Aeroplani është një mjet transportues ajror. Aeroplani ose avioni është një makinë më e rëndë se ajri ku lëvizja e krahëve në krahasim me makinën nuk përdoret për të krijuar ngritje. Të gjithë aeroplanët përveç gliders marrin fuqinë prej motorit. Aeroplanët përfshijnë një numër të madh të makinave prej trajnerëve të vegjël dhe aeroplanëve argëtues e deri te transportues
e udhëtarëve dhe aeroplanët ushtarak të mallrave. Dy domosdoshmëri për të gjithë
Një aeroplan në fluturim
aeroplanët janë qarkullimi i ajrit mbi krahë për ngritjen e aeroplanit, dhe një zonë për ulje. Shumica e aeroplanëve iu duhet një aeroport me infrastrukturën e nevojshme për të bërë mirëmbajtjen, mbushjen me karburant dhe për ngarkimin dhe shkarkimin e ekuipazhit, mallrave, dhe/ose pasagjerëve. Shumica e avionëve ulet dhe ngritën në tokë, disa e bëjnë këtë në borë apo ujëra të qetë. Aeroplani është metoda më e shpejtë e transportit. Avionët reaktiv komercial mund të arrijnë shpejtësi prej 875 km/h. Ata ushtarak arrijnë shpejtësi supersonike. Kamioni
Kamioni është mjetë transportues i mallërave por edhe i pesonave që zakonisht janë në shërbime të ndryshme e që kanë me vete paisje të ndryshme si p.sh.: Ushtarët, policët apo punonjës të drejtimeve
të ndryshme. Në fjalorin e gjuhës shqipe Kamioni është automobil i madh me karroceri të hapur, që shërben për të mbarrur sende të rënda, mallra ose forca ushtarake Automobili Vetura me avull e Ransom E. Olds Triumph GT6
Automobili apo vetura është një mjet transportues rrugor. Në vitin 1890 Ransom E. Olds konstruktoi automobilin e tij me avull. Automobili i parë u konstruktua nga Charles Duryea dhe Frank Duryea, ky ishte automobili i parë me benzinë në Amerikë, i cili publikisht është paraqitur më 21 Shtator të vitit 1893 në Springfield, Majami të ShBA-ës. Në ditët e sotme veturat janë shumë më të sofistikuara dhe me më shumë elemente shtesë, që i bëjnë këto më komforte dhe më të përdorshme.