Përdorimi i teknologjive të reja në arsim garanton cilësi



Zhvillimet teknologjike në botë po lëvizin me shpejtësinë e dritës, kurse zhvillimet në arsim po ecin ngathët

Në shoqëritë e zhvilluara, në gjithë botën, nuk mund të paramendohet jeta pa përdorimin e teknologjive bashkëkohore, të cilat po e lehtësojnë punën dhe jetën e njerëzve në fusha të ndryshme.
Në kuadër të teknologjive globale të cilat kanë depërtuar thellë; në prodhim, komunikim, shkencë, etj., ka ardhur koha e shfrytëzimit të teknologjive të reja edhe në arsim. Përdorimi i teknologjisë së re, jo vetëm që është domosdoshmëri, por është edhe një mundësi më shumë për të nxitur të menduarit për menaxherët, mësimdhënësit dhe nxënësit, që ata të jenë, jo vetëm memorizues të të dhënave shkencore, por të jenë edhe krijues të ideve për të prodhuar rezultate konkrete. Në këtë shekull, qarkullimi i informatave është ekuivalent me shpejtësinë e dritës, prandaj në këto rrethana të reja, individi dhe shoqëria, nëse duan të integrohen, duhet që të krijojnë ambiente të reja për të zhvilluar veten dhe shoqërinë. Me këtë angazhim, individi dhe shoqëria do të dilnin nga kornizat e tradicionales dhe do të zhvillonin forma të reja për tu përballur me sfidat e shekullit 21 që nuk janë të lehta për t’i zotëruar.
Teknologjitë e reja e sidomos teknologjia kompjuterike, sot është në çdo hap të jetës sonë; në fabrika, centrale, banka, institucione, shkolla, familje etj.
Kompjuteri lehtëson punën e njeriut, është nxitës për imagjinatën e tij për të prodhuar ide për projekte të detajuara që mund të materializohen për të mirën, jo vetëm të individit, por edhe të shoqërisë e njerëzimit në tërësi.
Arsimi dhe elementet përbërëse të tij kanë përkushtim kryesor zhdukjen e injorancës dhe përhapjen e dritës së diturisë. Interesimi i shoqërisë dhe i individit gjithashtu, duhet të jetë shumë më në nivel se sa është tani. Arsimi në Kosovë nuk po ec me hapat e zhvillimeve globale, të cilat zhvillime po i japin kuptim të ri botës. Nismat për sjelljen e ndryshimeve dhe konceptimi i drejtë i tyre nuk guxon të ndalojë kurrë. Pesëqind vjet para epokës së re, filozofi grek Herakliti u ka thënë nxënësve të vet, se; ,,Çdo gjë ndryshon, përveç ligjit të ndryshimeve’’. Në jetojmë në një botë që vazhdimisht ndryshon. Fullan, një nga studiuesit më në zë të teorisë dhe praktikës së ndryshimit, shkruan: “Kjo është një botë në të cilën ndryshimi është një udhëtim ku pikëmbërritja është e panjohur, ku problemet janë miqtë tanë, ku kërkimi i ndihmës është shenjë e forcës, ku nismat e njëkohshme nga lart-poshtë dhe poshtë-lart përzihen me njëra-tjetrën, ku kolegjialiteti dhe individualizmi bashkëjetojnë në një tension produktiv…”
Arsimi, që është boshti kurrizor i një vendi dhe fytyra e një kombi, duhet të mbështetet më shumë nga institucionet shtetërore. Mësimdhënësit sot përballen me shumë pengesa, nuk u është e lehtë për të sjellë ndryshime, sepse shkollat nuk janë të pajisura me mjete konkretizimi dhe mungojnë teknologjitë e reja bashkëkohore. Për pasojë shkollat nuk janë tërheqëse, për aq sa duhet të jenë. Nxënësit janë të demotivuar dhe mund të ndodhë të kenë edhe sjellje që nuk qojnë në kahen e duhur. Energjitë pozitive dhe shkathtësitë, në fusha të ndryshme, nxënësit nuk kanë ku t’i demonstrojnë, prandaj ka raste kur gjithë ajo energji e shkathtësi e nxënësve tanë, orientohet në kahen e gabuar.
Shoqëria duhet ta ketë të qartë se pa ndryshimet përmbajtjesore në arsim, krahas ndryshimeve globale në botë, kurrë nuk do të arrijë të zhvillohet si shoqëri dhe as të integrohet në shoqëritë e zhvilluara.
Ndryshimet që po ndodhin sot në sfera të ndryshme të jetës, diktojnë domosdoshmërinë për ndryshime cilësore edhe në arsim. Përshpejtimin e këtij synimi duhet ta kenë prioritet institucionet e shtetit, duke përkrahur e mbështetur mësimdhënësit në ngritjen e kapaciteteve të tyre në zhvillimin e shkathtësive për përdorimin e teknologjive të reja në funksion të mësimdhënies e nxënies moderne.
Mësimdhënësit do të duhej të ndryshojnë edhe format e vlerësimit e të vetvlerësimit, ky proces është një episod me rëndësi, është pjesë e të menduarit dhe e të kuptuarit, është biografi apo autobiografi e progresit në të mësuar në shekullin e informacionit. Ngritja e kapaciteteve të mësimdhënësve është instrumenti më efikas për menaxhim, mësimdhënie e nxënie cilësore.
Shteti duhet të sjellë ndryshimet e kurrikulave dhe të programeve, të cilat duhet të jenë cilësore dhe të krahasueshme me shtetet që kanë arsim të zhvilluar. Në arsim synohen gjithherë caqe të reja, prandaj ndryshimi është bashkudhëtari, pa të cilin arsimi nuk zhvillohet.
Udhëtimi në arsim është kërkim i caqeve për arritje të cilësisë, për të bërë që nxënësi ynë të zotërojë shkathtësitë e shekullit 21 në mënyrë që të mos mbetet i varur në jetën e tij, por të pavarësohet fuqishëm, për të nxënë gjatë gjithë jetës. Arsimi është çelësi për të ndezur imagjinatën e njeriut për të prodhuar idetë që do ta ndihmojnë atë dhe shoqërinë për tu përballur me sfidat e këtij shekulli.
Thënë ndryshe përdorimi i teknologjive të reja në arsim do të ndikojë që mësimdhënia dhe nxënia të jetë shumë më tërheqëse. Nxënësit në ambiente të tilla arsimore, do të përpiqen të tregojnë shkathtësitë dhe të jenë aktiv gjatë gjithë kohës sa qëndrojnë në shkollë. Transferimi i përvojave pozitive nga shkolla tek nxënësi dhe nga nxënësi tek familja do të ndikojë që jo vetëm nxënësi por edhe familja të orientohet në kahen e duhur duke u bërë pjesë e ndryshimeve dhe zhvillimeve globale që ndodhin sot në botë.
Është koha të dimë: ku ndodhemi dhe ku duamë të shkojmë?
Shoqëria kosovare, për sa i përket resurseve humane, është për t’i marrë lakmi. Mosha e re e banorëve, e shtetit më të ri në botë, është përparësi shumë domethënëse. Republika e Kosovës, këtë pasuri humane, ka detyrim që ta orientojë në kahen e duhur. Ky objektiv mund të arrihet vetëm për mes arsimimit cilësor të brezave të rinj. Benjamin Franklin thoshte: “investimi në arsim sjell kamatat më të mëdha”.
Udhëtimi ynë, në saje të përdorimit të mjeteve teknologjike më të sofistikuara që ka shpikur mendja e llojit tonë, do të rritë cilësinë në arsim. Prandaj është koha të mendojmë se; ku me të vërtetë ndodhemi dhe ku duamë të shkojmë?
Teknologjia në fushën e edukimit dhe vecanërisht kompiuterat dhe periferiket e lidhur me ata, për një kohë relativisht të shkurter, është rritur me shpejtësi marramëndese dhe ka zënë tashmë pothuaj cdo hapësire të jetës tonë. Në vëndin tonë përdorimi i industrisë kompiuterike është në hapat e para dhe ndoshta kjo përbën një argument për të thënë që jemi tashmë në kohë për tu përgatitur për tu përballur me mësymjen në ballë të gjërë të teknologjisë kompiuterike në cdo hapësirë të jetës tonë. Vëndet e zhvilluara, sidomos ato perëndimore, por edhe ato të lindjes, ndodhen sot të "pushtuar nga kompiuterizimi". Shumë nga të rinjtë e sotem në keto vende nuk mund ta kuptojne dot nje banke, spital, ose dege tjeter e cdo fushe qofte, pa prezencen e kompiuterave dhe aksesoreve te tyre. Ata nuk mund te kuptojne dot argumenta te hedhur per kufizimin e teknologjise kompiuterike në shkolla. Për ata perdorimi i Internetit, per shembull, luan nje rol të rendesishem në relacionet me shoket, me familjet e tyre, me shkollën etj. Adoleshentet dhe prinderit e tyre përgjithesisht mendojne se perdorimi i internetit zgjeron jeten sociale dhe aktivitetin akademik të femijeve.
Interneti është duke u shnderruar në një instrument jetesor në shoqerinë e sotme të informacionit. Shume amerikane sot kalojnë online, për të kryer sherbime ditore nga me të zakonshmet si, aktivitete edukimi, transaksione biznesi, korrespodence personale, informim dhe kërkim, pune etj. Cdo vit, bëhet me i varur nga teknologjia dixhitale krahasuear me vitin paraardhes, cdo vit bëhet me problematik per perparimin ekonomik, edukativ dhe pjesemarres te shoqerise. Nderkohe që një numer i madh personash perdorin rregullisht Internetin per punet e tyre, të tjere, te cilet nuk dine ose nuk mund ta bejne dot kete, per arsye te ndryshme, gjenden ne nje disavantazh gjithmone e me të thelle në krahasim me pjesen tjeter te shoqerise. Per kete arsye shume nga shtetet e zhvilluar kane vene si prioritet te politikes te tyre shtimin e numrit te popullsise te perfshire ne hapsiren dixhitale.
Hapsira gjigante, që ze sot interneti, nuk do te ishte e mundur pa ndihmen e teknologjise. Kjo eshte ekuivalente me rritjen e fuqishme te informacionit qe po ashtu do te ishte e pamundur pa ndihmen e teknologjise. Informaconi ze sot hapsira te paimagjinueshme dhe rritet fuqishem cdo minute. Do te ishte praktikisht e pamundur kerkimi dhe gjetja e nje informacioni, sado te thjeshte, pa perdorimin e teknologjise.
Qe ne fillimet e eres te kompiuterave, kerkues dhe studjues te fushes te dukimit kane pohuar qe per te bere te mundur futjen e teknologjise ne edukimin shkollor eshte e nevojshme te behet se pari reformimi i shkolles.
 Zhvillimet e vrullshme në shoqërinë e sotme dhe rritja e ritmeve të shpërndarjes së informacionit, kanë bërë që mësimdhënia të ndryshojë në krahasim me dhjetëvjeçarë më parë. Roli i mësimdhënësit si burim kryesor i informacionit në klasë ka ndryshuar në organizues të mësimit, i cili e udhëheq nxënësin ose studentin për ta kërkuar informacionin në mënyrë të pavarur. Veçori dalluese e arsimit në të gjitha nivelet në vitet e fundit është përfshirja e teknologjisë në procesin mësimor. Përdorimi i teknologjive të reja përbën një nga ndryshimet më dramatike në arsim. Kombinimi i kompjuterave dhe i përparësive të tjera teknologjike, si: videove me karakter didaktik, hiperteksteve e programeve të tjera përbën një aspekt reformues në fushën e arsimit. Elementet e reja të teknologjisë dhe përdorimi i tyre në komunikimin elektronik i jep strukturë të re kurrikulumit dhe ndikon në rritjen e cilësisë së procesit mësimor (Musai, 1999).
Në të gjitha vendet e botës janë bërë përpjekje të vazhdueshme për të inkorporuar arritjet teknologjike në mjedisin shkollor dhe për t’i pajisur ato me infrastrukturë informatike.  Në ShBA, çdo shkollë dhe çdo klasë është lidhur me internetin. Përpjekje të tjera, si iniciativa “Një Laptop Për Nxënës” janë bërë për të rritur lidhjen midis njerëzve në botë (Bull et. al, 2007). Pavarësisht këtyre investimeve, ka evidenca se shkollat nuk janë ende efektive në mënyrë demonstrative. Studimet tregojnë se përdorimi i teknologjisë në shkolla përballet me sfida të shumta, që përbëjnë një problem “imoral” për arsimin në veçanti dhe shoqërinë në përgjithësi. Ky problem është një sfidë me kërkesa kontradiktore dhe të ndryshueshme, që karakterizohen nga ndërvarësi komplekse midis një numri të madh variablash të gjerë. Problemi i integrimit të teknologjisë kërkon zhvillimin e mënyrave të reja dhe krijuese për përballimin e këtij kompleksiteti. Duke patur parasysh kompleksitetin e procesit të mësimdhënies, është e domosdoshme të vihet theksi në strukturën e mësimit dhe atmosferën e klasës, duke bërë që mjedisi të jetë shoqëror dhe nxitës për nxënësit (studentët).
Në këtë kontekst, Bruner thekson rëndësinë e mësuesit ose pedagogut në procesin e mësimdhënies. Ai pohon se midis mjeteve në ndihmë të mësimdhënies (filmi, televizioni, mësimi i programuar), ndihmësi kryesor për të nxënit në klasë mbetet mësuesi/pedagogu (Musai, 1999). Një nga sfidat me të cilën përballen mësuesit është përdorimi efektiv i teknologjisë në orën e mësimit. Mësimdhënësi mund të marrë një numër vendimesh për organizimin e mësimdhënies. Në përzgjedhjen e metodave, ai duhet të marrë në konsideratë efektet pozitive dhe negative që ato mund të kenë, pasi nuk ka garanci se metodat e zgjedhura do të jenë të efektshme.
 Numri i kompjuterave në shkollat e vendeve të zhvilluara sot po rritet me ritme të shpejta. Në vendin tonë kompjuterat kanë filluar të përdoren në arsimin e mesëm të përgjithshëm e profesional dhe në arsimin e lartë si lëndë me zgjedhje ose të detyruar. Lidhja me internet dhe e-mail po bëhet një realitet edukativ. Megjithë zhvillimet e fundit në fushën arsimore në Shqipëri, është i nevojshme vetëdijësimi i stafit pedagogjik se përdorimi i mjeteve didaktike dhe pajisjeve të teknologjisë duhet bërë në përputhje me nevojat e studentëve, kushtet, lëndën dhe një sërë variablash të tjerë që duhen marrë parasysh për ta bërë mësimdhënien të efektshme dhe të suksesshme.  Duke marrë në konsideratë implikimet praktike të përdorimit të teknologjisë në klasë, lind nevoja për të studiuar konkretisht sa e përdorshme është teknologjia në arsimin e lartë shqiptar, nga pedagogët dhe studentët.
Mesimdhenia eshte duke ndryshuar ne nje evoluim te fuqishem, perdorimi i metodave dhe metodikave te shumta jane duke e shnderruar ate ne nje pune te veshtire. Nga ana tjeter procesi i mesim dhenies ndeshet sot me nje numer te madh kontradiktash dhe perjashtimesh si:
-         Pergatitja e studenteve dhe njohurite qe ata marrin nuk perputhen me nivelin e vleresimit qe bejne mesuesit. Ne jemi duke jetuar ne eren e informacionit te tej mbushur ajo qe pritet eshte qe studentet do te kerkojne te aksesojne, vleresojne, analizojne dhe te sintetizojne nje sasi te madhe informacioni. Por, ne te njejten kohe mesuesit bejne vleresimin sipas menyres te tyre duke ju kerkuar studenteve te kalojne testimin per ceshtje shpesh jashte asaj cfare ata kane pervetesuar.
-         Mesuesit shpesh ju japin studenteve ushtrime per zgjidhjen e te cilave kerkohen njohuri nga shume lende, pavaresisht se n johurite e dhena nga mesuesi jane vetem per lenden e tyre.
-         Mesuesve ju duhet te njihen me nevojat dhe prirjet e cdo studenti dhe te synojne ecjen e tyre me besim para. Por nga ana tjeter shpesh atyre u duhet te shkeputen dhe ti kushtohen nje grupi te perparuar nxenesish te cilet kane interesa shume me te gjera se pjesa tjeter e klases
 Teknologjia aktualisht mund te vije ne ndihme te mesuesve per zgjidhjen e ketyre problemeve dhe ti beje ata, mesuesit -dhe studentet e tyre me te suksesshem. Duke qene se bota, po behet gjithnje e me komplekse nga viti ne vit dhe jo me nga gjenerata ne gjenerate - edukimi kerkon te spostostohet nga mesimdhenia dhe mesimnxenia e izoluar dhe informacioni brenda nje lende te ngushte, ne nje mesimdheni aktive. Pedagoget duhet te synojne tu japin studenteve orientimin e nevojshem qe do ndihmonte ne zgjidhjen e problemeve komplekse ku futen shume fusha. Edukatoret duhet te pergatiten per teknologjite avancuara te priteshme dhe te qendrojne te axhornuar me leksionet e tyre per te pasqyruar keto ndryshime. Mesimdhenia eshte e nevojshme te pasurohet qysh tani me elemente te kesaj teknologjije. Te gjithe edukatoret e cdo niveli, por ne vecanti mesuesit, duhet te perfshihen ne gjetjen e rrugeve qe do te zgjerojne perfshirjen ne materialet e tyre te metodave dhe mjeteve qe teknologjite te reja ofrojne vazhdimisht.
 Ne vendin tone aktualisht ne te gjitha nivelet e edukimit jane duke u futur pajisje kompjuterike. Kjo perben nje hap ne drejtim te perfshirjes te teknologjive ne mesimdhenie. Ne pothuaj te gjitha shkollat e mesme, private dhe publike, mesuesit kane filluar mesimdhenien e tyre duke futur elemente te internetit. Pavaresisht qe kjo per momentin eshte kaotike dhe ndonjehere jo e goditur, por gjithsesi eshte nje shenje inkurajuese qe edhe edukimi ne shqiperi po perpiqet dhe ka deshire te integrohet ne futjen e teknologjive te reja ne mesimdhenie. Natyrish stabilizimi i situates, futja ne shina e saj, nuk mund te behet menjehere. Per kete do te duhen disa kohe, shume fonde dhe energji specialistesh te vendit dhe te huaj. Me nje fjale nje reforme e vertete ashtu si edhe ka ndodhur ne vendet tashme te zhvilluara ne kete drejtim.
 Kuptimi i teknologjisë së edukimit
Teknologjia eedukimit është një degë e rëndësishme e pedagogjisë bashkëkohore. Termi “teknologji edukimi” u shfaq në faqet e shtypit të huaj dhe në titujt e disa revistave pedagogjike në fillim të viteve ‘60. Në fillim, termi “teknologji edukimi” lidhej vetëm me përdorimin në e mjeteve teknike dhe teknologjike në procesin mësimor. Më pas ky koncept u trajtua më gjerë dhe me “teknolgji mësimore” u kuptua edhe tërësia e procedurave për organizimin dhe zhvillimin e procesit mësimor. Kështu, koncepti “teknologji mësimore” përmbledh në vetvete dy grupe çështjesh: grupi i parë është i lidhur me përdorimin e mjeteve mësimore në procesin mësimor, ndërsa grupi i dytë është i lidhur me organizimin e procesit mësimor (Layton, 1991).
Kanë ekzistuar disa arsye për zanafillën e emërtimit “teknologji edukimi”. Si pikënisje ka shërbyer konstatimi se njeriu, duke zbatuar teknikën e re, e ka çuar vazhdimisht përpara punën e vet dhe në këtë mënyrë ka rritur efektivitetin e punës. Meqënëse edhe arsimi është një fushë e rëndësishme e veprimtarisë njerëzore, është e drejtë që faktori i teknikës të bartet në fushën e arsimit, me të gjitha aspektet e veta pozitive. Ekzistojnë dy këndvështrime të ndryshme për ndikimin e teknologjisë mësimore në të nxënët (Layton, 1991). Sipas këndvështrimit të parë, teknologjia është një mjet për zhvillimin e mësimit, por që nuk ka ndikim në të nxënët. Pra, teknologjia ndikon në mënyrën sesi zhvillohet mësimi, por ajo nuk e modifikon procesin e njohjes. Sipas këndvështrimit të dytë, media teknologjike e ndihmon nxënësin të ndërtojë njohuri të reja, përmes informacionit që paraqet. Të nxënët shihet si një proces aktiv ku informacioni i ri nxirret nga media dhe ndërthuret me njohuritë e mëparshme

Reagime në përdorimin e teknologjisë në fushën e edukimit

Jo te gjithe specialistet jane pro futjes te teknologjise kompiuterike ne shkolla. Ka disa prej tyre qe deklarojne se perdorimi i kompiuterave ne shkolla ka ndikuar shume negativisht. Te tjere ankohen se perdorimi teper i gjere i teknologjise ne shkolla mund te coje ne ate qe ata e quajne izolim social dhe kufizim i nxenesve ne njohjen e elementeve baze.
Por me te shumte jane ata qe kete e quajne nje paradoks. Biznesmene, shoqata,
librashites, institucione qeveritare, nxenes e studente, shtepiake - jane te shumete ata qe besojne se teknologjia dhe vecanerisht interneti eshte tashme pjese e jetes dhe punes te tyre. Sipas disa studimeve te bera sot ne SHBA rezulton se rreth 17 milion nxenes, mosha 12-17 vjec, perdorin internetin si burim per gjetjen e informacionit lidhur me kerkimet ne shkolle. Ky numer perfaqeson 94% te kesaj moshe. Persa i perket studimeve, studentet jane shume pozitive ne perdorimin e internetit per zgjidhjen e detyrave te tyre te shtepise: Studentet kruejne detyrat e tyre te shtepise shume me shpejt; ata gjejne aty sqarime per gjera te cilat nuk i kane kuptuar; punimet e tyre jane me te axhornuara me njohurite dhe te rejat bashkekohore te shkencave;
 Ne baze te studimeve dhe testimeve te bera rezulton se, perceptimi i studenteve rreth perdorimit te teknologjise kompiuterike brenda shkolles ka edhe anet e saj negative. Nje nga faktoret qe ka rezultuar eshte edhe perceptimi qe shpesh krijohet te studentet per njohurite jo shume te plota te mesuesit.
Nje element tjeter eshte pakenaqesia e studenteve per cilesine dhe kufizimet e materialeve ne internet. Ata ankohen se jo gjithmone gjejne ate qe ju duhet dhe ashtu si ju duhet.
Jashte shkolles studentet perdorin internetin dhe aksesoret perkates si nje mjet per te zgjeruar jeten e tyre sociale dhe kominikimin me shoqerine lokale dhe nderkombetare.
 Cfare duhet mbajtur parasysh ne menyre qe ti jepet nje pergjigje pefundimtare perdorimit te teknologjise ne shkolla ne menyre qe te kenaqen si kritiket ashtu edhe avokatet mbrojtes?
 Jane shume arsye per te cilat organizatat edukuese jane ne dileme per rruget qe duhet ndjekur per te pershtatur ne shkolla teknologjine. Me poshte po mundohem te bej nje permbledhje te tyre:
Disa nga menyrat e perdorimit te teknologjive mund te jene te pershtateshme dhe te dobishme ndersa te tjera mund te shkaktojne crregullime per studentet
Teknologjia eshte vetem nje element ne edukim. Per plotesimin e tij duhet te shtohen edhe shume elementet e tjera
Kompetenca e mesuesit ne perdorimin e teknologjise eshte shpesh nje problem
Qofte mesuesit qofte nxenesit e kane jo te qarte, dhe shpesh te pa saktesuar, ate cfare ata presin nga perdorimi i teknologjise.
 Nga studimet e bera dhe eksperimentime te ndryshme mund te rrjeshtojme me poshte disa pika te cilat mund te merren ne konsiderate nga mesuesit
*      Teknologjia reflekton menjehere ndryshimet; cdo ndryshim ne hardware dhe software cojne ne hapjen e mundesive te reja ne fushen e edukimit dhe kjo kerkon pershtatjen e teknologjise me stadin e ri.
*      Teknologjite ne edukim perdoren ne ambientet e klases, kjo gje shpesh eshte e papershtateshme pasi eshte veshtire per te realizuar kushtet optimale qe kerkon perdorimi i saj me efikasitet.
*      Kerkimet qe duhet te behen per arritjen e rezultateve te priteshme jane shpesh jo ne perputhje me kualifikimin dhe graden qe kane nxenesit apo studentet, llojin e teknologjise ne perdorim, dhe aplikacionet ne dispozicion
*      Mesuesi eshte nje celes variabel ne implementimin e teknologjise dhe dobishmerise qe ajo sjell
*      Impakti i teknologjise tek mesuesit dhe praktika e tyre duhet te konsiderohen aq te rendesishme sa edhe per studentet sepse nderkohe qe studentet ecin perpara mesuesi qendron per ti assistuar shume gjeneratave te ardheshme studentesh.

Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME