ROMANTIZMI- TPARET DHE VECORITE E ROMANTIZMIT - LETERSI

NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

 Traktatet teorike të periudhës së Romantizmit, esencialisht janë edhe më afër konceptimeve humaniste për botën, sepse ato afirmojnë individualizmin, antidogmatizmin, aventurën, emocionalitetin, sakrificën dashurinë për natyrën dhe rebelizmin. Praktika e letërsisë romantike ndërtohet mbi synimin e gjallërimit të gjuhës dhe të kulturës popullore, e cila ishte në linjë të njëjtë me formimin e identiteteve kombëtare. LEXO ME SHUME....
I lindur si reaksion ndaj klasicizmit, romantizmi e afirmoi anën emocionale dhe iracionale të letërsisë, për të thyer klishenë dhe sterilitetin e racionalitetit klasicist. Arti romantik e afirmoi artistin si subjekt, e bëri atë që të ndjehej si vizionar dhe të ishte aventurier në kërkim të mitologjive të së shkuarës dhe të vendeve ekzotike. Duke qenë i konstituuar mbi një dinamizëm të lëvizjes nacionale, romantizmi më pak u ndërlidh me të kaluarën e largët antike greke e romake e më shumë me mitologjitë mesjetare. Në rastin e romantizmit gjerman, një prirje drejt evokimit të vlerave të kulturës antike greke ishte evident, por jo dominant. Duke synuar zbulimin e vendeve ekzotike, disa shkrimtarë romantikë bënë edhe udhëtime në Lindje dhe atje gjetën përmbajtjet të reja të veprave të veta. Në këtë kontekst ata u inkuadruan në rrymën e orientalizmit, i cili studimin e Lindjes e përdori për gjetjen e metodave më të mira të kolonizimit dhe të eksploatimit të atyre vendeve dhe për nxitjen e intolerancës etnike, racore dhe fetare. Duke e trajtuar Orientin si të prapambetur dhe popujt e tij si të rënë nga vakti e fenë islame si regresive, disa nga shkrimtarët romantikë krijuan themelet e racizmit dhe të urrejtjes fetare, që do të aktivizohej edhe si një projekt global politik e qytetërimor. Lamartini është njëri nga autorët romantikë, i cili përligji pushtimin e botës muslimane (ose Orientit), për të dëshmuar përparësinë racore dhe fetare të Europës: “ Ky lloj suzereniteti i përcaktuar në këtë mënyrë dhe i konsakruar si një e drejtë europiane, do të përbëjë kryesisht të drejtën për të pushtuar një territor a një tjetër, si edhe bregdetin, me qëllim që atje të themelohen ose qytete të lira, ose koloni europiane, apo porte tregtare… ( Said:220) Me këso vegimesh romantiko-imperiale, u shquan edhe romantikët e tjerë francezë, si Shatobriani, Floberi, Hygoi, Nervali, Gotjeja, Bodleri, etj. Konsolidimi i një botëvështrimi imperial dhe racist nga shkrimtarët romantikë dhe nga veprat e tyre, mbetet njëra nga gjërat e çuditshme të konceptimit romantik, i cili në esencë mbështetej në individualizëm, në zhgënjim dhe në ikje nga realiteti. Si arritën që të mbajnë baraspeshën ndërmjet këtyre prirjeje asociale dhe apolitike dhe në njërën anë dhe angazhimit e propagandimit imperial, në anën tjetër? Eduard Saidi ka bërë një analizë brilante të ideve dhe të mesazheve raciste të këtyre autorëve, duke e piketuar edhe motivimin kristian, si te Shatobriani dhe motivimin racist si te Lamaritni. Lidhur me burimin e kësaj tendence raciste dhe imperiale romantike, Martin Bernali mendon se “ Romanticizmi nuk ishte thjesht një besim në parësinë e emocioneve dhe një mëshim në mosadoptueshmërinë e arsyes. Të grumbulluara rreth tyre qenë ndjesia për pejzazhetveçanërisht të egra, të largëta, e të ftohta,- admirimi për guximtarët, virtuozët dhe njerëzitprimitivë, që jetonin dhe mbruheshin në këto vende. Këto ndjenja kombinoheshin me bindjen se ashtu si peizazhet dhe klima e Europës ishte më e mirë se ajo e kontinenteve tjerë, edhe vetë Europianët ishin më superiorë. Udhëheqësit e kësaj rryme qenë ,Monteskje dhe Ruso, edhe pse rrënjët më të forta i hodhi në Gjermani dhe Britani.”LEXO ME SHUME....
 NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME