionit në ndërtesa dhe efi kasitetin dhe efektivitetin e sistemeve të qëndrueshme të ndërtesave. Kjo qasje nuk supozon që çdo vend mund të jetë ndërtuar në përsosuri, por projekti duhet të mbështesë (domethënë të jetë reagues ndaj) veprimtaritë që do të zhvillohen, nevojat e atyre që jetojnë dhe punojnë në atë vend dhe objektivat dhe synimet fi nale arsimore.
Kur marrim në konsideratë mjedisin fi zik, një shqetësim parësor është parrezikshmëria. Në këtë aspekt, të gjithë shkollat dhe klasat duhet të jenë të pastra, të ndriçuara mirë, të mirë ajrosura dhe të pastra nga substancat e rrezikshme. Duhet të ketë hapësirë të mjaftueshme për çdo person dhe hapësira duhet të mobilohet me ndenjëse shumë të përshtatshme per femijet.
 Çfarë mund të bëni ju për të krijuar e ruajtur një mjedis mësimor reagues ndaj nevojave të nxënësve, dhe të përshtatshëm për të lehtësuar të mësuarit. Këtu janë disa sugjerime, shumica e të cilave janë shumë të lehta për t’u realizuar.
1.     Ndriçimi. Ndriçimi ndikon mbi emocionet dhe të mësuarit. Provoni të fi kni dritat (në qoftë se keni dritare në klasa), ose t’i zbehni dritat nga koha në kohë në mënyrë të përshtatshme. Për shembull, ju mund t’i fi kni dritat kur nxënësit tuaj marrin pjesë në diskutime në grupe të vegjël. Kjo e bën atmosferën e klasës pak më intime, dhe i ndihmon nxënësit të jenë më të hapur në mendimet dhe opinionet e tyre.
2.      Temperatura dhe cilësia e ajrit. Studimet tregojnë që temperaturat më të freskëta promovojnë relaksim dhe perceptim, ndërsa temperaturat më të ngrohta ose promovojnë eksitim që mund të çojë në sjellje të pahijshme ose përgjumje. Temperatura optimale e dhomës është 21º deri 23ºC, veçanërisht kur kërkohen vëmendje dhe përqendrim. Megjithëse mund të jemi në gjendje të manipulojmë ndriçimin, ne kemi më pak kontroll mbi temperaturën dhe cilësinë e ajrit. Mund të jetë ose jo e mundur të hapen dritaret dhe ventilatorët ose të ndryshohet termostati. Rrjedhimisht, problemet në këtë fushë mund të duhet të trajtohen në nivel shkolle, ose edhe përtej.
3.     Zhurma. Nxënësit dallohen shumë në atë se sa shumë zhurmë mund të tolerojnë. Njëfarë niveli zhurme është i pashmangshëm në çdo mjedis shoqëror, veçanërisht kur formohen grupe ose ekipe pune. Por siç përmendet më herët, rregullimet e ndenjëseve munden ose ta rrisin, ose ta ulin nivelin e zhurmës. Ju mund të jeni në gjendje të fusni “përthithës të zhurmës” në klasë për të reduktuar nivelin e saj. Përdorimi i bimëve të varura, pankartave apo dhe sixhadeve janë rrugë relativisht të lehta për të reduktuar zhurmën. Shtrimi i pllakave akustike dhe qilimave ka të ngjarë që do të kërkonte vendime që merren në nivel shkolle, ose edhe përtej.
4.      Ngjyra. Ngjyra mund të ndikojë mbi gjendjet shpirtërore dhe emocionet tona. Disa specialistë sugjerojnë që ngjyrat optimale të klasave janë e verdha, portokallia e çelët, bezha ose ngjyrë kremi. Në qoftë se nuk është e praktikueshme të ndërrohet ngjyra e mureve, ne mund ta përmirësojmë shumë mjedisin fi zik duke shtuar postera ngjyrangjyra, fotografi , grafi ka ose imazhe të tjerë në mure. Plus kësaj, ne mund të përdorim reklama plot ngjyra, prezantime me ngjyra në PowerPoint ose duke varur diapozitiva me ngjyra.
5.     Objekte ose instrumente të rrezikshëm. Çfarë e bën një objekt apo instrument potencialisht të rrezikshëm, varet shumë nga mosha e nxënësve dhe lënda që jepet mësim. Gërshërët e mprehta janë objekte potencialisht të rrezikshme për 4-5 vjeçarët. Kompaset janë instrumente potencialisht të rrezikshëm në orët e mësimit të matematikës në shkollën dytësore dhe acidi në orën e lëndës së kimisë. Megjithëse nuk mund t’i mënjanojmë të gjithë rreziqet potenciale nga klasa jonë, ne mund ta minimizojmë rrezikun duke iu treguar nxënësve se si t’i përdorin objektet dhe instrumentet potencialisht të rrezikshëm në mënyrë të parrezikshme dhe duke kontrolluar hera-herës për të parë që objektet dhe instrumentet potencialisht të rrezikshëm të jenë magazinuar siç duhet kur nuk janë në përdorim.
 Në mënyrë të përmbledhur, një mjedis mësimor i ndërtuar siç duhet, e bën mësimdhënien e mirë më të lehtë. Për të krijuar një mjedis të tillë, ju duhet të shihni një element kyç të profesionit tuaj si mësues si: krijimi i një kulture të klasës (ose në disa raste rikrijimi). Elementët kryesorë të kësaj kulture përfshijnë një përqendrim tek të mësuarit (edhe procesi edhe rezultati), një ndjesi përkatësie dhe një ndjesi të mbarëvajtjes. Objektivi juaj përfundimtar duhet të jetë të krijohet një komunitet i të mësuarit ku secili, duke përfshirë edhe veten tuaj, është entuziast, i angazhuar dhe i merakosur për mbarëvajtjen e njëri tjetrit (nga pikëpamja akademike, emocionalisht, shoqërisht dhe fi zikisht). Brenda mjediseve të tilla mësimore, të mësuarit mund dhe do të lulëzojë.
Tipa dallues qe vërehen nga këndvështrimi menaxhues, eshte ai i krijimit të klimës së klasës, e që eshte kompetencë e plotë e arsimtarit ose mësimdhënësit. Ai gjithnjë duhet të tregojë vullnet, gatishmëri dhe konsistencë fizike për të kontrolluar dhe aktivizuar subjektet në tërësi. Do të ishte konstruktive nëse mësimdhënësi shfaq gëzim, interesim, sinqeritet dhe kënaqësi para dhe gjatë tërë orës mësimore. Madje, edhe rezultatet e anketave të zhvilluara me nxënës, kanë nxjerrë përfundimin se nxënësit dëshirojnë që mësimdhënësit e tyre të jenë të veshur me cilësitë e lartcekura. Definitivisht, edhe në aspektin praktik është dëshmuar se për nxënësit janë të pranueshme të gjitha vetitë pozitive, të cilat në njëfarë mënyre e nxisin efiçencën (gatishmërinë) e aktivizimit të nxënësve.
Vetitë të cilat janë të pëlqyera dhe të pranueshme nga nxënësit, e që lënë përshtypje pozitive për drejtuesin (arsimtarin) e tyre, janë:
1. Të jenë më të sigurt, më të përzemërt dhe më të shoqërueshëm;
2. Të veprojnë si biznesmenë;
3. Të jenë më nxitës;
4. Të përdorin më shumë kontaktin me sy;
5. Të përdorin më shumë humorin;
6. Të jenë më të qartë rreth rregullave të klasës së tyre;
7. Të vendosin më mirë praninë dhe autoritetin e tyre;
8. Të komunikojë hapur dhe shpesh duke përdorur më shumë dialogun se monologun.

Kur bëjmë fjalë për klimën e klasës, vlen të theksohet se ajo është një veti karakteristike që dallohet apo vërehet tek mësimdhënësi, të cilën e krijon ai gjatë punës mësimore.
Mjedisi i klasës, i krijuar nga mësuesi, mund të ketë një ndikim në motivimin e nxënësve, që reflektohet në qëndrimin e tyre aktiv ndaj të nxënit. Pikërisht një mjedis i tillë përbën atë që quhet “klima e klasës.“ (Musai, f.210).
Arsimtari duhet të japë sinjale pozitive tek nxënësit, duke shfaqur dinamikë, sinqeritet, gëzim dhe vullnet gjatë orës mësimore, sepse nëse ai është i vobektë nga këto cilësi, atëherë nuk mund të themi se çdo gjë zhvillohet normal dhe sipas planit. Ai është faktori thelbësor në krijimin e klimës pozitive, sepse siç thotë Haim Ginott: “Kam nxjerrë një konstatim të tmerrshëm se unë jam elementi vendimtar në klasë.
Qëndrimi im krijon klimën. Disponimi im i përditshëm krijon kohën. Si mësues, unë kam fuqi të madhe që ta bëjë jetën e fëmijëve të mjerë ose të lumtur. Mund të jem vegël për torturë ose instrument inspirues. Mund t´i poshtëroj ose t´i disponoj, t´i lëndoj ose t´i shëroj. Në të gjitha situatat përgjigja ime vendosë se a do të eskalojë apo jo kriza ose a do të humanizohet apo jo fëmija.“ (Revista: „Ardhmëria“). Pra, duhet të krijohet një atmosferë e dashur në klasë, mësimi të jetë një proces i hareshëm duke ndërtuar vetëbesimin tek nxënësit, duke bërë që ata të jenë eksplorues (zbulues, kërkues).
Duhet të jemi të vetëdijshëm se kjo klimë, atmosferë, rezultat e vullnet për mësim, varet kryesisht nga mësimdhënësi se sa investon energji mendore dhe fizike në zbatimin dhe realizimin e saj.

KRIJIMI I NJË MJEDISI TË PËRSHTATSHËM MËSIMOR
 A keni qenë ndonjëherë në një dhomë të mbushur plot me njerëz apo sende, si, p. sh., mobilje? Si jeni ndjerë në fillim? Kur hyn në dhomë, në fillim mund të mbetemi të habitur, por kur na është dashur të punojmë aktualisht aty, së bashku me njerëz të tjerë, mund të kemi patur ndjenja negative. Mund të jemi zhgënjyer ose zemëruar, ose jemi tërhequr në një qoshe dhe jemi përpjekur t’i evitojmë të tjerët, ose kemi bërë kujdes të mos përplasemi me objektet e shumta në dhomë.
 Në klasa, ku hapësira fizike nuk është e organizuar mirë, nxënësit tanë mund të përjetojnë ndjenja të tilla. Ato mund të sillen keq si kundërveprim ndaj zhgënjimit apo nga frika. Prandaj, një klasë me hapësirë të planifikuar mirë mund të na ndihmojë t’i parandalojmë sjelljet e këqia që mund të shfaqen. Kjo, gjithashtu, ndikon mbi ecurinë e orës mësimore.
 Si me të gjitha aspektet e drejtimit të orës së mësimit, mënyra se si është e organizuar dhoma e klasës, varet nga preferencat tuaja, si dhe ato të nxënësve tuaj. Ajo çfarë ju bën të ndjeheni rehat, mund të mos jetë e njëjtë me atë që i bën nxënësit tuaj të ndjehen rehat. Organizojeni klasën në fillim të vitit dhe, më pas, pyetini nxënësit nëse ndjehen mirë në të. Akoma më mirë, ndajini në grupe dhe pyesni secilin grup të hedhë një vështrim rrotull dhomës dhe atyre çka shohin aty, dhe më pas të bëjnë një skicë se si do t’u pëlqente dhoma. Shfrytëzoni idetë nga të gjitha këto skica apo vizatime për të dizenjuar klasën “personale” të nxënësve. Përpiquni të mbyllni rregullimet në një a dy javë dhe, më pas, pyetini nxënësit nëse e ndjejnë veten mirë. Bëni ndryshime në dhomë, nëse ata mendojnë se ndryshe do të ishte më mirë. Ndryshojeni atë sa herë që ju duket se nxënësit tuaj ndjejnë bezdi, kur ulen në klasë dhe mësojnë. Disiplina pozitive në klasa gjithëpërfshirëse, mësimdashëse.
 Më poshtë do të gjeni gjëra që duhet t’i dini, kur ju dhe nxënësit tuaj organizoni hapësirën e klasës tuaj. Kjo listë nuk është shterruese. Juve mund t’ju shkojë mendja në gjëra të tjera.
T’i shihni të gjithë. Ju duhet të jeni në gjendje t’i shihni të gjithë nxënësit tuaj, në çdo kohë, që të monitoroni punën dhe sjelljen e tyre. Ju, gjithashtu, duhet të jeni në gjendje të shihni derën që nga tavolina juaj. Nxënësit duhet t’ju shikojnë ju dhe vendin ku jepni mësim, pa qenë nevoja të ktheheni apo të lëvizni shumë.
Vende për t’u ulur të gjithë (të shmanget ndjenja e mbipopullimit). Në klasa me shumë nxënës, hapësira shpesh është një luks. Për ta shfrytëzuar sa më mirë atë, kini parasysh tre strategji. Së pari, largoni mobiljet e tepërta. Përdorni karrike me vend për shkrim në vend të bangave. Përdorni rafte të fiksuara në mur dhe mbi dyshemenë për materialet që nxënësve nuk u nevojiten rregullisht. Në rast se klasa juaj ka një dollap për të mbajtur sendet e nxënësve, nxirreni nga klasa. Po qe e mundur, mbajini sendet tuaja personale, materialet mësimore dhe ndonjë send tjetër në kabinetin e mësuesit ose në një kasafortë tjetër jashtë klasës. Në qoftë se nuk ju duhet realisht një tavolinë mësuesi, kërkoni një më të vogël.
Strategjia e dytë është të jeni krijues në metodën tuaj të mësimdhënies, duke e shndërruar klasën në një mjedis ndërveprues, për të zbutur ndjenjën e mbipopullimit. Përpiquni të jepni mësim vetëm gjatë njërës pjesë të kohës së mësimit, p. sh., nga 1 orë, vetëm 20 minuta, dhe përqëndrohuni në një ose dy çështje a koncepte të rëndësishme (p. sh., duke folur mbi figurat gjeometrike), në vend që të jepni shumë informacion menjëherë. Kjo është koha maksimum që ju mund të mbani të përqëndruar vëmendjen e nxënësve. Më pas, ndajeni klasën në dy grupe, ku atyre do t’u duhet të shohin vetëm pak fytyra. Kur është e mundur, shfrytëzoni grupe me sekse të ndryshme, në vend të një grupi me djem dhe një me vajza. Jepini çdo grupi ushtrime plotësuese, si, p. sh., njëri grup të mendojë sa më shumë objekte, kurse tjetri të gjejë sa më shumë objekte në formë katrore. Aty nga fundi i orës së mësimit, bashkojini prapë bashkë dhe kërkojini çdo grupi të tregojë atë çfarë ka mësuar.
Njëlloj si kjo, strategjia e tretë është shfrytëzimi sa më shpesh i hapësirës jashtë klasës. Mjediset e shkollës mund të shndërrohen në një burim të pasur për mësimin e rregullt. Ato janë klasa në ajër të pastër, që mund të eksplorohen nga nxënësit si pjesë e të mësuarit dhe mund të shërbejnë si një alternativë e bukur në krahasim me klasat e mbipopulluara. Ekzistojnë vende të rëndësishme, ku fëmijët mund të zhvillojnë shprehi sociale dhe njohëse. Mjediset e shkollës ju japin shanse për ta bërë sa më të larmishme mjedisin mësimor dhe për të zhvilluar mësime të rëndësishme mbi bashkëpunimin, zotërimin, përkatësinë, respektin dhe përgjegjësinë.54 Mjedise të ndryshme të shkollës mund të përdoren si qendra aktivitetesh, për të pasuruar atë që mësohet në klasë. Në shembullin e figurave gjeometrike, p. sh., nxënësve mund t’u kërkohet të eksplorojnë mjediset e shkollës dhe të identifikojnë sa më shumë forma gjeometrike që të jetë e mundur. Më pas, uluni poshtë një peme dhe ata të shkruajnë të gjitha ato që kanë parë. Ndiqni nga afër punën e tyre! Dhjetë minuta para se të mbarojë mësimi, mblidhini të gjithë, qoftë në klasë, qoftë jashtë, dhe paraqitni gjetjet e tyre.
Mobiljet. Në qoftë se dhoma e klasës ka hapësira të mjaftueshme, përpiquni t’i vendosni bangot e nxënësve në mënyra të ndryshme, si, p.sh., në formën e U-së për diskutime, në formë katrori për punë në grup dhe në radhë për kontroll ose punë individuale. Mendoni se si ta lehtësoni lëvizjen mes këtyre lloj renditjeve. Vendet që përdoren shpesh dhe “rrugët e kalimit” (në mes bangave), duhet të lihen të lira për këdo. Shfrytëzoni raftet, tavolinat ose qilimat për të krijuar mjedise për përdorime speciale. Në rast se dhoma mund të ndahet ose ka nevojë për “hapësira muresh”, ku nxënësit të ekspozojnë punën e tyre, gjeni zgjidhje të pakushtueshme, siç janë kurrizet e rafteve apo panele vertikale të larta të thurrura me gjethe palmash ose bambuje të bëra nga nxënësit, apo familjet e tyre. Këto panele mund të shfrytëzohen për të ndarë klasat në shkollë, aty ku nuk ekzistojnë mure ndarëse.
Qendrat. Qendrat për aktivitete u ofrojnë një nxënësi apo grupeve të vogla të nxënësve, mundësinë për të punuar në qetësi në projekte ose aktivitete. Një qendër e tillë në klasë ka nevojë për hapësirë pune, një vend ku të vihen veglat dhe materialet, një vend ku të afishohen instruksionet. Në klasa të mbipopulluara, qendrat e aktiviteteve mund të vendosen në zona të ndryshme të shesheve të shkollës. Fëmijët sjellin me vete gjithçka që u nevojitet për të kryer aktivitetin.
Materialet për instruktim dhe burimet e mësimdhënies. Librat dhe materialet e tjera për instruktim kanë nevojë të vendosen diku, ku të gjenden lehtë. Mjete, si shkumësa, vizore, metër, bojra dhe gërshërë duhen vënë diku, ku nxënësit t’i marrin pa i shqetësuar të tjerët. Ashtu si materialet e instruktimit, mjetet mësimore, si tabelat e vogla, kavalete, harta dhe tavolina pune duhen vendosur në atë mënyrë që të mos pengojnë rrugën dhe në klasat e mbipopulluara, të mos zënë shumë vend.
Puna e nxënësit. Mbledhja dhe ruajtja e punimeve të nxënësve shumë shpejt mund të zërë mjaft vend, në rast se nuk ndërtohet një plan. Disa mësues shfrytëzojnë dosje personale, për ta bërë këtë. Dosje mund të krijohen për secilin nxënës, për çdo temë apo grup nxënësish. Gjithashtu, nevojitet edhe një vend për të paraqitur punën e nxënësit. Kjo hapësirë mund të jetë faqja e murit ose një pllakë fibre, ku punimi i nxënësit mund të ngjitet me kapëse, striçe apo thjesht me thumba. Dekorimi i dhomës me punimet e nxënësit do të ndihmojë edhe për ta bërë më tërheqëse e më mikpritëse klasën, edhe kur ka shumë nxënës në të.
Përfshirja e nxënësit. Nxënësit mund të jenë shumë të dobishëm në menaxhimin e hapësirës fizike të dhomës së klasës dhe kjo i ndihmon ata të zhvillojnë ndjenjën e përgjegjësisë. Ata mund t’i varin punimet e nxënësve, të krijojnë kënde njoftimesh dhe të heqin materialet didaktike në fund të çdo mësimi. Nxënësit mund të jenë të dobishëm edhe për të zgjidhur problemin e vendit. Kur lind një problem, kërkojuni ndihmë nxënësve që përplasen mes rreshtave të bangave apo që s’kanë mjaft vend për t’u ulur.



Rast konkret
  Disa vite më parë, pranova një ftesë për të vizituar një shkollë të re elementare, një shkollë që siç e përshkruante drejtori i saj, ishte “bashkëkohore nga pikëpamja teknologjike”. Mbërrita në shkollë 45 minuta para se të vinin nxënësit dhe bëra i vetmuar një vrojtim nëpër shkollë. E tërë shkolla ishte “wireless”, kishte tryeza të kompjuterëve në çdo klasë. Çdo klasë ishte pajisur me një “Smartboard”. Më bëri shumë përshtypje. Pastaj, mbërritën fëmijët. U ktheva për të vizituar mjediset e saj, duke filluar me klasat që akomodonin fëmijët më të vegjël, ata të moshës 4 vjeç. Dhoma e tyre ishte më e madhja në shkollë, me shumë hapësirë për të lëvizur. Ndërsa kaloja nga klasa në klasë vura re se pothuaj të gjitha klasat e tjera ishin me të njëjtën madhësi, rreth 90 metra katrore. Vura re dy gjëra. Së pari, fëmijët ishin më të rritur. Së dyti, kishte më shumë fëmijë në secilën klasë. Kur mbërrita tek klasa e pestë (mosha 10 e 11 vjeç), në çdo klasë kishte 28 nxënës. Vendkalimet midis tryezave të tyre ishin tepër të ngushtë që të mund të lëvizej pa u përplasur ose shtyrë ndonjë shok të klasës. Kompjuterët ishin shtyrë kundrejt një muri anësor dhe “Smartboard”-et drejt murit përballë. Një nga mësuesit e klasës së 5-të më tha që kishte pasur “probleme të shumta të disiplinës” (të cilat në këtë situatë duhej të priteshin). Një mësuese tjetër më tha që do të dëshironte që nxënësit të bënin më shumë punë në grup, por thjesht nuk kishte mjaft hapësirë për këtë.” Mungesa e hapësirës që sillte si rezultat klasa të tejmbushura me nxënës, është vetëm një nga shumë shtrëngesat që hasin mësuesit ndërsa përpiqen të japin mësim në më të mirën që munden. Megjithëse kjo shkollë kishte një pasuri pajisjesh e materialesh, këto përparësi të saj “prisheshin” nga një mungesë e hapësirës. Ndryshe nga kjo, ka shumë shkolla me shumë hapësirë, por me pajisje dhe materiale që u ka kaluar koha. Shtrëngesa të tjera që ndikojnë mbi mësuesit përfshijnë politika të nivelit qeveritar ose të shkollës, të cilat normojnë caktimin e nxënësve në klasa, programimin e orëve të mësimit, disiplinimin dhe testimin e kontrollin e këtyre nxënësve. Lista e shtrëngesave mund të vazhdojë më tej, por edhe kjo paraqitje e shkurtër është e mjaftueshme për të dhënë idenë. Asnjë mësues, pavarësisht nga vendi apo shkolla, nuk është plotësisht i lirë nga shtrëngesat që ndikojnë mbi atë se çfarë thotë, çfarë bën e çfarë realizon ai ose ajo.







PYETËSOR PËR NXËNËSIT

I dashur nxënës,

Ky është nje pyetesor qe permban pyetje qe kane lidhje me mjedisin e klases. Si ndryshon ai ne varesi te lendeve ose detyrave qe ju zhvilloni.  E vlerësojmë që ju vullnetarisht dhe me dëshirë po na ndihmoni me mendimet tuaja.

Ju lutem, plotësojini pyetjet e këtij pyetësori sipas udhëzimeve. Per cdo alternative qe cilesohet “tjeter”, jepni nje mendim tuajin duke e shkruar ate ne hapesiren e lene bosh per pergjigjen. Përgjigjet tuaja nuk do t’i jepen mësuesit tuaj dhe as nuk do të vlerësohen me notë.

Nëse ju nevojitet më tepër hapësirë për t’u përgjigjur mund të përdorni fletën e bardhë.
JU LUTEM PLOTËSONI

EMRI___________   MBIEMRI__________
Shkolla______________________________
Data___/____/______
Mosha____________
Gjinia_____________
Klasa_____________
Vendbanimi__________________________ 




1.Kur zhvilloni pune ne grupe, si e organizoni mjedisin e klases ?

a)     I vendosni bankat ne forme rrethi
b)    Punoni ne dyshe ne banken tuaj
c)     Nuk ndryshoni asgje sepse nuk punoni ne grupe.

2.Ne cilat lende mesuesja juaj e ndryshon mjedisin e klases ?

a)     Lexim Letrar
b)    Muzike
c)     Aftesim teknologjik
d)    Tjeter : _____________________________________

3.Sa ju motivon mjedisi i klases per te mesuar ?

a)     Shume
b)    Pak
c)     Aspak

4.Sa i pershtatshem eshte mjedisi i lkases tuaj per te zhvilluar pune ne grupe ?

a)     Shume
b)    Pak
c)     Aspak

5.Ka ngrohje ne klasen tuaj ?

a)     Po
b)    Jo


6.Nese po, cfare perdorni per t’u ngrohur ?

a)     Kaldaje
b)    Sobe me dru
c)     Tjeter : ______________________________________

7.A ka mjaftueshem drite klasa juaj, per te zhvilluar nje ore mesimore normale ?

a)     Po
b)    Jo

8.Ndodhen kende sportive ne shkollen tuaj ?

a)     Po
b)    Jo

9.Nese po, sa i perdorni ?

a)     Shume
b)    Pak
c)     Aspak

10.Mesimin e kuptoni me  lehte dhe me shpejt kur mesuesja e shpjegon me :

a)     Video-Projektor
b)    Postera/Foto
c)     Kompjuter
d)    Tjeter : _________________________________________________




11.Cfare ka te varura ne muret e klases tuaj ?
a)     Tabela te ndryshme mesimore
b)    Postera sensibilizues
c)     Fotografi te ndryshme
d)    Detyrat me te mira te nxenesve
e)     Tjeter : _________________________________________________

12.Sa shpesh pastrohet klasa juaj ?

a)     Nje here ne dite
b)    Dy here ne dite
c)     Nje here ne jave
d)    Tjeter : _________________________________________________

13.Cfare lloj tabele perdoret ne klasen tuaj ?

a)     Tabele e zeze me shkumes
b)    Tabele e bardhe me markera
c)     Tjeter : _________________________________________________

14.Muri i klases tuaj eshte i lyer me :

a)     Gelqere
b)    Hidromat
c)     Tjeter : _________________________________________________
15.Cfare mendoni se mungon ne klasen tuaj dhe qe ju do ia shtonit :

a)     _______________________________________________________
b)    _______________________________________________________
c)     _______________________________________________________
d)    _______________________________________________________
e)     _______________________________________________________


16. Shkruani ndonje koment qe keni per kete pyetesor (nese keni).

____________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________




Ketu mbaron pyetesori. Ju faleminderit !

Pyetja 1: Organizimi i mjedisit te klases gjate punes me grupe.


 


Sic shihet edhe nga grafiku, gjate punes ne grupe, ndryshohet mjedisi i klases, duke i vendosur bankat ne forme rrethi me 62.5% te rasteve, nxenesit punojne ne dyshe ne banken e tyre ne 22.5% te rasteve dhe 15% nuk ndryshojne asgje sepse nuk zhvillojne pune ne grupe.


Pyetja 2: Mjedisi i klases ndryshohet nga mesuesja ne keto lende :
Nga pergjigjet e marra nga nxenesit u vu re se : mjedisi I klases ndryshohet me shume gjate leximit letrar, dhe ne lendet e tjera te zgjedhura nga vete nxenesit si : dituri natyre, veprimtari jashtekurrikulare etj, sesa ne aftesim teknologjik dhe muzike.

 

Pyetja 3:Mjedisi I klases si faktor motivues :
Nga anketimi u vu re se : 82.5% e nxenesve e shihnin mjedisin e klases si shume motivues, ndryshe nga 17.5% e tyre qe e shihnin si pak motivues.
 

Pyetja 4:Pershtatshmeria e mjedisit te klases per zhvillimin e punes ne grupe :
Pjesa me e madhe e nxenesve(80%) e shihnin si shume te pershtatshem mjedisin e klases per te zhvilluar punen ne grupe, ndersa pjesa tjeter si pak(17.5%) ose aspak(2.5%)  te pershtatshem per te zhvilluar pune ne grupe.
 
Pyetja 5: Ngrohja neper klasa :
95% e nxenesve pohuan se klasa e tyre ishte e pajisur me ndrohje ndryshe nga 5% e tyre qe mohuan te kishin ngrohje ne klase.

 
Pyetja 6: Paisjet qe perdoren per t´u ngrohur :

Ne shumicen e klasave perdorej si mjet per t´u ngrohur soba me dru (87.5%) ndersa pakica pohon se ne klasat e tyre perdornin kaldajen si mjet per t´u ngrohur (12.5%).


Pyetja 7: A ka drite natyrale ne klasen tuaj?
              Persa i perket pyetjes nese ka drite natyrale ne klasen tuaj te gjithe nxenesit u pergjigjen se drita natyrale nuk mungon.
Pyetja 8:Ndodhen kende sportive ne shkollen tuaj?
                           Nga pergjigjet e marra u konstatua se 75% e nxenesve pohuan se ne shkollen e tyre ka kende sportive ndersa 25% e nxenesve e mohuan faktin se ne shkollen e tyre ekzistojne keto kende.




Pyetja 9: Perdorimi i kendeve sportive ne shkolle.
                         Per sa i perket perdorimit te kendeve sportive, 47.5% e nxenesve pohuan se I perdornin shume kendet sportive te shkolles se tyre, ndersa 35% dhe 17.5% e tyre I perdornin pak ose aspak ate.

Pyetja 10: Mesimi kuptohet me lehte kur shpjegohet me ane te :
 
Duke u nisur nga te dhenat e pyetesorit, kuptojme qe nxenesit jane mesuar me menyren tradicionale te shpjegimit nga ana e mesuesit dhe mbi 80% e tyre kane cilesuar me shkrim `shpjegimin me goje´si alternative tjeter. Ndersa nje pjese e vogel (2.5%, 5%, 12.5%) kane zgjedhur si alternative shpjegimin me video-projektor, kompjuter dhe postera/foto.
Pyetja 11:  Ne muret e klasave gjenden : 
    Mbeshtetur ne pergjigjet e marra nga anketa nxenesit pohuan se ne muret e klasave te tyre ka me teper tabela te ndryshme mesimore, dhe me pak fotografi te ndryshme, detyrat me te mira te nxenesve , postera sensibilizues dhe kende te ndryshme mesimore.
Pyetja 12: Sa shpesh pastrohet klasa juaj? 
                     Pergjigjet e nxenesve ne lidhje me patrimin e klases ishin 75% e tyre pohuan se klasa e tyre pastrohet vetem njehere ne dite 10% e nxenesve pohuan se 10% e tyre pohuan se klasa pastrohet dyhere ne dite ndersa pjesa tjeter e klases pohuan se klasa e tyre pastrohet vetem njehere ne jave.
Pyetja 13: Lloji i tabeles ne klasen tuaj.
                           Ne momentin kur nxenesit u pyeten se cfare tabele ka ne klasen e tyre te gjithe pohuan se ne klasat e tyre perdorej vetem tabela e zeze.

                                        Perfundimet:
      Mjediset e te nxenit kane ndryshuar shume ne krahasim me mjediset e te nxenit te dikurshme. Klasat i kane te gjitha kushtet e nevojshme per te realizuar nje ore mesimore te suksesshme.
      Mesuesi luan rolin kryesor ne organizimin e mjedisit te klases. Gjithnje e me shume vihet re se dhe vete mesuesit kane hequr dore nga menyra tradicionale e shpjegimit te mesimit dhe po i orientojne nxenesit e tyre drejt punes me grupe. Gjate zhvillimit te puneve me grupe, klasa mer nje pamje tjeter. Bankat nuk vendosen me si gjithmone, por ne forme rrethi, ku cdo nxenes eshte i barabarte dhe bashkevepron me grupin.
      Tabelat e ndryshme, kendet, punimet me te mira te nxenesve te varura neper mure jo vetem qe i japin klases nje pamje me te kendshme, por nxisin edhe nxenesit per te nxene.
















                      Referencat:




Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME