

Prilli i thyer është roman i cili prek apo trajton temën e gjakmarrjes. Përshkruhet me hollësi forca dhe ndikimi i kanunit në jetën e malësorëve. Veprimi vendoset në vitet e ‟30-ta dhe ndërtohet në dy linja. Linja e parë flet për një
malësorë, Gjorg Berisha, i cili është i detyruar nga familja dhe të afërmit ta vrasë vrasësin e vëllait të vet nga fisi i Kryekuqes. Krahas tragjizmit theksohet dëshira e njeriut të thjeshtë, si viktimë e kanunit, për ta gëzuar jetën. Shkrimtari depërton thellë në psikologjinë e këtij personazhi. Berisha nuk pajtohet me kanunin dhe nuk gjen forcë ta kundërshtoj e ta dënojë. Linja e dytë është ajo e udhëtimit të çiftit Besian dhe Diana Vorpsi në Malësi në Orosh. Përshkruhet edhe dashuria midis Gjonit dhe Dianës, rrugët e të cilëve kryqëzohen në një pikë, kur Gjorgu shkonte për ta takuar qehajain e gjakut, dhe kur Diana po kalonte muajin e mjaltit në malësi të Veriut nga insistimi i të shoqit,shkrimtarit Besian Vorpsi.
LEXONI ME SHUME....
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL