Çfar kuptojmë me strukturë transporti ?
Me strukturë transporti kuptojmë
llojet e transporteve të mallrave e udhëtarëve që lëvizin në tokë , në ujë dhe në ajër .(Auto,hek,detar , ajror ,
tubacione , dekovila,pneumatik,konvejer, e tjer. )
Kështu kemi :
a-.Mjete transporti të shërbimit të
përgjithshëm nga vendi i prodhimit në vendin e përpunimit ose të konsumit dhe nga vendet e përpuniit në ato të konsumit
.
b-Mjete transporti të çdo lloi për shërbim
të përgjithshëm të udhëtarëve
c-Mjete transporti në përbërje të procesit
të prodhimit.( Ndryshe e quajm transporti i brendshëm )
d-Mjete transporti për shërbim personal .E
tjer.
Por në kursin tonë ne do të ndalemi në
transportin tokësor dhe detar , dhe
lënda do të përfshijë fenomenet që ndeshen në këto lloje transporti .
Transporti tokësor dhe detar , përmbledh
1- Transportin Hekurudhor
Transporti tokësor
2- Transportin automobilistik
3 –Transporti detar
Transporti Detar
4- Transporti i ujrave të ëmbla Transporti i brendshëm
ujort ..
Menjëherë na vjen ndër mend
pyetja praktike :
Çfar duhet të ketë parasysh dhe çfar të
dhënash duhet të disponoj një menaxher transporti për të ndërtuar një plan sa
më real dhe të efektshëm transporti për kompaninë e tij ?
Dhe përgjigja më korekte do të ishte
:
Duke zotëruar inventarin analitik dhe
atë mesatar të fllotës së tij si edhe kapacitetin analitik dhe atë
mesatar , një planoviku në bisnesin e
transportit do ti duhet me doemos sasia e mallit ose numri i
udhëtarëve , distanca e transportit , koha për të cilën është i interesuar
kontraktuesi për të patur mallin apo
udhëtarët në destinacion dhe kushtet e
kërkuara mes kontratës për vlera cilësie apo sigurie të këtij transportit etjer.
Të konkurosh në tregun e transportit tokëor e detar të mallrave apo të
udhëtarëve sot duhet të zotërosh disa vlera kualitative si shprehja më e mirë e
avantazheve dhe cilësive të cilat do të shëërbejnë si garanci për klientët që
ata të të zgjedhin ty dhe jo ndonjë
kompani tjetër për realizimin e kontratave të tyre të transportit .
Një menaxher kompetent dhe i zoti duhet të dijë të reklamojë dhe të bëj
marketingun e këtyre vlerave me qëllim që jo vetëm të sigurojë klientë por edhe
ti mbaj ata për një kohë sa më të gjatë në punë pranë kompanisë së tij .
Plani i shfrytëzimit të flotës së transportit në një biznes të
transportit tokësor apo detar është
një nga aktivitetet më të rëndësishme
të planit të përgjithshëm dhe mbi bazën e këtij plani , ndërtohen edhe pjesët e tjera përbërëse të planit të përgjithshëm të kompanisë konkrete të transportit.
Është konfirmuar tashmë se metoda më e mirë
për të ndërtuar një plan cilësor shfrytëzimi
të mjeteve të transportit tokësor
e detar është metoda nëpërmjet përdorimit të treguesve teknkio – shfrytëzonjës ,të cilët shprehin :
1-Inventarin e mjeteve në park dhe në përdorim
2-Kohën e punës së këtyre mjeteve dhe
cilësinë e shfrytëzimit të kësaj kohe .
3-Kilometrat e realizuara nga këto mjete dhe sasinë e shfrytëzimit të
tyre me ngarkesë.
4-Rezultatin e punës dhe rendimentin që kanë dhënë
këto mjete transporti për një periudhë kohe të caktuar .
Tani për hartimin e planit të transportit , pasi disponojmë të dhënat e
mësipërme duhet të bëjmë disa llogaritje të thjeshta :
Por në se përdorimi racional i treguesve tekniko shfrytëzues është rruga më e mirë për nxjerjen e
konkluzioneve të drejta lidhur me masat tekniko – organizative që duhet të
meren për të bërë një planifikim sa më real dhe mobilizues i cili do të nxisë kompaninë
për të përmirësuar gjithnjë e më shumë rezultatet e punës së saj , hartimi konkret i këtij plani të shfrytëzimiz fillon me
përcaktimin jo vetëm të inventarit të
mjeteve duke e ndarë këtë inventar
për kohën në fillim dhe në fund të periudhës që planifikojmë , por njëkohësisht ne duhet të disponojmë
edhe sasinë emallrave që parashikon të transportojë kompania e transportit për
periudhën që planifikon.Duhet të disponojmë distancën e transportit për
sejcilin lloj të mallrave , të
përcaktojmë tarifën reciproke për sejcilën ngarkesë , dhe të jemi të përgatitur
për përballimin e transportit në kohën që blerësi i shërbimit të transportit do
të kërkojë .
Në këtë kuadër të punës me planin , ne duhet të kemi parasysh se për
efekt të kalkulimeve më të thjeshta dhe për përshpejtimin e punës llogaritëse
pra , do të na ndihmojë mjaft edhe
disponimi mes llogaritjes së
nevojshme e inventarit mesatar të mjeteve të kompanisë që na është besuar të
menaxhojmë .
1-Kompania e transportit ka në inventarin e
saj një numër të caktuar mjetesh
transporti .Mjete këto që mund të jenë pronë e saj ose të mara me qera për
përballimin e një volumi të caktuar pune si në transportin e mallrave ashtu
edhe në transportin e udhëtarëve .
Ky inventar mjetesh – ka edhe bilancin e vet të kohës së punës , bilanc
i cili është shumatorja e kohëve individuale të sejcilit mjet tzransporti për
një kohë të caktuar .
Pikërisht kjo kohë pune e këtij inventari mjetesh ndahet në:
a)-Kohë pune gjatë së cilës mjetet janë në
gjendje të mirë teknike .Pra ato janë të
gatshme për tu shfrytëzuar , si edhe në kohën
kur këto mjete janë në riparim
.Por një ndarje më praktike do të ishte
edhe ajo sipas gjendjes në një moment të
caktuar ku mjetet ndahen në mjete në punë , mjete në riparim dhe mjete që janë në
gatishmëri për punë por që qëndrojnë pa u shfrytëzuar si pasojë e paaftësisë apo e neglizhencës së
drejtuesve të biznesit të transportit .
Duhet të kuptojmë se mjetet në inventar janë më shumë se sa mjetet në
pënrdorim , pasi disa nga mjetet në mënyrë rutinoire mund të jenë duke kryer shërbime teknike
aporiparime apo qëndrojnë papunë sepse
nuk kanë për shembull front pune , nuk janë përfshirë në planin ditor të punës
sepse nuk është ndjekur si duhet cikli i tyre i transportit dhe ato megjithëse
e kanë mbaruar këtë cikël transporti , menaxheri i pakujdesshëm nuk disponon
informacionin e duhur për të patur dijeni për këtë , apo , drejtuesi i ndonjë mjeti
mungon në punë për arsy shëndetësoire apo arsye të tjera , e ndonjë
arsye tjetër .
Për efekt llogaritjeje gjatë
procesit për hartimin e planit të kompanisë së transportit tokësor e detar dallojmë inventarin e mjeteve në fillim e në fund të vitit si edhe inventarin
mesatar të mjeteve për këtë priudhë për të cilën ne po hartojmë planin .
Na duhet të theksojmë se hartimi spontan i
planeve të transportit është konfirmuar se e çon kompaninë e transportit drejt
humbjeve të mëdha financiare si pasojë e
mospërfshirjes në punë të mjaft mjeteve të transportit . Mungesa e
disponimit të të dhënave mbi kërkesat apo ofertat e tregut për nevoja për
transport në mallra apo udhëtarë për një periudhë kohe të caktuar , e çorodit
kompaninë e transportit dhe shkaktion humbje të mëdha në kërkim të punës duke ulur tej mase cilësinë dhe statusin
ekonomik e për pasojë edhe dëmton jo vetëm reputacionin por e dëmton kompaninë
e transportit edhe financiarisht .
E kundërta ndodh me një kompani transporti tokësor apo detar , kur ajo
është e azhornuar mirë me tregun e
transportit , me nevojat e tij për transport jo kështu në përgjithësi , por
konkretisht për mallra e udhëtarë që u dihen kërkesat , destinacionet , prdispozicioni për të pranuar tarifa
transporti në masa të caktuara , pretendimet për cilësinë e transportit e tjera
të dhëna – e të gjitha këto e ndihmojnë mjaft menaxherin e transportit për një
punë përgatitore ose më mirë të themi parapërgatitore për hartimine një plani
sa më real e efektiv që do tu pëlqejë klientëve sepse plotëson kërkesat e
pretendimet e tyre .
Pra ,disponimi i këtyre të dhënave , dhe puna për tia përshtatur këto të
dhëna situatës në kompaninë e transportit tokësor apo detar qoftë ky ,
përbën kyçin e suksesit të një kompanie
transporti .
Mirëpo në fillim të periudhës që
planifikohet , për llogaritjen e
inventarit ne do të marim si bazë
gjendjen e mjeteve të kompanisë në momentin që jemi duke skicuar planin , ose
si të themi në momentin kur po bëjmë projektin e tij – duke i shtuar kësaj
gjendjeje dhe numrin e mjeteve që mendojmë ti shtojmë këtij inventari deri në fund të vitit – si edhe duke i
zbritur po këtij inventari numrin e
mjeteve që për arsye të ndryshme do të dalin jasshtë përdorimit .
Ndërsa për gjendjen e mjeteve të transportit në fund të periudhës që planifikohet meret si bazë gjendja e mjeteve të transportit në fillim
të viti
që planifikohet , i shtohet këtij inventari ,
numri i mjeteve që parashikohet të blejë kompania e transportit dhe i zbresim numrin e mjeteve të transportit që
parashikohen të dalin jashtë përdorimit
gjatë periudhës që planifikojmë .
Duhet të tregojmë kujdes se për hartimin e një plani sa më real në biznesin e transportit tokësor e detar ,
nuk do të mjaftonte vetëm sa thamë më sipër , por me mjaft rëndësi , siç e
theksuam edhe më sipër , është edhe
llogaritja me saktësi e kohës kur futen në përdorim mjetet e reja , ose
koha kur dalin jashtë inventarit , pra jashtë pune mjetet që përcaktohen për tu
nxjerrë jasht përdorimit - pra jasht
inventarit ,pasi në punën e llogaritjeve për hartimin e planit bëjnë
pjesë këto kohë , pra koha e mjeteve
ditë në inventar ( MDI ) , dhe mjete ditë në përdorim( MDP ) apo mjete ditë jashtë përdorimit , ( MDJP ) ,terminologji këto që do ti
sqarojmë analitikisht më poshtë .
Kështu inventari mesatar i një biznesi të
transportit planifikohet mbështetur në
formulën e mëposhtme .
(MF – MJP ) DK + MDKH – MDKJP
MDI
Im =
-----------------------------------------------------= ----------- ; (
Copë ) .
DK
DK
Ku :
MF – Mjete në fillim të periudhës . MDI – Mjete Dit në inventar
MJP –Mjete jasht përdorimit
. MDKJP - mjete dit kalendarike jasht përdirimit
Np – numri i përgjithshëm i mjeteve .
DK – Dit kalendarike .
MDKH – Mjete dit kalendarike
hyrje .
USHTRIME:
MF=8MJETE 1JANAR
MJP=4MJETE 1 MARS
MDKH=4MJETE 1QERSHOR
MDKHJP=3MJETE 1TETOR
IM=((8-2)59+(4×216)-(3-61))/365=
2- Por inventar i mesatar i flotës nuk do
të ishte i mjaftueshëm në se ne nuk do të kishim edhe kapacitetin mesatar të flotëssë
kompanisë së transportit
Kapaciteti mesatar i një parku apo flote
transporti del si produkt i mjeteteve
sipas tipeve me kapacitetin reciprok
pjestuar ky rezultat me numrin gjithsejt të automjeteve .
Kapaciteti mesatar llogaritet në rastet kur inventari i një kompanie përbëhet nga
mjete të tipeve e kapaciteteve të ndryshme .
Formula e llogaritjes është
( n1 x q1 ) + ( n2 x q2 ) + .. +
( nn x q n )
qm
=
---------------------------------------------------
Np
Ku : n1 , n2 , nn - numri i mjeteve sipas tipeve
q1 ,q2 ,qn . – Kapacitetet sipas
këtyre tipeve
Np – numri i përgjithshëm i mjeteve .
Ky tregues mesatar na nevoitet në
procesin e planifikimit dhe të analizës së realizimit të planit të
transportit pasi siç e dimë , në
sistemin tonë të transportit , mjetet e transportit qofshin këto automjete ,
vagona hekurudhor apo anije të transportit , nuk kanë të njejtin kapacitet
bartës .
Është e natyrshme që ne mund të
bëjmë planin në mënyrë analitike për sejcilin mjet transporti , por menaxheri i
transportit duhet të zotërojë kapacitetin mesatar sa herë që është përballë
klientit në tratativat e lidhjes së një kontrate , me qëllim që të prezantohet sa më dinamik
dhe i besueshëm në realizimin e kalkulimeve të shpejta për të dhënë përgjigje
sa më adekuate , të meçur dhe në interes të kompanisë për mallin që i ofrohet
për transport .
Por në qoftë se në një kompani transporti të gjitha automjetet sipas inventarit kanë të njejtin kapacitet tranportues ,
atëhere kuptohet që në këtë rast nuk kemi përse të llogarisim kapacitetin
mesatar të parkut të transportit sepse kapaciteti i një mjeti në këtë rast
përbën edhe kapacitetin mesatar të
kompanisë së transportit tokësor e detar . .
Mirëpo praktika e përditëshme
konfirmon se jo gjithmonë disponimi i një inventari me kapacitet mesatar të
njejtë , pra kur një kompani transporti i ka të gjitha mjetet të të njejtit tip
e kapacutet , nuk i përgjigjet si duhet
nevojave të tregut për transport. Për këtë arsye vemë re se kompani të
ndryshme të transportit tokësor e detar kanë në inventar mjete transporti të kapaciteteve të ndryshme dhe
kjo sepse edhe sasie e mallrave apo e
udhëtarëve që ofrohen për shërbimin e transportit është e ndryshme për periudha
të ndryshme dhe për distanca të ndryshme .
Le të japim një shembull tipik të
planifikimit dhe llogaritjes së kapacitetit
mesatar të një kompanie transporti .
Shembull :
Një kompani transporti ka në inventarin e
saj 5 mjete me kapacitet 20 ton , 10 mjete me kapacitet 10 ton dhe 5 mjete me
kapacitet 5 ton .
Duke zbatuar formulën që shpjeguam më sipër , do të kishim :
( 5 x 20 ) + ( 10 x 10 ) + ( 5 x 5 ) 225
qm =
------------------------------------------
= -------- = 11.ton
20 20
Pra kapaciteti mesatar i kësaj kompanie tranmsporti është 11. ton .
Nje kompani transporti ka ne inventar 150
makina.Koeficenti i gadishmerise teknike eshte 80% ndersa koeficenti i mjeteve
qe jane ne pune eshte 60%.Kapaciteti i ketyre makinave eshte 12 ton.Distanca e
transportit eshte 70 km.Shpenzimet e pergjithshme jane 50% e te ardhurave
volumi i punes ne kete kompani eshte 6000 ton .Tarifa e transportit eshte 35
lek ton/km.Gjejme fitimin e kompanise?
TE DHENAT ZGJIDHJE
I=150MJETE
kgt=80/100×150=120mjete
KGT=80%
kp=60/100×120=72mjete
KP=60%
P=Q×D=6000×70=420000
D=70km
A=P×Tf=420000×35lek/km=14700000Lek
q=12ton
S=50/100×14700000=7350000lek
Q=6000TON F=A-S=14700000-7350000=7350000LEK
Tarifa=35lek/km
Shp=50%
NESE KOFICENTI I GADISHMERIS TEKNIKE RRITET
ME 10%ATEHERE KOMPANI DO TE KISHTE 12 KAMJONA NE GJENDEJ TE MIRE PUNE :
KP= 60MJETE
KGT =132 MJETE
3.Gjeme inventarin mesatar?
TE DHENAT
MF=7mjete 1janar
MJP=2mjete 1mars
MDKH=4mjete 1korrik
MDKJP=2mjete 1nentor
ZGHIDHJA
IM=((MF-MJP)×DK+MDKH-MDKJP)/DK
Im=((7-2)×60+(4×184)-(3×61))/365=(5×60+736-183)/365=(300+553)/365=853/365=2mjete
Inventari mesatar eshte 2mjete