DETYRE KURSI
Tema: GJUHA SHQIPE
Dega:CU
Lenda:Mesimdhenie Mesimnxenie
TEMA: Gjuha shqipe
LENDA: GJUHE SHQIPE
Klasa II
| JAVA | KLASA | DITA |
| 1 | 2 | 5 |
SYNIMI I LËNDËS Qëllimi i mësimit të gjuhës shqipe është përvetësimi me më nivel e më mirë i të katër shprehive komunikuese gjuhësore: të dëgjuarit, të folurit, të lexuarit, të shkruarit, si dhe i njohurive themelore të sistemit të gjuhës, kuptimi dhe interpretimi i teksteve letrare dhe joletrare etj., të lidhura ngushtë me aftësimin dhee formimin gjuhësor, kulturor, etik, shpirtëror të brezit të ri, si domosdoshmëri për të ardhmen e kombit tonë. Ky kuptim për qëllimin e lëndës përshtatet për faza të ndryshme të zhvillimit gjuhësor shpirtëror dhe psikik, në nivele të ndryshme të zhvillimit të nxënësve
. QËLLIMET THEMELORE TË LËNDËS
1. Nxënësit të krijojnë marrëdhënie pozitive, emocionale dhe psikike ndaj gjuhës shqipe; fillojnë të kuptojnë se gjuha shqipe, si gjuha e tyre amtare, është cilësia më e lartë natyrore socializuese, sepse nëpërmjet saj, lehtësisht dhe në mënyrë të suksesshme shprehen, përfitojnë marrëdhënie pozitive ndaj letërsisë shqipe, qartësohen se leximi i teksteve për ta ka domethënien e takimit me modelet e përvojës e të kulturës kombëtare.
2. Nxënësit të kuptojnë se gjuha shqipe është gjuha shtetërore në Republikën e Shqipërisë; të formojnë vetëdijen kombëtare dhe shtetërore dhe, krahas saj, edhe nderimin dhe tolerancën ndaj gjuhëve dhe kombeve tjera.
3. Nxënësit gradualisht dhe në mënyrë të planifikuar të përvetësojnë dhe të përdorin krahas të folmes lokale (dialekteve/ gjuhës së folur të krahinës) edhe gjuhën letrare (të folur dhe të njësuar); të përfitojnë vetëdijen mbi përdorimin e gjuhës letrare dhe joletrare në situata të ndryshme të të folurit.
4. Nxënësit të ushtrohen në të katër aktivitetet e kuptimshmërisë (të dëgjuarit, të folurit, të lexuarit e të shkruarit), pasi këto aktivitete u mundësojnë njohjen e vetes dhe të botës përreth, duke plotësuar nevojat themelore, shpirtërore dhe shoqërore. Përvetësimi i këtyre përvojave dhe aktiviteteve shton mundësitë e funksionimit të tyre në rrethin e vet, si dhe njohjen dhe shprehjen e botës materiale, shpirtërore dhe imagjinare.
5. Nxënësit të zhvillojnë përgatitjen për të folurit, të përfitojnë vetëbesim për shprehjen e mendimeve, të ndjenjave, kërkesave, dëshirave dhe krijimit. Me aktivitetin e të folurit të zgjidhin në mënyrë paqësore e të drejtë tensionet dhe konfliktet në situata të ndryshme jetësore. Me këtë, ata do të përforcojnë vetëdijen dhe mundësinë e respektimit të mendimit ndryshe.
6. Nxënësit në mënyrë spontane, nëpërmes lojës, e më vonë, edhe në mënyrë të udhëhequr dhe sistematike, të hyjnë në leximin dhe shkrimin e pavarur. Me aktivitete individuale të zbulojnë dhe të provojnë gjuhën e shkruar për kuptim, mendim, krijim, mësim dhe argëtim; të zhvillojnë proceset e krijimit, të
domethënies dhe të përdorimit të drejtë të sistemeve standarde të paraqitjes së saj me shkrim.
7. Nxënësit të pranojnë (të dëgjojnë, lexojnë) tekste të ndryshme letrare dhe joletrare, që janë të prezentuara në mënyrë direkte apo indirekte (nga media); nga teksti të nxjerrin vlerat themelore (p.sh: e saktë/ e pasaktë, e drejtë/ jo e drejtë, e ndershme/ e pandershme) në mënyrë që të mësohen t’i vlerësojnë tekstet e veta dhe të të tjerëve.
8. Nxënësit të përfitojnë marrëdhënie pozitive psikike dhe logjike ndaj gjuhës shqipe; të kuptojnë se shqipja si gjuha e tyre amtare është e dhëna më e mirë natyrore socializuese; të përfitojnë marrëdhënie pozitive edhe ndaj letërsisë dhe të zhvillojnë kulturën e leximit përmes leximit të letërsisë shqipe dhe asaj të huaj. Nxënësit të zgjerojnë horizontin dhe të bëhen tolerantë ndaj kulturave të tjera.
9. Nxënësit të kuptojnë se gjuha shqipe është gjuha shtetërore, të kuptojnë, gjithashtu, pozitën specifike e të formojnë vetëdijen kombëtare dhe shtetërore, e pranë kësaj edhe ndjenjën e respektimit dhe të tolerancës ndaj gjuhës dhe kombeve tjera.
10. Nxënësit të përforcojnë dijet e tyre mbi gjuhën letrare (të folur dhe të shkruar), të begatojnë vetëdijen për rrethana të ndryshme, për përdorimin e gjuhës letrare dhe joletrare në situata të ndryshme të të folurit, duke u përpjekur të flasin në gjuhë standarde.
11. Nxënësit të jenë të motivuar për të katër shprehitë komunikative të kuptimësisë (të dëgjuarit, të folurit, të shkruarit dhe të lexuarit); të dëgjojnë dhe të lexojnë tekste artistike dhe joartistike të përshtatshme për moshën e tyre; të kuptojnë se kjo u hap mundësi të reja për plotësimin e kureshtjes dhe të nevojave themelore shpirtërore dhe shoqërore, për njohjen e botës materiale, shpirtërore dhe të ëndrrave, për kuptimin e vetvetes, të botës përreth si dhe për argëtim; të zhvillojnë aftësitë e të folurit dhe të të shkruarit për të shprehur mendimet, qëndrimet, kërkesat, ndjenjat dhe përvojat e tyre, si dhe të zgjidhin në mënyrë paqësore problemet e veta; të jenë të vetëdijshëm se të folurit e të shkruarit janë aktivitete ndërnjerëzore, gjatë të cilave duhet nderuar bashkëbiseduesi dhe duhet kuptuar pozita e folësit.
12. Nxënësit të dëgjojnë e të lexojnë në mënyrë racionale dhe kritike tekstet joartistike; t’i pranojnë të dhënat qenësore dhe të gjejnë të dhënat e dëshiruara (për t’i përdorur në jetën e përditshme); të nxjerrin vlerat themelore, duke i vlerësuar tekstet, të përpiqen të argumentojnë; të kuptojnë si ndikon reklama si material propagandistik; të dallojnë përshkrimin real nga ai i reklamës.
13. Nxënësit të ruajnë dhe të zhvillojnë interesin për dëgjimin dhe leximin e teksteve artistike (të dëgjojnë rrëfimin e mësuesit dhe të lexojnë individualisht). Takimi me letërsinë të jetë burim i kënaqësisë letrare – estetike; të zhvillojnë interesimin për përcjelljen e poezisë, të prozës dhe dramatikës, si dhe për interesat e veçanta letrare, p.sh: të zhanreve dhe tematikave); të lexojnë dhe vlerësojnë letërsinë; të shfaqin dëshirë për të ndjekur filma artistikë dhe filma vizatimorë; të dallojnë filmin vizatimor nga filmi artistik dhe ai dokumentar.
OBJEKTIVAT : Nxenesit duhet te jen te afte qe :
Te Kryejnë aktivitete të shumta e të larmishme, bashkëpunojnë në biseda, veprimtari etj.
Te Zhvillojnë mundësinë e të menduarit logjik dhe mundësinë e konceptimit, të drejtshqiptimit dhe të drejtshkrimit.
Te Interpretojnë dhe krijojnë tekste artistike.
Te Krijojnë (flasin dhe shkruajnë), pranojnë (dëgjojnë dhe lexojnë) dhe zbërthejnë sipas aftësive, përvojave, moshës dhe interesimit të tyre tekste të ndryshme artistike dhe joartistike.
Te Zhvillojnë aktivisht mundësitë e tyre të njohjes, të të kuptuarit dhe prirjet krijuese, si dhe i vendosin ndryshimet themelore në pranimin, krijimin dhe ndërtimin e teksteve letrare dhe joletrare.
Te Vendosin raporte të përshtatshme pune me tekstin letrar dhe joletrar
Të përvetësojëdhe të zgjerojë mënyrat e komunikimit.
Të kuptojëdhe të dallojë tekstet letrare nga ato joletrare.
Të përvetësojë dhe të thellojë njohuritë themelore gjuhësore
SYNIMET Mësimi i gjuhës shqipe në klasën e dytë synon ta aftësojë nxënësin të përdorë saktë gjuhën amtare, të hyjë në komunikim me të tjerët, duke transmetuar mendime nëpërmjet të folurit, të lexuarit dhe të shkruarit, duke fituar dhe pasqyruar përvoja gjuhësore të larmishme, nëpërmjet të cilave pasqyrohen imagjinata dhe ndjenjat rreth dukurive të jetës dhe të botës që e rrethon, duke shprehur aftësi dhe qëndrime për zhvillimin e tij gjuhësor dhe intelektual.
FUSHAT DHE NËNFUSHAT E STUDIMIT :
Të dëgjuarit
Të folurit
Të lexuarit
Të shkruarit
Nënfushat e studimit janë:
Nr. | Të dëgjuarit & Të folurit | Të lexuarit | Të shkruarit | Njohuri rreth gjuhës |
1 | Të dëgjuarit e të folurit për të marrë e dhënë informacion, udhëzime dhe orientime | Të lexuarit për të marrë informacion | Të shkruarit funksional | Morfosintaksë: ▪ Sintaksë ▪ Morfologji ▪ Fjalëformin |
2 | Të dëgjuarit dhe të folurit në grup | Të lexuarit për të kuptuar pjesën e për të njohur idetë e shkrimtarit | Të shkruarit personal | Kulturë gjuhësore |
3 | Të dëgjuarit dhe të folurit për të paraqitur përvoja dhe ndjenja vetjake | Të lexuarit për dëshirë e për zhvillimin e ndjenjave | Të shkruarit me ndjenjë dhe imagjinatë | Leksiokologji |
4 | Të dëgjuarit dhe të folurit rreth llojeve dhe gjinive letrare | Të lexuarit e llojeve dhe gjinive të ndryshme letrare | Të shkruarit me modele të ndryshme të të shkruarit | Drejtshkrim |
5 | Të dëgjuarit dhe të folurit për të paraqitur njohuri rreth gjuhës | Të lexuarit me zë të lartë, sipas teknikës së recitimit | Të shkruarit duke respektuar shenjat e pikësimit | Pikësim |
OBKEKTIVA SPECIFIKE: Nxenesi ne fund te ores se mesimit duhet te :
Te aftësojë si përdorues i mirë i gjuhës amtare përmes kërkimit, shkëmbimit të ideve dhe informacioneve: të tregojë, të raportojë, të argumentojë e të zhvillojë ndjenjën e identitetit të tij kombëtar.
Të zhvillojë mendimin e pavarur ,
, për të zbuluar ide, për të reflektuar, klasifikuar, krahasuar dhe vlerësuar rreth tyre.
Të aftësojë duke shprehur ndjenjat nëpërmjet të folurit, të lexuarit dhe të shkruarit.
Të aftësojë për të reflektuar ndaj vlerave personale dhe të shokëve, në marrjen e vendimeve, në zgjidhjen e konflikteve etj.
Të aftësojëpër ta shkruar gjuhën në modele të thjeshta në përshtatje me natyrën dhe moshën e tij, të cilat kanë të bëjnë me shkrimin e letrave të thjeshta (këshilla, njoftime), të ngjarjeve të shkurtra, të përshkrimeve etj.
PARIME TË PËRGJITHSHME
Mësimi i gjuhës shqipe (amtare) në arsimin fillor:
§ të ruajë dhe të respektojë karakterin e vet kombëtar.
§ të ruajë nga tradita elementet më përparimtare, duke i bashkuar ato edhe me elemente dhe komponentë të rinj kurrikularë.
§ të reflektojë identitetin kulturor duke e krahasuar edhe me kulturat e vendeve fqinje.
§ të kontribuojë në formimin e përgjithshëm intelektual të çdo nxënësi.
§ të kontribuojë në krijimin e marrëdhënieve humane ndërmjet njerëzve.
§ të reflektojë dimensionet e sotme të zhvillimit të shoqërisë njerëzore :
§ të lidhet ngushtësisht me të gjitha shprehitë komunikative.
§ të mbështetet në modelet më të mira të fjalës së dëgjuar, të folur, të lexuar e të shkruar, të gjuhës që zhvillohet në procesin e vet të gjallë.
§ të përcjellë zhvillimet e reja të gjuhës dhe të ligjeve të zhvillimit të saj të brendshëm e të jashtëm.
§ të jetë në qendër të çdo lënde shkollore dhe të vlerësohet si një proces, objektivat e të cilit, janë detyrim për çdo lëndë shkollore.
SUGJERIME:
të përfshijë në përmbajtjen e vet elemente të zhvillimeve të sotme të didaktikës bashkëkohore.
§ të mbështetet në natyrën intuitive të fëmijëve për trajtimin e dukurive gjuhësore.
§ të ketë karakter të theksuar praktik.
§ të ketë në qendër zhvillimin dhe përdorimin e metodave dhe strategjive të reja të didaktikës bashkëkohore.
§ ta kthejë mësimdhënien me në qendër fëmijën.
§ të zhvillohet përmes përdorimit të materialeve autentike (të riciklueshme), përfshirë këtu materiale të medias së shkruar dhe të folur, televizorit, radios, kompjuterit etj.
§ të zhvillohet në mënyrë të tillë, që ta shohë nxënësin në qendër të procesit mësimor dhe t'i lejojë atij të drejta të plota për t u marrë me përvojat jetësore që ai zotëron.
PARIME SPECIFIKE TË ORGANIZIMIT TË STRUKTURËS DHE PËRMBAJTJES SË LËNDËS
INTEGRIMI Përparësitë:
§ Ndikon në përmirësimin e cilësisë së arsimit.
§ Ndikon në përmirësimin e përmbajtjeve të fushave kurrikulare.
§ Ndikon në respektimin e synimeve globale të edukimit.
§ Ndikon në përmirësimin e procesit të mësimdhënies dhe të nxënit.
§ Krijon mundësi të shumta për bashkëveprim.
§ Krijon mundësi të shumta për respektimin e koherencës dhe të ballancës në kurrikul.
Llojet e integrimit: Pranohen llojet e mëposhtme të integrimit:
§ Integrim midis lëndëve;
§ Integrim midis fushave të studimit (linjave dhe nënlinjave);
§ Integrim në planin e bashkëveprimit të objektivave;
§ Integrim në përdorimin e metodave ndërvepruese në mësimdhënie;
§ Integrim përmes zbërthimit të përmbajtjes lëndore përmes fushave të veprimtarisë së individit (Të mësuarit me tema);
§ Integrim përmes zbërthimit të objektivave themelore si lëndë në objektiva specifike;
§ Artet, drama, historia,kultura janë fusha të sukseshme me të cilat mund të integrohet mësimi i gjuhës shqipe në shkollën fillore.
§ Mësimi tematik është një kriter tjetër që mundëson integrimin dhe që integron shumë fusha të dijes.
GHUHA SHQIPE DHE EDUKATA : ka lidhje si si: familja, shkolla, shoqëria, loja, mësimi, tregtia, detaria, paqja, miqësia etj.
§ Në identitetin e tyre kulturor, nëpërmjet të cilit ata mund të njohin të djeshmen, të sotmen, traditën, historinë, folklorin e shumë aspekte të tjera të jetës shqiptare.
§ Në njohjen e mjedisit fizik të gjuhës, dialektin, gjuhën qytetëse si dhe gjuhën standarde shqipe. Nxënësve u jepet mundësi për të kërkuar dhe hulumtuar në burimet dhe rrugët e mundshme që ndikojnë në pasurimin e gjuhës.
§ Në marrëdhëniet shoqërore përmes të cilave synohet të studiohen dhe të përvetësohen përmes përvojave individuale të sejcilit nxënës, përvoja të tilla nga jeta familjare, kariera profesionale, politike, shkencore, struktura të ndryshme sociale, morali i shoqërisë etj.
MATEMATIK: nxenesit duhet te lexojne sa me rrjedhshe problemat....lojra te ndryshme..
VLERËSIMI Vlerësimi është një fushë e rëndësishme në procesin mësimor-edukativ. Ai ka të bëjë me mënyrat dhe teknikat që përdoren për përparimin e nxënësve për tema të veçanta, për grup temash ose për përfundimet e tyre mësimore në mbyllje të semestrit e të vitit shkollor. Vlerësimi i nxënësve në lëndën e gjuhës shqipe ka për qëllim:
të sigurojë informacione identifikuese për arritjet e tyre,
të përcaktojë përparimin e nxënësve,
të sigurojë realizimin
e objektivave të përcaktuara,
t’i motivojë nxënësit.
SUGJERIME
Për klasën e dytë, udhëzohen kryesisht këta tipe vlerësimi:
Vlerësim me fjalë dhe me shrehje, me gojë dhe me shkrim për shënime në regjistër.
Vlerësim me lista dhe dosje personale.
Teste për grupe temash, në fund semestri dhe në fund të vitit