▲SHKARIKO▼DETYREN▲E▼RREGULLT▲WORD▼PDF▲
UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU” DETYRE KURSI TEMA: MOTIVACIONI DHE TË NXËNIT PUNOI: ............................... PRANOI: ................................. DURRES : 2014 Hyrje Procesi i të mësuarit në të cilin marrin pjesë mësuesit dhe nxënësit , përbëhet nga mësimdhënia dhe të nxënit . Të nxënët është një proces i motivuar.Nxënësi mund të mësojë ngaqë i pëlqen të nxënit .Të nxënit mund të realizohet në mënyra nga më të ndryshmet si nëpërmjet sistemit të arsimit e të formimit ashtu edhe në rrugë të tjera që po bëhen gjithnjë e më të larmishme . Individët nxënë në rrugë dhe shpejtësi të ndryshme dhe jo sipas një modeli të njëjtë për të gjithë .Për këtë arsye ata duhet të nxiten e të motivohen që sipas aftësive të tyre ti shfrytëzojnë mundësitë që u jepen për të nxënë , duke e marrë përsipër vetë përgjegjësinë për këtë . Të punosh me fëmijët është një punë e bukur dhe shumë e lodhshme,pasi duhet ti përshtatesh botës së tyre fëminore,duhet një gjuhë komunikimi shumë ndryshe nga ajo e të rriturve,fëmijët janë qënie të pafajshme,sa më të dashur dhe të edukuar të sillemi me to aq më frytdhënëse do të jetë puna jonë. Të gjithë fëmijët kane të drejtën e edukimit,duhet të jënë të barabartë me bashkëmoshatarët e tyre,te gëzojnë të drejta të barabarta për t’iu respektuar dhe për të kërkuar gjatë gjithë kohës vëmendje dhe mbështetjen e mësuesës së tyre por edhe të prindërve të bashkëmoshatarve etj .Ne duhet të tregojmë devotshmëri dhe përkushtim që nxënësi i cili ka problem të rezaurojë programin mësimor.Ne duhet të japim kontributin tonë për edukimin e këtye fëmijëve,duhet ti japim mbështetje,ti bëjmë që të besojnë në vetvete .Në Konventën e të Drejtave të Fëmijëve çdo fëmijë ka te drejtën për të qenë të barabartë .Mësimdhënia dhe të nxënët është një proces kompleks ,i vështirë ,por që të jep kënaqësi të veçantë. Edhe pas një pune të lodhshme mësuesja ndjen kënaqësi kur shikon që ka bërë një punë të suksesshme me këta nxënës ,i bën të ndihen krenare.Përveç kënaqësisë që ndjejnë për punën,mësuesit përjetojnë edhe shqetësime. Pasi është shumë e vështirë të dishë se si të sillesh me një fëmijë me probleme,duhet të dishë metodat që do të përdorësh,mënyra e komunikimit,mënyra e sjelljes janë shumë të rëndësishme në edukimin e këtyre fëmijëve MOTIVACIONI DHE PËRBËRËSIT E TIJ. A e keni vënë re se disa njerëz përpiqen pa fund për të arritur atë që synojnë dhe disa të tjerë heqin dorë nga përpjekjet e tyre që me dështimin e pare? Kështu ndodh .Disa nuk i shqiten një gjëje pa i dalë në krye , të tjerë dorëzohen shpejt. Psikologët kanë rënë dakort që motivacioni është një gjëndje e brëndëshme , që nuk duket por merret me mend e që fillon e aktivizon, e mban të qëndrueshme një sjellje të caktuar , deri në arritjen e qëllimit .Kur jemi të motivuar ne patietër kemi filluar të bëjmë dicka .Kur jemi të motivuar , sjellja jonë është patjetër e drejtuar dhe e orientuar. a- Motivacioni si reagim ndaj nevojës Shumë psikologë mendojnë se sjelljet tona janë të motivuara nga nevojat që ne kemi .Nevojat që njeriu ndjen se ka , janë situata mungesore të organizmit. Kur kemi uri dhe dhembje ne nisim energjizojmë dhe ndërtojmë një sjellje të tillë që na mundëson plotësimin e këtyre nevojave.Këtë gjë e realizon motivacioni: ai ndihmon që situata mungesore e organizmit të balancohet dhe nevoja të plotësohet me material nga mjedisi. b-Motivacioni si reagim ndaj pritshmërisë që njeriu ka për veten. Shumë herë ne kryejmë sjellje të caktuara të motivuara nga mendimet dhe pritshmëritë që kemi për veten . Planet tona për të ardhmen personale luajnë një rol të madh në sjelljet që ne kryejmë për ta bërë realitet planin që kemi.Sipas disa psikologëve po ashtu sic motivohemi prej nevojash fiziologjike , ashtu motivohemi edhe prej nevojash shoqërore . c-Motivacioni si përpjekje kognitive për të kuptuar e realizuar qëllimet që njeriu . Sipas kësaj teorie , njeriu i gjen motivet e sjelljeve të veta në mendimet, planet që ai bën për veten e vet .Kur ne arrijmë një lloj pjekurie atëherë fillojmë të ndërtojmë plane për vete .Kur i peshojmë gjërat dhe marrim vendime të caktuara pas kësaj vjen motivacioni për të filluar e bërë realitet vendimet e marra.Mendimet , planet që bëjmë mund të bazohen në besime ose në parime të brëndëshme , por edhe në shpërblime që rrjedhin pas sjelljesh të caktuara . Kur në sjelljet tona bazohemi në parimet personale , themi se priremi “ta kemi në rregull me veten tonë “ kurse kur nisemi nga parime të jashtme themi se priremi “ta kemi në rregull me të tjerët “.Teoria kognitive e shpjegon motivacionin e sjelljes njerzore me theksimin e rolit të mendimit dhe të zgjedhjeve që njeriu bën si për qëllimet ashtu edhe për mjetet e realizimit të tyre . Por cilat janë motivet kryesore që janë aktive në shkollë? 1-Dëshira për të fituar miratimin e mësuesit . 2-Dëshira për ti ngjarë mësuesit. 3- Dëshira për të qënë i pari klasës 4-Dëshira për të hequr qafe pasigurinë . 5-Dëshira për kontroll e status . NDIKIMI I PRITSHMERIVE MBI MOTIVACIONIN DHE ROLI I MESUESIT Pritshmëritë janë probabilitete subjektive të arritjes së dickaje :prindërit , mësuesit dhe fëmijët presin që fëmija të dalë i shkëlqyer në mësime ose të mos ngelë në klasë , ose dicka të ndërmjetme .Ajo që pret mësuesi dhe prindi bëhet faktor motivues që fëmija ti përmbushë pritshmëritë që ata kanë .Kryesisht prej pritshmërive të mësuesve e prindërve nxënësit formojnë edhe pritshmëritë personale . Si ndikojnë mësuesit në pritshmëritë e nxënësve : Mësuesit u buzëqeshin më shumë nxënësve me pritshmëri të larta dhe më pak atyre me pritshmëri të ulëta. Mësuesit bisedojnë më shumë me nxënësit me pritshmëri të larta dhe më pak me ata me pritshmëri të ulëta. Mësuesit vlerësojnë më shumë nxënësit me pritshmëri të larta dhe më pak ata me pritshmëri të ulëta . Mësuesit kritikojnë më shumë nxënësit me pritshmëri të ulëta dhe më pak ata me pritshmëritë të larta . Kur ndodh si më sipër nxënësit me pritshmëri të larta motivohen ndërsa nxënësit me pritshmëri të ulëta demotivohen. Pra qëndrimi i mësuesve ndaj pritshmërive të nxënësve përbën një faktor shumë të rëndësishëm në motivacionin që nxënësit do të shfaqin . Mësuesi mund ta bëjë këtë me lehtësi nëse ai beson se cdo nxënës mund të përparojë. ROLI I MESUESVE NE MOTIVIMIN E NXENESVE Mësuesit munden ti ndihmojnë nxënësit që të besojnë se suksesi i tyre do të varet nga aftësitë dhe nga përpjekjet e tyre personale .Këtë mësuesit e realizojnë përmes : Dhënies së feedbackut për cdo detyrë që nxënësi kryen .Mësuesi mund të bëjë rregullisht komente për suksesin e nxënësit. Mësuesit merren me nxënësit që nuk përparojnë mirë .Ata i trajtojnë këta nxënës ndryshe nga ç'trajtojnë nxënësit e suksesshëm .Këta zakonisht nuk shfaqin kërkesa ndaj tytre , u kushtojnë më pak vëmëndje , i ndihmojnë më pak. Në këtë mënyrë ata u transmetojnë nxënësve mesazhe se arritjet e tyre të ulëta lidhen me paaftësitë ose me aftësitë e ulëta . 1-Mësuesi mund të theksojë me përparësi procesin e të mësuarit dhe në radhë të dytë çështjen e rezultateve të tij.Kjo do të thotë se : Mësuesi pritet të reagojë në radhë të parë ndaj përpjekjeve që bën nxënësi dhe më pak ndaj rezultateve që ai arrin . 2-Mësuesi mund t’ua nxisë nxënësve motivacionin nëse pakëson nivelin e konkurencës mes tyre.Kjo mundëson fokus në të mësuarin kooperues,në bashkëpunim me njëri-tjetrin.Ky lloj të mësuari krijon mundësinë që nxënësi të mos fokusohet në paaftësitë e veta por të përfitojë nga aftësitë e të tjerëve. 3-Mësuesi pritet ti ndihmojë nxënësit që ata ti shpjegojnë rezultatet e tyre me anë të shkaqeve dhe jo me anë të aftësive.Shpjegimi i rezultateve me anë të aftësive e con nxënësin në një terren delikat për të :i hap rrugën atij për nënvleftësimin e vetes dhe për humbjen e besimit . 4-Mësuesi pritet të vërë theksin në qëllimet realiste që nxënësi pritet ti vërë vetes .Qëllimet realiste ndihmojnë që nxënësi të zhvillojë vetëbesimin. 5-Mësuesi pritet të kontrollojë shprehjet personale verbale e joverbale përmes të cilave ai i orienton nxënësit drejpërdrejt ose tërthorazi për ti shpjeguar sukseset e dështimet në mënyra të caktuara. 6-Mësuesit pritet ti inkurajojnë nxënësit konkretisht që ata të mundin të shohin veten më pozitivisht Por si të përdoret inkurajimi ? Inkurajimi bazohet në besimin pozitiv , në aftësitë personale dhe në ato të të tjerëve , me pranimin e nxënësve ashtu si janë e jo si duam ne që ata të jenë .Inkurajimi synon ti ndihmojë nxënësit të besojnë në veten e tyre dhe në aftësitë që kanë .Ai i ndihmon nxënësit që të rrezikojnë edhe për të gabuar, të kuptojnë se gabimet nuk janë dështime .Gabimet e kryera dhe mësimet që nxiren prej tyre mund ta nxisin të mësuarit .Inkurajimi nuk është vlerësim sepse nxënësi nuk ka nevojë që të luftojë për ta fituar atë por ai duhet dhënë për përparimin më të vogël.Inkurajimi është theksim i përpjekjes jo i rezultatit.Ai fillon duke u bazuar në pikat e forta që nxënësi i ka qëndrimet pozitive, synimet e caktuara, prirjet dhe jo në gabimet.Inkurajimi është e kundërta e shkurajimit. Mos i shkurajoni nxënësit duke bërë komente negative për arritjet ose për synimet që ata kanë duke kërkuar prej tyre atë që ata nuk e bëjnë dot , duke u zhvilluar ambicie ekstreme ose duke i përfshirë në konkurencë. Inkurajimi afirmon përpjekjen e nxënësit dhe përpjekja e tij ka më shumë rëndësi se sa arritjet. Por po aq i rëndësishëm sa inkurajimi , vlerësimi , shpërblimi , është edhe fenomeni I privimit të nxënësit prej tyre dhe tej përdorimit të tyre. Efekti i parë është deprivimi , pra mospërdorimi i elementëve të mësipërm kur nxënësi i meriton ato ka efektin e shtimit të motivacionit të tij për ti kërkuar ato. Kur nxënësit ngrenë dorën të përgjigjen për një pyetje që mësuesi ka bërë atëherë ata e ngrenë më shumë zërin në fitim të vlerësimit të faktit se e dinë përgjigjen. Pra deprivimi sjell rritjen e motivacionit.Deprivimi sjell gjithashtu edhe një pasojë tjetër që duket negative kur nxënësi bindet që me gjithë përpjekjet e tij ai nuk ka për tu vlerësuar , inkurajuar, shpërblyer atëherë ai demotivohet –heq dorë nga përpjekjete bëra. PERFUNDIME Mësimdhënia dhe të nxënët është një proces kompleks ,i vështirë ,por që të jep kënaqësi të veçantë. Edhe pas një pune të lodhshme mësuesja ndjen kënaqësi kur shikon që ka bërë një punë të suksesshme me këta nxënës ,i bën të ndihen krenare.Përveç kënaqësisë që ndjejnë për punën,mësuesit përjetojnë edhe shqetësime. Pasi është shumë e vështirë të dishë se si të sillesh me një fëmijë me probleme,duhet të dishë metodat që do të përdorësh,mënyra e komunikimit,mënyra e sjelljes janë shumë të rëndësishme në edukimin e këtyre fëmijëve. Për rritjen dhe zhvillimin e fëmijës janë marrë shumë shkenca si: Psikologjia e zhvillimit e cila studion të gjithë proçesin e krijimit të femijës,zhvillimit të tij deri në vdekje. Psikologjia e edukimit e cila merret me formimin dhe edukimin e qënies njerëzore. Një nga fushat më të rëndësishme e cila meret më pjesën më të vështirë,me fëmijët me aftësi të kufizuar ose me ndonjë problem tjetër është Psikologjia e rehabilitimit ose e thëne ndryshe Psikopatologjia e fëmijes e cila është një proces me anë të të cilit rikuperojmë një dëmtin fizik,mendor,emocional,të sjelljes,të njohjes apo të botës shpirtërore mbi rehabilitimin. Procesi në të cilin nuk tenton ta kthej individin me aftësi të plota si në gjendjen e më parshme,me anë të këtij procesi shfrytëzohen të gjitha potencialet sociale,ekonomike për ta bërë të aftë individin që të jetojë plotësisht jetën e tij duke e mbajtur këtë aftësi të kufizuar. Një pikë shumë e rëndësishme në rehabilitim është mbështetja me potencialet individuale,sa i aftë është individi të përshtatet me situaten e re. ABSTRAKTI Qëllimi : kam zgjedhur këtë temë për të kuptuar më shumë rreth mësimëdhënies dhe mjetet nxitëse për të arritur një proces efektiv. METODOLOGJIA: • Konsultime me mësues per praktikat qe ata perdorin në klasë dhe pritshmëritë e prindërve • Konsultime me asistentët social si psikologu i shkollës ku marrim një informacion nga ana psikologjike e nxënësit Studimet e shumta nga studjues te ndryshëm kane treguar se te punosh me femijët duhet së pari të zbulosh boten e tyre dhe te udhezohesh nga modelet e tyre. BIBLIOGRAFIA 1. A.Tamo, E.Rapti, TH.Karaj, “Mësimdhënia dhe të nxënit” 2. Karaj.Theodhori,Menaxhini i klasës/Psikologji e zbatuar në mësimdhënie.shtëpia botuese emal.Tiranë 2008 3. www.Psikologu.net
Pages
- Home
- ADMINISTRIM
- ANALIZE VEPRASH
- DETYRA ANGLISHT
- APLIKIM KOMPJUTERIK
- AUDITIM BANKAR
- TE DREJTAT E NJERIUT
- BAZAT E FINANCES
- CIKLI I ULET
- DIDAKTIKE
- DOKTORATURE
- DREJTESI
- E DREJTA PRONES
- E DREJTA KUSHTETUESE
- E DREJTA NDERKOMBETARE
- E DREJTA MJEDISIT
- EDUKIM
- EKONOMI
- ESE ANGLISHT
- HYRJE NE PSIKOLLOGJI
- MENAXHIMI I BURIMEVE NJEREZORE
- MARDHENIE ME PUBLIKUN
- MARDHENIE NDERKOMBETARE
- MASTER PROFESIONAL
- MASTER SHKENCOR
- MENAXHIM BIZNESI
- MENAXHIM FINANCIAR
- MENAXHIM KLASE
- MENAXHIM NDERTIMI
- MENAXHIM TURIZEM
- MESIMDHENIE
- MIKROEKONOMI
- POLITIKAT NE BE
- POLITIKAT E SIGURISE NDERKOMBETARE
- PSIKOLOGJI
- PSIKOLOGJI SHKOLLE
- PSIKOLOGJI SOCIOLOGJI
- PSIKOLOGJI ZHVILLIMI
- PSIKOTERAPI
- REPORTAZH
- SHKENCA EDUKIMI
- SHKENCA JURIDIKE
- SHKENCA POLITIKE
- SHKRIM AKADEMIK
- SINTAKS
- SOCIOLOGJI
- SOCIOLOGJI EDUKIMI
- TEMA DIPLOME
- TEORI MARDHENIE NDERKOMBETARE
- TURIZEM ARKEOLOGJIK
- Llotaria Amerikane Durres
- Agjensi Imobiliare Durres
- Whatsap
Popular
-
HYRJE Arsimi dhe edukimi është procesi më i rëndësishëm i shoqërisë tonë. Shqetësimi për individ...
-
Studim Rasti Në shkollat tona ndeshemi cdo ditë e më tepër me raste të fëmijëve që janë me probleme te ndryshme ,qe shihen si femije me...
-
TEMA:STUDIM RASTI I NJE FEMIJE ME NEVOJA TE VECANTA. Pershkrimi fizik (A. Sh ) Eshte nje djale me gjatesi njesoj si gjithe femij...
-
Hapja e Programit Word Shkariko Ketu per detyren e rregullt ne PDF Hapja e programit Word mund të bëhet në disa mënyra, mirëpo ne do ti t...
-
Tema:Njeriu në epokën e teknologjisë informative: Hyrje: Shkencëtarët dhe teknologët kishin një ëndërr; të ndërtojnë një robot që ësh...
-
Origjina 1. Numrat arabe e kane origjinën në Indi të paktën 1.700 vjet më parë. Ata ishin shpikur nga matematikanet hindu, duke evol...
-
Tema e parë, leksioni i dytë 1. Filozofia arsimore në mesjetë Idetë dhe konceptet arsimore në Mesjetë i gjejmë në mendimet e njerëzve...
-
T EMA : LIDHJA E KIMISE ME LENDET E TJER A Permbajta e projektit njohja mbi kimine Kimia është shkenca ose me saktë ajo e degë ...
-
▼ KLIKO ▼ SHKARIKO ▼ PDF ▼ WORD ▼ FAKULTETI I EDUKIMIT DEGA: PSIKOLOGJI-SOCIOLOGJI (MASTER SHKENCOR) LENDA: KESHILLIM I NXENESIT TEMA: ST...
-
Tema : Ndikimi I Revolucionit Industrial ne vendet e Evropes NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL Revolucioni Industrial ishte tranzicioni drej...