ESE- SHQIPERIA IME, CLIRIMI I SHQIPRISE- FESTAT E NENTORIT

NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

http://eseshkolle.blogspot.com/
http://eseshkolle.blogspot.com/ Shqipëria ime!
Sa herë mendja më kuvendon me ty, moj nënë e madhe, vetja më duket gjithmonë i vogël, shumë i vogël e, që andej, nga ajo vogëlsi, e ndjej së ledhatimi yt më duhet patjetër, ashtu si një vogëlushi, që të më rritë në vlera e, të më mbruaj pandërprerë me
Ma merr mendja se nënëmadhja natyrë, e paskej dashur shumë, aq shumë, bijën e saj, nënën time Shqipëri, saqë i dha një pozicion gjeografik e strategjik nga më të lakmueshmit nga fqinjët e popujt e tjerë të paskohshëm me të, rajonal e më gjerë, pasuri të shumta e të llojllojshme, mbi e nëntokësore. E, përsëri kjo mendja ime më thotë se, sa do të dëshiroja të shfletoj një nga një faqet e “librit” tënd të shkruar nga koha e mbushur plot me dëshmi e fakte, ngjarje, luftëra, heronj, mite, legjenda, tradita, urtësi, krenari e lavdi, por kjo ndërmarrje është e përfundueshme tej kufijve të kohëve e të jetëve të disa brezave njerëzorë, pasi ai “libër” është më i madh sesa ajo madhësi që mund ta rrokë mendja ime, “libër” i shkruar gjatë gjithë historisë Tënde. Ndoshta për këtë nuk do të më mjaftonte kurrë koha e jetës sime natyrore edhe në kufijtë e gjatësisë maksimale të jetuar nga njeriu në këtë planet. Eh, çfarë “shkrimtareje” e çuditshme, moj nëna ime, Shqipëri! Marr shkas të shkruaj këto pak radhë për ty, nëna ime Shqipëri, nga afrimi i një momenti të shënuar me shkronja gjaku e, që koha u ka dhënë atyre shkëlqimin e arit, e ky moment është 70-vjetori i çlirimit tënd nga pushtuesit nazifashistë e bashkëpunëtorët e tyre. Kombet e popujt kanë në historinë e tyre pika fillimi e harqe kohore e gjurmëlënieje, vijimësie hapësinore, kulmimi kohor, të cilat në unitet e harmoni harkojnë si ylbere në qiellin e lirisë së tyre, që ngjan me një mozaik gjigant vlerash, ngjyrash, formash, shijesh, ndjesish, këndvështrimesh, gjykimesh, hamendësish, urtësish, dritash e hijesh. Të tilla janë edhe harqet hapësinore e kohore të vijimësisë së mahnitshme e të madhërishme, të Mëmëdheut tim e, po ashtu, është edhe “mozaiku” i “qiellit” të tij historik, tepër i pasur me vlera nga më të shumëllojshmet, i formuar nga kohët e gjata. E, padyshim se një pikë e tillë, nga ku nis një nga harqet e fitoreve tona historike, nga më të ndriturat e më të lavdishmet, është data 29 Nëntor e vitit 1944. U deshën të derdhen lumenj gjaku nga zemra e madhe e kombit tonë për ta ruajtur lirinë, në ato pak momente që e kishim. Ja që, edhe pushtimi i trojeve tona dhe mohimi i lirisë për popullin tonë liridashës e paqedashës, në harkun kohor, 7 prill 1939 - 29 nëntor 1944, nga pushtuesit fashistë italianë e, më vonë, nga nazistët gjermanë, i shkaktoi nënës Shqipëri edhe shumë e shumë plagë të reja në trupin e lodhur nga luftërat e mëparshme për ekzistencën e vet. E, tek e mendoj rrugën që ka përshkuar liria në këtë hark kohor 70-vjeçar të Shqipërisë time, nuk guxoj që të mendoj ndryshe, ashtu si ata që sot thonë se, Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare, ishte e panevojshme; se ajo luftë nuk ishte Nacionalçlirimtare; se ajo ishte luftë vëllavrasëse, pra luftë civile…, etj., etj., si këto shprehje aspak dinjitoze për një mendje të kthjellët e, për një shqiptar që ka pirë gjirin e Nënës Shqipëri e, që s’e ka mohuar atë gji, për ta ndërruar me atë që ka rrjedhur helm, në vend të qumështit, kundër kësaj Nëne dhe, që i ka ushqyer brezat me urrejtjen ndaj Shqipërisë e kombit shqiptar. Unë e kuptoj fort mirë se pa ato sakrifica madhore, pa atë gjak të pastër, pa ato jetë të njoma e, pa atë heroizëm masiv të një populli të tërë për liri; pa atë dashuri për Atdheun tonë, dashuri që kurrë nuk na kishte braktisur në rrugëtimin tonë historik, por na kishte mbushur me besim tek e ardhmja e ndritur për Kombin e Atdheun, pa dritën që na ndriçoi mendjet tona në kulmin e errësirës historike, dritë që rrezatohej nga e vetmja forcë politike përparimtare, atdhetare, revolucionare, heroike, simbol i urtësisë së kombit tonë, e guximshme, trime dhe e pathyeshme, udhëheqëse e pagabueshme, largpamëse e stratege e të gjitha fitoreve tona që nga lindja e saj, nuk do të ishim ngjitur në lartësitë kohore që i jetuam së bashku për një gjysmë shekulli. Nga lartësia e shtatëdhjetë viteve, Shqipëria ime ka çfarë të na tregojë, të na mësojë, ka për çfarë të na lavdërojë, por edhe të na kritikojë e, pse jo edhe për çfarë të na e tërheq edhe veshin, si nëna fëmijës, por edhe për çfarë të na dënojë për tradhti të interesave të saj për interesa personale pasurore e pushtetore. Unë e ndjej se Nëna Shqipëri do të meritonte ende më shumë nga çdo njëri prej nesh. Po ashtu e ndjej se edhe shumë plagë i shkaktuam asaj, ndonëse në kushtet e “lirisë”, me ndërrimin e kahut të ecjes së historisë, nderim që po rezulton, tash një çerek shekulli, se po ecën prapa, në kundërshtim me interesat e ëndrrat e shqiptarëve. Unë po e prek me zemër, zemrën e Nënës Shqipëri dhe, kjo prekje po më thotë shumë, aq shumë sa, ndjehem pa fuqi që t’ia shëroj, i vetëm, ndonjë plagë që iu shtua mbi trup kësaj nëne. Më 29 nëntor 1944, në mëngjes deklarohet një herë e përgjithmonë Shqipëria e çliruar e sovrane, mbas qindra viteve e pushtuar dhe e zaptuar, në sajë të Luftës Nacional Çlirimtare. Çlirimi i vendit u kurorëzua me vullnetin e gjithë popullit, pa ndihmën e askujt. Në Luftën Nacional Çlirimtare morën pjesë qindra heronj dhe dëshmorë, dhanë jetën 28 mijë dëshmorë dhe pati 61 mijë të plagosur. Prandaj është shumë i rëndë mohimi i datës 29.11.1944, jeta e 28 mijë dëshmorëve. Në horizontin e skuqur të historisë që po lind, po agon, bota e re. Unë e shquaj atë. Përmes shekujve Shqipëria ka qenë një "shportë e madhe ku janë shkrirë shumë kultura", që nga ilirët, grekët, romakët, venecianët e të gjithë këta kanë lënë gjurmët e tyre nga pas. Shqiperia eshte nje nga vendet me te bukura ne bote.Kete nuk e them vetem une qe jetoj ne Shqiperi por edhe shume te huaj qe e kan vizituar Shqiperine dhe bukurite e rralla qe ajo ka.Ne Shqiperi "takon" plazhe mahnites dhe male te larte te mbuluara nga debora, lugina piktoreske dhe burime me uje te kulluar.. Per Shqiperine mund te flasesh shume dhe nuk mjaftojn disa rreshta per ta pershkruar ate. Çerminjski, në mënyrë shumë të goditur, paraqet kompleksitetin e qëndrimeve të shqiptarëve ndaj fesë, normave e rregullave zakonore, duke shmangur relacionet tipike të shkruara nga eksplorues të shekullit XIX, që stereotipizon figurën e shqiptarit. Në botën shqiptare që paraqet Çerminjski ka vend si heroizmi në mbrojtjen e besimit katolik, ashtu edhe ndërrimi i fesë, në dukje i shkaktuar nga arsye të rëndomta. Shqipëria është një tokë e mbushur plot surpriza por ne po kerkojme t'ju japim 10 motive per ta vizituar sepse ajo është e aftë për te mahnitur edhe turistin me skeptik duke filluar nga i huaji më i largët deri tek bashkombasit apo vendlindasi i saj. E gjendur mes maleve dhe detit, Shqiperia është nje vend ku mund te ngelesh pa mend nga kultura e saje e lashtë dhe nga panoramat e saj natyrore, nga me te virgjerat e gjithe Europes. në zemër të alpeve shqiptare ndodhet Thethi. Ai shquhet për kontrastet e relievit alpin, ujëvarave, bimësisë së dendur, livadheve e sidomos ngjyrave. Shtëpitë karasteristike të zonës, gatimet tradicionale por edhe shumë aktivitete argëtuese i bëjnë pushimet tuaja të paharrueshme dhe mbresëlënëse. Në veri të vendit nuk duhet lënë pa vizituar Lugina e Valbonës në Tropojë. Në bujtinat e Valbonës ndërtesa kryesisht dykatëshe (kullat) të stilit tradicional me çati të pjerrëta e në të rrallë edhe me tjegulla, vizitorët gjejnë ushqim tradicional, shtrojë e mbulojë, si dhe zjarr për t’u ngrohur. Në juglindje të Shqipërisë gjendet Voskopoja e lashtë e cila është një prej fshatrave ku kultura, tradita dhe peizazhi unifikohen në nje mënyrë harmonike për t’i dhënë asaj vlera turistike të përhershme. Shqipëria eshte nje gershtim magjepses midis klimes malore dhe lumenjeve me liqenje te shumte.
4. Ne po ju citojme liqenin e Ohrit, duke e vizituar nga Podradeci, do t'ju mahnise dhe nuk do t'ju zhgenjeji as nga guzhina tradicila dhe mikpritja qytetare ne qytetin e Pogradecit apo ne Drilon edhe Tushemishtit. Shqipëria fantastike kompletohet edhe me pjesën e bregdetit. . Mjafton të afrohesh në qytetin e Sarandës për të zbuluar pjesë mahnitëse të Detit Jon, aq sa mund të mos pendohesh që s’je në detin e Karaibeve, dhe kjo ndjesi te afrohet ne plazhet zinxhir nga Saranda ne Ksamil. kur zbret në plazhin e Dhërmiut nuk mund t’i rezistosh një rikthimi të dytë. Plazhi i copëtuar në gjatësinë e tij rezervon gjire të pafund e zona të pashkelura kurrë.
8. Jala (Jal - Jali) është një tjetër perlë që mbush mozaikun e plazheve të detit Jon dashurinë për ty, nëna Shqipëri. Unë jam i vetëdijshëm se rruga e Shqipërisë sime, një rrugë nga më të gjatat, të njerëzimit, nuk ka qenë edhe aq e lehtë për të ardhur deri në ditët e sotme. .
 


Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME