TOLERANCA

Per të qenë tolerant individi pikësëpari duhet të jetë i pajisur me kultururën e vërtetë njerëzore, sjelljen e mirë, paraqitjen e njerëzishme e të hijëshme dhe të përshtatshme dhe unë mendoj se kushti kryesor është nderimi për bindjen e të tjerëve, dhe jo të shkojmë nga teza e gabuar e cila është shumë prezente tek ne shqiptarët “kush nuk mendon si unë, ai është kundershtari im, apo edhe ma katastrofalisht që e marrin disa njerëz: armiku im”.
Ky fenomen shoqeror shfaqet në lëmin politik, shoqeror, shkencor etj. dhe në jetën e përditëshme në mbledhje, në diskutime, paraqitje publike etj hasim në të shumten e rasteve në shkoqitje e prononcime ku më shumë e ku më pak egoiste, si ndër njerëz intelektual e akademikë poashtu edhe nder ata me pergaditje më të ultët arsimore, dhe në intolerancë të tjerëve.
Unë mendoj se ky fenomen i paarsyeshëm që prezenton në përmasa të mëdha me gabimin trashanik tek shqiptarët duke menduar se me ndjekë arsyen e nji tjetri është dobësi. Në mesin tonë egziston ndjenja primitive ti pergjigjemi tjetrit ashtu që mendimi ynë të jetë superior, dhe jo të bindim tjetrin me fakte.
Për të qenë tolerant nuk kerkohet të mendojmë të gjithë me nji kokë, as të jemi të gjithë të nji mendimi dhe as nuk është e domosdoshme të kemi të njejtat parime, as të jemi të pagabueshëm, por patjetër duhet t’ua njohim të tjerëve të drejtën e mendimit të lirë dhe të bindjes, mu në në atë mënyrë si deshirojmë që të tjerët të respektojnë mendimin tonë.
E dijmë fare mirë se secili njeri, shpesh edhe pa dashje apo pa ndonji qellim të caktuar, mund të ndjekë nji rrugë a nji parim të gabuar, prandaj duke u nisur nga ky fakt nëse nuk deshirojmë të na përbuzë kush ne edhe po të jemi në gabim, ashtu edhe ne mos ta perbuzim askënd.
Toleranca është nji virtyt i shoqerisë së moderuar njerëzore për të dijtë thjeshtë të bartim apo të durojmë, unë kisha për të thënë vëllezërit tanë si vëllezër dhe jo si armiq.
Toleranca është baza e një shoqërie demokratike dhe pluraliste, është një qëndrim, i cili duhet të mbahet rregullisht, i shoqeruar me mirëkuptim dhe kompromis si dhe pranimin e ideve të ndryshme dhe respektimin e qëllimeve dhe qasjeve të të tjerëve.
Toleranca është e nevojshme si në politikë ashtu edhe në fe, vetëm krenaria është e pa tolerueshme. Ajo të prish shpirtin, duke dashur t'i mbushësh mendjen tjetrit ta mendojë një problem si ty;është burimi sekret i të gjitha ndarjeve. Toleranca është për njerëz me zemër të madhe! Toleranca i ka të gjitha bashkë zemrën e madhe ...mendjen e hollë, kulturën...njerëzillëk që e ndan njeriun nga kafsha!
Toleranca është fjalë me kuptim të gjerë dhe tregohet në varësi të situatës së krijuar apo rrethanave personale që kalon njeriu në jetë. Mund të jesh tolerant ndaj besimeve fetare, bindjeve politike, pasioneve njerëzore apo kulturave dhe racave që përbëjnë këtë botë. Në qoftëse do të flasim për çështje individuale apo gjëra që i ke bezdi dhe të shqetësojnë ato sigurisht varet shumë nga personi apo miku juaj. Varet sesi ky njeri ju bezdis, varet nga lidhja dhe vlerësimi që keni për të, varet sa ndjeni për të dhe dëshira juaj për te kuptuar këtë njeri. Duhet kuptuar që njerëzit nuk janë të gjithë njësoj dhe çfarë t'i mund të quash bezdi, për një individ tjetër quhet norma shoqërore. Ajo që ti mund ta cilësosh si inat mund të jenë anët negative apo pozitive të individit ashtu siç mund t'i ketë gjithkush. Thelbësore është të arrish t'i kapërcesh këto "inatet" dhe "bezditë" me mendje të hapur dhe i gatshëm për të kuptuar dhe arsyetuar. Si dihet mund të mësosh gjëra që si ke menduar kurrë që të përkasin ty. Sigurisht këto që shkruajta vlejnë për njerëzit që i ke dhe i vlerëson. Për miqtë të vjetër dhe të rinj që i ke vlerësuar dhe respektuar. Në këtë botë është shumë e vështirë të gjesh miqtë të vërtetë dhe ata që gjen duhet t'i vlerësosh dhe t'i ruash me fanatizëm, edhe pse mund të ndodhë që të inatos apo bezdis në disa raste. Mbetem i mendimit që një miqësi e vyer është një thesar i vërtetë që ja di vlerën vetëm kur e humbet. Bashkë me tolerancën ecën vendosmëria. Jam tolerant kur lejoj ndjenjën(që mund të jetë urrejtje, dashuri, besim, zhgënjim etj, etj...) të më komandojë, dhe jo unë ta komandoj atë. Në raste të tjera balancimi është rrugëdalja për çdo situatë...
Sekreti i të mësuarit të fëmijëve të bëhen tolerantë nuk bëhet përmes leksioneve, por përmes shembujve personalë. Për këtë arsye, së pari duhet të ballafaqoheni me paragjykimet tuaja vetjake.
Rinia e sotme tregon shkallë madhe të jotolerancës dhe atë gjithnjë e në rininë më të hershme, citon New York Times, në të cilin kemi gjetur shënimin se shumicën e krimeve të bëra nga urrejtja e bëjnë të rinjtë nën moshën 19-vjeçare. Ky është një shënim shumë tragjik, sepse fëmijët nuk lindin me urrejtje. Paragjykimet, urrejtja dhe jotoleranca mësohen njëjtë si ndjesia, kuptueshmëria dhe empatia, konsideron prof. dr. Michele Borba, autore e librit: ‘Libri i madh mbi Prindërit’, nga i cili ua përcjellim disa këshilla për edukimin e fëmijëve në frymën e tolerancës.
1. Ballafaqohuni me paragjykimet personale
Hapi i parë në krijimin e atmosferës së tolerancës është t’i vëreni paragjykimet tuaja personale dhe të mendoni se si ato ndikojnë në fëmijën tuaj. Mandej duhet të bëni përpjekje serioze për t’i amortizuar disa bindje tuaja, që ato të mos reflektohen edhe në fëmijën tuaj.
2. Kushtojuni edukimit
Prindërit të cilët mendojnë mbi atë se si t’i edukojnë më së miri fëmijët e tyre, zakonisht ia dalin në synimin e vet. Nëse me të vërtetë dëshironi që fëmija juaj t’i respektojë dallimet, në këtë duhet të punoni që nga fillimi.
3. Këshillat e urta
Qëndrimi tjetër është që mos të lejoni komente ofenduese në llogari të njerëzve të tjerë. Kur dëgjoni se fëmija juaj dikë e diskriminon me çfarëdo qoftë arsye, thoni se kjo nuk ju pëlqen. Përgjigjja juaj i çon fëmijës suaj mesazh të qartë për sistemin tuaj të vlerësimit. Thoni: ‘Kjo fare nuk është e hijshme dhe unë nuk lejoj që në shtëpinë time të flitet ashtu diçka’. Apo: ‘Ky është komentim shumë i keq, dhe nuk dua këtë ta dëgjoj’. Në këtë mënyrë fëmijës i bëni me dije se jeni konsekuent në qëndrimet tuaja, por edhe ai njëkohësisht do të mësojë të reagojë kur dikush tjetër thotë diçka të tillë në prezencën e tij.
4. Respektoni dallimet
Që nga fëmijëria shumë e hershme, tregoni fëmijës suaj imazhe pozitive - duke filluar nga lodrat, muzika, literatura, filma, që paraqesin grupet e ndryshme etnike. Nxiteni fëmijën, pavarësisht se sa i vogël është, që të ketë kontakt me anëtarët e racave, religjioneve, kulturave, gjinive, aftësive dhe besimeve të tjera. Sa ma shumë që fëmija sheh se ju po i respektoni dallimet, aq ma shumë ata do të jenë të prirë për këtë.
5. Theksoni ngjashmëritë
Përkraheni fëmijën tuaj të kërkojë e të gjejë se çka ka të përbashkët me fëmijët e tjerë. Sa herë që t’ju thotë se ai dallon nga të tjerët, mund t’i thoni: “Ka shumë çfarë të bën të ndryshëm nga të tjerët, por, eja të shohim se çfarë keni të përbashkët”. Ndihmoni le ta shohë se si ngjashmëritë i tejkalojnë dallueshmëritë.
6. Bëhuni shembull i mirë
Mënyra më e mirë për ta mësuar fëmijën të bëhet tolerant është që ai ta përcjellë shembullin tuaj përmes praktikës së përditësuar. Për këtë arsye, çdo ditë pyeteni veten:
“Nëse fëmija im më ka vetëm mua si shembull, a po i ofroj shembull të cilin dua që ta ndjekë?”.

Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME