Tema; Pajisja e nxënësve me shkathtësi e shprehi të reja bazë. Shkolla e sotme shqiptare, tashmë në epokën elektronike
Zhvillimet e sotme e kanë modifikuar profilin dhe nivelin e shkathtësive e shprehive bazë që duhet të ketë secili, për një pjesëmarrje aktive në jetën e punës, në jetën familjare dhe në të gjitha nivelet e jetës në bashkësi (komunitet). Nxënësit tani duhet të përgatiten mirë për një të ardhme të papërcaktuar dhe që ndryshon shpejt, për t’u bërë ballë vjetërimit të njohurive dhe shkathtësive e shprehive të tyre dhe nevojës së fitimit të elementeve të reja, që fillojnë të përdoren gjerësisht. Ata duhet të përgatiten, gjithashtu, për një treg pune rrënjësisht të ri, në të cilin, krahas punësimit me mëditje ekziston dhe merr zgjerim edhe vetëpunësimi në forma të ndryshme, i cili mund të ofrojë një potencial të lartë për pavarësi ekonomike në një erë të re sipërmarrjeje. Kjo kërkon që sistemi arsimor të japë një përgatitje me bazë të gjerë, d.m.th. që krahas pajisjes me vlera të përgjithshme njerëzore dhe përgatitjes profesionale apo për punë, të pajisë edhe me vlera karakteristike për marrëdhëniet e tregut dhe të hedhë bazat për një formim të vazhdueshëm. Vlera të tilla janë: mendimi i pavarur, iniciativa, kurajoja, zhdërvjelltësia, vetëbesimi, vetorientimi dhe marrja në sy e rrezikut, qëndrimi pozitiv ndaj risive, krijimtaria, aftësitë sipërmarrëse e menaxhuese, aftësitë për të zgjidhur probleme, për të marrë vendime dhe për vetëvlerësim, niveli i lartë i komunikimit, aftësia për të bashkëpunuar dhe për të punuar në grup, interesat intelektualë, dëshira për t’i bërë gjërat ndryshe dhe përgatitja e përgjithshme dhe profesionale për t’i bërë ato në përputhje me ndryshimet që ndodhin në shoqëri dhe në ekonomi, aftësia për të nxënë në mënyrë të pavarur etj. Shkathtësi e shprehi bazë për kohën e sotme, krahas atyre të leximit, shkrimit dhe njehsimit, janë edhe ato të përdorimit të teknologjisë së informimit e të komunikimit (TIK) në procesin e të nxënit, si edhe ato të përdorimit të gjuhëve të huaja, të cilat janë bërë më të domosdoshme se më parë për më shumë njerëz. Në shkathtësitë themelore të punës mund të përfshihen edhe të ashtuquajturat shkathtësi për “lundrim” në tregun e punës. Këtu futen shkathtësitë për të kërkuar punë, për mënyrën e paraqitjes te një punëdhënës i mundshëm, për përcaktimin e alternativave dhe mundësive për zgjedhjen e karrierës, për përcaktimin dhe vlerësimin e mundësive për punë etj. E rëndësishme është që të gjitha këto nxënësit të fillojnë t‘i përvetësojnë që në shkollë, duke kuptuar, njëkohësisht, se shkolla është vetëm etapa e parë e rrugës së tyre të të nxënit. Tregjet e sotme të punës kërkojnë profile gjithnjë në ndryshim të shkathtësive e shprehive dhe të përvojës, pra dhe aktualizim të vazhdueshëm të tyre. Lidhur me këtë, janë të nevojshme një sistem global sinjalizimi paralajmërues dhe studime më perspektive, që të mundësojnë përgatitjen në përputhje me ndryshimet në botën e punës dhe në shoqëri. Ndërmarrjet duhet të përfshihen bashkë me qeverinë dhe qendrat kërkimore në identifikimin e njohurive, shkathtësive e shprehive dhe të kompetencave që kërkohen për shkak të ndryshimit të ekonomisë, në mënyrë që sistemet arsimore dhe të formimit të mund t’u përshtaten atyre, nëpërmjet riorientimit të kurrikulave. Gjithashtu, duhet të shqyrtohet perspektiva e kompetencave të zbatueshme në nivel ndërrajonal dhe ndërkombëtar, për t’iu përgjigjur rritjes së parashikuar të lëvizshmërisë (mobilitetit) së burimeve njerëzore në shekullin XXI.
Përtëritja e procesit të arsimimit dhe formimit. Me ecjen drejt erës së dijeve dhe me zhvillimin e ekonomisë së tregut, gjithnjë e më shumë kërkohet që metodat dhe kontekstet (rrethanat) e mësimdhënies dhe të të nxënit t’i përshtaten një larmie të madhe interesash, nevnevojash dhe kërkesash, jo vetëm të individëve, po edhe të grupeve të ndryshme në shoqërinë multikulturore evropiane. Ato duhet të përpunohen dhe të reformohen në mënyrë të diferencuar për arsimin dhe formimin, për mjedise arsimore, pune dhe publike, për moshën shkollore dhe për moshën e rritur, si dhe për grupet shoqërore me nevoja të veçanta për arsim dhe formim (pakicat etnike, të paaftët etj.), për t’iu përgjigjur në një kuptim sa më të gjerë qëllimit të integrimit në mënyrë të përhershme të njeriut në jetën bashkëkohore. Përgjithësisht kërkohet që, në përputhje me teoritë e sotme të të mësuarit, të zbatohet të mësuarit me nxënësin në qendër, që e kalon theksin nga njohuritë te kompetencat (aftësitë për të përdorur në mënyrë efektive përvojën, njohuritë dhe kualifikimet). Mbi këtë bazë, synohet përdorimi sa më i gjerë i metodave aktive, që i angazhojnë nxënësit në veprimtari komplekse e të larmishme njohëse, psikomotore e afektive, duke mos i lënë thjesht dëgjues, siç ndodh rëndom gjatë të mësuarit tradicional, që ka mësuesin në qendër. Të nxënët nëpërmjet punës, të nxënët me projekte dhe të nxënët e organizuar me ‘cikle studimi’ janë qasje veçanërisht të sukseshme, që përdoren. Të mësuarit me nxënësin në qendër kërkon që mësuesi (instruktori etj.) të luajë një rol më të ndërlikuar se më parë, duke qenë jo vetëm dhe jo aq burim informacioni, sesa organizator, drejtues dhe ndërmjetës i veprimtarisë mësimore të nxënësve. Dhënia e informacionit duhet t’i lërë vendin më të madh të mësuarit nxënësve si ta gjejnë vetë atë, si ta analizojnë, si ta shfrytëzojnë dhe si ta shndërrojnë në njohuri të reja. Një rol vendimtar në zhvillimin e një potenciali të ri të nxëni po luan, dhe do të luajë edhe më shumë në të ardhmen, të nxënët e bazuar në mjete teknologjike. Ai ka aftësinë që t’u mundësojë njerëzve rrugë të reja të shumëfishta për plotësimin e nevojave të tyre për arsim dhe formim. Do të bëhet i mundur përdorimi dhe zbatimi si i teknologjive të thjeshta, ashtu edhe i atyre të fuqishme e moderne. Përdorim të madh në procesin e të mësuarit do të marrin teknologjitë e reja të informimit e komunikimit, pa humbur aspektet e vlefshme të metodave tradicionale të mësimdhënies, veçanërisht natyrën personale të marrëdhënieve mësues-nxënës. Shumë vende e kanë tashmë praktikë pune veprimtarinë në rrjet të institucioneve të arsimit dhe formimit. Kjo ndihmon, ndër të tjera, dhe në vendosjen e marrëdhënieve të bashkëpunimit midis shkollave dhe qendrave të formimit, si dhe midis tyre dhe firmave. Të nxënët e bazuar në TIK-un duhet të kombinohet me mënyra të tjera të nxëni, që janë më sociale (të nxënët ne grup, të nxënët familjar, të nxënët bashkëpunues në punë etj. Në paraqitjen e nevojave thelbësore për risi dhe në realizimin e tyre në arsim dhe formim, një rol shumë i madh u takon mësuesve dhe instruktorëve, si dhe mësimdhënësve të jashtëm, që punojnë me kohë të pjesshme. Kjo kërkon që statusi i tyre të rritet, nëpërmjet përkujdesjes për zhvillimin profesional dhe për rritjen e vazhdueshme të kompetencave të tyre, duke përfshirë edhe kompetencat multikulturore. Kështu sigurohet që ata të jenë të gatshëm dhe të motivuar për t’u bërë ballë sfidave të reja dhe, për pasojë, për të nxitur tolerancën dhe vlerat demokratike. Rëndësi duhet t’i kushtohet edhe sigurimit të burimeve të nevojshme për kryerjen e detyrave nga ana e tyre, duke përfshirë edhe multimediat dhe internetin. Duhet të parashikohet edhe përdorimi i metodave të reja për realizimin e kualifikimit të tyre. Aftësia dhe siguria për të zhvilluar një mësimdhënie tëhapur e pjesëmarrëse dhe për të praktikuar metodat e duhura të mësimdhënies, duhet të bëhet një shkathtësi profesionale thelbësore për mësuesit dhe instruktorët në mjediset formale dhe joformale të të nxënit.
Mundësimi i arsimimit dhe i formimit për të gjithë
Mundësimi i arsimimit dhe i formimit për të gjithë shihet si sfida më domethënëse nga të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian. Ai kërkon, në radhë të parë, që shërbimet e arsimit dhe formimit të çohen sa më “afër bazës” dhe të jenë sa më të larmishme. Për këtë arsye, shkollat, qendrat e formimit, si dhe mjediset e ndryshme ku mblidhen përditë njerëzit, duhet të kthehen në qendra lokale të nxëni, të hapura për të gjithë. Kjo i zgjeron shumë mundësitë e të nxënit dhe ndihmon që njerëzit të mos jenë të detyruar të largohen nga rajoni ku banojnë për të kryer studime dhe trajnim, gjë që është veçanërisht e rëndësishme për disa grupe, si, p.sh., për të paaftët, që kanë lëvizshmëri të ulët fizike. Mobilizimi i burimeve të autoriteteve rajonale dhe lokale, si dhe të organizatave dhe shoqatave të shoqërisë civile, është thelbësor për të siguruar infrastrukturën e nevojshme në mbështetje të të nxënit gjatë gjithë jetës.
Me ecjen drejt erës së dijeve dhe me zhvillimin e ekonomisë së tregut, gjithnjë e më shumë kërkohet që metodat dhe kontekstet (rrethanat) e mësimdhënies dhe të të nxënit t’i përshtaten një larmie të madhe interesash, nevojash dhe kërkesash, jo vetëm të individëve, po edhe të grupeve të ndryshme në shoqërinë multikulturore evropiane. Ato duhet të përpunohen dhe të reformohen në mënyrë të diferencuar për arsimin dhe formimin, për mjedise arsimore, pune dhe publike, për moshën shkollore dhe për moshën e rritur, si dhe për grupet shoqërore me nevoja të veçanta për arsim dhe formim (pakicat etnike, të paaftët etj.), për t’iu përgjigjur në një kuptim sa më të gjerë qëllimit të integrimit në mënyrë të përhershme të njeriut në jetën bashkëkohore. Përgjithësisht kërkohet që, në përputhje me teoritë e sotme të të mësuarit, të zbatohet të mësuarit me nxënësin në qendër, që e kalon theksin nga njohuritë te kompetencat (aftësitë për të përdorur në mënyrë efektive përvojën, njohuritë dhe kualifikimet). Mbi këtë bazë, synohet përdorimi sa më i gjerë i metodave aktive, që i angazhojnë nxënësit në veprimtari komplekse e të larmishme njohëse, psikomotore e afektive, duke mos i lënë thjesht dëgjues, siç ndodh rëndom gjatë të mësuarit tradicional, që ka mësuesin në qendër. Të nxënët nëpërmjet punës, të nxënët me projekte dhe të nxënët e organizuar me ‘cikle studimi’ janë qasje veçanërisht të sukseshme, që përdoren. Të mësuarit me nxënësin në qendër kërkon që mësuesi (instruktori etj.) të luajë një rol më të ndërlikuar se më parë, duke qenë jo vetëm dhe joaq burim informacioni, sesa organizator, drejtues dhe ndërmjetës i veprimtarisë mësimore të nxënësve. Dhënia e informacionit duhet t’i lërë vendin më të madh të mësuarit nxënësve si ta gjejnë vetë atë, si ta analizojnë, si ta shfrytëzojnë dhe si ta shndërrojnë në njohuri të reja. Një rol vendimtar në zhvillimin e një potenciali të ri të nxëni po luan, dhe do të luajë edhe më shumë në të ardhmen, të nxënët e bazuar në mjete teknologjike. Ai ka aftësinë që t’u mundësojë njerëzve rrugë të reja të shumëfishta për plotësimin e nevojave të tyre për arsim dhe formim. Do të bëhet i mundur përdorimi dhe zbatimi si i teknologjive të thjeshta, ashtu edhe i atyre të fuqishme e moderne. Përdorim të madh në procesin e të mësuarit do të marrin teknologjitë e reja të informimit e komunikimit, pa humbur aspektet e vlefshme të metodave tradicionale të mësimdhënies, veçanërisht natyrën personale të marrëdhënieve mësues-nxënës. Shumë vende e kanë tashmë praktikë pune veprimtarinë në rrjet të institucioneve të arsimit dhe formimit. Kjo ndihmon, ndër të tjera, dhe në vendosjen e marrëdhënieve të bashkëpunimit midis shkollave dhe qendrave të formimit, si dhe midis tyre dhe firmave. Të nxënët e bazuar në TIK-un duhet të kombinohet me mënyra të tjera të nxëni, që janë më sociale (të nxënët ne grup, të nxënët familjar, të nxënët bashkëpunues në punë etj.). Ky kombinim i metodave të ndryshme ndihmon për të kapërcyer ndjenjën e izolimit dhe të mungesës së kontaktit njerëzor, e cila vërehet shpesh gjatë përdorimit vetëm të të nxënit të bazuar në TIK-un. Në paraqitjen e nevojave thelbësore për risi dhe në realizimin e tyre në arsim dhe formim, një rol shumë i madh u takon mësuesve dhe instruktorëve, si dhe mësimdhënësve të jashtëm, që punojnë me kohë të pjesshme. Kjo kërkon që statusi i tyre të rritet, nëpërmjet përkujdesjes për zhvillimin profesional dhe për rritjen e vazhdueshme të ompetencave të tyre, duke përfshirë edhe kompetencat multikulturore. Kështu sigurohet që ata të jenë të gatshëm dhe të motivuar për t’u bërë ballë sfidave tëreja dhe, për pasojë, për të nxitur tolerancën dhe vlerat demokratike. Rëndësi duhet t’i kushtohet edhe sigurimit të burimeve të nevojshme për kryerjen e detyrave nga ana e tyre, duke përfshirë edhe multimediat dhe internetin. Është e nevojshme, gjithashtu, që të riformulohen kërkesat ndaj kualifikimit të mësuesve e instruktorëve për shek. XXI, duke marrë parasysh rolin e ri të tyre dhe nevojën e aftësimit për përdorimin e TIK-ut për qëllime mësimore. Duhet të parashikohet edhe përdorimi i metodave të reja për realizimin e kualifikimit të tyre. Aftësia dhe siguria për të zhvilluar një mësimdhënie të hapur e pjesëmarrëse dhe për të praktikuar metodat e duhura të mësimdhënies, duhet të bëhet një shkathtësi profesionale thelbësore për mësuesit dhe instruktorët në mjediset formale dhe joformale të të nxënit.
Modernizimi i procesit të vlerësimit të të nxënit
Vlerësimi i të nxënit (Valuing learning, në anglisht) është procesi i njohjes së pjesëmarrjes në të nxënë dhe i rezultateve të të nxënit (diplomave, certifikatave dhe kualifikimeve). E rëndësishme është që të gjitha format e të nxënit (formale, joformale dhe informale) të identifikohen, vlerësohen (assess, në anglisht) dhe njihen. Diplomat, certifikatat dhe kualifikimet janë një pikë e rëndësishme reference për punëdhënësit dhe individët. Rritja e kërkesave të punëdhënësve për punë të kualifikuar dhe rritja e konkurrencës midis individëve për të zënë dhe ruajtur punën, ka bërë që për njohjen e rezultateve të të nxënit të shtrohen kërkesa më të larta. Prandaj, modernizimi i sistemeve dhe i praktikave të certifikimit, në përputhje me kushtet e reja ekonomike dhe shoqërore dhe për t’i bërë ato më të besueshme, të drejta, transparente dhe të vlefshme, ka përbërë një politikë të rëndësishme dhe çështje profesionale në BE. Rëndësi i është kushtuar edhe cilësisë së sistemeve për akreditimin e të nxënit të mëparshëm e nga përvoja dhe zbatimit të tyre në një larmi kontekstesh. Këto sisteme vlerësojnë dhe njohin njohuritë, shkathtësitë e shprehitë dhe përvojën që kanë individët dhe që i kanë fituar gjatë një periudhe të gjatë dhe në kontekste të ndryshme, duke përfshirë dhe mjediset joformale dhe informale.
Në kushtet e zgjerimit të të drejtave qytetare për lëvizje të lirë në jetë, studim, trajnim e punë nga një vend në tjetrin dhe të ekzistencës së tregjeve të hapura të punës, kërkohet që diplomat, certifikatat dhe kualifikimet të jenë të kuptueshme lehtë (transparente) dhe praktikisht “të bartshme” (“transferueshme”). Për këtë me rëndësi është përpunimi në nivel evropian i instrumenteve të reja për vlerësimin e të gjitha formave të të nxënit. Terminologjitë e ndryshme kombëtare dhe interpretimet herë-herë të gabuara të tyre, vazhdojnë ta bëjnë të vështirë transparencën dhe njohjen e kualifikimeve dhe të certifikatave e diplomave përkatëse nga njëri vend në tjetrin, gjë që kërkon hartimin e udhëzueve dhe fjalorëve përkatës.
Lidhur ngushtë me vlerësimin e të nxënit është edhe problemi shumë i rëndësishëm i standardizimit në arsim, veçanërisht në AFP. Standardet japin mundësi: të rregullohet përmbajtja e të nxënit në përputhje me qëllimet arsimore; të përsoset kontrolli mbi nivelin e përgatitjes e, rrjedhimisht, të rritet cilësia e saj; të sigurohet koherenca e niveleve të arsimit, konvertueshmëria e arsimit, si brenda, ashtu edhe jashtë vendit.
Për zgjidhjen e problemeve të vlerësimit të të nxënit kërkohet si pjesëmarrja e ekspertëve, e autoriteteve zyrtare dhe e mësuesve dhe instruktorëve, ashtu edhe përfshirja e partnerëve socialë dhe e OJQ-ve. Në nivel evropian kërkohet shkëmbimi sistematik i përvojës dhe i praktikave të mira, veçanërisht në fushën e të nxënit joformal dhe informal. Në Shqipëri po punohet për vendosjen e standardeve në arsimin e përgjithshëm, kurse për AFP-në problemi i standardizimit është shtruar dhe është në fazën e njohjes.
SHKOLLA E SOTME SHQIPTARE, TASHMË NË EPOKËN ELEKTRONIKE
Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit në Arsim (TIK) ishte masterplani i që e drejtoi shkollën shqiptare në epokën e e-school, të internetit si në qytet dhe në fshat. Ndryshe vite më parë, kur fëmjët dhe të rinjtë e mësonin përdorimin e kompjuterit dhe lundrimin në internet, përmes qendrave mësimore të kompanive private, sot nxënësit i kanë të gjitha mundësitë për të përvetësuar në shkollë aftësitë bashkëkohore të teknologjive të informacionit dhe komunikimit. Si rrjedhojë kapaciteti arsimor i shkollave në Shqipëri është rritur, mësuesit po trajnohen për të dhënë mësim për kompjuterin dhe kurrikula për TIK po merr formën e saj të plotë. Tani kontakti i fëmijëve në shkolla me teknologjinë e informacionit nis që në arsimin bazë.
Teknologjia, Edukimi dhe mësimdhënia ne epoken e globalizimit
Shekujt që kemi lënë pas, kanë ‘’prodhuar‘’ mendje të ndritura të cilat kanë bërë zbulime nga më të thjeshtat deri te ato më epokalet. Por ndoshta asnjërit prej tyre nuk i kishte vajtur në mendje se një ditë njerëzit do të ishin në gjendje të komunikonin me njëri-tjetrin nga njëri skaj në skajin tjetër të botës. Mund te këtë qenë e pakapshme për ta që të gjitha veprat, nga ato me të voglat e deri te ato më voluminozët mund të lexoheshin “online”, kudo dhe kurdo që njerëzit duan! Përderisa shekujt e kaluar janë emëruar me emërtime të ndryshme për sa i përbëtë progresit, shekulli ynë, pra shekulli 21, me të drejtë quhet shekulli i informacionit dhe teknologjisë. Teknologjia dhe informacioni janë të lidhura me kompjuterin dhe internetin. Pra, mund të themi se jetojmë në një kohë ku teknologjia ka shtrirë “sundimin” e saj dhe se duket qartë që ky sundim do të jetë edhe më provokues në të ardhmen. Shtrirja dhe përmasat që ka marrë përdorimi i internetit janë të jashtëzakonshme. Nga disa mijëra përdorues në vitet e para të tij, deri në miliarda përdorues në ditët e sotme. Atëherë, interneti qenka një bibliotekë gjigante, qenka një botë e tërë mesazhesh dhe informatash, rrjetesh telefonike dhe një shtëpi e madhe botuese në gjithë globin!
Interneti si mundësi qëndron hapur njëzetekatër orë në çdo ditë të jetës sonë, ku ne mund të gjejmë të gjitha llojet e informacionit, thënë ndryshe; “është një autostradë ku në vend të veturave lëvizin ide e mendime me shpejtësinë dritës”.
Sot, nxënësit jetojnë në një botë të rrethuar me teknologji. Pra , teknologjia është nevojë e ditës. Evolucioni i shkollës kërkon një staf të përgatitur mirë, por dhe nxënësit duhet të jenë domosdo në trendët e reja që sjell koha. Ikja nga hapat tradicional të shkollës, ku shkollat dhe klasat më shumë ngjasonin me fabrikat dhe ku mësuesi sillej si një shef duke urdhëruar, tani në shekullin 21 duhet mbështetur një shkollë tjetër, bashkëkohore, ku nxënësi duhet të jetë kreativ, hulumtues e vlerësues, kjo është domosdoshmëri për një mësim dhe shkollë cilësore. Pikërisht, përdorimi i kompjuterit dhe teknologjisë informative nëpër klasa nxitë të nxënësi imagjinatën dhe e bën atë kreativ e hulumtues për të mësuar në vazhdimësi. Është e nevojshme që nxënësve tu mësohen aftësitë e shekullit 21, në të cilin ne jetojmë, e kjo mund të bëhet vetëm nëse mësuesit e tyre janë në funksion të përmbushjes se misionit të tyre në mënyrën më të mirë të mundshme. Andaj, shkrimtari i njohur amerikan dhe njohës i çështjeve të arsimit dhe mësimdhënies, Michael Prensky, thotë: ’’Nxënësit e sotëm mendojnë dhe përpunojnë informata që dallojnë krejtësisht nga ato të paraardhëseve të tyre, duke marrë parasysh se: të gjithë nxënësit tanë sot e kanë gjuhë amtare gjuhën digjitale të kompjuterëve, video lojërat dhe internetin dhe duke avokuar se mësimdhënësit e sotëm duhet të mësojnë të komunikojnë në gjuhën dhe stilin e nxënësve të tyre“...
Hulumtimet e bëra në shkollat amerikane kanë treguar qartë se dijet e nxënësve të shkollave që kanë përdorur kompjuterin dhe internetin në lëndët mësimore kanë qenë të një niveli shumë më të lartë se niveli tek shkollat që nuk kishin përdorur teknologjinë në procesin mësimor. Ligjërimet e thata të mësuesve duhet zëvendësuar me pamjet vizuale dhe qasje tjetër fare në klasat e shekullit 21.
Përdorimi i teknologjisë në mësimdhënien dhe mësimnxënien e gjuhës angleze në shkollat tona ka marrë një shtrirje të konsiderueshme. Pajisja e disa shkollave me kompjuter dhe internet ka bërë të mundur që orët e gjuhës angleze të bëhen pjesë e një komunikimi global brenda klasës. Nxënësit, me ndihmën e arsimtarit të tyre mund të komunikojnë me nxënës të shkollave të vendeve të ndryshme në gjithë botën, gjë e cila ndihmon edhe në shkëmbimet reciproke dhe marrjen e informacioneve të reja. Përveç kësaj, interneti ofron një oqean të tërë të burimeve gjuhësore, të aktiviteteve të ndryshme të karakterit gjuhësor, kuizeve të cilat mund të vihen në funksion të nxënësve për një arritshmëri sa më të lartë në nxënie.
Fuqia e internetit dhe informacionet në të, janë burime që duhen konsumuar. Sot interneti disponon rrjete të fuqishme sociale si: facebook, twitter, Linkedin, my space etj., të cilat edhepse të themeluara për qëllime të ndryshme paraqesin një mundësi të mirë të shkëmbimit të informacioneve dhe përvojave midis njerëzve të profileve të ndryshme. Vend elitar në këto rrjete zënë padyshim të mësuarit e gjuhës angleze. Shkollat dhe kolegjet me prestigjioze të botës, duke parë se numri i anëtarëve të këtyre rrjeteve po i afrohet miliardit kanë ngarendur të plasojnë punën e tyre për qëllime edhe komerciale, megjithatë individi është përfitues në përthithjen e informatave të ndryshme në rrjetin e internetit. Me një përdorim të organizuar dhe të mirëstrukturuar këto rrjete ofrojnë dhe lehtësojnë dukshëm komunikimin në mes të mësimdhënësve dhe nxënësve të tyre. Një përqindje vogël e arsimtarëve të anglishtes në Kosove dinë që në kuadër të projektit Basic Education Program – BEP, është zhvilluar ueb-faqja e projektit, e cila përmban edhe platformën CONNECT. Të gjithë mësimdhënësit që lidhen në këtë platformë përfitojnë të gjitha shërbimet e ofruara nga ky program, pra mund të marrin material të kursit për përdorimin e teknologjisë informative në mësimdhënie dhe të nxënit e gjuhës angleze.
Shekulli 21, karakterizohet si shekull i informatikës, megjithatë, pa zotëruar aftësitë esenciale, siç janë: leximi, përdorimi i dokumenteve, shkrimi, numërimi, komunikimi, puna ekipore, aftësia e të menduarit, përdorimi i kompjuterit dhe të mësuarit në vazhdimësi, është e zorshme të thuash se mund të zotërohet profesionalisht dhe me shkathtësi të duhur përdorimi i kompjuterit.