Shqiperia 100 vjet 1912 - 2012
Shqipëria në vitet 1912-1925
Shteti shqiptar u krijua në 28 Nëntor 1912, pas vendimit të Kongresit të Vlorës për të shpallur pavarësinë e vendit nga Perandoria Osmane. Kjo periudhe është periudha parakomuniste, ku Shqipëria SHIKO ME SHUME...
po mundohej të zhvillohej si shtet. Qeveria e Vlorës dhe Princ VidiKongresi i Vlorës vuri në krye të vendit Ismail Qemalin i cili me shpejtësi krijoi qeverinë e re. Detyrat që shtroheshin para qeverisë ishin shumë imediate : vendi rrezikohej të copëtohej, varfëria ishte e skajshme dhe për më tepër disa pronare të mëdhenj po i bënin rezistencë qeverisë së re. Prova më e vështire për qeverinë ishte Konferenca e Ambasadoreve e mbajtur në Londër. Aty Fuqitë të Mëdha vendosen fatin e Shqipërisë. 2/3 e territorit të vendit dhe 1/2 e popullsisë mbeten jashtë kufijve të shtetit shqiptar. Në Shqipërinë e cunguar u vendos një komision administrimi që caktoi si mbret të Shqipërisë Princin Vilhelm Vidin. Princi i ri nuk dinte asgjë për Shqipërinë prandaj u mbështet më shumë tek Esat Pashe Toptani. Ky i fundit e tradhtoi dhe udhëhoqi Kryengritjen e Shqipërisë së Mesme. Në vitin 1914 filloi Lufta I Botërore dhe Princ Vidi u largua nga vendi. Shqipëria u fut në luftërat që zhvilloheshin mes Fuqive të Mëdha.Lufta I BotëroreShqipëria u kthye shpejt në një shesh lufte. Serbet, Malazezet dhe Bullgaret pushtuan veriun. Italianët pushtuan pjesën qendrore. Në jug Greket, Francezet dhe Italianët kishin ndare zonat e tyre. Serbia dhe Mali i Zi kapitulluan dhe në vitin 1916 ishte Austro-Hungaria ajo që kishte shumicën e territoreve shqiptare. Megjithëse e pushtuar nga të gjitha anët Shqipëria u beri balle pushtuesve dhe nuk mbështeti asnjërin bllok pavarësisht lëshimeve që kishin bere. Në vitin 1918 Lufta I Botërore përfundoi. Në Konferencën e Paqes Shqipëria u shpall vend humbës dhe bashkëpunëtor me Bllokun Qendror. Megjithëse lufta kishte përfunduar Shqipëria ende nuk ishte çliruar plotësisht. Nën presionin e Konferencës së Paqes trupat greke dhe ato serbe u tërhoqën nga territoret shqiptare. Por italianët nuk u tërhoqën nga Vlora. Në baze të Marrëveshjes së fshehte të Londrës Italia do të merrte jugun e Shqipërisë dhe protektorat mbi shtetin shqiptar. Por në Kongresin e Lushnjës delegatet shqiptare vendosen ti përzinin italianet nga Vlora. Sulmi u be në Janar të vitit 1920 dhe Vlora u çlirua.Shqipëria mes dy grupeve kundërshtarePeriudha 1920-1924 ishte periudhe paqëndrueshmërie për Shqipërinë. Në vitin 1920 u krijua Partia Popullore, e para parti shqiptare në histori. Kjo parti përfaqësonte rrymën antikonservatore, liberale, përparimtare. Në këtë parti shquheshin disa figura : Fan Noli, Ahmet Zogu, Luigj Gurakuqi, Bajram Curri etj. Por Ahmet Zogu mendoi se Shqipëria nuk ishte ende e gatshme për reforma të tilla, dhe se çështja kombëtare donte një Shqipëri të fortë dhe jo një Shqipëri të dobët dhe të pastabilizuar. Prandaj ai mendoi ta linte çështjen kombëtare për më vonë kur rrethanat të ishin të përshtatshme. Por anëtaret e tjerë të partisë nuk pajtoheshin me këtë mendim prandaj Ahmet Zogu u largua tek partia kundërshtarë Partia Përparimtare që përfaqësonte familjet e pasura të vendit. Nga 1920 deri 1924 u ndërruan shumë qeveri e kryeministra ku Ahmet Zogu shijoi me shumë pushtet. Në Qershor 1924 Fan Noli me mbështeteshit e tij udhëhoqi Revolucionin Demokratik të Qershorit. Noli premtoi se do të bënte Reformën agrare por nuk ia arriti. Vendi u zhyt në anarki totale. Fuqitë të Mëdha nuk e njohën qeverinë e re. Vetëm Bashkimi Sovjetik e njohu dhe për një javë mes dy vendeve pati marrëdhënie diplomatike. Ahmet Zogu ndodhej në Jugosllavi dhe që aty përgatiti planin e rikthimit në pushtet. Nga fundi i vitit 1924 Ahmet Zogu udhëhoqi kunderrevolucionin dhe u rikthye në pushtet. Është e vërtete se Zogu u ndihmua nga jugosllavet por ndihma e tyre ishte shumë e vogël dhe papërfillshme.Mbretëria Shqiptare. Shqipëria në vitet 1925-1939 Në vitin 1928 Ahmet Zogu u shpall nga parlamenti Zog I, Mbret i Shqiptareve, Skënderbeu III. Ai ndryshoi mbiemrin nga Zogolli në Zogu. Nëna e tij Sadije Toptani u shpall Nëna Mbretëreshe, kurse familjaret e tjerë morën titujt Princër dhe Princesha. Mbretëria u shpall mbretëri kushtetuese, parlamentare dhe e trashëgueshme. Në këtë mënyre u formua e para familje mbretërore shqiptare.Parlamenti i dha atij shumë çifligje dhe para por ai i ktheu serish pjesën më të madhe. Ndërkohë gjatë kësaj periudhë u forcuan marrëdhëniet me Italinë, e cila po behej gjithnjë e më e fuqishme në Shqipëri. Për një moment marrëdhëniet mes dy vendeve u tensionuan sa gati arritën në ndërhyrje ushtarake. Vetëm ndërhyrja e Anglisë e shpëtoi Shqipërinë nga një pushtim. Ndërkohë pas përmirësimit të marrëdhënieve Ahmet Zogu filloi të mendoje për një trashëgimtar. Ai ishte i fejuar me vajzën e Shefqet Verlacit por e prishi fejesën. Kjo bëri që Verlaci të bëhej një armik i Zogut. Duke qenë se ishte nën shënjestër të vazhdueshme Zogu i rralloi daljet në publik. Me 26 Prill 1938 Ahmet Zogu u martua me Princeshën Geraldinë e cila u be Mbretëresha e Shqiptareve. Nje vit më vonë çiftit mbretëror iu lindi djali Leka Zogu i cili ishte trashëgimtari i fronit. Tre ditë më vonë më 7 prill 1939 Shqipëria u pushtua nga Italia Fashiste dhe Zogu së bashku me familjen e tij u larguan nga vendi.PërmbledhjeKjo periudhë 1912-1939 karakterizohet nga destabilitet i vendit. Vetëm në periudhën e fundit 1928-1939 Shqipëria është më e qëndrueshme dhe merr një zhvillim më të madh. Personazhet kryesore të kësaj periudhe janë Esat Toptani, Fan Noli dhe në fund Ahmet Zogu. Esat Toptani në fillim paraqitet si mbrojtës i Shqipërisë, më pas si aleat i serbëve. Një politikan oportunist i cili e mendon Shqipërinë si një çiflig të tijin dhe jo si vendin e shqiptarëve. Fan Noli paraqitet si njeriu që lindi demokracinë, pluralizmin dhe që ju dha shpresë fshatarëve të varfër. Ahmet Zogu që paraqitet si një njëri i preokupuar ndaj punës dhe pushtetit si e vetmja mënyrë për të stabilizuar vendin dhe për ta drejtuar nga zhvillimi perëndimor. Kjo është periudha e parë e shtetit shqiptar, ku u provuan disa sisteme : Principata, Republika parlamentare, Republika presidenciale dhe Monarkia. Kjo është një periudhë që prodhoi shumë ngjarje dhe figura të rëndësishme ku Shqipëria po mundohej të dilte në arenën ndërkombëtare si një shtet i zhvilluar dhe perëndimor. Shqipëria në vitet 1939-1945 Shqipëria u sulmua nga Italia ne 7 prill 1939.Ajo u sulmua nga ajri dhe uji. Në tetor të 1940 forcat italiane e përdorën Shqipërinë si një bazë ushtarake për të pushtuar Greqinë, por ata u zmbrapsen shpejt në Shqipëri. Pasi Gjermania naziste mundi Greqinë dhe Jugosllavinë në vitin 1941, krahinat e Kosovës dhe Çamërisë i´u bashkangjitën Shqipërisë, duke krijuar kështu një shtet shqiptar të bashkuar kombësisht. Shteti i ri zgjati deri në nëntor 1944, kur gjermanet që kishin zëvendësuar forcat pushtuese italiane duke ndjekur dorëzimin e Italisë u tërhoqen nga Shqipëria në vitin 1943. Kosova iu ritrupëzua pjesës serbe të Jugosllavisë dhe Çamëria greqisë. Ndërkohë, grupet e ndryshme komuniste që kishin mbirë në Shqipërinë e Zogut nen drejtimin e dy emisarve te partise komuniste jugosllallave, u shkrinë së bashku për të formuar Partinë Komuniste Shqiptare dhe filluan ti luftojnë pushtuesit si një forcë e bashkuar qëndrese. Pas një beteje të suksesshme kundër fashistëve dhe me pas kunder frontit nacionalist dhe antikomunist tëBallit Kombëtar dhe atij pro-Zog te Legalitetit, komunistët morën kontrollin mbi vendin më 28 nëntor 1944. Enver Hoxha, i zgjedhur nga emisaret jugosllave si sekretar i përgjithshëm i partisë komuniste shqiptare kishte udhëhequr luftën përballuese të forcave komuniste. Shqipëria, e cila para luftës kishte qënë në diktaturën vetjake të Mbretit Zog, do të binte nën diktaturën e eger 40 vjecare te Enver Hoxhës. Vendi qe u zyrtarizua Republika Popullore e Shqipërisë në vitin 1946 dhe në vitin 1976 Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë, do te binte ne nje izolim fanatik ku do te pushkatoheshin dhe burgoseshin .Shqiprai u lirua më 20 Nëntor 1944 dhe Forcat politike ishin:Balli Kombëtar, Partia Komuniste dhe Legaliteti. Në tetor te vitit 1942 u krijua Shtabi kryesor i perkohsem i cili ne pranverë te vitit 1943 u quajt Shtabi kryesor i Ushtrise Nacionalçlirimtare te jugosllavise per Kosoven Shqipëria në vitet 1945-1990 Akti i parë i qeverisë së re ishte ajo e një reforme agrare pa kompromis. Tokat e bejlerve dhe agallarëve u ndanë në ngastra më të vogla dhe i'u dhanë atyre fshatarëve që ose nuk kishin tokë, ose që deri në atë kohë kishin shërbyer si sejmenë dhe bujkrobër. Kjo masë theu gjithashtu dhe bazën fuqimore të klasës së bejlerëve. Për më tepër, qeveria shtetëzoi industrinë, bankat dhe gjithë kapitalin tregtar dhe të huaj në vend. Pak kohë mbas reformës agrare filloi kolektivizimi i tokës, proces i cili mbaroi në 1967. Si rezultat, fshatarësia humbi tokën që i'u dha në fund të Luftës së Dytë Botërore. Socializmi nën udhëheqjen e Enver Hoxhës u përhap në zonat e thella malore dhe për pasojë shkaterroi institucionin e vjetër tradicional të kanunit, lidhjet e ngurta fisnore dhe strukturën patriarkale të familjes. Për sigurimin e mjeteve financiare dhe teknologjike, si dhe për financime ushtarake dhe politike, Shqipëria aderoi në kampin komunist me Jugosllavinë (1944-48), BRSS (1948-61) dhe Kinën (1961-78). Ekonomikisht, Shqipëria përfitoi së tepërmi nga këto aleanca. Qindra milionë dollarë u investuan në industrinë e rendë dhe mekanizmin e mjeteve të prodhimit. Me mijëra këshilltare dhe specialistë erdhën në Shqipëri për të mbikqyrur zhvillimin e ekonomisë. Për pasojë, popullsia shqiptare doli nga errësira shumëshekullore dhe për disa kohë mundi të gëzonte një standard relativisht të lartë jetese. Politikisht, Hoxha u zhgenjye me aleatët e tij komunistë dhe u nda me secilin prej tyre, duke i akuzuar për tradhti ideologjike ndaj kauzës së proletariatit dhe paqësim me Perëndimin kapitalist. E izoluar nga Perëndimi dhe Lindja së bashku, Shqipëria adoptoi kursin e ndërtimit të socializmit "me forcat e veta" duke u pozicionuar si vendi i vetëm stalinist në gjithë bllokun komunist. SHIKO ME SHUME... Programi Enverist për modernizmin dhe transformimin e Shqipërisë nga një vend i prapambetur në një shoqëri industriale të përparuar ishte në një farë mënyre një sukses i jashtëzakonshëm dhe me të vërtete brenda katër dekadash Shqipëria përparoi shumë në zhvillimin e bujqësisë, industrisë, arsimit, arteve dhe kulturës. Një arritje e veçantë ishte tharja e zonave moçalore bregdetare dhe kthimi i tyre nga zona malarike në toka bujqësore dhe industriale. Gjithashtu simbolik ishte edhe zyrtarizimi i dialektit toskë të shqipes dhe më pas Kongresi i Drejtshkrimit. Sidoqoftë shtypja politike i errësoi këto arritje kombëtare. Në kundërshtim me nenet e Kushtetutës qeverisja e Hoxhës u karakterizua nga persekutimi policor i Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit, i njohur thjesht si Sigurimi. Për eliminimin e pakënaqësisë, qeveria përdori shpesh (por jo përheëe) përsekutimin e udhëheqjes në rradhët e Partisë dhe në mënyre më pak të ndjeshme atë të popullsisë në përgjithësi. Ata që kritikonin Partinë dhe drejtuesit e shtetit në veprat e tyre, qoftë kulturore, editoriale, ose thjesht propagandistike përjashtoheshin nga puna, burgoseshin në kampe të punës së detyrueshme ose thjesht ekzekutoheshin. Udhëtimi jashtë shtetit ishte i ndaluar për të gjithë përveç atyreve që shkonin me punë ose sponsorizim shtetëror. Në 1967 praktikimi fetar u ndalua pasi udhëheqja e shikonte fenë si një institucion feudal mesjetar që pengonte bashkimin dhe përparimin kombëtar. Vendet e kultit u mbyllen dhe në shume raste ose u shkatërruan ose u kthyen në shtëpi për veprimtari rinore. Shpëtuan vetëm ato që përbënin pasuri kulturore si Xhamia e Ethem Beut në qëndër të Tiranës. Mbas vdekjes së Enver Hoxhës më 1985, zëvendësuesi i tij, Ramiz Alia, u përpoq ta ruante strukturën e sistemit ekzistues, por në të njëjtën kohë tentoi të implementonte reforma, në mënyrë që të revitalizonte ekonominë që në atë kohë po bënte në vend numero. Si rezultat ai lejoi investime nga firma të huaja në Shqipëri dhe shtoi marrëdhëniet diplomatike me vendet Perëndimore. Sidoqoftë me rënien e komunizmit në Evropën Lindore në vitin 1989, shumë segmente të shoqërise shqiptare filluan nja aktivizim politik më të vendosur dhe filluan agjitimin kundër qeverisë. Grupet më aktive ishin ato më të zhgënjyerat intelektualët dhe rinia studentore. Në përgjigje të kërkesave të tyre Ramiz Alia u dha shqiptarëve (Minoritetit) të drejtën për udhëtim jashëte shtetit, zbuti fuqitë ekzekutive të Sigurimit, adoptoi disa masa të ekonomisë së lirë. Në dhjetor të 1990 Alia legalizoi krijimin e partive politike, kjo sinjalizoi fundin e monopolit komunist mbi ekzekutivin. Shqipëria në vitet 1990-2012 Pasiguria politike, ekonomike dhe shoqërore solli rënien e shumë qeverive midis 1990 dhe 1992. Në mars të vitit 1992 fitorja vendimtare e Partisë Demokratike solli në fuqi Sali Berishën, presidentin e parë të zgjedhur në një skenë demokratike dhe elektorale qysh prej Fan Nolit. Përparimi shqiptar drejt reformës demokratike mundësoi pjesemarrjen shqiptare në Konferencën për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë, e cila solli fundin e izolimit makabër shqiptar. Përjekjet për krijimin e një ekonomie të lirë sollën kriza të vazhdueshme, por gjithashtu mundësuan sjelljen e ndihmave humanitare në Shqipëri nga komuniteti ndërkombëtar. Në këtë menyrë, Shqipëria filloi integrimin e politikës dhe institucioneve të saj me Perëndimin, pjesë e të cilit shqiptarët e kanë konsideruar përherë veten. Dështimi i shumë firmave piramidale investimi shkaktuan rënien e ekonomisë dhe më vonë të qeverisë në fillim të vitit 1997. Rreth një e treta e popullisë e gjetën vetën të varfër sa hap e mbyll sytë. Dhuna u shtua dhe turma popullore rrëmbyen armë, banda kriminale kontrollonin zona të tëra të vendit. Në përgjigje të kësaj, OKB dërgoi trupa paqëruajtëse në mars të atij viti. Partia socialiste fitoi zgjedhjet parlamentare në qershor 1997 dhe sekretari i Partisë Rexhep Mejdani u zgjodh President i ri i Shqipërisë. Në 1999 vendi mirëpriti rreth 450,000 shqiptarë të Kosovës që i largoeshin dhunës serbe në Kosovë. Prej vitit 2009, Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe aplikante për kanditete për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Shqipëria është dëshmuar faktor i rëndësishëm në ruajtjen e qëndrueshmërisë rajonale, duke mbështetur pavarësinë e Kosovës dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve politike në Ballkan. Intervali I ngjarjeve me te rendesishme gjate 1912-2012 1912 - Me ndihmën e Austro-Hungarisë, Shqipëria shpallet vend i pavarur. Fuqitë e Mëdha garantuan në teori pavarësinë dhe paanësinë e Shqipërisë në rang ndërkombëtar Paanësia - Krijimi i një shteti të paanshëm të ngjashëm me Zvicrën ishte një teori që qarkulloi me bollëk gjatë së gjithë kësaj kohe, por mbeti vetëm një ëndërr e një grupi margjinal shqiptarësh 1920 - Shqipëria fillon eksperimentin për ndërtimin e një vendi demokratik shumëpartiak me zgjedhje. Grave u jepet e drejta e votës shumë më herët se sa shumica e Europës 1924 - Ëndrra demokratike merr fund, si pasojë e vrasjeve të shumta politike që sollën një kryengritje dhe një kundërkryengritje. Më 1925 filloi një diktaturë e udhëhequr nga Ahmet Zogu 1939 - Shqipëria pushtohet nga Italia fashiste, e cila sjell në vend zhvillim të gjithanshëm kulturor dhe ekonomik, si dhe i zgjeron kufijtë e vendit në Kosovë e troje të tjera shqiptare 1945 - Komunistët marrin pushtetin me kombinimin e armëve jugosllave e britanike dhe vendosin një regjim terrori që zgjati për 45 vjet. Shqipëria përjeton aleanca të lëvizshme ndërkombëtare 1948 - Shqipëria ndahet nga Jugosllavia dhe eliminon fizikisht njerëzit e saj apo ata të dyshuar si mbështetës së saj. 12 anëtarë të Komitetit Qendror dhe 32 deputetë ekzekutohen 1962 - Ndarja me Bashkimin Sovjetik u parapri nga një tentativë e pafaktuar e Moskës për të rrëzuar Enver Hoxhën dhe Mehmet Shehun nga pushteti dhe përfundoi me masakrimin e një pjese të byrosë politike 1985- Vdekja e Enver Hoxhes 1992- Zgjedhjet e para Pluraliste shqiptare 1997- Hapja e depove te armeve, viti fmaekeq I shqiperis pse komunizmit 2009- Hyrja e shqiperis ne NATO
SHIKO ME SHUME...
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL po mundohej të zhvillohej si shtet. Qeveria e Vlorës dhe Princ VidiKongresi i Vlorës vuri në krye të vendit Ismail Qemalin i cili me shpejtësi krijoi qeverinë e re. Detyrat që shtroheshin para qeverisë ishin shumë imediate : vendi rrezikohej të copëtohej, varfëria ishte e skajshme dhe për më tepër disa pronare të mëdhenj po i bënin rezistencë qeverisë së re. Prova më e vështire për qeverinë ishte Konferenca e Ambasadoreve e mbajtur në Londër. Aty Fuqitë të Mëdha vendosen fatin e Shqipërisë. 2/3 e territorit të vendit dhe 1/2 e popullsisë mbeten jashtë kufijve të shtetit shqiptar. Në Shqipërinë e cunguar u vendos një komision administrimi që caktoi si mbret të Shqipërisë Princin Vilhelm Vidin. Princi i ri nuk dinte asgjë për Shqipërinë prandaj u mbështet më shumë tek Esat Pashe Toptani. Ky i fundit e tradhtoi dhe udhëhoqi Kryengritjen e Shqipërisë së Mesme. Në vitin 1914 filloi Lufta I Botërore dhe Princ Vidi u largua nga vendi. Shqipëria u fut në luftërat që zhvilloheshin mes Fuqive të Mëdha.Lufta I BotëroreShqipëria u kthye shpejt në një shesh lufte. Serbet, Malazezet dhe Bullgaret pushtuan veriun. Italianët pushtuan pjesën qendrore. Në jug Greket, Francezet dhe Italianët kishin ndare zonat e tyre. Serbia dhe Mali i Zi kapitulluan dhe në vitin 1916 ishte Austro-Hungaria ajo që kishte shumicën e territoreve shqiptare. Megjithëse e pushtuar nga të gjitha anët Shqipëria u beri balle pushtuesve dhe nuk mbështeti asnjërin bllok pavarësisht lëshimeve që kishin bere. Në vitin 1918 Lufta I Botërore përfundoi. Në Konferencën e Paqes Shqipëria u shpall vend humbës dhe bashkëpunëtor me Bllokun Qendror. Megjithëse lufta kishte përfunduar Shqipëria ende nuk ishte çliruar plotësisht. Nën presionin e Konferencës së Paqes trupat greke dhe ato serbe u tërhoqën nga territoret shqiptare. Por italianët nuk u tërhoqën nga Vlora. Në baze të Marrëveshjes së fshehte të Londrës Italia do të merrte jugun e Shqipërisë dhe protektorat mbi shtetin shqiptar. Por në Kongresin e Lushnjës delegatet shqiptare vendosen ti përzinin italianet nga Vlora. Sulmi u be në Janar të vitit 1920 dhe Vlora u çlirua.Shqipëria mes dy grupeve kundërshtarePeriudha 1920-1924 ishte periudhe paqëndrueshmërie për Shqipërinë. Në vitin 1920 u krijua Partia Popullore, e para parti shqiptare në histori. Kjo parti përfaqësonte rrymën antikonservatore, liberale, përparimtare. Në këtë parti shquheshin disa figura : Fan Noli, Ahmet Zogu, Luigj Gurakuqi, Bajram Curri etj. Por Ahmet Zogu mendoi se Shqipëria nuk ishte ende e gatshme për reforma të tilla, dhe se çështja kombëtare donte një Shqipëri të fortë dhe jo një Shqipëri të dobët dhe të pastabilizuar. Prandaj ai mendoi ta linte çështjen kombëtare për më vonë kur rrethanat të ishin të përshtatshme. Por anëtaret e tjerë të partisë nuk pajtoheshin me këtë mendim prandaj Ahmet Zogu u largua tek partia kundërshtarë Partia Përparimtare që përfaqësonte familjet e pasura të vendit. Nga 1920 deri 1924 u ndërruan shumë qeveri e kryeministra ku Ahmet Zogu shijoi me shumë pushtet. Në Qershor 1924 Fan Noli me mbështeteshit e tij udhëhoqi Revolucionin Demokratik të Qershorit. Noli premtoi se do të bënte Reformën agrare por nuk ia arriti. Vendi u zhyt në anarki totale. Fuqitë të Mëdha nuk e njohën qeverinë e re. Vetëm Bashkimi Sovjetik e njohu dhe për një javë mes dy vendeve pati marrëdhënie diplomatike. Ahmet Zogu ndodhej në Jugosllavi dhe që aty përgatiti planin e rikthimit në pushtet. Nga fundi i vitit 1924 Ahmet Zogu udhëhoqi kunderrevolucionin dhe u rikthye në pushtet. Është e vërtete se Zogu u ndihmua nga jugosllavet por ndihma e tyre ishte shumë e vogël dhe papërfillshme.Mbretëria Shqiptare. Shqipëria në vitet 1925-1939 Në vitin 1928 Ahmet Zogu u shpall nga parlamenti Zog I, Mbret i Shqiptareve, Skënderbeu III. Ai ndryshoi mbiemrin nga Zogolli në Zogu. Nëna e tij Sadije Toptani u shpall Nëna Mbretëreshe, kurse familjaret e tjerë morën titujt Princër dhe Princesha. Mbretëria u shpall mbretëri kushtetuese, parlamentare dhe e trashëgueshme. Në këtë mënyre u formua e para familje mbretërore shqiptare.Parlamenti i dha atij shumë çifligje dhe para por ai i ktheu serish pjesën më të madhe. Ndërkohë gjatë kësaj periudhë u forcuan marrëdhëniet me Italinë, e cila po behej gjithnjë e më e fuqishme në Shqipëri. Për një moment marrëdhëniet mes dy vendeve u tensionuan sa gati arritën në ndërhyrje ushtarake. Vetëm ndërhyrja e Anglisë e shpëtoi Shqipërinë nga një pushtim. Ndërkohë pas përmirësimit të marrëdhënieve Ahmet Zogu filloi të mendoje për një trashëgimtar. Ai ishte i fejuar me vajzën e Shefqet Verlacit por e prishi fejesën. Kjo bëri që Verlaci të bëhej një armik i Zogut. Duke qenë se ishte nën shënjestër të vazhdueshme Zogu i rralloi daljet në publik. Me 26 Prill 1938 Ahmet Zogu u martua me Princeshën Geraldinë e cila u be Mbretëresha e Shqiptareve. Nje vit më vonë çiftit mbretëror iu lindi djali Leka Zogu i cili ishte trashëgimtari i fronit. Tre ditë më vonë më 7 prill 1939 Shqipëria u pushtua nga Italia Fashiste dhe Zogu së bashku me familjen e tij u larguan nga vendi.PërmbledhjeKjo periudhë 1912-1939 karakterizohet nga destabilitet i vendit. Vetëm në periudhën e fundit 1928-1939 Shqipëria është më e qëndrueshme dhe merr një zhvillim më të madh. Personazhet kryesore të kësaj periudhe janë Esat Toptani, Fan Noli dhe në fund Ahmet Zogu. Esat Toptani në fillim paraqitet si mbrojtës i Shqipërisë, më pas si aleat i serbëve. Një politikan oportunist i cili e mendon Shqipërinë si një çiflig të tijin dhe jo si vendin e shqiptarëve. Fan Noli paraqitet si njeriu që lindi demokracinë, pluralizmin dhe që ju dha shpresë fshatarëve të varfër. Ahmet Zogu që paraqitet si një njëri i preokupuar ndaj punës dhe pushtetit si e vetmja mënyrë për të stabilizuar vendin dhe për ta drejtuar nga zhvillimi perëndimor. Kjo është periudha e parë e shtetit shqiptar, ku u provuan disa sisteme : Principata, Republika parlamentare, Republika presidenciale dhe Monarkia. Kjo është një periudhë që prodhoi shumë ngjarje dhe figura të rëndësishme ku Shqipëria po mundohej të dilte në arenën ndërkombëtare si një shtet i zhvilluar dhe perëndimor. Shqipëria në vitet 1939-1945 Shqipëria u sulmua nga Italia ne 7 prill 1939.Ajo u sulmua nga ajri dhe uji. Në tetor të 1940 forcat italiane e përdorën Shqipërinë si një bazë ushtarake për të pushtuar Greqinë, por ata u zmbrapsen shpejt në Shqipëri. Pasi Gjermania naziste mundi Greqinë dhe Jugosllavinë në vitin 1941, krahinat e Kosovës dhe Çamërisë i´u bashkangjitën Shqipërisë, duke krijuar kështu një shtet shqiptar të bashkuar kombësisht. Shteti i ri zgjati deri në nëntor 1944, kur gjermanet që kishin zëvendësuar forcat pushtuese italiane duke ndjekur dorëzimin e Italisë u tërhoqen nga Shqipëria në vitin 1943. Kosova iu ritrupëzua pjesës serbe të Jugosllavisë dhe Çamëria greqisë. Ndërkohë, grupet e ndryshme komuniste që kishin mbirë në Shqipërinë e Zogut nen drejtimin e dy emisarve te partise komuniste jugosllallave, u shkrinë së bashku për të formuar Partinë Komuniste Shqiptare dhe filluan ti luftojnë pushtuesit si një forcë e bashkuar qëndrese. Pas një beteje të suksesshme kundër fashistëve dhe me pas kunder frontit nacionalist dhe antikomunist tëBallit Kombëtar dhe atij pro-Zog te Legalitetit, komunistët morën kontrollin mbi vendin më 28 nëntor 1944. Enver Hoxha, i zgjedhur nga emisaret jugosllave si sekretar i përgjithshëm i partisë komuniste shqiptare kishte udhëhequr luftën përballuese të forcave komuniste. Shqipëria, e cila para luftës kishte qënë në diktaturën vetjake të Mbretit Zog, do të binte nën diktaturën e eger 40 vjecare te Enver Hoxhës. Vendi qe u zyrtarizua Republika Popullore e Shqipërisë në vitin 1946 dhe në vitin 1976 Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë, do te binte ne nje izolim fanatik ku do te pushkatoheshin dhe burgoseshin .Shqiprai u lirua më 20 Nëntor 1944 dhe Forcat politike ishin:Balli Kombëtar, Partia Komuniste dhe Legaliteti. Në tetor te vitit 1942 u krijua Shtabi kryesor i perkohsem i cili ne pranverë te vitit 1943 u quajt Shtabi kryesor i Ushtrise Nacionalçlirimtare te jugosllavise per Kosoven Shqipëria në vitet 1945-1990 Akti i parë i qeverisë së re ishte ajo e një reforme agrare pa kompromis. Tokat e bejlerve dhe agallarëve u ndanë në ngastra më të vogla dhe i'u dhanë atyre fshatarëve që ose nuk kishin tokë, ose që deri në atë kohë kishin shërbyer si sejmenë dhe bujkrobër. Kjo masë theu gjithashtu dhe bazën fuqimore të klasës së bejlerëve. Për më tepër, qeveria shtetëzoi industrinë, bankat dhe gjithë kapitalin tregtar dhe të huaj në vend. Pak kohë mbas reformës agrare filloi kolektivizimi i tokës, proces i cili mbaroi në 1967. Si rezultat, fshatarësia humbi tokën që i'u dha në fund të Luftës së Dytë Botërore. Socializmi nën udhëheqjen e Enver Hoxhës u përhap në zonat e thella malore dhe për pasojë shkaterroi institucionin e vjetër tradicional të kanunit, lidhjet e ngurta fisnore dhe strukturën patriarkale të familjes. Për sigurimin e mjeteve financiare dhe teknologjike, si dhe për financime ushtarake dhe politike, Shqipëria aderoi në kampin komunist me Jugosllavinë (1944-48), BRSS (1948-61) dhe Kinën (1961-78). Ekonomikisht, Shqipëria përfitoi së tepërmi nga këto aleanca. Qindra milionë dollarë u investuan në industrinë e rendë dhe mekanizmin e mjeteve të prodhimit. Me mijëra këshilltare dhe specialistë erdhën në Shqipëri për të mbikqyrur zhvillimin e ekonomisë. Për pasojë, popullsia shqiptare doli nga errësira shumëshekullore dhe për disa kohë mundi të gëzonte një standard relativisht të lartë jetese. Politikisht, Hoxha u zhgenjye me aleatët e tij komunistë dhe u nda me secilin prej tyre, duke i akuzuar për tradhti ideologjike ndaj kauzës së proletariatit dhe paqësim me Perëndimin kapitalist. E izoluar nga Perëndimi dhe Lindja së bashku, Shqipëria adoptoi kursin e ndërtimit të socializmit "me forcat e veta" duke u pozicionuar si vendi i vetëm stalinist në gjithë bllokun komunist. SHIKO ME SHUME... Programi Enverist për modernizmin dhe transformimin e Shqipërisë nga një vend i prapambetur në një shoqëri industriale të përparuar ishte në një farë mënyre një sukses i jashtëzakonshëm dhe me të vërtete brenda katër dekadash Shqipëria përparoi shumë në zhvillimin e bujqësisë, industrisë, arsimit, arteve dhe kulturës. Një arritje e veçantë ishte tharja e zonave moçalore bregdetare dhe kthimi i tyre nga zona malarike në toka bujqësore dhe industriale. Gjithashtu simbolik ishte edhe zyrtarizimi i dialektit toskë të shqipes dhe më pas Kongresi i Drejtshkrimit. Sidoqoftë shtypja politike i errësoi këto arritje kombëtare. Në kundërshtim me nenet e Kushtetutës qeverisja e Hoxhës u karakterizua nga persekutimi policor i Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit, i njohur thjesht si Sigurimi. Për eliminimin e pakënaqësisë, qeveria përdori shpesh (por jo përheëe) përsekutimin e udhëheqjes në rradhët e Partisë dhe në mënyre më pak të ndjeshme atë të popullsisë në përgjithësi. Ata që kritikonin Partinë dhe drejtuesit e shtetit në veprat e tyre, qoftë kulturore, editoriale, ose thjesht propagandistike përjashtoheshin nga puna, burgoseshin në kampe të punës së detyrueshme ose thjesht ekzekutoheshin. Udhëtimi jashtë shtetit ishte i ndaluar për të gjithë përveç atyreve që shkonin me punë ose sponsorizim shtetëror. Në 1967 praktikimi fetar u ndalua pasi udhëheqja e shikonte fenë si një institucion feudal mesjetar që pengonte bashkimin dhe përparimin kombëtar. Vendet e kultit u mbyllen dhe në shume raste ose u shkatërruan ose u kthyen në shtëpi për veprimtari rinore. Shpëtuan vetëm ato që përbënin pasuri kulturore si Xhamia e Ethem Beut në qëndër të Tiranës. Mbas vdekjes së Enver Hoxhës më 1985, zëvendësuesi i tij, Ramiz Alia, u përpoq ta ruante strukturën e sistemit ekzistues, por në të njëjtën kohë tentoi të implementonte reforma, në mënyrë që të revitalizonte ekonominë që në atë kohë po bënte në vend numero. Si rezultat ai lejoi investime nga firma të huaja në Shqipëri dhe shtoi marrëdhëniet diplomatike me vendet Perëndimore. Sidoqoftë me rënien e komunizmit në Evropën Lindore në vitin 1989, shumë segmente të shoqërise shqiptare filluan nja aktivizim politik më të vendosur dhe filluan agjitimin kundër qeverisë. Grupet më aktive ishin ato më të zhgënjyerat intelektualët dhe rinia studentore. Në përgjigje të kërkesave të tyre Ramiz Alia u dha shqiptarëve (Minoritetit) të drejtën për udhëtim jashëte shtetit, zbuti fuqitë ekzekutive të Sigurimit, adoptoi disa masa të ekonomisë së lirë. Në dhjetor të 1990 Alia legalizoi krijimin e partive politike, kjo sinjalizoi fundin e monopolit komunist mbi ekzekutivin. Shqipëria në vitet 1990-2012 Pasiguria politike, ekonomike dhe shoqërore solli rënien e shumë qeverive midis 1990 dhe 1992. Në mars të vitit 1992 fitorja vendimtare e Partisë Demokratike solli në fuqi Sali Berishën, presidentin e parë të zgjedhur në një skenë demokratike dhe elektorale qysh prej Fan Nolit. Përparimi shqiptar drejt reformës demokratike mundësoi pjesemarrjen shqiptare në Konferencën për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë, e cila solli fundin e izolimit makabër shqiptar. Përjekjet për krijimin e një ekonomie të lirë sollën kriza të vazhdueshme, por gjithashtu mundësuan sjelljen e ndihmave humanitare në Shqipëri nga komuniteti ndërkombëtar. Në këtë menyrë, Shqipëria filloi integrimin e politikës dhe institucioneve të saj me Perëndimin, pjesë e të cilit shqiptarët e kanë konsideruar përherë veten. Dështimi i shumë firmave piramidale investimi shkaktuan rënien e ekonomisë dhe më vonë të qeverisë në fillim të vitit 1997. Rreth një e treta e popullisë e gjetën vetën të varfër sa hap e mbyll sytë. Dhuna u shtua dhe turma popullore rrëmbyen armë, banda kriminale kontrollonin zona të tëra të vendit. Në përgjigje të kësaj, OKB dërgoi trupa paqëruajtëse në mars të atij viti. Partia socialiste fitoi zgjedhjet parlamentare në qershor 1997 dhe sekretari i Partisë Rexhep Mejdani u zgjodh President i ri i Shqipërisë. Në 1999 vendi mirëpriti rreth 450,000 shqiptarë të Kosovës që i largoeshin dhunës serbe në Kosovë. Prej vitit 2009, Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe aplikante për kanditete për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Shqipëria është dëshmuar faktor i rëndësishëm në ruajtjen e qëndrueshmërisë rajonale, duke mbështetur pavarësinë e Kosovës dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve politike në Ballkan. Intervali I ngjarjeve me te rendesishme gjate 1912-2012 1912 - Me ndihmën e Austro-Hungarisë, Shqipëria shpallet vend i pavarur. Fuqitë e Mëdha garantuan në teori pavarësinë dhe paanësinë e Shqipërisë në rang ndërkombëtar Paanësia - Krijimi i një shteti të paanshëm të ngjashëm me Zvicrën ishte një teori që qarkulloi me bollëk gjatë së gjithë kësaj kohe, por mbeti vetëm një ëndërr e një grupi margjinal shqiptarësh 1920 - Shqipëria fillon eksperimentin për ndërtimin e një vendi demokratik shumëpartiak me zgjedhje. Grave u jepet e drejta e votës shumë më herët se sa shumica e Europës 1924 - Ëndrra demokratike merr fund, si pasojë e vrasjeve të shumta politike që sollën një kryengritje dhe një kundërkryengritje. Më 1925 filloi një diktaturë e udhëhequr nga Ahmet Zogu 1939 - Shqipëria pushtohet nga Italia fashiste, e cila sjell në vend zhvillim të gjithanshëm kulturor dhe ekonomik, si dhe i zgjeron kufijtë e vendit në Kosovë e troje të tjera shqiptare 1945 - Komunistët marrin pushtetin me kombinimin e armëve jugosllave e britanike dhe vendosin një regjim terrori që zgjati për 45 vjet. Shqipëria përjeton aleanca të lëvizshme ndërkombëtare 1948 - Shqipëria ndahet nga Jugosllavia dhe eliminon fizikisht njerëzit e saj apo ata të dyshuar si mbështetës së saj. 12 anëtarë të Komitetit Qendror dhe 32 deputetë ekzekutohen 1962 - Ndarja me Bashkimin Sovjetik u parapri nga një tentativë e pafaktuar e Moskës për të rrëzuar Enver Hoxhën dhe Mehmet Shehun nga pushteti dhe përfundoi me masakrimin e një pjese të byrosë politike 1985- Vdekja e Enver Hoxhes 1992- Zgjedhjet e para Pluraliste shqiptare 1997- Hapja e depove te armeve, viti fmaekeq I shqiperis pse komunizmit 2009- Hyrja e shqiperis ne NATO
SHIKO ME SHUME...
Tweet Follow @DIONISXHANI