Format e dhunës ndaj fëmijëve në shtëpi dhe në shkolla




TEMA: Format e dhunës ndaj fëmijëve në shtëpi dhe në shkolla


Hyrje

Përcjellja e dijes është vetem një segment nga puna e arsimtarëve. Ata japin kontribut kyç për zhvillimin emotiv dhe konjIktiv të fëmijëve dhe luajnë rolin kryesor në zhvillimin shoqëror dhe ndryshimeve.
Dhe krahas kësaj ,për fat të keq ,disa fëmijë janë viktima të dhunës
në shtëpitë e tyre,dhe ne shkolle.
Ketu do japim disa forma te ndryshme të dhunës çfare  ndodhin në shkollë dhe cfare  propozojme  për ta ndaluar ate .



Llojet e dhunës nëpër shkolla dhe pasojat e tyre
Egzistojnë shumë faktorë për dhunën nëpër shkolla .Këtu përfshihen të kuptuarit e ndryshëm për dhunën, faktori shoqëror-ekonomik, jeta e nxënësit në shtëpinë familjare dhe rrethin e jashtëm shkollor. Për shembull, mund të egzistojnë dallime të mëdha ndërmjet kulturave dhe shoqërive Pa dallim nga kultura apo konteksti socio-ekonomik i shkollës, dhuna ndodh si në forma fizike, poashtu edhe ne forma psiqike.
Raporti botëror i dhunës ndaj fëmijëve identifikon format themelore të dhunes në
mënyrat si vijon:Dënim fizik dhe psikologjik,dhunë seksuale dhe gjinore,dhunë e jashtme,situatat konfliktuoze, armët dhe rrahjet
Në mjedisin e arsimit në dënimin e tillë përfshihet rrahja (,goditje;shuplakë;goditje nga mbrapa,) te xënësi me shuplakë ose me mjet.Poashtu ,ajo mund të jetë edhe shqelmim,dridhje ose shtyerje e nxënësit,grithje,pickim,kafshim,tërheqje për flokë,goditje nga veshët,e detyron nxënësin të rin në pozitë të pakëndëshme etj.
Përdorimi i dhunës fizike duket se është një fenomen shumë i përhapur. I vetmi ndryshim midis dhunës fizike në shtëpi dhe asaj në shkollë është se kjo e dyta është më e përmbajtur, pra është më pak e përhapur sesa në shtëpi. Fakti se në shkollë shfaqet një nivel relativisht i lartë dhune nuk duhet marrë sikur autorë të saj janë medoemos mësuesit, mësueset, drejtuesit. Në këtë nivel dhune përfshihet edhe dhuna e fëmijëve mbi njëri tjetrin. Per te ndaluar kete dhune ne shkolle duhen marre disa masa si:
  1. Bisedoni me drejtorin e shkollës, shërbimin përgjegjës, kolegët,
Arsimtarët nuk munden ta ndalojnë dhunën në shkollë. E gjith bashkësia shkollore duhet të bashkohet që të arrijë marrveshje të qartë ne menyre qe dhuna te hiqet te mos ekzistoje dhe kjo mund te arrihet  për shembull nepermjet sigurimmit te mjedist ku do te mesojme.
zvogelimi mundësive për dhunë dhe dhënien e mjeteve nxënësve për ndalimin e dhunës janë poashtu kyçe për një shkollë të sigurt.
2. Bëni nxënësit partnerin tuaj në
parandalimin e dhunës. Mësoni nxënësit për të drejtat e njerëzve si dhe për të drejtat e moshatarve të tyre, arsimtarëve, antarëve të familjes dhe antarët
e bashkësise. Mund ti mësoni për të drejtat e njerëzve dhe të drejtat e fëmijëve nëpërmjet përrallave, debateve luajtjen e roleve, lojra dhe ngjarje aktuale dhe në të gjitha ato nxënësit janë të angazhuar të bëjne analiza dhe ta përcjellin dijeninë e tyre për të drejtat e njerëzve në realitet dhe në shkollën e tyre dhe bashkësi.
Detyroni nxënësit ti caktojnë rregullat dhe përgjegjsitë ne klasë.
3. Përdorni metoda dhe masa konstruktive dhe disciplinore
Rregullat në klasë duhet të jenë pozitive, instruktive dhe të shkurtra.Kur do të përgatiten rregullat, lista duhet të përmbajë më së shumtipesë ose gjashtë rregulla. Lista duhet të jetë e thjeshtë dhe konçize. Rregullat duhet të jenë të parashtruara pozitivisht, e jo negativisht, qartë ti drejtojn nxënësit si të sjellen. Keni kujdes të mos jenë në kundërshtim me politikën e përgjithshme shkollore.
4 Ndërtoni qëndrueshmëri te nxënësit dhe ndihmojni që në mënyrë konstruktive
tju përgjigjen sfidave në jetë.
Ndërtoni qëndrueshmëri te nxënësit dhe aftësi që me sukses të merren me sfidat e përditshme, stresin dhe fatkeqësitë me atë që do tju ndihmoni të ndërtojnë marrdhënie positive me të tjerët. Qëndrueshmëria më e lartë e zvoglon mundësinë që nxënësi të reagojë me dhunë ose të jetë victimë e sajë. Arsimtarët të cilët
demonstrojnë sjelle sociale dhe konstruktive, ju japin drejtim dhe ju ofrojnë mbrojtje, e zmadhojnë qëndrueshmërinë e nxënësve me atë që tregojnë mënyra pozitive dhe alternative me të cilat mundë tju përgjigjet sfidave në jetë. Arsimtarët e tillë paraqesin model pozitiv me përkujdesje të plotë.
5 Bëhuni shembull pozitiv me atë që zëshëm do ti kundërviheni dhunës
seksuale dhe gjinore.
Mbani llogari për paragjykimet gjinore. Ato nxisin diskriminim gjinor. Ndonjëher qëndrimi i arsimtarëve ndaj djemve është më i ndryshëm se sa ndaj vajzave. Për shembull, disa prej tyre mendojnë se meshkujt jan më të mire në matematikë ose jan intelegjent nga natyra, deri sa vajzat i llogarisin si të qeta dhe dashamirëse.
Ndërpritni stereotipet dhe të priturat e ndryshme nga vajzat/grate dhe djemt/burrat. Ngriheni vetëdijen për paragjykimet gjinore në mësonjtore dhe nxitni kolegët tuaj të veprojnë në të njejtën mënyrë. Djemt jan si zbatuesit ashtu edhe viktima të dhunës seksuale në shkollë, ashtu që arsimtarët nuk duhet të fokusohen vetëm tek femrat viktima.
6.shkolladuhe te kete nje program per arsimtarëve, nxënësve dhe bashkësisë për tu kuptuar, identifikuar dhe zgjedhjen e rasteve të dhunës seksuale gjinore. Stërvitja duhet të rrisë vetdijsimin për paragjykimet gjinore të cilat paraqesin bazë
për dhunën gjinore dhe të krijojë lidhjen ndërmjet dhunës ndaj vajzave në shkollë dhe numrin e zvogluar të vajzave që ndjekin mësimin dhe ato që ndërpresin shkollimin.Ndihmojeni shkollën tuaj dhe bashkësisë që të shohin mundësin
të mbrohen vajzat dhe grate në mjedisin shkollorë.






Perfundime

1.teëhen fushata në shkallë të gjerë dhe sistematike për ngritjen e ndërgjegjësimit të ppullatës në përgjithësi dhe të forcave arsimore në veçanti mbi qëndrimin e ligjit ndajpërdorimit të dhunës, mbi qëndrimin e mjekësisë,  mbi pasojat e dhunës, mbi efektet shkatërruese të dhunës psikologjike, mbi të drejtate fëmijëve për paprekshmëri fizike dhe psikike, etj.
2të bëhen trajnime dhe programe të tjera (vizitat në shtëpi) me prindërit për pajisjen e tyreme shprehitë e prindërimit dhe mënyrat alternative të disiplinimit të fëmijëve
3të bëhen trajnime të punonjësve të edukimit, shëndetësisë dhe të përkujdesjes shoqërorepër diagnostikimin e hershëm dhe raportimin e rasteve të dhunës kundër fëmijëve
4të botohen trajtesa lidhur me disiplinimin e fëmijëve, të cilat sfidojnë përdorimin e dhunës dhe teknika jo të dhunshme për arritjen e objektivave të mirërritjes së fëmijës.

Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME