ALPET SHQIPTARE - GJEOGRAFI

ALPET SHQIPTARE - GJEOGRAFI
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

Kushtet natyrore Alpet Shqiptare shtrihen ne veri te lumit Drin dhe ne perendim te rrjedhjes se poshtme te lumit Valbona (dege e Drinit). Ato perfshijne pjesen veriore te vendit dhe zene rreth 8% te tij; kane pozite gjeografike teper te izoluar, sepse rruget qe i lidhin ato me rajonet e tjera te vendit dhe trevat shqiptare jashte kufirit,
jane te pakta dhe ne gjendje te keqe. Alpet perbehen kryesisht nga gelqeroret, por gjenden edhe depozitime terrigjene dhe magmatike. Me kete ndertim gjeologjik lidhen pasurite minerare si: minerali i bakrit, boksitet dhe kuarcitet. Alpet perbejne grumbullin malor me te fuqishem, me te larte, me te ashper dhe me te copetuar te vendit. Lartesia mesatare e tyre mbi nivelin e detit arrin ne 1500 m. Ketu ndodhen shumica e majave te Shqiperise me Iartesi mbi 2000 m. Ne veshtrim te pare Alpet duken nje zone malore teper e ngaterruar, por nje udhetim ne brendesi te tyre te bind per te kunderten: kurrizet malore dhe shumica e luginave zene fill ne pjesen qendrore me te larte te Alpeve dhe shperndahen, duke u ulur, ne drejtim te rrethinave ne formen e rrezeve te nje rrethi te madh. Gjithandej te sheh syri kreshta e maja te mprehta dhe te dhembezuara, qe ngri hen menjehere rreth 2000 m mbi luginat e ngushta dhe te thella, plot me pragje dhe ujevara, kanione dhe gryka. Ky reliev kaq i ashper eshte resultat i ndertimit kryesisht prej shkembininjsh te forte, sidomos gelqeroresh, mbi te cilet kane vepruar akujt e dikurshem, ngricate e debora, ujerat rrjedhese etj. Hyrja ne brendesi te Aspeve dhe lighja ndermjet pjeseve te tyre me krahinat fqinje behet nepermjet luginave e qafave, neper te cilat kalojne rruge kembesore dhe automobilistike Tek Alpet dallohen blloqet, malesite, kurrizet malore dhe luginat: Blloku i Jezerces shrihet ne qender te Alpeve dhe ka reliev me te larte, me te ashper dhe me te thepisur. Aty ndodhet maja e Jezerces 2694 m, me e larta ne Alpet dhe e dyta ne Shqiperi, pas majes se Korabit. Malesia e Madhe shtrihet ne veriperendim te Alpeve. Ne perberje te saj ka kurrize malore, blloqe e male te larta (Bjeshket e Namuna me Iartesi 2400 - 2500 m) si dhe disa pllaja te larta (Velecik - Bridashe) dhe disa lugina: e Vermoshit, e Cemit, e Perroit te Thate etj.). Lugina e Shales eshte nder me te medhate ne Alpet Shqiptare. Pergjate saj nderthuren zgjerimet, ne te cilat jane vendosur qendrat e banuara (Thethi, Bregu i Lumit etj.) me ngushtimet, qe ne disa raste marrin formen e kanioneve. Kurrizet malore midis lugines se Shales e Valbones, qe ndahen nga lugina e Currajt, kane reliev te asper me plot maja te ashpra dhe te thepisura dhe bimesi te dendur pyjore. Lugina e Valbones, nje Iugine tjeter e madhe e Alpeve, ka formen e nje harku te madh. Pergjate saj nderthuren zgjerimet me ngushtimet, shpesh ne formen e kanioneve. Ne zgjerimet jane vendosur qendrat e banuara si: Ragami, Valbona, Dragobia etj. Malesia e Gashit permendet per relievin e ashper me forma te shumta akullnajore, ne te cilat ka liqene te vogla, per me bukuri te rralIe, pyje dhe kullota te pasura. Klima eshte malore (alpine), me vere te fresket, dimer te ftohte dhe ngrica te shumta. Per shkak te relievit malor aty bien me shume reshje se kudo ne Shqiperi, sidomos ne forme n e debores. Hidrografia eshte shume e pasur dhe alpine. Lumenjte e shumte kane rrjedhje te shpejte, uje te bollshem sidomos ne stinen e pranveres, kur shkrin debora. Uji i tyre eshte i paster dhe i ftohte. Lumenjte kryesore jane: Shala, Valbona, Cemi dhe Kiri. Ka dhe grupe liqenesh akullnajore, te cilat kane bukuri te rralle dhe viera te medha turistike. Tokat jane te pakta dhe pjellore ne lugina dhe te varfra ne shpatet e maleve te perfshira nga erozioni. Bimesia dhe bota shtazore eshte shume e pasur ne lloje. Perhapje me te madhe kane haloret, abet dhe kullotat alpine. Popullmi Alpet kane mjedis shume te ashper, por megjithate, duke ofruar mundesi zhvillimi, ato kane qene banuar qysh heret. Alpet, ne pergjithesi, jane dalluar per shtim te madh te popullsise. Ne dhjetevjeteshin e fundit ritmet e shtimit te popullsise jane ulur si pasoje e largimeve te shumta te popullsise drejt rajoneve fushore dhe qyteteve te medha te vendit. Sot ne Alpet jetojne rreth 82000 banore, kurse dendesia mesatare e kesaj popullsie eshte 37 banore per km2. Banoret dallohen per shtatin e larte. Duke qene mjaft te izoluar, ata ruajne shume zakone dhe tradita nga e kaluara. Ne Alpe numerohen rreth 110 vendbanime fshatare, te vogla dhe te shperndara. Ato jane te vendosura kryesisht ne luginat dhe shpatete e tyre, ku ka pasur me teper mundesi per toka te punueshme. Banesat e tyre jane te ndertuara prej gun, ne trajten e kullave dhe me cati shume te pjerreta per te mos mbajtur deboren e shumte te dimrit. Veprimtana ekonomike Veprimtaria ekonomike e popullsise eshte perqendruar ne bujqesi, vecanerisht ne prodhimin e misrit, dhe sidomos ne blegtori. Fermeret punojne token e pakte kryesisht per konsum vetjak, kurse prodhimet blegtorale te te imetave jane me te shumta. Frutikultura e kufizuar perfaqesohet nga geshtenjat, kumbullat dhe mollet. Pasurite pyjore ofrojne mundesi te mira zhvillimi. Natyra me bukuri te rralle, klima e shendetshme, ajri shume I paster, trashesia e madhe e debores dhe traditat e pasura te popullsise ofrojne mundesi shume te medha per zhvillimin e turizmit te gjelber dhe malor. Ky zhvillim do te behet realitet kur te ndertohen rruget dhe objektet e tjera turistike. Rajoni Verior dhe Verilindor eshte me I madhi,me natyre me te larmishme dhe me te pasur. Ne perberje te tij hyjne: Alpet Shqiptare dhe nenrajoni verilindor. Alpet Shqiptare kane natyre te ashper, por me bukuri te rralle, klime dhe hidrografi alpine, bimesi dhe bote shtazore te larmishme. Ato kane popullim te pakte, te perqendruar te lugina. Alpet kane mundesi te medha per zhvillimin e blegtorise, pylltarise dhe te turizmit te gjelber e te bardhe. LEXO ME SHUME....

 NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME