Nga thellësia e tunelit, përmes të cilit uji del në sipërfaqe, burimi merr ngjyrën blu, që i ngjan bebes së syrit. Po sa fillon rrjedhën, ngjyra fillon e çelet drejt së kaltrës.
Bimësia që rrethon Syrin në pjesën e lartme të tij i ngjan më shumë qerpikëve, ndaj me të drejtë është quajtur “Syri i Kaltër”. Ai është burimi më i madh dhe më interesant ndër 18 burimet që shpërthejnë rrëzë malit të Gjerë. Sot gëzon statusin e monumentit të natyrës. Thellësia e tij është tepër e madhe, arrin deri në 45 metra. Ai ndodhet përballë fshatit Krongj, 45 metra nën nivelin e luginës së Drinos. Syri i Kaltër është burim me ujëra të freskëta dhe të ëmbla i rrethuar me bimësi të dendur dhe me gjelbërim të përhershëm.
Peshku që rritet dhe kultivohet këtu është pestrova, një peshk i shijshëm...
Legjenda e hershme
“Një herë e në një kohë, fryu një erë kaq e fortë, sa tundi detin nga fundi dhe deti nxori një gjarpër... Ra një re dhe gjarprin e hodhi në malin e Sopotit... Gjarpri gjigant hante kafshët e njerëzit dhe të mbjellat i prishte... U ngrit një plak, ngarkoi një gomar me thasë me eshkë dhe vajti afër lubisë e i vuri zjarrin eshkës. Kur gjarpri hëngri gomarin, zjarri i eshkës përbrenda e dogj. Bisha briti, ‘Ku je ti det, që më bëre kokën dhe ti lumë, vëllai im...!’. E u shtri për vdekje. U nis deti nga Vivari dhe lumi nga Sopoti, por s’e proftasën dot. Në agoninë e ngordhjes gjarpri përplaste bishtin në faqen e malit, ku mbetën shenjat që duken. Qysh nga ajo kohë deti me malin janë të lidhur me njëri-tjetrin si baba e bir”.
Përsëritja e legjendës
Në tetor të vitit 2002 bukuroshja e “nënës natyrë” ishte në agoninë e vdekjes.
Të gjithëve u erdhi keq, por vetëm kaq.
Për koincidencë, pikërisht kur drejtuesit e Leçes erdhën në Shqipëri për të biseduar për Syrin e Kaltër, ai shteroi dhe u kthye në një sy të verbër, me ngjyrë të bardhë.
Shumë njerëz në Sarandë besuan se ishte gishti i Zotit.
“Ishte dënim për ata që donin ta shisnin”, pëshpëritnin.
“Katër ditë luftoi uji i Syrit të Kaltër me lumin që i lëshonte nga sipër gurë dhe zhavorr”, thoshin të moshuarit.
Kush e pagëzoi...?
Emërtimi “Syri i Kaltër” ka lindur shumë më vonë, në vitet ’50, kur u bën studimet e këtyre burimeve për t’i përdorur në hidrocentralin e Bistricës. Thuhet se emrin, ia vuri një prej inxhinierëve të rinj, të cilit i kujtonte sytë e kaltër të së fejuarës së tij.
Thonë se të gjithë inxhinierët që endeshin në këto burime e quanin kështu, sepse s’mund ta quaje ndryshe një burim aq të kaltër, me një rreth jeshil dhe me një njollë të zezë në mes. Mene Lula, një prej inxhinierëve ndërtues të hidrocentralit së Bistricës thotë se edhe pelegrinazhi që bëjnë sot nuset në ceremoninë e martesës, duke kaluar para se të hyjnë në shtëpinë e re të dhëndrit, ka lidhje me hyjnizimin e mistifikimin e kësaj dhurate të natyrës që simbolizon pastërtinë morale, bukurinë femërore dhe hijeshinë e nuses-nimfë të dalë nga ujërat kristal, sipas legjendës së Panit të Madh.
Syri i Kaltër, destinacion turistik
Vizitorët të rregullt, turistët e huajdhe nuset me fustan të bardhë
Syri i Kaltër megjithëse i takon administrativisht nënprefekturës së Delvinës lidhjet me turizmin dhe vizitorët i mban me Sarandën. Këndej nisen turistët vizitor për të shkuar në “çudinë” natyrore.
Sipas të dhënave zyrtare, për vitin 2007 numri i vizitorëve të huaj në këtë pikë turistike i kaloi të 30 mijë, të ardhur nga Anglia, Danimarka, Holanda, Franca, Italia, vendet nordike, brigjet e Mesdheut, amerikanët, aziatikët, australianë e deri në Brazil.
Ky vërshim ka ardhur edhe për shkak të krocierave të mëdha që zbresin në Sarandë me qindra turistë në një ditë. Të gjithë turistët e huaj që zbarkonin në këto anije gjigante turistike, një drekë patjetër kërkojnë ta kalojnë në mjediset përrallore të Syrit të Kaltër.
Nëse do të llogaritësh shqiptarët mund të marrësh vetëm një informacion të përafërt, pasi ata janë disa kategori, bashkatdhetarë nga trojet shqiptare, kryesisht nga Maqedonia e Kosova, por ka edhe nga SHBA-ja.
Shqiptarët brenda kufijve që u përkasin qyteteve Sarandë e Delvinë e duke shkuar deri në Tropojë, Kukës, Korçë, Tiranë, Durrës e gjithë Shqipëria, por ka edhe nxënës e mësues që vijnë nga Prishtina, Suhareka, Gjakova, Tirana e gjithë shkollat e vendit.
Dasmorë të rretheve Gjirokastër, Delvinë e Sarandë që vazhdojnë të aplikojnë traditën pagane të pagëzimit “të pastërtisë së çiftit”.
Pages
- Home
- ADMINISTRIM
- ANALIZE VEPRASH
- DETYRA ANGLISHT
- APLIKIM KOMPJUTERIK
- AUDITIM BANKAR
- TE DREJTAT E NJERIUT
- BAZAT E FINANCES
- CIKLI I ULET
- DIDAKTIKE
- DOKTORATURE
- DREJTESI
- E DREJTA PRONES
- E DREJTA KUSHTETUESE
- E DREJTA NDERKOMBETARE
- E DREJTA MJEDISIT
- EDUKIM
- EKONOMI
- ESE ANGLISHT
- HYRJE NE PSIKOLLOGJI
- MENAXHIMI I BURIMEVE NJEREZORE
- MARDHENIE ME PUBLIKUN
- MARDHENIE NDERKOMBETARE
- MASTER PROFESIONAL
- MASTER SHKENCOR
- MENAXHIM BIZNESI
- MENAXHIM FINANCIAR
- MENAXHIM KLASE
- MENAXHIM NDERTIMI
- MENAXHIM TURIZEM
- MESIMDHENIE
- MIKROEKONOMI
- POLITIKAT NE BE
- POLITIKAT E SIGURISE NDERKOMBETARE
- PSIKOLOGJI
- PSIKOLOGJI SHKOLLE
- PSIKOLOGJI SOCIOLOGJI
- PSIKOLOGJI ZHVILLIMI
- PSIKOTERAPI
- REPORTAZH
- SHKENCA EDUKIMI
- SHKENCA JURIDIKE
- SHKENCA POLITIKE
- SHKRIM AKADEMIK
- SINTAKS
- SOCIOLOGJI
- SOCIOLOGJI EDUKIMI
- TEMA DIPLOME
- TEORI MARDHENIE NDERKOMBETARE
- TURIZEM ARKEOLOGJIK
- Llotaria Amerikane Durres
- Agjensi Imobiliare Durres
- Whatsap
Syri i Kalter legjenda e gjarprit gjigant qe krijoi mrekulline e natyres
Syri i Kalter legjenda e gjarprit gjigant qe krijoi mrekulline e natyres
“Ndikimi i mjedisit ne kurrikul ne klasat e 4-ta te shkollave te periferise.”
Studimin tonë ne
vendosëm që ta kryenim mbi temen: “Ndikimi
i mjedisit ne kurrikul ne klasat e 4-ta te shkollave te periferise.”
Kjo ishte një temë që
ne e perzgjodhem për disa arsye. Një nga arsyet ishte që për këtë temë, flitet
shume ne vendin tone,por ka shume mangesi akoma te cilat ne kerkuam ti nxjerrim
ne pah.
“A ndikon rritja e cmimit në uljen e konsumit të duhanit?”
“A ndikon rritja e cmimit në uljen e konsumit të duhanit?”
Cështja e rritjes së taksave është shndërruar në një nga cështjet më të nxehta në Shqipëri. Kjo rritje ka prekur një pjesë të konsiderueshme të shërbimeve dhe produkteve, përfshirë këtu edhe akcizen e duhanit. Kjo rritje është thënë që është bërë në mënyrë që të ulë konsumin e këtij produkti me efekte negative. Por ky motiv ka ngjallur polemika të shumta, pasi janë mbajtur qëndrime të ndryshme në lidhje me efktivitetin e taksës lidhur me realizimin e këtij qëllimi. Unë gjithashtu i bashkangjitem mendimit se një rritje e cmimit nuk do të ulë konsumin e duhanit.
Akciza është një taksë që ndryshon nga të tjerat pasi ajo nuk iu merret bizneseve, por taksimi i saj kryhet direkt në fabrika ose në dogana. Në rastin tonë, ne si vend cigaret i importojmë nga jashtë. Sipas të dhënave hyrja e duhanit është ulur me disa tonelata brenda pak viteve ndërsa konsumi nuk është ulur. Kjo gjë ka ndodhur pasi është rritur kontrabanda e këtij produkti, gjë që ka ulur efektivitetin e taksës.
Sipas studimeve të ndryshme që janë bërë, ka rezultuar që nëse cmimi i cigareve rritet me 10%, konsumi i cigareve do të ulet me 4% në vëndet e pasura dhe me 8% në vëndet e varfëra ose ato në zhvillim. Rritja që është propozuar ka vlerën prej 20 lekësh/paketë, pra as sa 8% e vlerës totale të një pakete. Gjithashtu, për shkak se në treg ka një konkurrencë të lartë për këtë produkt, një pjesë e taksës do të përballohet nga vetë prodhuesit duke ulur në këtë mënyrë edhe më shumë impaktin total të taksës.
Në treg përvec cigareve të importuara ekziston edhe prodhimi vendas, ndryshe i referuar si “duhan i hapur”. Kjo referencë ndodh për shkak se nuk ka një kompani vendase që e kthen duhanin ne cigare ne mënyrë që ta shesë më pas në treg. Mbi këto dy lloje formash duhani aplikohen akciza të ndryshme, ku në llojin e dytë është më e ulët rreth 5 herë. Për shkak të kësaj gjëje konsumatori ka një alternative të dytë më pak të ksuhtueshme nëse nuk mundet të përballojë dot një cmim më të lartë te cigareve.
Kur një përson krijon vartësi ndaj duhanit, kjo gjë ndodh për shkak të nikotinës. Nikotina është një nga substancat më të rrezikshme në kontekstin e vartësisë. Ajo hyn në gjak dhe ndikon fuqishëm ne SNQ dhe SNP, ndërsa në sasi të mëdha ajo pengon shumë impulse nervore. Pas një peridhe nën ndikimin e nikotines, sistemi nervor krijon vartësi te fuqishme ndaj saj. Një rritje e akcizës dhe si pasojë edhe e cmimit në nivelet e sipërpërmendura ka një ndikim të pakrahasueshm në krahasim me vartësinë nga nikotina. Por edhe sikur të ndikonte, konsumatori do ti drejtohej burimit alternativ më pak të kushtueshëm.
MASS Media, shkolla, organizata të ndryshme etj, ia kanë dalë mbanë shumë mirë që cdo njeri në ditët e sotme të dijë anët negative të të gjitha produkteve, përfshirë këtu duhanin i cili shkakton me dhjetëra milion viktima në vit. Kur një person pak nga pak e nis duhanpirjen kronike, ky person është i vetëdijshëm për dëmet që do të ketë. Një përson vlerëson gjithmonë veten më shumë se cdo lloj akcize, prandaj kur ai pranon një kosto te atillë shëndetësore, kostoja ekonomike është e papërfillshme për ta.
Pra si përfundim mund të themi se rritja e akcizes, dhe si rrjedhojë cmimit, nuk do të ndikojë në uljen e konsumit. Ajo vetëm sa do të rrisë ekonomine informale dhe mund të ndikojë sapak në ndryshimin e llojit të konsumit. Megjithate ajo duhet të vendose pasi ne këtë mënyrë do të gjenerojë më shumë të ardhura për shtetin dhe gjithashtu mund të ketë një ndikim, ndonëse fare të lehtë, në forcimin e tregut të brendshëm.
http://open.data.al/sq/lajme/lajm/lang/sq/id/980/Akciza-per-cigaret-dhe-duhanin-RSh-dhe-Vende-Europiane-2014
http://www.shekulli.com.al/p.php?id=35230
http://www.netdoctor.co.uk/health_advice/facts/smokehealth.htm
http://en.wikipedia.org/wiki/Cigarette_taxes_in_the_United_States
“Barazia gjinore”
“Barazia gjinore”
Ndër shekuj raportet komplekse të njerëzve kanë pasur ndryshime drastike. Shpeshherë njerëzit janë përbuzur dhe keqtrajtuar për shkak te vecorive te tyre fizike apo sociale, gjë kjo që është përfshirë në termin “racizem”. Në këtë grup përfshihet edhe diskriminimi gjinor. Diskriminim gjinor do të thotë që meshkujt kanë të drejta më shumë, favorizohen në shoqëri, janë të privilegjuar etj. Duke lënë mënjanë botën islamike, unë jam i mendimit se tashmë ky lloj diskriminimi është gjithmonë e më i ulët, dhe se cdo rast i tiji është shumë i rrallë dhe i izoluar, aq sa nuk mund të përgjithësohet.
Demonstratat e fuqishme të grave për barazi e kane dhënë efektin e tyre të plotë dhe pozitiv në shoqëri. Tashmë, ndryshe nga periudhat e mëpërparëshme, gratë i kanë të gjitha drejtat e plota si të votës, të të zgjedhurit, të punojnë në cdo sektor etj. Dhe jo vetëm kaq, por në shumë aspekte juridike femrat janë te favorizuara. Në rast ndarjeje femra merr 70% të pasurisë (pavarësisht kontributit të saj në ekonominë e përbashkët) dhe është shumë më e favorizuar ne marrjen e kujdestarisë së fëmijëve. Gjithashtu nëse ndaj një femre ushtrohet dhunë, dënimi për agresorin është më i lartë sesa në rast se viktima do ishte mashkull.
Për sa i përket barazisë në pagesë, gjithmonë është thënë që femrat paguhen më pak se meshkujt, dhe kjo është përgjithësisht e vërtetë. Sipas një studimi të kryer ne ShBA, për vitin 2013 vetëm 37.8% e femrave kishin një arsim të nivelit bachelor ose më shumë, përqindje kjo që është ndjeshëm më poshtë se ajo e meshkujve. Dhe një kualifikim më i lartë sjell edhe përfitime më të larta, dhe kjo ështe një nga arësyet se përse një mashkull mund të ketë një pagë të diferencuar. Gjithashtu në pjesën më të madhe të shteteve është vendosur sistemi i pagës në varësi të orëve/objektivave. Në këtë rast statistikat kanë treguar se burrat kanë tendencën të punojnë 2.5-4 orë më shumë se gratë. Dhe kjo gjë con sërishmi në diferencim të pagës. Ndërsa ne rastet kur punonjësit, ndonëse te gjinive të ndryshme, kanë karakteristika të njejta (vjetërsi, kualifikim, orari i punës etj.) paga për orë është e njejtë, pasi këtë gjë e imponon në mënyrë indirekte mekanizmi ekonomik i tregut.
Mundësitë për karrierë të femrave sot janë shumë lehtësuese. Mesatarisht ne sektorin e shërbimeve janë të punësuara 69.8% e femrave, dhe kjo përqindje është në rritje. Sipas Bankës Botërore papunësia e femrave është mesatarisht 10%, pra po thuajse sa ajo e meshkujve. Sektorët ku femrat janë “të diskriminuara” jane minierat me dhe industria e naftës dhe gazit me 0.2%, ndërtimi me 1.3% dhe transporti me 2.6%. Por është lehtësisht e kuptueshme që një diferencim i këtillë ka ardhur për shkak të karakteristikave biologjike. Shumë vende në botë e kanë me detyrim numrin minimal të femrave të punësuara në administratën shtetërore. Në politikë, partitë janë të detyruara që minimumi 30% ti kenë femra (Shqipëri). Gjithashtu në subvencionet për bizneset në vitin 2012 thuhej qartë se më të favorizuara do të ishin femrat përkundrejt meshkujve. Raste dhe shembuj të kësaj kategorie janë të shpeshta, gjë që tregon se një femre përvecse i janë hequr te gjitha barrierat sociale, shpeshherë është edhe me e favorizuar se një mashkull ne mundësitë për karriere pasi del nga sistemi meritokraci. Kur Forbes shpalli listën e miliarderëve për 2013, u vu re se plot 138 prej listës ishin femra, ku pjesa më e pasur prej tyre ishin të bëra vet, me ne krye Folorunsho Alakija. Historia njerëzore tregon se në të gjithë sektorët kanë shkelqyer shumë femra si J.K.Roëling, Angelica Thecer, Elisabeth, Angela Mercel, Marie Cyri etj. etj. etj. Kjo gjë tregon se femrat i kanë të gjitha mundësitë për të shkelqyer, dhe ajo që iu duhet për këtë gjë nuk është e ndryshmë nga ato që i duhen një mashkulli.
Emancipimi i shoqërisë sërishmi ka hequr diskriminimin ndaj femrave. Një studim praktik që është bërë ka rezultuar shumë interesant. Në një park një grua po i bërtiste dhe po qëllonte burrin, ndërkohë që të pranishmit qeshnin dhe bënin video. Në një skenë tjeter rolet ndryshojnë, pra burri i bërtet dhe godet gruan. Kësaj rradhe të pranishmit ndërhynë në mbrojtje të gruas duke e kercenuar burrin se do të thërrisnin policinë. Po ti referohemi Shqipërisë, e dimë që më përpara ka pasur shumë fanatizëm, duke arritur deri në atë pikë sa nuk lejoheshin të shkonin në shkollë. Por fatmirësisht gjërat kanë ndryshuar pozitivisht edhe ne vendin tonë, saqë edhe rastet e dhunës janë bërë të papërfillshme në raport me popullsinë e përgjithshme. Gjithashtu janë edhe normat e sjelljes që imponojnë faktorin “gentleman”, pra një sjellje me normë të lartë mirësjelljeje përkundrejt gjinisë së kundërt. Nuk duhet të harrojmë edhe faktin që dita-ditës sherbimet sociale (sidomos në vëndet e zhvilluara) bëjnë që nje femre ti pakësohet koha që detyrohet që të përkujdeset për fëmijët apo edhe ndihmese në drejtimet e tjera.
Pra si përfundim mund të themi se diskriminimi gjinor sot është shumë i ulët. Femrat fatmirësisht sot kane liri dhe te drejta në cdo aspekt të jetës, si në aspektin juridiksional ashtu edhe në atë të mundësive përsonale. Gjithashtu, duke parë shkallën e zhvillimit dhe emancipimit, mund të themi me siguri se shumë shpejt diskriminimi do të bëhet praktikisht zero.
http://www.summer.harvard.edu/blog-news-events/gender-inequality-women-workplace
http://en.wikipedia.org/wiki/Gender_inequality
http://www.dol.gov/wb/stats/recentfacts.htm
http://www.forbes.com/pictures/fkem45edj/anne-cox-chambers/
http://data.worldbank.org/indicator/SL.UEM.TOTL.FE.ZS
STUDIM RASTI I NJE NXENESI ME AFTESI TE KUFIZUARA
TEMA:
STUDIM RASTI I NJE NXENESI ME AFTESI TE KUFIZUARA
METODOLOGJIA
E PERDORUR :
VEZHGIMI
HYRJA
Ne
shkollen ku une kam zhvilluar kursin e praktikes degjimore kam verenjtur nje
djale te vogel, te bukur, me floke te zinj, I cili rrinte indiferent me te
gjithe shoket e shoqet e klases. Ai jetonte me prinderit dhe me motren e cila
ishte me e vogel se Eni. Familja e tij ishte shume e varfer. Te ardhurat vinin
vetem nga babai I tij I cili shiste rrugeve te durresit luledielli.
STUDIM RASTI PER NJE NXENES ROM QE KA VESHTIRESI NE TE NXENE DHE NJE SJELLJE TE VESHTIRE PER TU MENAXHUAR
TEMA:
STUDIM RASTI PER NJE NXENES ROM QE KA VESHTIRESI NE TE NXENE DHE NJE SJELLJE TE
VESHTIRE PER TU MENAXHUAR
Cfarë kuptojmë me mësimdhënie të mirë?
Cfarë kuptojmë
me mësimdhënie të mirë?
Cështië
mësimdhwnia e mire Mesuesit e mire janë tëPerkushtuar ndaj nxënësve të tyre.
Ata perballen me njëlarmi fëmijësh me aftësi dhe probleme të ndryshme: gjuhë të~ndryshme,situate
te ndryshme familjare dhe aftësi tëndryshme vetjakeAta duhet ta përshtatin mësimdhënien
me nevojat enxënësit. Gjatë gjithë kohës së trajtimit të materialit
akademik,ata duhet te kujdesen edhe për nevojat emocionale të nxënësve,të
ndihmojnë nxënësit të krijojnë një përfyryrim më të mirë
per
veten e tyre mesuesit e mire tregojne
kujdes per nxenesit e tyre.
Porti Detar i Durrёsit
Porti Detar i
Durrёsit shtrihet nё anёn veriore tё Gjirit tё Durrёsit, nё lindje tё Kepit
me tё njёjtin emёr, pozicioni gjeografik 41°192’/V dhe 19° 272’/L. Ai ka njё
ujëmbledhës detar me sipёrfaqe 67 ha, pjesa tokёsore ka njё sipёrfaqe tё
pёrgjithshme prej 120 ha. Porti ёshtё i vendosur nё Lindje tё masёs tokёsore te
Kepit tё Durrёsit, i cili i siguron strehё nga Lindja deri ne Veri-
Çfar kuptojmë me strukturë transporti ?
Çfar kuptojmë me strukturë transporti ?
Me strukturë transporti kuptojmë
llojet e transporteve të mallrave e udhëtarëve që lëvizin në tokë , në ujë dhe në ajër .(Auto,hek,detar , ajror ,
tubacione , dekovila,pneumatik,konvejer, e tjer. )
Kështu kemi :
a-.Mjete transporti të shërbimit të
përgjithshëm nga vendi i prodhimit në vendin e përpunimit ose të konsumit dhe nga vendet e përpuniit në ato të konsumit
.
b-Mjete transporti të çdo lloi për shërbim
të përgjithshëm të udhëtarëve
c-Mjete transporti në përbërje të procesit
të prodhimit.( Ndryshe e quajm transporti i brendshëm )
d-Mjete transporti për shërbim personal .E
tjer.
HARTIMI I PLANIT TË PËRGJITHSHËM PËR SHFRYTËZIMIN E MJETEVE NË TRANSPORTIN HEKURUDHOR TË MALLRAVE
HARTIMI
I PLANIT TË PËRGJITHSHËM PËR SHFRYTËZIMIN E MJETEVE NË TRANSPORTIN HEKURUDHOR
TË MALLRAVE
A
-- KOHA E PUNËS SË VAGONIT DHE
LOKOMOTIVËS .
Tramsçprto
hekurudhor shërben për transportin e mallrave e të udhëtarëve .Në vendin tonë
ai është zhvilluar fillimisht në zonat e ulta , dhe më vonë është shtrirë në thelklësi të vendit
.Shtrirja e rrjetit hekurudhor ka synuar
për të lëvizur drejt porteve kryesore të vendit , zonave industriale ,
minierave dhe zonave intensive të
prodhimit bujqësor .drejt zonave të populluara , dhe së fundi për lidhjen me
rrjetin ndërkombetar të transportit
hekurudhor .
Koncepti ekonomik mbi njesine e rezistencës së përgjithëshme për 1 ton peshë të mjetit të transportit.
Koncepti ekonomik mbi
njesine e rezistencës së
përgjithëshme për 1 ton peshë të mjetit të transportit.
1-Do te flasim tani mbi llogaritjen e njësise se rezistencës së përgjithëshme për 1
ton peshë të mjetit të transportit në
linjë drejtvizore horizontale dhe me pas do te shpjegojme Formulen e Strablit
për vagonët hekurudhor .
Llogjika ekonomike mbi Vlerësimin e kohës për udhëtim dhe kosto e transportit
1-Koha
është e parikthyeshme dhe e pa zëvendësueshme .Edhe në transport ajo është
përcaktuese në vlerësimin e kualitetit
të transportit . Mjafton të përmendim se vlera e kohës dhe e konfortit që
përfitohet me përmirësimin e infrastrukturës së rrugëve automobilitike apo
hekurudhore zenë rreth 80 % të të gjitha përfitimeve që llogariten sot në
rentabilitetin ekonomik të transportit .
EMIR
Ø Emri në gjuhën shqipe e
kemi konkretë dhe abstraktë ,ndërsa në gjuhen angleze nuk ka një ndarje si në
gjuhën shqipe thjesht janë të grupuara sipas kuptimit te plotë.
Shembull 1:tërmet->abstrakt lopë->konkret
Ø Emri në gjuhën shqipe e
kemi të përgjithshëm dhe të përveçëm ,gjithashtu dhe ne gjuhën angleze e kemi në
këtë ndarje.
SI NDIKONE DIVORCI TEK FEMIJET.
TEMA: SI NDIKONE DIVORCI TEK FEMIJET.
PERMBAJTJA:
• HYRJA.
• METODOLOGJIA.
• QELLIMI.
• REKOMANDIMET.
• PERFUNDIMET.
• REFERENCAT.
Studim Rasti
Studim Rasti
Në shkollat tona
ndeshemi cdo ditë e më tepër me raste të fëmijëve që janë me probleme te
ndryshme ,qe shihen si femije me nevoja te vecanta. Shkollat tona i kanë
pranuar këto fëmijë me këtë problem pasi ka mësues të cilët kujdesen në mënyrë
të vecantë për këta fëmijë por ka ende nga ato mësues të cilët i lënë nxënësit
atje në qoshe të klasë, në bankat e fundit dhe kujtohen për ta vetëm në raste
kur mund të ken provime
POLITIKA DHE VENDIMARRJA NË KURRIKUL
POLITIKA DHE VENDIMARRJA NË KURRIKUL
Hyrje
Çështjet që kanë të bëjnë më planifikimin dhe
zhvillimin e kurrikulës nuk kanë vetëm karakter politik dhe social por edhe
karakter teorik dhe praktik. Sot konsiderohet një vëmëndje në rritje për problemet që qarkon kurrikulumi shkollor.
NEVOJAT E KUALIFIKIMIT TE MESUESVE NE SHKOLLEN 9 –VJEÇARE
TEMA:”NEVOJAT E KUALIFIKIMIT TE MESUESVE NE SHKOLLEN
9 –VJEÇARE “BASHKIM BERISHA “
SYNIMI I PLANIT :
Ò Në
këtë detyrë kemi si synim njohjen me nivelin akademik të mesuesve ,njohjen me
nevojat që ata kanë ,njohje me
kualifikimet që ata kanë ose dëshirojnë të kenë .
Ò Njohjen
me vëshirësitë që hasin mesuesit dhe me përmisimin e këtyre vëshirësive.
TE DHENA MBI SHKOLLEN BASHKIM BERISHA:
Kurrikula me baze kompetencat
Kurrikula me baze kompetencat
Hyrje
Kurrikula shkollore eshte
shtylla e tere procesit mesimor ,eshte nje mjet per arritjen e qellimeve te
edukimit dhe trajnimit te cilat jane dinamike dhe zhvillohen sipas ndryshimit
te kerkesave sociale dhe ekonomike .Natyrisht kurrikula ndryshon per te pasqyruar
tendencat e zhvilllimit ne arsim ,trajnim dhe tregun e punes.Nevoja per nje
kurrikul bashkekohore eshte jo vetem nje kerkese ne rrafsh global por edhe nje
kerkese ne nivel kombetar .
Cfare do te thote fjala sjellje?
- Cfare do te thote fjala sjellje?
Fjala sjellje perdoret bashke me fjalen
objektiv dhe te nxenit percaktohet sin je ndryshim i sjelljes se vezhgueshme.
Sjellja eshte nje ndryshim i jashtem ose i brendshem qe ndodh tek individi.
Formulimi i objektivave te sjelljes kerkon qe sjellja te jete e vezhgueshme,e
matshme perms nje teksti,vezhgimi,detyrash,liste kontrolli etj. Kur fjala
sjellje perdoret bashke me ate objektiv, te nxenet percaktohet si ndryshim
ne sjelljen e vezhgueshme Brenda nje
kohe te caktuar.
Nivelet e zoterimit paraqesin vlera gjykimi se
ne cfare niveli te kryrjes do te demostrohet sjellja ne etapa te me
vonshme,pertej mjedisit te klases,ne jeten reale. kompleksiteti i sjelljes ne fushat njohese,emocionale dhe
psikomotore qendron ne veprimet qe kerkon te kryhet nga nxenesi per te prodhuar
sjelljen dhe jo nga kompleksiteti i veprimtarive te mesimdhenies.
Format dhe menyrat e vezhgimit te sjelljes.
Rastet e sjelljes se padshirueshme te nxensit jane jot e pakta dhe ,si te
tilla, duhen trajnuar me kujdes nga mesuesi. Tipet me te shpeshta te nje
sjellje te tille jane:
Te njohurit jashte redhe ose pa leje.
Te qenit i zhurmshem,si : te bertiturit ndaj
nje nxenesi tjeter ne klase, perplasja e librit, e cantes, levizja e karrikes,
stolit etj.
Mungese vemendjeje ndaj mesuesit.
Moskryrja e detyres se ngarkuar.
Ngritja pa shkak nga vendi.
Ngacmimi ose pengimi i nxenesve te tjere.
Ardhja me vonese ne shkole.
Ne nje klase te konsiderueshme keto sjellje
jane te vesszhgueshme she mund te zvogelohen nga mesimdhenia cilesore ,ne
pergjithsi, si dhe nga menyra e sjlljes e sistemi i punes, se mesuesit, ne
vecanti disipline qe mbizoteron ne klase nuk ndikohet vetem nga sjellja e
reagimi i mesuesit, por edhe reagimet qe sjellin me vete nxenesin dhe, me e
rendesishme nga disiplina dhe rregulli i pergjithshem ne shkolle. Megjithate,
nje mesim e zoteruar mire, i bazuar ne marrdhenie te respektit dhe raporteve
reciproke, ndikon shume per te zvogeluar sjelljen e keqe.
Shkaqet kryesore te sjelljes se keqe ne klase
jane
Merzitja: kjo kur mesimi apo veprimtarite
paraqiten ne nje menyre qe nuk zgjon interes.
Perpjekjet mendore e zgjatur: Ndodh kur
shumica e veprimtarive mesimore,kerkon perpjekjet mendore te zgjatur e per nje
kohe te gjate. Dhe kjo shkakton lodhje dhe veshtirsi te nxenesi.
Paafesia per te bere detyren; shfaqet kur nxenesit mund te jen te pazote
per ta bere detyren e ngarkuar, kur ajo eshte shume e veshtire ose kur vete
nxenesit jane te paqarte per kerkesat e detyres.
Te qenet i shoqerueshem: aspekte te
marrdhenieve sociale midis nxensve do te shfaqen shpesh edhe ne mesim.
Vetevlersimi i ulet: pervoja e shume
deshtimeve te pasuara me pare, humb besim te vetja tek disa nxenses per te
kapercyer sfidat dhe detyrat mesimore. Te tille nxenes i bejne vetes vleresim
te ulet, se jane te pazote e te paafte per te zgjidhur detyrat mesimore. Te
tille nxenes mund te behen jo miqesore dhe mund te prishin klimen pozitive ne
klase.
Veshtiresi emocionale: ka nxenes qe e quajne
pa vlere permbushje e detyrave te shkolles, keshtu qe keto behen te merzitshme
e te veshtira. Kjo ben qe perpjekjet e tyre te shterrojne. Disa nxenes behen
qellimisht te merzitshem,vetem qe te terheqin vemendjen.
Mungesa e pasojave negative: kur nje nxenes
sillet keq, veprimet e mesuesit, si pasoje e ketij qendrimi duhet te synoje q
eta terheqin nxenesit ne pune sa me shpejt. Sjellja e mesuesit duhet t’ia
ndryshoje mendjen e nxenesit, qe ait e mos e perserise me sjelljen e keqe ne
rrethana te tjera te ngjashme.
Strategjite kryesore per vezhgimin dhe
kontrollin e sjelles se padeshirueshme jane: kqyrja e klases
Qarkullimi
Veshtrimi
Pyetjet me qellim
Perdorimi i aftesive
Dhenia e ndihmes
Ndryshimi i veprimtarive
Dallimi i sjelljes se keqe
Dallimi i mosrespektimit
Levizja e nxenesve
Qortimi eshte paralajmerim i percaktuar gojor
ose koment nga mesuesi ndaj nxenesit, si mospranim i sjelljes se keqe.
Ndeshkimi eshte nje akt formal te cilin
nxenesi eshte i detyruar ta perjetoje si jo te kendshme, ndihme qe jepet per te
ardhmen. Ndeshkimet kane tre qellime kryesore;
shpagimi
frenimi
riparim
BIBLIOGRAFIA :
LITERATURA E SHFRYTEZUAR:
“ STRATEGJITE E TE MSUARIT “
“ METODOLOGJI TE MESIMDHENIES”(
B. MUSAI)
CDINI PER ADOLESHENTET
Ç'duhet të dini për
adoleshencën?
Adoleshentë
llogariten fëmijët të moshës nga 12-21 vjet. Në këtë periudhë, ata kalojnë
nëpër shumë ndryshime fizike dhe emocionale. Ndryshimet shpesh janë të
dhimbshme dhe ndikojnë duke shkaktuar huti te fëmijët dhe te prindërit.
Asimilimi
Asimilimi
Vendimi i fundit i Kuvendit Komunal të Prizrenit, për ta
larguar LOGON e saj, në të cilën gjendej, LIDHJA E PRIZRENIT, flet çartë
për krizën e thellë në të cilën është katandisur Kosova. Përveç tjerash, ky
vendim i pajustifikueshëm, shpreh qartësisht gjendjen e mjerë në të cilën
ndodhet vendi dhe populli i saj shumicë (shqiptarët).
Arsimimi i popullatës, në vitet e demokracisë
Arsimimi i popullatës, në vitet e demokracisë
Arsimimi i popullatës, në vitet e demokracisë, ka rritur
gamën e problemeve për shoqërinë shqiptare. Krahas nivelit të frekuentimit,
probleme të shumta kanë dalë në lidhje me cilësinë e mësimdhënies, të teksteve
shkollore, kërkesës së dobët ndaj nxënësve, sidomos në shkollat private, por,
mbi të gjitha, shqetësim ka qenë mosvazhdimi i shkollës nga një numër i madh
fëmijësh, të cilët nuk e fillojnë fare atë, ose e ndërpresin në faza të
ndryshme të saj, pa përmendur rastet e frekuentimit të pjesshëm të saj.
GJIMNASTIKA – NJË SPORT QË JU MËSON SHKATHTËSI PËR TËRË JETËN
GJIMNASTIKA – NJË SPORT QË JU MËSON SHKATHTËSI PËR TËRË JETËN
Gjimnastika është një sport që përfshin kryerjen e ushtrimeve që kërkojnë fuqi fizike, lakueshmëri, shkathtësi dhe koordinim. Gjimnastika artistike është më së shumti e njohur dhe më e popullarizuara nga sportet gjimnastike të udhëhequra nga Federata Ndërkombëtare e Gjimnastikës (FNGJ). Gjimnastika artistike zakonisht përfshin ngjarjet e femrave me paralele asimetrike, tra ekuilibri, ushtrime në tapet dhe kërcim me shkop. Ndërsa lojërat e meshkujve përfshijnë kërcim së larti, paralelet, unazat, ushtrimet në dysheme (tapet), kërcimin me shkop dhe kaluçin me mbajtëse. Gjimnastika evoluoi nga ushtrimet e kryera nga grekët e lashtë dhe nga shkathtësitë e kryera në cirk. Forma të tjera të gjimnastikës janë gjimnastika ritmike, sporte të ndryshme me trampolinë dhe gjimnastika aerobike.
Për grekët e lashtë, ushtrimet fizike ishin supreme dhe të gjitha qytetet greke kishin nga një sallë të edukatës fizike, një oborr për të kërcyer, vrapuar dhe për mundje. Kur Perandoria Romake mori fronin, gjimnastika greke u zëvendësua nga stërvitja ushtarake. Në vitin 393 p.e.s., Perandori Teodos ndaloi lojërat olimpike, të cilat në atë kohë ishin bërë të korruptuara dhe gjimnastika së bashku me sportet e tjera mori tatëpjetën. Më vonë, Krishterimi me besimin mesjetar në bazën natyrore të trupit njerëzor, kishte një ndikim të dëmshëm në gjimnastikë. Me shekuj, gjimnastika pothuajse u harrua.
Në shekullin XVI, Girolamo Mercuriale nga Forli (Itali) shkroi “De Arte Gymnastica” (Gjimnastika Artistike), ku ai solli studimet e tij mbi qëndrimin e të lashtëve ndaj dietës, ushtrimeve dhe higjienës, si dhe përdorimin e metodave natyrore për shërimin e sëmundjeve. Me shpjegimet e tij rreth parimeve të terapisë fizike, “De Arte Gymnastica” konsiderohet si libri i parë mbi mjekësinë sportive.
Në vitet e vonshme të shekullit tetëmbëdhjetë dhe nëntëmbëdhjetë, dy pionierë si mësues të edukatës fizike – Johann Friedrich GutsMuths (1759 – 1839) dhe Friedrich Ludwig Jahn (1778 – 1852) – krijuan ushtrime për djem dhe burra të rinj në aparate të cilat ata i dizajnuan, që përfundimisht shpiu tek ajo që konsiderohet si gjimnastika moderne. Në veçanti, Jahn hartoi modele të hershme të shtyllave horizontale të kërcimit së larti, të paraleleve (nga një shkallë horizontale hoqi këmbët e shkallëve) dhe kërcimin e kaluçit (pa mbajtëse).
Në fund të shekullit nëntëmbëdhjetë, garat e gjimnastikës së meshkujve ishin mjaft të popullarizuara sa për tu përfshirë në Lojërat e para olimpike bashkëkohore në vitin 1896. Sidoqoftë, që atëherë e tutje, gjer në vitet e hershme të 1950-ve, si garat kombëtare ashtu edhe ato ndërkombëtare përfshinë një llojllojshmëri të ndryshueshme të ushtrimeve të grumbulluara nën rubrikën gjimnastika, që shikuesve të sotëm do t’iu dukej shumë e çuditshme, si: gjimnastika e sinkronizuar ekipore në tapet, ngjitja në litar, kërcimi së larti (mbi shtyllë), vrapimi, shkallët horizontale, etj. Gjatë viteve të 20-ta, femrat organizuan dhe morën pjesë në lojëra gjimnastikore, gjersa garat e para olimpike për femra - që ishin primitive, për shkak se përmbanin vetëm gjimnastikë të sinkronizuar – u mbajtën në Lojërat Olimpike të vitit 1928 në Amsterdam.
Gjer në vitin 1954, veglat dhe ngjarjet e Lojërave olimpike për meshkujt dhe femrat ishin standardizuar në formatin modern dhe njëkohësisht ishte aprovuar një vlerësim i njëtrajtshëm i strukturave (duke përfshirë sistemin e pikëve nga 1 deri në 10).
Si gjimnastika e meshkujve ashtu edhe ajo e femrave tërheqin interes të konsiderueshëm ndërkombëtar dhe në çdo kontinent mund të gjejmë gjimnastë të shkëlqyeshëm. Nadia Comaneci arriti rezultatin e parë të përkryer në Lojërat Olimpike Verore të vitit 1976, të mbajtura në Montreal të Kanadasë. Ajo u trajnua nga rumunia e famshme, Bela Karolyi. Sipas “Sports Illustrated”, Comaneci shënoi katër nga dhjetë pikët e saj të shkëlqyeshme në paralelet asimetrike, dy në traun e ekuilibrit dhe një në tapet. Prapëseprapë edhe me rezultatin e përkryer të Nadia-s, rumunët humbën medaljen e artë nga sovjetikët. Megjithatë, Comaneci u bë një ikonë olimpike.
GJIMNASTIKA ARTISTIKE
Gjimnastika artistike zakonisht ndahet në gjimnastikën e meshkujve dhe gjimnastikën e femrave. Çdo grup përmban lojëra të ndryshme; meshkujt garojnë në ushtrime në tapet, në kaluçin me dorëza, në unaza, në kërcim me shkop, në paralele dhe kërcim së larti, gjersa femrat garojnë në kërcim me shkop, në paralele asimetrike, në tra ekuilibri dhe tapet.
GJIMNASTIKA RITMIKE
Kjo disiplinë luhet vetëm nga femrat dhe përfshin paraqitjen e pesë regjimeve të ndara me përdorimin e pesë veglave – top, shirit, rreth, shkopinj zhongleri dhe litar – në një hapësirë dyshemeje (tapet), duke vënë më shumë theks në estetikë se sa në akrobacion.
TRAMPOLINA DHE AKROBACIONI
Kjo disiplinë përbëhet nga katër pjesë: trampolina individuale, e sinkronizuar, mini i dyfishtë (trampolinë më vogël se ajo e zakonshmja, e pjerrët në njërën anë) dhe akrobacioni me fuqi. trampolina individuale është përfshirë në Lojërat olimpike që nga viti 2000. Rutina individuale në trampolinë përfshinë një fazë formuese, ku gjimnasti kërcen pandërprerë për të arritur sa më lart, duke u shoqëruar nga një seri prej dhjetë kërcimesh pa u ndalur, gjatë të cilave gjimnasti kryen një seri të shkathtësive ajrore.
GJIMNASTIKA AEROBIKE
Gjimnastika aerobike zyrtarisht e njohur si Aerobia sportive, përfshin zbatimin e ushtrimeve nga individë, çifte, treshe ose grupe gjer në 6 persona, duke theksuar fuqi, lakueshmëri dhe fitnes aerobik, më tepër se sa shkathtësi akrobatike ose baraspeshë. Ushtrimet janë të kryera në një hapësirë të vogël dyshemeje (tapet) dhe zakonisht zgjasin 60-90 sekonda
A ishin ilirët një popull i kulturuar?
A ishin ilirët një popull i kulturuar?
Në kështjellën ilire të Klosit në Mallakastër, ku identifikohet qyteti ilir Nikaja, është gjetur një mbishkrim i shek. III p.Kr. i cili përmend, krahas nëpunësve kryesorë të qytetit, edhe gimnasiarhun me emrin Kratil Mahata, të ngarkuar me arsimin dhe përgatitjen fiziko-ushtarake të rinisë. Si për të provuar më shumë këtë fakt, u gjet në qytetin
100 vjet vetmi
Tema: 100 vjet vetmi
Në kryeveprën “Njëqind vjet vetmi”, përshkruhet ngritja dhe rënia e familjes Buendia dhe e fshatit Macondo, themeluar prej saj në zemrën e Kolumbisë. Gjashtë breza, jetët e të cilëve gërshetohen në një dimension alternativ, në një vend jashtë botës. Nga kryeplaku i familjes dhe themeluesi i Macondo-s, Josè Arcadio Buendia deri tek fëmija i fundit me të cilin mbyllet romani kalon një shekull, një shekull plot magji dhe misticizëm. Duke u martuar Josè Arcadio me kushërirën e tij Ursula, të gjashta brezat jetojnë të mbytur nga supersticioni dhe nga frika e fëmijëve me bisht derrkuci.
Të pakta janë çastet e lumtura në jetën e Mocando-s, shpesh herë i trazuar nga lufta civile, lulëzimi ekonomik, shfrytëzimi, katastrofat natyrore dhe shkatërrimet nga dora e njeriut. Jeta që zhvillohet në faqet e romanit nuk është vetëm ajo e fshatit por e gjithë Amerikës Latine. Personazhet e historisë janë të shumtë: nipër, fëmijë, vëllezër, me hidhërimet e tyre, ndryshimet e gjeneratave, fantazitë e papërmbushura, vitalitetin e burrave dhe mençurinë e grave të Macondos. Derisa arrijmë në fund, ku tërë fshati shkatërrohet nga një ciklon tropikal.
Mesazhet e autorit në “Njëqind vjet vetmi” janë të shumta. Marquez na thotë psh. që vetmia e ndjek njeriun hap pas hapi; një njeri që lufton për mos arritur pastaj në asgjë, për t’u gjetur sërisht në pikënisje. Koha përsëritet, faktet gjithashtu, duke dhënë jetë a cikle gjithmonë të njëjta ku shtypja dhe vetmia janë ndjenjat më të zakonshme. Një shekull kohë ka patur në disponim familja Buendia për t’u përmirësuar, por supersticionet dhe karakteret e degjeneruara të personazheve pengojnë çdo përmirësim. Shpesh herë personazhet e romanit kanë të njëjtat emra dhe është e lehtë për lexuesin të gabohet. Do bënte mirë të pajisej me letër e stilolaps për të shënuar tërë emrat e familjes Buendia. Nuk është një libër i thjeshtë dhe kërkon vëmendje në lexim. Por edhe pse i vështirë, jam e bindur që Macondo, ky vend jashtë botës, mes reales dhe fantazisë, mes së vërtetës dhe legjendës, mes misterit dhe ezoterizmit, magjeps çdo lexues me atmosferën e tij magjike.
Në shumë intervista García Márquez ka thënë se është e vështirë që në romanet e tij të mos gjesh gjë që nuk ka lidhje me realitetin. Pra realizmi i tij është magjik sepse real. Edhe pse nuk e ka shpikur Marquez-i atë.
Në fakt është e çuditshme si fjalët “realizëm magjik” në letërsi drejtojnë lexuesin drejt Amerikës Latine në përgjithësi e drejt Marquez-it në veçanti. Gabimisht do thoja, sepse realizmin magjik me siguri nuk e kanë shpikur latino-amerikanët. Ka ekzistuar gjithmonë në letërsi, dhe pa këtë dimension ireal ajo do të ishte e paimagjinueshme. Mjafton ti hedhim një sy tragjedive greke, Dante Alighieri-t, Cervantes për të zhgënjyer naivitetin e atyre që besojnë se realizmi magjik i përket në mënyre specifike Amerikës Latine dhe shekullit të XX. Ama Gabriel Garcia Marquez me realizmin magjik të “Njëqind vjet vetmi” pa pikë diskutimi bëhet pararendësi i kësaj rryme në letërsinë latino amerikane dhe atë botërore të ‘900. Jo për gjë autori fitoi çmimin Nobel për letërsinë në 1982.
Të pakta janë çastet e lumtura në jetën e Mocando-s, shpesh herë i trazuar nga lufta civile, lulëzimi ekonomik, shfrytëzimi, katastrofat natyrore dhe shkatërrimet nga dora e njeriut. Jeta që zhvillohet në faqet e romanit nuk është vetëm ajo e fshatit por e gjithë Amerikës Latine. Personazhet e historisë janë të shumtë: nipër, fëmijë, vëllezër, me hidhërimet e tyre, ndryshimet e gjeneratave, fantazitë e papërmbushura, vitalitetin e burrave dhe mençurinë e grave të Macondos. Derisa arrijmë në fund, ku tërë fshati shkatërrohet nga një ciklon tropikal.
Mesazhet e autorit në “Njëqind vjet vetmi” janë të shumta. Marquez na thotë psh. që vetmia e ndjek njeriun hap pas hapi; një njeri që lufton për mos arritur pastaj në asgjë, për t’u gjetur sërisht në pikënisje. Koha përsëritet, faktet gjithashtu, duke dhënë jetë a cikle gjithmonë të njëjta ku shtypja dhe vetmia janë ndjenjat më të zakonshme. Një shekull kohë ka patur në disponim familja Buendia për t’u përmirësuar, por supersticionet dhe karakteret e degjeneruara të personazheve pengojnë çdo përmirësim. Shpesh herë personazhet e romanit kanë të njëjtat emra dhe është e lehtë për lexuesin të gabohet. Do bënte mirë të pajisej me letër e stilolaps për të shënuar tërë emrat e familjes Buendia. Nuk është një libër i thjeshtë dhe kërkon vëmendje në lexim. Por edhe pse i vështirë, jam e bindur që Macondo, ky vend jashtë botës, mes reales dhe fantazisë, mes së vërtetës dhe legjendës, mes misterit dhe ezoterizmit, magjeps çdo lexues me atmosferën e tij magjike.
Në shumë intervista García Márquez ka thënë se është e vështirë që në romanet e tij të mos gjesh gjë që nuk ka lidhje me realitetin. Pra realizmi i tij është magjik sepse real. Edhe pse nuk e ka shpikur Marquez-i atë.
Në fakt është e çuditshme si fjalët “realizëm magjik” në letërsi drejtojnë lexuesin drejt Amerikës Latine në përgjithësi e drejt Marquez-it në veçanti. Gabimisht do thoja, sepse realizmin magjik me siguri nuk e kanë shpikur latino-amerikanët. Ka ekzistuar gjithmonë në letërsi, dhe pa këtë dimension ireal ajo do të ishte e paimagjinueshme. Mjafton ti hedhim një sy tragjedive greke, Dante Alighieri-t, Cervantes për të zhgënjyer naivitetin e atyre që besojnë se realizmi magjik i përket në mënyre specifike Amerikës Latine dhe shekullit të XX. Ama Gabriel Garcia Marquez me realizmin magjik të “Njëqind vjet vetmi” pa pikë diskutimi bëhet pararendësi i kësaj rryme në letërsinë latino amerikane dhe atë botërore të ‘900. Jo për gjë autori fitoi çmimin Nobel për letërsinë në 1982.
Subscribe to:
Posts (Atom)
Popular
-
HYRJE Arsimi dhe edukimi është procesi më i rëndësishëm i shoqërisë tonë. Shqetësimi për individ...
-
Studim Rasti Në shkollat tona ndeshemi cdo ditë e më tepër me raste të fëmijëve që janë me probleme te ndryshme ,qe shihen si femije me...
-
Hapja e Programit Word Shkariko Ketu per detyren e rregullt ne PDF Hapja e programit Word mund të bëhet në disa mënyra, mirëpo ne do ti t...
-
TEMA:STUDIM RASTI I NJE FEMIJE ME NEVOJA TE VECANTA. Pershkrimi fizik (A. Sh ) Eshte nje djale me gjatesi njesoj si gjithe femij...
-
Tema:Njeriu në epokën e teknologjisë informative: Hyrje: Shkencëtarët dhe teknologët kishin një ëndërr; të ndërtojnë një robot që ësh...
-
Origjina 1. Numrat arabe e kane origjinën në Indi të paktën 1.700 vjet më parë. Ata ishin shpikur nga matematikanet hindu, duke evol...
-
Tema e parë, leksioni i dytë 1. Filozofia arsimore në mesjetë Idetë dhe konceptet arsimore në Mesjetë i gjejmë në mendimet e njerëzve...
-
T EMA : LIDHJA E KIMISE ME LENDET E TJER A Permbajta e projektit njohja mbi kimine Kimia është shkenca ose me saktë ajo e degë ...
-
▼ KLIKO ▼ SHKARIKO ▼ PDF ▼ WORD ▼ FAKULTETI I EDUKIMIT DEGA: PSIKOLOGJI-SOCIOLOGJI (MASTER SHKENCOR) LENDA: KESHILLIM I NXENESIT TEMA: ST...
-
Tema : Ndikimi I Revolucionit Industrial ne vendet e Evropes NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL Revolucioni Industrial ishte tranzicioni drej...