NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL
TEMA:
NË JETËN E PËRDITSHME KEMI TË BËJMË ME SITUATA STRESUESE NË KËTO RASTE: Gëzime shumë të mëdha në jetën tonë Në rastet e fatkeqësive familjare Probleme të ndryshme në punë veçanërisht në marrëdhëniet me shefat tanë Gjendje financiare jo e mirë në familje Probleme me anëtarë lexome shume...
të familjes Shkeljet e ligjit Kalimet nga një fazë e jetës në tjetrën si psh dalja në pension Lajmet e këqia që jepen në media Stresi është i pashmangshëm në jetë, por ajo të cilën ne mund të bëjmë është të përpiqemi ta manaxhojmë atë. Manaxhimi i stresit është një dosmosdoshmëri, në mënyrë që të mos kemi efekte negative në shëndetin tonë dhe në jetën tonë. Shkalla e stresit është e matshme dhe për këtë qëllim ekzistojnë edhe faqe interneti ku mund të plotësosh testet përkatëse dhe nëpërmjet email-it mund të marrësh informacion për shkallën stresuese në të cilën mund të ndodhesh. Termi stres mbetet një term relative dhe një situatë e cila është stresuese për dikë, nuk është e tillë për të tjerët psh një situatë konflikti në punë për dikë mund të jetë stresuese, por nuk është e tillë për ditë tjetër për të cilin konflikti në punë ka domethënien se gjërat po ndryshojnë. Një stresor është një stimulues ose një ngjarje që provokon një tension (përgjigje tensionuese) mbi organizëm
II-EFEKTET E STRESIT INDIVIDUAL NË ORGANIZATË
Nëse do të diskutonim për stresin dhe në diskutim do të ishim të pastresuar atëherë do të arrinim që efektet e stresit ti klasifikonim në dy grupime të mëdha: efekte pozitive dhe efekte negative të stresit. EFEKTET POZITIVE TË STRESIT NË PUNË
Shkalla e përqendrimit të njerëzve në punë. Njerëzit do të jenë më shumë të përqëndruar në punën e tyre, por kjo deri në masën e stresit ku nuk ka filluar akoma të bëhet shqetësues për individin. Përkushtim më i madh. Jo vetëm njerëzit do të jenë më të përqëndruar tek puna, por edhe përkushtimi i tyre do të jetë më i madh. Rezultat finanziar më i mirë i kompanisë. Si rezultat i një përqendrimi dhe përkushtimi më të madh të njerëzve në organizatë do të ndikonte pozitivisht në rezultatin financiar të saj. Efektet negative
NDIKON NEGATIVISHT NË SHËNDETIN TUAJ
Efektet negative të stresit shfaqen në formën e frikës, mllefit, rritje të adrenalinës, rritje të tensionit në gjak etj. Të gjitha këto efekte negative shkaktojnë probleme ose dhimbje koke, dhimbje stomaku, infrakt, pagjumësi etj. Stresi shkakton në këtë mënyrë dëmtim të shëndetit të individit. UL RENDIMENTIN TUAJ NË PUNË
Stresi deri në një masë të caktuar ndikon pozitivisht në përkushtimin më të madh ndaj punës, por vjen një moment kur efektet e tij janë vetëm negative. Në këtë mënyre stresi kthehet jo vetëm në element problematik për individin, por pasojat e tij mbi produktivitetin individual janë shumë të mëdha. Rreth 53 % e punëtorëve në USA mendojnë se puna është burimi i stresit të tyre.
SHKALLA E BESNIKËRISË SË PUNËTORËVE NDAJ KOMPANISË LËKUNDET
Në organizatë individët e përkushtuar ndaj punës e identifikojnë veten e tyre me organizatën. Në situata kur niveli i stresit është shumë i madh këta individë fillojne ta shikojnë veten gjithnjë e më shumë të shkëputur nga organizata. Atyre fillojnë tju interesojnë në momente të tilla vetëm interesat e tyre individuale dhe ti shohin këto interesa të shkëputura nga organizata.
SABOTIME TË QËLLIMEVE TË ORGANIZATËS
Në rastet kur burimi i stresit është organizata dhe kur shkalla e stresit është shumë e madhe individët mund të jenë inisiatorët e sabotimeve të qëllimeve të cilat organizata synon të arrijë. Konflikti i krijuar midis gjendjes stresuese të individëve dhe burimit të stresit, kërkon zgjidhje të menjëhershme, pasi në të kundër realizimi i synimeve që organizata ka vendosur për të, nuk do të realizohen ose të vonohen në kohë.
REZULTAT FINANCIAR I KEQ I KOMPANISË
Efekti negativ i individëve të stresuar në organizatë lexohet në rezulatin e keq të kompanisë. Sa më shumë individë të stresuar në organizatë, aq më pak njerëz të përkushtuar, produktivitet më i ulët, më shumë aksidente në punë, më shumë shpenzime nga organizatat dhe rezultat financiar i keq. Shpenzimet për kujdesin mjekësor, koha e humbur nga puna dhe aksidentet në punë në USA zënë mbi 150 milion $ në vit.
III- SI TË MANAXHOJMË STRESIN
Në jetën moderne në të cilën përpiqemi të update është gjithnjë më shumë duke u rritur kërkesa për njohuri dhe aftësi për të manaxhuar stresin. Manaxhimi i stresit ka të bëjë me mbajtjen nën kontroll të shkallës së stresimit në të cilën ndodhemi si dhe me influencimin drejt zvogëlimit të tij. 1-Kujdesuni për fëmijët. Vëmendja dhe kujdesi fillimisht duhet treguar ndaj fëmijëve të cilët janë dhe më të ndjeshëm. Rekomandohet fuqishëm që lajmet të shihen së bashku, ku na del detyra e shmangies së fëmijëve nga lajmet e këqija. Njëkohësisht rekomadohet që fëmijët të mbahen larg emisioneve ose filmave të cilat përmbajnë mesazhe të fuqishëm dhune dhe terrori.
STRESI DHE EFEKTET E TIJ MBI INDIVIDËT I-RËNDËSIA E NJOHJES SË STRESIT Stresi është term që i referohet shumës së situatave fizike, mendore dhe tensioneve emocioneve mbi një person. Stres vjen nga fjala “stress” dhe përkthehet në gjuhën tonë tension. Sipas ekspertëve të shëndetit publik në USA rreth 90 % e sëmundjeve vijnë me burim stresin. Shembuj të stresit në jetën e përditshme mund të përmendim: një kritikë nga miqtë tanë, marrja e një lajmi të keq të cilët ndikojnë tek ne duke dhënë efekte si skuqe të fytyrës, shtërngim të duarve, frymëmarrje më e shpeshtuar e zemrës tek ne etj. Si rezultat i një situate stresuese në të cilën ne ndodhemi tek ne shfaqet një tendecë agresiviteti.
2-Aktiviteti i rregullt fizik. Rekomandohen qendrat e relaksimit në të cilat zhvillohen ushtrime për rregullimin e frymëmarrjes, ushtrime për qetësimin e muskujve, joga, masazhe për trupin etj
3-Të dëgjosh muzikë. Muzika është një mënyrë të cilën individët mund ta përdorim për tu qetësuar dhe për të manaxhuar stresin e tyre.
4-Shmagni ambiente dhe njerëz të padëshiruar. Në ditën tuaj të punës përpiquni të shmangni njerëzit dhe ambiente në të cilat mendoni se doza e stresit është e lartë. Përpiquni të frekuentoni lokale të qetë dhe ku nuk frekuentohet nga njerëz të cilët janë burimi i stresit në jetën e përditshme.
5-Manaxhoni kohën tuaj. Duke qënë korrekt dhe të perpiktë nëpërmjet manaxhimit të kohës suaj asnjë herë nuk do tju duhet të vraponi dhe të stresoheni pasi nuk do të jeni të përpiktë në orare. Një manaxhim cilësor i kohës do të shmangte stresin.
6- Apliko një stil jete. Njerëzit duhet të përpiqen në jetën e tyre të zgjedhin atë stil jete i cili është më i përshtatshmi për ta. Sekreti qëndron në vendosmërin tonë për ti qëndruar këtij stili jete. Do të ishte e këshillueshme që në zgjedhjen e tij, të lihej një kohe e nevojshme për tu qetësuar.
7-Mos abuzoni me shëndetin. Përpiquni të manaxhoni veten në përdorimin e pijeve alkolike, duhanit etj. Nuk rekomandohet përdorimi i tepruar i tyre, pasi ato dëmtojnë shëndetin tuaj dhe ndikon negativisht në imazhin tuaj në ambjetet e punës, në shoqëri etj.
8-Mendoni pozitivisht. Në jetën tuaj përpiquni të mendoni pozitivisht. Përpiquni ti thoni “ndal” mendimeve negative.
9-Zgjidhni njerëzit. Në jetën tuaj përpiquni të mbani afër njerëz të mirë. Njerëzit e këqij jo vetëm do të krijojnë probleme, por do të jenë burim stresi, intrigash, thashethemesh dhe në çdo moment ekziston probabiliteti që ju të jeni një njeri i stresuar.
10-Respektoni pasionin tuaj për TV, Revista..etj. Eshtë e rëndësishme të respektoni dëshirën tuaj për të ndjekur emisionet e dëshiruara në televizon psh një ndeshje futbolli, emisione me humor…etj. Një gjë e tillë do të ndikonte pozitivisht në humorin tuaj. Të njëjtin efekt do të jepte dhe shfletimi i revistave ose gazetave të cilat jo vetëm ju japin information, por ku dhe cilësia e tij ndikon në të menduarin pozitiv të njerëzve.
11-Zgjidhni veshjen tuaj. Rekomandohet që një ditë përpara në darkë të përgatisni veshjen tuaj për të nesërmen. Në këtë mënyrë nuk vonoheni të nesërmen në mëngjes, por dhe realizoni një zgjedhje më cilësore për veshjen tuaj. Kujdesi për veshjen do të bëjë që ju të ndjeheni më mirë dhe kjo jep efekte pozitive.
12- Bëni atë që ju pëlqen. Përpiquni që në zgjedhjen e punëve tuaja të keni të bëni me punë të cilat ju japin kënaqësi. Në këtë mënyrë do të mundi të mbani nën kontroll stresin dhe puna do të përbëjë për ju një ambjent që do tju jap kënaqësi. Efektet pozitive do të shfaqen jo vetëm mbi individët, por edhe në rendimentin e tij ndaj organizatës.
13-Vizitë mjekësore në mënyrë të rregullt. Në jetën e përditshme ndodh që në mënyrë të herëpashershme ne çojmë makinën për kontroll tek mekaniku. Nuk do të ishte aspak keq që të njëjtin kujdes të tregonim edhe për shëndetin tonë. Një kontroll një herë në gjashtë muaj ose në vit për kolesterolin, tensionin…etj do të ndihmonte në një trup më të shëndetshëm dhe të mos ndodhemi përball të papriturave aspak të pakëndshme ku ndikimi i parë është nje stres i pakontrollueshëm.
14- Manaxhoni mllefin. Në jo pak raste ndohemi përballë një alternative të tillë. Mllefi është një emocion i fortë dhe në jo pak raste na con në rezultate destruktive. Ai mund të shfaqet në format e fjalosjeve me individë të ndryshëm, dhunë ndaj të tjerëve …etj. Rekomandohet manaxhim i dyanshëm: edhe si shkaktar të tij ndaj të tjerëve, edhe si individ me mllef shkaktuar nga të tjerët.
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL
Tweet Follow @DIONISXHANI
Pages
- Home
- ADMINISTRIM
- ANALIZE VEPRASH
- DETYRA ANGLISHT
- APLIKIM KOMPJUTERIK
- AUDITIM BANKAR
- TE DREJTAT E NJERIUT
- BAZAT E FINANCES
- CIKLI I ULET
- DIDAKTIKE
- DOKTORATURE
- DREJTESI
- E DREJTA PRONES
- E DREJTA KUSHTETUESE
- E DREJTA NDERKOMBETARE
- E DREJTA MJEDISIT
- EDUKIM
- EKONOMI
- ESE ANGLISHT
- HYRJE NE PSIKOLLOGJI
- MENAXHIMI I BURIMEVE NJEREZORE
- MARDHENIE ME PUBLIKUN
- MARDHENIE NDERKOMBETARE
- MASTER PROFESIONAL
- MASTER SHKENCOR
- MENAXHIM BIZNESI
- MENAXHIM FINANCIAR
- MENAXHIM KLASE
- MENAXHIM NDERTIMI
- MENAXHIM TURIZEM
- MESIMDHENIE
- MIKROEKONOMI
- POLITIKAT NE BE
- POLITIKAT E SIGURISE NDERKOMBETARE
- PSIKOLOGJI
- PSIKOLOGJI SHKOLLE
- PSIKOLOGJI SOCIOLOGJI
- PSIKOLOGJI ZHVILLIMI
- PSIKOTERAPI
- REPORTAZH
- SHKENCA EDUKIMI
- SHKENCA JURIDIKE
- SHKENCA POLITIKE
- SHKRIM AKADEMIK
- SINTAKS
- SOCIOLOGJI
- SOCIOLOGJI EDUKIMI
- TEMA DIPLOME
- TEORI MARDHENIE NDERKOMBETARE
- TURIZEM ARKEOLOGJIK
- Llotaria Amerikane Durres
- Agjensi Imobiliare Durres
- Whatsap
Popular
-
HYRJE Arsimi dhe edukimi është procesi më i rëndësishëm i shoqërisë tonë. Shqetësimi për individ...
-
Studim Rasti Në shkollat tona ndeshemi cdo ditë e më tepër me raste të fëmijëve që janë me probleme te ndryshme ,qe shihen si femije me...
-
Hapja e Programit Word Shkariko Ketu per detyren e rregullt ne PDF Hapja e programit Word mund të bëhet në disa mënyra, mirëpo ne do ti t...
-
TEMA:STUDIM RASTI I NJE FEMIJE ME NEVOJA TE VECANTA. Pershkrimi fizik (A. Sh ) Eshte nje djale me gjatesi njesoj si gjithe femij...
-
Tema:Njeriu në epokën e teknologjisë informative: Hyrje: Shkencëtarët dhe teknologët kishin një ëndërr; të ndërtojnë një robot që ësh...
-
Tema e parë, leksioni i dytë 1. Filozofia arsimore në mesjetë Idetë dhe konceptet arsimore në Mesjetë i gjejmë në mendimet e njerëzve...
-
Origjina 1. Numrat arabe e kane origjinën në Indi të paktën 1.700 vjet më parë. Ata ishin shpikur nga matematikanet hindu, duke evol...
-
T EMA : LIDHJA E KIMISE ME LENDET E TJER A Permbajta e projektit njohja mbi kimine Kimia është shkenca ose me saktë ajo e degë ...
-
▼ KLIKO ▼ SHKARIKO ▼ PDF ▼ WORD ▼ FAKULTETI I EDUKIMIT DEGA: PSIKOLOGJI-SOCIOLOGJI (MASTER SHKENCOR) LENDA: KESHILLIM I NXENESIT TEMA: ST...
-
Tema : Ndikimi I Revolucionit Industrial ne vendet e Evropes NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL Revolucioni Industrial ishte tranzicioni drej...