Pages
- Home
- ADMINISTRIM
- ANALIZE VEPRASH
- DETYRA ANGLISHT
- APLIKIM KOMPJUTERIK
- AUDITIM BANKAR
- TE DREJTAT E NJERIUT
- BAZAT E FINANCES
- CIKLI I ULET
- DIDAKTIKE
- DOKTORATURE
- DREJTESI
- E DREJTA PRONES
- E DREJTA KUSHTETUESE
- E DREJTA NDERKOMBETARE
- E DREJTA MJEDISIT
- EDUKIM
- EKONOMI
- ESE ANGLISHT
- HYRJE NE PSIKOLLOGJI
- MENAXHIMI I BURIMEVE NJEREZORE
- MARDHENIE ME PUBLIKUN
- MARDHENIE NDERKOMBETARE
- MASTER PROFESIONAL
- MASTER SHKENCOR
- MENAXHIM BIZNESI
- MENAXHIM FINANCIAR
- MENAXHIM KLASE
- MENAXHIM NDERTIMI
- MENAXHIM TURIZEM
- MESIMDHENIE
- MIKROEKONOMI
- POLITIKAT NE BE
- POLITIKAT E SIGURISE NDERKOMBETARE
- PSIKOLOGJI
- PSIKOLOGJI SHKOLLE
- PSIKOLOGJI SOCIOLOGJI
- PSIKOLOGJI ZHVILLIMI
- PSIKOTERAPI
- REPORTAZH
- SHKENCA EDUKIMI
- SHKENCA JURIDIKE
- SHKENCA POLITIKE
- SHKRIM AKADEMIK
- SINTAKS
- SOCIOLOGJI
- SOCIOLOGJI EDUKIMI
- TEMA DIPLOME
- TEORI MARDHENIE NDERKOMBETARE
- TURIZEM ARKEOLOGJIK
- Llotaria Amerikane Durres
- Agjensi Imobiliare Durres
- Whatsap
DHUNA DHE PASOJAT TEK FEMIJET
▼KLIKO▼SHKARIKO▼PDF▼WORD▼ DHUNA DHE PASOJAT TEK FEMIJET Dhuna dhe Abuzimi Dhuna, sipas terminologjisë, nënkupton sjellje destruktive të cilat i shkaktojnë subjektit-viktimë,gjëndje papërshtatshmërie fizike, psikologjike dhe seksuale. Sjelljet e dhunshme, mund të drejtohennga forca fizike por në të njëjtën kohë mund të karakterizohen nga sjellje më pak të evidentueshme si indiferenca dhe refuzimi. Dhuna mbi të miturit, aplikohet më shpesh, mbi të gjitha për diferencën e forcës fizike dhe pushtetin psikollogjik që ka i rrituri ndaj fëmijës, mbi të gjitha nëse ky i rritur është vetë prindi. Dhe pikërisht familja, bëhet vatra e shumë rasteve të dhunës mbi fëmijët, ku jo pak herë tek prindërit,vëllezërit apo gjyshërit, identifikohen vetë agresorët. Sot kuptimi i dhunës mbi të miturit ka evoluar, p.sh, me dhunë mund të nënkuptohet cdo sjellje që pengon zhvillimin apo realizimin e potencialit të fëmijës. Në të vërtetë, është koncepti i familjes qëduhet rikonsideruar nëpërmjet realitetit, ku jo gjithnjë brënda saj mund të gjesh ngrohtsi. Fatkeqësisht, sot familja përbën vëndin ku ndodhin pjesa më e mirë e abuzimeve ndaj të vegjëlve.Në të kaluarën tutela, abuzimi apo një edukatë e reptë , konsideroheshin “normale”... por sot nëpërmjet ndryshimeve shoqërore po afirmohen gjithnjë e më tepër të drejtat e fëmijëve. Dhuna dhe abuzimi në familje është një fenomen që përfshin të gjitha shtressat shoqërore. Gjithashtu,dhuna ndërmjet të miturve identifikohet edhe nëpërmjet bandave të adoleshentëve të cilët nëmomentin që zbulojnë nëpërmjet moshatarëve të tyre një subjekt të dobët, e kërcënojnë, dukeushtruar ndaj tij lloje të ndryshme dhune.Megjithtë, individi nuk lind negativ. Janë bashkëveprimi i trashëgimnisë gjenetike me ambientin rrethues qe plazmojnë qënien njerëzore, sidomos gjatë fëmijërisë. Shkencëtarët, kanë evidentuar se si traumat e dhunshme, sjelljet refuzuese dhe lënia pas dore mund të sjellin dëmtime të dukshme në zonat e trurit që lidhen me emocionet. Prindërit, kanë një përgjegjësi të madhe në formimin e të rinjve, por është e rëndësishme të vlerësohet edhe pasha e ndërhyrjeve ekstra-familjare, si p.sh televizioni,shtypi dhe shkolla, ku fëmijët kalojnë pjesën më të madhe të kohës. Ja pra, pse është aq i rëndësishëm bashkëpunimi ndërmjet shkollës dhe familjes si dhe të gjitha institucioneve për rritjen e individëve jo të dhunshëm, të aftë për të komunikuar dhe për të kapërcyer vështirësitë në përshtatje. Është gjithashtu e rëndësishme t’u mësohet këture të rinjve të mos jenë tëdhunshëm dhe të ndërtojnë raporte sociale mbi bazën e arsyetimit, duke shmangur kështu aktin e dhunës. Një tjetër manifestim I dhunshëm është dhe akti I përndjekjes dhe përsëritjes së veprimeve si molepsja apo kërcënimi, të cilat privojnë viktimën nga liria.Shkaku i kësaj mmënure sjelljeje mund të jetë përpjekja për të rifituar një lidhje të humbur apo shkaqetë tjera si xhelozia, hakmarrja, dëshira për të kontrolluar viktimën, etj.Shumë herë ndodh që viktima nuk njeh agresorin; si në rastin e “erotomanisë”, ku agresori ka krijuar mendimin e gabuar që viktima ndjehet e stimuluar dhe e kënaqur nga persekutimi që i bëhet.Prandaj është e nevojshme që të bëhet dallimi mes sjelljeve të padëmshme të fëmijës, rifitimi i një lidhjeje, kërkesa për vëmendje nga përsekutimet e vërteta fizike dhe psikologjike, edhe pse nuk ështëe lehtë, sepse sjelljet e dhunshme në të gjitha sfumaturat e tyre, vështirësojnë dallimin e të pranueshmes nga e pa pranueshmja. Format e dhunës ndaj fëmijëve në shtëpi dhe në shkolla 1. Shprehjet e dhunës fizike Klasifikimi i formave të dhunës fizike mbi fëmijët në shtëpi dhe në shkollë dhe në hapësirën mes tyre përbën një çështje jo të lehtë. Megjithatë për nevoja operacionale ne kemi mundur t’i klasifikojmë ato si më poshtë. 1.Dhuna fizike me përdorimin e pjesëve të trupit: pëllëmbë (shpulla), çok (nyç), grusht, dhëmbë (kafshim), shkelma, gishta (pickim). 2.Dhuna fizike me përdorimin e sendeve që shkaktojnë dhimbje: shapkë, shkop, me regjistër, pallaskë mizash, pec, shkopin që pastron tapetet, shkop gome, lugë druri, fshesë, libër, vizore, zorrë uji, shkopi i gjeografisë, rrip pantallonash, okllai, fshesë korrenti, lugë druri, shkumës, taka e këpucës, thika, shishe të thyera, saraçineska, zinxhirë qensh, thupër, djegien e dorës, çfarë të kenë në dorë, me shufër hekuri etj. Përmasat e përdorimit të kësaj lloj dhune shkojnë në shtëpi dhe në shkollë nga 27- 38.2%. Kjo do të thotë se një në katër fëmijë e pëson dhunën me objekte në shtëpi, ndërsa dy në pesë prej tyre edhe në shkollë. 3.Dhuna fizike me terheqje: (tërheqje zvarrë, tërheqje me forcë nga krahu, tërheqje nga bluza); shtytje (shtyrje nga divani, nga karrigia); përplasje (përplasje kokash, përplasje koke për krevati, përplasje koke tek banka, përplasje tek gardhi, përplasje pas dërrase dhe pas dere, përplasje koke në mure dhe në bankë); shkulje (shkulje veshi, flokësh, shkulje qimesh afër veshit, shkulje gishtash); lidhje (lidhje pas makinës dhe tërheqje zvarrë, mbajtje nga njëri dhe goditje nga tjetri). Në shtëpi kjo dhunë përjetohet nga 34% e subjekteve, ndërsa në shkollë nga 39% e tyre. Përdorimi i pëllëmbëve, krahut, grushtit, shqelmit, sendeve të cilat përplasen në trupin e viktimës dhe gjithashtu edhe të kafshimeve, pickimeve, përplasjeve, tërheqjeve, shtyrjeve dhe izolimit të viktimës në vende të caktuara, si rregull, të frikshme, është një tregues i karakterit të dhunës fizike dhe i ashpërsisë me të cilën ajo shfaqet. 4.Dhuna fizike me anë të izolimit: mbyllje në dhomë, qëndrim me një këmbë, nxjerrje në korridor,mbyll në banjë, bodrum, depo, edhe në koliben e qenit. Fëmijët raportojnë se 18. 5% e tyre janë izoluar si dënim në vende të mbyllura. Nga raportimet e subjekteve rezulton se dhuna fizike në formën e shkuljes së flokëve dhe të veshit konsiderohet një dhunë e butë, një gjë e papëlqyer, por që mund të tolerohet. Duket se prindërit dhe mësuesit, e kanë të lehtë t’i shkulin veshin dhe flokun dikujt që është më i vogël dhe që ka gabuar në diçka. Duket se ekziston besimi që shkulja e veshit të dikujt tjetër është një gjë edukative. Përdorimi i dhunës fizike duket se është një fenomen shumë i përhapur. Ndër personat e intervistuar të rrallë kanë qenë ata të cilët kanë pohuar se nuk e përdorin dhunën fizike për të arritur qëllime të caktuara ose se nuk e kanë provuar dhunën. Edhe një pjesë e vogël e respondentëve të cilët në fillim kanë pohuar se nuk e përdorin dhunën fizike ndaj fëmijëve, më vonë gjatë intervistimit e kanë pranuar se e përdorin atë në mënyrë të moderuar. Një pjesë jo e vogël e të intervistuarve kanë pohuar se përdorimi i dhunës fizike përbën një mënyrë të sprovuar për të arritur qëllimet e caktuara. Te dhenat tregojne se shkulja e veshëve, pickimi, goditja me shpullë në trup dhe në kokë, shkulja e flokëve shfaqen më dendur në shtëpi, ndërsa tërheqja dhe shtytja me forcë, goditja me objekt në trup dhe goditja në kokë shfaqen më dendur në mjediset shkollore. Kësisoj nuk mund të thuhet nëse dhuna është më shumë një fenomen familjar e më pak një fenomen shkollor. Disa forma të dhunës fizike përdoren më shumë në shtëpi dhe disa të tjera më shumë në shkollë. Në institucionet e përkujdesit format e mësipërme të dhunës shfaqen në përmasa më të mëdha se në shkollë dhe në shtëpi. Në shkollë dhuna fizike është e ndaluar. Dokumenti që shpall ndalimin e saj quhet “Dispozitat normative”. Mirëpo në praktikën e përditshme të shkollës dhuna përdoret gjerësisht. Mësuesit e intervistuar kanë prirjen që ta mohojnë përdorimin e saj. Ata e dinë se kjo ndalohet dhe për pasojë nuk e pranojnë se e përdorin dhunën fizike për të arritur qëllime të caktuara që kanë të bëjnë me punën që ata bëjnë. Vetëm një pjesë e vogël mësuesish e pranojnë hapur se ata përdorin forma të caktuara dhune fizike. Më së shumti ata shprehen për forma të moderuara dhune fizike si shkulja veshit ose ndonjë pëllëmbë në raste madhore. Ndërkaq nuk përmendin përdorimin sistematik të dhunës fizike që në gjuhën e përditshme quhet rrahje. Nxënësit nga ana e tyre, të pyetur për përdorimin e dhunës nga ana e mësuesve, vënë në dukje se ata janë rrahës. Ata godasin. Më sëshumti godasin mësueset, por më egër godasin mësuesit. Si rregull kur nxënësit janë në klasa të ulëta dhuna fizike është më e moderuar, ndërsa me rritjen e tyre në moshë ajo shtohet deri në momentinkur nxënësit arrijnë në shkollën e mesme, periudhë në të cilën dhuna fizike fillon të përdoret më pak. Sipas të dhënave ë shtëpi një në dy fëmijë pickohet,goditet me shpullë në kokë dhe në trup, ndërsa në shkollë kjo lloj dhune përjetohet nga një në tre nxënës; në shtëpi një në katër fëmijë goditet me objekt në trup ndërsa në shkollë këtë goditje e vuajnë një në tre fëmijë; në shtëpi një në katër fëmijë goditet me shqelm ndërsa në shkollë goditet me shqelmnjë në pesë nxënës; në shtëpi një në katër fëmijë goditet në vithe ndërsa në shkollë këtë goditje e pësojnë një në shtatë nxënës; një në pesë fëmijë merr grushte në trup edhe në shtëpi edhe në shkollë; në shtëpi një në pesë fëmijë kafshohen ndërsa në shkollë kafshimin e pëson vetëm një në tetë fëmijë. Përmbledhtas mund të pohohet se në shtëpi fëmijët përjetojnë më shumë akte të dhunës fizike sesa në shkollë. Edhe aty si në shtëpi të ndëshkojnë fizikisht, madje edhe me përdorimin e objekteve. I vetmi ndryshim midis dhunës fizike në shtëpi dhe asaj në shkollë është se kjo e dyta është më e përmbajtur, pra është më pak e përhapur sesa në shtëpi. Fakti se në shkollë shfaqet një nivel relativisht i lartë dhune nuk duhet marrë sikur autorë të saj janë medoemos mësuesit, mësueset, drejtuesit. Në këtë nivel dhune përfshihet edhe dhuna e fëmijëve mbi njëri tjetrin. Kjo duket në faktin që në shkollë goditja me grusht në kokë merret në masën 2.4% më shumë sesa në shtëpi, ndërsa goditja me objekt në trup merret në masën 5% më shumë. Ka shumë mundësi që kjo diferencë të përfaqësojë dhunën e nxënësve mbi njëri tjetrin dhe jo dhunë mësuesish, megjithëse siç do të shihet edhe ata janë ushtrues dhune. Viktimat më të shpeshta të dhunës në shtëpi janë më të vegjlit. Këta vuajnë përdorimin e dhunës që përdorin si rregull të gjithë të rriturit në familje. Kjo do të thotë se sa më i vogël të jesh aq më e mundur është të jesh viktimë e dhunës. Sigurisht që raportohen plot raste kur të vegjlit kanë mbrojtjen e posaçme të të rriturve, por kjo është po aq e vërtetë sa edhe pohimi se viktimat më të shpeshta të dhunës janë më të miturit. Në disa familje fëmijë të veçantë gëzojnë mbrojtjen e posaçme të njërit ose të të dy prindërve. Si rregull përdorimi i forcës përbën një nga rrugët për arritjen e qëllimeve në mjedisin familjar. Si rregull, nxënësit që u qesin probleme mësuesve janë ata që përbëjnë objektin e dhunës fizike të mësuesve. Ushtrues të dhunës mbi njëri tjetrin janë edhe vetë fëmijët, por kjo çështje do të trajtohet si e veçantë. Nxënësit e moshave shkollore kanë frikë t’i denoncojnë rastet e dhunës të përdorura ndaj tyre nga mësuesit dhe nxënësit e tjerë. Megjithatë jo çdo rast dhune kalon pa u denoncuar: rastet e denoncuara nuk duket se trajtohen me seriozitet. Përmendet gjithandej nëpër intervistat se modeli më i përhapur i zgjidhjes së konflikteve mes nxënësve është ndëshkimi i të dy palëve me nga një dackë ose me përplasjen e kokave nga mësuesi ose drejtori. Vetëm në rastet e frikës pasuese nxënësit nuk i denoncojnë rastet e dhunës së nxënësve të tjerë mbi ta. Këtë mosdenoncim e shton si duket fakti që konfliktet mes nxënësve nuk trajtohen fare, nuk trajtohen drejtësisht, nuk trajtohen seriozisht, nuk trajtohen në gjithë thellësinë e tyre. Shkollat nuk kanë programe të posaçme për trajtimin e këtij fenomeni. Me rastin e vrasjes së një nxënësi nga një tjetër në një shkollë të mesme të Tiranës, masa më e dukshme që u mor ishte vendosja e shërbimit policor në shkollat e mesme. Ndërkohë në shkolla janë të inkurajuara rastet e denoncimit te mësuesit e sjelljeve që përbëjnë shkelje. Një numër nxënësish caktohen në funksione të tilla. Thuhet se në të shumtën e rasteve këto janë vajza dhe kanë detyrën t’i raportojnë mësuesit/es listën e shkelësve. Pastaj mësuesi/ja del në rolin e personit ndëshkues. Në kushtet e mungesës së programeve për të trajtuar dhunën nxitja e këtyre formave të spiunazhit të organizuar duket se përbën një dukuri të dëmshme. Denoncimi i dhunës së përdorur nga mësuesit ose drejtuesit mbi nxënësit është një gjë e rrallë. Nxënësit në përgjithësi kanë shumë frikë ta denoncojnë dhunën fizike të mësuesve të tyre pasi ata mendojnë se mund ta pësojnë më keq nga egërsimi i dhunuesit. Në këtë mënyrë mësuesit e kanë të hapur rrugën për të vazhduar ta përdorin dhunën fizike si një mjet disiplinimi. Mosdenoncimi dhe mostrajtimi i rasteve të dhunës, si duket përbën një faktor që e mban dhunën në këmbë. Përdoruesit e saj nuk kanë frikë nga askush. Dispozitat normative mbeten në letër. Të drejtat e nxënësve... Duke parë se nuk ka njeri që t’u dalë realisht në mbrojtje kur ata janë në shkollë, disa nxënës të rritur kanë filluar që të thërrasin në ndihmë të tyre shokë të rritur dhe i përballin mësuesit dhunues me këta. Sigurisht që këta mercenarë të rekrutuar nuk udhëhiqen nga mbrojtja e të drejtave të fëmijëve, por nga ligjet e forcës: ne jemi të fortë dhe nuk mundet kush të prekë ata që janë nën mbrojtjen tonë. Gjatë kryerjes së intervistimeve tona na janë raportuar raste të depërtimit të këtyre djelmoshave deri në mjediset e brendshme të shkollave për t’iu hakërryer mësuesve. Nxënësit janë më të prirur të denoncojnë te mësuesit ose drejtuesit e shkollës dhunën që ata e pësojnë prej shokëve të tyre. Si rregull kjo ndodh më shumë kur ata janë në moshë të vogël dhe më pak kur ata janë në moshë më të rritur. Ka shumë mundësi që kjo të lidhet me frikën e mëtejshme nga mësuesit, me vetfrenimet që aktivizohen për të ruajtur prestigjin e njeriut që nuk ankohet, etj. Predispozicioni më i madh për të denoncuar dhunën e pësuar nga shokët e tyre dhe më pak dhunën e pësuar prej mësuesve përbën një çështje që do studim më të thellë, por gjithsesi ajo kuptohet se ka të bëjë me frikën e nxënësve nga ajo ç’mund të pasojë nëse denoncohet mësuesi. Një faktor shtesë i përdorimit të dhunës në shkolla është edhe fakti i lejes që disa prindër u japin mësuesve të përdorin dhunë fizike ndaj fëmijëve të tyre në mjediset e shkollës dhe për angazhimin e tyre më të madh me mësimet. Kjo ka ardhur duke rënë: duket se prindërit që e japin këtë leje janë gjithnjë e më të paktë 2.Shprehjet e dhunës psikologjikeFormat më të përhapura të dhunës psikologjike që përdoret në shtëpi janë: të bërtiturat, mbajtja e mërisë, kërcënimi me fjalë, përdorimi i nofkave dhe i epiteteve keqëse, kërcënimi me objekte, kërcënimi me zbim, kërcënimi me braktisje. Në shkollë format më të përhapura të dhunës psikologjike janë: bërtitja, kërcënimi me thirrjen e prindit, kërcënimi me fjalë, nofkat dhe epitetet keqëse, kërcënimi me zbim, mëria, kërcënimi me denoncim, kërcënimi me rrahje, kërcënimi me objekt, kërcënimi me note, kërcënimi me përjashtim nga shkolla. Tërheq vëmendjen fakti se të bërtiturit shfaqet 95% në shtëpi, 75% në shkollë dhe 73.3% në institucionet e përkujdesjes shoqërore. 2/3 e fëmijëve dëgjojnë të bërtiturat e prindërve të tyre në shtëpi dhe se një e treta e tyre i dëgjon ato edhe në shkollë në formën më të shpeshtë të mundur; se prindërit janë më të prirur se mësuesit ta përdorin mbajtjen e mërisë si një dhunë psikologjike mbi fëmijët, si formën e rrallë ashtu edhe formën e shpeshtë të saj; se prindërit janë më të prirur se mësuesit të përdorin nofka dhe epitete të tjera keqëse si rrallë ashtu edhe dendur; se mësuesit janë më të prirur se prindërit t’i zbojnë nxënësit nga shkolla si kur e përdorin rrallë këtë ndëshkim psikologjik, ashtu edhe kur e përdorin dendur atë. 2.1. KërcënimetAjo që bie në sy nga raportimet e subjekteve të intervistuara është se: nëse krahasohet përdorimi i kërcënimeve, i sharjeve dhe i mallkimeve, atëherë mund të thuhet me siguri se kërcënimi zë vendin e parë. Prindërit, vëllezërit dhe motrat më të rritura në shtëpi, si edhe mësuesit në shkollë e shokët e fëmijëve jashtë shtëpisë e jashtë shkollës kanë prirjen që ta përdorin kërcënimin si një mjet për ta dekurajuar personin e kërcënuar në mënyrë që ai të mos e kryejë një sjellje të caktuar. Me vetëdije apo pa vetëdije kërcënimi përdoret për të arritur ndikim social, zakonisht konformim me kërkesat e kërcënuesit. Kategoritë më karakteristike të kërcënimeve që përdoren në këto hapësira janë: kërcënimi me përdorim të drejtpërdrejtë të dhunës fizike, kërcënimi me dhunë ekstreme–zakonisht vdekje; kërcënimi me denoncim te një person autoritar, zakonisht një ushtrues i mirënjohur dhune; kërcënim me notë, me mbetje në klasë ose me përjashtim nga shkolla; kërcënimi me mosblerje, mossponsorizim ose me anulim privilegjesh; kërcënimi me nxjerrje & lënie jashtë, etj. Kërcënimet më të shpeshta të dëgjuara në mjediset familjare janë: kërcënimi me përdorimin e dhunës, me humbjen e dashurisë prindërore dhe me anulimin e privilegjeve, sponsorizimeve. Kërcënimi më i shpeshtë që fëmijët dëgjojnë, marrin dhe i japin njëri tjetrit është kërcënimi me përdorimin e dhunës. Kërcënimet më të shpeshta që përdoren në shkolla janë: kërcënimi me notë negative, me ulje note, me vështirësi dhe probleme me mësuesin dhe lëndën, kërcënimi me përdorimin e dhunës së drejtpërdrejtë fizike mbi ta dhe kërcënimi me denoncim ose me thirrjen e prindit në shkollë. Të tërheq vëmendjen fakti se si në shkollë ashtu edhe në familje haset kërcënimi me denoncim. Zakonisht kërcënuesi e kërcënon dikë se do ta denoncojë te dikush që njihet si një përdorues i sigurt dhune. Një person i tillë në familje është zakonisht babai, në shkollë ky është si rregull një nga drejtuesit e saj. Në psikikën e fëmijëve ka bërë vend si duket fakti se personi dhunues e ka mandatin të ushtrojë dhunë dhe të rivendosë me të situatën e papëlqyeshme. Kreu i familjes dhe kreu i shkollës duket se e kanë një mandat të tillë. Kjo është arsyeja pse nënat i kërcënojnë fëmijët e tyre me babain dhe se pse mësuesit i kërcënojnë nxënësit me dërgimin e tyre te drejtori. Këto model pastaj e përvetësojnë edhe fëmijët: edhe ata ashtu si të rriturit në shtëpi e në shkollë, i kërcënojnë vëllezërit, motrat dhe shokët e shkollës me denoncimin te babai dhe te drejtori, përkatësisht edhe te mësuesi. Denoncimet si rregull, janë shprehje të dorëzimit para sjelljeve të caktuara dhe shkarkim i përgjegjësisë për t’i trajtuar ato. Edhe mësuesit, të kapur në pafuqinë e tyre për të përballuar sjelljet e nxënësve kërcënojnë shpesh me lajmërimin e prindërve ose e vënë paraqitjen e prindërve në shkollë si kusht që nxënësi ta vijojë rregullisht mësimin kur ka kryer një sjellje të papranueshme për mësuesin. Të intervistuarit tregojnë rastin e një nxënësi i cili nga frika se mos rrihej nga prindi i thirrur të paraqitej te mësuesi kujdestar,nuk e lajmëroi prindin dhe nuk u lejua të hynte në mësim për një muaj resht. Kërcënimet më të shpeshta të mësuesve janë: kërcënimi me thirrjen e prindit (33%), kërcënimi me fjalë (31%), kërcënimi me nxjerrje jashtë klase (23%), kërcënimi me denoncim te drejtori (19%), kërcënimi me rrahje (17%), kërcënimi me goditje me një objekt (11%), kërcënimi me përdorimin e notës (11%), kërcënimi me përjashtim nga shkolla (10%). Këto kërcënime bazohen në rolet disiplinuese të prindërve, në traditën e largimit të shqetësuesit nga skena e mësimit, në përdorimin e forcës që ka dhuna dhe nota, etj. Mesa duket mësuesit, me kualifikimet që kanë, e kanë të vështirë të përballojnë gjithë problematikën që derdhin para tyre nxënësit dhe klasat e mbipopulluara e heterogjene. Nota ka një forcë të madhe dhe ata e dinë këtë. Niveli aktual i braktisjes së shkollës lidhet edhe me përdorimin e notës dhe, më tej, edhe me mënyrën si trajtohet nxënësi në shkollë. Nevoja për të vënë nota, për t’i mbuluar të gjithë nxënësit me nota, mbingarkimi i programit me lëndë të tepërt, e shumë arsye të tjera bëjnë që notës t’i jepet një pushtet shumë më i madh nga ai që ajo ka e duhet të ketë sipas dispozitave normative dhe mendimit pedagogjik të kohës sonë. Presioni me notë është shumë mbytës. Dhe këtë presion e ushtrojnë mësuesit. Fëmijët që shesin në rrugë dhe që janë në moshë shkollore shprehen negativisht ndaj shkollës. Ata kanë dalë prej saj me eksperienca negative. Siç shihet, atmosfera e jetës familjare, shkollore dhe hapësira ndërmjet tyre është e mbushur me kërcënime. Fëmijët kërcënohen dhe mësojnë të kërcënojnë. Kërcënimet kanë vijimësi nga familja në shkollë dhe nga shkolla në familje. Ato zbresin edhe në kohën e lirë dhe në marrëdhëniet e lira të fëmijëve me njëri tjetrin. Përdorimi i vijueshëm i tyre modelon psikikisht fëmijët për të zotëruar aftësitë e nevojshme për t’i përdorur kërcënimet kur dëshirojnë të ushtrojnë ndikimin e tyre mbi të tjerët. Fëmijët shohin se jetojnë në një mjedis kërcënues, i cili ka kërkesa të caktuara për konformim dhe pasoja fizike e sociale të pakëndshme nga moskonformimi. Kërcënimi me përdorimin e dhunës fizike është një kërcënim shumë i shpeshtë, ndoshta po aq i shpeshtë sa edhe përdorimi i nofkave dhe i etiketimeve keqëse. Ky kërcënim është zakonisht pararendës i përdorimit të dhunës mbi fëmijët. Të pakta janë rastet kur dhuna që ushtrohet mbi fëmijët nuk paraprihet nga kërcënimi i përdorimit të saj. Kjo rrethanë e përdorimit të tyre i shumëfishon efektet e dëmshme që këto forma dhune lënë mbi fëmijët. Fëmijët e marrin këtë kërcënim edhe në shtëpi edhe në shkollë. Zakonisht kërcënimi i përdorimit të dhunës fizike është specifik në kuptimin që pasoja që do të vijë pas kryerjes së sjelljes së papranueshme do të jetë shumë e përcaktuar. Me se kërcënohet konkretisht? Me rrahje, me dënimin e qëndrimit me një këmbë, me nxjerrjen jashtë klase-shtëpie, me goditje me rrip, vizore, me përplasjen e kokës në mur, etj. Një lloj i veçantë kërcënimi është kërcënimi jospecifik, ku hyn edhe kërcënimi me vdekje. Duket si i habitshëm, por edhe ky përdoret ndaj fëmijëve si në shtëpi ashtu edhe në shkollë. Zakonisht ky lloj kërcënimi është jospecifik, pra ky nuk specifikon se cili lloj i dhunës fizike do të përdoret, por nënvizon faktin se si pasojë e dhunës që do të përdoret, do të vijë vdekja. Të tilla kërcënime janë: Bëni trehapëshin mirë se ju vrava!, Do të të ngordh!, Do t’i them burgut hapu për ty!, Thashë do të vdes fare!, Do të ta shtyp kokën!, T’i hodha trutë në erë!, Do të ta nxij jetën!, Jua rregulloj unë qejfin!, Më dëgjo mua se të vdiqa! Përdorimi i këtyre kërcënimeve sidomos në ambientet shkollore është një tregues i një mangësie të madhe. Përdoruesit e këtij lloj kërcënimi tregojnë edhe vetëm me përdorimin e tij se nuk e kanë qetësinë e nevojshme shpirtërore për të kryer si duhet detyrën e tyre mësimore. Ajo që bie në sy nga intervistat e kryera është se të rriturit që i përdorin kërcënimet ndaj fëmijëve nuk kanë një vetëdije për efektet anësore të tyre. Ata nuk i mendojnë gjatë ato. Ka shumë mundësi që një pjesë e mirë e kërcënimeve të vlerësohet dhe të përdoret për arsye pragmatike, për faktin e thjeshtë se disa çështje zgjidhen me një kërcënim të caktuar. Sigurisht janë pa fund rastet kur kërcënimi pi ujë. Kjo nuk mohohet. Por gjithashtu përdorimi i kërcënimeve si mjet për të ndikuar mbi fëmijët e mbush hapësirën e tyre jetike me mungesë sigurie. Një nga nevojat themelore psikologjike të fëmijëve është nevoja për siguri. Kërcënimet ndikojnë rëndshëm në dëmtimin e klimës së sigurisë. Të intervistuarit përmendin herë pas here se kur dikush kërcënon dikë, edhe të pakërcënuarit drejtpërdrejt ndjehen të rrezikuar. Bie në sy fakti se si në shtëpi ashtu edhe në shkollë fëmijët gjenden përballë figurave autoritare të cilat janë të prirura të mbajnë të njëjtat qëndrime, të zgjedhin të njëjtat forma disiplinimi psikologjik dhe t’i përdorin ato krahasimisht rrallë, episodikisht dhe dendur si në shtëpi ashtu edhe në shkollë. Kjo bën fjalë për prurjet e fuqishme që mësuesit bartin personalisht nga edukata familjare që ata kanë marrë dhe e cila shtrihet deri në institucionin e edukimit. 2.2. Të bërtiturit 95përqind e fëmijëve tregojnë se u kanë bërtitur në shtëpi vitin e fundit, 79përqind tregojnë se kjo ka ndodhur rregullisht. Në shkollë 75përqind tregojnë se u kanë bërtitur, ndërsa 48përqind thonë se u kanë bërtitur rregullisht. Personat e pyetur tregojnë se të bërtiturit përdoret si mjet disiplinimi si në shtëpi ashtu dhe në shkolla. Ai dëften mungesë qëndrueshmërie emocionale në anën e të rriturve, prandaj nuk është vetëm një çështje pragmatike. Ngritja e zërit duket të jetë diçka e zakonshme në familje dhe në shkollë. Njerëzit e ngrenë zërin me qëllim që t’u imponohen të tjerëve, ose që t’i bien kambanës së alarmit. Këto zakone rëndom mësohen në moshë të re në shtëpi e pastaj përdoren gjerësisht në shkolla. Natyrisht jo të gjithë bërtasin dhe jo të gjithë bërtasin në të njëjtën kohë. Megjithatë fëmijët duket se e kanë asimiluar nevojën për ta ngritur zërin aq sa të kthehet në të bërtitur qysh në moshë të hershme. Njerëzit duket se mendojnë që të bërtiturit nuk ka pasoja negative ose nuk kanë menduar ndonjëherë mbi këtë gjë. Mesa duket zëri i ngritur është veti e njerëzve të pakulturuar. Fëmijët mësohen me zërin e lartë e kështu nuk u bën më përshtypje. Ajo bëhet mënyrë normale për të diskutuar. 2.3. SharjetSharjet është e vështirë të ndahen nga përdorimi i nofkave, i epiteteve dhe nga përdorimi i ironisë. Një pjesë e madhe e këtyre të fundit ka natyrë sharëse, në kuptimin që përbën një dhunim të cilësive dhe të karakteristikave personale të fëmijës dhe të nxënësit. Këtu do të zhvillohen disa komente të përgjithshme mbi sharjet. Ndër to mund të përmendim: Jeni plehra!, Jeni kafshë!, Je i trashë!, Kalama i shpifur!, Jeni familje debilësh!, Të dhjefsha racën!, Racë e poshtër!. Përdorimi i sharjeve është tregues i raporteve të tensionuara midis të rriturve dhe fëmijëve. Në kësi raportesh nuk mund të shpresohet se fëmijët mund të ndjehen mirë dhe të mësojnë ndonjë gjë për të qenë. Përkundrazi, mësimet që ata marrin nga të rriturit sharës janë të hidhura. Zbulimi se e shara e shpartallon vetëvlerësimin e fëmijës është i hershëm dhe studimi ynë nuk ka komente lidhur me këtë. Më shumë shajnë baballarët e më pak nënat, më shumë mësuesit e më pak mësueset. Sharjet gjithashtu përdoren më me shumicë nga të rritur me nivel të ulët arsimor. Ato sjellin ndërlikime të panevojshme nga të cilat askush nuk del i fituar.. 2.4. Mallkimet Mallkimet përbëjnë një model sjelljeje që përdoret rëndshëm në familje. Të intervistuarit raportojnë një numër të madh mallkimesh. Zakonisht mallkimet përfaqësojnë një përpjekje të njeriut të pafuqishëm për të ndikuar mbi diçka mbi të cilën ai nuk ka ndikim. Pafuqinë e vet ai e kompenson me mallkimin, i cili është vënie në përdorim e një urimi magjik që një personi të caktuar t’i ndodhë një gjë e keqe. Nuk mallkojnë të gjithë prindërit: disa mallkojnë e disa jo. Është për t’u vënë në dukje se mallkojnë më së shumti nënat ndërsa baballarët nuk mallkojnë. Të intervistuarit nuk përmendin raste të mallkimit nga baballarët dhe nga mësuesit. Kjo shpjegohet me pafuqinë e gjinisë femërore për të ushtruar role disiplinuese në familje, por edhe më gjerë në shoqëri. Rolet disiplinuese kultura ua cakton meshkujve. Të intervistuarit e raportojnë shumë shpesh faktin se nënat i kërcënojnë fëmijët me figurën e babait: me denoncimin te ai, me ndëshkimin që ai di të japë, etj. Mallkimet që u bëhen fëmijëve janë të shumta dhe nuk mund të përshkruhen të gjitha: Të hëngërt mortja!, Të shpëlaftë mortja!, Të hëngërt dreqi!, Thefsh qafën ishalla!, Të raftë pika!, Ju vraftë gjumi!, Të vraftë e mira!, Të rëntë një kancer ishallah!, T’u mbylltë!, Vdeksh ishalla!. Karakteri i këtyre mallkimeve është dukshëm i egër dhe shpreh njëherësh edhe nivelin e pafuqisë së mallkuesit edhe mprehtësinë e tij. Karakteristikë e tyre është se mallkimet përdoren në situata ekstreme, kur fëmijët kanë kryer sjellje dukshëm të papranueshme dhe kur mallkueset janë nëna pa ekuilibër emocional. Reagimi i fëmijëve ndaj mallkimeve është interesant: ata e dallojnë pafuqinë e mallkuesit dhe nuk i marrin seriozisht ato. 2.5. Përdorimi, natyra dhe kategoria e nofkave fyeseNofkat e përdorura nga anëtarët e afërt të familjes dhe nga mësuesit ndaj fëmijëve të moshave shkollore kanë dukshëm një karakter të fortë thumbues. Ajo që vihet në dukje dhe thumbohet është zakonisht diçka që ka të bëjë me kapacitetin intelektual të fëmijës. Zakonisht nofka e vë në dukje qartazi se ai kapacitet është i ulët ose ajo përmend një send a objekt a gjallesë e cila shquhet ose njihet si simbol i kapacitetit të ulët, i moszhvillimit, etj. Në shumë raste fëmija skualifikohet nga grupi i njerëzve dhe thirret kafshë ose thirret me emrin e njërës prej kafshëve. Një pjesë e nofkave ose e emrave me të cilat thirren fëmijët karakterizojnë sjellje të caktuara zakonisht të papëlqyera prej të rriturve si dembel ose mistrec. Duke qenë se nofkat dhe etiketimet keqëse synojnë më së shumti kapacitetet personale të fëmijëve ato përbëjnë njëherësh edhe sulmin më serioz ndaj vetëvlerësimit personal. Ky konsiderohet prej nesh si efekti më i rëndë i përdorimit të tyre në shkollë dhe në shtëpi. Kategoritë e nofkave dhe të etiketimeve keqëse të fëmijëve lidhen me vlerësime të drejtpërdrejta të kapaciteteve të tyre, me krahasime me kafshë të rangut të ulët nga pikëpamja e inteligjencës, me pazotësi për t’u sjellë siç kërkohet, me etiketime për prindërit e tyre, me shpotitjen e karakteristikave të veçanta fizike të nxënësve, me higjienën personale. Kafshë, bimë, sende: Kafshë, majmun, gomar, ripërtypës, trangull, kungull, kastravec, sfungjer, karafilkë, hajvan, viç, trung, këlysh, rryp, buf, trap, elektron. Inteligjenca: Idiot, injorante, budallaqe, debile, dembele, psikopate, mizerje, tralala, copë mishi, tyryfyçkë, i trashë, familje debilësh, nuk mbush, kokëbosh, ju kanë ikur bletët, trukashtë, dhi e zgjebosur, dërrasë, shushkë, truthatë. Vlerësime: I paaftë, i paedukuar, i pacipë, e përkëdhelur, dembel, llafazanë, ngels, dreq, shejtan, trutharë, kapadai, fodull, palaço, llasticë, kurvë. Etiketime: Karagjoz, kokëgdhë, kapaçkëbosh, pisanjose, maskara, llafazan, ndyrësirë, mendjemadh, rrugaç, hutaqe, qyqan, trupeshk, sygjizë, sydhi. Paraqitja fizike: E ke fytyrën si per pasnesër, e shëmtuar, mistuke, ngordhalaq, mortje, o zot sa mëtrembe, të kemi ngatërruar në maternitet, shkatarraq, xhuxhe, mickë, bizduqe, ufo, llapush etj. BIBLIOGRAFIA: Dhuna kunder femijeve ne Shqiperi; Adem Tamo & Theodhori Karaj, Tirane 2006 Konferenca Shkencore: Dhuna kunder femijeve ne Shqiperi; Pegi, Tirane 2012 http://www.unicef.org/albania/Dhuna_kunder_femijeve_ne_Shqiperi.pdf
Popular
-
HYRJE Arsimi dhe edukimi është procesi më i rëndësishëm i shoqërisë tonë. Shqetësimi për individ...
-
Studim Rasti Në shkollat tona ndeshemi cdo ditë e më tepër me raste të fëmijëve që janë me probleme te ndryshme ,qe shihen si femije me...
-
TEMA:STUDIM RASTI I NJE FEMIJE ME NEVOJA TE VECANTA. Pershkrimi fizik (A. Sh ) Eshte nje djale me gjatesi njesoj si gjithe femij...
-
Hapja e Programit Word Shkariko Ketu per detyren e rregullt ne PDF Hapja e programit Word mund të bëhet në disa mënyra, mirëpo ne do ti t...
-
Tema:Njeriu në epokën e teknologjisë informative: Hyrje: Shkencëtarët dhe teknologët kishin një ëndërr; të ndërtojnë një robot që ësh...
-
Origjina 1. Numrat arabe e kane origjinën në Indi të paktën 1.700 vjet më parë. Ata ishin shpikur nga matematikanet hindu, duke evol...
-
Tema e parë, leksioni i dytë 1. Filozofia arsimore në mesjetë Idetë dhe konceptet arsimore në Mesjetë i gjejmë në mendimet e njerëzve...
-
T EMA : LIDHJA E KIMISE ME LENDET E TJER A Permbajta e projektit njohja mbi kimine Kimia është shkenca ose me saktë ajo e degë ...
-
▼ KLIKO ▼ SHKARIKO ▼ PDF ▼ WORD ▼ FAKULTETI I EDUKIMIT DEGA: PSIKOLOGJI-SOCIOLOGJI (MASTER SHKENCOR) LENDA: KESHILLIM I NXENESIT TEMA: ST...
-
Tema : Ndikimi I Revolucionit Industrial ne vendet e Evropes NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL Revolucioni Industrial ishte tranzicioni drej...