“Barazia gjinore”

“Barazia gjinore”
 Ndër shekuj raportet komplekse të njerëzve kanë pasur ndryshime drastike. Shpeshherë njerëzit janë përbuzur dhe keqtrajtuar për shkak te vecorive te tyre fizike apo sociale, gjë kjo që është përfshirë në termin “racizem”. Në këtë grup përfshihet edhe diskriminimi gjinor. Diskriminim gjinor do të thotë që meshkujt kanë të drejta më shumë, favorizohen në shoqëri, janë të privilegjuar etj. Duke lënë mënjanë botën islamike, unë jam i mendimit se tashmë ky lloj diskriminimi është gjithmonë e më i ulët, dhe se cdo rast i tiji është shumë i rrallë dhe i izoluar, aq sa nuk mund të përgjithësohet. Demonstratat e fuqishme të grave për barazi e kane dhënë efektin e tyre të plotë dhe pozitiv në shoqëri. Tashmë, ndryshe nga periudhat e mëpërparëshme, gratë i kanë të gjitha drejtat e plota si të votës, të të zgjedhurit, të punojnë në cdo sektor etj. Dhe jo vetëm kaq, por në shumë aspekte juridike femrat janë te favorizuara. Në rast ndarjeje femra merr 70% të pasurisë (pavarësisht kontributit të saj në ekonominë e përbashkët) dhe është shumë më e favorizuar ne marrjen e kujdestarisë së fëmijëve. Gjithashtu nëse ndaj një femre ushtrohet dhunë, dënimi për agresorin është më i lartë sesa në rast se viktima do ishte mashkull. Për sa i përket barazisë në pagesë, gjithmonë është thënë që femrat paguhen më pak se meshkujt, dhe kjo është përgjithësisht e vërtetë. Sipas një studimi të kryer ne ShBA, për vitin 2013 vetëm 37.8% e femrave kishin një arsim të nivelit bachelor ose më shumë, përqindje kjo që është ndjeshëm më poshtë se ajo e meshkujve. Dhe një kualifikim më i lartë sjell edhe përfitime më të larta, dhe kjo ështe një nga arësyet se përse një mashkull mund të ketë një pagë të diferencuar. Gjithashtu në pjesën më të madhe të shteteve është vendosur sistemi i pagës në varësi të orëve/objektivave. Në këtë rast statistikat kanë treguar se burrat kanë tendencën të punojnë 2.5-4 orë më shumë se gratë. Dhe kjo gjë con sërishmi në diferencim të pagës. Ndërsa ne rastet kur punonjësit, ndonëse te gjinive të ndryshme, kanë karakteristika të njejta (vjetërsi, kualifikim, orari i punës etj.) paga për orë është e njejtë, pasi këtë gjë e imponon në mënyrë indirekte mekanizmi ekonomik i tregut. Mundësitë për karrierë të femrave sot janë shumë lehtësuese. Mesatarisht ne sektorin e shërbimeve janë të punësuara 69.8% e femrave, dhe kjo përqindje është në rritje. Sipas Bankës Botërore papunësia e femrave është mesatarisht 10%, pra po thuajse sa ajo e meshkujve. Sektorët ku femrat janë “të diskriminuara” jane minierat me dhe industria e naftës dhe gazit me 0.2%, ndërtimi me 1.3% dhe transporti me 2.6%. Por është lehtësisht e kuptueshme që një diferencim i këtillë ka ardhur për shkak të karakteristikave biologjike. Shumë vende në botë e kanë me detyrim numrin minimal të femrave të punësuara në administratën shtetërore. Në politikë, partitë janë të detyruara që minimumi 30% ti kenë femra (Shqipëri). Gjithashtu në subvencionet për bizneset në vitin 2012 thuhej qartë se më të favorizuara do të ishin femrat përkundrejt meshkujve. Raste dhe shembuj të kësaj kategorie janë të shpeshta, gjë që tregon se një femre përvecse i janë hequr te gjitha barrierat sociale, shpeshherë është edhe me e favorizuar se një mashkull ne mundësitë për karriere pasi del nga sistemi meritokraci. Kur Forbes shpalli listën e miliarderëve për 2013, u vu re se plot 138 prej listës ishin femra, ku pjesa më e pasur prej tyre ishin të bëra vet, me ne krye Folorunsho Alakija. Historia njerëzore tregon se në të gjithë sektorët kanë shkelqyer shumë femra si J.K.Roëling, Angelica Thecer, Elisabeth, Angela Mercel, Marie Cyri etj. etj. etj. Kjo gjë tregon se femrat i kanë të gjitha mundësitë për të shkelqyer, dhe ajo që iu duhet për këtë gjë nuk është e ndryshmë nga ato që i duhen një mashkulli. Emancipimi i shoqërisë sërishmi ka hequr diskriminimin ndaj femrave. Një studim praktik që është bërë ka rezultuar shumë interesant. Në një park një grua po i bërtiste dhe po qëllonte burrin, ndërkohë që të pranishmit qeshnin dhe bënin video. Në një skenë tjeter rolet ndryshojnë, pra burri i bërtet dhe godet gruan. Kësaj rradhe të pranishmit ndërhynë në mbrojtje të gruas duke e kercenuar burrin se do të thërrisnin policinë. Po ti referohemi Shqipërisë, e dimë që më përpara ka pasur shumë fanatizëm, duke arritur deri në atë pikë sa nuk lejoheshin të shkonin në shkollë. Por fatmirësisht gjërat kanë ndryshuar pozitivisht edhe ne vendin tonë, saqë edhe rastet e dhunës janë bërë të papërfillshme në raport me popullsinë e përgjithshme. Gjithashtu janë edhe normat e sjelljes që imponojnë faktorin “gentleman”, pra një sjellje me normë të lartë mirësjelljeje përkundrejt gjinisë së kundërt. Nuk duhet të harrojmë edhe faktin që dita-ditës sherbimet sociale (sidomos në vëndet e zhvilluara) bëjnë që nje femre ti pakësohet koha që detyrohet që të përkujdeset për fëmijët apo edhe ndihmese në drejtimet e tjera. Pra si përfundim mund të themi se diskriminimi gjinor sot është shumë i ulët. Femrat fatmirësisht sot kane liri dhe te drejta në cdo aspekt të jetës, si në aspektin juridiksional ashtu edhe në atë të mundësive përsonale. Gjithashtu, duke parë shkallën e zhvillimit dhe emancipimit, mund të themi me siguri se shumë shpejt diskriminimi do të bëhet praktikisht zero.  
http://www.summer.harvard.edu/blog-news-events/gender-inequality-women-workplace http://en.wikipedia.org/wiki/Gender_inequality http://www.dol.gov/wb/stats/recentfacts.htm http://www.forbes.com/pictures/fkem45edj/anne-cox-chambers/ http://data.worldbank.org/indicator/SL.UEM.TOTL.FE.ZS

Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME