Mendimi kritik - Nje vështrim i përgjithshëm, mbi të menduarin kritik.



PUNIM SHKENCOR
Emri: ...........................
FAKULTETI I SHKENCAVE TË EDUKIMIT
Profili:  Master Profesional në Edukim Mësimdhënie e Përgjithshme
Viti: I simesteri i dytë
Lënda:  Mendimi kritik
Pedagogu:  Msc....................
Tema:  Nje vështrim i përgjithshëm, mbi të menduarin kritik.
Hyrje
Asnjë rregull apo mënyrë e radhitjes  së mendimeve  dhe ideve nga asnjë grup njerëzish nuk mund të përgjigjet se cila ide është më e mira në një rrethanë të caktuar.
Gjatë punës së përbashkët punohet për të sjellë përmirësime reale mbi të nxënit e nxënësve ,  i cili duhet të jetë i qëndrueshëm dhe duhet të zgjasë për gjatë gjithë jetës. Është shkruar shumë për mendimin kritik. Për njerëzit që mendojnë në mënyrë kritike,baza  e kuptimit të informacionit është më shumë pikënisja sesa fundi i të nxënit.  Zhvillimi i mendimit kritik në mënyrë kritike përfshin thithjen e ideve dhe shqyrtimin e ndikimit  të tyre, paraqitjen e tyre në një mënyrë të sterholluar  me , baraspeshimin e tyre përballë pikëpamjeve të kundërta,ndërtimin
e sistemeve te besueshmepër t’i provuar ato dhe ndërmarrjen e nje qëndrimi të bazuar në këto struktura.

Zhvillimi
Mendimi kritik është një proces i ndërlikuar i përfshirjes së ideve dhe burimeve në mënyrë krijuese,  i rikonceptualizimit dhe ristrukturimit të koncepteve dhe informacionit
Ai është një proces njohës,veprues,dhe ndërveprues, i cili ndodh njëkohësisht në mjaft nivele të të menduarit.
Në mënyrë mjaft të shpeshtë mendimi kritik është i prirur drejt qëllimit por mund të jetë gjithashtu edhe një proces krijues, ku qëllimet mund të jenë më pak të qarta.
Mendimi kritik është një mënyrë mjaft e sofostikuar e të menduarit. Ai ndodh në ato raste kur mendohet për dicka në të cilën mund të përfshihen  nxënësit e moshave më të  rritura.  Por jo vetem kaq.  Fëmijët e vegjël janë janë plotësisht në gjendje të përfshihen në nivele të përshtatshme të zhvillimit të mendimit kritik.  Ata përfshihen me dëshirë në detyrat për zgjidhjen e problemeve të ndërlikuara dhe shfaqin nivele të larta të të menduarit në cështje që lidhen me marrjen e vendimeve
Të menduarit dhe të nxënit
Edukatorët e arsimit kanë diskutuar gjatë për përmirësimin e të nxënit të njohurive faktike ndaj të nxënit praktik dhe njohurive konceptuale.  Ata që sugjerojnë se njohuritë faktike në mënyrë tipike janë më më të rëndësishme,  besojnë se ka një numër të caktuar faktesh,  të cilët kur mësohen  në mënyrë të përshtatshme,  i përgatisin nxënësit të bëhen plotësisht pjesëmarrës të frytshëm në rendin shoqëror.
Ata që besojnë se njohuritë konceptuale dhe përvoja praktike janë qëllimi më kryesor,  besojnë se njohuritë në vetvete nuk janë të mjaftueshme.  Për më tepër, ata mendojnë se njohuritë janë të vlefshme vetëm kur janë të dobishme dhe këto janë të dobishme kur janë kuptuar në terma konceptualë që mund të zbatohen praktikisht në mënyrë krijuese dhe kritike.
Nuk ka asnjë dyshim se njohuritë për faktet janë të rëndësishme.  Në një masë të madhe njerëzit duhet të dinë të veprojnë cdo ditë në mënyrë të sukseshme,   si në tregëti,  në blerjen e sendeve.  Sidoqoftë ideja se ka nje fond njohurish për t’i përgatitur nxënësit në mënyrë të përditshme për të ardhmen e tyre, bëhet gjithnjë dhe më tepër më pak bindëse sa më shumë shpejtohen ritmet e ndryshimit të shoqërisë.
Vështirësia e përshkrimit të një fondi të tillë të njohurive rrjedh nga fakti se nga 100% të njohurive që zotërojmë sot vetëm 10-15% të tyre janë të vlefshme në 20-25 vitet e ardhshme.
Ky ekspansion i shpejtë i dijeve dhe njohurive bazë do të jetë me vlerë për pasurimin e njohurive për cdo njeri.
Me zgjerimin e komunikimit elektronik,  pothuaj në të gjitha kulturat, në të gjithë botën,  shkollat dhe familjet po bëhen qendra që kanë mundësinë e shkëmbimit të informacionit kudo dhe në cdo kohë .Ajo që do të kërkohet nga nxënësit për të qenë të suksesshmëm në ndryshimin e  botës,  do të jetë aftësia për të përzgjedhur informacionin në mënyrë të tillë që të merren vendime rreth asaj që është e rëndësishme  ose jo.
Ata do të jenë në gjendje të kuptojnë se si përshtaten  mes tyre pjese të ndryshme të informacionit. Është e nevojshme që ata të jenë në gjendje t’u japin përmbajtje ideve dhe
njohurive të reja,  të përcaktojnë kuptimin sa herë që ndeshin në informacinin e ri,  të lënë mënjanë informacionin e papërshtatshëm dhe të pavlefshëm.
Për ta menaxhuar mirë informacionin , ata  duhet të jenë të aftë për të zbatuar një sërë shprehish të të menduarit që i bën ata të zotë ta zbërthejnë informacionin në mënyrë të saktë,  në ide të kuptimshme, të cilat më pas mund të shndërohen në shprehi paraktike.  Shkurt ata duhet të bëhen nxënës mendimtarë dhe kritikë.
Por,  ata mund mund të bëhen të tillë menjëherë, atyre iu duhet të ndeshen me informacionin, me përpunimin  e tij dhe me gjenerimin e informacionit të ri dhe ideve vetiake.
Duhet të kalojnë përmes një sistemi dhe procesi shumë të thellë të analizës dhe të reflektimit kritik.  Ky proces nuk i udhëheq ata përmes informacionit vetëm në shkollë,  por shërben edhe si strukturë për një mendim dhe reflektim të pavarur të mëvonshëm.  Dhe që të ndodhë kjo mësuesit në klasat e tyre duhet të sigurojnë një strukturë për të menduarin dhe të nxënit që të jetë,  njëherazi sistematike dhe e dukshme.
Struktura duhet të jetë sistematike: Kështu nxënësit mund të arrijnë të kuptojnë dhe zbatojnë procesin në mënyrë të qëndrueshme.
Duhet të jetë e qartë se vetëm kështu nxënësit do të njohin se ku janë në të menduarit e tyre me qëllim që të vëzhgojnë dhe drejtojnë proceset e të menduarit kur mësojnë në mënyrë të pavarur.
Nxitja e analizës krijuese dhe kritike e nxënësve gjatë të menduarit dhe gjatë proceseve të lexim shkrimit-strukturon të nxënit e tyre në  situata të nxënit të pavarur duke shtuar informacionin dhe duke u përfshirë në situata të fuqishme të nxënit dhe në përvoja të reja të nxënil përmes të cilave reflektojnë dhe ndryshojnë gjykimin e tyre mbi dukuri dhe fenomene.

 Struktura mbi mësimdhënien që nxit mendimin kritik
Për të  arritur një kuptim praktik të një strukture për mesimdhënien dhe të nxënit kjo gjë duhet të provohet një një kontekst real mësimi. Për këtë mësuesit dhe edukatorët të cilët kanë punuar për zhvillimin e mendimit kritik gjatë lexim- shkrimit kanë kërkuar dhe gjetur një strukture të tillë për të cilën ata mendojnë se është një nga strukturat më të mira që po ta ndjekësh me kujdes të ofron suksesin.
Kështu duke ndjekur këtë përvoje dhe strukturë drejtimi drejt mësimdhënies për të nxënit reflektiv ne do të mund të krijojmë një mendim të qartë për punën që duhet të kryejmë për zhvillimin e mendimit kritik dhe krijues tek nxenesit tanë.

Perfundime
 Mendimi kritik është një proces i ndërlikuar i përfshirjes së ideve dhe burimeve në mënyrë krijuese,  i rikonceptualizimit dhe ristrukturimit të koncepteve dhe informacionit
Ai është një proces njohës,veprues,dhe ndërveprues, i cili ndodh njëkohësisht në mjaft nivele të të menduarit.
Në mënyrë mjaft të shpeshtë mendimi kritik është i prirur drejt qëllimit por mund të jetë gjithashtu edhe një proces krijues, ku qëllimet mund të jenë më pak të qarta.
Mendimi kritik është një mënyrë mjaft e sofostikuar e të menduarit. Ai ndodh në ato raste kur mendohet për dicka në të cilën mund të përfshihen  nxënësit e moshave më të  rritura.  Por jo vetem kaq.  Fëmijët e vegjël janë janë plotësisht në gjendje të përfshihen në nivele të përshtatshme të zhvillimit të mendimit kritik.  Ata përfshihen me dëshirë në detyrat për zgjidhjen e problemeve të ndërlikuara dhe shfaqin nivele të larta të të menduarit në cështje që lidhen me marrjen e vendimeve.

Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME