Marredheniet e dy figurave, sipas historianeve jane bere me intensive gjate kohes, kur qellimi i tyre ishte i perbashket. Bonapartit i interesonte dobesimi i Perandorise Osmane, pasi donte te pushtonte Egjiptin, ndersa Ali Pasha donte te fuqizonte akoma me shume pashallekun dhe te shkeputej nga
Ali Pashe Tepelena pranoi te zbatohet ne shtetin e tij legjislacioni freng i barazimit, ku myslimanet te kishin te drejta te barinesabarta me te krishteret. Franca dergoi tek Ali Pasha specialiste per organizimin e shtetit dhe te ushtrise, e cila u zgjerua ne kohe lufte deri ne pesedhjetemije ushtare. Napoleoni ne Janine ngriti fonderi per derdhje topash te cdo kalibri, arme te ndryshme, si dhe punishte per prodhim baruti. Franca e pajisi Aliun me anije lufte, organizoi mjetet e komunikacionit dhe rendin me organizatore te tij. Ne pashallekun e Janines kudo u vendos qetesia.
Zbulohet gjihashtu dhe nje leterkembim i perandorit te Frances, Napoleon Bonaparti, me Ali Pashe Tepelenen. Leter e rralle qe gjeniu ushtarak ia ka derguar strategut shqiptar, te cilin Papa i Romes e krahasonte me Skenderbeun. Madje Hygoi "Aliun e Janines dhe Napoleonin e Frances", i shikonte "bri njeri-tjetrit si tigri me luanin".
Letra eshte pergjigjja qe Bonaparti i ka derguar Ali Pashe Tepelenes. "E mora letren qe me kishte nisur sekretari juaj", shkruan Bonaparti me 9 korrik te vitit 1807. Nje leter me pak radhe, por ne te cilen flitet per miqesine mes dy burrave te shtetit. Ne kete leter, Bonaparti e siguron udheheqesin shqiptar per mbeshtetjen e tij. Ai, madje, thote se do te urdheroje gjeneralet franceze per t'ju bindur Ali Pashe Tepelenes. Kjo leter eshte shkruar 10 vjet, pasi ky e braktisi aleancen me francezet, pas fuqizimit te frontit ruso-turk, kur keta u bashkuan me anglezet, kundra Bonapartit.
Por serish, Ali Pasha ka arritur te fitoje miqesine me nje prej pushtuesve me te medhenj te botes. Per diplomacine e tij, kane shkruar edhe studiues britanike. "Diplomacia e Ali Pashes trajtohet si nje rryme me vete ne mesimin e diplomacise", citon Sabri Godo, librin e studiuesit anglez Begel "Ali Pasha dhe Britania e madhe". Ky liber u rekomandohej si tekst shkollave te mesme te Anglise.
