MASTER - ADMINISTRIMI I PROJEKTEVE SOCIALE DHE KOMUNITARE



UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU ” DURRES
FAKULTETI  I EDUKIMIT
MASTER PROFESIONAL : SHERBIME SOCIALE DHE KOMUNITARE
LENDA :ADMINISTRIMI I PROJEKTEVE SOCIALE DHE   
                 KOMUNITARE
TEMA :PROJEKT PROPOZIM - NDERTIMI I MURIT RRETHUES DHE SISTEMIME NE SHKOLLEN E MESME SPORTIVE BERNARDINA QERAXHIA

Projekt Propozim


 1. Të dhëna të përgjithshme
 Aplikanti/ët: Bashkia Durres
Personi/at e kontaktit: A.D Drejtor i Urbanistikes D.N Programim Zhvillimi
Titulli i projektit Ndërtimi i murit rrethues dhe sistemime ne shkollen Bernardina Qeraxhia
Vendndodhja Lagja 16 Rruga Hysen Kertusha Bashkia Durres
Buxheti i kërkuar 30.000 €

 2.Përshkrimi i situatës dhe problemit:
Ky projekt do të implementohet nga Bashkia Durres për një periudhë kohore 8 mujore. Me këtë projekt Bashkia Durres synon të rrisë elementet e sigurisë për komunitetin e nxënësve dhe stafeve të këtij kompleksi shkollash, duke përmirësuar infrastrukturën me të gjitha elementet që rrisin sigurinë dhe mbarëvajtjen e proçesit edukativ ne kete shkolle. Gjithashtu do të përmirësohet dhe mjedisi sportiv në oborr, që të ofrojë mundësi për te kaluar kohën e lirë në funksion të një jete të shëndetshme dhe të aksesueshme për të gjithë. Një fushatë ndërgjegjësuese për mirëmbajtjen e këtij mjedisi dhe kundër fenomeneve negativë në të njëjtën kohë, që të rinjtë e këtyre shkollave janë prehë, do të jetë një element tjetër me rëndësi i këtij projekti dhe do të vazhdojë dhe në të ardhmen.Bashkia Durres për zbatimin e këtij projekti do kontraktojë kompaninë që do shpallet fituese në një tender të hapur dhe transparent për të gjithë. Kjo kompani do të mbulojë zbatimin e ndërhyrjeve në infrastrukturë. Gjithashtu, duke qënë se ky projekt ka dhe element sociale të ndërthurur, Bashkia Durres do ngarkojë departamentet përkatëse për të siguruar implementimin e fushatës ndërgjegjësuese si për  mirëmbajtjen ashtu dhe ndaj fenomeneve negativë që kanë ardhur ose janë shtuar në numër nga mungesa e infrastrukturës sociale si: muri rrethues, ndriçimi, mjedis sportiv dhe i gjelbëruar duke qene se eshte dhe nje shkolle sportive . Bashkia Durres  për realizimin e fushatave ndërgjegjësuese ka një histori të mirë suksesi me vullnetarët e Parlamentit Rinor, që kanë qënë një faktorë pozitiv për ndërgjegjsimin në të gjitha nivelet mbi çështjet mjedisore, buxhetimin me pjesëmarrje etj.  Nga proçesi i vleresimit të nevojave duke përdorur forma të ndryshme si: takime formale dhe informale me grupet e interesit, statistika zyrtare nga intitucionet (Policia/DA/Drejtoria e Shëndetit Parësor/Bashkia) ka listuar këto fenomene negative;
Sherre banale midis studentave aty dhe te huaj që kanë gjetë liri hyrje (konflikte djem-vajza), përdorim lëndësh narkotike. Mjedisi i hapur dhe në errësire totale ka lehtësuar hyrjen e shpërndarësve të drogave dhe ka rrit numrin e përdoruesve për studentat e shkollave aty dhe ka rritur rriskun për trafikim njerëzor sidomos të vajzave konviktore që jetojnë tërë kohën aty.  Projekti është hartuar me kujdes që të mos krijojë barriera sociale dhe përjashtime të grupeve vulnerabel. Target grupi kryesor do të jenë të rinjtë studentë të shkolles së mesme , ku në mesin e tyre ka persona te ardhur nga rrethet qe nuk jane te mire integruar me shoqerine e re ne kete shkolle ne te cilen ndodhen nxenes me prejardhje te ndryshme.
Target grupi :
Të rinjtë studentë të shkolles së mesme sportive Bernardina Qeraxhia .

Objektivat e projektit :
 Krijimi i një mjedisi të përshatshëm në oborrin shkolles Bernardina Qeraxhia nëpërmjet rrethimit, ndriçimit dhe krijimit të mjediseve sportive dhe argëtuese për nxënësit dhe komunitetin në tërësi.  Ndërgjegjësim i nxënësve dhe personelit mësimdhënës për mirëmbajtjen e mjediseve të krijuara dhe kundër fenomeneve negative si konflikti, droga dhe trafikimi njerëzor.

Kohezgjatja e projektit :
6 muaj 05.06.2014 - 05.12.2014

Aktivitetet kryesore të këtij projekti do të jenë:
1.Prokurimi
2.Realizimi i murit rrethues dhe sistemimeve (Punime gërmimi, derdhje betoni, mure dekorative, kangjella hekuri, punime shtresa inerte dhe betoni për terrenet sportive, vendosja e ndriçuesve , punime ndriçimi (linja dhe shtylla metalike), vendosja e aksesorëve dekorativë.
3. Ndërtimi i mjediseve sportive (Punime sistemim të sipërfaqes së oborrit, vendosja e pajisjeve specifike etj.
4. Supervizimi – supervizimi i punimeve kryhet nga specialistë të liçensuar të caktuar nga Bashkia Durres, në bashkëpunim me specialistët e dldp-së sipas kushteve të caktuara në kontratën me punëmarrësin.
5.Marrja në dorëzim
6.Fushatë ndërgjegjësuese me nxënësit e shkollave të projektit për mirëmbajtjen e mjedisit dhe kundër fenomoneve negativë si konflikti/drogat/trafikimi njerëzor.
7.Trajnimi i stafit të bashkisë për menaxhimin e projektit sipas standarteve të vendosura nga donatori.
8.Vlerësimi i kënaqësisë së komunitetit për investimin e kryer.

Inputet e projektit: (çfarë organizata ka nevojë si burime për zbatimin e projektit):
- Kompania që do shpallet fituese në një tender të hapur .

Outputet (Rezultate që priten nga ky projekt janë):
Mjedis fizik i sigurt rrethues në kompleksin e shkollave
Infrastrukturë e përmirësuar e oborrit të shkollave
Mjedis sportiv më cilësor për nxënësit dhe i aksesueshëm për personat me aftësi të kufizuara
Të rinj të sensibilizuar për: mirëmbajtjen e mjedisit të krijuar; shmangien dhe zgjidhjen konflikte ndermoshatare, rreziqet e përdorimit të duhanit dhe drogave, rreziqet e trafikimit njërëzor.
Përfituesit e drejtpërdrejtë të projektit do të përfshijnë:
Gjithsej, 820 nxënës dhe 42  mësues. Në përgjithësi, ata do të përfitojnë siguri dhe një mjedis social kulturor e edukativ më të përshtatshëm. Më konkretisht, përfituesit përfshijnë:
nxenes te kesaj shkolle te mesme te cilet 223 janë vajza dhe 597 djem
69 punonjës, nga të cilët  29 gra dhe 40 burra, të cilët do të punojnë në një mjedis më të qetë nga ndikimi i faktorëve të jashtëm.
Përfituesit indirekt do të përfshijnë:
  Familjet e nxënësve dhe mësuesve që frekuentojnë këto shkolla dhe konviktin.
 Komuniteti në tërësi i Qarkut Durres
Mënyra e organimit të prokurimit
Prokurimi do të kryhet mbështetur në ligjin nr 9643 datë 20.11.2006 “ Për prokurimin publik “i ndryshuar . Mënyra e prokurimit do të jetë i hapur me mjete elektronike . Nga specialistet e Drejtorise se Urbanistikes pergatitisin dokumentacioni tekniko-ekonomik i tenderit, i cili perbehej nga projekti teknik, specifikimet teknike dhe preventivi me te gjitha zerat e punimeve qe do te kryheshin. Sipas urdherit te prokurimit nga ana e Kryetarit te Bashkise percaktohet fondi limit pa Tvsh, objekti i prokurimit, procedura e prokurimit dhe njesia e prokurimit.Dhe po me urdher te Kryetarit caktohet Komisioni i vleresimit te ofertave per kete prokurim .Njesia e Prokurimit, bazuar ne dokumentat standarte te miratuara nga APP hartondon kumentacionin ligjor, ekonomik, financiar dhe teknik ku u perfshine dhe kerkesat per kualifikim te operatoreve ekonomike. Dokumentacioni i pergatitur, se bashku me formularin e njoftimit te kontrates dergohet ne forme elektronike prane APP, e cila ben publikimin ne faqen zyrtare www.app.gov.al dhe ne buletinin e prokurimeve publike. Bashkia Durres pritet të kryejë prokurimin online sapo të miratohet financimi nga DLDP. Në momentin e shpalljes së fituesit nga ana e Bashkisë Durres lidhet kontrata dhe fillohen punimet nga kompania fituese. Nje kopje e kesaj kontrate dergohet ne zyren e DLPD.

Rreziqet/Supozimet
 Bashkia Durres nuk parashikon ndonjë rrezik të mundshëm për mos zbatimin e projektit, pasi mjedisi është aset i bashkisë.Ne supozojmë qendrime indiferente të një grupi të rinjësh në aktivitet sensibilizuese,por Bashkia Durres do të marrë të gjitha masat me specialistë të mirë të fushës,që këto aktivitete të jenë kreative dhe më elementë argetues dhe tërheqës për grupin e targetuar në projekt.

 Faktorët cilësorë
 a) Aspektet gjinore.
 Ky projekt është i ndjeshem ndaj çështjeve gjinore dhe mundëson përfitim direkt pothuajse të barabartë për gra/vajza dhe burra/djem të komunitetit që jeton në atë mjedis.Gjatë zbatimit do të konsultohen direkt gratë dhe vajzat përfituese me takime formale dhe informale. Ky projekt do të ndikojë në përmirësimin e cilësisë së jetës të të gjithë komunitetit të lartpërmendur, përfshirë rritjen e sigurisë së jetës së tyre dhe aksesin në veprimpari dhe kalim të kohës së lirë në mjedisin e brendshëm të përmirësuar në infrastrukturë si ndriçim, gjelberimi, dhe sportive. Muri rrethues do të ketë impakt të drejtpërdrëjtë në sigurinë e jetës .Ky projekt do të ndërgjegjësojë këtë target grup për të planifikuar dhe inicuar aktivitete të ndryshme si Grupe volejbolli, basketbolli dhe bashkia do të alokojë zëra në buxhet që do të mbulojnë aktivitetet sportive të të gjithë të rinjve duke këmbëngulur për grupe të gjinive të ndryshme. Dhe kemi bindjen se 50% e vajzave që ndajnë këtë mjedis të përbashkët do të përfitojnë direkt nga veprimtaritë të planifikuara që do të zhvillohen aty. Në fushatën sensibilizuese kundër fenomeneve negative si konfliktet, përdorimi I lëndëve narkotike, rriskimi për trafikim njerëzor gratë dhe vajzat përfituese direkt do të jenë pjesmarrëse në çdo aktivitet për këtë qëllim.
 b) Transparenca gjatë zbatimit.
Çdo fazë e projektit do të jetë në transparencë të plotë për komunitetin duke përdor të gjitha format e informacionit, median lokale, faqen e Webit dhe gjithashtu takime direkte me grupet e interesit. Drejtorite e shkollave dhe komuniteti i nxënësve dhe mesuesve janë përfshirë në dizenjimin e projektit si dhe do të jenë të pranishëm në zbatimin e projektit, qoftë dhe në proçesin e monitorimit dhe në proçesin e mirëmbajtjes, ato do të jenë partner i rëndësishëm i bashkisë dhe do të mbështesin me plan veprimi konkret. Mjedisi sportiv do të shfrytëzohet jo vetëm për aktivitete sportive në mes shkollash, por edhe në kryerjen e shumë temave të proçesit të edukimit fizik përfshirë në korrikulën mësimore, për shkollat që nuk kanë palestra. Gjithashtu duhet të theksojmë që ky mjedis do të jetë i aksesueshëm për aktivitete nga grupe të tjera jashtë shkollave, si grupi i futbollit (Shoqata e të verbërve), grupi i të rinjve Egjyptian & Rom(Shoqata Shpresë për të Varfërit) si dhe aktivitete të tjera të planifikuara nga Parlamenti Rinor, Durres

 Plani i montorimit dhe i vlerësimit :
Cdo faze e projektit është një obejektiv specifik në vetvete, dhe realizimi në rastin tonë është i matshëm dukshëm fizikisht si: muri rrethues, ndriçimi dhe mjedisi i gjelbër dhe sportiv ku do të monitorohet hap pas hapi nga specialistë të Bashkisë Durres me vizita ne vend. Ndërsa pjesa ndërgjegjësuese e projektit për mirëmbajtjen dhe kundër fenomeneve negative të shfaqura në komunitetin e nxënësve dhe stafeve pedagogjike që ndajnë të njëjtin mjedis do të matet me pyetësor dhe intervista direkte me përfituesit. Gjithë proçesi do të monitorohet nga drejtoria e Programim Zhvillimit si dhe do të rapotohet periodikisht tek donatori, këshilli bashkiak si dhe departamentet e tjera të bashkisë. Kjo drejtori do të mbaje lidhje të ngushta për monitorimin e procesit me faktorët formal si: Policia e Rendit/Antidroga/Antitrafikimi/Shëndeti Parësor/Drejtoria Arsimore, dhe faktorët informal: vetë komuniteti nxënës e mësues, rojet e portave, prindër. Duke u bazuar në të dhënat e një krahasimi vlerësues mbështetur në raporte dhe statistika zyrtare lidhur me numrin e fenomeneve negative në këtë mjedis, pas përfundimit të projektit.
Ne fund stafi i menaxhimit te projektit do te plotesoje rreth 50 pyetsor mbi kenaqesine e komunitetit per projektin e zbatuar me perfituesit.Raporti i te dhenave te pytesireve do te pasqyrohet ne raportin nerrativ per donatorin.

 Qëndrueshmëria e projektit :
 Ky projekt do të ketë impakt të drejtpërdrejte në përmirësimin e infratrukturës sociale dhe do të përmirësojë imazhin e shërbimit të bashkisë ndaj komunitetit për rritjen e cilësisë së jetës. Bashkia Durres në bashkëpunim me grupet e interesit do të marrë të gjitha masat për qëndrueshmërinë dhe funksionimin real dhe të ndjeshëm në komunitet të projektit me një plan veprimi të detajuar:
 1.Departamenti i Shërbimeve Publike do të ngarkohet për mirëmbajtjen fizike të murit rrethues, ndriçimit, mjedisit të gjelbër dhe atij sportiv. Kjo drejtori do të propozojë shifrat për zërat e buxhetit që mbulojnë mirëmbajtjen e murit rrethues, ndriçimit, gjelbërimit dhe ambjentit sportiv.
 2.Drejtoria e Arsim Kulturës,Turizmit dhe Sportit do të jetë përgjegjëse për hartimin e planeve të aktiviteteve sportive në bashkëpunim me shkollat përkatëse dhe do të kujdeset për organizimin e tyre. Gjithashtu kjo drejtori do të jetë lider në kordinimin e punës midis Drejtorisë Rajonale të Arsimit, Drejtorinë Rajonale të Policisë, Drejtorinë Rajonale të Shëndetit Parësor si dhe NGO-të për organizimin e vazhdueshëm të fushatave sensibilizuese kundër duhanit, drogave, trafikimit njerëzor, konflikteve dhe sherreve banale midis djemve dhe vajzave të shkallave përfituese nga ky projekt.
 3.Drejtoria e Shërbimit Social do të jetë përgjegjëse për hartimin dhe kordinimin e aktiviteteve në bashkëpunim me shoqatën e të verbërve dhe atë Shpresë për të Varfërit, Romët e Veriut etj. Kjo drejtori 10 do të asistoje me ndihmë konkrete për inkurajimin dhe përfshirjen e tyre në aktivitete të planifikuara dhe organizuara në këto mjedise.
 5.Drejtoria e Financës do të planifikojë zëra në buxhet që të mbulojnë gjithë veprimtaritë me karakter masiv, propozuar nga drejtoritë përgjegjëse.
6.Drejtoria e Programin Zhvillimit do të monitorojë proçesin dhe do të përgatisë raporte për eprorët. Gjithashtu kjo drejtori do informojë komunitetin për çdo aktivitet këtu duke përdor të gjitha format: Web, FB si dhe median lokale.


Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME