Analize Letrare: Kristal - Ismail Kadare
- Poezia u shkrua me 1979.Eshte poezi dashurie mbikohore qe nuk I kushtohet drejtperdrejt dashurise,por mbijeteses se kujtimit te saj ne shpirtin e njeriut qe e ka provuar. Ismail Kadare e shikon dashurin ne retrospektiv.Kujtimi I dashuris vjen ne formen e nje dhimbjeje LEXONI ME SHUME....
dhe monumentalizohet.Ajo merr forme fizike,kristalizohet,shnderrohet ne kristal.Kujtimi e larteson dashuris deri ne perjetesi.Ai do te donte te shpetonte perfundimisht nga kujtimi I nje dashurie qe nuk ekziston me.Shfaqet dilema e tij per tu ndare prej kesaj dashurie ne kete bote apo per ta marre si xhevahir ne boten tjeter... Ky vleresim I Kadares per dashurin eshte I panjohur me pare.Ideja:dashuria nuk vde kurre;edhe pas ndarjes ajo mbetet ne nje cep te shpirtit njerezor e pazevendesueshme,per te zbukuruar shpirtin e atij qe ka patur fatin ta perjetoj.Poezia nis me nje apostrof ne vargun e pare ku heroi lirik I drejtohet kujtimit te dashuris si ti drejtohej nje njeriu qe ka para,ne veten e dyte numri njejes.Ky kujtim eshte ende I forte edhe I gjalle dhe trondit shpirtin e heroit lirik.Metafora e vargut 3 te strofa e pare tregon se edhe kujtimet me teforta I fashit dikur koha. Ne vargun e pare te strofes 2 antiteza: poshte e larte tregon coroditjen e heroit lirik perballe dilemes nese duhet ta mbarti gjith jeten kete kujtim,apo ta harroj per gjithmone. Enumeracioni emeror I vargut 3:nje strofe nje note a nje brulant, krijon shkallezim ne ngjitje se brilanti nenkupton vleren me te larte.Vargu 4 I strofes 2 ka nje enumeracion foljor:te te le , te te puth,te shkoj qe I meshon ides se ikjes nga dhimbja qe ishkakton kujtimi. Metafora:kristal ne vargun 2 te strofes 3 tregon nevojen e heroit lirik per ti dhene nje forme konkrete kujtimit te dashuris.E quan kristal se nxjerr ne pah disa cilesi te ketij kujtimi:bukurin,delikatesen,vleren monetare,pastertin dhe aftesin per ti qendruar kohes.Vargu I katert I strofes 3 ka nje antiteze qe tregon se ky kujtim smund te jet I pandjeshem per sa kohe qe heroi lirik vuan nga nje dashuri qe ka mbaruar;por smund te jet plotesisht I gjalle perderisa heroi lirik eshte krejt I vetem ne kete perjetim. Metafora:hon(honi=honi I harreses) ne vargun 1 te strofes 4 shpreh tendencen e heroit lirik per te harruar.Mes honit dhe lulnajes krijohet nje antiteze qe I meshon dilemes nese duhet ta harroj kete kujtim,apo tia kaloje perjetesise(lulnaja eshte e perjetshme:cdo pranvere ajo gjallerohet nga lulet qe celin).Krahasimi:porsi polen ,eshte deshmi e shpirtit delikat te heroit lirik qe trajton me delikates kujtimin e nje dashurie.
Vargu 2 I strofes 2:Ty te te leshoj=metonimi(konkretja ne vend te abstraktes)I drejtohet kujtimit te dashurise sikur ti drejtohet te dashures qe e ka len per te treguar se sa shum pershtypje I ben kujtim.
Vargu 1 strofa 5:te te mashtroj eshte nje tjeter metonimi.
Vargu 4 strofa 5:ish-s’ish eshte antiteze qe meshon dilemen e heroit lirik. Mjetet gjuhesore:ne vargjet 2,3,4 strofa 1:si-si-si eshte anafor qe thekson shpirtin e trazuar te heroit lirik.Vargjet 2,3 te strofes 2:nje-nje jane anafora qe tregojne se heroi lirik ben perpjekje tedeshperuara per te shpetuar nga kujtimi I nje dashurie qe I shkakton vuajtje.Aliteracioni:m-m-m ne vargun 2 te strofes 3(morg-mermer-m….)tregon iden e nje mermerime bezdie te heroit lirik qe nuk gjen zgjidhje.Rimarrja e fjale gjysme-gjysme ne vargun 4 te strofes 3 thekson disa ide:1)heroi lirik ka mbetur I gjysmuar pa te dashuren.2)ai beson se ky kujtim nuk do te vdese kurre plotesisht,por as do te jetoj perhere I gjalle. Rimarrja:gjithkund-gjithkund ne vargun 4 strofa 4 shpreh deshiren perfundimtare te heroit lirik per tia kaluar kete kujtim perjetesise.Ne strofen 5 verrehet perdorimi I polisindetit: dhe,dhe as,as qe deshmon mbi shtresimin e ngjarjeve ne kohe dhe nje far kenaqesi per faktin se po shpeton nga ky kujtim duke mashtruar.Epanalepsa e vargut te fundit:harrim-harrim tregon se autori ende nuk beson ne harrimin e kohe. Poeti procedon me varg 8-rrokesh,te alternuar me 10-rrokeshin.Rima e perdorur eshte e alternuar ABAB,por ka raste edhe vargjesh te bardha.Theksat ritmik bien kryesisht ne rrokjet 2-10 ose 4-10 ndersa ne vargjet 8-rrokeshe ne vargjet 2-8.Poezia ka muzikalitet te brendshem qe realizohet me alternimin I ritmit fundor me ate parafundor. LEXONI ME SHUME....
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL