AUTIZMI
Megjithëse Autizmi është identifikuar ne vitin 1943 ende është paaftësi relativisht e panjohur. Por është vlerësuar se më shumë se 1.5% e popullsisë në botë kanë dikë që vuajnë prej çrregullimeve nga spektri autistik.
Njerëzit me autizem nuk kanë aftësi të kufizuara fizike dhe pamja e tyre është si çdo person pa aftësi të kufizuara. Për këtë shkak është vështirë të krijohet më shumë dijeni dhe mirëkuptim për këtë gjendje.
‘Për shkak se fëmijët me autizm duken ‘normal’ njerëzit mendojnë se ata janë të pasjellshëm apo prindërit nuk mund ta kontrollojnë fëmijen. Njerëzit zakonisht e shohin këtë si ‘dështim’.

Çfare është autizmi?
Termi AUTIZEM vjen nga fjala greke “autos” (vete) dhe do te thote largim, izolim dhe terheqje sociale. Autizmi eshte nje crregullim kompleks i zhvillimit, i cili prek shume aspekte te tij qe nga menyra se si nje femije e sheh boten e tij dhe meson nga eksperiencat e tij dhe deri ne mungesen e deshires per kontakt social. Vemendja dhe aprovimi i te tjereve nuk jane te rendesishme per ta ne menyren me te zakonshme. Autizmi mbetet forma me e njohur dhe me e shpeshte e nje grupi crregullimesh te njohura nen termin e crregullimeve pervasive te zhvillimit. Megjithate ende sot nje etiketim dhe diagnoze e tille mund te shkaktoje konfuzion. Shpesh per te pershkruar njerezit me autizem jane perdorur term ate tille si skizofreni femijerore, crregullimi i rende emocional, psikoze femijerore, femije psikotike, femije qe nuk komunikojne, etj. Autizmi dallon ne shkalle te caktuar ne ashpersine e simptomave shfaqese te tij tek individe te ndryshem. Rastet me te renda dallohen nga shfaqja e sjelljeve ekstreme steriotipike, vete-mutilimi ose demtimi, agresiviteti, etj.
Autizmi është paaftësi zhvilluese e përjetshme e cila ndikon në mënyrën se si personi komunikon dhe sillet me njerëzit rreth tij. Fëmijët dhe të rriturit me autizm kanë vështirësi të kenë afërsi me të tjerët në mënyrë të thjeshtë. Në përgjithësi aftesite e tyre për të zhvilluar shoqëri dhe aftësia e tyre për të kuptuar shprehjet emocionale të njerëzve të tjerë janë të kufizuar. Njerëzit me autizem shpesh mund të kenë paaftësi të tjera, por çdo njeri me këtë gjendje ka vështirësi të kuptojnë gjërat në botë. Ekziston edhe një gjendje tjetër që quhet sindromi i Asperger, i cili i përshkruan njerëzit me lloj më të lartë të autizmit.
Cilat janë karakteristikat e autizmit?
Në përgjithësi njerëzit me autizëm përjetojnë vështirësi në tri mënyra kryesore, këto njihen si treshi i dobësive.
- Bashkëveprimi shoqëror (i vështirë me marrëdhënie shoqërore, për shembull duket i ftohtë dhe indiferent për njerëzit e tjerë).
- Komunikim shoqëror (vështirësi me komunikim verbal dhe jo verbal, për shembull nuk i kuptojnë plotësisht kuptimin e gjesteve të zakonshme, shprehjeve të fytyrës apo tingullin e zërit).
- Imagjinatën (vështirësi në zhvillimin interpersonal të lojërave dhe imagjinatës, për shembull aktivitete të kufizuara imagjinative, mundësisht të kopjuara në mënyrë të shtanguar dhe përsëritëse).
Si shtojcë të treshit të dobësive shpesh si karakteristikë janë edhe sjelljet e përsëritura dhe kundërshtime nëse gjërat e përditshme ndryshohen.
Studimet mbi shkaqet e autizmit.
Ende nuk dihet nëse ka një shkak për Autizmin, por mendohet dhe përgjithësisht është pranuar fakti se Autizmi shkaktohet nga anormalitetet në funksionimin apo strukturën e trurit. Skanimet e trurit tregojnë ndryshime në formën dhe strukturën e trurit tek fëmijët ne Autizëm në krahasim me fëmijët e tjerë. Studiuesit dhe kërkuesit shkencor po investigojnë një numër të madh teorish, duke përfshirë këtu lidhjen në mes trashgiminisë, gjenetikës (geneve) dhe problemeve mjeksore. Në shumë familje duket se ka një lloj Autizmi apo paaftësi të lidhura me trashgimininë që kanë të bëjnë me gene që i mbështesin këto çrregullime. Ndërkohë që ende nuk është gjetur apo nuk identifikohet asnjë gen që mund të ketë shkaktuar Autizmin. Studiuesit dhe kërkuesit shkencor po kërkojnë për segmente jo të rregullt, jo normal të kodit gjenetik që fëmijët me Autizëm mund të kenë trashguar. Gjithashtu janë vërejtur disa raste kur fëmijët lindin me një predispozicion të dukshëm ndaj Autizmit, por studiesit dhe kërkuesit shkencor nuk kanë ende identifikuar një shkak të vetëm që shkakton zhvillimin e Autizmit.Disa studiues po investigojnë mundësinë se kushte të caktuara , një grumbull genesh jo stabël, mund të ndërhyjnë në zhvillimin e trurit, dhe kjo gjë mund të rezultojë në Autizëm. Disa studiues të tjerë po investigojnë problemet gjatë shtatzanisë ose gjatë lindjes si dhe faktorë mjedisorë, si p.sh. infeksionet virale, virozat, çekuilibrimet metabolike, dhe ekspozimi ndaj kimikateve në mjedisin që na rrethon.
Predispozitat Gjenetike
Autizmi ka tendencë të ndodhë më shpesh, më shumë se sa pritet, tek individë që janë në trajtime mjeksore të caktuara, duke përfshirë këtu sindromën X, sklerozën, sindromën e rubeolës që nga lindja por jo e trashëguar dhe infeksionet e patrajtuara. Gjithashtu, disa substanca të marra gjatë shtatzanisë janë shoqëruar me rritjen e rrizikut të Autizmit tek fëmijët.
Faktorët e Mjedisit
Studimet dhe kërkimet kanë treguar që përveç faktorëve gjenetik ka edhe faktorë të tjerë që kontribuojnë dhe ndikojnë ne shfaqjen dhe rritjen e çrregullimeve të spektrit të Autizmit, si p.sh. toksinat e mjedisit (helmet, metalet si mërkuri, zhiva) të cilat janë më shumë të pranishme sot në mjedisin tonë në krahasim me kohët e shkuara. Personat që janë me çrregullime të spektrit të Autizmit ose që janë të predispozinuar preken më shumë mbasi aftësia e tyre të metabolizojnë apo të detoksifikojnë këto elementë mund të jetë e vështirë ose e pamundur.
.Simptomat dhe shenjat e Autizmit.
Autizmi është një çrregullim kompleks i zhvillimit, që shfaqet kryesisht gjatë tri viteve të para të jetës dhe ndikon në aftësinë e fëmijës për të komunikuar dhe ndërvepruar me të tjerët. Autizmi përkufizohet nga një set i caktuar sjelljesh dhe është ‘një spektër i gjërë çrregullimesh’ që ndikon tek fëmijët në mënyra të ndryshme dhe në shkallë të ndryshme. Nuk njihet ndonjë shkak i përcaktuar, i vetëm për autizmin, por rritja e përgjegjshmërisë, si edhe sensibilizimi mund t’i ndihmojnë familjet sot.
Dallojmë tri lloje çrregullimesh të spektrit të Autizmit:
1. Çrregullime të Autizmit – personat me çrregullime të Autizmit kanë mungesa të mëdha në zhvillimin e gjuhës, sjellje dhe interesa jo normale, vështirësi në marrëdhëniet sociale dhe shumë individë kanë edhe çrregullime të intelektit.
2. Sindroma Asberger – këta individë kanë karakteristika të njëjta me crregullimet e Autizmit por nuk kanë probleme me të folurin dhe intelektin.
3. Çrregullime pervasive të zhvillimit – individë që kanë disa elementë të crregullimeve të Autizmit dhe Asberger, por jo të gjitha karakteristikat. Në këtë grup simptomat janë më shumë në aspektin shoqëror dhe të komunikumit.

Shenjat që çdo prindër duhet t’i dijë:
- Mungesë ose vonesë të gjuhës së folur
- Nuk i përgjigjen emrit deri në moshën 1 vjeç.
- Përdorim i përsëritur i gjuhës
- Përdorim i përsëritur i veprimeve (përplasje duarsh, rrotullim objektesh, etj.)
- Pak ose aspak shikim drejt e në sy
- Mungesë interesi për marrdhëniet me bashkëmoshatarët
- Nuk di të luaj me lodrat
- Mërzitet nga ndryshime të vogla që mund të ndodhin
- Reagojnë ndaj zhurmave, erërave, pamjes ose kontaktit me diçka
- Fiksim i vazhduar në pjesë të veçanta të objekteve apo sendeve
Diagnostikimi i Autizmit
Sjelljet karakteristike të spektrit të çrregullimeve të Autizmit mund ose mund të mos jenë të dukshme në moshën 18-24 muajsh, por zakonisht bëhen të dukshme gjatë moshës 2-6 vjeç. Gjatë vizitave tek mjeku pediatër duhet të bëni pyetje specifike për zhvillimin e fëmijës. Pesë shenjat kryesore të të sjellurit që sinjalizojnë që vlerësime dhe testime të mëtejshme në zhvillim janë të nevojshme janë:
1. Fëmija rreth moshës 12 muajshe as nuk belbëzon as nuk kuis.
2. Fëmija rreth moshës 12 muajshe nuk përdor gjeste (nuk tregon me gisht, nuk i mban objektet/lodrat në dorë, etj.)
3. Fëmija reth moshës 16 muajshe nuk thotë fjalë të veçanta, pa lidhje me njëra tjetrën.
4. Fëmija rreth moshës 24 muajshe nuk thotë shprehje me dy fjalë.
5. Fëmija e çdo moshe ka humbje (rigres) të gjuhës dhe aftësive sociale.
Nëse fëmija mund të ketë ndonjë nga këto karakteristika nuk do të thotë se ka Autizëm. Por meqënëse simptomat e çrregullimit të Autizmit dhe të çrregullimeve të tjera janë të shumta dhe ndryshojnë shumë nga një fëmi tek tjetri, fëmija që mund të ketë simptoma apo sjellje të tilla duhet patjetër t’i bëhen vlerësime të mëtejshme nga një ekip multidisiplinar. Ky ekip mund të përfshijë neurolog, pediatër të zhvillimit, terapistë gjuhe dhe të foluri, fizioterapistë, mësues të edukimit special, sociologë dhe specialistë të tjerë që kanë njohuri për Autizmin.Kur prinderit shqetësohen që fëmija i tyre nuk po ndjek etapat e duhura të zhvillimit normal, atëherë ato duhet ti drejtohen ekspertëve dhe specialistëve.
Një vlerësim fillestar mjeksor përfshin kryesisht:
1. Historinë mjeksore të shtatzanisë së nënës
2. Rishikimi i etapave të zhvillimit të fëmijës
3. Zakonet e të ushqyerit dhe të gjumit
4. Koordinimi motorik i pjesëve të trupit (muskujt e mëdhej dhe të vegjël)
5. Funksionimi i stomakut dhe i tretjes
6. Ndjeshmëria e shqisave
7. Alergjitë
8. Sëmundje të ndryshme mjeksore, duke përfshirë këtu infeksione veshi, bajamet, grykët, epilepsy, humbje ndjenjash, infeksione të ndryshme, etj.
9. Histori e familjes që ka të bëjë me çrregullime të zhvillimit
10. Histori në familje që ka të bëjë me trashgiminë, gjenetikën, apo çrregullime metabolike.
11. Ekspozimi i prindërve dhe i fëmijës në mjedise të intoksikuara, të ndotura, ose të helmosura
12. Një ekzaminim fizik i plotë
13. Teste laboratorike rutinë
Trajtimi
Autizmi mendohet nganjëherë si një sëmundje e pashërueshme, megjithëse ky mendim është i diskutueshëm. Ka shumë terapi autiste me synime të ndryshme, p.sh. të përmirësimit të shëndetit dhe mirëqenies, problemeve emocionale, shqisore, vështirësive me mësimin dhe komunikimin etj. Sa i përket trajtimit të Autizmit.,ka shumë terapi që aplikohen duke u nisur prej metodave edukative dhe duke perfunduar me medikamente .
Se cila formë do të përdoret, varet së pari prej qëllimit që e parashtrojmë se në cilën simptomë duam të ndikojmë si p.sh tek problemet me te folur duhet ti bëhen terapitë tek logopedi,tek problemi me ndjenjën e vetë trupit dhe ambientit terapit i bënë ergoterapisti, tek problemi me autoagresione,problemet me gjumë shumë efikase jane treguar medikamentet që e zbusin gjendjen por jo edhe ta sherojnë per gjithnjë. Në vendet perendimore bëhen përpjekje që masat edukative dhe tretmani të bëhen në shkolla të veçanta për fëmijë autista, ndërsa tretmani me medikamente bëhet prej psikiatrave me shumë përvojë me çëllim të dozimit me kujdes dhe menjanimin e pasojeve të mundshme. Sa i përket masave edukative janë disa lloje të trajtimit prej të cilave më efikase është treguar metoda e "mbështetjes". Metoda e mbështetjes kryhet kur pedagogu apo edhe prindi vihen prapa fëmijes duke i mbështetur duart e fëmijes në fillim me me shumë forcë e që me kalimin e kohës dhe suksesin duke zvogeluar forcen e mbështetjes në mënyrë që femija të bëjë veprime të pavarura. Duke pasur parasysh gjendjën e vështirë të fëmijes lypet një punë me afatë të gjatë dhe me durim, së paku 5 vjecare që të shihen rezultatet e para ku fëmija është në gjendje të kryej disa veprime të vogla të pavarura. Në punën me fëmijë me autizëm është me rëndësi krijimi i rregullave të qarta të cilave duhet pëmbajtur në mënyrë rigoroze me qëllim që duke përsëritur çdo ditë fëmija do ta ketë më lehtë ta përvetsojë materialin mësimor. Kjo bëhet si p.sh. para fillimit të mësimit fëmijes i tregohet nëpërmjet tabeles se çka sot do të mësohet dhe pastaj çdo përfundim i punes do të tregohet në tabel dhe puna e ardhshme do të njoftohet fëmija. Po ashtu edhe orari javor duhet të përpilohet në mënyrë që të ju afrohet materiale të ndryshme mësimore si gjuha amtare, matematika, dituri natyre, muzike, sport dhe forma të tjera të mësimi ,të gjitha këto duke pasur në konsideratë aftësinë e kufizuar të mësimit.

REKOMANDIME: Në ndihmë të prindërve të fëmijëve autikë
Disa aktivitete për komunikimin e sjelljen e autikëve:
-Uluni përballë tyre, flitni dhe dëgjoni tingujt që ai thotë.
-Përsëritni tingujt që ai thotë.
-Nxiteni t`ju shikojë kur ju i flisni, me qëllim që të vërë re lëvizjen e buzëve.
-Nxiteni që të përsërisë tingujt që ai thotë.
-Në qoftë se ka përparim duhet të tregoheni entuziaste.
-Nëse nuk i nxjerr tingujt ,ju duhet ti tregoni se si veprohet për të thënë tinguj të ndryshëm p.sh:hapni gojën shume dhe thoni a a a a ... në vazhdimësi. Nxiteni të bëjë të njëjtën gjë si ju.
-Vendosni duart e fëmijëve mbi buzët tuaja dhe i tregoni se si lëvizin ato kur ju shqiptoni tinguj të ndryshëm.
-Vendosni duart e tij mbi buzët e tij dhe i thoni të përsërisë ato tinguj.
-Uluni përballë fëmijës. Vendosni një rrobë në kokën tuaj. Tërhiqeni ngadalë dhe më pas qeshni bashkë me të .
-Nxiteni ti bëjë vetë më pas këto veprime.
-Kur ai prek diçka që nuk duhet ta prekë i thoni JO dhe MOS prerazi.
-Nxiteni të thotë JO si ju kur i afrohet diçkaje që nuk duhet.
-Largojeni menjëherë nga objekti i rrezikshëm e me shpejtësi.
-Kur bën diçka që ju nuk ju pëlqen, thoni prerë JO.
-Kur bën diçka që ju e pëlqeni stimulojeni.
-Kur është i vogël fillon të njohë pjesëtarët e familjes. Një personi që i afrohet prezantojani duke i thënë emrin dhe lidhjen që ka me fëmijën.P.sh: Shikoje Mirin si luan? Ai është vëllai. Kur të rritesh do të luash me të.
-Kërkoi vëllait ose motrës të luajë me fëmijët autikë.
-Kur fëmija shikon dikë që nuk e njeh fillon të qajë e të ketë frikë. Shpjegojani se cili është personi dhe i flisni me ëmbëlsi për të.
-Nëse fëmija juaj ulet ndenjur jepini atij të mbajë objekte të ndryshme. Vendosni sende të ndryshme rreth tij dhe me ngjyra të ndryshme, të theksuara. Kjo do ta nxisë që ti kapi këto objekte.