Te mbrojme shendetin tone

Te mbrojme shendetin tone
Relacion:

Te ushqehemi  shendetshem nuk ka te bej me ndonje filozofi strikte te te ushqyerit apo te privosh veten nga ushqimet qe do. Por ka te bej me ju qe te ndiheni mire, te kesh me shume energji dhe te mbash veten sa me te shendetshem qe mundeni dhe e gjithe kjo mund te arrihet duke mesuar bazat e te ushqyerit dhe duke i inkorporuar ato ne nje menyre qe funksionon per ju.
Zgjidh llojet e ushqimeve te cilat permiresojne shendetin tuaj dhe shmang ato lloje te cilat rrisin rrezikun per ndonje semundje sikur semundja zemres, kanceri dhe diabeti. Të  ushqyerit  e  shëndetshëm  përfshin  njëshumëllojshmëri ushqimesh, sepse ushqime të ndryshme përmbajnë gjëra të ndryshme për të cilat ka nevojë trupi ynë. Karbohidratet, proteinat dhe yndyrat janë shumë të rëndësishme për të na dhënë energji dhe për  të  rriturit.  Ato  quhen  ushqyes  ose  nutrientë.  Po kështu,  vitaminat,  mineralet  dhe  uji  janë  shumë  të rëndësishme sepse e ndihmojnë trupin tonë të punojë ashtu siç duhet.

Nënçështje :
 1. Cilat fruta, bime dhe perime janë më ushqyeset?
 2. A ekziston një dietë e përkryer?
 3. Cili është mëngjesi,dreka, dhe darka më e  shëndetshme?
 4. Çfarë është e shëndetshme të konsumohet midis vakteve?

1. Cilat fruta,perime dhe bime janë më ushqyeset? 
Je e keni të nevojshme të hani një shumëllojshmëri frutash dhe zarzavatesh çdo ditë për të përfituar maksimumin e lëndëve ushqyese, kështu që mos ngurroni të ushqeheni ndryshe dhe në mënyrë të pasur . Parandaloni sëmundjet me ushqimet më të shëndetshme.
Ja ku jane disa nga frutat , perimet e bimet me te shendetshme:
Borziloku
I takon familjes së bimëve sikurse qepa dhe hudhra, prandaj edhe posedon përbërës të njëjtë shërues. Shkaku i nivelit të shtuar të vitaminave C, magnezit dhe hekurit, borziloku ul nivelin e kolesterolit të keq (LDL), rrit nivelin e kolesterolit të mirë (HDL) në gjak, stabilizon nivelin e sheqerit në gjak dhe parandalon lajmërimin e kancerit në prostatë dhe zorrë të trashë.
Avokado
Avokado është burim i hatashëm i acidit oleik që ul nivelin e kolesterolit në gjak dhe mbron organizmin nga lajmërimi i kancerit. Është i pasur edhe me vitaminat E, K dhe B6, të cilët, në kombinim me yndyrat e shëndosha, parandalojnë zhvillimin e kancerit të prostatës. Edhe pse avokado nuk është një artikull i cili përdoret edhe aq tek ne, mirëpo edhe është mjaft i pranishëm nëpër marketet tona. Është edhe si shtesë për sallatë, sandviç etj.
Dardhët
Dardhët janë të pasura me sheqer frutash, vitamina A, B, C dhe acid organik. Vitaminat e grupit B i ndihmojnë organizmit të luftojnë kudër stresit dhe marrin pjesë në procesin e fitimit të energjisë nga karbohidratet. Është shumë e dobishme ngase përmban magnez, kalium, fosfor, kalcium, natrium, hekur. Dardhët dhurojnë forcë, forcojnë zemrën, ndërsa farat e saja ndihmojnë në shërimin e sëmundjeve të mushkërive. Sikurse edhe pemët dhe perimet e tjera, duhet të konsumohen të freskëta.
       Kivi
Kjo pemë e vogël në vete përmban një sasi të madhe të antioksiduesve, vitamina dhe minerale që rregullojnë nivelin e sheqerit në gjak, mbrojnë zemrën dhe zorrën e trashë, ulin rrezikun e shfaqjes së astmës dhe trombeve. Kivi është i shëndetshëm edhe nëse konsumohet vetëm, por edhe nëse e përzieni edhe me sallë dhe perime të tjera.
Lulelakra
Shkencërisht është vërtetuar se lulelakra është një luftëtar i shkëlqyeshëm kundër kancerit, sëmundjeve të zemrës, katarakteve, të thatit dhe artritit. Është i pasur me vitamina C, A, B2, B6, magnez, hekur dhe triptofanë. Pa marrë parasysh se si e konsumoni, me supë, sallatë, në kombinim me perimet e tjera, por edhe si të vetëm, nuk do të gaboheni.
Spinaqi
Na jep forcë dhe pushtet. Në të vërtetë, ekspertët gjatë hulumtimit kishin gjetur 13 antioksidues të ndryshëm që ishin treguar të dobishëm në luftën kundër kancerit. Pos tyre, spinaqi përmban edhe vitamina K që mbron eshtrat, zemrën, sytë dhe nuk na lejon të plakemi.
Patëllxhani
Është i pasur me proteina, kalium, magnez, vitamina të grupit B, po ashtu është luftëtar i shkëlqyeshëm i sëmundjeve malinje dhe atyre të zemrës. Po ashtu është një burim i shkëlqyeshëm i antioksiduesve dhe radikalëve të lirë që mbrojnë qelizat. Patëllxhani mund të konsumohet i fërguar, pjekur…
Kungulli
Është i pasur me kalium, që është i rëndësishëm për mbrojtjen e zemrës, fosfor dhe kalcium që mbrojnë dhëmbët dhe eshtrat, hekur për gjak, dhe mangani kujdeset për një lëkurë më të bukur dhe të shëndetshme. Është e pasur edhe me beta-karotinë, antioksidues mjaft i njohur, por edhe me vitamina C dhe E. Po ashtu është i pasur edhe me vitaminat e grupit B, B1, B2 dhe B6, që janë shumë të rëndësishëm për energji dhe nerva.
Mollët
Kjo pemë vjeshtore tradicionale është e pasur me antioksidues që parandalojnë lajmërimin e kancerit të gjirit, atë të zorrës së trashë dhe gurët në veshkë. Hulumtimet po ashtu kanë treguar se dy mollë në ditë parandalojnë lajmërimin e astmës dhe diabetit, tipi 2. Gjithmonë konsumojini të freskëta.
Brokoli (lakra të vogla jeshile): një burim fantastik i pashtershëm vitamine C, betakarotine, acidi folik, hekuri dhe potasi. Përmbajnë gjithashtu përbërës të quajtur indolë, që ndihmojnë në parandalimin e kancerit. Të freskëta apo të kaluara në mikrovalë sepse po të ziejnë, ato i humbin vlerat që ofron vitamina C.
Lakra e bardhë: një ushqim i pasur në vitamina C, K, E dhe potas. Përmban gjithashtu betakarotinë, fibra, tiaminë dhe të tjera substanca për parandalimin e kancerit.
Hurma
Në mjekësinë tradicionale kineze, hurmat janë përdorur për të trajtuar probleme të tilla siç ishin astma, infeksionet e mushkërive, hemorroidet, diarreja. Ky frutë mund të ulë rrezikun e kancerit të mushkërive dhe është e rekomandueshme që të konsumohet nga duhanpirësit kronike. Duke qenë një burim i shkëlqyer i hekur, hurmat mund të jenë shumë të dobishme për njerëzit që vuajnë nga anemia. Për shkak të një përmbajtje të lartë të jodit, konsumi i rregullt i këtij fruti ndihmon në përmirësimin e funksionit të gjëndrës tiroide, dhe kjo është një nga vetitë më të vlefshme të këtij fruti. Sigurisht, për ti gëzuar të gjitha të mirat shëndetësore të hurmës është e rekomandueshme që të konsumoni fruta të freskëta.             
Hudhra është një prej produkteve më të pasura me vitamina, karbohidrate dhe vitaminë C. Hudhra e thatë përmban rreth 58 për qind insulinë. Një kilogram hudhër jep 1300 kalori. Ajo është e pasur në  kripëra të kalciumit, jodit e squfurit.  Përdorimi i hudhrës ka vlera të pakrahasueshme në uljen e kolesterinës në gjak. Lëngu i hudhrës jep një ndihmesë të madhe edhe në rikthimin e flokut të humbur.  Për ata që vuajnë nga hipertensioni, do t’u mjaftonte të hanin një thelb hudhre dhe shumë shpejt do ta ndiejnë sërish mirë veten.
Shega
Shega është një frut i pasur me antioksidantë dhe anti-inflamator. Mund të ngadalësojnë nga 70 % apo edhe të parandalojë rritjen e qelizave të kancerit, si në gji dhe në murin e brendshëm të mitrës. E rëndësishme për të parandaluar rritjen e qelizave të kancerit të prostatës, por edhe për të lehtësuar simptomat e menopauzës, sidomos ne depresion dhe ne brishtësinë e kockave.
Pini vetëm pini një gotë në ditë për të mbrojtur të zemrës dhe kundër rrezeve ultravjollcë, gjithashtu shega luan veprim mbrojtjes, madje edhe kundër sëmundjes se Alzheimer. Ashtu si xhënxhëfili dhe vaj ulliri, shega përmban substanca që mund të ngadalësojnë procesin e plakjes dhe ato oxidative si dhe kundër sëmundjeve të tjera kardiovaskulare. Ajo ka një mineral me përmbajtje të lartë kalium, me përmbajtje diuretike, ka një efekt të mirë në qarkullimin e gjakut.          
Portokalli lufton yndyrnat
Flavonoidet e portokallit mund të neutralizojnë efektet negative të konsumimit të ushqimeve të shpejta, respektivisht të ushqimit të pasur me yndyra dhe sheqerna.

Eshte vërtetuar se naringenin dhe hesperidin, antioksidues të fuqishëm në përbërjen e portokallit, mund të ulin deri në 20% markezët e ndezjeve të cilët krijohen pas konsumimit të ushqimit yndyror dhe të ëmbël.
Lëngu i freskët i nxjerrë nga portokalli inhibon krijimin e radikaleve të lira dhe aktivizimin e gjeneve specifike të cilat marrin pjesë në proceset e paraqitjes së arterosklerozës dhe rezistencës së insulinës.

Fara e Zezë, ilaçi i çdo Sëmundjeje
Fara e Zezë përmbanë  vaj acidik të pangopur, vaj me eter, vitamina dhe një sërë substancash të tjera të domosdoshme për organizmin. Tashmë është vërtetuar se vaji acidik i pangopur që përmban  Fara  Zezë ndikon pozitivisht mbi metabolizmën e trupit, rrit imunitetin dhe ndalon alergjinë.

Fara përmban  prafërsisht 38% karbohidrate, 35% vajra të ndryshëm, 21% albumin dhe pjesa tjetër përbëhet prej më shumë se një qind substanca të ndryshme. Për t’u përmendur janë: vajrat acidike të pangopura, acidi Linolein, acidi alfa-Linolein, vajrat me eter (nigellon, alfa-pinen etj.), vitaminat (B1, B2, B6, Acidi Folik, Niacina), mineralet (hekur, kalcium, magnez, zink, etj.) dhe amino acidet.

A ekziston një dietë e përkryer?


Shkencëtarët nuk kanë përcaktuar ende se çfarë përfaqëson një dietë perfekte sepse çdo vit që kalon nxjerr në pah prova të reja për ushqimet që janë potencialisht të dëmshme ose ushqimet që kanë efekte shëruese. Shkencëtarët amerikanë mendojnë se një piramidë ushqimore e mbështetur te drithërat, frutat, zarzavatet, peshku dhe mishi i shpendëve (më tepër sesa mishi i kuq), si dhe sasi të kujdesshme yndyrnash dhe sheqernash mund t’ju ushqejë ju në mënyrën më të shëndetshme.

Dietat e rekomanduara nga specialistët arrijnë të japin një kombinim ushqimesh?

Në qarkullim ka një pafundësi kombinimesh dietike brilante, kujdesuni që të mos dëshironi të arrini ndryshime dramatike, por gjithmonë zgjidhni dieta të ekuilibruara si ato më drithëra, zarzavate dhe fruta të freskëta, sasi të moderuara proteinash, si: peshku, mishi i freskët jo me yndyrë, si dhe pak qumësht, djathë dhe bulmetra të tjera. Dietat me baza proteinash mund të japin rezultate të shpejta dobësimi, por më vonë do t’ju nxisin të hani më tepër dhe do të rrisin rreziqet për sëmundje kardiake dhe kancer.

Cili është mëngjesi më i shëndetshëm?


Një mëngjes i mirë mund të kontribuojë në dietën tuaj ditore për të dhënë kalori të mjaftueshme, disa proteina, një sasi të arsyeshme të karbohidrateve komplekse, pak yndyrna dhe shumëllojshmëri vitaminash dhe substancash minerale. Shumë njerëz nuk tolerojnë sasi të mëdha kalorish në mëngjesin e tyre, por sasia ideale do të ishte 400 deri 500 kalori në mëngjes për gratë dhe 550 – 650 kalori për burrat. Një mëngjes ideal do të ishte një kos biologjik me pak yndyrë, i përzier me një banane. Pastaj një gotë lëng portokalli shoqëruar me një copë bukë të zezë të thekur me mjaltë.
Ose provoni një gotë përzierje me ujë, qumësht, dy lugë mjaltë, një lugë rrush të thatë dhe një gotë lëng portokalli dhe në fund një copë bukë të zezë të thekur

Ku konsiston një drekë e shëndetshme?


Dreka duhet të përbëjë një ekuilibër të plotë midis karbohidrateve dhe proteinave dhe pak yndyrna. Kjo sepse vakti juaj i mbrëmjes, nëse është i pasur me karbohidrate, ai do të përmbajë edhe një sasi të madhe të proteinave ditore që ju mund të merrni. Nëse merrni sasi të madhe karbohidratesh gjatë drekës, rrezikoni një mbasdite të plogësht.
Rekomandohet sallatë me ton dhe domate të freskëta, një pjatë makarona dhe një mollë në vend të ëmbëlsirës. Ose provoni thjerrëzat dhe një supë zarzavatesh me pak bukë të thekur, si dhe në fund një portokall.

Cili është vakti ideal për në darkë?


Eshtë momenti më i përshtatshëm për të konsumuar pak karbohidrate sepse këto japin një efekt qetësues, relaksim dhe ndihmojnë gjumin e natës. Zgjidhni një vakt të pasur me karbohidrate, si çerealet, makaronat, patatet ose bishtajat, që do t’ju mbajnë edhe gjatë natës. Provoni një zog të pjekur me patate të reja me gjalpë, bizelet, sallatat e murrme, orizin, kajsitë dhe arrat apo frutat e shoqëruara me kos.

Çfarë është e shëndetshme të konsumohet midis vakteve?
Provoni një gotë kos natyral me pak fruta të thata ose drithëra. Këto janë produkte shumë të ushqyeshme midis vakteve. Mund të përdoret dhe një sasi e vogël bajamesh pa kripë, të cilat shtojnë tek ju acidet dhe vitaminën E.


Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME