Bulimia
Bulimia nervosa (apo në shqip: neuroza bulimike) është një çregullim psikologjik i të ngrënit, që karakterizohet me intervale të të ngrënit të pakontrolluar të përcjellur me metoda joadekuate për kontrollim të peshës (të vjellur). Brengosja e tepruar për formën dhe peshën janë poashtu karakteristika të bulimisë.
Faza e kënaqësisë është intervali kur një individ ha sasi shumë më të mëdha të ushqimit se shumica e njerëzve në situate të ngjashme. Të ngrënit me kënaqësi nuk është përgjigje ndaj urisë intenzive. Zakonisht është rezultat i depresionit, stresit apo çështjes së vetbesimit. Gjatë këtij intervali, individi përjeton humbjen e kontrollit. Sidoçoftë ndjenja e humbjes së kontrollit poashtu përcillet edhe me intervale të shkurtëra të qetësisë.e cila shpesh përcillet me neveri ndaj vetes.
Njerëzit me bulimi mund të duken plotësisht normal. Shumica prej tyre kanë peshë normale e disa mund të kenë peshë të shtuar. Femrat me bulimia kanë tendenca të arrijnë lartë. Shpesh është e vështirë të përcaktohet se a vuan një person nga bulimia. Kjo ngjet për shkak se të ngrënit e tepruar dhe vjellja kryhen fshehurazi. Poashtu individët që vuajnë nga bulimia shpesh e mohojnë gjendjen e tyre.. Ata që vuajnë konzumojnë sasi të mëdha të ushqimit. Nganjëherë gjer në 20,000 kalori përnjëherë. Artikujt që i kënaqin janë zakonisht ato të etiketuara si "artikuj qetësues" ëmbëlsirat, me vlerë të lartë kalorike, apo ato të buta si akulloret, keku dhe tortat. Individi mund t'i dorëzohet kënaqësisë kudo prej dy e gjer më disa here në ditë.
Nëse keni një anëtarë të familjes që ka çrregullim të të ngrënit, një mjek apo këshillues mund t'ju ndihmojë në betejë me ç'rregullimin e tyre.
Shkaqet
Gjer më tani nuk njihen shkaktarët e bulimisë. Hulumtuesit besojnë se bulimia fillon me mospëlqim të trupit dhe brengosje ekstreme për madhësinë e trupit dhe peshën. Zakonisht individët që vuajnë kanë vetbesim të ulët, ndjenjë të pafuqisë dhe frikë se do të bëhen të trashë.
Komplikimet mjekësore nga bulimia
Si pasojë e bulimisë, zakonisht vjen deri tek erodimi i zmaltit të dhëmbëve për shkak të ekspozimit të përsëritur ndaj përmbajtjes së acidit të stomakut. Pastaj kaviteti dental dhe ndjeshmëria ndaj ushqimit të ngrohtë apo të ftohtë. Të ënjturit dhe dhimbjet në gjëndrat e pështymës (nga të vjelluarit e përsëritur)
Statistikat
Bulimia më shumë i prek femrat. Rreth 10% të individëve të diagnostifikuar me bulimi janë meshkuj ndërsa 10% të individëve që vuajnë nga bulimia, do të vdesin nga uria, sulmi në zemër, komplikimet tjera mjekësore apo vetvrasja.
Bulimia nervore
Bulimia nervore perfshin episode te te ngrenurit ne menyre te pakontrollueshme dhe me pas menyra te ndryshme te nxjerrjes jashte te ushqimit ( me ane te laksativeve, duke provokuar te vjella).
Kjo patologji e te ushqyerjes eshte pershkruar per here te pare ne 1979 dhe eshte klasifikuar si crregullim psikiatrik ne vitin 1980. Eshte me e shprehur mes studenteve.
Njerezit qe vuajne nga bulimia nervore mund te kene faktore gjenetike apo stil jetese qe i ben te predispozuar te jene mbipeshe. Ashtu si dhe pacientet me anoreksi me te prekur nga kjo patologji jane femrat. Por ndryshe nga njerezit anoreksike, ato qe vuajne nga bulimia jane afer apo pak mbi peshen e tyre normale dhe jane ne pergjithesi me seksualisht aktive . Personat me bulimi nervore mendojne per ushqimin ne menyre te vazhdueshme. Ndryshe nga anoreksiket qe e refuzojne ushqiminin, ai qe eshte me bulimi i drejtohet ushqimit ne situata kritike apo stresi.
Gjithashtu ndryshe nga anoreksiket ato me bulimi e kuptojne qe sjellja e tyre eshte anormale. Jane persona qe ne pergjithesi kane vleresim te ulet per veten, me depresion. Pothuajse 50 % te rasteve me bulimi, vuajne nga depresioni. Gjtiashtu shume paciente me bulimi raportojne per nje femije te veshtire apo qe mund te kene qene seksualisht te abuzuar gjate femijerise.
Pacientet me bulimi, jane impulsive, abuzues me alkolin ose drogen, tentativa vetvrasje apo aktivitet te shtuar seksual. Psikologet e shpjegojne me paaftesine e tyre per te kontrolluar impulset dhe deshirat.
Sjellja tipike e nje pacienti me bulimi nervore
Shumica e pacienteve me bulimi nervore, ka mundesi mos te diagnostikohen kurre. Nje person thuhet se vuan nga bulimia nervore, ne rast se ha ne menyre te pakontrolluar dhe nxjerr jashte me purgative ose te vjella ushqimin te pakten 2 here ne jave per te pakten 3 muaj rresht.Keta paciente bejne nje jete sekrete, duke i fshehur keto lloj tendenca ushqyerje. Ngaqe bulimia eshte kryesisht e evidentuar nga rastet e vetraportimit, mendohet se ka me shume raste me bulimi se sa jane te raportuara.Ciklet e ngrenies se pakontrolluar- dhe nxjerrja jashte e ushqimit, mund te praktikohet perdite, cdo jave apo cdo muaj. Zgjat nga ½ ore deri ne 2 ore. Ne pergjthesi e bejne naten, qe jane me te qete per ta bere dhe me me pak mundesi ti nderprese dikush.Keta paciente konsumojne ne menyre te njehershme ushqime me sasi te larte kalorifike si cokollata, embelsira, pije me gaz dhe me pas behen pishman qe i kane ngrene dhe i nxjerrin menjehere jashte, kryesisht me ante te vjellave apo duke perdorur purgative te fuqishem.Pacientet me bulimi kane tendenca te bejne stervitje shume energjike ne menyre qe te harxhojne aq energji sa sasia e ushqimit qe kane konsumuar.Pacientet bulimike nuk ndihen krenar per sjellje e tyre. Pasi hane shume dhe ne menyre te pakontrollueshme ata ndihen fajtore dhe te depresuar. Me kalimin e kohes ata perjetojne nje vetvleresim shume te ulet dhe depresion te thelle. Ne rast se ata kapen duke e bere kete veprim, ata e mohojne dhe mund te kalojne ne agresivitet duke e nxjerre jashte familjarin qe e ka kapur ne akt. Ata me kalimin e kohes distancohen nga familja dhe shoqeria dhe kalojne me shume kohe ne procesin e ngrenies- nxjerrjes jashte te ushqimit.
Demtimet fizike te shkaktuara nga bulimia nervore
Procesi i te shkaktuarit vete te te vjellave eshte nje metode shkaterruese. Ekspozimi i shpeshte i dhembeve me acidin e stomakut gjate te vjellave con ne demtim te dhembeve duke shkaktuar demineralizim te tyre dhe i ben te ndjeshem ndaj te nxehtit, te ftohtit. Me kalimin e kohes dhembet demtohen shume rende duke cuar deri ne renien e tyre.
Nivelet e natriumit bien ne organizem qe mund te coje ne crregullime te pulsit te zemres. Gjendrat e peshtymes enjten si rezultat i infeksioneve dhe nga irritimi nga te vjellat e shpeshta. Shfaqet dhe problemi i konstipacionit si rezultat i perdorimi te shpeshte te laksativeve.
Trajtimi i bulimise nervore
Trajtimi i bulimise nervore ashtu si dhe ai i anoreksise eshte nje trajtim multidimensional. Ai konsiston ne terapine e ushqyerjes e kombinuar me trajtim psikologjik te pacienit.
Qellimi kryesor ne trajtimin e bulimise eshte te reduktohet ushqimi i marre nga pacienti ne rastet kur ha ne menyre te pakontrolluar dhe duhet punuar me pacientin qe ta ndihmoje te rrise vetvleresimin dhe te mundohet qe ti kaloje problemet dhe veshtiresite jo duke ju drejtuar ushqimit ne menyre te pakontrolluar.
Ata gjithashtu kane tendence ta hane ushqimin shume shpejt prandaj duhen ndihmuar qe te hane ne menyre te ngadalte e te shtruar dhe te hane shpesh edhe pak
Mjekët specialistë tërheqin vëmendjen që rastet dhe shenjat e para të trajtohen në kohën dhe mënyrën e duhur, për të bërë të mundur trajtimin e mirë të sëmundjes
Megjithëse mendimet shkencore ende nuk kanë arritur të shpjegojnë shkaqet e vërteta të kësaj patologjie, ka mendime të cilat anoreksinë nervore e kategorizojnë në grupin e neurozave histerike, ndërsa të tjera në gamën e gjerë të depresioneve të maskuara. Gjithsesi anoreksia, ose më mirë të shpreheshim ulja e oreksit, lidhet me shumë faktorë, të cilët nuk kanë lidhje me anoreksinë nervore. Një gjendje gripale e zakonshme, sëmundje të aparatit tretës, gjendje depresioni apo stresi, apo sëmundje të tjera të organizmit, mund të çojnë në shfaqjen e problemeve me oreksin.
Kohët e fundit janë shtuar rastet e anoreksisë nervore dhe bulimisë. Anoreksia nervore ndeshet më shpesh në vajzat e rritura dhe gratë e reja, dhe më rrallë në seksin mashkull.
Kur bëhet fjalë për këtë patologji, në kuadrin klinik të saj përfshihen tri shenja kryesore: Anoreksi, ose ulje apo mungesë oreksi. Shenjë tjetër është dobësi trupore ose rënie në peshë në shkallë të ndryshme. Por nuk mungon dhe amenorea te vajzat (çrregullim apo ndërprerje e menstruacioneve). Fillimisht (sidomos te vajzat) vihet re se nuk u pëlqejnë disa lloje ushqimesh, pretendojnë për dietë të zgjedhur, hanë pak ose nuk shtrohen fare në tavolinë, ndërsa më vonë gati heqin dorë nga të ngrënit. Ankohen se kanë rëndim në stomak sapo konsumojnë diçka, kanë ndjenjën e të vjellit ose pas ngrënies, qoftë edhe në sasi të vogla, provokojnë vetë të vjellat. Duke qenë se refuzojnë ushqimin apo vakte të tëra i kalojnë pa ngrënë, dobësohen jashtë mase, por për habi e ndjejnë veten mirë fizikisht, dhe suportojnë edhe lodhjet fizike. Rënia e peshës mund të arrijë deri në 1 e peshës trupore që kanë pasur, ndonjëherë edhe më tepër, por kjo për ato është e parëndësishme, çuditërisht janë aktive dhe nuk e ndjejnë lodhjen. Në këndvështrimin klinik, nuk paraqesin ankesa edhe pse i “tradhton” pamja, lëkura duket e fishkur dhe mund të kenë rënie të flokëve. Çrregullimet menstruale (dismenorea apo amenorea) nuk mund të konsiderohet shenjë domethënëse, sepse ata mund të ndodhin edhe jashtë kësaj patologjie, por në rastin e anoreksisë nervore ato nuk korrigjohen nga marrja e preparateve hormonale dhe menstruacionet rifillojnë kur e sëmura rimerr shëndetin e mëparshëm. Të sëmurat mund të vuajnë nga konstipacioni (kapsllëku) shenjë që do justifikohej nga mosushqyerja.
Ecuria e të sëmurëve me anoreksi nervore është e ndryshme nga një individ tek tjetri. Shumica e tyre shërohen plotësisht, një pjesë përmirësohen (pa përjashtuar përsëritjet në momente të veçanta). Gjithsesi ecuria varet shumë nga momenti i vendosjes së diagnozës, ndërgjegjësimi dhe trajtimi në kohën dhe mënyrën e duhur.
Parë në hollësi, anoreksia dhe bulimia, janë kahe të së njëjtit proces, megjithëse ekstreme të njëra-tjetrës. Bulimia është ngrënie e rastësishme (po e domosdoshme) e sasive të mëdha ushqimi në mënyrë të pakontrolluar. Rastet me bulimi janë shumë të rralla, eksepsionale. Sipas disa autorëve kalorazhi i marrë arrin deri në 50 mijë kalori, ndërkohë që në kushte normale ka nevojë për 3500 kalori. Në përgjithësi të sëmurët parapëlqejnë ëmbëlsirat, provokojnë vetë të vjellat ose ato mund të jenë reflektore nga mbingarkesa, pasi kanë ngrënë në mënyrë “të babëzitur”.