E DREJTE DOGANORE - MARREVESHJET SHQIPERI - TARIFAT PREFERENCIALE



 UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU ” DURRES

                                               
                      FAKULTETI  I SHKENCAVE POLITIKE - JURIDIKE

                                     VITI I 3-te , SEMESTRI I 1-re
      
LENDA : E DREJTE DOGANORE


TEMA : MARREVESHJET SHQIPERI –  BE MBI   
             MALLRAT, TARIFAT  PREFERENCIALE



Marreveshjet e Tregtise se Lire (MTL)

Marreveshjet e Tregtise se Lire (MTL) sherbejne per nje plotesim me te mire te nevojave te tregut, vecanarisht per mallrat dhe sherbimet qe mungojne ne vend, influence ne uljen e cmimeve, rritje te konkurences ekonomike, nxitje te permiresimeve teknologjike te prodhimit vendas per te qene konkurent ne tregun e hapur, ulje te kontrabandes, influence reciproke midis tregjeve te ndryshme ne kushtet e ndryshme te trajtimit tarifor, nxitje te prodhimit per eksport dhe ritje te eksportit.

Tregtia dhe Marrëveshjet e Tregtisë së Lirë

Rregullat e tregtisë së jashtme

Shqipëria aplikon një regjim liberal tregu. Tregtia e jashtme është liberalizuar që në vitin 1990 dhe ndjek standartet e vendosura nga Bashkimi Evropian dhe Organizata Botërore e Tregtisë. Shqipëria është anëtare e OBT që prej vitit 2000 dhe aplikon regjimin e OBT mbi proçedurën e liçencimit të importit. Si rezultat i liberalizimit të tregut dhe proçesit të vazhdueshëm të përafrimit të kuadrit rregullator doganor me standartet e sistemit të BE, importi dhe eksporti i mallarve, si rregull i përgjithshëm, nuk varen nga ndonjë autorizim i veçantë. Marrëveshjet bilaterale ose multiraterale në të cilat Shqipëria është palë, mund të vendosin kuota ose kërkesa kontrollesh. Gjithashtu, nevoja për pajisje me liçencë ekziston në rastin e disa mallrave specifikë me qarkullim të kufizuar brenda vendit siç janë mallrat ushtarake dhe strategjike, materialet radioaktive dhe substancat psikotrope, ilaçet etj.

Shqipëria është angazhuar të:

     a. liberalizojë regjimin e saj tarifor duke zbatuar një proçes të uljes së tarifave (normat e lidhura dhe iniciativa sektoriale);
     b. zbatojë të gjitha angazhimet që rrjedhin nga marrëveshjet mbi Barrierat Teknike në Tregti (TBT) dhe Standardet Sanitare dhe Fitosanitare (SPS);
     c. Kodi Doganor Shqiptar thekson se vlerësimi doganor do të bëhet në përputhje me kërkesat e OBT
     d. Shqipëria është një anëtar i OBPI (Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale) që nga viti 1992 dhe ajo ka njohur disa marrëveshjeve ndërkombëtare në këtë fushë. Shqipëria është angazhuar për zbatimin e Marrëveshjes TRIPS dhe gjithë legjislacionin për të drejtat e autorit. Shqipëria ka nënshkruar edhe memorandumin përkatës në lidhje me Regjimin e Pronësisë Intelektuale.
Eksporti i mallrave nuk i nënshtrohet ndonjë takse të veçantë eksporti, tarife apo barriere tjetër. Gjithashtu, importi i mallrave nuk i nënshtrohet ndonjë detyrimi taksor importi përveç se detyrimit doganor. Importi i mallrave është subjekt i TVSH dhe disa produkte si duhani, pijet alkoolike dhe lëndët djegëse janë subjekt akcize.

Zhvillimet tregtare

 Volumi i tregtisë në 2011 ka pësuar rritje në krahasim me vitin 2010, me rritjen e importit me 12.4 %  dhe eksportit me 20%. Gjatë 2011, importet arritën në vlerën 544,004 milion lekë (3,867.09 million Euro), ndërsa eksportet në 197,459 milion Lekë ( 1,404.16 million Euro).
BE vazhdon të jetë partneri kryesor i tregtisë së Shqipërisë duke siguruar 64.1% të importit dhe duke përfituar 72.5% të eksportit Shqiptar. Referuar volumit të tregtisë në vitin 2011, Shqipëria importon kryesisht nga Italia, Greqia, Kina, Gjermania dhe Turqia dhe eksporton në Itali, Kosovë, Turqi, Greqi, Spanjë dhe Gjermani. Italia dhe Greqia përfaqësojnë respektivisht 47.7% dhe 16.6% të importeve, dhe 73.3% dhe 7.1% të eksporteve.
      Pothuajse 30% të eksporteve e zë grupi i “minerale, lëndë djegëse, elektricitet”.
      32% të eksporteve dhe 9% të importeve e zë grupi i “tekstile dhe këpucë”.
      Grupi i “makineri dhe pajisje” përfaqëson 20% të importeve.
      Grupi i “materiale ndërtimi dhe metale” përfaqëson 15% të importeve dhe 21% të eksporteve.



Marrëveshjet e Tregtisë së Lirë


Marrëveshja e Stabilizim Asocimit (MSA)

Marrëveshja e Stabilizim Asocimit, si një arritje e rëndësishme në kuadër të integrimit në BE, parashikon krijimin e një zone të tregtisë së lirë ndërmjet Shqipërisë dhe BE në një periudhë kohore 10-vjeçare. MSA u ratifikua në prill 2009 dhe zëvendësoi Marrëveshjen e Ndërmjetme, e cila tashmë është pjesë integrale e MSA.

Marrëveshja e Tregtisë së Lirë së Evropës Qendrore (CEFTA)

Më 19 dhjetor 2006, të gjitha marrëveshjet dypalëshe që Shqipëria kishte lidhur me vendet e rajonit u transformuan në një marrëveshje shumëpalëshe, Marrëveshja e Tregtisë së Lirë së Evropës Qendrore (CEFTA 2006), e cila përfshin tetë vende: Shqipëri, Maqedoni, Mal i Zi, Kosovë, Moldavi, Kroaci, Serbi dhe Bosnjë Herzegovinë. Objektivat kryesore të CEFTA-s janë ndër të tjera, zgjerimi i tregtisë në mallra dhe shërbime dhe nxitja e investimeve, eliminimi i barrierave të tregtisë mes palëve, sigurimi i mbrojtjes së duhur të së drejtave të pronësisë intelektuale në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe harmonizimi i dispozitave përsa i përket çështjeve të politikave tregtare, të tilla si: rregullat e konkurrencës dhe ndihmës shtetërore. Ajo gjithashtu përfshin proçedura të qarta dhe efektive për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.
CEFTA vendos tregtinë e lirë mes 7 vendeve të Ballkanit dhe Moldavisë. CEFTA është parë si një hap drejt anëtarësimit përfundimtar në BE të anëtarëve të saj. Kroacia do të tërhiqet nga CEFTA në korrik 2013, kur të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian. Objektivat kryesore të CEFTA-s janë: për të zgjeruar tregtinë në mallra dhe shërbime dhe për të nxitur investimet me anë të rregullave të ndershme, të qëndrueshme dhe të parashikueshme;  të eliminojë barrierat ndaj tregtisë mes Palëve; të sigurojë mbrojtje të përshtatshme të të drejtave të pronësisë intelektuale në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe harmonizimin e dispozitave mbi çështjet e politikës tregtare moderne të tilla si rregullat e konkurrencës dhe të ndihmës shtetërore. Gjithashtu përfshin procedura të qarta dhe efektive për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe lehtëson krijimin gradual të zonës BE-vendet e Ballkanit Perëndimor të grumbullimit diagonal të origjinës.
Më 19 dhjetor 2006, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Maqedonia, Moldavia, Mali i Zi, Serbia dhe Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) në emër të Kosovës  nënshkruan  një marrëveshje për të ndryshuar dhe zgjeruar të Tregtinë e Lirë në Evropën Qendrore - CEFTA 2006.
Pas proceseve të ratifikimit, CEFTA 2006 hyri në fuqi më 26 korrik 2007 për pesë nënshkruesit (Shqipëria, Maqedonia, Moldavia, Mali i Zi dhe UNMIK / Kosova), për Kroacinë më 22 gusht 2007, Serbinë më 24 tetor 2007 dhe për Bosnjë dhe Hercegovinën, më 22 nëntor 2007.
Palët e CEFTA-së ranë dakord  (Kapitulli VI i Marrëveshjes) për një kombinim të angazhimeve të veçanta dhe klauzola evolucionare në tregti lidhur me fusha të tilla si shërbimet, investimet, prokurimet qeveritare dhe mbrojtjen e pronës intelektuale. Në përmbledhje, objektivat kryesore për çdo temë janë:
     Shërbimet: një liberalizim progresiv dhe hapje reciproke e tregut të shërbimeve;
     Investimet: sigurimin e trajtimit të qëndrueshme dhe të barabartë të investitorëve dhe kompletimi i fitimeve nga liberalizimi i tregtisë me mundësitë e investimit;
     Prokurimet qeveritare: një hapje progresive dhe efektiv të tregjeve të prokurimit  të qeverive deri në maj 2010;
     Mbrojtja e Pronës Intelektuale: të sigurojë mbrojtje të përshtatshme dhe efektive të pronësisë intelektuale në përputhje me standardet ndërkombëtare, në veçanti me Marrëveshjen e OBT-së për drejtat pronësore Intelektual të lidhura me tregtinë.
Bazuar në Marrëveshjen e CEFTA-së 2006, palët kanë hequr të gjitha tarifat doganore mbi importet, të gjitha detyrimet që kanë efekt të njëjtë, dhe të gjitha detyrimet e importit të një natyre fiskale në tregtinë ndërmjet palëve për të gjitha produktet e tjera të ndryshme nga ato që i nënshtrohen koncesioneve dypalëshe. Gjithashtu, palët kanë hequr të gjitha tarifat doganore mbi eksportet, detyrimet që kanë efekt të njëjtë, dhe detyrimet e eksportit të një natyre fiskale në tregtinë ndërmjet Palëve.
Për importet në Kosovë, që kanë origjinën në territorin ose territoret e palëve të CEFTA-s, nuk kadetyrime doganore të importit. Megjithatë, duhet theksuar se mallrat, të cilat kanë origjinën në vendet jashtë CEFTA-s (p.sh. Gjermania, Kina), por të cilat janë të importuara direkt në Kosovë nga territori i një pale në CEFTA nuk klasifikohen për të hyrë në Kosovë pa detyrime doganore të importit , sipas kushteve të CEFTA-s. Detyrimet doganore të importit për mallrat e tilla, në përgjithësi 10% ad valorem, duhet të paguhen në kohën e importimit në Kosovë.
Marrëveshja plotësisht përputhet me rregullat e OBT-së dhe procedurat dhe rregulloret e BE-së. Marrëveshja ofron një kornizë ligjore për tregti për palët që të përgatiten për anëtarësim në BE, duke vazhduar kështu traditën e CEFTA-s origjinale, anëtarët themelues të së cilës janë tani në BE. Në të vërtetë, një Deklaratë e Përbashkët për “Aplikimin e rregullave dhe procedurave të OBT-së nga të gjitha shtetet palë:
“Deri në masën sa referencat janë bërë në kontekstin e kësaj Marrëveshjeje, me rregullat dhe procedurat e përcaktuara në Aneksin 1A, Aneksin 1B dhe Aneksin 1C të Marrëveshjes së Marrakeshit që themeloi Organizatën Botërore të Tregtisë, Palët bien dakord t'i zbatojnë ato pavarësisht nëse ato janë ose jo anëtarë të OBT-së.


Marrëveshja me shtetet e Shoqatës Evropiane të Tregtisë së Lirë (EFTA)

Në dhjetor 2009, Shqipëria nënshkroi Marrëvshjen e Tregtisë së Lirë me Shoqatën Evropiane të Tregtisë së Lirë (EFTA). Shtetet anëtare të EFTA-s janë Islanda, Zvicra, Norvegjia dhe Lihtenshtajni. Marrëveshja e Tregtisë së Lirë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe shteteve të EFTA përqendrohet në liberalizimin e tregtisë së mallrave. Ato do të shfuqizojnë të gjitha tarifat doganore mbi produktet industriale, përfshirë peshqit dhe produktet e tjera detare. Marrëveshjet dypalëshe për produktet bujqësore ndërmjet shteteve të EFTA-s (individualisht) dhe Shqipërisë bëjnë pjesë gjithashtu tek instrumentat krijues të zonës së tregtisë së lirë ndërmjet të dy palëve.

 Marrëveshja e Tregtisë së Lirë me Turqinë

Shqipëria ka gjithashtu një Marrëveshje të Tregtisë së Lirë me Turqinë, të nënshkruar në 2006, e cila ka hyrë në fuqi në maj 2008. Nëpërmjet kësaj Marrëveshje dy vendeve u krijohen mundësi për rritjen e shkëmbimeve tregtare ndërmjet tyre. Sipas marrëveshjes, nuk do të ketë tarifa për mallrat industriale shqiptare të eksportuara në Turqi dhe tarifat për produkte të caktuara turke do të reduktohet përfundimisht brënda pesë vitesh. Lidhur me produktet bujqësore palët i kanë akorduar reciprokisht njëra-tjetrës kuota tarifore.

Akumulimi diagonal

Akumulimi diagonal (parim në bazë të së cilit ju mundësohet vendeve importuese, që pas një shkalle të caktuar përpunimi, t`i origjinojnë mallrat si të tyret) është parashikuar në Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë që Shqipëria, Kroacia, Maqedonia dhe Serbia kanë nënshkruar me Shtetet e EFTA-s.

Shqipëria dhe Programi i Sistemit të Gjeneralizuar të Preferencave (GSP) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Programi GSP ofron trajtim pa doganë për rreth 3.400 lloje të eksporteve nga Shqipëria dhe Kosova. Qëllimi i programit GSP është që t’u japë këtyre eksporteve një natyrë konkurruese në tregun e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA). Kompanitë dhe konsumatorët e SHBA janë veçanërisht të interesuar në blerjen e mallrave përmes programit GSP sepse eksportet nuk ngarkohen me barra tarifore, me të hyrë në SHBA.
Shumë artikuj kanë të drejtë për trajtim GSP pa tarifë doganore. Këto përfshijnë shumicën e mallrave të prodhuara; lëndët e përdorura në prodhim, bizhuteri, shumicën e llojeve të qilimave, disa produkte bujqësore dhe produkte të tjera të peshkut, si dhe në shumë lloje të kimikateve, mermerit, dhe mineraleve.


BIBLIOGRAFIA

Materialet per realizimin e kesaj detyre kursi jane marre nga keto faqe interneti :






Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME