Ç’fare eshte Organizimi i Komunitetit?
Qëllimi kryesor i organizimit në komunitet, është të ndihmojë njerëzit të identifikojnë nevojat sociale, të konsiderojnë rrugët më efikase për të plotësuar këto nevoja, sipas mundësive që ata
kanë. Ne terma me te gjere organizimi i komunitetit eshte procesi i mobilizimit dhe fuqizimit te komuniteteve nepermjet institucioneve, organizatave, grupeve, drejtuesve, avokateve dhe vullnetareve. Organizimi i komunitetit synon vendimmarrjen per nevojat e komunitetit dhe zgjidhjen e problemeve te perbashketa. “Aktoret” kryesore qe duhet te perfaqesojne nje komunitet jane shoqatat, grupet rinore dhe drejtuesit komunitare.Pse duhet Organizimi i Komunitetit?
Organizimi i Komunitetit eshte i rendesishem sepse pjesa me e madhe e problemeve ne lagjet tona, shpesh vijne si pasoje e veprimeve negative te nje pjese tjeter te komunitetit tone. Prandaj dhe lind nevoja e nje koordinimi brenda komunitetit, per te adresuar sa me sakte problemet dhe per te menduar se bashku zgjidhjet. Organizimi i komunitetit gjithashtu shpreh dhe menyren se si njerëzit sillen dhe veprojne karshi banoreve te tjere te lagjes apo mjedisit ku jetojne. Mungesa e organizimit brenda nje komunitetit rrjedhimish do te shoqerohet nga marrdhenie te dobëta mes banoreve, (komshinjve) dhe nje sjellje jo shume miqesore ndaj mjedisit.
Kush jane hapat e organizimit te Komunitetit?
Hapi i pare eshte ngritja e sensit komunitar. Kjo do te thote qe njerëzit ta ndjejne qe jane pjese e nje komuniteti. Per te arritur kete qellim nevojitet nje analize e detajuar e problemeve te lagjes tuaj dhe e menyres se organizimit te grupeve perfaqesuese. Aksionet Vullnetare dhe hartimi i planeve te perbashketa me banoret e tjere te lagjes eshte nje fillim i mire ne procesin e organizimit te Komunitetit. Gjallerimi i jetes social-kulturore nepermjet aktiviteteve argëtuese do te ishte nje pike shume e forte ne planin tuaj per organzimin e banoreve te lagjes ku jetoni.
Evidentimi i problemeve komunitare
Evidentimi i nevojave te komunitetit, eshte hapi i pare per organizimin e tij. Gjate këtij procesi ju do njiheni me nga afer me lagjen tuaj, me banoret e saj, me mjediset problematike dhe cdo gje tjeter qe i perket komunitetit tend. Kjo faze kërkon nje analize te detajuar te problemeve dhe shkak-pasojave. Nje ndihme e madhe per kete faze do te ishte komunikimi me anetaret me te vjeter te komunitetit dhe me perfaqesues te Bashkise apo Komunes perkatese.
Aksionet komunitare
Janë të ndërmarra nga organizata apo struktura publike dhe jo-publike që kanë si qëllim të japin ndihmesën në zhvillimin e komunitetit. Strategjitë e tyre kanë si qëllim të promovojnë aksione kolektive për të sfiduar strukturat ekzistuese socio-politike dhe ekonomike, për të eksploruar dhe shpjeguar fuqinë reale të situatave të njerëzve dhe nëpërmjet këtij proçesi të zhvillojnë prespektiva kritike të status kuo-s dhe alterantivat të bazuara ne aksione.
Zhvillimi i komunitetit
Zhvillimi I komunitetit nënkupton vetë-ndihmën, mbështetjen, ngritjen e strukturave për integrimin e komunitetit, zhvillimin e kapaciteteve të banorëve për të gjetur alternative zgjidhjesh për probleme të ndryshme dhe për t`u vetëprezantuar, dhe të promovojë aksionet kolektive që nevojat që komuniteti ka të shkojnë në vesh të aktorëve vendim-marrës.
Koncepti i Komunitetit
Vetë koncepti komunitet është mjaft problematik, në shtjellim. Siç e shohim ka shumë interpretime, që e bëjnë të pamundur përgjigjjen e pyetjes “Ç’farë është puna në komunitet?”.Këtij problemi i shtojmë edhe përkufizimin e gjerë të komunitetit në aspektin politik, i cili në kundërshtim me sa më sipër e cilëson komunitetin si një diversitet brenda vetes.Prandaj është e pamundur të gjejmë një përkufizim të thjeshtësuar, që sqaron termin puna në komunitet.
Sidoqoftë një komunitet mund të përkufizohet si një grup njerëzish që jo vetëm jetojnë në të njëjtën zonë, por që gjithashtu ndajnë interesa të njëjta, eksperienca dhe shqetësime të njëjta në zonën ku ata jetojnë. Shpesh njerëzit duke jetuar në një zonë, për një kohë të gjatë, familjarizohen me njëri-tjetrin dhe me shqetësimet që i rrethojnë. Fëmijët shpesh ndjekin të njëjtën shkollë apo rriten së bashku në të njëjtën klasë, duke ndarë kështu të njëjtat eksperienca.
3 mënyrat më të përdorshme të termit komunitetit janë
1. Komunitet përdoret për të përshkruar marrëdhënie dhe interesa të një grupi me një identitet të përbashkët, që nuk varet domosdoshmerisht nga vendodhja,(zona apo lokaliteti).
2. Për të përshkruar vendbanimin për grupin e fokusuar nga një organizatë sociale.
3. Ka kuptimin e një sitemi social në një lokalitet të fokusuar nga organizata.
Cfarë përfshin puna me komunitetin?
una me komunitetin përfshiPn:
Ndihmesën ndaj njerëzve të një komuniteti për të vendosur, planifikuar dhe të ndërrmarë aksione për të plotësuar nevojat e tyre ne sajë të ndihmesës së dhënë nga burime jashtë komunitetit.
Ndihmesën ndaj shërbimeve locale me qëllim që të bëhen më efektive, të përdorshme dhe të pranueshme për ata persona që kane nevojë për këto shërbime.
Marrjen parasysh të marrëdhënieve midis shërbimeve të ndryshme dhe bashkëpunimin e tyre për të plotësuar nevojat e pjesëtarëve në komunitet.
Adaptime të reja për të plotësuar nevojat e reja sociale ne situata të ndryshueshme.
Nga këto që përmendëm më sipër, puna me komunitetin ka të bëjë me punën direct të banorëve brënda një territori të caktuar, një marrëdhënie të ngushtë midis shërbimeve dhe njerëzve, kooordinimin e agjensive të ndryshme që kanë si focus-group punën me komunitetin, dhe planifikimi dhe hartimi I politikave me qëllim plotësimin e nevojave të pjesëtarëve në komunitet.
Puna me komunitetin duhet të përfshihet edhe në praktikat profesionale të mësuesve, punonjësve social, punonjësve të shërbimit mjekësor, urbanistëve, arkitektëve, administratorëve dhe aktorëve të tjerë. Puna me komunitetin duhet të konceptualizohet si pjesë e edukimit, sidomos edukimit të të rriturve.
Qëllimi kryesor i Punës në Komunitet
1. Të ndihmojë njerëzit e një komuniteti, për vendimarrje, plane dhe në ndërrmarjen e aksioneve kundrejt nevojave të tyre, me ndihmën e burimeve të jashtme.
2. Të ndihmojë shërbimet lokale për të qenë më efikase, më të zbatueshme, aksesibel per çdokënd që ka nevojë të përdorë këto shërbime komunitare.
Të marrë parasysh ndërveprimin mes shërbimeve të ndryshme, sipas planeve të njerëzve të një komuniteti.
3. Të analizojë përshtatjet e nevojshme për t’u shërbyer nevojave të ndryshueshme brenda komunitetit.
Termi më i përshtatshëm për të përmbledhur këtë proçes është fjala fuqizim. Puna në komunitet është një ndërhyrje, lidhur ngushtë me konceptin e edukimit, (mësuesit), punonjësit social,liderit,etj.
Organizimi i komunitetit
Organizimi I komunitetit përfshin bashkëpunimin e pjesëtarëve të tij dhe agjensitë që kryejnë shërbime të caktuara për të promovuar iniciativa në përmisimin e mjedisit fizik dhe social të komunitetit ku bëjnë pjesë.
Planifikimi Social
Planifikimi Social përfshin në vetvete zgjidhjen e nevojave dhe problemeve të komunitetit, duke bërë një planifikim sistematik dhe strategjik pet t`I plotësuar ato. Planifikimi Social përfshin analizën e kushteve sociale, politikat sociale dhe shërbimet e agjensive që veprojnë në komunitet, vendosjen e qëllimeve dhe prioriteteve, hartimin e programeve të shërbimit dhe mobilizimin e burimeve të mundshme, dhe në fund zbatimin dhe vlerësimin e shërbimeve dhe programeve.
Zgjerimi i shërbimeve
Zgjerimi i shërbimeve është një strategji që ka si synim zgjerimin e shërbimeve që jepen nga agjensi të ndryshme për t`u bërë në të pranueshme dhe më cilësore. Kjo përmbledh shërbime të reja në komunitet, duke transmetuar në këtë mëyrë prezencën fizike të tyre në pjesëtarët e komunitetit .