Zhvillim ne moshen shkollore - Intervist dhe analiza e intervistes me nje adoleshent

▲SHKARIKO▼DETYREN▲E▼RREGULLT▲WORDPDF  


REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS www.uamd.edu.al Viti akademik 2013-2014 Fakulteti i Edukimit Dega: Psikologji-Sociologji (Master Shkencor) Lënda: Zhvillim ne moshen shkollore Detyrë kursi Tema:Intervist dhe analiza e intervistes me nje adoleshent PRANOI:.......................... PUNOI: .......................... Durres,2014 HYRJEAdoleshenca është mosha me modifikime të gjithanshme në planin biologjik, psikologjik dhe shoqëror. Është moshë e dehjes pa pasur nevojë të pijë, eshtë mosha që i beson me shumë shoqerise dhe më pak vetes së tyre, vullnetit të tyre. Është moshë ankthi e paniku sesi do të vlerësohen nga të rriturit dhe çfarë niveli shoqëror do të arrijnë në jetën e tyre. Perceptimi shoqëror ndikon dhe luan një rol të rëndësishëm për motivimin apo frenimin e zhvillimit të individualitetit të adoleshentit. Suksesi, realizimi i dëshirave dhe qëllimeve, janë preokupimi kryesor i çdo njeriu për të arritur në jetë, por të pakët janë ata që e arrijnë në mënyrë të plotë. Në formimin e personalitetit të adoleshentit ndikimi i shoqërisë është i madh dhe shumëplanësh, por në fakt ndikimi i shoqërisë është mjaft i madh jo vetëm te adoleshentët, por tek çdo qenie njerëzore. Adoleshenca është ai segment i jetës i cili percakton personalitetin, këndvështrimin dhe pozicionin e qenies njerëzore, pra me fjalë të tjera është kufiri mes të qenurit i vogël drejt rrugës për tu rritur. Një rol të veçantë në personalitetin e adoleshentit luan kryesisht familja, fal mënyrës së komunikimit të vendosur mes prindërve dhe adoleshentit. Familja vazhdon të luajë rolin primar në edukimin e adoleshentit. Ajo formon jo vetëm përfytyrimet fillestare për të mirën dhe të keqën, por edhe për atë që lejohet e nuk lejohet, si dhe bazat e edukimit moral. Prindërit duhet të jenë këshillëdhënës të mirë, sepse familja është institucion bazë ku realizohet formimi i adoleshentit. Pjesë e shoqërisë së individit e veçanërisht adoleshentit është edhe ambienti shkollor, segment i jetës i cili luan një rol specifik në krijimin e personalitetit, duke mos harruar të theksojmë që etapa e adoleshencës përkon me një kohëzënie të madhe në shkollë. Shkolla është e ndjeshme dhe më objektive në vlerësimin e pozitës së re të adoleshentit. Komunikimi i tij në shkollë merr rëndësi të veçantë, sepse aty nxënësi vërteton pretendimet për nivelin e ri të statusit social që ka arritur më shpejt dhe më lehtë se në familje. Këto synime dhe dëshira i realizon ne komunikim me mësuesin dhe me moshatarët. Fëmija bazën e shëndoshë të edukimit e merr në fëmijëri. SYNIMI I INTERVISTES: Edukimi dhe zhvillimi i tij tek adoleshentet. 1-Si te quajne? Me quajne Silva Mataj 2-Sa vjece je? 18 vjece 3-Te ndihmojne prinderit me pergatitjen e mesimit? Nuk me ndihmojne i bej te gjitha vete sepse prinderit e mije jane ndare dhe une jetoj me njerken ne shpi (menyra se si e tha nx ishte shume ftohte) 4-Si jane marredhenjet e tua me familjaret? Mir . 5-Ne cklase je? Ne vit te fundit ne gjimnaz. 6-Si jane rezultatet tuaja ne shkolle tani?A kane ndryshuar ne krahasim me vitet e meparshme. Rezultatet e mija nuk jane aq te mira,mundohem te arrije rezultate te larta por eshte e kote 7-Cilat jane aftesite e tuaja per sa i perket shkolles dhe jetes sociale? Për sa i përket aftësive jam kryesisht e prirur drejt shkencave natyrore,ndërkohë për sa i përket jetës sociale mund të them se kam aftësi mjaft të mira komunikuese, kam aftësi bindëse, pasi jam e aftë që t'i bind të tjerët që t'i shohin gjërat në një këndvështrim të caktuar. 8-Cilat jane vlerat e tua? Personalisht e konsideroj veten si njeri të sinqertë, me parime morale, të ndershme e që nuk më pëlqen apo toleroj hipokrezinë edhe mashtrimin. Nga ana tjetër jam tip shumë i shoqërueshëm,shumë e dashur me shoqet më të afërta edhe e aftë që të sakrifikoj për to. 9-Si jane marredhenjet e tua me shoket e shoqet? Shume te mira 10-Cfare mendimi keni ju per shkollen? A mendoni se shkolla ka rendesi te madhe ne zhvillimin tuaj si individ per te ecur para.? Shkolla ka nje rendesi te madhe ne zhvillimin tim si individ per te ecur para sepse ne shkolle ne shkojme per te mesuar sa me shume gjera qe do na nevojiten ne jete dhe shkolla per te gjithe eshte nje burim dijesh. 11-Si do te donit te ishte sipas jush shkolla si institucion dhe si kurrikul. Sipas meje arsimi ka akoma mangesira dhe duhet me shume pune kurse tekstet kane shume probleme. 12-A ka ndikuar ambienti ne pergjithesi ne shkolle tek ju. Ambienti ne pergjithesi ne shkolle tek ne ndikon sepse shumicen e lendeve e zhvillojme vetem ne teori pasi nuk ekzistojne mjetet per ti praktikuar ato. 13-Si jane rezultatet e tuaja ne shkolle? Jo shume te mira 14-Cila eshte lenda juaj e preferuar? Skam ndonje preference 15-E frekueton rregullisht shkollen? Joo,dhe po te shkosh te shkolla te pyesesh per mua me njohin te gjithe se jam dhe tip i shkathet dhe kam shkuar shume here ne drejtori per arsyen e mungesave 16-Pse jo? Per momentin nuk e kam mendjen te shkolla dhe eshte e kote qe te shkoje. 17-Cfare marredheniesh ke me mesuesit qe te japin mesim. Pavaresisht sesi mund te jene mesuesit une gjithmone mundohem te kem marredhenie te mire. 18-Vleresimi ne shkollen tuaj. A e bejne sic duhet vleresimin mesuesit. A ekziston dallimi nxenes I mire dhe nxenes I dobet kur behet vleresimi. Te them te drejten vleresimi le per te deshiruar. Besoj si ne shkollen time dhe ne shkollat e tjera nuk ka nje vleresim te drejt. Kur behet vleresimi behen dhe shume padrejtesira sepse askush nuk te vlereson per ate qe je. Dallimi ekziston dukshem dhe kjo nuk eshte e drejt sepse cdokush mund te perparoj nga nje moment ne tjetrin. 19-Cfare mendimi keni per kopjimin.Ju vet keni kopjuar ndonjeher gjate viteve qe keni zhvilluar. Kopjimi eshte dicka qe nuk te vlene ne jete. Por ndonjeher jemi te detyruar te kopjojme per arsye te ndryshme. Dhe te them te drejten kam kopjuar shume here si gjithe te tjeret dhe nuk behem pishman per kete duke marre ne konsiderate pyetjen e mesiperme. 20-Cilat jane synimet e tuaja per jeten? Une kam shume deshira si gjithe moshataret e mij, por rrethanat bene qe une keto deshira apo synime te mos I realizoj 21-Cfare deshiron te behesh kur te rritesh? Kam pas shume deshire te behem mjeke,tani se di me. 22-Pse se din? Kane ndodhur shume gjera ne jeten time keto kohet e fundit dhe gjeja e vetme per momentin qe eshte e rendesishme per mua eshte te largohem nga shtepia dhe asnjeri te mos e marri vesh se ku ndoshem (e kishte fjalen per babin e saj) 23-Nese do kishte mundesi te rikthehej serish mbrapa ne jeten e tende cfare do te kishte bere ndryshe? Shume gjera duke filluar qe nga prindi do shkoja te mami te jetoja me te dhe me shkollen do isha shume me mire se sa ketu ,do realizoja enderren time te behesha mjeke ,por fati nuk deshi ,atehere kur prinderit mu ndane isha e vogel dhe sme lane rruge zgjidhje kane vendosur te tjeret per mua. ANALIZA Sipas intervistes se zhvilluar vajza qe e vogel ka vuajtur nuk ka patur mbeshtetje tek prinderit e saj, ajo i ka zgjidhur vete problemet e saja (ne shkolle,shoqeri),nuk eshte vleresuar asnjehere nga prinderit apo nga mesuesit e saj qe per mua vleresimi eshte i barabarte me motivimin mesimor (vleresim=motivim mesimor). Kur e pyeta per synimet, ajo nuk ishte e sigurt se cfar kerkonte nga jeta,se si donte ta jetonte ate kishte frike se mos bente zgjidhjen e gabuar,shkollen e kishte lene mbas dore ndersa per pyetjen :Cfare do te behesh kur te rritesh? Ajo ishte konfuze pavarsisht deshires qe kishte te beheshe mjeke,nuk jepte nje pergjigje koncize te vendosur sepse shumica e adoleshenteve perballen me problemin me te madh te tyre qe eshte : percaktimi i indetitetit te tyre,njohja e vetes , pa ditur se cilat jane pelqimet, mospelqimet, deshirat, endrrat, frikerat, afetesite, cilesite personale etj. Gjithashtu te kjo interviste kam pare lirshmeri dhe gatishmeri tek nxenesja per te shprehur mendimin e saj per arsimin qe duhet te behet akoma edhe shume pune gjithashtu shpreh dhe shqetesimin rreth vleresimit qe ne fakt nga ana e mesuesve nuk eshte korrekt. Si perfundim mund te them qe vajza e intervistuar ishte shume konfuze dhe e pambrojtur. Ajo ndihet e sigurt ne aftesite e saja dhe mendon se me keto aftesi ajo do te arrij te jete e zonja e vetes. Gjithashtu duke u bazuar ne kete interviste arrita ne perfundimin se adoleshentet kane nevoje per perkrahje, mbeshtetje (familjes dhe psikologut te shkolles),kane nevoje per modele, per tolerance duhet ti japim nje shans te dyte si dhe kane nevoje te vleresohen dhe te pranohen ashtu sic jane ne te kundert ato behen te pasigurte ne veten e tyre dhe tregojne rebelim.

Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME